• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Partitë pjellin edhe Hitlerë

June 22, 2017 by dgreca

20170415043519_art

Nga Ilir Levonja/ Në sherrin e madh mes socialistëve dhe lësëi-stave, ne demokratët jemi bërë për të qarë hallin. Një çarje të tillë kurre se kishim imagjinuar. Bluja e ca tollumbaceve të zbehta është sot me sytë nga dy krahë. Një lloj fëmije e çoroditur në pritje të fundit të sherrit të të mëdhënjëve. Konvertuar në rezultate vote. Me siguri të përgatitur për një opozitarizëm ku t’i thërrasim mëndjes. Ose një aleancë me një nga ata. Të mëdhenjtë që po shtypin barin. Po gjasat janë për një opozitarizëm. Pasi njëra nga paradhomat e mban mire me Metën. Tjetra me Ramën. Dhe me siguri paralel do të kemi edhe një betejë shtrigash mes vedit. Kështu që opoztarizmi është më i mundshëm. Por edhe për faktin se LSI-ja shquhet për të harruar e për të bërë aleanca. E ka qartësisht në gojë formulën. Për të mirën e vendit. Që vendi të mos shkoj në krizë etj. Për shpëtimin e Shqipërisë nga rrjedhja e rinisë. Dhe natyrisht, këtë shpëtim e gjen tek administrata. Kjo strategji kancerogjene që e po ia thane rininë dheut të shqiptarëve.

Të gjithë e shohin administratën si një lope. Dhe shkojnë aty me kova bosh. Duhet të jemi aktualisht vendi me administratën më të madhe në botë. Edhe pse në ekonominë e tregut, një e tillë është apartament me dy dhoma e guzhinë. Tek ne është një qytet i tërë. Një hollivud ose diznej land, vendi i ëndrrave. Dhe ne shqiptarët për një vend, për pak hirearki, shesim edhe vedit. Jo më një karabina me emrin parti. Madje e bëjmë dukshëm, me suport politik të të mëdhenjëve. Por ndofta ka ardhur ajo koha kur njeriu po e ha njeriun. Dhe ekzistenca është parësore se parimet dhe bindjet. Nga ana tjetër nuk ke se çfarë i thua asaj zonjës nga Pogradeci. Një qytetare me bindje, e cila nuk pranon të përfaqësohet nga një i pashkolluar. Nga fenomeni i meritës së babait aq më tepër kur ky është një soj mallinj i prirjeve politike të grupuara në një parti. Nëse një qytet ka njerëz të tillë, që dallojnë se nuk përfaqësohen në kuvend, që nuk ndihen rehat përmes këtyre listave. Atëhere mund të themi pa frikë lum ai. Në fund të fundit u japin njëshave një mesazh në thyerjen e qafës. Atë që mospërfillja apo deviza bëni si them unë. Ka vdekur një here e përgjithmonë. Dhe se demokracia është vendim marrje në grup. Kolegjiale. Jo urdhër porosi.

Po humbja nuk është fundi i botës. Sidomos kur humbet me dinjitet. Më e rëndësishme është se çfarë vjen pas saj. Një reflektim për së mbari. Apo një luftë deri në shpërbërje. Kjo mbetet për tu pare. Por gjasat siç e thamë janë frenetike. Me linçime. Dhe pa diskutim, dorë në këtë çorbë, parësore, kanë ata që nuk njohën asnjëherë instucionin e dorëheqjes. Apo të hapjes së krahut.

Megjithatë është akoma më e madhe vala e të mëdyshurve. E të pa përfaqësuarve. Eshtë më e madhe se ajo e asaj qytetares në Pogradec. Shumë prej tyre pyesin veten ditë më ditë. Dhe shumë prej tyre betohen për mos pjesëmarrje në votime. Eshtë një lëngim social si produkt i strategjive të njëshave. Të atyre që nuk duan të ndjejnë dhe respektojnë vullnetin e masave. Por u imponohen. Dhe shumë prej tyre vendosin të mos dalin. Politika të mashtron, të thonë.

Dilni e votoni. Votoni për atë që ndjeni e ua do zemra. Në fund të fundit më mire me faj përballë partisë se sa vetes tuaj. Partitë kanë sjellur edhe Hitlerë në krye. Por vendet qytetarë.

Dhe ta dini, për këtë ka nevojë, fshati, qyteti, apo vet vendi juaj. Vet ju!

 

Filed Under: Politike Tagged With: edhe Hitlerë, Ilir Levonja, Partitë pjellin

Një demokrat(i vetëm) tek socialistët

June 13, 2017 by dgreca

Nga Ilir Levonja/Florida/

festa-14-696x508

ne Foto: Mjeku Halim Kosova, Kandidati per deputet i Demokrateve, ne oborrin e socialisteve/

Nuk e di pse në 26 vjetorin e PS-së mori pjesë vetëm një demokrat. Dhe ky më liberali. Ose më normali midis demokratëve. Mjeku Halim Kosova. Dhe e ka mire kur thotë që, më shumë njoh brenda PS-së se PD-së. Sot PS-ja është një batalion njerëzish me xhaketa të kthyera. Kuadro nga teserat e bashkimeve profesionale, borizanët e propogandës, heronjtë e punës socialiste etj. Ose ekonomisë së përbashkët, ndërrmarrjeve që përfunduan në skrap. Aq sa sot e dëshmon përshembull pamja e atyre vagonave të lodhur të trenave. Që po i shesin lësëistat për qejf të tyre. Shkurt një Smt-ë e braktisur. Që fal një inati pervers karshi Berishës. Mban këmbë e duar lidhur një klasë të re nga etërit dhe militantët e vjetër. Kjo quhet rilindje. Për ata që nuk e dine, se çfarë janë xhaketat e kthyera, pasi tani rrobat janë me shumicë nga gabi deri tek sallonet firmato. Dhe të merresh me kthimin e një pale panatallonave përshembull, është çmënderui etj. Perversitet. Kush po pyet më për rroba.
Xhaketat e kthyera, një metode e djeshme. Pasi i dilte boja teritalit nga përdorimi i gjatë.. Të zinjtë baballarët tanë, punëtorët. Shkonin tek mjeshtrat e gjilpërës dhe hekurit, rrobaqepësit. Dhe ata i shqepnin me kujdes, e i qepnin prapë Se sa i vente kostoja një xhakete, kjo nuk kishte asnjë rëndësi përballë betimit të na rrojë partia. Shkurt i kthenin faqen teritalit. Mallit të lakmuar në socializëm. Çfarë të bënin.
Një pjesë e këtyre xhaketave të kthyera, janë me shumicë sot tek PD-ja. Mirëpo për të na mbushur mendjen se janë me të vërtetë demokratë. Bëjnë karshillëk nga distanca. Madje postojnë statute kundër PS-së. Historisë së saj. Dhe një e më dy përmendin faktin se si kjo parti është pjellë e partisë së punës. Një strategji kjo, kaq efikase sa të bën t’i bjesh murit me kokë. Pasi jemi me shumicë të konsiderueshme si popull që e hamë sapunin për djath. Kaq bukur na driblojnë me top e pa top, sa edhe na dhimbset Halimi i vetëm aty. Edhe na habit. Edhe na vjen për ta përshëndetur, edhe për të qarë. Pasi na është krijuar përshtypja se, një socialist a një demokrat në oborrin e shoqi, shoqit. I ngjan sikur pranisë së një arabi në oborrin e një çifuti dhe anasjelltas. Dhe se kemi për gjë të pyesim, ore vëlla, a hahet buka e socialistit? A hahet buka e demokratit? Vërtetë kush e ka provuar?
Po dashuri (me që jam mashkull) a bëhet me një socialiste?
Shkurt edhe na ha, edhe na kërruhet.
Po nuk kemi se si ja bëjmë. Se na i kanë futur thellë tashmë. Na kanë infektuar qerratenjtë.
Demokrati i vërtetë shkon në festë, e, i uron socialistët. Dhe fal Zotit është mjek. I ndimoftë. Kurse demokratët socialkomunistë. Buçkot, bëjnë statute me gjak, me zi, me krime. Triumfatorë që na i kanë futur sa krahu. Ta mbajmë me shëndet.

Filed Under: Komente Tagged With: Ilir Levonja, Një demokrat(i vetëm), tek socialistët

Paralele liderësh mes Shqipërisë e Kosovës

June 13, 2017 by dgreca

Nga Ilir Levonja/Florida/

Fotot e mëposhtme janë ato të liderit të Vetvendosjes në Kosovë, Albin Kurtit. Ai që si askush tjetër ka qënë mall i pare për drejtësinë. Por asnjëherë për çështje korrupsioni. Thjesht e pastër, për të drejtat legjitime të shqiptarëve të Kosovës.
Madje është i vetmi që nuk njeh asnjë flamur tjetër veç atij kuq e zi. I vetmi ndër shqiptarët e Kosovës e të Shqipërisë që flet për bashkimin kombëtar. Si me thënë, na lini të vendosim. Na lini të bëjmë shtet. E ka burgosur Serbia, policia e UNMIK, EULEX a KFOR etj. Madje ka tentuar edhe qeveritë shqiptare aty. Për shkak të rrugëve radikale si bombat tymëse në kuvendin e Kosovës. Njëriu që ka kundërshtuar gjithmonë negociatat me serbët, madje i quan ato të tejkaluara përderisa Kosova është shtet i pavaruar. Duke iu kundërvënë kështu edhe vet Europës. Kujdestares së Kosovës.
Vetvendosja u themelua në 2004. Por u shëndërrua në parti politike në 2010. Dhe ky njeri bëri atë që nuk e imagjinon mendja e politikës. Shiti shtëpinë e vet dhe financoi fushatën elektorale. Nuk e di nëse në atdheun mëmë apo dhe Kosovë, e ka bërë tjetër kush? Dhe nuk e di nëse do e bëj ndonjë në të ardhmen. Ndofta është kjo arsyeja që në zgjedhjet e djeshme, Vetvendosja doli si parti e parë.
Në fund të fundit, Albini dhe shqiptarët e Kosovës, shkundën vendit partitë tradicionale. LDK-ja dhe PDK-ja kanë vetëm emrat. Kur e bën shqiptarët e Kosovës me pak vite shtet, me klasë politike motake. Nuk e di se çfarë i mbetet Shqipërisë amë. Me klasë dhjami të stazhionuar. Na i thoni…
Dhe nuk e di, a njihni ndonjë lider të tillë në Shqipëri. Ndonjë që të shesi shtëpinë. Na i thoni, mos të mbesim injorantë.

Filed Under: Komente Tagged With: Ilir Levonja, Paralele liderësh mes, Shqipërisë e Kosovës

Qetësia e humbur e dashurisë Ilir Meta

June 9, 2017 by dgreca

Në politikën e këtyre viteve LSI erdhi si produkt i një grindje mes elefantëve të PS-së së kohës. Por që u fuqizua nga sherret perverse midis socialistëve dhe demokratëve. Ose më saktë nga komunikimi politik i ashpër mes Sali Berishës, Nanos, Ramës etj./

RAMA META NE KONFERENCE - Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, pas nje konference te perbashket shtypi, ku kane komentuar ne lidhje me zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nRAMA AND META IN CONFERENCE - Prime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a press conference, where have commented for local elections on 21 June.

Nga Ilir Levonja/

5-Ilir-levonja-2-288x300-11) Presidenti i sapo zgjedhur i shqiptarëve. I joti, imi, yni etj… Eshtë sot fushatisti më i madh. Më nervoz, më fyes, më përbuzës. Dhe padyshim më dorëlëpirësi. Një puthaburrash gjysmë të dehur. Me pensionim nga bijtë emigrantë. Një daullexhi votash. Një xheloz hilaq. Një makth i zgjuar vringthi. Pasi nuk ia fal vetes, por edhe atyre përreth parashikimin, për një afrim të mundësh mes socialistëve dhe demokratëve. Nuk ia fal vetes që strategjia se vendi mbi të gjitha, mund të kaloj përmes tyre dhe jo atij. Ndaj sot sheiku demode shqiptar, u thotë njerëzve se kryeministri pi doping. Kurse kreu i opozitës është një kalama pa shtyllë kurrizore. Dhe ta mendosh që para pak javësh, kaq gojë mjalt para mikrofonave të reporterëve. Si ai fëmija para lëpirëseve, plot qetësi, dashuri etj…, kërkonte këtë bashkëpunim si devizë e tij dhe resortit politik familjar me emrin LSI.

2) Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (neni 86/1) përcakton se “Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”. Roli i tij konceptohet si faktor ekuelibri në jetën e vendit. Ai mund të cilësohet si një “mediator institucionesh dhe si një “pushtet asnjëanës”, domethënë si një pushtet që nuk përfshihet në lojën politike, por qëndron mbi palët dhe nuk kryhen asnjë funksion aktiv në përcaktimin dhe realizimin e drejtimit politik.

Ky shpjegim vjen nga webet e shtetit të shqiptarëve. Mbi rolin dhe funksionin e detyrës së presidentit të vendit. Nëse shqiptarët do kishin një kthjelltësi qytetare, mbi funksionin dhe rolin e një shtetari të lartë. Me siguri do ndjenin neveri për veten dhe presidentin e zgjedhur.

Mjafton kjo fushatë perverse. Që sheiku, baba Likja, qetësia dhe dashuria. Kjo që presidenti i VII-të, po bën për resortin e tij politik. Por me sa duket shqiptarët nuk janë të qartë në këtë pike.

3) Ilir Meta është rasti i dytë që një president bën fushatë nevrastenike. Për së pari e ka bërë Sali Berisha. Viti 1994… Ose siç e quan ai, doktori dobësia e ime. Qe një fushatë kontraverse për kohën. Për fuqizimin e rolit të presidentit. Dhe që mori një Jo të forte nga shqiptarët. Ndodhi atëhere kur PD-ja ishte në një shkëlqim gati popullor. Por që mendjet e mbushura, kujtojnë se drejtimi i një vendi është pjatë me sultjash turqie. Mjafton të të japin një lugë druri e ti mund të ngopesh. Në fakt atyre viteve nisi dhe rënia apo depresioni i shqiptarëve karshi demokracisë si sistem. Rënia e figurave emblemë. Dhe kjo u vulos me zgjedhjet parlamentare dy vite më pas. Ato të qershorit 1996. E mbaj mend si sot, shkova me time më për të votuar. Për së pari u habita se përse na e kishin shpënë qëndrën e votimit, tej në periferi, afër varrezës. tek disa depo magazi që dikur i përkisnin ndërrmarrjes së grumbullimit dhe përpunimit të duhanit. Aty më thanë, hej demokrat mos zbrit nga makina. Ke votuar. Ik, ta bëftë zoti hallall. U pamë sy më sy mëm e bir. I thashë atij zotërisë se, kësisoj hallalli të ngec në fyt. Hallall dhe një gotë dhallë dhe ec…. nuk e zgjata, por ka qënë çasti kur e kuptova se shteti, vendi, nuk bëhet me urra. Me përjashtime, përbuzje, sharje. Nuk bëhet me pabythësi etj. Por nejse, pastë fatin e atyre kohëve edhe ky, rasti i dytë…, presidenti i VII. Qoftë vet një tranzicion i përjetshëm. Ai dhe resorti i tij politik. Dhe jo, Shqipëria jonë.

4) Në politikën e këtyre viteve LSI erdhi si produkt i një grindje mes elefantëve të PS-së së kohës. Por që u fuqizua nga sherret perverse midis socialistëve dhe demokratëve. Ose më saktë nga komunikimi politik i ashpër mes Sali Berishës, Nanos, Ramës etj. Nga kultura e denoncimit nga foltoret e selive. Një kulturë vrastare që akoma vazhdon. Mjafton që liderët të denoncojnë që ky është kështu e ashtu. Dhe militantët e pasuesit më poshtë, bëjnë tifozllëk. Kjo të ndikuar edhe nga ajo mania e tipit shqiptar e marrjes nëpër gojë për njëri-tjetrin. Duke varrosur kështu një herë e mire faktin institucion. Si rrjedhojë sot në Shqipëri, të dënuar, diskriminuar, dëshpëruar, llafexhinj etj…, janë kontigjen i drejtësisë vet ata, shqiptarët, turma, populli. Me shumicë. Dhe asesi ndonjë nga politikanët. Politikanët janë kontigjent i luksit dhe akuzave. I pushtetit të përjetshëm .

LSI u fuqizua fal edhe sistemin të votimit, me këto formulat e votave në thes etj. Aq sa i gjori shqiptar nuk e kuptoi kurrë se si i përfundoi vota, që si një votues i djathtë përshembull, tek resorti i LSI-së.

LSI u fuqizua edhe nga shantazhi i tipit të baba Takut me valixhe në dorë. Nga rrjedhjet tek socialistët a demokratët.

Mjaft të të mos fuste në listë Rama. Mjaft të mos ishe në listen e Berishës. Gdhiheshe lësist’. Madje në kryesi e me deputetllëk të sigurt… Me qetësi dhe dashuri mund të pastrohej figura, dosjet, e më the e të thashë. Mund të dilje e t’i bëje karshillëk këtyre, Berishë e Ramë, me qetësi e dashuri. E tu kujtoje se sa shumë kishin humbur socialistët dhe demokratët. Ashtu si i bëri ai Lefteri i Kuçovës, Lulzim Bashës para disa ditëve. Si tha miku, ”pasi u relaksova këtu buzë detit në vilën time, e vendosa…, nga demokrat të bëhem socialist”. Dhe të varfrit fukara nga rrethinat e Kuçovës i duhet të kontribuojë për relaksin dhe vilat e Maliqiiit të nevrikosur. Jo për projektet që rregullojnë jetën e tij.

Dhe tjetra, unë nuk do kisha asgjë me LSI, sikur në këto 8 vite qeverisje me demokratët dhe socialistët të kishte marrë përsipër një përgjegjësi politike. Mbi dështimet, apo firot e mosmarrëveshjeve midis të majtëve dhe të djathtëve.

Nuk e mori. Veç gëzoi pushtet dhe mëkatet mbetën sa majtas e djathtas.

5) Bashkë me ne ka votime edhe Kosova. Pjesa veriore e kombit të shqiptarëve, Ose Dardania…. Madje ata votojnë tani afër, për 3 ditë. Të dielën më 11 qershor. Po shikoja mbrëmë në darkë televizionin e Dukagjinit. Një platformë të mirëfilltë fushate politike. Ndaj nuk kam frikë ta them se ndjeva neveri për mënyrën dhe formën e fushatës që bëhet në Shqipëri. Nuk kam frikë dhe turp ta them se ndjeva një varrosje për së gjalli si emigrant. Për faktin se një shqiptar i Kosovës, shtet prej pak vitesh, ka të drejtën e votës, kudo që jeton. Kurse një emigrant nga vendi amë, shtet me mbi njëqind vjet pavarsi, akoma nuk voton. Nga ana tjetër pashë kandidatë që flisnin me shifra, projekte nga Zvicra dhe deri Zelanda e re. Para një auditori që shtronte pyetje. Pashë kandidatë që flisnin me kohë të kufizuar. Dhe që njimend besonin në kontributin që donin të jepnin. Kurse në vendin amë, ka llafe…kohë me bollëk bythërrecash. Me urra e çurra. Një propogandë klasike dasimi, e bjerrje kombëtare.

Sepse në fushatë janë nga ai soj që vjen derë më derë e thotë, bëje për mua. Do e bësh për mua, se, e dhjesim bashkë. Nga ky soj daullexhinjësh që pasi qeverisi katër vite me Lenën dhe katër me Prenën. U tregon shqiptarëve se sa drogë merr njëri. Dhe se i paburrë është tjetri.

Ky soj, është presidenti i VII-të i vendit tonë.

Filed Under: Analiza Tagged With: e dashurisë Ilir Meta, Ilir Levonja, Qetësia e humbur

Fushata, antifushata dhe lufta brenda lloji

June 3, 2017 by dgreca

Nga Ilir Levonja/Florida/SHBA/

Sot një nga kundërshtarët më të ashpër të Lulzim Bashës, nuk është Edi Rama me socialistët a rilindjen e tij. Nuk është as presidenti i ardhshëm i vendit, Ilir Meta. Ai që do të jetë garanti kushtetues. Ai që nuk po lë burrë pa puthur për ca vota në favor të resorsit të tij politik me emrin LSI. Dhe që padyshim do mbahet mend si rasti më bajat në hollet e presidencës dhe historisë së re të shqiptarëve. Për faktin që edhe i dorëhequr si kryetar, edhe i zgjedhur president, prapë bën fushatë. Nuk eshtë as bohemi i Aleancës Kuq e Zi. Apo shkrimtari erudit i LIBRAS. Apo ata ”shenjtorët” nga treni i 136 partive të vogla që veprojnë në një territor prej 28 mije kilometër katror. Ku i bie që, një militant të ketë regjistruar jo vetëm veten si anëtar, por edhe të vdekurit e tij. Ndryshe nuk ka asnjë mundësi për justifikimin e listave të tyre. Kjo në raport me popullatën dhe territorin. Po edhe veprimtarinë politike të një partie.

Nuk janë as ata që e kanë akuzuar për korrupsion në rrugën e kombit. Apo për shitjen e territoreve ujore në jugun e vendit.

Dhejtoristët jo e jo. Idealistë hapin kollaj krahun. Të persektuarit as që ia kanë ngenë. Kurse pjesa tjetër e ish sekretarëve a bijëve të tyre, nga administrata e para 27 viteve. Nga Fronti Demokratik, a Bashkimet Profesionale, janë në listat aktuale. Ndërsa baballarët nderonin me grusht, këta me dy gishta etj. Pra kundërshtari nuk është asnjë nga këta. Kundërshtari më i ashpër është Jozefina Topalli. Ish kryetare kuvendi, nënkryetare e Partisë Demokratike të shqiptarëve…, pra asaj që sot e kryeson dhe drejton Lulzim Basha. Kjo, soji tipik i teknokratëve që një hapje fushate, pikërisht forcës që i dha emër, i përgjigjet me antifushatë.

Ku ca barkmëdhenj me pankarta, i kanë mbushur mendjen se është krenaria e një qyteti. Eshtë nga rastet më të përkryera, nga e ashtuqujtura lufta brenda llojit. Brenda ”korifejve” të shtetbërjes shqiptare. Një kulturë e Unit. Dhe e përgjegjësisë, bëje për mua. Pasi po e ha meraku për fatet e demokratëve dhe Shqipërisë. Nga ato raste kur për demagogji quan skandal faktin se vendet në lista blihen. Edhe pse është vet një nga blerëset e mirëfillta. Madje dhe uzurpatore e saj. Dhe kaq e neveritshme kur akuzon për klientelista e listë private familjarësh. Ku nga ana tjetër e quan normale emërimin e të vetëve si konsuj a atashe ambasadash gjatë mbretërimit të saj prej 2005 deri më 2013. Plot 8 vjet. Vetëm kjo ka për tu mbajtur mend që bëri të dashurin e vajzës atashe në Francë.

Aq sa nuk e di se si çfarë emri t’i vë. Karshi asaj suite eruditësh frankofon. Apo nga ajo klasë diplomatësh që e varfra Shqipëri mezi po e kultivon. Nuk e di se çfarë emri t’i jap, karshi asaj klase demokratësh, që sot janë emigrantë. Dhe vetmitarë të budallepsur për shkak të sojit të Jozit. Dhe rënies katastrofike të vendit në një luftë ku njeriu po ha njeriun. Me një kulturë borgjeze mafioze, një arti që shitet e blihet për një gotë uzo. Një shkencë të braktisur. Dhe një drejtësie që dënon me 7 vite burg një pjesëmarrës fushate. Dhe asesi një vrasës, prostitues, kartel droge etj.

Suksese dhe arritje të ”demokrates”. Apo ”ikonës” së ”demokratëve”. Pasi nuk ka krenari në një dështim të përbashkët. E sidomos kur janë me shumicë, këta tipat të sojit si ty me antifushata, a antiprotuestues.

Jozi, Basha veproi me guxim. Pasi ishte krijuar përshtypja se një derë nuk e hapje dot aty. Ta plaste fytyrës Jozi e ndonjë tjetër. Por e dhjeu me çunat e komunistave dhe ballinjëve. Me gjyshërit. Eshtë fatkeqësi intelektuale të pranosh një mandat’ deputeti të përjetshëm. Po kujt ia thua…

Megjithatë, edhe nëse i kushton PD-së. Me humbje zgjedhjesh. Më mire humbje se sa fitore me ty e ballinjtë e mufatur nga supa dhe paçja. Por duket se nuk ka humbje, a humbës në këto zgjedhje. Dhe ty kjo të turfullon, e të ka bërë grifshë. Paç inat e fjalë sa më poshtëruese se, shqiptarët akoma nuk e kanë provuar vërtetësinë, e konstatimit të nga përvoja e tyre. Atë që, bëj si them unë, e jo si bëj unë.

Filed Under: Politike Tagged With: antifushata, dhe lufta brenda lloji, Fushata, Ilir Levonja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT