• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

U ZBULUA FLAMURI I REGJIMENTIT 6 I VULLNETARËVE SHQIPTARË NË USHTRINË AUSTRO-HUNGAREZE

April 15, 2013 by dgreca

                Shkruan: Frederik Stamati/

Ajo që dëshëroj të tregoj më poshtë nuk është një përshkrim, apo shtjellim i një teme historike, siҫ ndoshta mund ta prisnin shumë lexues, por vetëm një njoftim, një njoftim i thjeshtë, i bazuar në disa dokumente shumë nxitës dhe impresionues, nga ata që të ngrënë mëndjen. Nuk mund të thomi se dokumentet u zbuluan, ata ishin në Arkivin e Shtetit, vetëm se në kërkim të origjinës së flamujve më historikë të Shqipërisë lexova para tre javëve një raport për veprimtarinë e Biblotekës dhe Muzeut Kombëtar gjatë vitit 1930, ku në zërin DHURATA,  ndër të tjera, shkruhej:

“Z Dr. Rainholld (Reinhold) – Vjenë

1 flamur të Vullnetarëvet Shqipëtarë në ushtërin e Austrijës gjatë luftës së madhe; flamuri ka shkabën me dy krerë dhe numërin 6 të regjimentit të Shqipëtarëvetë”

Ky dokument ndodhet në Fondin 149, Dosja IV-285, e vitit1931.

Githashtu është një shkresë e datës 6 korrik 1930, si më poshtë:

“M.A.

­­Ni 126/289

Sende të falura

Muzejës’ Kombëtare

Mënistërijës’ së Arësimitë

Qytet

Për dijënijë të së Shkëlq. Mënistërijë shënojëm’ këtu pas sendet’ të falura Muzejës’ Kombëtare ndë këto kohë të funditë.

(Mbasi rreshtohen sendet e dhuruara dhe emrat e dhuruesve, vazhdon):

Z. Dr. Rheinhold-Vjenë

1 flamur’ të të 6 tit’ Regjiment vullnetarësh Shqipëtarë ndë ushtërijën’ Ajshtro-

Hungare gjatë luftës së madhe; këtë flamur’ i-a pat’ lënë i ungji’ tijë Z. Richard

Dimmel,  Kumandanti i Regjimentitë; Na u dorëzua me anën e Z. Izet Bebeziqitë.”

#                          #                        #

Ky flamur ruhet në Fondin Etnografik të Qendrës së Studimeve Albanologjike. Është prej pëlhure të leshtë, i kuq me një shqiponjë të zezë në mes, një shqiponjë disi e ҫuditëshme për nga forma, që nuk ngjason me format e shqiponjave që jemi mësuar të shohim në periudhën e pavarësisë dhe fare ndryshe nga forma e shqiponjës së batalioneve të ushtrisë shqiptare të asaj kohe. Poshtë shqiponjës është numuri 6. Anash konturohet nga një varg trekënëshash, në ide të përafërt për nga forma, me flamujt e batalioneve. Në krahë të majtë është vendi ku futej shtiza, apo liatari.  Kjo është prej pëlhure pambuku, ngjyrë gri në të kaltërt. Dimensionet janw 120cm me 85 cm.(Te plote mund ta lexoni ne Dielline printuar)

Filed Under: Histori Tagged With: flamuri i rralle, Frederik Stamati, i regjimentit 6, i vullnetareve shqiptare, zbulohet

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT