• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Po vijnë kohë të mëdha Edo

February 25, 2019 by dgreca

Po vijnë kohë të mëdha Edo

Nga Ilir Levonja/

Vetëm Edi Rama nuk e ka kuptuar akoma se, më shumë se Luli, është qytetaria a shoqëria e tëra ajo që e ka mundur. Madje duhet cilësuar se për Lulin ka qënë një nga vendim’marrjet më të sikletshme kjo puna e mandatave. Ka qënë e tillë pasi e kuptoi se kishte mbërritur çasti ku nuk mund t’i shmangej më presionit qytetar. Ndryshe do kishte ngritur një çadër tjetër e cila do të përfundonte po me një marrëveshje po tjetër midis tij dhe Edi Ramës. Kjo është arsyeja që prej dy ditësh, skenarët e zëvendësimit të karrikave të opozitës në kuvend, po mbushin edicionet e lajmeve. Çfarë nuk po shkruhet përshembull për Myslim Murrizin, deri tek skenarët e vrasjeve parlamantare, shtresimet franksionale që çuan Pollon  dikur në krijimin e një partie tjetër. Sa për Myslimin hiqeni nga mendja se do e fusni në vathë. Për të tjerët që po presin me lugë në brez, nuk bëhet fjalë. Mund të ulen aty sa për ndonjë lekë a curricul, sende që na magjepsin kollaj ne shqiptarëve. Por sido që të jenë, sido që të shpallen, kurrë nuk kanë për të përfaqësuar atë që quhet frymë opozitare e shoqërisë dhe e shumicës.

Eshtë një batalion i tërë që po diskutojnë djegien e mandateve si një katastrofë ekologjike. Nuk e dija kurrë që Edi Rama dhe analistët e tij ta donin kaq shumë opozitarizmin. T’u dhimbsej kaq shumë funskionimi normal i instucionit të saj.

Vetëm këtij i është mbushur mendja se ia hodhi, sapo dëgjoi që një bojaxhi do ta pranonte me qejf një mandat nga lista. 

Megjithëse edhe pse shkon të promovojë plagjiaturën e tij për bashkinë që duam, u mban leksion anëtarëve të rilindjes, jo për pusetat po për ”zjarrin” që opozita po kërkon t’i vëri vendit. Dhe po sipas tij, sido që të jetë kjo opozitë ai e ka shtrirë dorën. Janë veç dëngla të një të mbaruari i cili paguan për një artikull. Por ka marrë tatëpjetën ajo punë. Tashmë VOA-s po i shtohen ”kazanë” të tjerë. Rasti më i freskët, Tg2 me kronikat e investigmit të drogës në Shijak. Mirëpo asgjë nuk përbën provë për drejtësinë shqiptare, reformën që qeverisë së tij i duhet tre dekda ta përmbylli, me ato që do ai, dikund dhe kur do ai. Paradokset më të mëdha tek ne qëndrojnë pikërisht tek antifushatat, a antimitigjet, megjithëse dhe ajo gruaja e Beratit dikur, nga koha e katarsisit socialist, nuk e shpëtoi dot Ps nga grindjet mes Nanos, Metës. Ky qoftexhiu bën po të njëjtën gjë, nxjerr një militante të fantaksur që i kërkon të shpëtojë shtetin. Një nga ato që jeton akoma me rubrikat e heronjëve të punës sociliaste në Zërin e popullit. Kjo është bajate, edhe për faktin se në Shqipëri në vend të punojë populli, punon politika. Për politikën kurrë nuk ka fundjavë. Kurse për popullin, a shoqërinë, se shumë abuzojmë me këtë fjalën popull, fundjavë është e gjithë java.

Nuk është Luli, Edo…., jo, po dil e bashkohu siç bëre me studentët. Dhe do dalësh shumë shpejt se po vijnë ata, jo ata të teto Ollgës me saze, por ata të evropit. Eshtë një nga lëvizjet më efikase opozitare, konform një mllefi të brendshëm që herë shfaqet me protesta kundër prishjes së institucioneve nga shoqëria artdashëse, herë me protesta nga ata që pas një informaliteti a kosi 28 vjeçar ngrihesh ti e i thua do ju prish shtëpinë se na duhen ca para. Madje shkon deri aty sa krijon kompani bizarre nga shtetet e bashkuara, vetëm e vetëm t’u hedhësh hi syve njerëzve, me teoritë e investitorëve amerikanë etj. Nga ato lëvizje që herë më herë shfaqet me studentë, nga ato që të bën meit gjithë dimrin. Dhe tani së fundi fryma opozitare. Nuk është Luli, as Saliu. Por një shpresë e vobekte si rreze në fund të tunelit që diçka do ndodhi ndryshe kur gurët lëvizin. Fryma opozitare ishte fikur pikërisht për shkak të emrave. Dhe është kjo arsyeja që ti i do aty, por që aq ishte. Ka çdo gjë një fund…, nuk mbahet më pushteti me intrigat e kohëve, çfarë tha ky, si ia bëri ai atij, me dashurit platonike mes teje dhe enveristave etj. Janë kohë të mëdha Edo, kohë shkundjesh, kohë përmbysjesh. 

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Levonja, kohë të mëdha Edo, Po vijnë

Mirëmëngjes shoqëri e protestave!

February 20, 2019 by dgreca

Nga Ilir Levonja/ DIELLI

Mirëmëngjes popull opozitar…, shikoni sa e madhe është demagogjia. Sidomos kur flasin studiove që mbahen me taksat tuaja ca si Taulant Balla. Vështrojeni si thotë, pak a shumë kështu, që, unë (Taulanti) besoj se brenda PD-së akoma ka njerëz të përgjegjshëm që kurrë nuk do ta vendosin PD-në, në kah të kundërt me SHBA… 

Sa demagogji aq dhe hipokrizi, sepse Taulanti nuk i tha këto kur shefi i tij, në prillin e 2016-tës, e konsideronte si kërcënim për Amerikën nëse Donald Trump do të zgjidhej president i saj. Atë kohë Dinald Trump kandidonte përballë Hillary Clinton dhe duke qënë në mes ajo euforia shqiptare mbi favorin, se kush e ndihmoi më shumë Kosovën, Billi apo George Bush etj., kujt i detyrohen më shumë shqiptarët, shefi i qeverisë duke dashur të tregohej ca edhe socialist i thekur, nxitoi të bënte atë deklaratë tërësisht të pa pjekur. Aq sa edhe një gazetë e opozitare e Donald Trumpit, si The New York Times, se marrëdhëniet e Amerikës me Shqipërinë do kërcënoheshin vërtetë nga zgjedhja e tij. 

Nuk e di se cilët kanë qënë ata majtistë që e këshilluan shefin e qeverisë shqiptare të shprehej ashtu, por nëse do i referohemi kalendave kohore, deklarata të tilla janë njësoj si ato nga koha e bllokadave. Kjo mund të ketë qënë dhe ndonjë lloj plani duke dashur të bënin një suport majtist kandidates demokrate, megjithëse e majta shqiptare nuk ka asgjë të përbashkët me të majtën amerikane. Këtë ua vulosim ne djemtë tuaj që jetojmë e punojmë me dekada këtej. Ashtu sikundër mund tua themi këtë gjë edhe për të djathtët. 

Nëse Edi Rama e ka bërë me kokë të vetë, ka dashur të risjell kohën kur bënte pjesë tek ata djemtë snobistë që u nxirrnin kallpin plagjiaturës staliniste të baballarëve bllokmenë. Këtë e bënin jo se u dhimbsej vendi apo viktimat e luftës së klasave, por e quanin modë dhe çfarë nuk do të jepnin për të qënë në qendër të vëmendjes së moshatarëve. Dhe nuk mbeti vetëm The New York Times, por plot gazeta me emër…, çe pyet e tha Edi Rama. Atëherë Taulanti nuk u tha socialisteve se shefi po e vinte kundër Amerikës. Se në fund të fundit, Amerika i respekton deri më një kandidatët dhe as nuk e disktuton verdiktin social. Me gjithë kërcënimin Rama dhe rilandasve të tjerë, shumica amerikane e zgjodhi Donald Trumpin si presidentin e 45 të saj, detyrë të cilën ai e mban edhe sot. Dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës nuk janë lëkundur aspak, por gëzojnë një shëndet të mrekullueshëm. 

2) Mirëmëngjes shoqëri opozitare…, mos e humbni kohën të dëgjoni këta demagogë si ky që thotë se ka akoma demokratë të vërtetë që nuk do na armiqësojnë me Amerikën.

Dhe harron ky filo proletar, që na ndau për pesëdhjetë vjetë nga Amerika. Në i bënë gogol për pesëdhjetë vjetë Amerikën. Se ky e di mirë që ka plot dhe po të ishte për ata mandatet ishin djegur me kohë. Sepse demokratët e vërtetë njohin sfidat e mëdha politike, jo me ma lagu e ta laga. Zyrat a kancelaritë, qofshin këto ambasada a nga ata të këshillit europian atë punë kanë. Mirëpo mos harroni , sidomos ti Taulant, se paralelisht me kundërshtitë ata janë mirë informuar mbi çfarë? Mbi gjithçka…, drogën, kapitalin e krimit në kuvend, pastrimin e parave, korrupsionin apo vjedhjen e votës. Janë një sërë përgjimesh që po publikohen nga Zëri i Amerikës, si fakte të pakundërshtueshme. Në një postim të fundit në Twitter Donald Trump suporton publikisht opozitën venezualiane pikërisht për shkak të vjedhjes së votës, grumbullimit të pushtetit në one man rule etj., tipare që po shfaqen edhe në Shqipërinë demagogjike të Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Në Shqipërinë e Gramoz Ruçit, i fundit i mohikanëve komunistë që sot drejton kuvendin e shqiptarëve. Të asaj Shqipërie që akoma nuk ka kërkuar ndjesë publike për viktimat e luftës së klasave dhe diktaturës së proletariatit. Që nuk ka hapur dosjet e sigurimit të shtetit. Që në raport me popullsinë ka një numër të lartë spiunësh aq sa zor ta çosh në mëndje Por katërçipërisht në kundërshtim me liritë themelore të demokracisë provon një ish ministër të punëve të brendshme si kryekuvendar. Mos harroni se atyre listave non grata do u shtohen emra të tjerë. Kancelaritë le të bëjnë punën e tyre, ju ndiqni frymëzimin. E ka të domsodshme Shqipëria qarkullimin, përtëritjen. Ndaj rrihni bulevardin me këmbë se nuk kanë shkelur kushtetutën atë që mbajnë në burg për protestë. Nuk kanë dëmtuar pronën publike, jo, jo aspak. Është mender një qime b…, përpara konçesioneve pafund, tenderime pa fund, gërrëvërreve pa fund etj. Vendi ka nevojë për një lider që i përulet ekzistencës së njeriut të tij, qoftë ky i varfër a i pasur. Ka nevojë për një njeri që rrezaton virtytet tona, jo atë a cilindo tjetër që përdorë fjalor me të më hash atë që s’thuhet.

Filed Under: Opinion Tagged With: e protestave, Ilir Levonja, Mirëmëngjes shoqëri

Akuzat e Ramës dhe protesta e nesërme

February 15, 2019 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Sot Edi Rama akuzon publikisht Berishën dhe familjen e tij si persona non grata në shtetet e bashkuara. Akuzon opozitarizmin për masakrimin e vendit dhe ankohet publikisht se po ndreq gabimet e qeverisjes së mëparshme. Sot Edi Rama publikon foto nga meremetimi i një qendre shëndetësore diku në Durrës, pa harruar të ankohet për paraardhësit etj. Sot Edi Rama ka organizuar një batalion webesh me përpjekjen për t’i dhënë protestës së nesërme fytyrën e një gogoli, 97-te, a një tjetër Gërdeci. Sot ai dhe sejmenët e tij ofrojnë me gërma të mëdha numrin anonimat 112, policinë e fryrë nga udhëzimet e selive të rilindjes mavi. Madje tentavitat arrijnë deri tek dyert e ambasadave. Një model tashmë bajat se çfarë këshillon përshembull ambasada amerikane e Tiranës për qytetarët e saj. Duke e ditur fare mirë se 95% e shqiptarëve e adhurojnë ikjen. Sot Edi Rama shpërndan video kundër protestë…, një lloj karantine qeveritare kjo e tipit Maduro në Venezuelë, se çfarë planifikojnë të bëjnë opozitarët, thuthuqët, rrugaçët, çeçenet, antikombëtarët etj. Fjalori ai atij sojit që mendon se me metoda të bulizmit mund të jetë magjepës dhe superior hollywoodi. Sot Edi Rama po përgatit një miting anti protestë mbi ”arritjet” e tij si lungo maret a zona të tjera relaksi ku të vriten sa më mirë vlonjatët e lodhur nga droga, gomonet, lufta e karteleve dhe zhdukja e kufomave. Në Vlorën që sot është totalisht një vazhdë e kulturës kamorriale të qyteteve të jugut të Italisë. Sot Edi Rama ka filluar publikisht fushatën elektorale të qershorit, shkon në ato bashki opozitare dhe fyen publikisht kryetarët aktualë, duke kërcënuar qytetarët aty se nuk ndreqen po nuk votuan kandidatin e tij. Sot ky, ka një Shqipëri të tërë, me numër të trefishuar mëkatesh mbi kokë.

Por kurrë nuk dha llogari vetë, për aleancat e errëta me krimin dhe drogën. Kurrë nuk i kërkoi falje shqiptarëve për kaçatorrët a mushkonjat urbane që ngecnin sa në Divjakë e sa në Lezhë. Përkundrazi kërkoi publikisht që shqiptarët t’i kërkojnë falje esnafëve të kësaj bote, esnafër të cilët ai i bëri deri ministra e kryetarë kuvendi. Kurrë nuk u dha llogari shqiptarëve për prurjet në parlament, të elementit kriminal, të pistolerëve a bandave që vodhën e i blen shqiptarët e rrethinave me para kesh, duke dërrmuar shpirtin e demokracisë. Kurrë nuk dha llogari për këto fakte të publikuara tashmë me pamje, e që gjënden kudo, mjaft të kërkosh në internet. Por i përmblodhi të gjitha në një terminologji diktati si kazan, kadri, thu-thu, rrumpallë, më ha atë që s’thuhet, etj. 

A kanë arsye nesër opozitarizmi të protestojë?

Pa diskutim që po. Madje jo vetëm ata, por gjithë shqiptarët. Dhe lum ata shqiptarë që e kuptojnë. Dhe dhëntë Zoti qofshin më të shumtë në numër se ata që adhurojnë praktikat me 3p (partneritetin publik privat). Dhe që u rëndohet fakti se 85% e territorit social shqiptar, sot është një konçesionar me fatura të kripura, fakt që do ta mbaj Shqipërinë një vend ku edhe ata që nuk kanë lindur do jenë adhurues të ikjes drejt perëndimit dhe lindjes së mesme.

Pa llogaritur këtu konçesionet peng, si teatri, bota artistike përçudnuar, sepse është fakt që komuniteti artistik është i përçarë. Dhe nuk ka si ndodh ndryshe kur shikon një figurë teatri a kinemaje, që edhe pse ka kapur të gjitha majat, prapë lakmon ngjitjen përmes makinerisë propogandë të Edi Ramës a rilindjes së tij. Nuk ka se si shpjegohet fakti që deri shkrimtarë me emër angazhohen të suportojnë emra për poste ministrash etj. Një rënie kombëtare që me të drejtë shqiptarët jashtë territorit të shtetit amë ndihen të fyer kur flaket boja në parlament, kur Tirana dhe Prishtina nuk bisedojnë, por i shqyejnë sytë njëra-tjetrës me dosjet e sigurimit dhe pseudonimet e tyre. Por duhet protestuar edhe për një opozitë më efikase, e cila nuk ofron sfida, nuk ofron parimin e së të drejtës së të të zgjedhurit. Nuk ofron sfida të mëdha deri djegje mandatesh, nuk hapet. Ka mijra arsye për të protestuar, ndaj protestoni për vendin tuaj, për të ardhmen tuaj jo për karriken e njëri apo tjetrit. Bëni mirë që me protesta të kufizoni sa më shumë mandatet e shefave. Sepse sa më pak do u vjedhin. Sa më gjatë ata rrinë në pushtet, jo vetëm që ju vjedhin, por ta dini .., ju kanë dënuar me burgim të tipit të përjetshëm.

Filed Under: Politike Tagged With: Akuzat e Ramës, dhe protesta e nesërme, Ilir Levonja

Happy Valentines day Thu-thu

February 15, 2019 by dgreca

1 Rama Edi PalokaNga Ilir Levonja/

Kur Edi Rama bënte thu-thu nëpër ekrane, shqiptarët gajaseshin. Sidomos shqiptarët rilindas dhe ata me bindje komuniste. Kjo një përzirje perfekte sojesh që sado flasin për vetting a spark, prapë dosjet nuk kanë për t’u hapur. Në burg për dëme të pallogaritshme ekonomike askush nuk ka për të shkuar, për thellimin a dasimet klasore kërkush nuk është përgjegjës. Dhe për më keq, për këtë pesimizëm social pak kush do të ndjejë përgjegjësi. Janë të gjithë kundër të gjithëve dhe shoqëria kundër vetvetes. Eshtë një nga ato periudhat e mirë standartizuar midis debatikasve, pionerve të Enverit dhe sigurimit të shtetit. Ai që leu me bojë sot Edi Ramën nuk bën përjashtim, por në atë sinqeritetin nopran kur u thotë gazetarëve pak a shumë se nuk më bëhet vonë për ato përjashtimet e Rucit, ne jemi sot një parlament që na ka përjashtuar populli. Në fakt një sinqeritet i mirëfilltë prej deputetit Edi Paloka do ishte të thoshte që, na ka përjashtuar koha. Megjithatë si një viktimë e bulizmit parlamentar ai sot kishte të drejtën legjitime të lyente me bojë jo vetëm Edi Ramën, por edhe ata në krah të tij, sidomos atë nga e majta e kryeministrit, Spiropalin a Spiroramën. Mëkatet nuk bëhen vetëm në një qeverisje. Shkurt Rama sot ishte një viktimë e bulzmit të tij. Dhe sigurisht që nuk do vëri mëndt. Bulizmi ekziston në masë tek moshat shkollore. Dhe pakësohet kur këto mosha piqen, kapin atë stadin e pjekurisë. Shumë nga ata gangot e bankave të shkollës që e planifikon ditën se kë të fyejnë sot, a kë të rrahin nesër, koha ka vërtetuar se janë në masë prindër të dështuar a kuadro intrigantë, dyshues dhe paragjykues. Fuqia buliste është vrastare për faktin se synon ato objekte njerëzore me mangësi në pamje. Gjërat që njeriu i vuan dhe jeton me atë panikun se mos të tjerët ia përmendin. 

Me sa duket Edi Rama dhe ata që ka në krah nuk janë rritur akoma. Dhe kush ka pak memorie, kush ka pak njohuri sipas të gjitha gjasave nga ndodhitë me batuta a vështrime vëngër, anash, nga lart, nuk e ka të vështirë të kuptoj se Rama duhet të ketë qënë një kryebulist në etapat shkollore. Në atë kolltuk ku ai ndodhej sot, kanë qënë ulur plot kryeministra të tjerë. Plot… por kërkush nuk ka merituar si ky bojë, vezë, stilolapsa, pështyma etj. Përkundër natyrës sime. kjo boja e sotme qe një kartolinë e merituar, një trëndafil blu për të të thënë Happy Valentines day mister Thu-thu. Babai i sojit që po shpërfytyron Shqipërinë dhe shqiptarët. sojit snob bulist e dështak. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Happy, Ilir Levonja, Thu-thu, Valentines day

Po me nënën ç’keni

February 9, 2019 by dgreca

1-ilir

Nga Ilir Levonja/

Sot është dita e tretë dhe sigurisht ngjarja e Kavajës, aq ishte. Tri gota verë nga pas dhe iku. Asnjë protestë qytetare, asnjë tubim, asnjë qejfmbetje sociale. Madje tek-tuk kanë filluar me i fërku shpatullat atij që u bë ministër me mik. Nga ana tjetër i janë vërsulur të ëmës së vajzës me pretekstin se nuk e ruan e nuk di se çfarë po ndodh me vajzën e saj. Këtej i thonë së ëmës, se ç’nënë je ti që nuk di se çfarë po ndodh me tët bij, për kaq e aq muaj, nga ana tjetër na luten t’i kërkojmë ndjesë ministrit të brendshëm se nuk është si themi ne, por policia e ka bërë detyrën. Shikoni mendjet e cekëta, nënës i thonë ka kaq muaj ky avaz, kurse policia ndërhyri vetëm para tri ditëve. Pikë e zezë çfarë marrëzie. Po kështu t’i lutemi drejtorisë, t’i kërkojmë falje, edhe Elisës që gjestikulon Edi Ramën nga mëngjesi në darkë. Po kështu Kavajës që nxorri ca tipa që përzunë gazetarët se po u nxirrnin namin e keq. Dhe ajo që është më brutalja mendësia mbi fajin. Fajin e ke ti o Cane, ka qënë dikur një skeç i Fierit.Pyesni Luftar Pajën…, Can’ja prishu në fytyrë nga dëmi, ata hyr e ngjish, fajin e ke ti o Cane, ta kishe lidhur në litar. Dhe Can’ja që në fund ia ktheu, po mirë ai që e vodhi nuk kish faj fare? Dhe kjo marrëzia intelektuale a sociale post ngjarjes në Kavajë. Fajin e ka e ëma. E gjetëm vegjën, të na rroj partia dhe të plasi armiku u klasës. Nuk e ke fajin aspak ti, moj fisnike, për më tepër që e vetme mban hapur derën e shtëpisë. Nuk ke faj fare besomë… Je pjesë njerëzore e një degradimi social, vet burr, vet grua, vet zot e shkop. Dhe mos i dëgjo ata që vlojnë duke konsideruar gjindjen rreth teje, a ju si familje, si soj patriarkalësh. Nuk e kanë fare idenë se çfarë është patriarkalizmi, por përpiqen të jenë të modës duke ngjeshur e ngjeshur terme fjalën të mëdha. Sa për dijeni, kusha ka njohuritë më minimale di mirë se përdhunimi kurrë nuk ndodh në patriarkalizëm. Eshtë rregulli familjar ku i pari është gati Zot, kaq. Dhe natyrisht ka ato ngurtësimet e veta, por asesi të bëj me patriarkalizmin. Ti je pjesë e asaj përqindje të madhe grash, të cilat janë heroina, se mbajnë hapur shtëpinë. Burrat kanë marrë malet, po edhe djemtë. Këta janë heronjtë, se po mbajnë gjallë ekonominë e Shqipërisë. 99% e shqiptarëve i kanë ndërtuar shtëpitë tyre me paratë e Greqisë, Italisë, Gjermanisë, Amerikës e Kanadasë, jo me rrogat e praktikat e kredimit. Këto janë priviligje të kuvendarëve, selive të partive, a bizneseve informale, e kanalistave nëpër studio, shushunjave me një fjalë. Ndaj sot ti, e ke fajin. E ke fajin sepse akoma ata që hanë fara luledielli kanë privilegjin dhe moralin ta drejtojnë Shqipërinë tonë. Kurse ti e sëra jote, me paratë që dërgojnë burrat dhe djemtë, paguani tarifën e dritës, ujit, ilaçeve. Tarifën e spitalit, shkollave a universiteve. E atyre konvikteve nevojtore. Paguani haraçin e organikave makabre që fryhen nga militantët e partive. Shiko një dallim vrastar…, shoqëria e Kosovës e mori në mbrojtje vajzën e dëmtuar nga Drenasi, protestoj e doli me kërkesa të qarta. Falje kërkoi presidenti edhe pse ishte matanë oqeanit. Falje kryeministri, madje falënderoi edhe shtypin për investigimin dhe sensibilizimin. Kurse e jashtëqitja shqiptare as që denjoi, e solli si motiv për filmat e Hollywood-it. Ky i joni, vëllai i atij llapistit të internetit, nuk e prishi qetësinë. Ishte shumë i ngarkur me absurdin dhe abstraksionin. Dhe sot të janë vërsulur ty me pretekstin se nuk ke ditur të edukosh tët bijë. Pika edukata e tyre, janë një gjiriz që imitojnë fashionet e revistave rozë. Dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me shoqërinë dhe atdheun. Madje atdheu fillon tek pragu i shtëpisë së tyre, aty ku i presin pantoflat dhe komoditeti i siguruar me përqindjet e tenderave dhe pagat informale të katrahurës shqiptare. Ndaj edhe nga mbrëmë e sot të janë vërsulur ty, se ti e ke fajin. Nuk kanë faj policët investigues që hanë fara luledielli dhe janë pjesë atyre që gjuajnë mish të bardhë për treg, gjuajnë pluhur. Nuk kanë faj drejtorët institucionalë që janë të pa arsimuar dhe që nuk e njohin fare statutin e tyre. Le të shkojnë e të bëjnë një testim të shpejtë, plaça unë do gjeni një drejtor që të di detyrën, se çfarë i ngarkon dhe çfarë i kërkon ligji. Pastaj nuk kemi faj as ne si shoqëri, që në vend të marrim pankartat, e të dalim rrugës, bëhemi palë me jashtëqitjen kombëtare. Mbahu moj fisnike por ne kemi mbaruar, jemi fikur.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Po me nënën ç'keni

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT