• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lideri im

March 4, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja-Florida/
”Berisha iku, e bëri si burrat, burri. Me mijra njerëz zevëndësuan cover-up e tyre në fb me portretin e tij. Atëhere fitimtarë, jo për ‘të, por për këta mijra që e duan, shpresuan, panë dhe besuan tek ai liderin apo gjeniun, lëreni të ikurin në shenjtërinë e tij.” Këto radhë i kam shkruar disa ditë pas dorëheqjes tënde publike. Pasi e tillë ishte… Ose kështu mendoj unë, historike. Qoftë edhe për kalendat e brishta të historisë së vendit tonë të vuajtur. Njëzet e dy vite lider?! Kohë e madhe. Por që fatkeqësisht, pavarsisht shijeve të mia, mendjes time. Ka nga ata që të krahasojnë për pushtetin absolut edhe me Enverin. Në fakt është një lloj justifikimi i përvitshëm, që çohet e përçohet nga njëri lider tek tjetri duke ndëshkuar kaq brutalisht shoku-shokun. Veç me fjalë dhe tension situatash. Por asnjëherë ligjërisht. E kështu për të mos u zgjatur, është krijuar një kulturë sharjesh në këtë vend të ”mallkuar” sa ia ka kaluar edhe diktaturës së proletariatit.
Megjithatë t’i mbetesh lideri im. Kam rastisur të ndodhem fare pranë, që nga koha e pardesyve të bardha. Kam ndjerë se si tronditej asfalti nën këmbët tona. Sepse po vije ti. Më shungullojnë akoma fjalë të tilla, si bashkëvuajtës. Apo bizhuteritë e grave do të shesim që të bëjmë rrugën e kombit etj. E sa e sa të tjera. Por ndërkohë kam parë edhe mizëri, urrejtje, vrasje. Dhe konflikte që nuk janë aspak pjesë e reale apo normale e një demokracie. Qoftë kjo e brishtë edhe si kjo e vendit tonë. Edhe pse po ikën treçereku i parë, i kësaj kohe të re. I sistemit të hapur, të ëndërruar. Prapë ka urrejtje, ka mosmarrëveshje të natyrës shekullore, që nga rënia e Perandorisë Osmane. Madje më të forta. Pasi akom kudo, të gjithë ne, demokratë, ballistë, monarkistë, legalistë, socialistë, komunistë. Me dëshmorë të tillë. Me akademikë të tillë. Me shkenctarë, apo intelektualë të tillë. Mëshojnë dhe kërkojnë të na shkojë vetëm e jona. Asnjëherë çështja. Ajo për të cilën ne mendojmë se po i shërbejmë. Akoma kemi armiq dhe luftë klasash.
Një detaj. -Akoma nuk janë hapur dosjet.
Madje kemi politikë klanesh. Ose politikë të marrë peng. Brenda një grupi të përjetshëm njerëzish. Të cilët me dashje ose pa dashje, po i ngjajnë Enverit. Ndërkohë ne i premtuan shoqërisë tonë pastrimin.
Një detaj tjetër. -Kryetarë të përjetshëm. Qofshin këta në parti, në bashki të ndryshme. Emra që zgjidhen me dhunë, me imponim. Përjetësisht pushtetarë, siç është edhe rasti i ishaleatit tënd Ilir Metës. Ndërkohë ne i premtuam shoqërisë tonë promovimin e vlerave.
Unë mund të ndalesha gjërë e gjatë, gjithë këtë ditë të bekuar. Por nuk ia vlen. Për më të thjeshtën arsye. Përfundimin po të njëjtë. Në këtë pengmarrje që i është bërë atij vendi. Qoftë edhe në dëshirën më të vogël, për të thënë mendimin ndryshe. Askush nuk ka kurajo. Nga të gjitha krahët. Përse.? A mund të quhet kjo arritje? A është kjo demokracia? Nuk ia vlen edhe për një përfundim tjetër. Bojkotet. Dhe prapë lufta brenda të njëjtëve personazhe. Pra pengmarrësve. Ndërkohë ne i premtuam shoqërisë tonë filozofinë e rrjedhës së ujit.
Sot në një nga postimet e përditshme të tua. Që më dha edhe shkak të shkruaj këto radhë. Na flisje për kriminelin Ilir Meta. Kupolën e krimit. Kur mendoj se ne qeverisëm më ‘të për kaq vite. Habitem. Trishtohem. Sado nuanca brutale të ketë loja politike. Prapë paska nga këto që nuk u kapërdikan fare. Një kupolë e tillë nuk bëhet për një ditë. Ndërkohë kujtohem se si në një natë dimri, ti shkove befasisht në shtëpinë e Ilirit. Dole vonë dhe në entuziazmin e gjellëve dhe verës na fole se për një farsë të montuar. Për presion, a ku di unë se çfarë. Ndërkohë e gjitha kjo i ngjan atij inati me vajzën që nuk na eci. Ne e kishim në mesin tonë Lirkën. Flirtuam me ‘të. U dashuruam. E mbrojtëm me fanatizëm. Aq sa harruam pemët e kopshtit tonë të bukur.
Sa mirë sikur të na i kishe thënë atë natë, këto që po na thua sot.
Që të besonim në ekzistencën e një lideri.
Megjithatë Lideri im, më duhet ta mbyll me po të njëjtin paragraf që e hapa. Ndofta ato fjalë që ua thashë dikur lexuesve. Më duhet të t’i them edhe ty. ”Berisha iku, e bëri si burrat, burri. Me mijra njerëz zevëndësuan cover-up e tyre në fb me portretin e tij. Atëhere fitimtarë, jo për ‘të, por për këta mijra që e duan, shpresuan, panë dhe besuan tek ai liderin apo gjeniun, lëreni të ikurin në shenjtërinë e tij.”

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, Lideri im

Anëtar…

February 28, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja/
Shumë forca politike janë këto ditë në tensionin e zgjedhjeve të emrave për kandidatët në pushtetin lokal. Kryetarin e Bashkisë. Shoh vlime dhe fryerje erërash. Shoh gjithfarësoj komentesh e mendësish. Shoh ide vlerash dhe antivlerash. Shoh ide meritash dhe frymën e pritjes. Atë të shpërblimit. Idenë e lutjes. Dëshirën e glorifikuar të atij që e pret ta thërrasin. T’i thonë, froni yt baba. Shoh se si po fyen në masë, duart e thjeshta, të anëtarit të thjesht, të votuesit të thjesht. Të numrit që plotëson kuadratin e rregjistrave të anëtarëve të partisë. Shoh se ngrihen barriera klanesh, që përmendin dekoratat. Meritat. Dhe presin nga tarraca e hardhive, me projektin gati, për pronën e tyre. Jo shoqërinë e hapur. Për njerëzit. Çfarë nuk po shoh?!
Le të sqarojmë disa mendje. Duke filluar për së pari nga kryetarët. E deri tek anëtari më i thjesht. Ai që tashmë e quajnë militant. Dhe jo anëtar. Pra rikujtim.
Çdo anëtar i një force politike, ka të drejtën njerëzore të ëndërroj. Të zgjidhet dhe të zgjedhi. Deri sa ia kërkoni votën, ka të drejtën e balancës ta kërkojë edhe ai votën tënde nga ty?
Çdo anëtar i një force politike, është anëtar. Jo vlerë apo antivlerë. Ata që mendojnë se janë vlerat e kësaj force, duke i cilësuar plehra anëtarët. Janë ata, më pavlerat. Janë ato milingonat që futen si të tilla dhe ikin si voza me rrota. Nga partia.
Çdo anëtar i një force politike, qoftë ky, qytetar, fshatar, është anëtar. Ata që mendojnë se kanë të drejtën e zgjedhjes vetëm qytetarët, janë ata fshatarët. Janë këta njerëzit që kanë, edhe kthyer në formën përkeqësuese kuptimin e emrit fshatar.
Çdo anëtar i force politike, është anëtar. Qoftë femër apo mashkull, i ri apo e re. E ardhmja e partisë. Ka të drejtë të zgjidhet. Jo të përbuzet. Kush rri në shtëpi, në tarracën e verandës në një pallat të ri. Diku në një qytet tjetër. Dhe pret që ta thërrasin si vlerë, si historia e partisë. Eshtë pa vlera, është antihistoria.
Çdo anëtar i një force politike, është anëtar. Qoftë ky i zi, i kuq, i bardhë. Ka të drejtë të zgjidhet. Ata që i përdhosin e i quajnë plehra. Ka domethënien që këta, me një fjalë përdhosësit, janë bërë tashmë të tilla. Dhe normale që plehrat nxirren nga shtëpia.
Çdo anëtar i një force politike është anëtar i përjeshtëm. Jo pushtetar i përjetshëm.
Çdo parti, është parti. Si e tillë është e anëtarëve. Nuk ka fshatarë, qytetarë, fise, apo koloni fisesh, meritash, vlerash.
Diku në një vilë fshati, faqeve të kodrave, në verandë. Duke parë perëndimin e diellit në det. Një burrë i gufosur nga shëndeti, edhe pse ka vite që nuk e shikon zyrën e partisë. Pret të shkojnë e ta thërrasin. T’i marrin dorën. Pasi mendon se është historia, vlera etj.
Ndërkohë një e re, plot diell. Një i ri plot energji. Një tjetër njeri cilidoqoftë. Me teserën anëtar. Eshtë i priviar nga e drejta për tu zgjedhur. Pasi është i dënuar vetëm të votojë.

Filed Under: ESSE Tagged With: anetar, Ilir Levonja

Letra e Taulantit

February 21, 2015 by dgreca

…Keshtu nuk te do Europa Taulant…/
Nga Ilir Levonja/
Si gjithmone ti Taulant na ke felliqur. Edhe me kete leter. Biles e ben me shume qejf. Me zell publik. Ndofta nga qe je nje nga ato dhjetra kokrra ku ka deshtuar riciklimi. Rigjenerimi i breznor. Duhet thene se nga paraardhesit e tu, nga politikanet, je kopja ku permblidhen te gjithe te keqijat e tyre. Ke marre me te keqijat e F. Nanos te S. Berishes, te I.Metes…, padiskutim edhe te Rames. Dhe ne menyre populiste i drejtohesh Europes, i kerkon llogari, i ve faj per shkak te inisiatives bllokuese, sic i quan ti, ate te tre deputetve franceze. Per kundershtimin qe i bejne anetaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian.
Kerkova neper shtypin shqiptar, per te pare nese ka ndonje reagim, te pakten nga profesionistet, apo nga ata qe merren me asocimin e Shqiperise ne Europe. Nuk kam gjetur gje deri kete ore. Vetem nje reagim te nje profesori me A. Fuga ne Koha Jone. Pasi se sa ndikim ka ne te vertet nje leter kundershtuese, karshi votuesve aty ne Keshill, do te na e thonin me mire keta. Qe jane marre gjate gjithe ketyre viteve me anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Nga ku edhe te mund te kuptonim se ia vlen gjithe ky zell publik, i formes leter e hapur, karshi tre zyrtareve te Europes. Nuk kam gjetur gje.
Por une do te ndalem pak te kerkesa e llogarise, tek toni qortues apo disi kercenues i letres. Kjo nga nje fare eksperince me te huajt. Sidomos perendimoret. Qe asnjehere nuk e kane per qejf debatin e vazhduar. E themi edhe ne shqip, u be terkuze. Ose me nje brime i bie fyellit etj. Sidomos per te njejten ceshtje. Kur behet fjale per rregullat e shkruara, per te zbatuar ato. Kur behet fjale per rendesine e balances midis pushteteve.
a) Aludimi me Je suis Charlie u be me, bajat. Ne fakt nuk je, nuk jemi aspak ashtu sikur kerkon te na tregosh ti. Dhe kete ata e dine. Me 8 janar nje forum rinor mysliman i Prishtines kritikoi Francen per mangesi ligjore ne raportet e medias me islamizmin. Ti u flet europianeve per persekutim fetar, kur u bene cerek shekulli demokraci dhe nuk i ke kerkuar falje martireve te besimive fetare. Per krimet e kryera.
b) I akuzon ose e akuzon Europen per tentative te saj duke na quajtur islamike, te korruptuar, jo stabilitet ekonomik, vend trafiqesh etj. Nese nuk jemi islamike,i kemi marreislamizmit me te keqijat e predikuesve fondamentale. Ekonomia jone nuk eshte ekonomi, per shkak teinformalitetit. Vend trafiqesh sigurisht qe je. Madje ne krye te listes. Te jane rreyuar fluturake nga Divjaka deri ne gadishullin iberik.
c)Permend potencialet hidrike, kur kemi cmimet te larta per kilovat se cdo vend ne Europe.Permend moshen e re, kur akoma epidemite e emgrimit, ikjeve masive nuk po reshtin. Kur moshat ngrysin jeten te vetmuar me syte nga deti, kufiri me Greqine. Dhe ajri. Kur edhe ato qytetare te mbetur, te rinj sipas teje,jetojne te papune dhe presin nga pensionet e prinderve.
d) I kujton Europes deshtimiet?Akoma me zi. Perpjekja e vazhdueshme e kombeve te saj per rimekmbjen e Greqise. Per mos shkuarjen ne anarshi. Per daljen nga depresioni shoqeror social etj. Nuk jane deshtime. Por nese jane sipas teje,perse kerkon te besh vendin tend psjese te ketij deshtimi?
Me mire nga te gjithe ne, e dine ata qellimin tend . Keshtu me leter te hapur. Eshte faqja me mbrapshte e politikes per dukje elektorale. Ti sot je shtetar, kur ke thyer kordonet forces se shtetit. Ti sot je kuvendar, kur ke bojkotuar vite me radhe kuvendin. Ti sot je kerkues llogarie, kur nuk dhene llogari asnjehere.
Keshtu nuk te do Europa Taulant. Nuk ka per te na dashur.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ilir Levonja, Letra e Taulantit

Në orën tetë

February 20, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja/
Më bën gjithmonë përshtypje komunikimi i njerëzve të politikës me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale. Ashtu sikur sapo e vura re edhe një të sotshmin. Pak a shumë i tillë: sot në orën 8 : 00 jam tek A1 Report tv. Kaq asgjë më shumë. As ju lutem, as nëse mundeni, keni kohë. Të më ndiqni. Pasi koha është ajo e gjitha. Se për çfarë do diskutohet dhe se vërtet ia vlen apo jo ta ndjekim? Dhe tani kjo (koha) po bëhet dyfish më çmuar për faktin e thjesht se në studio. Do të ketë vetëm sherr. Fyerje, banalizma që nuk e di se për çfarë tjetër mund t’i shërbejnë ndjekësve. Kështu që më mirë, Al Pazarin se studiot. Sepse aty, veçse për tu bërë më agresivë karshi shoku-shokut ndodh të bëhemi. Ose edhe të stresohemi. Dhe pasojat mund të ndodhin edhe në rrugë.
Mu kujtua një poet që bënte vjersha kësi urdhëronjëse. Të pres në orën pesë/ urdhër Kalifi/ Sherifi.
Kjo mënyra urdhërore pra. Edhe sot e pas kaq kohësh. Kur bëhen, promovohen komunikimi me ndjekësit, që në rastin në fjalë mund të jenë votuesit. Eshtë në fakt vatra ku pillen pareshtur mëndjemëdhenjët e politikës tonë. Po edhe më gjerë, profesione të tjera. Deri tek njerëzit e thjesht. Të cilët vuajnë nga fjala e tjetrit. Kanë kokën e nxehtë dhe të ndenjurat e nxehta. Në vend që të kenë, kokën e ftohtë dhe të ndenjura në ujë. Shkurt vuajnë, vuajmë nga njëri-tjetri.
Kështu që nuk është e rastësishme që një president u tregon shqiptarëve se si shahet në telefon me kryeministrin. Se si një ish president, shahet e grindet me komentuesit për ishin kryeminstrin. Se si Kryeministri aktual ”këshillon” një gazetare korridoreve të Brukselit, të mësojë më mirë anglishten. (Kurajo Erisa. Edhe ne këtej, që jetojmë e punojmë me anglishtfolësit. Ashtu si edhe ti aty, prej kohësh. Të parët që na tregojnë se si e flasim anglishten, si komunikojmë…, janë shqiptarë ata që na e kujtojnë. Nuk e kanë për gjë. Edhe pse nuk e kanë prekur kurrë tokën e madhe. Edhe pse kurrë nuk kanë udhëtuar apo udhëtojnë për orë të tëra, menatë, ditën apo në vap, shi e dëborë, për të shkuar në punë. Prapë ata dinë më mirë nga ty anglisht. Prapë ata e njohin këtë botë më mirë se ne. Nuk do të çuditesha sikur Kryeministrit të të thoshte se nuk e njeh aspak Brukselin. Këta jemi ne Erisa. Këta jemi!)
Ndërkohë kur paralel me pretendimet elektorale, në kapërcyellin e njëzet e pesë vjetorit në demokraci, përhapet një epidemi ikje me valë masive e shqiptarëve nga të gjithë territoret e tyre.
Megjithatë në orën 8 zero-zero, mos harroni. Të shahemi të grindemi. Në orën 8, e tha edhe Sherifi. Urdhër Kalifi.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ilir Levonja, ne oren Tete

POEZI NGA ILIR LEVONJA

February 19, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja/
Kafja e luksit/
Era e kafesë pluskon rrugën me avlli ku varur rrinë/
Dredhkat e bardha në formën e filxhanit. Dhe hera-herës/
Bëhen shkëndija të verdha, të blunjta, të jeshilta, të kuqe;/
Plot pëshpëritje sikur të jenë duar përkëdhelëse,/
Për kokat e lodhura të kalimtarëve të ditës dhe atyre të natës/
Edhe për hokataret pa dyshim. Kaq ngjyra, kaq paqe sa /
Gurët e kalldrëmit lahen vetiu me ajër dhe aromë/
Rrallë herë e kemi jetuar./
A do ta pimë bashkë këtë kafe luksi,/
Tu gëzohemi luleve, paqjes së pashkruar të dredhkave
Nëpër avllitë që mbrojnë rruginën e vogël
Që ndjek formën e hajthme të kodrës,
Ashtu si kalaqafja e duarve tona nëpër muzgjet prej bulkthi?
Megjithëse tashmë jemi zogj të mëngjesit,
Na pëlqen mëngjesi. Të ngrihemi herët. Të shplodhim sytë
Tek e bardha, e brishta, delikatja, koha e jonë.
Tek prarimi në flluska ngjyrash lofatash njomëzake,
Tek qoshku nën pullaze tjegullash vendi.
Aty ku shërbehet kafe me filxhanë të bardhë
Veç për njerëz të agimit.?

Pardon garson

Heshturazi u afrove edhe ti,
Nuk thirre që përtej,
Tavolinën e nxirrte këtu garsoni
Poshtë këtij ekualipti që edhe pse nga
Gjeorgjia e largët, u miqësua me ne si robi i
Shtëpisë; në mendjen e tij jemi akoma shokë rinie,
Por koha u fut mes nesh me peshën e saj reale
Me masën e sferës që rrokulliset duke qeshur,
Heshturazi, pa u ndjerë, pa u kuptuar,
Kalaqafet si kulpra e gjelbër me ne,
Të mbeturit mes saj, por edhe të ikurit;
Ata që gjallë nuk ia heqim dot mendjes sonë
Një dallandyshe e kuqe rrëkajash bore.
Heshturazi flasim për kaçurrelat, baluket,
Diabetin, kolitin, kolesterolin etj.., aq sa edhe kulpra
Nuk na beson. Po ekualipti shushuritet
Të t’i japi freski heshtjes tonë dhe tavolinës plot me
të mira duarsh.
Pardon garson!

Ulu pranë meje

Ulu e të flasim bir
Ulu pranë meje.
Më pyete për babain
Dhe unë të thashë se ka qënë
Burr i bukur,
Por unë i ngjava mamasë;
(Simbolit të bukurisë)
Megjithatë heroi im ishte ai.
Ulu të flasim se
Të dëgjova edhe ty
Kur u the shokëve që unë
Jam idhulli yt.
Nuk e di nëse e meritoj
Dhe nuk e di se për çfarë më adhuron,
Pasi unë vetes i njoh pak lavdi heronjsh
Apo burrash të ndritur.
Nuk e di se për çfarë mund të mburresh me mua,
Megjithëse nganjëherë
Rri edhe unë mendohem
Për çfarë e adhurova dhe akoma e adhuroj tim at’ ?
Ai nuk më bleu një herë një lodër,
Ndërsa edhe tani më djeg shpulla tek rrëza e veshit.
Por prapë disa gjëra ia mbaj mend,
Disa çikërrima shenjti;
Nuk erdhi një herë i dehur në shtëpi
Nuk mori borxh një herë;
Ashtu i sertë dhe fjalë prerë
Vërtetë,
Por kurrë nuk më quajti
Kalama.

shkurt 2014

Filed Under: LETERSI Tagged With: Ilir Levonja, Kafja e luksit, pardon Garson, poezi, ulu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 94
  • 95
  • 96
  • 97
  • 98
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT