TIRANË, 31 Maj/ Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka vizituar të shtunën grevën e burgosurve politikë, që zhvillihet para godinës së Institutit të të Përndjekurve Politike, dhe pas bashkëbisedimit me grevistët ka kërkuar të nisin dialogun në vend të sakrificës sublime sic është greva e urisë.
Totozani u shpreh se “është në fokusin e institucionit të Avokatit të Popullit monitorimi i grevave, që kohet e fundit kanë startuar në kryeqytet, si ajo e grevisteve të pushuar nga administrata publike si dhe rasti i të përndjekurve politike”.
Po ashtu, Totozani tha se “grevistët do të trajtohen me vëmendjen maksimale nga institucioni i Avokatit te Popullit. Grevistët duhet të trajtohen me kujdes. Brenda kompetencave, ne do mbajmë qëndrimet tona. Po monitorojmë sjelljen e policisë dhe të mjekëve”, theksoi ai.