• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Haradinaj, nesër në gjykatë

January 31, 2017 by dgreca

… pret të kthehet së shpejti në Kosovë/2 Haradinaj

Ramush Haradinaj, aktualisht po mbahet nën masën e lirimit me kusht, mbi bazën e një procesi që po zhvillohet ndaj tij nga autoritetet franceze që bazohet në një urdhër-arrest të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-kryeministri dhe aktualisht kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është ndaluar nga autoritetet franceze më 4 janar të këtij viti.

Drejtësia serbe po kërkon ekstradimin e tij në Serbi. Por, Haradinaj, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, beson se fletë-arresti ndaj tij është i motivuar politikisht nga autoritetet serbe dhe pret që këtë javë të vazhdoj procesi dhe deri më 9 shkurt të mbyllet gjykimi i tij në Francë dhe të kthehet në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Haradinaj, në ç’fazë janë procedurat gjyqësore në procesin që po zhvillohet ndaj jush?

Ramush Haradinaj: Kemi qenë në pritje të lëndës nga Serbia. Gjykata më kë bërë ftesë që nesër (të mërkurën) të paraqitem në gjykatë, në Calmar, ku është dorëzuar aktakuza nga Serbia. Pra, këtu janë procedurat. Ne pastaj do të kërkojmë menjëherë një seancë për ballafaqim me këtë lëndë, do të thotë ta hedhim poshtë këtë aktakuzë dhe këtë kërkesë të tyre për ekstradim e cila është krejtësisht politike.

Pra, diku nga mesi i javës tjetër,pritet të përmbyllen këtu procedurat gjyqësore.

Radio Evropa e Lirë: Sa është shqetësuese për ju kërkesa e Serbisë për ekstradim?

Ramush Haradinaj: Është pak a shumë e habitshme për mua kthimi në logjikën e mëhershme të viteve të luftës nga zyrtarët në Beograd. Kjo është një lojë politike e tyre. Ata janë në prag të zgjedhjeve. Po e shoh një garë mes udhëheqësve në Beograd, të presidentit, kryeministrit, të ministrit të jashtëm, të koordinatorit Gjuriq rreth kësaj teme. Por, duke e ditur faktin që populli i Kosovës ishte viktimë në luftën e fundit nga regjimi i Milosheviqit dhe duke e pasur parasysh edhe rolin e disa prej këtyre udhëheqësve në atë regjim, siç është Daçiqi që ishte vartës i Millosheviqit, pastaj të Nikoliqit e Vuçiqit të cilët u kanë prirë formacioneve paramilitare të asaj kohe, është e habitshme që i bëhet kaq shumë, ta quaj, respekt ligjor një aktakuze që është e thatë, është politike dhe që vjen prej atyre që vërtetë kanë kryer krime.

Radio Evropa e Lirë: Kur thoni nga mesi i javës, prisni që të përmbyllen të gjitha procedurat dhe të merret vendimi nga ana e Gjykatës?

Ramush Haradinaj: Po, nga mesi i javës tjetër. Por, Serbia ka luajtur me kohë dhe e ka vonuar materien me qëllim të zvarritjes së procesit. Por, tani është në gjykatë dhe besoj që tani do të shfrytëzohen afatet kohore që të mbyllet procesi.

Për lëndën që bëhet fjalë, është e vitit 2004 të cilën e kanë sajuar mbetjet e Millosheviqit në sistemin e drejtësisë në Beograd, ajo lëndë dhe çdo gjë tjetër si informatë dhe si materie ka ekzistuar edhe në Tribunalin e Hagës, por prokuroria nuk e kishte vlerësuar si relevante dhen uk e ka përfillu dhe siç dihet, procesi ishte përmbyllë me shpalljen e pafajësisë sime. Njëkohësisht edhe spekulimet për gjoja pengim të dëshmitarëve i ka hedhur poshtë prokurori i atëhershëm Bramers në Beograd, ku ishte konstatuar se në procesin Haradinaj, në rastin e rigjykimit, nuk ka pasur asnjë pengesë për asnjë dëshmitarë dhe të gjithë dëshmitarët në listë kanë dëshmuar në bazë të procedurave ligjore.

Pra, kjo është një logjikë e kohërave të luftës e cila është kthyer në Beograd dhe ndërlidhet me zgjedhjet e atjeshme. Mirëpo, kjo nuk nënkupton që kësaj logjike duhet t’i detyrohet i gjithë Ballkani dhe ne shqiptarët. Ne jemi të interesuar, unë jam i interesuar për paqe në Ballkan. Jemi të interesuar për paqe dhe integrim të Ballkanit në BE dhe në NATO. Këto logjika të Beogradit janë të papranueshme dhe unë, si shqiptarë asnjëherë nuk do t’u nënshtrohem.

Unë jam në të drejtën time. Gjatë këtyre ditëve mua më ka ardhur një përkrahje e gjerë shqiptare nga kudo, por jo vetëm shqiptare por edhe e aleatëve që e synojnë një Kosovë stabile e të qëndrueshme.

DIALOGU I BRUKSELIT NË VEND TË NORMALIZIMIT, PO E KTHEN RETORIKËN LUFTËNXITËSE

Radio Evropa e Lirë: Zoti Haradinaj, do të kalonim edhe në pjesën e dytë të intervistës në lidhje me aktualitetin politik. Nesër zhvillohet raundi i dytë i nivelit më të lartë të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Si e shihni ju këtë format dhe proces të bisedimeve, marrë parasysh përfshirjen aty të niveleve me të larta politike?

Ramush Haradinaj: Mendoj që bisedimet dhe dialogu kryesisht po ndodhin për liderët dhe jo për popujt që i përfaqësojnë këta liderë, për shkak se po shihet që gjatë bisedimeve retorika luftë nxitëse dhe retorika e urrejtjes është rritur. Pra, të vetmit që përfitojnë nga këto bisedime janë liderët që marrin pjesë, por jo edhe popujt e Ballkanit.

Unë e kam një bindje të thellë që vështirësitë që i kemi në Ballkan vijnë nga elitat jo kompetente qeverisëse që nuk arrijnë të zhvillojnë politika të qëndrueshme ekonomike dhe të forcojnë shtetin ligjor dhe më pastaj me skenarë të tillë, me probleme që i krijojnë vet dhe pastaj lajmërohen se janë ata që i zgjidhin po mbijeton një elitë politike, ndërsa popujt e Ballkanit po vuajnë. Në këtë rast, pra edhe shqiptarët edhe serbët.

Radio Evropa e Lirë: Kishte këtu disa deklarata se në dialog do të duhej të përfshihej spektri i gjerë politik. Do të ishit ju të gatshëm të bëheni pjesë e një procesi dhe formati të tillë të bisedimeve?

Ramush Haradinaj: Një dialog i tillë që iu shërben vetëm liderëve politik është i dëmshëm. Duhet jo përfshirje në format të tillë të dialogut, por duhet një platformë e Kosovës për dialog. Një platformë që buron nga Kosova, që ka interesat në këtë dialog dhe që është e qartë. Kjo nënkupton pra dialogun për njohje (reciproke).

Vazhdimi i dialogut të tillë, për liderët ku do të merrte pjesë është ndonjëri prej nesh do të ishte i dëmshëm dhe kthim i Ballkanit prapa. Shihni retorikën e sotme dhe shihni zhvillimet politike. Mendoj se gjendja nuk është e mirë.

Radio Evropa e Lirë: Në kohën kur ju po qëndroni nën masën e lirimit me kusht, në Prishtinë është formuar një Komision për matjen e territorit të Kosovës për t’i dhënë përgjigje Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ju keni qenë mjaftë kritikues i asaj marrëveshje, andaj sa besoni se ky Komiison tash mund të gjej zgjidhje për paqartësitë dhe mospajtimet e krijuara?

Ramush Haradinaj: Unë kam pasur një vlerësim për këta udhëheqës që kanë provuar t’i shkaktojnë një dëm të tillë Kosovës, do të thotë për presidentin Thaçi, kryeministrin Mustafa, kryetarin e Kuvendit Veseli. Ata besoj se janë të vetëdijshëm që nuk guxojnë të vazhdojnë me improvizime. Pra, edhe ky Komision është një improvizim i radhës i tyre, por pa i ofruar zgjidhje të duhur kësaj çështje. Duhet të kthehet kufiri në Çakor e Kulla e Zhlepit, aty ku është dhe këta duhet t’i vazhdojnë negociatat me Malin e Zi për daljen nga kjo gjendje dhe jo të vazhdojnë ta torturojnë Kosovën.

Jam i habitur nga qasja e shumë njerëzve, e veçanërisht më habit roli i Kryetarit të Akademisë, i cili sipas bindjes sime nuk është në terrenin e vet dhe besoj se ai ka nevojë të merr përgjegjësi të tilla ( në krye të Komisionit për matjen e territorit).(Zijadin Gashi)

 

Filed Under: Komente Tagged With: Haradinaj, te Enjten ne Gjykate

AAK, e zhgënjyer me zvarritjen e procedurave ndaj Ramush Haradinajt

January 27, 2017 by dgreca

AAK është e zhgënjyer me zvarritjen e procesit ndaj Ramush Haradinajt. Kanë kaluar 20 ditë që nga ndalimi i tij dhe ende nuk ka një përgjigje definitive për lënjen e tij të lirë. Njëkohësisht jemi të dëshpëruar me komoditetin e autoriteteve franceze të gjyqësisë, të cilat po lejojnë që Serbia të luajë me parimin e jurisdiksionit universal dhe t’i zvarrisë sa më shumë të jetë e mundur procedurat kundër Haradinajt, e të cilat në fakt nuk janë asgjë tjetër përpos lojës politike me Haradinajn dhe me Kosovën.

Prandaj apelojmë tek autoritetet franceze të drejtësisë, që në emër të drejtësisë, të stabilitetit dhe të ndershmërisë ndaj një politikani që i ka kryer të gjitha obligimet ndaj drejtësisë ndërkombëtare, sa më parë të vendosin në favor të kësaj të drejte të patjetërsueshme dhe ta lënë të lirë Ramush Haradinajn, që të merret me veprimtarinë e tij politike, aq të domosdoshme për Kosovën.

Vonimi i tij në Francë, është vonim i Kosovës dhe askush nuk ka të drejtë që në emër të interesave e kalkulimeve politike ta ndal një vend dhe një popull, qoftë edhe për një kohë sado të shkurtër!

AAK

Filed Under: Komente Tagged With: AAK, Haradinaj, zhgenjim

KOSOVA NE PRITJE TE TRENIT EUROPIAN NE VEND TE ATIJ SERB

January 22, 2017 by dgreca

Nga Haradinaj tek treni nacionalist serb me ndihma ruse, Kosova pret trenin e demokracise Europiane/Rrapushi

NGA RRAPUSH SHARKA/NJU JORK/Ka dite qe Kosova nuk po fle e qete duke mos i patur fort mire punet! Serbia po rifshaqet serish ne endrrat e Kosovareve, per t’ua prishur gjumin! Here nga veriu e here nga Beogradi, pala Serbe na jep sinjale te forta mbi planet qe ajo gatuan nen institucionet me te larta. Nese do te isha cinik do te thoja se hija tyre aty ka qene dhe shpeshhere bejne gogolin per te na trembur ne caste pabesie! Nese do isha nacionalist, do te shprehesha se boll kemi duruar, tu pergjigjemi me njejten monedhe, fqinjit te lig dhe dashakeqes. Nese do te vazhoja me teper , si guximtar, do thoja pse nuk dergon ushtrine ne veri Kosova, qofte edhe perkrah KFOR-it dhe EULEX. Nese do isha naiv do te vazhdoja te kerkoja, dhe pse jo, ta hidhnim ate tren ne ere sic desh na dali nje Mic Sokol, ne daten 14 Janar. Ne leter Kosova eshte me e mbrojtur si asnje shtet ballkanik. Forcat paqeruajtese jane aty, nese fillojne konfliktet ata do te nderhyjne, sic thane dhe ne deklarate. Po situata ne realitet s’me rezulton keshtu!

Nga Haradinaj tek incidenti i trenit nacionalist serb me grant Rus, mendoj se jane dy ngjarje qe po ndertojne krizen ne ballkan, duke filluar nga Kosova, e ndoshta me pas duke rreshkit aty ky embrioni vazhdon te jete i ruajtuar ne ekupator. Kriza qe po shfqet nuk mund te themi se lindi si rrufe ne qiell te hapur, por e ushqyer nga faktore te jashtem dhe te brendshem. Po te rendisim ngjarjet ne kronologjine kohore, faktoret e jashtem mund te themi qe jane shkaku kryesor i destabilitetit, e i hovit te marr nga Serbia. Politikat evrpiane te paqarta, fitorja e Presidentit Trump ne SHBA, shkeputja e Anglise nga BE, e sere faktoresh te tjere jane disa teza qe Serbia po i analizon mire keto kohe, duke dashur te beje Krime veriun e Kosoves. Sapo u arrit fitorja e presidentit Trump ne SHBA, Serbia u rizgjua endrra Kosove, per ta nisur aty ku e pati lene. me pantallona ne fund te kembeve ata u kthyen tashme nga SHBA. Per te qene te sakte nga Rusia por qe rruga e re te shipe ne SHBA. Duhet ta pranojme pavarsisht se ata po na hiqen me evropian se perndimoret, peshorja e tyre anon nga lindja. Nacionalizmi arrit kulmin dhe nxorri ne pah gjith  llumin e asaj shoqerie, saqe dy dite pas fitores se presidentit te SHBA-ve, neper rrjete sociale u shpalosen flamujt e propogandes dhe u  be fakt i kryer qe marrja e Kosoves tani eshte ceshtje kohe. Amerikanet nuk do ti kushtezonin me, keshtuqe kjo fitore e Donald Trump, ishte si nje fitore edhe per ta. U desh sqarimin i Tadic, ku ne nje te perditshme me keqardhje shprehej se ata nuk mund ta merrnin dot Kosoven edhe me Trump president. Por ky shperthim folkloriko-qesharak sherbeu per lideret serb, kryesisht kryeministrin, per te forcuar poziten e liderit meqe jane edhe ne prag zgjedhjesh dhe makina e propogandes duhet te jete edhe me e forte. Ata arriten te bejne ate qe dine me mire, te mbajne ndezur pishtarin e nacionalizmit, kjo dhe sipasaoje e deshtimit te politikave dhe ringritjes se tyre. Politikan e rinj pretendonin te  benin hapa kolosal kur erdhen ne pushtet, por qe nuk rezultoi keshtu. Ne rastin e provokimit te trenit, keto politikan te rinj vertetuan qe jane bijte politik te Milloshevicit. Ndalimi i Ramush Haradinajt nuk ishte jo pak befasues. Pala Serbe me politiken e saj, filloi te luaj me dy porta, njera si shtet qe kerkon te jete ne krah te bashkimit Evropian, duke insituar ne ca aleanca si p-sh Franen takimet me Merkel! Bisedat per te dalur nje lider ballkani nen frymen evropiane, ishte pamja fallco qe po na krijonte Vucic! Nderkohe qe ne lidhje me Kosoven, nuk na u treguan kaq evropian, e post modern, por vulgar dhe injorante! Dokumente shtese per “Bajlozin”, Ramush qe ne dy raste nuk e kishte denuar as Gjykata e Hages. Serbia kerkonte te testonte dhe poltiken evropiane. Ajo ne reagimet e saj, hidhte posht vendimet e Gjykates Nderkometare, duke paraqitur deshmitar shtese dhe duke e koklavitur ceshtjen ne me menyre juridike, sido qe ecte procesi, ne rast deshtimi(sic edhe ndodhi), te gjithe te dilnin te pa lagur. Po ajo cka pame, ishte se pala Serbe, po kerkonte shikonte ne mos ndizej ndonje drite jeshile edhe nga shtet evropiane. Ndersa kjo ceshtje ishte me shume juridiko – politike, serbia ndermerr dhe hapin tjeter, po kete radhe me kafshaten e madhe. Futjen e trenit ne Mitrovice, me parrullen “Kosova eshte Serbi”, sic gje tjeter vecse se nje provokim i paster per te nxitur konfliktin deri ne perleshje. Fatmiresisht Presidenti i Kosoves reagoi si nje “burre shteti” dhe dipolomat kariere dhe puna e trenit na u mbyll. U desh nje jave qe te mbylleshin dhe zerat sepse ata deshtuan ne menyre te turpshme, me provokimin e radhes, por pyetja qe duhet te shtrojme eshte se:” Cfare na la mbrapa ky tren”. Qe te jemi te qarte dhe te vertete. Serbia marrjen e Kosoves e ka ne tryezat e saj politike, pavaresisht sesa ajo mund te arrije. Gjithe  investimi amerikan dhe evropian nuk mund te hidhet posht se ashtu do Serbia, por ata nuk do te lodhen dhe nese do te gjejne qofte dhe nje shteg te vogel, ata jane aty, duke nxjerr nga sirtaret dosjet e tyre qe kurr nuk kane per tu djegur, po vetem do ndryshojne format nga, p-shembull nga leter, ne dixhitale. Do te jene te gateshmen te bejne rrugen e Sizifit vetem qe ta dine se nje dite do ta marrin Kosoven. Ata do te jene gatshem te paguajne dhe fatura finaciare dhe sanksione me te larta vetem e  vetem te shohin Kosoven nen urdhrat e tyre. Ata jane te marrepsur mbas Kosoves, duan ta marrin me cdo kusht. Duke pare deshirat e tyre e duke jetuar nen makthin  se nje dite ata  mund te rikthehen serisht, Kosova ka bere shume pak per veten. Serbia e di mire kete gje.  Ata i njohin me mire politikat e brendshme kosovare sesa nji zyrtar i Kosoves. Ata e pane qarte sesi u telendisen Kosovaret e Shqiptaret me arrastimin e Harajdinat. Ata e pane edhe pse e dinin si udheheqesit Kosovar apo institucionet e shtetit te Kosoves u sollen te paorganizuara e te percara. Madje sikur ndihej nje pershtypje, sikur dikush i gezohej arrestimit te zotit Haradinaj. Ata e dine shume mire arken e Kosoves, te ardhurat eksoportet dhe imoprtet. Ata kane deputete qe i raportojne cdo jave se cfare ndryshimesh kushtetuese behen ne Parlamentin e Kosoves dhe sa i prek interesat e tyre! Ata e dine qe politikat e ndyra te liderve Kosvare do te favorizojne fillilisht biznesment e tyre dhe pastaj ato vendas. Ata tallen dhe duartrokasin kur ne parlamentin e Kosoves hidhet gas lotsjelles, e kur studentet Kosovare terhiqen zvarre per bulevard. Ata e pane shume mire si Kosova me emigrimin qe i ndodhi, pothuajse u pergjysmur. Shifarat ishin te frikshme saqe barazoheshin me ato Sirianeve , te cilet vazhdojne te braktisin vendin e tyre nga bomardimet qe i ndodhin per dite ne cdo cep. Ata duartrokasin dhe sponsorizojne konfliktin Shqipri-Kosove, duke u invesuar indirekt qe midis nesh te krijohet nje hendek. Serbo- filet na derdhnin lot ne pse shqipria po fut hundet tek punet e brendshme tuaja, por nuk flasin per cka politika serbe ben perdite mu ne qender te Prishtines. Ata nxjerrin perdite kosovare me mjekerra neper ekrane te tyre si luftetaret me te zote te ISIS. Ata po i paraqesin shqiptaret si turko-fil duke i shkeputur nga realiteti evropian, e duke i bashkuar me Islamistat ekstrem. Ata po investohen fort ne median Kosovare. Ata po investojne direkt, per nje corientim te  opinionit, duke dashur ta veshin ujkun si dashin e kopese. Ka ardhur momenti qe ti te flasesh Kosove, largoje ato maskarenj prej vetes. Fol Kosove qe te shpetosh nje here e mire, e lejo vetem nje tren te bredh ne ato troje, ate evropian.

Filed Under: Analiza Tagged With: Haradinaj, kosova, Rrapush Sharka, treni europian, treni serb

Haradinaj për protestat e 21 Janarit: Jam krenar me popullin tim!

January 21, 2017 by dgreca

Haradinaj nga Franca:Mbështetjen tuaj të madhe e të pakursyer, gjithandej nëpër Botë, e kuptoj si mbështetje për lirinë dhe egzistencën e Kosovës…/

1 Haradinaj2 Haradinaj3 haradinaj 21 janar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ish kryeministri Ramush Haradinaj ka shkruar sot në ‘Facebook’:/

Të dashur bashkëkombasit e mi,

Po ju përcjell nga larg dhe në rrethana të pazakonshme, por edhe me kaq sa po mund tu shoh, jam krenar me popullin tim!Mbështetjen tuaj të madhe e të pakursyer, gjithandej nëpër Botë, e kuptoj si mbështetje për lirinë dhe egzistencën e Kosovës dhe të secilit prej nesh!Fatin tonë e kemi lidhur me lirinë e përbashkët, dhe unë duke qenë njëri prej Jush, nuk shkel mbi lirinë e popullit tim.

Juaji

Ramush Haradinaj

Filed Under: Featured Tagged With: Haradinaj, me popullin tim!, për protestat e 21 Janarit: Jam krenar

Shkaqet që ndikuan në paraburgosjen e Ramush Haradinaj

January 7, 2017 by dgreca

Nga Mr.sc.Nue Oroshi /
ramush-haradinaj-2Emri i kryetarit të AAK Ramush Haradinaj sot është emri më i përfolur i botës shqiptare. Paraburgimi i tij me një fletarrest që është lëshuar dhe i punuar kohë më parë nga ana e regjimit kriminal të Millosheviqit është një shenjë ogurzezë për drejtësinë franceze. Po kësaj radhe nuk dua të mirrem me arrestimin por me shkaqet të cilat e sollën arrestimin e kryetarit të AAK Ramush Haradinaj. Shkaku i parë ishte kundërshtimi i AAK dhë liderit të saj Ramush Haradinaj për qështjen e demerkacionit me Malin e Zi. Ky lëshim fatzi i Qeverisë së Kosovës dhe Organeve tjera shtetërore u ndalua në mënyrë mjaftë të fortë nga ana e opozitës. 
 
Shkaku i dytë ishte Zajednica.Edhe këtu Ramush Haradinaj nuk lëshoj pe, por me këmbëngulje e kundërshtoj këtë veprim të padrejtë krijimin e shteteteve të vogla në Republikën e Kosovës. Por shkaku kryesorë ishte ftesa që i bëri Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Me këtë Trump iu dha me kuptu qarqeve politike, se Ramush Haradinaj e sheh si një lider të së ardhmës në Kosovë dhe do të bashkpunoj ngushtë me të. Trump e di shumë mirë se Kryetari i AAK Ramush Haradinaj ishte i vetmi lider politikë në Kosovë pas vdekjes së Presidentit Historikë të Kosovës dr.Ibrahim Rugova i cili nuk bëri marrveshje me forcat terroriste islamike dhe ekstremistët islamik, ku fatkeqsishtë shumica e partive politike në Kosovë kush më shumë e kush me pak bashkpunuan me ’’flliqanat me mjekrra ’’sic i quante Kryetari i AAK Ramush Haradinaj.
 
Një pyetje që duhet të shtrohet qartë është fakti se mos vallë në këtë lojë të Serbisë dhe Francës është future edhe ndonjë udheheqës shteteror i Kosovës, kjo mbetët të shihet në të ardhmen. Por këmbanat po bien, populli shqiptarë po i ndëgjon ato, se ka filluar të vetdisohet dhe po vjen koha që shumë shpejt me u nda shapi nga sheqeri. Përkrahja masovike që po i bëhet Ramush Haradinajt tregon qartë se Ramush Haradinaj, nuk është vetëm por simpatizohet nga të gjitha viset shqiptare. Ai me thjeshtësinë e tij, ka bërë që të fitoj simpatinë edhe të shumë të rinjëve dhe të rejave shqiptare, që në të ardhmen do të jenë në krye të Institucioneve të Kosovës. Ramush Haradinaj duhet të lëshohet sa ma shpejtë nga Paraburgimi. 
 
Franca duhet t’i kërkoj falje Kosovës, dhe Ramush Haradinajt për këtë ndalesë të padrejtë dhe të hetojë strukturatë e veta, se a e kanë bërë këtë veprim krye në vete, apo kanë qenë të ndikuara nga elemente të ndryshme të shërbimeve sekrete. Rruga e nisur nuk do të ndalet. Kosova ka nevoj për ndryshime politike. Kosova ka nevoj për një Qeverisje ndryshe e cila nuk do t’iu lenë hapësirë, veprimi  qarqeve të ndryshme ekstremiste islamike, që dëshirojnë aziatizmin e Kosovës. Kosova është tokë Shqiptare. Ramush Haradinaj i nevoitet Kosovës, ku së bashku me Administratën e re Amerikane, dhe me përkrahjen e Gjermanisë dhe shtetetve tjera mike të shqiptareve do të bëhen ndryshime rrenjësore, në politikën e Kosovës.Ndalimi që i bëhet Ramush Haradinajt që mos të merr pjesë në Inaugurimin e Presidentit të ri te Amerikës Donald Trump, është një veprim amatoresk politik i atyre qarqeve që e kanë planifikuarë këtë ndalesë. Të gjithë shqiptarët kudo që gjindenë duhet përkrahur fuqishëm Ramush Haradinaj, Komandantin e vërtet të UÇK dhe Kryetarin e AAK.

Filed Under: Analiza Tagged With: Haradinaj, Nue Oroshi, qe burgosen, shkaqet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT