NË VEND TË NJË URIMI PËR DITËLINDJEN E ADRIOLËS, VAJZËS SË ADRIATIK SPAHIUT/
13 Qershor- Sot është ditëlindja Jote Ardiola. Gëzuar! Happy Birthday! Kështu do të uronim po të ishe mes nesh. Sot,ti me familjen, shoqet dhe shokët, miqtë, do të festoje 22 vjetorin e lIndjes.Ti ishe vetëm 19 vjece kur humbe jetën nga pakujdesia e një të moshuari 81 vjecar, që të shkaktojë aksidentin tek ktheheshe nga puna. Po kështu qenka jeta:Zoti i merr për vete Engjejt!
Babai juaj Adriatiku, nëna Flora, Motra Matea, ju kanë në zemër dhe ju dërgojnë mijëra urime sot në Ditën e Lindjes: Gëzuar Ditëlindjen e 22-të Adriola!
Edhe ne vatranët, me kryetarin e Vatrës dr. Gjon Bucaj, nënkryetarin Asllan Bushati, Adem Belliun e Kulturës Shqiptare,udhëtuam nga Nju Jorku në Jacksonville me 18 tetor 2015, ditën e nisjes Tuaj për në Parajsë , dhe e lamë me lot arkivolin!
Të mbuluam me lule….Se ti ishe vërtetë një lule e bukur që të këputën aq herët….Eh…
Gëzuar Ditëlindjen!
Ta kujtoni përjetë Adriatik, Flora, Matea!