• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Epidemia e ndihmës sociale dhe luksi i politikës

February 22, 2018 by dgreca

1 Ilir Levonja

Nga Ilir Levonja/

Kur pyet një të papunë në Shqipëri, se, a merr ndonjë ndihmë sociale nga shteti? Të përgjigjet shkurt jo. Pastaj nxjerr si justifikim atë postulatin gangrenë se, as që edhe ka marrë mundimin të shkoj e të kërkojë të drejtën pasi ata tek zyrat e përkrahjes sociale duan lekë. Nuk bëhet gjë pa lekë etj.

Dhe nuk kanë faj. Derisa nje vend pune blihet me para, ka edhe misionin e qarte. Punësohem për rrjepur, vjedhur, vënë ca para sa të kem gurin dhe arrën në dorë.

Në fakt zyrat e përkrahjes sociale në Shqipëri janë një gjithashtu një minerë e allishverisheve tona. Nëse ndonjë ditë edhe aty do ketë si të thuash hulumtime, a hetime, të jeni të sigurte se do dalin xhevahire. E shumta e qyteteve të Shqipërisë e njohin njëri-tjetrin. Dhe plot syresh e dinë fare mirë se sa emra fiktivë marrin ato thërrimet mujore që nuk u takojnë. Shkurt në vend që t’i marrin qytetarët në nevojë, i marrin kush ka një të njohur, kush ia ka kuptuar stilin jetës, me më jep e të jap. Kësisoj në masën mbi 60%, përfituesit nuk janë aspak shtresa në nevojë. Me padiskutim që kanë një aktivitet, por edhe emrin në ndonjë bordero dikund. E kemi edhe si shprehje, ne, atë që, leku te leku shkon.

Kështu që ata në nevojë me të drejtë mbledhin supet. Dhe janë jo, pak. Por varfëria të bën memec, ta zhduk forcën dhe ta tremb dinjitetin.

Mu kujtuan këto pak detaje, nga që larg llogjeve të së përditshmes, më në fund politika jonë po merret me vobektësinë sociale. Opozita … pamë ca pamje nga rrethinat e Kamzës. Megjithëse po të shkoj më poshtë në Shqipëri, ose edhe në skajet e epërme…malësinë e Elbasanit përshembull, e kemi hak ta rikujtojmë Migjenin dhe poemën e tij të mjerimit.

Këdo e kap një maraz kur shikon ato soje si gjoja, shtëpi i thënçin, streha e postreha ku gëlon mizerja. dhe as që diskutohet që ajo njëzetëmijë lekshi nuk ka i mbyll vrimat. Sepse një varfëri e tillë është e tipit të thesit pa bythë…

Megjithatë të vjen mirë kur shikon që protestohet fort në lidhje me përkrahjen. Por opozitës i duhet thënë se jo vetëm për sharm. Por për një prurje projekti më të studjuar në raport me varfërinë e vendit. Pasi arsyeja e fondeve thërrime vjen nga mbledhja e pakët e taksave dhe vjedhja me shumicë e tyre.

Për të mos thënë të fundit, falimentimi i shtetit. Ku historikisht liderët i mbulojnë këto dështime, me, skupe të tipit president të përbashkët me Kosovën etj. Nuk ka para, thojani popullit me plot gojën…. Dhe kjo është e kuptueshme që nga manovrat e Bankës së shtetit me politikat e kredidhënies në euro e lekë. Me emërimet politike në drejtësi etj… po ora po afron. Ndofta haku i atyre të vobektëve që u shikojnë si perëndi. Megjithatë Luli, dil nga Kamza prapë. Nga Kamza, Farka e ato vende ku dominojnë vilat, kullat… Se paraja e humbur aty është. Merreni e veproni ashtu si bota bën…

Shumë vende të botës operojnë ndihmën sociale me karta ushqimore dhe fatura të zbutura në qiradhënie. Pa përjashtuar këtu edhe mensat publike për ata që janë të pastrehë. Nuk e japin para… Ndofta kjo edhe bën dallimin.

Dhe vërtetë ndihma shkon tek njerëzit në nevojë. Kam parë dhe politikanë që u shërbejnë të varfërve. Kurse tek ne diametralisht e kundërta. I rrjepim, i vjedhim, i rrahim më tutje i reklamojnë. Kur asgjë tjetër nuk janë, fytyra e dështimit tonë.

Filed Under: Analiza Tagged With: dhe luksi i politikës, e ndihmës sociale, Epidemia, Ilir Levonja

Turlija shqiptare dhe Enver Hoxha

February 21, 2018 by dgreca

1-ilir-levonja

Nga Ilir Levonja/

Nga dje e sot shqiptarët janë përfshirë në një luftë nervash, deklaratash, argumentash për shkak të 20 shkurtit 1991, ditës së rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës. Kjo ndodh sa herë afrohet kjo datë. Por nëse në përvjetorët e parë, as që çohej nëpër mend Enveri, të ishe me Enverin aso kohe ishte sikur të ishe me mortjen, këto përvjetorët e fundit ujët ka arritur pikën e vlimit. Dhe kjo në një të afërme jo të largët do të prodhojë frutat e para. Ndofta një rehabilitim dhe përfaqësim më të plot të komunistëve në kuvendin e shqiptarëve dhe me gjerë. Janë përfshirë për të ”metat” do thoja të demokracisë dhe faktit që një e tillë nuk u instalua kurrë në vendin tonë. Por një e atillë tepsish që ka prodhur veç mini enveristë. Një turli e sojit shqiptar që diktatura e shërbente në kohën e regjimit të saj në ca gjellëtore ku hahej më këmbë në kryqëzime rrugësh a stacione autobuzësh e urbanësh.

Një palë mendojnë se e kanë rrëzuar diktatorin, tjetra ankohet me një nënqeshje idhnake se strategut të tyre vetëm sa i rriten vlerat. Ndërkohë ka plot syresh që të lodhur nga rilindja, nga fakti që nuk gjejnë njerëzit që duan në opozitën e sotme, të thonë bjere këtu Enverin, me Enverin ishim më mirë. Sikur opozita e sotshme të kishte përshembull fytyra të reja në masën 80%, rilindja do ishte shembur me kohë. Mirëpo është e vështirë të zhdukësh epidemi të tipit fahrija me një karantinë dizefektuese, sidomos kur e bën me pompë krahu.

Pos të gjitha këtyre konstatimeve, mbi Enverin…, shqiptarët zbulojnë një dramë sociale. Një dhembje të madhe atë që e kemi theksuar edhe herë të tjera. Enver Hoxha nuk e beri vetëm regjimin e tij. Enver Hoxha nuk vrau i vetëm…, nëse do kishte ndodhur kjo, shqiptarët do ishin distancuar me kohë nga komunizmi dhe lufta e klasave. Deri në nxjerrjen jashtë ligjit të partive me prirje, ide, a programe komuniste. Do i kishin kërkuar ndjesë klerit katolik, klasës së persekutuar etj. Nuk do kishte rrafshuar kampet e internimit si e si të zhdukim sa të mundim, gjurmët e shtypjes dhe shfrytëzimit të njeriut prej njeriu. Por do kishte ruajtuar qoftë edhe një të vetëm, si dëshmi e brutalitetit të luftës së klasave. Por nuk e bën.

Nuk e bën pikërisht se janë pjestarë në fajin kolektiv. Dhe si të tillë e kanë për zor të ulin hundën. U përfshine në gjoja ca reforma euforike të cilat sot rezultojnë minera të prodhimit të korrupsionit dhe ideologjisë. Si përshembull ligji i ndarjes së tokës 7005, një reforme agrare e tipit të Enverit më 1946-ën.

Sot është paradoksale kur shikon qehallarë të Enverit që rrojnë në perëndim dhe flasin me eufori për fiaskot e uzinave apo ushtrinë që atëhere, u kthye në një nga ndërmarrjet me bordero më të gjatë fiktive, një institucion informal. Dhe, që sot rezulton burim armatimi, shitje e korrupsioni sidomos për shqiptarët e zhytur në afera vjedhjesh e morali. Edhe pse u shkëlqen faqja nga kapitalizmi, armiku i përbetuar i tyre, flasin për Enverin. Dhe në mënyrën me te ulet, te mbushurit te mendjes, te imponohen. Por logjike është, deri sa themi që Enveri nuk e bëri vetëm katrahurën. Nuk vrau vetëm. Nuk na shpuri drejt dështimit, i vetëm. Janë një shpurë që nuk po lënë gjë pa i bërë perëndimit, me karta asistence, ushqime, strehime, edukim dhe punësim. Mirëpo, armiku sot nuk është qiklop që gllabëron e shfrytëzon njeriun. Pastaj as që na duhet. Të rrojë Enveri. Se duke mbrojtur atë, mbrojmë edhe krimet tona. Edhe dhunën tonë. Edhe dështimin…

Në shkurtin e vitit 1991, sipas të dhënave revolta kishte përmasa të frikshme. Dhe deri sa u rrëzua Zeusi, nuk kish armatë tanksesh të shtypte atë. E gjitha nisi nga dështimi i një ekonomie të centralizuar. Nga izolimi dhe vrasjet në kufi etj. Dhe mori formën e plotë prej kërkesave të një grupi të konsiderueshëm studentësh. Pra, siç e shikojmë zanafilla është ekonomia. Një varfëri e tejskajshme që mjerë ajo shoqëri që e harron. Ndofta kjo është arsyeja që sot shqiptarët janë dhjetëfishuar në numër për sa i përket semundjeve të gjakut dhe sheqerit. Vuajnë akoma nga psikoza e barkut bosh. Jane perhere te uritur…, vdesin te tregojne tavolina bollëku. Kurse mendimi ndryshe, ahere, ishte një lloj mode pëshpëritje që i kish ndarë në grupe intelektualët, grupe me mendësi se kush di më shumë, kush ka më shumë kulturë, një lloj kërshërie që vlon edhe sot si si të mundim njëri-tjetrin. Kjo sjell atë gjendjen e nderë ku edhe problemet kombëtare kthehen në luftë personale studiosh, se cili di më shumë e cili më pak. Në të vërtetë asnjë dije nuk ka vlerë sa kohë nuk priret nga vullneti i mirë, kjo në kuptimin e mirëqenies dhe lirisë midis njerëzve. Dhe është pikërisht kjo arsyeja, bashkëfajësia, bashkë kryerja e krimit, që sot e kësaj dite një aradhe e tërë, flasim me adhurim për Enverin.

Megjithatë sikur një burrë të vetëm ta gjesh, një, që të dali e t’i thojë këto fjalë tek varri i Musine Kokalarit. A, i Sabiha Kasimatit etj…, nuk e gjen kurrkund. Me qiri në dorë ta kërkosh. Pse? Sepse janë bashkë kriminelë me Enverin..

 

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: dhe Enver Hoxha, Ilir Levonja, Turlija shqiptare

Ju flet Tirana

February 19, 2018 by dgreca

Nga Ilir Levonja/ Florida/

Këto dy ditë Prishtina u përfshi nga entuziazmi i 10-të vjetorit të pavarsisë. Me oshilacionet e veta, ku njëra palë bojkoton, ku tjetra nuk i shpëton dot ekstazës duke hedhur valle deri sipër tavolinave. Një përvjetor që e gjen vendin në krizë me botën për shkak të shfuqizimit të një ligji mbi Gjykatën speciale. Marrëveshje këto të arritura si këmbim të kontributit në themelimin e një shteti demokratik për shqiptarët, mohikanët e fundit të ish federatës jugosllave. Aq më tepër që ka për qeveri një koalicion të sforcuar nga bisedime të lodhshme, gati 6 mujore për formimin e një kabineti qeveritar, si ky aktuali. Pa u futur tek bilancet ekonomike, ku tregu, prodhimi, fronti i punës vuajnë nga një informalitet i theksuar. Aq sa ato pamje zetorësh që zbrazeshin hendeqeve me prodhime, janë tregues kokëfortë i një ekonomie të kafshuar keqas. Pa përmendur gropat e zeza të korrupsionit, të cilin nuk po e mund dot edhe prania e botës me logjistikë dhe shërbime të tjera investiguese etj. Mirëpo më thekshëm se Shqipëria vet, Kosova ka akoma një emigracion që i përket disi edhe konceptit patriarkal rreth familjes. Shqipëria jo edhe aq… Dhe kjo ia shton shancin për të përfituar akoma më shumë nga krahu i punës andej, pra ai emigracionit sidomos në Zvicër, Gjermani, vendet e ulta, Angli Shtetet e Bashkuara, deri në Zelandën e Re. Një emigrant i Kosovës mendon akoma si në kohën e para 30 a 50 vjetëve. Kurse ai Shqipërisë asesi. Mendon dhe nuk e ka problem të investojë shuma. Madje me nisma konkrete siç ishte edhe rasti i UÇK-së, apo ndërtimi i katedrales të nënës Terezës në Prishtinë. Madje bash në të njëjtin vend ku kish ekzistuar kisha katolike ku kish shërbyer një misionar i fesë dhe kulturës shqiptare si Pjetër Bogdani. Një kishë e rrafshuar nga ideologjia bolshevike e proletarëve dhe atyre me qëëlime për zhdukjen e çdo indicje të sojit të shqiptarëve. Krejt ndryshe në Shqipëri, kontributet i presin nga patriakana a kabinetet qeveritare të Stambollit. Pse jo dhe nga Arabia apo vende të tjera nga kultura e rërës dhe e beduinëve. Nga xhepat e tyre as mos e ço nëpër mend. Çfarë marrin nga emigracioni e duan për kafe dhe birra. Ose për qoka si xherri i dasmave.

Dhe sado përpjekjes entuziaste për dashuri kombëtarë, midis Shqipërisë dhe Kosovës tashmë kanë nisur fërkimet e para.

Arsyet janë të shumta.

Por të gjitha rrjedhin nga psikoza otomone. Nga ideologjia e socializmit që në Kosovë nuk dogji e përvëloi si në Shqipëri. Por prapë ka lënë shenja dhe gjurmë. Ka lënë produkte siç është dhe rasti i profesor Qoses me deklarat xhevahire karshi suportit politik të figurave me preajrdhje bolshevike nga Shqipëria mëmë.

Rrjedhin nga ndjesitë prej pashai të liderëve tanë. Dhe kjo u dëshmua edhe këto dy ditë mes Edi Ramës dhe Rramush Haradinajt. Por edhe plot të tjerëve…

Ndaj performancës së Rita Orës, rreth pritjes në Prishtinë, nuk kish si i mungonte Tirana. Njëri pas tjetrit liderët e saj nisën postime në muret personale të fejsbukut me popullin që i priste nëpër rrugët e Prishtinës. Duke qënë se liderëve të Tiranës u mungon populli. Nuk e kanë për gjë të përpiqen të manipulojnë mikpritjen shqiptare në përgjithësi, bash aty në zemrën e Dardanisë. Ca deklarata gërrgjarësh që kanë dështuar. Dhe që nuk kanë asnjë lidhje ta zëmë me shpirtin shqiptar që pasqyrohet në poemin kosovar të Mitrush Kutelit.

Ndaj nuk na mbetet t’i kujtojmë Prishtinës, se, nuk ka se çfarë të marri. Dhe se nuk ka se çfarë i duhet aspak kultura politike e Tiranës. Aq më tepër që sipas statistikave të fundit ka ulur ndjeshëm jo vetëm renditjen në bazë të ardhurave, por edhe moshën e re të popullatës. Po shkojnë drejt një shterpëzimi që përplaset fort me familjet e mëdha tuajat. Tirana vjen në Prishtinë për të përfituar. Dhe jo ndihmuar…, është në stilin tonë me tu dukur. Me zhurmë, me ideologji. Ashtu si puna e këtij propozimi nga Edi Rama për një president onorifik midis dy shteteve të shqiptarëve. Shqiptarët dhe vet Edi Rama nuk respektojnë institucionin e presidentit të tyre. Atij kushtetues, jo më këtë onorifikun. Por jo vetëm Edi Rama, edhe të tjerët. Jo më të respektojnë një president mes Kosovës dhe Shqipërisë. Eshtë një nga ato shashkat e radhës që ju ka prekur por shashkë. Një nga ato startimet ideollogjike me ju flet Tirana. Kaq…Kosovës nuk i duhet aspak Tirana. Por fatkeqësisht po shkon në gjurmët e saj. Po vepron si ajo.

Nëse Kosova do t’i rrijë larg Tiranës, duke përfituar nga asistenca e botës. Nga përvoja nën ish Jugosllavi. Duke pakësuar kulturën e shamive të kokës. Dhe duke qënë shqiptare safi, si në kulturën e emrave të fëmijëve. Duke qënë qytetare klasi në votime… do të jetë më shpejt se Tirana zyrtare në BE. Shumë më shpejt. E shumë shpejt do jetë Tirana që do ketë nevojën e konsulencës me ju.

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Levonja, Ju flet Tirana

Një botë plehrash që kërkojnë të drejtat…..

February 12, 2018 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

 1 ndrenika ok1 Teatri ok

Mjaft u morët me këto, plehrat e kinemasë. E çfarë janë, asgjë. Sikur çfarë kanë bërë…, janë ngjitur në skenë dhe aq. Ne, nëse i kemi adhuruar, nuk ka rëndësi as vetja jonë. Nëse na kanë njomur sytë, as sytë nuk kanë rëndësi. Nëse na kanë prekur telat e shpirtit, as shpirti nuk llogaritet më. Mbi të gjitha fjala e dhënë, partia. Dhe vija shkretuese e reformave që nuk la depo ushtrie, pa e bërë teatër. Aktorët e skenës dhe të filmit, nuk të japin asgjë. Nëse kemi pritur të shohim përshembull një film të tyrin. E kemi bërë koshient kohës dhe pasioneve që kishim, kaq. Ashtu sikur e bëjnë sot brezat e rinj me korifenjtë e tyre. Qofshin kushdo. Koha jonë një meditim i vakët. Me pak pritje përcjellje. Me ca artistë baballarë të lodhur e të ndershëm, ca djem rrugeçër me flokë të gjatë, ca sekretarë partie, ndonjë dru i shtrembër. Por ne jemi të sakrifikuar të vdesim për partinë. Sidomos për homoseksualët e kamufluar të saj… Kinemaja jonë, një botë plehrash. Teatri ca më keq. Një kontingjent. Ca rrozhgo rruge a cuba doracër si Kadri Roshi përshembull. Ca djem fshatrash që me kurse studiosh, deri nga Shën Pjetërburgu, Çekia, Polonia etj., u morën me ca plehra të tjera nga arti botëror. Dhe i krijuan një palo shkollë Shqipërisë. Po ne, vetëm sharmin partiak njohim. Të tjerat janë pesë pa hiç. Aq sot fjalës së lirë të një ikone skene, si Ndrenika, një lukuni e tërë hienash i kujtojnë konfliktin e interesit, deputetllëkun dhe privilegjin e diktaturës. Dhe me të drejtë, sepse gjithçka e duam ne, po mbi vulgaritetin nuk vëmë asgjë. Ja edhe shembulli…, po shqyhemi duke rrahur gjoksin për këtë fierakun që fitoi Sanremon. Shqyhemi të grisim këmishën për një finde të De Niros në lidhje me Mesdheun, a Sicilinë dhe Shqipërinë. Për një të Irene Papasit…, megjithatë tonat, janë plehra. Janë ca rrogtarë që duhet të mbyllin gojën. E të na vinë pas në fushata.

Kemi para të ndërtojmë piramida, por nuk kemi për të ndërtuar teatro. Madje në atë vulgaritetin bashkëkohor quajmë para të madhe një vlerë që nuk është asgjë përballë llogarive bankare që kanë djemtë e nomenklaturës. Ata që vine nga pallatet e kontributit vullnetar. Sot flasin për arka të zbrazura, fonde të mëdha. Një vend që pretendon se ndërton anije dhe nuk ka aq para për të bërë një teatro. Jo, jo, nuk është aspak kjo. Por koncepti i rrënjosur në kokë për artin dhe plehrat e tij. Nga ne ithëtarët e milatantët e revolucioneve kulturore.

Shikoni buqet si bëjnë.

Duam theatro.

Na vodhët skenën.

Nuk na jepni rrogën…

Doni të kontrolli si qëmtoni skenarët një më.

Na dhatë një magazi ushtrie.

Dhe shumë e kemi.

Ndani fondet sipas shoqërisë e grupevet ë interesit.

Po kujt ja thoni o njerëz diej. Artistët a artistëve që u hiqet kapelja në Shqipëri, janë ata që të varin në litar.

Filed Under: Komente Tagged With: florida, Ilir Levonja, Ilir Levonja. Një botë plehrash, që kërkojnë të drejtat

Dilni se, demokratët nuk vrasin

January 26, 2018 by dgreca

…dilni e protestoni se, protesta është e vetmja mburojë nga plumbat e specialistëve….Dilni se, demokratët nuk vrasin./

2-Ilir-196x300-1

Nga Ilir Levonja/Florida/

Në gjithë auditoriumin shqiptar, po përhapet një frymë pasigurie, rreth protestës që opozita kërkon të mbaj nesër më 27 janar 2018. Kjo kuptohet, me qëllim dështimin e saj. Ka një frymë overdozë ku frika ka filluar tu shtojë njerëzve të rrahurat e zemrës, tu ngrejë shkallët e tensionit, madje të fshijnë ndonjë planifikim për të dalur në rrugë. Studio të tëra ku elokuenca e mashtrimit, brenda një perversiteti kostumesh firmato, një grupi njerëzish pengëmarrës, apo pushtues të vëmendjes së shqiptarëve, tall mender bythën me një shoqëri të tërë. Flasin për vrasje, djegie, plaçkitje etj. Një arsenal i hienash, sa nuk është vështirë për të kuptuar, se, në Shqipëria është popull, a shoqëri, turmë, vetëm kjo klasë pengmarrësish që vendos e vulos si t’i dojë menderja. Të tjerat janë një agjitacion e propogandë që fatkeqësisht për shoqërinë e budallepsur a popullin e thjesht, bën efekt. Dhe fatmirësisht e me sukses të plotë, sjell avenir pushteti për hienat e shqiptarëve. Kurrë më pare sa deri sot, këta që qeverisin nuk janë ndjerë kaq të frikësuar sa nuk po lënë qoshe ekrani të parrullojnë vrasje, trazira, qaravitje langaraqësh edhe pse janë në puhstet me tepsi, hanxhar, e gjithë pajisjet e domosdoshme të një kasaperie. Në kësi raste të jeni të bindur, bylmezja krihet me nxitim për të mbuluar shëmtinë e vet. Eshtë një simptomë e qartë që tregon paaftësisë për të qeverisur. Një grup i tërë interesi që flet për reforma sa për demogagji. Që bën llogaritë me laps kopjativ në vesh, ku treshi bëhet kollaj tetë. Por e vërteta nuk është asgjë tjetër, dështim.

Në historinë e shtetit të shqiptarëve, në demokraci, në mbretëri, luftë, diktaturë e proletariatit. E këtë dëmdemokracinë e tanishme, faktet tregojnë se demokratët e vertetë kurrë nuk kanë vrarë. Kurrë nuk vrasin. Përkundrazi, fal asaj fryme liberale brenda tyre edhe hasmin e vet e kanë bërë mbret. I kanë dhënë pushtet, aq sa radhët e tyre liberale sot, janë plot kapterë dhe ish sigurimsa. Mos u çudisni, kur shikoni bashkë torturuesin me një të persekutuar. Eshtë tolerance demokrate. Demokratët kurrë nuk kanë vrarë, por fal kësaj fryme liberale, që është karakteristikë e sojit, ka penetruar aty çdo lloj kurve e kurvarë i diktaturës. Dhe i ka përdorur e po i përdorë ashtu siç dine të të kollondrisin specialistët e dritave të kuqe. Demokratët nuk dine të vrasin. Filloni nga 21 janari i 2011-ës. Nuk vranë demokratët. Vranë ata që akoma i keni me foto në internet se si u sillnin policëve me sa u hante krahu. Për këto merita shqiptarët këtë soj vrasësi, i bën ministra, deputetë, kryetar në bashki të ndryshme të vendit. Këta të vrasin, madje të bëjnë tu shkosh nga mbrapa me karafilë e të vendosësh lule tek vendi ku vra njeriu jot. Në 1997-ën, nuk vranë demokratët. Por ato vemje të sigurimit që fal pikërisht frymës liberale të demokratëve, lejuan qëllimisht hapjen e depove, dezertuan. E gjithë mëkatet e tyre ua mveshën demokratëve. Dhe mire ua bën. Dhe mire ua bëjnë. As në protestat e 98-ës, madje specialistët e vranë një demokrat. Dhe me të vrarin i hidhnin benzinë zjarrit, si e si shqiptarët të shqyheshin e pengëmarrësit të ndanin pushtetet, tenderat, tokat e kultivimit të kanabisit. Aq sa sot një qytet me histori të madhe si Vlora, apo Labëria e folkut, është faqja e zezë e jona për shkak të kultivimit të bimëve narkotike. Demokratët kurrë nuk vrasin, janë njerëz të shpirtit dhe e duan njeriun. E duan vëllain. Janë zogjtë e mendimit të lire pa robëruar, pa sunduar tjetrin. Por nuk se çfarë i bën kur brenda frymës së tyre, ka pjesë edhe kurvi. Aq sa me siguri deklarata të tilla për përmbysje klasash, nga një pinjoll nomeklature, studentëve të dhjetorit u mbushin gjoksin ca sarkazma hidhnake, plot absurd shqiptarësh. Demokratët kurrë nuk kanë vrarë…, megjithatë ju i identifikoni si të tillë. Eshtë një devijim i koklavitur ky, ndodh vetëm me ne. Po, po, vetëm me ne. Për shkak të fisnikërisë demokratë kemi marrë mbi shpinë plot zullume. Ndihemi fajtor me keq se ata që bën luftën e klasave. Një diktaturë vulgare elementit të të cilës i dhamë mundësinë të arsimohet, dekorohet dhe së fundi pushtet drejtësie për persekutime të tjera. Po, fal liberizmit demokrat. Specialistët kanë të drejtën të çojnë ditë më dite dele tek kasapi. Ta dini, prapë vrasës janë demokratët.

Në kurrikulat e shtetit shqiptar janë me mijra frymët e mbytura. Apo turpet kombëtare siç është rasti i Musine Kokalarit dhe familjes së saj. Rasti i kuksianit Havzi Nela. Por kurrë, askush nuk u dënua. Dhe prapë sot, specialistët, i mbajnë shqiptarët në antiakuaza, në llogje të tilla. Edhe pse koha, sistemi, ka të bëj me grabitjet, ekonominë, llogaritë e thjeshta që çojnë tek përmirësimi i jetës së tyre. Një jetë sociale që i ka bërë të flasin me vete. Aq sa nuk e kanë për gjë të të shesin edhe nderin për një vend pune. Mirëpo specialistët, mungesën e ujit, rrugëve, varfërimin e përditshëm, e kthejnë në akuza vrasjesh e luftë klasash. Në përmbysje sistemesh etj. Dhe kanë të drejtë. Eshtë makutëria e demoktratëve, që u dha vend, i strehoi etj. Por nuk ia vlen… Ndaj dilni e protestoni se, protesta është e vetmja mburojë nga plumbat e specialistëve.

Dilni se, demokratët nuk vrasin.

Filed Under: Analiza Tagged With: demokratët nuk vrasin, Dilni se, Ilir Levonja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT