• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

JANI DILO MISIONAR I KOMBIT SHQIPTAR

May 14, 2016 by dgreca

Nga PIRRO LOLI/

Jani Ilia Dilo është një personalitet tejet kompleks që ndriti në dy fushëbeteja të mëdha: në atë të luftës që zgjati 10 vjet (39-44 kundër fashizmit italian e gjerman dhe 44-49, kundër komunizmit )dhe në atë të dijes që zgjati terë jetën e tij. Në baltën 70 vjecare, hedhur mbi të ka mbirë bar i zi. Por balta dhe llumi nuk mundën ta tjetërsojnë thelbin e kwtij njeriu që unë po e them me bindje se ishte misionar i kombit shqiptar..

Më tepër se Dita dhe fama e dilenje, sot le të jetë kjo ditë që na ofron Shoqata kulturore “Çajupi” dita jonë, dita e fjalës së lirë, dita e një mirëkuptimi dhe pajtimi të gjerë shoqëror, a thirrje modeste për të zbuluar të vërtetën. Por e vërteta historike si thelb është e prirë të lërë copa nga vetvetja, edhe kur shkruhet nga fituesit dhe nga humbësit.

Dilenjtë jetuan me nder, ata i dhanë emër kohës së tyre, por lartësuan dhe majat e Dhëmbelit e të Cajupit dhe supet e kombit; ata ishin ushtarë shembëllorë me penë e më pushkë dhe sot nuk kërkojnë ndere e dekorata. Ne, më tepër se ata, kemi nevojë të ngrihen flamujt e së vërtetës në historinë e këtij vendi.

Ata që dënuan Aristidh Rrucin e Jani Dilon, që i mbuluan dilenjtë me heshtje, që u lëvizën dhe eshtrat, ata që i burgosën e i torturuan një jetë të tërë, gratë, djemtë dhe nipat, persekutorët, që nuk kanë munguar as në Zagorie, po harrohen, ndërsa Dilua e Rruci, Jani, dhe krejt familja e madhe e dilenje, të ringjallur tashmë deri në nivelin “Nderi i Kombit”, ashtu të freskët e të bukure fisnikë, po i afrohen atdheut me amanete të rënda. Zagoria e vogël që nuk kishte as njëmijë banore ka pasur një elitë të shquar intelektuale. Atë, fshatin e vogël “me kishë e me varre”, e bënë të madhe e të dëgjuar bijtë e saj më të mirë, njerëzit e mençur, të penës e të dyfekut. Zagoritët kanë qenë gjithmonë më këmbë për ardheun e ndizen si ajo eshka e thatë që e merr zjarrin me një fërkim.

Burra dhe djem të tillë, si A.Z Cajupi, Mihal Harito, Aristidh Rruci, Ilia Dilua, Petro Harito, Jorgji Çakua, Diogjen Haritua, Kostika, deputetët e saj në të gjitha regjimet , dhjetë dëshmorët e shenjtë me në krye heroin Themo Vasi, komandantin e shquar, Pano Xhamballo, misionari i spikatur Jani Dilo etj, mbi të gjitha kishin një vizion te qartë kombëtar.

Për zagoritin, cdo gjë që i ndodh atdheut i ka ndodhur dhe atij. Natyrisht e vërteta e një kombi, nuk është sumim i të vërtetave individuale. Njeriu nuk është identik me njerëzimin. Dhe krimbat e një peme nuk do të thotë se janë të të gjithë pyllit.

* * *

Jani Dilo lindi më 17 janar 1911. Krejt moshës së adoleshencës dhe rinisë ( në liceun e Gjirokastrës dhe të Korces)ka qenë nën mbikëqyrjen e të atit, mësuesit të madh Ilia Dilos. Është pak të themi se qe nxënës i shkëlqyer. Ka qenë shok shkolle me Enver Hoxhën në lice. Pas liceut të Korcës ndjek studimet e akademisë ushtarake në Romë dhe paralel me të vazhdon studimin për financa dhe shkencat politiko shoqërore sidomos ato juridike. Si oficer i ri shërben në Korcë, gradohet shpejt në pozitë dhe më 1933 (23 vjec) emërohet sekretar i përgjithshëm në shtatmadhërinë mbretërore.

Ditët e para të atij prilli të zi të 1939-s Jani Dilon e gjen në Korcë me preokupimin e një organizimi ushtarak kundër fashizmit. Më 5 prill në krye të ushtërisë niset për Këlcyrë, merr urdhër për t’u kthyer dhe më 7 e 8 prill gjendet në Larisa. Në kalimin e tij dezertues, Mbreti Zog zgjodhi oficerin e tij të njohur për ta shoqëruar, por Jani nuk ndoqi udhën e mbretit , as të lumturisë së tij, ai kthehet menjëherë në atdheun e pushtuar. Në Korcë takon një gjeneral italian, ish pedagogun e tij në Akademinë e Romës. Ai zgjatet ta përqafojë ish studentin e tij të shkëlqyer, por Jani Dilo , i vë dorën para dhe i thotë :Të desha e të respektova si profesor, por jo si gjeneral që ke ardhur të pushtosh vendin tim. Ai i propozon postin e ministrit të arsimit. Por, më kot. Ai tashmë do ta shikonte veten ushtar dhe oficer i atdheut me armë në dorë, krye të 2000 forcave gjithmonë të gatshëme, të organizuara në qarkun e Korcës. Ka aktivitetet të dendur ushtarak në Korcë, Leskovik, Kolonjë, Përmet, Skrpar, Malësinë e Veriut dhe në Kosovë sidomos në Prizren. Mithat Frashëri e kish emëruar Kmandant në atë qark e ai shquhej mbi të gjithë i pakursyer si ushtar me armë në dorë dhe si oficer madhor e organizator i talentuar. Italianët e kapin e internojnë në Itali e pas internimit përsëri Jani Dilo është në luftë. Mithat Frasheri e kish projektuar si Ministër kombëtar, por jemi akoma në luftë e Jani do ishte ushtar e komandant. Për tu përmendur : Në Leskovik autoriteti i tij shpëton 100 burra nga pushkatimi dhe Leskoviku nuk u dogj sic kish vendosur komanda italiane.

Në Kosovë një grup kosovarësh donin të hakmerreshin ndaj një grupi serbësh të kapur rob. Jani Dilo urdhëron prerë: “Në asnjë mënyrë. Ne duhet të fitojmë me vetveten. Në doni të vrisni, vritmëni mua.” Në shumë shkrime të tij ai proteston ashpër kumdër komunistëve sidomos ndaj Mehmet Shehut dhe agjentëve jugosllavëve të tipit Mugosha, që vrisnin njerëz të pafajshëm dhe pushkatonin edhe robërit. Nuk donte terror dhe vëllavrasje. I tha Mehmet Shehut ne Kuçovë : “Nuk mund t’i jap dorën , dorës sate që është lyer me gjak shqiptari”. Ato vende ku shkelte këmba e tij ishin ishuj lirie. Jani nuk humbi asnjë beteje, anipse PBK, për arsyet që dihen dhe nuk dihen akoma, humbi luftën. Nuk harrohen, Betejat në Barmash dhe Qafë Thanë ku komandoi edhe forcat partizane e ku mbetën dhjetra gjermanë të vrarë.

“Shkemb dyfeku” e quajti Jani Dilo-n Mit’hat Frasheri në mbledhjen e K. Q. Me te drejtë Bazi i Canes tha: luftë kundër gjermaneve di të bejë vetem Jani Dilo ,ballë pëer ballë me ta e jo, 3 dyfekë e pastaj mbathja nga sytë këmbët….Në Korcë, para Bashkisë dora e një atentatori u drodh përpara Jani Dilos, dhe plumbi kapi qytetarin H.F. Oficerët anglezë dhe ata amerikanë që ndihmonin forcat partizane në Shqipëri vetëm premtonin se do të këtheheshin… E, ajo ditë që nuk erdhi kurrë, lidhej me stinën kur të “fillonte me dalë gjethi i fikut…” ndërkohë, dimri bolshevik, po thante edhe barin e fushave…

Jani Dilo dhe BK punuan me mish e me shpirt për Marrveshje, Por, sic dihet marrveshja e Mukjes u tradhëtua djallëzisht , akt ky që i kushtoi Shqipërisë një dramë gjakatare me regjisor agjentëturën serbe. Akademiku Jani Dilo që luftoi kundër fashizmit italian e gjerman e humbi luftën dhe në fund të nëntorit, 44`, sw bashku me liderin e tij Mit`hat Frashërin arratiset me një barkë për Itali.

Theksoj se brenda mureve të burgut dhe në arrati jashtë atdheut, nacionalistët, nuk e bindën dot kohën e vet me drejtësinë e vet. Drama e tyre mori përmasat e një drame kombëtare ku ata,“reaksionarët”, intelektualët e vërtetë të dyerve të mëdha të Shqipërisë e të universiteteve evropiane, – nuk arritën të realizoheshin, sepse liria e tyre ishte liria e munguar e kombit shqiptar. Më 6 mars 1945 Jani Dilo dënohet nga gjyqet ushtarake si kriminel lufte e tradhëtar.

Para se të largohet për në USA, 1950, ai, ra viktimë e një loje aspak objektive dhe të ndershme antikomuniste e drejtuar me verbëri nga aleatët britanikë dhe amerikanë. Kjo ndërmarrje ngarkon me përgjegjësi sidomos pseudomiqtë e aleatët tanë britanikë që për mendimin tim, po luanin thjesht një aventurë provokuese duke sakrifikuar edhe më gjakun e viktimave të parealizuara, tashmë mundës. Jani Dilo, i pari nga oficerët shqiptarë që i tha lordit Barthel se po hiqte dorë nga ajo aventurë sepse kish nuhatur tradhëtinë. Pas këtij monenti ai strehohet në USA dhe në të gjitha shkrimet e tij publicistike në disa gjuhë do mbronte lejmotivin e tij, se vatani duhet të çlirohet nga të vetët…

Ai nuk qe një ushtarak i thjeshtë, qe një strateg e politikan . Duke folur në ansamblene e Shteteve te roberuara , J. Dilo që, jo më kot, ishte zgjedhur si kryetar i delegacionit te Bashkimit Ndërkombetar te fshataresisë deklaroi se një politikë çlirimi “ do te thotë praktikisht qe Bashkimi Sovjetik të detyrohet të tërhiqet në kufijtë e mëpareshem”.. ka ardhur koha për ndryshime” E. D.fq. 272-273) . Kjo deklaratë do të thoshte përmbysjen e Jaltës famëzezë që i dhuroi Stalinit gjysmën e Evropës. Tashmë jemi dëshmitarë si u shpërbë Evropa komuniste dhuratë për Stalinin. Shpërbërja erdhi nga vetë komunistët, ndërsa Ruzvelti dhe Curcilli tashme harruar, duhet të dridhen që i jepnin dhurata Stalinit popuj dhe shtete…midis tyre dhe Shqipërinë e vogël.

Jeta e Jani Dilos është jeta e një trimi, e një intelektuali të shquar enciklopedik, fisnik e njerëzor, me aktivitet të spikatur patriotik për liri e demokraci. Edhe në mërgimin e detyruar politik, nuk rreshti kurrë edhe kur propaganda bolshevike kulmonte gjithandet plot urrejtje, por koha dhe mendimet e tij treguan se gjinkalla nuk u bë kurrë bilbil ! Deviza e tij është libri që e barazonte me lirinë. Tërë jetën vazhdoi studime pas universitare , mori disertacione e doktorata, jo vetëm në artin ushtarak, por kryesisht në studimet mbi shtetin dhe Të drejtën ndërkombëtare. Shquhej për kulturë shumë të gjerë elitare në shumë fusha edhe jashtë profileve të tij universitare e akademike si në gjuhësi e kritikë letrare me shkrime për rilindasit, Fishtën e Migjenin. Jani Dilo në gjurmët e të atit të madh ishte poliglot i talentuar. Që në klasën e tretë filloi të mësoi italisht, në vazhdim frëngjisht. Në Lice mësoi greqishten e vjetër dhe latinisht. Më vonë, përvetësoi gjermanisht, anglisht e i pangopur për dije mësoi edhe spanjisht dhe rusisht.

Ai qe bilbil në fjalë e mjeshtër në shkrim. Falë gjuhëve të huaja fitoi vendin e analistit në “Zërin e Amerikës” dhe dërgonte artikuj në shumë gazeta e revista. Kish stilin e një shkrimtari dhe mendimin e thellë të filozofit. Në asnjë rast, pra kurrën e kurrës, nuk shihte ndonjë dallim midis dëshmorëve të atdheut. Gjakun e tyre të pastër e sheh në valëzat e flamurit kombëtar kuq e zi. Më 31 korrik 1944 ai shkruante në ditar: “T’i lutemi Zotit që dëshmorët t’i vendosim ndër shenjtorët e kombit”. Jani Dilo ka realizuar dhjetëra portrete në personaliteteve shqiptare. Nuk është e rastit që njihej me dy presidentë amerikanë, shkëmbente kartolina për Krishtlindje e Niksoni i paska thënë se “Po. Diçka do të bëjmë për Shqipërinë”. Njihej me Pikason piktorin e madh botëror që i paska falur dhe tre piktura, sot, me vlera kolosale. Kish korrespodencë edhe me Nolin, Për të kanë shkruar dhjetra gazeta, kanale Tv e qindra personalitete të luftës e të kulturës. Në pamundësi për t’i përmendur veçoj gjuhëtarët e mëdhenj, Cabein dhe Petro Zhejin, politikanët Enver Hoxha, Ahmet Zogu, Mit`hat Frashëri, Abas Ermenji, dhe anglezët Maklin e Barthel, personalitete të shume fushave, profesorë, doktorë, shkrimtarë, avokatë të dëgjuar, gazetarë…Jani Dilo ishte gazetë folëse nëpër botë, një kanal televiviv shqiptar. I kudondodhur, gjithmonë shkruante për Shqipërinë, Kosovën e robëruar, dhe kombin, në Romë e Nev York, në Londër e Paris, tek mbretëresha e Anglisë dhe mbreti i Spanjës, në Vashington, Turqi, Hindi, Greqi, Amerikën Latine…Kudo ishte zëri i fortë i një shqiptari misionari. Heshtje varri, mallkim dhe ndëshkim ishte vetëm në Zagorie. Ky shqiptar i madh misionar i Shqipërisë së re, mungonte vetëm në Shqipëri. Ramis Alia , akoma pa vdekur Enveri ka thënë: “Kemi një armik të rrezikshëm në Amerikë., Jani Dilon. Partia po mendon për të.”. Pas pak kohësh më 14 janar 1984 u gjet i vdekur në shtëpi në Nev Jork. Kështu u gjet edhe Mit`hat Frashëri, Bilal Xhaferri dhe të tjerë e , të tjerë, kosovarë e shqiptare, që propaganda komuniste i quante “mërgata e qyqeve”, duke shpallur edhe në art një urrejtje gjaku. Por më e rëndë se vdekja ishte llumi i zi mbi veprën dhe personalitetin e tyre.; Prandaj them : kultura shqiptare sot kërkon, prej të gjithëve, vdekjen e skllavit të dikurshëm brenda vetvetes, me qëllim që të qartësojë të vërtetën. Dielli nuk mbulohet me shoshë. Komunizmi bolshevik i dha provat se si shkatërrohen gjërat e shenjta, kombi, feja, prona dhe vetë njeriu. Ashtu sic e parashikonin elitat tona nacionaliste, midis tyre dhe elitari zagorit, Jani Ilia Dilo.

Filed Under: Histori Tagged With: i Kombit shqiptar, JANI DILO MISIONAR, Pirro Loli

Pozicion i lumtur i kombit shqiptar ende nuk ka ardhur

May 21, 2013 by dgreca

Nga Gjon KEKA/

Ne nuk mund të heshtim duke ditur se si komb jemi ndër më të lashtët në gadishullin Ilirik, dhe mbajm po atë koncept të vlefshëm të paraardhësve mbi jetën dhe rrënjët tona si dhe vizionin e të ardhmes së tij.Hulumtimet e mia studimore që unë bëjë në këtë pikpamje më kanë dhënë mua një besim të madh se vetëm duke qenë ne vetë të interesuar për rrënjët tona të mund të gjejm burimin dhe detajet e plota të historisë sonë të lashtë dhe të rrënjosur thellë.Hedhja dritë për shumë çështje është si në interesin tonë si komb sepse i kontribon në mënyrë permanente të vërtetës së tij dhe realitetit e komunikimit me të tanishme si më vetveten në histori ashtu edhe politike dhe të ecjes në rrugën e të ardhmes me llmabën në këmbë.Vetë duke qenë tepër i interesuar dhe duke studiuar thellë por edhe duke qenë tepër i etur për të vërtetën e historisë dhe rrënjëve të kombit tim ,gjatë punës sime studioze i referohem gjithnjë autorëve besnik të shkencës që nuk kanë pjellë në trurin e tyre ideologji absurde apo edhe që nuk kanë qenë të porositur nga gjirzet e ndryshme ideologjike si ato sulltaniste dhe sllave.Por jo vetëm kaq jam ithtarë i gjetjes së vetë burimit ,nuk ia krijoj vetës komoditetin që për çdo ditë të pres nga një pikë ujë ,por të shfrytëzoj rrugët e gjetjes së burimit edhe nëse ai është i lodhshëm sfidues ,për mua e rëndësioshme është të ujitem nga burimi i freskët i cili më sjell pranë si jetën e plotë të kombit tim ashtu edhe të vërtetë dhe zbulimin e rrënjëve të tij. është lehët që secili të pres të gatshme të gjitha pa parë kurrë burimin dhe rrjedhën e tij , referenca e autorëve të ndryshëm janë të mira ,por ne si studiues duhet vetë të gjejm burimin dhe të pijmë ujin e tij të pastër ,pa interpretime tjera ,pa dyshime dhe pa komplekse ,fakti i vetëm i një studiuesi është kur ai gjendet i ulur pran burimit dhe freskon trurin e tij me rrjedhën e gjallë të atij burimi të lashtë.

Ndërkaq sigurisht lexuesit kanë parë se në çdo shkrim trajtoj shkaqet e fatkeqësisë që i kanë rënë kombit tonë nga pushtues të ndryshëm barbarë ,kjo bëhet për dy arsye: e para se pa heqjen qafe të gjithë atij qelbi ideologjik dhe pa pastrimin e plagës që ata kanë lënë ne nuk mund të shërohemI , dhe e dyta pa një rikthim imazhit të plotë të vlerës së brendshëm të shpirtit kombëtar ne nuk mund të shohim as unitetin, as bashkimin e plotë të trupit kombëatr dhe as rrugën e rikthimit në familjen e braktisur europiane.

Siç mësojm nga historia kombi ynë duke qenë i lashtë dhe i vlefshëm si shpirtërisht e fizikisht në gjeografin e tij europiane ,ka qenë gjithnjë pre e gojës së ujqërvëe , e etjës së shfrenuar të pushtuesve barbarë të ndryshëm të cilët i kanë lënë atij pasojat apo plagët ,plagë këto që vetë kombi ynë duhet t’i shëroj,e jo të risjell trupit të tij plagë të tjera nëpërmjet politkës dinake të pushtuesve të vjetër siç janë tani tendencat e politikës turke dhe ambicieve të saj demoniake.Meqë disa nga popujt iu kanë shmangur pasqyrës së historisë ,kostoja e papërgjegjësisë dhe problemeve historike të njerëzimit është tepër e madhe.

Siç dihet Kombi ynë ishte gjithnjë në rrezik duke qenë i pushtuar nga turqit dhe sllavët barbar dhe siç dihet e vetmja gjë që ai kishte si interes në atë kohë ishte ai i mbrojtjes së qenjes kombëtare dhe identitetit kundër barbarëve të ndryshëm ardhacak.

Perandoria babrare otomane erdh si pushtues në njërën dorën Kuranin e në tjetrën shpatën rrënuan të gjitha ,mbretërin e kombit shqiptar që lulëzonte sidomos në kohë e qeverisjes së shtetit të Arbërit nga Gjergj Kastrioti,pra pas vdekjes së Gjergj Kastriotit zgjedha turke u bë edhe më e rëndë ,dhe orët e trishtimit kishin filluar ,si therja e banorëve të paarmatosur, qytetet u pushtuan ,pastaj u plaçkitën , vendet e shenjta u përdhosën,virgjëreshat shqiptare u përdhunuan dhe pothuajse shumcia e popullit ra në pranga të perandorisë barbare otomane,Për të gjitha këto çdo studius apo edhe lexuar mund t’i referohet apo të lexoj për këto fakte në kronikat historike turqishte, greqishte dhe latinishte dhe në ato të gjuhëve tjera europiane.

Siç dihet perandoria barbare otomane dhe synimet e të cilëve i dimë të gjithë mirë se ata pikërisht donin që nëpërmjet Shqipërisë së pushtuar dhe skllavëruar nga ta të dilnin me lehtësi në Adriatik dhe pastaj në tërë kontinentin europian,prandaj kjo tanim nuk është ndonjë miestër por një e vërtët se etja e kësaj perandorie ishte e madhe dhe diabolike.

Ndërsa edhe sllavët erdhën si pushtues barbar ,ardhacak të llojit të ciganëve ,ata erdhën në njërën dorë me drapërin ideologjikë dhe në tjetrën bishtin e gënjështërave dhe iluzioneve,kështu ata rrënuan tërë vendin duke mbjell ideologjinë e saj dhe gënjeshtërat në trojet tona të lashta ,me anë të këtyre iluzioneve ata dëshironin njësoj si ciganët gjoja vendin e tyre të përjetshëm, por si sllavët ashtu edhe turqit janë barbar dhe një ditë ideologjia dhe gënjeshtërat që kanë mbjell në trojet tona do ta shkulen me rrënjë sepse trupi ynë i kombit shqiptar europian dhe organizmi ynë nuk duron gjembat dhe marrëzit e turpshme të pushtueseve barbar.Të gjitha, si xhamitë sulltaniste të ndërtuara në kohën e perandorisë barbare otomane ashtu edhe kishat sllave të ndërtuara në kohën e pushtimit barbar të tyre, janë të ndërtuara mbi themele të kishave të vejtëra shqiptare dhe parasëgjithash në tokën e lashtë shqiptare ,pra janë gënjeshtërat dhe ideologjitë e tyre të mbjella mbi themelet tona të lashta për ta mbuluar të vërtetën dhe historinë ,kulturën dhe identitetin e kombit shqiptar europian.

Paramendone si mund ta duroj toka e përgjakur shqiptare një xhami në Krujën heroike të Gjergj Kastriotit, apo një kishë sllave në Prekazinë e sakrificës së madhe të Adem Jasharit dhe familjes së tij, a nuk do të ishte një mëkat ,një marrëzi ,duke ditur përpjekjet heroike të tyre për liri dhe mvetësi e unitet kombëtar.

Ndërkaq siç dihet vetëm historia është e shenjtë dhe e lirë nga çdo dyshim,kurth,apo gënjeshtër a iluzionë .Sepse janë ligjet e saj të cilat mbajnë atë si të tillë ,ndërsa historianët vetëm sa i zbardhin apo shfaqin duke i ekzaminuar në detaje ato ligje të cilat vetëm historia i mbanë në thelbin e saj shkencor.Poashtu e vërteta historike e një kombi nuk mund të shtremberohet ,ajo mund të fshehet për një kohë siç kanë bërë disa„historian me laps ideologjiko-politik“,por një ditë papritmas shpërrthejn rrezet e saj duke dal ngadal por sigurtë si dielli që lind dhe ndriçon botën.

Me pak fjalë duhet nënvizuar edhe këtë se si turqit ashtu edhe sllavet kanë qenë gjithmonë perde e madhe që i kanë fshehur gjithnjë planet e pushtimit në mënyra të ndryshme ,prandaj edhe tendencat e tanishme janë po e të njëjtës perde ideologjike demoniake sulltaniste dhe sllave,për ta futur shqiponjën e lashtë pellazgo-ilire në kafazin e tyre, por gjerë më sot asnjë pushtues nuk ka arrit ta realizoj këtë ëndër që ta fus Shqipëonjën e lashtë në kafazin e tyre ideologjik, Shqiponja nuk skllavërohet asnjëher,ajo rrinë mbi ne ,ashtu siç thoshte një udhëtar europian që kishte vizituar Shqipërin aty në shekullin XIX se si“një shqiponjë fluturonte(rrinte) mbi ne, thoshte ai ,dhe na ruante hapat tonë”,si një rojtare besnike.

Megjithkëtë tani në këtë shekull koha jonë si komb është e rezervuar për përdorim përvojës së madhe dhe të dobishme ,tani është koha që të kuptohet se shoqëria është terreni i përgjithshëm i ideve, ndjenjave fisnike, traditave të lashta, zakoneve, interesave të përbashkëta kombëtare,personaliteteve mbikohore që kanë lënë gjurmë ,kulturës shpirtërore e materiale ,artit, shkencës, shkencës humane,sepse duke kuptuar si terren i frytshëm të gjitha këto përbëjn lavdinë e kombit shqiptar europian.Pra kështu mund të shihet se si kombi ynë është toka është raca më e lashtë njerëzore, janë vëllezërit dhe motrat e një mishi dhe gjaku, që Qielli i ka dhënë një pronësi të përbashkët të shtrirë në djepin e përbashkët kombëtar në mënyrë paqësore pranë njëri-tjetrit duke dhënë fryte të përbashkët të nxjerra nga shpirti dhe besimi i përbashkët dhe në unitet të plotë.

Në kuadër të kësaj duhet nenvizuar se ishin francëzët ata që morën shembull frymën e lirisë dhe iluminizmit tek iliro-shqiptarët,idea themeltare e iluminizmit dhe frymës së lirisë dhe të ruajtjes së integritetit territorial e kombëtar nga pushtuesit e huaj dhe heroizmit të pashoq. Kështu që francëzët për herë të parë kishin dëgjuar dhe mësuar nga iliro-shqiptarët për frymën revolucionare dhe iluministe dhe i aplikuan ato në rastin më të mirë në periudhat kur ata donin të nxjerrin dritën nga brenda shpirtit dhe mendjes së tyre dhe këtë e relaizuan.

Sidoqoftë tani është e rëndëishme që të gjitha reliktet iliro-shqiptare kur të jenë më në fund të përfshira brenda kufijve të tyre të natyrshëm, të cilat ata i kanë mbajtur qysh atëherë natyrshëm,vetëm atëherë ky do të ishte pozicioni më i lumtur i kombit shqiptar europian si një nga kombet e lashta europiane.Por tani ky pozicion i lumtur i kombit shqiptar ende nuk ka ardhur ,nje ditë do të vij kur të kuptojm konceptin e lirisë së brendshme dhe të gjejm burimin e freskët brenda nesh. Poashtu ende shqiptarët janë të ndarë si nga trupi kombëtar ashtu edhe në parti të ndryshme, në vizione të ndryshme etj etj, që tregon se akoma nuk është qëllimi kryesor për të krijuar një shtet dhe për të pasur një vizion si të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut.

Prandaj sshtë koha që shqiptarët të ecin të fuqishëm dhe në unitet drejt të ardhmes ,sepse po nuk ecën kështu historia ka koston e saj dhe se brezat do të turpërohen po nuk i ndriçuarm rrugën të ardhmes së tyre.Kombi shqiptar ky kurtizane që duhet domosdoshmërisht të ndjek suksesin e Gjergj Kastriotit dhe paraardhësve.

 

Filed Under: Komente Tagged With: ende s'ka ardhur, Gjon Keka, i Kombit shqiptar, pozicioni i lumtur

Artikujt e fundit

  • VATRA në krah të liderëve të UÇK-së: procesi gjyqësor në Hagë të jetë i drejtë dhe i paanshëm
  • ZEFI I VOGËL NË KRYENGRITJEN E VITIT 1912
  • Më 13 maj 1944 u krijua “Lidhja Shkodrane”
  • EKREM BARDHA NJË ZEMËR E MADHE E NJË SHPIRT I BARDHË – VEPRIMTAR, ATDHETAR DHE VIZIONAR I PËRKUSHTUAR I KOMBIT SHQIPTAR
  • Deklarata e gjeneral Teodoros Pangallos mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe të drejtat e minoriteteve (1925–1926)
  • “NEOSHQIPTARIZMI” – RILINDJA E NJË IDEALI KOMBËTAR NË EPOKËN GLOBALE
  • FERIT PASHË VLORA (RILINDASI I FSHEHUR) ËSHTË NJËRI NGA BURRËSHTETASIT MË TË FAMSHËM SHQIPTARË TË TË GJITHA KOHËRAVE
  • GJON MILI: REQUIEM PËR BERTOLT BRECHT
  • PAQJA E ÇARMATOSUR QË ÇARMATOS…
  • MADHËSHTIA TRAGJIKE E MBROJTJES SË BESIMIT
  • Kombi shqiptar dhe kodi i ruajtur në gurët e lashtësisë
  • Maqedonia e (Jo e) Veriut dhe gjuha që flet…por nuk dëgjohet”
  • HISTORIA E SHPATËS SË GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT NË VJENË
  • Skënderbeu, strateg dhe arkitekt i një projekti europian për Shqipërinë
  • Strategjia e Izraelit dhe Mësimet e Tukididit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT