• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ASNJË POEZI NUK MUND TË KONSIDEROHET ABSOLUTE PËR TË GJITHË

September 15, 2015 by dgreca

Rreth librit “I flet zemra zemrës”, me parathënie te ish deputetit dhe shkrimtarit IbrahimVasiari./

Nga Enver Memishaj/

Sapo ka dalë në qarkullim libri me poezi i poetit tashmë të njohur Petrit Derraj. Mësuesi dhe aktivisti shoqëror Petrit Derraj, i njohur edhe si Petrit Smokthina, është diplomuar në vitin 1968 mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Që nga ai vit ka ushtruar detyrën fisnike të mësuesit dhe drejtuesit të shkollës së vendlindjes, Bashaj.

Por ai bëri emër edhe si poet, publicist dhe aktivist shoqëror. Si njeri me ndjenja të holla dhe shpirt poetik, ai doli në vijën e parë të luftës dhe propogandës për përmbysjen e diktaturës komuniste. Në krye dhe në udhëheqie të lëvizjes demokratike, ai nuk u lodh asnjëherë, duke u bërë shembulli i demokratit popullor të Smokthinës krahinës së tij dhe më gjerë.

Në librin e tij të parë me poezi të zgjedhura ai ka përmbledhur 58 poezi me tema të ndryshme pateriotike, lirike, fabula, etj.

Poezia patriotike shquan nga forca artistike dhe historike që e bën lexuesin ta jetojë ngjarjen dhe e vë atë në mendime. Poeti nuk mund të rrinte pa skalitur në vargje krenarinë e vendlindjes së tij, në poezinë “Kur u vra Cane Myftari”. Me një forcë të madhe artistike dhe emocione ai tregon se gjithësia ra në heshtje dhe përulet në çastin kur u vra patrioti i shquar Cane Myftari:

Gjithandej u hap një gjëmë,

Dhe zia mbuloi vendë.

Kur u vra Cane Myftari,

Humbi jeshillëkun bari…

Dafina degët i vari,

Për t`iu bërë kurorë varri.

Po me këtë forcë poeti përshkruan e ngre lart patriotin Tafil Buzi. Me ndjenjë të veçantë dashurie ai përshkruan edhe xhaxheshën e tij, Qeriba Derraj, që kur ra dëshmore e atdheut:

Labet vunë perçet e zisë,

Qielli sikur u gremis.

Nuk mund të rrinte poeti pa i kënduar edhe vendlindjes dhe krahinës së tij Smokthinës, me një dashuri të pa kufishme që vihet re në çdo varg e në çdo strofë, për të parët e tij që:

Të shquar për trimëri,

Shumë burra smokthinjotë,

Qysh herët në lashtësi,

Për liri janë bërë copë.

Poeti krenohet edhe për origjinën e tij, fisin Derraj, si fis i dëgjuar, për zakone të mira, për besë dhe për atdhetari:

Derrajt, një fis i dëgjuar,

Për besë e zakone shquar,

Për liri, nder e sinuar.

Të kësaj natyre janë edhe poezitë “Kullë e gjyshërve të mi”, “Vatrat s`u braktisën”, “Ura”, etj.

Poeti u këndon e ngre lart edhe vlerat e disa artistëve të ditëve tona duke shfaqur kështu ndjenjat e tij të holla, qytetarinë dhe vlerat intelektuale. Me vlerësim, dashuri e respekt ai i ka kushtuar poezi këngëtartit zëbilbil Hysen Rukës, poetit popullor të krahinës së tij Perlat Hasanit, ndërsa për këngëtaren famëmadhe Maja ai shkruan:

Maja me shikim të gjallë,

Sytë kush t`i bë të shkruar,

Apo mos deti me valë,

Bukur t`i ka pikturuar.

Në poezinë lirike poeti këndon me talent, me ndjenja të holla njerëzore, me passion dhe me ide e kuptim që lexuesi jo vetëm e ndien, por edhe mëson prej lësaj poezie:

Balli yt si hënë e plotë,

Unë për ty s`duroj dot.

Faqe të kuqe si shegë,

Mos më hidh degë më degë.

Ose në një poezi tjetër autori e krahason bukurinë e vajzës me diellin e cila i drejtohet diellit:

Kur ecje, lëshoje dritë,

Kush të pa e s`u mahnit.

Pyesje diellin dritëshumë

-O dil ti, o të dal unë?

Shkurt kjo është poezia e Petrit Derraj, poezi e idesë, e ndjenjave të holla, poezi që prek zemrën dhe mëndjen e lexuesit, poezi që është vazhdim i traditës së Smokthinës, krahinës së tij të njohur.

Poeti duke qënë shumë kërkues ndaj vetes dhe duke qënë i bindur ndaj vlerës së poezisë ka lënë jasht këtij libri shumë poezi të tjera dhe rapsodi disa prej tyre të botuara në shtypin e përditshëm, shkruar nën frymën dhe traditën e Labërisë. Unë jam kundër këtij gjykimi të rreptë, pasi edhe pse ato vjersha të lëna jasht librit nuk u përmbahen rregullave dhe teknikave të artit poetik, por në to mbizotron ndjenja e shpirtit e shprehur në vargje.

Për të mbrojtur këtë ide po u drejtohem kritikëve dhe dijetarëve që janë munduar të japin përkufizimin e poezisë. Ata kanë qënë shumë si Volteri që thosh: “Poezia është muzika e shpirtit”, por ka shumë të tjerë që japin përkufizime të ndryshme si Samuel Johanson, Sheglli, Eliot, Ajshtajni etj.

Nëpërgjithësi kritikët e shumtë arrijnë në përfundim se poezia është muzika e shpirtit dhe se asnjë poezi nuk mund të konsiderohet absolute për të gjithë, prandaj presim librin e dytë të autorit ku të ketë përmbledhur të gjithë poezitë e tij të lëna jasht këtij libri.

Shkrimtari Ibrahim Vasiari që ka bërë parathënien e librit arrin në përfundimin se në poezinë e Petrit Derraj “ndiejmë ëmbëlsinë e vargut dhe sinqeritetin e fjalës, na jepet rasti të njihemi me një këngëtar të “formatit” tipik lab, i cili hyn në skenën letrare me hap të padrojë… por që shpejt arrin të na bëjë për vete me thjeshtësinë dhe bukurinë e një shpirti të pastër poetik, një zemër e pastër njerëzore…”.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Enver Memishaj, I flet zemra zemres, Ilirian Vasiari, Petrit Derraj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT