Opinion nga lir Levonja-Florida/
A t’i them dy fjalë Jozi. Pasi më është ngulur në kokë një gjë, që… Vendi ynë do ndreqet kur demokrati të merret me demokratin. Dhe socialisti me socialistin. Sidomos kur jemi në pushtet. Përshembull këtë duhet të bëjnë socialistët tani me shtetarët e tyre. Sidomos kur kemi qënë gjatë në pushtet. Dhe ti shyqyr të madhit, nuk ke qëndruar pak. Nga 1996 e këtej. Dhe je akoma aty. Përse e them këtë. Thjesht për të ndryshuar tashmë atë konceptin mbi perceptimin që kemi për njëri-tjetrin. Demokrati karshi demokratit. Dhe demokrati karshi socialistit dhe anasjelltas. Kaq vite demokraci, kaq shumë jemi marrë me njëri-tjetrin sa produkti i urrejtjes sonë ka pjellur me shumicë politikanë të dështuar. Kam parë demokratë provincash me lista parazgjedhore gati. Ashtu siç kam parë socialistë po provincash me lista prerje kokash në administratë. Ashtu siç kam parë barkaliqër të përjetshëm administrash. Të cilët kurrë nuk u hyri gjëmbi në këmbë. Edhe pse në pushtet ishte Enveri.Po kështu dhe kur erdhi Saliu, Nano, ti e me radhë.
Herën e fundit që të dëgjova, qe ajo para pak ditëve. Kur për inat të Taulant Ballës u tregove shqiptarëve për të qindën herë persekutimin tënd, dhjetat, dhe çfarë të them. Respekt për vuajtjet e tua. E sidomos të prindërve. Të familjes tënde. Por nuk bëhet më kështu. Vuajtja nuk është meritë. As dekoratë. Vuajtja është fatkeqësi që të bie për pjesë nga dështakë dhe manjakë regjimesh. Dhe që të mos përsëriten ato. Të mos përsëritet denigrimi, degdisja, përbuzja, racizmi dhe lufta e klasave. Duhet të qeverisin ndryshe. Për hatër të meritës jo të vujatjes. Faza e parë e demokracisë ishin vuajtjet. Faza e dytë ndërtimi i shtetit të së drejtës mbi bazën e ligjit. Mbi të parën ne ishim shumë bujar karshi njëri-tjetrit. Në dy raste me drama të mëdha shekullore. Atë pas mbarimit të luftës së dytë botërore. Kur bëm me shumicë qeverisës të të gjitha niveleve nën emrin e shtëpisë bazë. Dhe pas rënies së socializmit. Po ashtu nën emrin e të persekutuarit, të të përndjekurit bëm shumë administratorë, shtetarë. Madje me shumicë, edhe nga rraca e persekutorëve. Madje edhe krushqi. Megjithëse nga foltoret flasim dhe tregojmë me gisht armiqë, persekutorë, sharlatanë.
Fazën e dytë ne dështuam. Nuk e bëm dot shtetin asnjëherë ligjor. Por ca vite të demokratëve dhe ca vite të socialistëve. Ndaj sot është demode të ankohesh më për persekutim. Sidomos pas 8 vitesh qeverisje. Ne dështuam, pasi nuk i hapëm dosjet. Thënë kjo me qindra herë. Në katërvjeçarin e dytë si demokratë, iu gëzuam pushtetit në një aleancë të brishtë. Aspak natyrale. Madje edhe pse goditjet i merrnin brinjëve. Po prej saj. Më shumë na dhëmbi karrika se sa përsosja e shtetit. Po dështojmë duke thënë se na manipuluan zgjedhjet. Kur ishim ne organizatorët. Po vazhdojmë të dështojmë pasi qëllimin e madh, po e minimizojmë në djegie bunkerësh. Qëllimin e madh po minimizojmë tek ankesat personale të një kohe. E cila duam apo nuk duam ne, jemi bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës. Eshtë kjo arsyeja që nuk ka ndjesë publike ndaj vuajtjeve të familjes tënde. Ashtu sikur është po kjo arsyeja që kurrë edhe si shtet ne nuk morën një herë vendimet e duhura. Në drejtim të ligjbërjes. Të bërjes së shtetit. Nuk mbrohen kauzat e një populli me shokët e djalit apo të vajzës. Përpjekja për reforma të thella. Përpjekja për të pastruar administratën nga ata që tregon me gisht një ambasador i huaj. Ne dështuam, pasi thelluam dasimin dhe luftën klasore. Madje tipare të qarta të saj, gëlojnë edhe mes demokratëve. Ka aty një kulturë gati absurde të vetflijimit për të qënë në rresht. Që je demokrat apo nuk je, sapo thua diçka ndryshe njëshit. Nuk je demokrat kur të mbron ty në luftën absurde me një absurd si Taulant Balla. Nuk është kjo meritë të të mbash ligjëvënese, qoftë ty. Qoftë deri te vet Sali Berisha etj. Ka një kohë pensionimi për çdo qënie njerëzore, aktive. Dhe më vjen keq se ty të ka rënë për pjesë disi më shpejt. Demokratët sot i ngjajnë vëllezërve që shihen në gjyq. Ka një kulturë të dëmëshme sidomos kur e mendon veteveten si vlerë e pazëvendësueshme. Kanjë kulturë të penguese që i kthehesh kryetarit, kur e kupton që nuk merr një vend në strategjitë e reja. Ka një kulturë dështuese e thirrjeve duam babën. Alla Nano kur u thoshte pesë socialistëve të dehur nga ekstravaganca e tij. Se e di që po më luteni, kthehu baba. Na shpëto. Qoftë ti, por deri edhe tek Sali Berisha. Tashmë i përkisni historisë, me të mirat dhe të këqijat. Dhe si histori duhet të mblidheni në stendat e një muze. Në historinë e brishtë të një partije pluraliste. Që në historinë e Shqipërisë nuk është e para.
Duhet një vizion tjetër tashmë Jozefinë. Punuan mjaft për ty demokratët. Një vizion i ri, gjak i ri…
Protestoni fort për ndryshim,…Por mos shkatërroni!
Nga Ilir Levonja-Florida/
Protestoni, por mos digjni. Protestoni fort për ndryshim. Por mos shkatërroni. Protestoni zë lart për të drejtat tuaja. Por mos prishni. Protestoni nga mëngjesi deri në mbrëmje. E po qe nevoja deri në mëngjes. Veç me qartësi. Duke i shërbyer arsyes që ju ka nxjerrur në bulevard. Duke i shërbyer demokracisë që ka nevojë për arkitekt të zotë. Jo shoqni kafesh apo grupe interesi. Protestoni që të ndreqni jetën tuaj. Jo ta varfëroni atë. Çdo gur bulevardi, është një kacidhe e hequr nga xhepi juaj. Çdo xham është një preteks i sundimtarit tuaj. Kësisoj do ju justifikohen. Kësisoj do sundojnë. Dhe ju nuk do dëgjoni asgjë tjetër. Veç bojkot, sherr parlamentar, fjalor harbutësh, mos komunikim, kriza politike dhe kriza të përjetshme në tranzicionin e pushtetit nga njëra pale tek tjetra. Protestoni që të prodhoni punëtorë të shtetit, jo shushunja të tij. Protestoni që atë karrike Kuvendi, ta marri ai që shkon në punë. Që e merr lekun me djersë. Duke u lodhur për përmisimin e jetës tuaj. Pasi pushteti vjen nga ju. Protestoni që të prodhoni të ardhme për fëmijët tuaj. Dhe me që jemi tek fëmijët. Protestoni…, pasi borxhi që kanë në qafë. Të paktën deri më sot. Do i mbaj ata më të ndarë nga sa jemi ne tani. Në një atdhe që i përket të gjithëve. Eshtë e thjeshtë. Mendoni se çfarë ka fëmija juaj. Dhe çfarë ai i liderit tuaj. Shoqëria jonë nuk ka nevojë të bëj garë për të pasuruar liderët. Por ju. Mendoni përse ju ecni më këmbë, me urban… me trenin demode. Kur shtetarët tuaj diskutojnë markat e veturave. Protestoni për një atdhe ku t’u bashkojë jo vetëm futbolli. Protestoni për një atdhe ndryshe. Jo si ky…,I cili për ironi të gjaknxehtësisë sonë, ndjenjës vulgare të urrejtjes për njëri-tjetrin. Na mban të ndarë në pesë shtete. Protestoni kundër çdo klike. Çdo shenje robi që nuk ngopet me pushtet. Demokracia është rrjedhë uji. Lëviz…, gjithë kohës. Sot jam unë. Nesër ti. Dhe duhet t’i themi shoku-shokut urime, jetë e shëndet. Mbarësi. Jo plaç, jo poshtë, jo lart, jo shporru. Duhet ta presim e ta përcjellim njëri-tjetrin. Protestoni për t’i thonë Jo, e përsëris…, shoqërisë së një kafeneje. E cila vjen në pushtet se unë të kam inat ty. Dhe ti mua. Protestoni që të keni vendin e punës tuajin. Në bazë të një kontrate aftësie e kualifikimi profesional. Jo partiak. Protestoni që mos të rrini me sytë nga WesterUninon. Nga qielli, nga deti, nga sportelet e llotarive. Ai vend nuk merr fund pse largohet një Kryeministër. Përkundrazi është duke shkuar drejt fundit nëse mendojmë dhe luftojmë njëri-tjetrin nën emrin e një udhëheqësi. Ndofta është nuhatja juaj të cilës i druhen edhe ambasadat e huaja. Njerëzimi është një lloj magjie. Një stinë që gjallon jo në raport me diellin në qiell. Por me atë në që ka midis vedit. Vjen një çast kur edhe pritshmëria merr fund. Mbaron durimi. Pyesni veten. A jeni të aftë për punë? Apo jeni krijesa që duhen ushqyer? Nëse është e para. Nëse ju hanë duart. Ju vret koha e tepërt. Ta dini, nuk është faji juaj por atyre që keni zgjedhur. Ndaj duhet ndryshim. Biles rrenjësor. Protestoni dhe mos ndaloni. Të zgjedhësh një here gabim. Dy here, tre, katër… është gabim njerëzor. Të zgjedhësh përjetësisht kështu është faj. Protestoni dhe zbytheni nga karrika çdo mëndjemadh. Çdokënd që ju përbuz. Që ju vjen tek porta në kohë fushate. Ju flet për prosperit. për kundërshtarë tradhtarë. Ndërkohë ju nuk drita. Nuk keni ujë. Nuk keni rrugë. Dhe normalisht, jetoni të zemëruar me fqinjin tuaj. Me ndjenjën e zilisë. Me nofkën komunist, i kuq, demokrat, socialist etj. Protestoni dhe shkundni me hapat tuaja çdo emër qeveritari. Protestoni edhe për mijra e mijra arsye të tjera. Kaq sa përmenda unë janë veçse një grusht prej tyre.
Jemi bërë pis
…Eshtë luftë pa kompromis qeverisja, lartësi. O bëhesh Enver me haluçinacione gjumi. O qaraman i përjetshëm. Megjithëse ka dhe një rrugë fare të hapët. Atë që ofrojnë martirët… të cilëve ti sapo u kërkove ndjesë./
Nga Ilir Levonja-Florida/
Edi Rama i kërkoi falje publikisht padër Zef Pllumit dhe profesor Sami Repishtit. Po ndërsa i pari është pranë Zotit të tij me misionin e mbushur. Duke lënë për së pari një mëshirë të madhe përballë krimit dhe torturave çnjerëzore. Luftës së njëriut ndaj njeriut. Duke i kujtuar shoqërisë së tij se tjetër është të dukesh. Dhe tjetër të ndihesh. Mëshira për xhelatin është dashuri. Që Zoti ia jep shpirtit të fortë. Megjithatë në atë shoqërinë tone një shpirt i tillë është akoma humbacak. Kjo për shkak se aty vetëm sa duken. Dhe aspak nuk ndihen. I dyti është akoma gjallë dhe me një mendje të kthjellët dhe po kaq paqësore. Ofron për treçereshekulli ura komunikimi dhe bashkëpunimi.
Duke shmangur pikërisht frymën ideollogjike mbi të cilën po shinohet demokracia, jo më e re shqiptare. Nuk ka për të vonuar. Madje unë e parafytyrojë se si po sillet në muzgjet e dimrit amerikan. Brenda dhomave, duke nënqeshur me faljen ideologjike të Edi Ramës. Me ankesën e pendurakut të shtirur duke qeverisur përjetësisht, plot ankesa, ndaj dhe vetëm një emri. Ai quhet Sali Berisha.Edi Rama rrahu gjoksin se fitoi me një million vota. Dhe sot qeveris me një million ankesa ndaj vetëm një personi. Edi Rama flet për shtetin e së drejtës. Dhe sot ankohet për padrejtësitë e një shtetari unik. Edi Rama foli për mirëqënie, zhdukje të papunësisë.
Dhe sot ankohet se nuk e lë Sali Berisha. Edi Rama mburret se mori 1 million vota. Megjithatë ankohet se po nget një makinë që e ka projektuar paraardhësi i tij. Dhe jo rastësisht në internet është hedhur. Bashkë me faljen plot lot krokodili të Kryeministrit. Një video montazh me arrestimin e Sali Berishës. Më mire nga të gjithë ne, e di vet lartësia e tij që loja me Saliun është për të mbuluar dështimin. Dhe duke e ditur se Sali Berishën nuk e arreston dot. Ai vetëm qahet.
Eshtë luftë pa kompromis qeverisja lartësi. O bëhesh Enver me haluçinacione gjumi. O qaraman i përjetshëm. Megjithëse ka dhe një rrugë fare të hapët. Atë që ofrojnë martirët… të cilëve ti sapo u kërkove ndjesë. Kjo është hedhja e bazave të shtetit të së drejtës, pa ankesa, pa pendesa të shtirura, pa qaravitje, pa frymë ideologjike, pa dasime jugveri, pa fantazinë e provincialit ballkanas, bëj si them unë dhe jo si bëj unë. Kjo është më fisnikja…, ajo e bashkëpunimit dhe e ndjesës së madhe karshi një populli që do apo nuk do ti, eshtë fytyra martire e padër Zefit dhe e profesorit që akoma frymon këtu në Amerikë. Por kjo nuk ndodh, pasi ti vet e thua. Jemi bërë pis të gjithë. Shumë mire që nuk e përjashton veten. Por kaq është vetëm llafollogji. Fakti është kokëfortë, i qartë. Si ai që ti mban në krahë, në aleancën tënde të madhe mbi bulevardin e 21 janarit. Përpara se të arrestosh Sali Berishën, u thuaj rolexave të drejtësisë shqiptare, të arrestojnë aleatin tend. Pastaj, edhe veten e tyre… Ti shko më këmb. Ty të pëlqen të ecësh më këmbë. Biles vish një bluzë me logon e faljes. Mblidhuni bashkë se, ka vend me bollëk. Dhe falja është më pranë Zotit nga hijet e qelisë. Veç ashtu mund t’i ndjesh emrat të cilëve vërtet u falesh publikisht.
Fitore si e Mato Grudës
Opinion nga Ilir Levonja/Sot më shumë se ndonjëherë tjetër…, ky bunkeri në flak aty në mes të Tiranës m’u duk si ai mullari i djegur i Mato Grudës. Për ata që nuk e dinë historinë. Diçka që i përket stisjes folklorike nga koha që iku. Eshtë një libër i Dritëro Agollit. I bërë dhe film, i luajtuar nga aktorë që përbëjnë ajkën e kinematografisë tone.
Tek ne, qofshin me të mirat dhe të këqijat e kohës. Veprat në fjalë kanë si arritje atë fytyrën brutale të talljes mes vetes. Të dasimit nga njëri-tjetri. Të luftës së ashpër por dhe absurde të së drejtës time apo tëndes. Shkurt Mato Gruda një fshatar që gjoja mezi po i bashkohej luftës. Për shkak të mendësisë. Dhe që në atë rrëmujë pas betejash. Përfiton të laj hesapet me fqinjin e tij, që është edhe hasmi i tij. Rasti i solli në derë mundësinë të zhdukte një fis të tërë me një gjyle topi. Mirëpo në vend që të godiste hasmin. Ai goditi mullarin e shtëpisë. U bë gazi i botës.
Çfarë nuk i ka ikur kohës së sotshme nga e djeshmja.? Përpjekja po kaq absurde për të thelluar dasimin. Fryma ideollogjike e trajtimit. Apo devijimit të një ngjarje. Përshembull shumë webe djathtas e trajtojnë protestën e sotshme…, si të qytetarëve. Jo të Partisë Demikratike. Jo të demokratëve. Ndërkohë të gjithë e dime mire, pasi që herët në mëngjes. Vërshuan foto dhe entuziazmi skijor drejt qëndrës së vendit. Autobuzë me militantë. Dhe mire bëjnë. Edhe unë do kisha shkuar me qejf. Nuk ka asgjë të keqe të protestosh. Dhe më shumë se kurrë, sot ishte dita.
Shqipëria më 8 dhjetor hapi një perde të madhe. Botën e bukur të demokracisë perëndimore. Por edhe më të vështirën për shkak se është e ndërtuat mbi baza ekulibri.
A e kemi në këtë ekuelibër të tillë? Aspak! Ne jemi zhytur në një amulli të dasimit. Forcat politike, protestat e tyre janë të prirura nga elementi i fortë. Duhet domosdoshmërisht një protestë të përfundojë me dhunë, djegie? Përkundër atyre mijra halleve sociale. Apo ekonomike që po kalon ai vend. Partia Demokratike, duhet të kuptojë se është në periudhën e artë të opozirazmit. Ku të paktën në luftën për zhdukjen e informalitetit. Kufirit të borxhit. Statutin nëpunësit civil etj. Po luhen lojrat më të pista në rrënimin dhe jo formalizimin e demokracisë. Partia Demokratike e di më mire se kushdo tjetër. Që marrje të pushtetit me dhunë nuk ka. E di nga shtatori i 1998. Kur devijoi kortezhin mortor të Ayem Hajdarit. E di nga autogoli që i bëri vetes me 21 Janarin, përmes një video ku shfaqej gafil aleati i saj. Mori përsipër të mbrojë xhevahirin e korrupsionit. Dhe ndofta nga ajo kohë, i është rrënjosur në vetvete se një frymë dhune duhet. Kështu thonë plot militantë. Kështu thonë të fortët. Ata që i duhen turmës në shesh.
Nuk ka rëndësi se, në historinë e mire apo të keqe…, tonën. Ajo godinë është fytyra e shtetit tone. Ndofta dhe më gllablruesja e fondeve nga buxheti ynë i varfër. Për shkak të tekave të të fortëve. Dhe qejfit të njëshave në lidhje me rimodelimet sikur do të rrinë në pushtet përjetësisht. Duke i bërë shurrën historisë vet. Dhe duke ujitur po me shurrë demagogjinë.
Nuk është fitore djegia e një bunkeri. Ne ishim në pushtet, jo pak por 8 vite dhe nuk i hapëm dosjet. Nuk e çbunkerizuam vendin. Përderisa bëm aleanca dështake. Nuk e njohëm fajin. Dhe për rrjedhojë një ”fitore” si kjo e sotshmja, mbetet sërish dasim. Aq më tepër më 8 dhjetor.
Me që po afron 8 dhjetori
Nga Ilir Levonja/
Sa here që klikoj listen themeltare të partisë demokratike të Shqipërisë. Shoh një emër studenti që i përket miqësisë sime. Një student i shkëlqyer i inxhinjerisë nga bregu. Që sot është emigrant në botën e Athinës. Në fakt janë shumë të tillë. Shumë shtegtarë. Një tjetër e gjeta në Clevelandin e ftohtë të shtetit Ohio. Drejton një barbuffe. Folëm për virtytet e vrara të demokracisë. Më dukej sikur kisha përballë edhe atë të Athinës. Në fakt ka shumë e shumë të tillë. Shumë shtegtarë.
Idealet kanë shtegtuar. Kanë shtegtuar idealistët. Dhe dosmodo…Kulistët, ngërçistat, dallaverexhinjtë gëzojnë lirinë më brutale. Janë të lumtur në mbretërinë e tyre.
Duket naïve…, koiçidenca e treçekshekullore. Midis aspiratave dhe faktit real të zhvillimit kombëtar. Përballë kësaj shfryme vulgare që dominon sot kuvendin e një populli vital që flet me vete sikur të jetë budallepsur.
Duket naïve…, faktikja e shekullit shtet. Përballë kësaj shfryme më shumë se vulgare. Gati karagjozësh që e kanë marrë peng familjarisht dhe shoqërisht atë vend të copëtuar në shtete me shtetarë arrogantë. Gati prerje të sojit binjak me matrapazin.
Përse debatojnë sot shtetarët shqiptarë? Veç për bëmat e tyre.
Përjashta botës së tyre. Ka vetëm popull të budallepsur. Ka vetëm shi. Ka mizerje. Ka mjerim. Por sinqerisht, një mjerim që është më fisnik se mjerimi i gojës së çdo politikani që del e flet në atë foltore. Ku mban sytë një komb i tërë.
Në të vërtet duket po kaq naïve, ironike, fyese…. edhe thirrja për protesta, pikërisht në 8 dhjetorin e idealeve të vrara. Por kështu ka qënë historikisht tek ne. Idealistët dënoheshin me degdisje. Kurse matrapazët qeverisnin. Kështu po ndodh edhe tani.
Ndaj nuk keni pse habiteni me dekorimet. Nuk keni përse debatoni se kush duhet… dhe kush nuk duhet të dekorohet.
Nga ana tjetër ne do mbesim përjetësisht si:
Të ndarë e plot urrejtje karshi njëri-tjetrit. Fetarë me bumin e boshësisë së tolerances fetare. Pa drita, pa ujë, pa rrugë. Pa data historike. Pa histori. Pa një burrë a një grua kombi. Pa një mishërim intelektuali. Ironikë dhe vulgarë karshi vetes. Plot çmenduri klasash. Plot revolucione matrapazësh.
Megjithatë më 8 dhjetor, ditën e idealistëve në shesh. Të protestojmë të largojmë qelbësirat. Nga qelbësirat… se e qelbën atë vend. Më 8 dhjetor dilni në protestë, socialistë, demokratë, republikanë, lsi-sta dhe betohuni për idealet. Mburruni me idealistët që I gjeni emigrantë ose të vrarë. Pjesë e historisë kombëtare.
Në Shqipëri… në 8 dhjetor. Në protestë. Në ditën e idealistëve.
Atyre të vrarëve dhe të harruarve. Atyre të gjallëve që lajnë pjata, e që punojnë nga 16 orë. Në protestë me ata dhe për ata që tallen me ju.
- « Previous Page
- 1
- …
- 76
- 77
- 78
- 79
- 80
- …
- 102
- Next Page »