• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Surprizë e bukur për modestin, të madhin e letrave shqipe, z. Naum Prifti

March 10, 2017 by dgreca

Shkruan:Assistant/Professor, Doktor Mjaftime Dushollari/

200px-Naum_Prifti
 Ne kuadrin e festes se 7 Marsit, ne nje mjedis te thjeshte por shume artdashes shqiptaresh, filluan te mblidhen shoke, miq, ish mesues ne Shqiperi apo dhe ne Amerike. Ne kete mjedis, me nismen e z. Kristaq Papa, 2 vjet me pare, ne 7 Mars te vitit 2015, u hap shkolla e pare shqipe ne lagjen Astoria (Queens) te shtetit te New Yorkut ku vazhdon te behet nje pune e lavderueshme per t’u mesuar femijeve shqiptare gjuhen e bukur te memedheut. Cdo fund jave aty cicerojne zerat e femijeve 5-8 vjecare, midis tyre dhe ai i mbeses time te shtrenjte, Klares. Keto nisma te bukura dhe po aq patriotike i mundeson dhe i mbeshtet dhe pronari i ketij lokali z. Kristaq Foto.
Ne dhomen qe u mblodhem, menjehere me terhoqen vemendjen fotot e simboleve te kombit, te shenjtores shqiptare Nene Tereza, me te cilet prezantohen femijet e shkolles. Nga ana tjeter ishin expozuar fotografi te artisteve te mirenjohur shqiptare, qe me talentin e tyre te rralle, e mbajten lart shpirtin artistik te popullit tone ne te gjitha kohrat, si Vace Zela, Sander Prosi, Ilia Shyti, Kadri Roshi, Robert Ndrenika, Rikard Larja etj te cilet ende, edhe ne foto, te japin kenaqesi te vertete estetike.
U organizua nje feste e bukur. Ishte nje aktivitet I thjeshte, por i kendshem. Shpejt u krijua nje mjedis i ngrohte e miqesor, ku u dhane mbresa, kujtime, kenaqesi apo dhe veshtiresi nga jeta jone si mesues ne vite. Ne menyre shume te natyrshme, por teresisht te merituar, ne qender te bisedes u vu figura e shkrimtarit te mirenjohur, njeriut me vlera te medha te kombit shqiptar, por dhe aq modestit z. Naum Prifti.
Ishte kjo nje surprize ne 85 vjetorin e lindjes se shkrimtarit qe u lind ne 7 Mars dhe ka fatin ta festoje gjithmone ditelindjen e tij me gjithe mesuesit, me gjithe popullin shqiptar, te cilit i ka dhene aq shume. Zoti Naum ishte i shoqeruar nga bashkeshortja e tij, Rina dhe vajza Julika, e cila si njohese e letersise dhe padyshim dhe e vepres se babait te saj, pohoi me sinqeritet krenarine e ligjshme qe u rrit dhe u ushqye me vepren e shkrimtarit te cilen e vlereson aq shume. Ajo madje kujtoi me dashuri e mall momentet kur z. Naum, mbasi finalizonte veprat letrare, i lexonte me ze ne shtepi ne prezence te familjareve, para se ato te shihnin driten e botimit.
Sic e quajti njeri nga te pranishmit, z. Ilo Foto, shkrimtari Naum Prifti eshte “Rilindas” sepse ai rrjedh nga familja e Priftellareve, familje me tradita te larta kombetare. Naum Prifti eshte vella I denje i te ndjerit Peter Prifti, intelektualit shqiptaro- amerikan te klasit te larte qe me veprimtarine e tij te pasur dhe aktive letrare, gjuhesore, historike dhe politike dha ndihmese te cmuar per te mbajtur gjalle gjuhen shqipe dhe vlerat e kultures shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kur kam lexuar monografine “Peter Prifti ne Boten e Dijetareve Shqiptaro-Amerikane” te Dr. Eleni Karamitrit jam befasuar se si nje djalosh shqiptar vetem 15 vjecar kur u largua nga Shqiperia, edhepse u shkollua ne Amerike, arriti jo vetem ta ruante gjuhen e nenes, shqipen, por te ligjeronte dhe te shkruante studime per gjuhen standarte shqipe, per gjuhen e folur dhe te shkruar shqipe me nje kompetence profesionale mahnitese. Ai ishte gjuhetar i vertete, shkencetar i gjuhes shqipe. Peter Prifti u njoh edhe si sekretar i organizates atdhetare Vatra, ku ka fituar vleresimin dhe simpatine e bashkeatdhetareve dhe ne vecanti te te madhit, Fan Nolit. Kete pergjegjesi e mori dhe i vellai, Naumi, kur erdhi per te jetuar ne Amerike pas viteve ’90.
Naum Prifti pjesen me te madhe te jetes e kaloi ne Shqiperi dhe ne sistemin e padeshiruar, megjithate ka nje krijimtari letrare shume te pasur, te pashtershme, qe eshte vleresuar dhe do te vleresohet gjithmone sepse ajo eshte art dhe arti i vertete i qendron kohes. Shkrimtari Naum Prifti eshte mjeshter i tregimit, mjeshter i gjuhes shqipe, mjeshter i fjales shqipe. Ne veprat e tij ai ka punuar me durim e dashuri per te skalitur fjalen, per te goditur figuren, per te gjetur detajin, per te shprehur idete e tij, motivet e brendshme gjithmone ne menyre sa me mjeshterore. Veprat e tij jane shume te natyrshme, spontane. Ato, ne cdo element te tyre, jane ne harmoni perfekte me personalitetin e autorit. Thjeshtesia, rrjedhshmeria, gurgullima e tregimeve te Naum Priftit qe ngjan shume me te folurit e menduar, filozofik, te ngadalshem dhe buzagas te autorit, i ben krijimet e tij te jene dhe te mbeten perla te letersise shqiptare.
Ne krijimtarine shumevjecare, gjithejetesore shkrimtari Naum Prifti ka prekur pothuajse cdo fushe te artit te fjales. Vepra e tij ka nje repertor te gjere, bibliografia e vepres se tij eshte shume e pasur. Ai ka shkruar vellime me tregime, novela, drama, komedi, perralla, rrefime, legjenda, monografi, biografi e studime, pjese teatrale, komedi muzikore, skenare filmash, librete estrade dhe librete baleti. Naumi eshte dhe bashkeautor I disa librave te letersise shkollore.
Me natyren e bute, te qete prej babaxhani si dhe fantazine e tij, Naumi eshte futur me lehtesi dhe ne boten e femijeve. Ai ka shkruar tregime te zgjedhura per femije, pjese per teatrin e kukllave si dhe skenare te filmave vizatimore.
Vullneti dhe kembengulja ne punen krijuese e kane ndihmuar Naum Priftin te merret edhe me perkthime. Ka perkthyer vepra nga italishtja, frengjishtja dhe anglishtja. Ky tipar i personalitetit te tij shfaqet edhe ne faktin se shume here autori u kthehet veprave per t’i plotesuar, per t’i shtuar apo ribotuar. Vullneti I gershetuar me kersherine e studiuesit I ka dhene mundesi Naum Priftit ne studimet e tij te hulumtoje me kujdes per te zbuluar te verteta shkencore e letrare sic eshte ai me i fundit ne “Studime dhe Artikuj Publicistike ne Diasporen e Amerikes” se te kater epitafet e botuara te Don Kishotit, ai i Don Kishotit, Sanco Pances, Dulqines dhe Rosinantit jane krijime origjinale te Fan Nolit. Nje gjetje qe te gezon, te lumturon dhe te shton krenarine kombetare.
Veprat e shkrimtarit Naum Prifti jane botuar ne Tirane, Prishtine dhe ne Amerike ku jane mirepritur dhe vleresuar lart. Disa prej tyre jane perkthyer edhe ne gjuhe te tjera te botes si ne anglisht e greqisht.
Fakti qe Naum Prifti ka provuar me sukses te krijoje ne fusha te ndryshme te artit flet sa per shpirtin dhe aftesite e tij krijuese aq edhe per pergatitjen, kompletimin e tij teoriko-letrar per te njohur dhe zbatuar ligjet e procesit letrar te cdo forme te vecante te artit. Sic eshte mjeshter i tregimit, ai njeh dhe rregullat e drames, komedise, perkthimit, studimit apo esese.
Krijimtaria e Naum Priftit eshte e pashtershme. Edhe sot, ne moshen 85 vjecare, me mendimin e kthjellet dhe shpirtin e pasur, ai vazhdon te shkruaje vepra e studime dinjitoze qe i shtojne vlerat pasurise sone artistike kombetare. Naum Prifti dhe vepra e tij eshte vleresuar gjithmone jo vetem ne rrethet letrare dhe shoqerore shqiptare, por edhe nga te huaj qe kane patur mundesine ta njohin. Do te me pelqente te vecoja disa fjale nga nje leter urimi qe njeriu i fushes se arteve dhe foles i 22 gjuheve, amerikani Barry Farber i dergoi shkrimtarit Naum Prifti me rastin e ditelindjes. Personalisht m’u duk nje vleresim teper i sakte, i larte qe te emocionon. Ai specifikon si atributin me me vlere te shkrimtarit tone faktin qe ai di shume, por nuk tregohet, eshte teper modest per arritjet e mendjes, e vertete qe per ne shqiptaret qe e njohim nuk eshte e veshtire te zbulohet. Gezuar ditelindjen (Happy Birthday!) sipas z.Farber nuk eshte urim I mjaftueshem ne kete rast. Jemi te detyruar ta perdorim kete shprehje, shton ai, derisa dikush te zbuloje nje menyre tjeter me te pershtatshme per te festuar dhe per ta uruar kete gjigand, kete mbret! Dhe une do t’u shtoja fjaleve te tij: Eshte fat i madh te prezantohet Shqiperia nga njerez te tille.
Ne te gjithe, me respekt e mirenjohje te thelle per vepren e tij, e uruam z. Naum Prifti shqiptarce: Gezuar ditelindjen!! Jete te gjate, shendet dhe mendje te mprehte!!Ne fund pjesemarresit bene fotografi me mesuesit e pranishem qe rrethonin mesuesin e lindur, njeriun e nderuar dhe shkrimtarin e madh patriot z.Naum Prifti.
New York, 7 Mars 2017

Filed Under: Komente Tagged With: i amdhi i letrave, Mjaftime Dushollari, Naum Prifti

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT