Nga Gjergji Mima/Tirane-4 Qershor-Të larguarit nga administrata kanë ndërprerë grevën e tyre të urisë në ditën e 15-të.
Lajmi është njoftuar nga Kryetarja e Shoqatës së të Larguarve nga Puna, Nertila Qafzezi në një deklaratë për mediat pasditen e sotme.
Qafzezi ka theksuar se, “Vendosëm të ndërpresim grevën e urisë. Pritëm prej 15 ditësh një përgjigje nga kryeministri. Morëm mbështetjen e Fyles që çështja jonë do te hetohet”.
Sipas saj, janë larguar nga puna 8 mijë punonjës, teksa shtoi se, greva e urisë u zhvillua në kushte shumë të vështira, në qiell të hapur
“Sensibilizuam opinionin dhe ndërkombëtarët për grevën. Gjendja e disa grevistëve shumë e vështirë”, tha Qafzezi e cil nuk harroi pa falenderuar opozitën për mbështetjen e dhënë gjatë ditëve të grevës.
“Falenderojmë opozitën, avokatja e kërkesave tona. Do të vazhdojmë luftën për plotësimin e 5 kërkesave tona”, tha Qafzezi
Kush janë të larguarit nga puna në grevën e urisë
Ja kush janë të larguarit nga puna që kanë hyrë në grevë urie:
1-Petrit Fejzullari, 50 vjeç ka punuar në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore në Drejtorinë Rajonale të Tiranës prej 13 vitesh. Në datë 7 maj ka nisur procesin gjyqësor. Është diplomuar për financë.
2-Gladiola Bardhoshi, 30 vjeçe, ka punuar si punonjëse sociale. Ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Zyrën e Shërbimit të Punësimit. Është paguar vetëm 2 muaj sepse më datë 7 nëntor 2013 është larguar nga puna.
3-Nertila Qafzezi, 28 vjeçe, ka punuar specialist e Zyrës së Punësimit prej katër vitesh. Është larguar nga puna më 10 janar 2014.
4- Vera Picaku 40 vjece, ka punuar në Autoritetin Kombëtar të Ushiqmit. Prej 8 vjetësh ka ushtruar profesionin. Më 20 nëntor 2013 ka marrë urdhrin e largimit nga puna.
5-Artan Murrizi rreth 45 vjeç. Ka punuar Inspektor në Drejtorin e Inspektimit në Ministrinë e Drejtësisë prej 4 vitesh. Është larguar nga puna në dhjetor 2013.
6- Olgerta Shkurti 35 vjeç, Ka punuar në Drejtorin Rajonale të Punësimit në Tiranë prej 5 vitesh. Është larguar nga punuar në 10 janar 2014.
7-Agron Dervishi ka punuar Inspektor në Sigurimet Shoqërore në Gjirokastër prej 7 vitesh. Ëshë larguar nga puna 15 mars 2014.
8-Preng Vukaj, ka punuar punëtor gjelberimi në Ndërmarrjen numër 2 të trajtimit të studentëve në Qyteti Studenti . Ka filluar punë në 2007. Është larguar nga puna në nëntor të 2013-s.
9-Astrit Likaj, ka punuar në Sektorin e Financës nëZyrën e Punësimit në Tiranë prej 5 vitesh. Është larguar nga puna në nëntor 2013.
10- Ludovik Berisha: Nga Berati me funsksion operues pranë PMZSH.