NE PËRKUJTIM TË 550 VJETORIT TË VDEKJES GJERGJ KASTRIOTIT –SKENDERBEUT
NGA HYSEN S.DIZDARI –TIRANE/*
———————————————————————————-
SKËNDERBEUT-STRATEGU USHTARAK MË I MADH I SHEKULLIT XV DHE ARTI LUFTARK I USHTRISË TIJ/
Gjergj Kastrioti Skenderbeu ishte jo vetëm udhehëqes i popullit shqiptar në luftërat e tij për liri e pamvarsi kombëtar në shekullin e XV ,por dhe një Strateg i madh ushtarak i kohës sepse ai e kishte studjuar artin ushtarak të kohës,gjatë viteve të marrjes peng nga turqit,ku arriti të përfundoi ,shkollat më mira ushtarake të prendoris Osmane.Një nga aftësit e tij si strateg ushtarak është krijimi i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare,në Kuvendin e Lezhës me 2 Mars 1444.
Tiparet kryesore të artit ushtarak të Skenderbeut ishin ndërtimi i një taktike dhe strategjie të re të pa parë,në luftrat e pricipatave feudale të shekullit X-XIV.
Skenderbeu ishte i pari strateg ushtarak që e përpunoi dhe pershtati ,artin ushtarak të kohës tij,duke hequr dorë nga kalorsia feudale Evropiane e karrocuar,e ngadalët dhe e pa monevrushme dhe krijoje një kalorsi të re të sh Komandantët dhe drejtuesit e ushtrisë Skenderbeut,rridhnin nga familjet e mëdha feudale shqiptare si më poshtë :
Familja e Aranitve,Familja e Dukagjinve,Familja e Topiajve,Familja e Muzakajve,Familja e Balshajve,Familja e Spanve dhe të tjera.
Skenderbeu duke njohur mirë artin ushtarak të kohës,dhe taktikën dhe strategjinë e kundërshtarit, ndërtoi një ushtri të përbër nga bijët e populli shqiptare, të cilët luftonin për mjë çeshtje të drejt, për të mbrojtur trojet dhe shtëpit veta nga pushtuesit e huaj.
PERBERJA DHE STRUKTURA E USHTRISE SKENDERBEUT
1-Ushtria e Skendërbeut përbehej nga kembësoria e cila kishte në përberjë rreth 6500-7500 ushtar të cilët i kishte stervitur dhe i komandonte Ajdin Muzaka djali i motres Skenderbeut,komandant i zoti dhe me provoje të gjatë në luftarake ,guximtar,trim dhe besnik i Skenderbeut.
2-Kalorsia e lehte e cila përbehej nga 8000 kalorës,të cilët ishin stervitur dhe komandohej nga djali i vellait të Skendërbeut Hamza Kastrioti ,i cili kishte provoje të madhe luftarake ,gjatë qendrimit në ushtrine Osmane,ai kishte drejtuar dhe marre pjesë në shume beteja luftarake.
3.Komandati Vrana Konti ishte një nga komandantët më të zotët në organizimin dhe drejtimin e ushtrise Skenderbeut.Ai kishte provoje të madhe luftarake në zbulimin e forcave të armikut,në organizimin e pritave ,dhe goditjet e befasishme të armikut,Ai organizoj dhe stërviti kalorsin e shpejte,sepse kishte provoje të gjatë luftakrake se kishte sherbyer disa kohe si komandat në ushtrine e aleatit të Skenderbeut ,Mbretit të Napolit Alfonsit V.
Skendërbeu në krijimin e kalorsis lehtë,kujdes të posaçëm i kushtonte zgjedhjes së kuaje të racave më të mira të kohes të cilët i kishte stërvitur ,për të perballuar ngarkesa fizike dhe per të kryer monovra dhe levizje të shpejta duke shfrytëzuar me mjeshtëri terrenin. Kalorsia e Ushtrise Skendërbeut ,ishte e stervitur mirë në perdorim me mjeshtëri të monovren të goditjet befasishme dhe terhëqjes kur ishte nevoja.
4.Skenderbeu nuk ishte vetëm komandant i Përgjithëshëm por ai drejtonte ushtrine dhe merrte pjesë vete në beteja luftarake.
Ai komandonte vete një pjesë të ushtrise e cila përbehej nga një pjesë e zgjedhur e kalorsis dhe këmbësorise të cilit ishin të pergatitur dhe stervitur mire.Kjo pjesë ushtrise qëndronte jashtë kështjellave në vende të mbrojtura dhe të sigurta ,duke shfrytezuar terrenin dhe keto forca futeshin në luftim në moment vendimtare te betejës,duke përdorur monovrën , befasinë dhe shpirtin luftarak .Kjo taktike dhe strategji e re në organizimin e luftimeve i çelsi i fitoreve mbi një ushtri nga dy deri ne pese here më të madhe në numer.
Por të arritur këto fitore Skenderbeu e stërviti dhe pajisi ushtrin me armët më të mira të kohës,si shpata e mburojat e lehta,heshta ,harqet me shigjetat,topat etjere.
Armët përsonale të Skenderbeut janë shumë të famshme dhe sot ato gjenden në një nga muzete e Vjenes.
Poeti Kombetar i Shqiperise, Naim Frasheri, kur vizitoj këtë muze shkroi disa vargje kushtuar armve të Skenderbeut.
Mësuesja dhe atëdhetarja e pa lodhur e shkollës të parë të vashave shqiptare Sevasti Qirjazi në një shkrim,në vitin 1925 thekson:“Vjershat e Naimit e zgjuan kombin shqiptare nga gjumi i rendë që e kishte pushtuar dhe i dhanë fuqi e guxim të fillojë luftën kundër tiranise.”
Po ju kujtojme shqiptarve pjesë nga vjersha ,,Parrasja,,e Naim Frasherit :
“Kush nuk e di Skënderbenë,
Që nderojti mëmëdhenë?
“Lum ti, moj Shqipëri!” thashë,
Armët e ti’ kur i pashë
Ndë Belvedere në Vjenë,
Sikur pashë Skënderbenë,
Dhe sot nga armët e tija
Kullon thjeshtë trimëria!
E di njerëzi e tërë
Atë zot ç’punë ka bërë;
Kur hiqte Skënderbeu shpatë,
Trimavet u ipte datë!
…………………………………
Kishte vdekur njerëzija,
Rronte vetëm Shqipëria,
Veç shqiptari lëftonte,
Njeri tjatërë s’kuxonte.
Kordhëtar tjatërë s’gjenë,
Tyrqitë, veç Skënderbenë.
Skënderbeu me të Parët,
Me të gjithë shqipëtarët,
I qëndruanë Tyrqisë,
I dhanë nder Shqipërisë,
Ata duall’ e lëftuan,
Gjith’ Evropën’ e shpëtuan.
Te Skënderbeu kishte shpresë
Aher’ Evrop’ e pabesë.
Rrëfe, o mal’ i Sopotit!
Edhe ti, Tomor’i zotit!
Me oshëtimë tregoni,
E me vetëtimë thoni,
Dhe ti, fortes’ e Beratit!
E ju, bregoret’ e Matit!
Folë, fol’ o Drin’i shkretë!
Q’i ke parë me sy vetë
Të tër’ ato ligjërime
I mer vesh zëmëra ime.
Këto gjithë po i dimë,
Më tëhu tani të vimë.
Pas Skënderbeut Shqipëria
Nuk ra në të këqija,
Se në kurt’ kurrë s’ka rënë,
Poshtë njeri s’e ka vënë,
Se shqipëtari ish burrë,
Nënë zgjedhë s’hyri kurrë.”
Naim Frasheri,
Pjese nga vjersha e “Parrajsa” shkruar në vitin 1894
*Autori e dergoi shkrimin per Diellin nga Tirana