Opinion nga Ilir Levonja/Sot më shumë se ndonjëherë tjetër…, ky bunkeri në flak aty në mes të Tiranës m’u duk si ai mullari i djegur i Mato Grudës. Për ata që nuk e dinë historinë. Diçka që i përket stisjes folklorike nga koha që iku. Eshtë një libër i Dritëro Agollit. I bërë dhe film, i luajtuar nga aktorë që përbëjnë ajkën e kinematografisë tone.
Tek ne, qofshin me të mirat dhe të këqijat e kohës. Veprat në fjalë kanë si arritje atë fytyrën brutale të talljes mes vetes. Të dasimit nga njëri-tjetri. Të luftës së ashpër por dhe absurde të së drejtës time apo tëndes. Shkurt Mato Gruda një fshatar që gjoja mezi po i bashkohej luftës. Për shkak të mendësisë. Dhe që në atë rrëmujë pas betejash. Përfiton të laj hesapet me fqinjin e tij, që është edhe hasmi i tij. Rasti i solli në derë mundësinë të zhdukte një fis të tërë me një gjyle topi. Mirëpo në vend që të godiste hasmin. Ai goditi mullarin e shtëpisë. U bë gazi i botës.
Çfarë nuk i ka ikur kohës së sotshme nga e djeshmja.? Përpjekja po kaq absurde për të thelluar dasimin. Fryma ideollogjike e trajtimit. Apo devijimit të një ngjarje. Përshembull shumë webe djathtas e trajtojnë protestën e sotshme…, si të qytetarëve. Jo të Partisë Demikratike. Jo të demokratëve. Ndërkohë të gjithë e dime mire, pasi që herët në mëngjes. Vërshuan foto dhe entuziazmi skijor drejt qëndrës së vendit. Autobuzë me militantë. Dhe mire bëjnë. Edhe unë do kisha shkuar me qejf. Nuk ka asgjë të keqe të protestosh. Dhe më shumë se kurrë, sot ishte dita.
Shqipëria më 8 dhjetor hapi një perde të madhe. Botën e bukur të demokracisë perëndimore. Por edhe më të vështirën për shkak se është e ndërtuat mbi baza ekulibri.
A e kemi në këtë ekuelibër të tillë? Aspak! Ne jemi zhytur në një amulli të dasimit. Forcat politike, protestat e tyre janë të prirura nga elementi i fortë. Duhet domosdoshmërisht një protestë të përfundojë me dhunë, djegie? Përkundër atyre mijra halleve sociale. Apo ekonomike që po kalon ai vend. Partia Demokratike, duhet të kuptojë se është në periudhën e artë të opozirazmit. Ku të paktën në luftën për zhdukjen e informalitetit. Kufirit të borxhit. Statutin nëpunësit civil etj. Po luhen lojrat më të pista në rrënimin dhe jo formalizimin e demokracisë. Partia Demokratike e di më mire se kushdo tjetër. Që marrje të pushtetit me dhunë nuk ka. E di nga shtatori i 1998. Kur devijoi kortezhin mortor të Ayem Hajdarit. E di nga autogoli që i bëri vetes me 21 Janarin, përmes një video ku shfaqej gafil aleati i saj. Mori përsipër të mbrojë xhevahirin e korrupsionit. Dhe ndofta nga ajo kohë, i është rrënjosur në vetvete se një frymë dhune duhet. Kështu thonë plot militantë. Kështu thonë të fortët. Ata që i duhen turmës në shesh.
Nuk ka rëndësi se, në historinë e mire apo të keqe…, tonën. Ajo godinë është fytyra e shtetit tone. Ndofta dhe më gllablruesja e fondeve nga buxheti ynë i varfër. Për shkak të tekave të të fortëve. Dhe qejfit të njëshave në lidhje me rimodelimet sikur do të rrinë në pushtet përjetësisht. Duke i bërë shurrën historisë vet. Dhe duke ujitur po me shurrë demagogjinë.
Nuk është fitore djegia e një bunkeri. Ne ishim në pushtet, jo pak por 8 vite dhe nuk i hapëm dosjet. Nuk e çbunkerizuam vendin. Përderisa bëm aleanca dështake. Nuk e njohëm fajin. Dhe për rrjedhojë një ”fitore” si kjo e sotshmja, mbetet sërish dasim. Aq më tepër më 8 dhjetor.
De Biasi: Kundërshtar i fortë, por jemi të përgatitur
TIRANË, 7 Tetor/ Nga Gjergji Mima/ -Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi e ka konsideruar ndeshjen e 8 tetorit përballë Serbisë si një takim mjaft të rëndësishëm ku motivimi i lojtarëve është në nivelet më të larta.
Një ditë përpara zhvillimit të ndeshjes me Serbinë, trajneri De Biasi, në një konferencë për mediat ka deklaruar se tensioni në këtë ndeshje është normal.
“Për mua tensioni është në nivele normale, është një ndeshje e rëndesishme, tensioni është ai i duhuri. Kam pasur ide të qarta, pjesa më e rëndësishme e lojtërëve janë disponibël për këtë ndeshje. Kundërshtari është i fortë, ka lojtarë që luajnë në ekipe të mira, por ne jemi te pergatitur”, ka theksuar De Biasi.
Pyetjes se sa e njeh kundërshtarin , duke qene se ndeshja e parë zgjati rreth 40 minuta, De Biasi u shpreh se, “Nuk besoj se është ndonjë handikap i madh. Për ato minuta që kemi qenë në fushe ne kemi bërë një lojë të mire”.
“Ne kundërshtarin e njohim mirë, dhe qëllimi është rezultati pozitiv. Në do të futemi në lojë për të fituar ndeshjen. Në hymë në fushë duke respektuar kundërshtarin, por duke arritur objektivat tona”, ka thënë ai
Më tej, De Biasi ka nënvizuar se për një trajner kjo është ndeshja më e thjeshtë për tu përgatitur, sepse lojtarët e kanë motivimin brenda. “Besoj që ne duhet të jemi inteligjentë në fushë dhe të shfrytëzojmë goditjet e këndit apo ato të dënimit për të fituar”, është shprehur trajneri i Kombëtares.
Lidhur me gjendjen e lojtarëve dhe formaionin De Biasi ka theksuar se ka pasur ide të qarta që në fillim. “Të gjithë lojtarët janë të gatshëm dhe të motivuar për këtë ndeshje”.
Ndërsa Serbinë, De Biasie e ka cilësuar si një kundërshtar shumë të fortë. “Serbia ka lojtarë që luajnë në klube evropiane, por mendoj se edhe ekipi ynë ka mjaft cilësi”.
Cana: Kombëtarja pranë ëndrrës për të luajtur në Evropian
Për kapitenin e ekpit kombëtar, Lorik Cana, Kombëtarja është fare pranë ëndrrës për të luajtur për herë të parë në fazën finale të një kampionati evropian.
Cana është shprehur se, ndeshja do të luhet duke respektuar kundërshtarin, por duke besuar në forcën tone”.
“Lojtarët të fokusuar tek përgatitja për ndeshjen”, ka siguruar Cana, duke shtuar se, “mënyra e përgatitjes së kësaj ndeshjeje nuk dallon nga ndeshjet e tjera”.
Cana ka vlerësuar punën e trajnerit de Biasi me kombëtaren shqiptare duke theksuar se, me tranerin De Biasi kombëtarja është rritur si skuadër dhe këtu em rënësi ka qenë përgatitja në grup”.
***
FORMACIONI I MUNDSHEM
Trajneri i ekipit perfaqesues shqiptar, italiani Gianni De Biasi, eshte drejt piketimit perfundimtar te formacionit me cilin do te perballet te enjten ne mbremje me ekipin e Serbise ne “Elbasan Arena”, per eliminatoret e Euro 2016.
Formacioni i mundshem i ekipit shqiptar eshte:
Berisha – Hysaj, Cana, Ajeti (Xhimshiti), Agolli – Kukeli – Gashi (Roshi), Abrashi, Xhaka, Lenjani (Meha) – Cikalleshi (Balaj)