Ne Foto:, Vasil Bollano, Leonidha Papa, Andoni Samaras, Fredi Beleri, 4 Qershor, në zyrën e DR, kryetarit./
Nga Arben LLALLA/
Greqia ka disa vite që ndodhet në kolapsin e rrënuar ekonomikisht. Më 30 Qershor është afati i fundit që ky shtet duhet të paguaj këstin e radhës prej 1.6 miliardë euro. Nëse ky këst nuk paguhet atëherë më 1 Korrik pritet të shpallet falimentimi i Greqisë, ky është mesazhi nga kryetarja e FMN, Cristine Lagarde. Por Greqia edhe pse ka probleme të rënda ekonomike Ministria e Punëve të Jashtme- drejtoria e Diasporës ka marrë përsipër pagesën për rreth 100 autobuzë për të sjellë në Shqipëri emigrantët shqiptar për të votuar më 21 Qershor në zgjedhjet për kryetar Bashkie. Javën e parë të muajt Qershor në Athinë ishin Kryetari i OMONIA, Leonidha Papa, Vasil Bollano dhe Fredi Beleri, kandidati për kryetar të bashkisë së Himarës i mbështetur nga PBDNJ-OMONIA. Këta pasi bënë disa takime me mbështetësit e tyre që i përkasin krahut të djathtë ekstremistë u pritën nga përfaqësuesi i zyrës për Diasporën në MPJ greke për të kërkuar mbështetje financiare për autobëz falas për votuesit shqiptar. Kjo zyrë ju premtoj Papës, Belerit dhe Bollanos se do tju sigurojë financa në të holla për rreth 100 autobuzë. Autobuzët që do financojë MPJ-Drejtoria e Diasporës Greke, do nisen ditën e Premte dhe të Shtunën, gjatë udhëtimit në çdo autobuzë do ketë ciceron të PBDNJ-OMONIA i cili do ti orientojë udhëtarët se për kë kandidat duhet të votojnë. Në një farë mënyre dhënia e biletave të udhëtimit falas nga MPJ të Greqisë në drejtim për të votuar kandidatët e PBDNJ-OMONIA është futje hundët në punët e brendshme të Shqipërisë, por është edhe një formë e shit-blerjeve të votave që duhet të dënohet zyrtarisht nga shteti shqiptar.
Pas këtij takimi me përgjigje pozitive përfaqësuesit e PBDNJ-OMONIA kërkuan takim me qeveritarët grek, por morën përgjigje negative. Kryeministri Çipras ishte shprehur në kofidencë se nuk ka asnjë preferencë për të mbështetur kandidatët e PBDNJ. Pas refuzimit nga ana e përfaqësuesve të qeverisë greke, më 4 Qershor, Leonidhas Papas, Vasil Bollano dhe Fredi Beleri trokitën në dyert e partisë opozitare të Demokracisë së Re dhe u pritën nga kryetari i saj Andoni Samaras i cli ju premtojë se ditën e zgjedhjeve do dërgoj disa deputet të partisë së tij për të ndikuar në rezultatin që të fitojnë kandidatët e PBDNJ-OMONIA.