• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Reagim nga Diaspora-HARRESË ZYRTARE E MËSUESEVE VULLNETARE NË MËRGATË

March 14, 2018 by dgreca

1 Vera1Më 7 Mars, në Ditën e Mësuesit, kryeministri Rama shpërndau dekorata për disa mësuese të shquara në edukimin shkollor të fëmijëve…
E meritojnë…
Më 7 Mars, në Ditën e Mësuesit, as kryeministri Rama dhe as ministrja Nikolla nuk thirrën asnjë mësuese nga ato që vullnetarisht, pa asnjë shpërblim, të rrezikuar nga segmente ekstreme greke, u mësojnë fëmijëve të mërgimtarëve shqiptarë si të shkruajnë, lexojnë e këndojnë fjalën madhështore shqipe…
Jo vetëm që nuk i thirrën…
Jo vetëm nuk i dekoruan…
Por, nuk i përmendën as me emrin e përgjithshëm…
Mësuese të gjuhës shqipe në mërgatë…
Ermal Meta është fitues në një festival prestigjioz.
I lumtë.
Pas i vjen historia e ngjitjes në maja shoqëruar me miliona disqe e miliona euro…
Mësueset e gjuhës shqipe në Greqi, tash 17 vjet, nga 7 marsi 2001, po bëjnë atë që nuk ia merr mendja askujt.
Po mbledhin fëmijët dhe u mësojnë si të lexojnë, shkruajnë dhe këndojnë gjuhën e nënës.
I mbledhin pa asnjë shpërblim dhe pa asnjë mbrojtje ligjore…
I mbledhin edhe nën trusninë e qarqeve të njohura ekstremiste greke duke u përballur me heroizmin që u përballen Rilindësit e Mëdhenj të Kombit dy shekuj më parë, ndaj Dritëro Agolli i quajti “Rilindës të kohës sonë”.
Afro një muaj më parë mbi ta u ushtrua dhunë psikologjike, u mbyllën shkollën me dry në një kohë kur një ditë më parë dyert e saj i kishte hapur krye bashkiaku i Hanias në Kretë dhe pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe një punonjës i lartë i Ambasadës Shqiptare në Athinë…
Për ngjarjen u shkrua vetëm në facebook…
Mediat shqiptare, partitë shqiptare, heshtën…
Po kush janë këta “Rilindës të kohës sonë”?
Janë bij të popullit shqiptar, mësues që tërë ditën punojnë në punë “të bardhë” a në “punë të zezë” për bukën e ditës dhe në mbrëmje, pasi siç thotë Çajupi…”Drekë e darkë kthehen dhe i bëjnë vetë”, mbledhin fëmijët në mjedise nga më të pabesueshme dhe u mësojnë të këndojnë shqip me zë të lartë, edhe mbi libra, edhe mbi nota mbi pentagram…
Askush, as nga “opozitat” dhe as nga “pozitat” këto 27 vjet nuk është kujtuar për ta, për t’i regjistruar si mësues në mërgatë, për tu dhënë pagë për punët që bëjnë, për tu dhënë “një fletë nderi”, për nderin që i bëjnë Kombit, për një ligj që t’i mbrojë, për marrëveshje që mos dhunohen klasat ku ata shkruajnë heroikën e një kohe të re.
Askush…

Abdurahim Ashiku

Mars 2018

Filed Under: Emigracion Tagged With: Abdurrahim Ashiku, harresa e Kryeministrit, Reagim nga Diaspora

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT