• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Arbëneshët e Zarës, historia dhe etnokultura e tyre

October 10, 2016 by dgreca

 

2-arbereshet-Organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, po mbahet  sesioni shkencor “Arbëneshët e Zarës, Historia dhe Etnokultura e tyre”/

1-abereshet-e-zaresPRISHTINË, 10 Tetor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Në Institutin Albanologjik të Prishtinës, po mbahet sot sesioni shkencor “Arbëneshët e Zarës, historia dhe etnokultura e tyre”, i cili hapet me një pikë muzikore nga krijimtaria e Pavle Deshpalit dhe fjalën drejtorit, Hysen Matoshit.

“Ndonëse një komunitet i paktë në numër dhe pothuajse pa asnjë mundësi të kontakteve institucionale me trungun amë, Arbëreshët e Zarës do të dëshmonin se rrënjët e tyre kulturore nuk do të tretnin lehtë, se ata do të dinin t’i zhvillonin ato edhe në rrethana të reja. Po përmend në këtë fjalë të hapjes vetëm disa nga kontributet e çmueshme të tyre. Kështu, bie fjala, epi kombëtar ‘Lahuta e Malcis’ nisi botimin e saj në këtë ngulim shqiptar, drama e parë shqipe në ish-Jugosllavi u shkrua nga arbëreshi Josip Rela, pastaj ishte Aleksandër Stipqeviçi me ndihmesën e tij emblematike për studimet e gjenezës ilire të shqiptarëve”, tha Matoshi.

“Abreshët e Zarës janë një bashkësi historike, tradicionale, të cilët i karakterizon kontributi i tyre i madh në kulturën kroate, nëpërmjet personaliteteve të mëdha të kulturës, në fusha të ndryshme të saj, prej Deshpalit dhe kontributi i tij në muzikë e deri te kontributi i tyre në politikë”, theksoi ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapetanović.

Më pas në axhendë është hapja e ekspozitës “Vepra të arbëneshëve dhe për arbëneshët” (përgatitur nga Nuridin Ahmeti).

Kumtesat e tyre do t’i  prezantojnë 17 studiues shqiptarë: Sadri Fetiu, Kultura tradicionale e arbëneshëve të Zarës; Zeqirja Neziri, Arbëreshët e Zarës përgjatë shekullit XIX; Gjovalin Shkurtaj, Vlerat dialektologjike të së folmes së arbëneshëve të Zarës; Qemal Murati, Vëzhgime leksiko-semantike në Fjalorin e arbëneshëve të Zarës; Mustafa Ibrahimi, veçori  etnolinguistike  në fjalorin e të folmes së arbëneshëve të Zarës të Kruno Kërstiçit; Ismet Osmani, Fjalori i Kruno Kërstiqit; Naser Ferri, Aleksandër Stipqeviç, studiues dhe promovues i kulturës iliro-shqiptare;  Memli Krasniqi, Roli i Josip Gjergjës në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave; Isak Shema, Arbëneshët e Zarës dhe identiteti i tyre në letërsi; Hysen Matoshi, Vepra letrare e Shime Deshpalit; Lulëzim Lajçi, Vështrim mbi diasporën shqiptare në mesjetë; Bardhosh Gaqe, Tradita dhe kultura arbëreshëve të Zarës në Kroaci në vështrimin e dijetarit Aleksandër Stipqeviç; Adem Zejnullahu, Lirika popullore e arbëreshëve të Zarës; Leontina Gega-Musa, Format e shkurtra të folklorit arbënesh; Fitim Çaushi, Ngjashmëri rituale dhe artistike midis arbëneshëve të Zarës dhe të “qarës me ligje” në Labëri;  Bashkim Lajçi, Besimet popullore të arbneshëve të Zarës; Sylejman Morina, Arbëneshët e Zarës sot.

Do vijohet me diskutime, ndërsa fjalën e mbylljes do e mbajë Memli Krasniqi, shef i Degës së Historisë.

Filed Under: Histori Tagged With: Arbëneshët e Zarës, Behlul Jashari, Instituti Albanologjik

INSTITUTI ALBANOLOGJIK NË PRISHTINË GËZON FRYTET E KËSAJ PERIUDHE TË GJATË PËR PAVARËSIN KOSOVËS

March 4, 2014 by dgreca

 -Thotë Shefikje Islamaj profesoresh në këtë Insitut/

Nga Sokol Demaku/Suedi/

Suedia dallon prej nga diaspora në Evropën Veriore por edhe në Evropën Qëndrore, se shqiptarë më shumë ka në Gjermani e në Zvicër dhe gjithëandej, por në Suedi kemi një Diasporë shumë aktive, shumë të gjallë, shumë të përkushtuar, për çka e meriton MIRËNJOHJEN FALENDERUESE nga né, sepse na mbanë gjallë dhe sot, përmes mjeteve elektronike, multimediave kemi shansin t’i kemi të gjithë afër, thua se të përcjellim çdo hap të atyre zelltarëve/vullnetarëve e kontribuesëve në fushën e kulturës të shkencës, të arsimit dhe më vjen mirë, që mbani flamurin.

Po, Daja ka bërë një punë të madhe. Unë e kam bërë një ndihmë të vogël, për aq sa më ka takuar, por e kam parë entuziazmin e tij dhe jam mrekulluar, më ka motivuar për shumë punë dhe kam pasë kënaqësinë të punoja me Dajën dhe përmes Dajës ju indentifikojë të gjithëve. Për mua jeni të gjithë”DAJË”, në kuptimin për punën që bëni për gjuhën shqipe!

Profesoreshë, ju jeni në Suedi, është hera e parë apo keni qënë edhe më heret?

Është hera e parë.

Si e ndieni veten në qytetin Landskrona* në Veriun e Evropës – në Skandinavi?       

E para punës, kam qenë në Skandinavi, por nuk kam qenë në Suedi, por emocionet më lidhin, jo se gjëndem në një pjesë veriore të Evropës, se Evropë jemi edhe né por pse gjëndem midis bashkëatdhétarëve, midis vëllezërve dhe motrave, midis atyre për të cilët unë kam një respekt të veçantë, për arsye se kanë qenë një motivim edhe për né atje në Kosovë, se si duhet të mbahet gjallë shpirti shqiptar, se si mund të ndihmohet Kosova në të gjitha mënyrat. E dimë se si i ka sjell fati shqiptarët dhe në Skandinavi dhe në vendet tjera të Evropës, se ata kanë ardhë nga halli, sigurisht hall politik, hall ekonomik etj.etj. Por ata kanë tregua një forcë mbijetuese në radhë të parë, e pastaj janë bërë një forcë e madhe ndikuese, një forcë e madhe mbështetëse për të gjitha proceset që kanë ndodhur në Kosovë këtu e 20 vjet më parë. Dhe, më vjen mirë që shqiptarët këtu në Skandinavi nuk e kanë vetëm hallin e ekzistencës fizike, por më shumë ata bëjnë punë të madhe të zemrës, janë krijuesë, janë shkrimtarë, janë arsimdashës, punojnë për gjuhë, për arsimimin, për edukimin, për kulturën dhe janë integruar shkëlqyeshëm midis suedezëve, midis miqve suedezë, të të cilët kanë ndikua shumë që edhe faktori suedez të luaj rolin e vet, të çoi një gurë të rëndë në proceset për njohjen e Pavarësisë dhe ndihmë Kosovës në të gjitha institucionet.

Jeni ”drenicake”, ke jetuar në Dukagjin, po tash jetoni në Prishtinë – mësuese, pedagoge. Është interesante për né ajo ana pedagogjike, për arsye se mësuesi është ai i cili ”jep këmbët” e para fëmiut. Si e ka ndier veten Shefkija si mësuese?

T’ua them të drejtën, unë heret kam zgjedhë si mësuese. Kam shkuar pas ëndërres dhe deshirës. Për shqiptarët, mësuesi ka qenë forca lëvizëse ka qenë iedali. Prandaj, unë sa herë që rri me njerëz që më thuan se janë mësues, mësues i gjuhës, kam një dashuri tjetër, kam një qëndrim tjetër, kam një përkuhstim tjetër për ta sepse çërtifikohëm me ta. Kam qenë edhe vet mësuese, meqë s’i kisha mbaruar studimet, po t’iu them të drejtën, ajo është pjesa më e dashur e jetës për mua dhe të them të drejtën ju them me shumë deshirë kujtimeve të kohës, sepse të mësosh një fëmijë, një të ri dhe të mbash shpresën se ke ndihmuar diçka në atë rrugë, sa të shenjtë sa të vështirë, gjithmonë dhe gjithmonë është një privilegj. T’them të drejtën, jo rrallë, më merr malli për atë kohë, më merr malli shumë për atë kohë. Sot jam pedagoge në një fakultet, por emocionet që më ka dhuruar ajo kohë, kur dhe arsimi ishte ideal, se sot jetojmë në një kohë, kur shumëçka edhe ka degraduar, e kjo na bën të ndihemi keq, prej atij ideali të viteve të ’70-ta, të viteve të ’80-ta (të shek.20-të), që për shqiptarët kanë qenë vite kthese në historinë e tyre, në vetëdijeshimin dhe ndërtimin e vetëdijesimit e të së ardhmes, në radhë të parë asaj arsimuese, dhe për të gjithë ata që, sigurisht, e kanë përjetuar si periudhë të tillë, sikur edhe unë, është një periudhë shumë e ndritshme që ka tregua rrugën e mëtejshme që s’kanë qenë vetëm ideale por, sigurisht edhe kolektive e ndikuar për mjedisin aty ku ka jetuar ai brez.

Pedagoge – mësuese, më vonë punëtore shkencore, sot në Institutin Albanologjik në Prishtinë, po edhe profesoreshë në fakultet – çfarë, kush është Shefkija, thamë si mësuese e pedagogje, po edhe në Institutin Albanologjik…?

T’ua them të drejtën unë kam filuar punën në Institutin Albanologjik qysh heret, që në moshën 23 vjeçare dhe të them se jam rritë bashkë me Institutin Albanologjik. Kam një përvojë fare modeste. Aty jam ndërtua e rindërtua me vite, sepse edhe Instituti ka kalua nëpër të gjitha ato vështirësi e nëpër të cilat ka kalua i gjithë populli shqiptarë, dhe unë jam e lumtuar që nga Instituti kanë filluar të gjitha nismat në të mirë të Lëvizjës Kombëtare, jo vetëm për çlirimin e Kosovës, por edhe të gjitha proceset paraprijëse, që i kanë paraprirë një Akti Vendimtar, e që sot e quajmë Shteti i Kosovës. Dhe, krahas të gjithë asaj Lëvizjeje të gjëndet mundësia të krijojmë edhe studime, ka qenë, sigurisht një punë e madhe, një sfidë për të gjithë atë kuadër shkencor aty. Unë kam hy në Institutin Albanologjik me një dashuri të madhe për gjuhën shqipe, dashuri të madhe për librin dhe, pa marrë parasysh vështirësive, nëse ekziston dashuria, përkushtimi dhe zelli, puna dhe qëndrushmëria, të merresh me studime, të merresh me shkencën e të mos qëndrosh, sepse gjithmonë gjëndesh para sfidave që të ligshtojnë, sepse veshtirësirat për një grua, për një femër shqiptare janë të mëdha. Unë mund të lavdërohem se kam qendruar!  Sa për rezultatet, sa për librat, ato, më të dalë, nuk janë më të autorit, fjalën e thonë të tjerët (lexuesit), por një gjë e di që mundin nuk e kam kursyer, nuk e kam kursyer as diturinë e as mundësitë tjera. Mendoj se brenda atyre koopertinave të librave, mund të thonë diçka të tjerët…Them që e kam bërë një punë, por unë shpresoj që do bëj edhe punë të tjera që do të kujtohen, ose do të priten më mirë se ato të parat!

Kjo është një punë e madhe edhe e Institutit, por Instituti nuk do mund të arrinte pa njerëzit që janë aty. Njëra prej atyre keni qenë edhe ju. Çfarë është sot, si është sot Instituti Albanologjik, Përmendët atë periudhën prej kur keni filluar deri në arritjen e qëllimit, mendoj të shqiptarëve të Kosovës, pra Shtetit të Kosovës, se Instituti ka qenë bërthama e të gjitha nismave dhe aktiviteteve, pa marrë parasysh ndryshimet politike, gjuhësore…sot, çfarë është Instituti Albanologjik në Prishtinë?

Instituti Albanologjik në Prishtinë gëzon frytet e kësaj periudhe të gjatë për Pavarësinë e Kosovës dhe, sot gjëndet në kushte e rrethana të reja. Sigurisht që kushtet dhe mundësitë për pëngesat dhe vështirësitë për 20-të vjet, pa marrë parasysh se do kénë refleksione, megjithëatë edhe pëngesat e ndryshme, sot ato reflektohen jo vetëm në kuadrin por edhe në vijimsinë e punës, por megjithëatë, Instituti Albanologjin ka mbledhur forcat e energjitë e veta, që të bëj të mundshmen dhe më të mirë në kuhstet dhe rrethanat e reja. Instituti vepron me degët e saja, duke filluar me gjuhën, me letërsinë, me kulturën, folklorin, etnologjinë, me gjithëçka që përmbanë kulturën shpirtërore e materiale të shiqptarëve. Dhe, brenda kësaj veprimtarie, punonjësit shkencorë, të rinj e në moshë më të shtyer, realizojnë projekte jo pa rëndësi, por të rëndësishme për kulturën dhe shkencën shqiptare dhe ato i materializon me botime të përditëshme dhe numëri i botimeve nuk është i vogël, është i madh. Pastaj janë veprimtaritë tjera, janë ato të revistave që kanë moshë mbi 50 vjeçare. Sivjet e festojmë 60-të vjetorin e themelimit të Institutit Albanologjik. Është një festë e madhe, sigurisht për Kosovën, se është i vetmi Institut me të arriturat shpirtërore e materiale të shqiptarëve, që ka bërë një punë që 50 vjet, me pengesat më të mëdha, ndër më të ndryshmet. Sot, në rrethana të reja, ajo që prokupon punonjësit e Institutit dhe për vet Institutin është: si t’i avansojmë studimet në shkallën më cilësore të deshirueshme. Kjo tregon se kemi kalua nëpër një periudhë shumë të rëndë dhe të masovizimit, por në shkencë nuk shkon masovizimi- a? por do më thënë – cilësia. Shpresojmë që kemi shembujt e prijetarëve tanë në shkencat albanologjike që gna fillimi i shek.20-të, alabanologjia ka kalua në duart e shiqptarëve dhe studiuesve të huaj si gjërmanëve etj. kanë studiuar gjuhën tonë shqipem dhe nisur nga ata: Xhuvani, Çabej, Demiraj, Domi, Kostallari etj. që vazhdojnë të mbeten shembuj dhe pastaj Brezi i Dytë dhe Brezi i Tretë, unë mendoj, më gjithë pëngesat, studimet në kosovë janë bërë një krah i fortë edhe i Shkencës Albanologjike më Qendër në Tiranë. Jam e lumtur që bashkërisht dhe me Diasporën dhe me viset tjera dhe në Maqedoni dhe në Mal të Zi (pak më ligsht), sigurisht edhe përtej kufirit me Arbërreshët, né po përpiqemi të bëjmë një shkencë të zhvilluar albanologjike, me botimet, me veprimtaritë më të ndryshme, në Konferencat, në mbledhjen e materialit gjuhësor, dialektorologjik si në terren, në këtë drejtim kemi pëngesa edhe do kemi, por është sfidë, se vet jeta është sfidë, por sigurisht, edhe puna është sfidë, por është ndërruar mjaft vetëdija, se na vlerëson puna. Vetëdija pa punë nuk shkon/ecën, nuk mund të arrijmë asgjë dhe, nëse arrijmë, që më punë ndërrojmë edhe opinionin që përçojnë mesazhe edhe të brezi i ri, se më punën do të mund të ndërtojmë edhe veten edhe Kosovën edhe shkencën dhe gjithëçka që ka të bëjmë më jetën e njerëzimin. Sepse, ajo që na dallon prej qenieve tjera, është sigurisht, truri, shpirti dhe puna, dhe unë mendoj se Kosova me gjithë pakënaqësitë që mund t’i kemi, ka ecur shumë përpara dhe ka gjasat që të ecën dhe më përpara dhe në këtë rrjedhë edhe shkenca do ecën përpara dhe do zë vendin kryesor.

Është intersant ndoshta, një mendim i juaji, thatë ju së në Skandianvi keni qenë, në Suedi jeni herën e parë. Né (në Suedi) jemi diku 60 mijë shqiptarë, kush e di sa Shoqata kulturore, mendimi i juaj për këtë, sa ka arritë Mërgata Shqiptare në Suedi të prezentojë shqiptarinë, gjithashtu kulturën shqiptare, çfarë është mendimi juaj lidhur më këtë?

Po, sa u përket Shoqatave e kam parë në Intërnet. Sa i përket Diasporës Shqiptare, u ka rënë një barrë e madhe, dmth, e një ndihme të madhe për Kosovën dhe për shqiptarët në përgjithësi, në rend të parë për mbajtjen fizike të veten dhe për të tjerët. Kjo është kryesorja, por kur e keni tejkaluar këtë fazë dhe kur shqitptarët tani kanë kohë, kanë kohë sepse i kanë zgjidhur disa probleme kryesore, atë të mbajtjes fizike, mund të mendojnë edhe për kulturën, arsimin, gjuhën pashmangshem, se u bie barra që ta çojnë më tutje, dua të them me kënaqësi se Suedia dallon prej nga Diaspora në Evropën Veriore por edhe në Evropën Qëndrore, se shqiptarë më shumë ka në Gjermani e në Zvicër dhe gjithëandej, por në Suedi kemi një Diasporë shumë aktive, shumë të gjallë, shumë të përkushtuar, për çka e meriton MIRËNJOHJEN FALENDERUESE nga né, sepse na mbanë gjallë dhe sot, përmes mjeteve elektronike, multimediave kemi shansin t’i kemi të gjithë afër, thua se të përcjellim çdo hap të atyre zelltarëve/vullnetarëve e kontribuesëve në fushën e kulturës të shkencës, të arsimit dhe më vjen mirë, më vjen mirë që mbani flamurin. Unë di mirë të gjithë emrat e aktivistëve tuaj, pa e ditur se do vijë një ditë, se do takohemi te ju dhe gëzohem shumë, dhe i percjelli edhe shqiptarët e Kanadasë, edhe shqiptarët e Australisë dhe të gjithë të tjerët, por unë mendoj se si Suedia – më Lidhjen e Shkritarëve, me Lidhjen e Arsimtarëve, me të gjitha ato Shoqata, ku kanë bërë një punë të mirë dhe është e zëshme dhe zëri i saj përçohet në gjithë hapsirën mbarëshqiptare dhe kudo e kemi, brenda dhe jashtë trojeve Shqiptare. Unë kam pasur fatin të punoj në redakturën e Fajlorit të Ri me rreth 35 mijë fjalë të Dajës – prof Sadulla Zendelit, ka qenë një Projekt për botimin e librave, dmth, gjuhës shqipe aso kohe është vendosur afër Gjuhëve të Mëdha me fjalor, sepse sot, leksikografia është ndër shkencat më rentabile dhe kryesorja në letërsinë shqiptare, bile thuhet se: ZHVILLIMI I LETËRSISË MATET ME ZHIVILLIMIN E LEKSIKOGRAFISË, sepse nëpërmes fjalorëve né njihemi me të gjitha të arriturat dhe me gjithë botën. Prandaj, përmes Dajës, sa do që unë kam një respekt të veçantë, gjithmonë roli i individit është i madh. Daja është gjëndë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur dhe sot kemi një Fjalor që ka vulën e shtetit, që nuk e kanë shtetet tjera. Prandaj them që mbani flamruin dhe është bërë një Fjalor që ka hyrë në Bibliotekëne e fjalorëve nodern!

Daja e ka bërë një punë të madhe, a po!?

Po, Daja ka bërë një punë të madhe. Unë e kam bërë një ndihmë të vogël, për aq sa më ka takuar, por e kam parë entuziazmin e tij dhe jam mrekulluar, më ka motivuar për shumë punë dhe kam pasë kënaqësinë të punoja më Dajën dhe përmes Dajës ju indentifikojë të gjithëve. Për mua jeni të gjithë”DAJË!”, në kuptimin për punën që bëni për gjuhën shqipe!

Ju profesoresha Shefkije e përmendet Dajën, unë desha për nga një aspekt tjetër të vijë të Daja dhe ta prezantojmë atë bashkëpunim që keni ju më Dajën. Unë dhe Bahtir Latifi kishim një takim më fëmijët në muajin dhjetor në Borås, për arsye se në çdo dhjetor, né shqiptarët në qytetin Borås (Suedi) organizojmë më fëmijët dhe vjen ”Babadimëri” dhe u shpërndanë dhurata fëmijëve shqiptarë në Suedi. E ksihim Dajen mysafir në këtë dhjetor, dhe kur prezentoja Dajen të disa suedezë, po iu them: ”Kemi mysafir një shqiptar, tek i cili vjen çdo shqiptar që vjen për herë të parë në Suedi, e takon Dajen!”  Por suedezët e zgjuar, më pyetën: ”Po si ka mundësi që çdo shqiptarë që vjen ta takon Dajën, kjo disi..!?”  – Jo, çdo shqiptar që vjen për herë të parë në Suedi, nuk ka mundësi që ta takojë Dajen fizikisht, por e takon Fjalorin – leksikonin e Dajës” –ua shpjegova suedezëve dhe më kuptuan drejtë. Tash po mësojmë se ju profesoreshë jeni bashkëpunëtore e Dajës dhe më rikujtuat se keni qenë bashkëpunëtore edhe në përpilimin e Fjalorit të Parë në Suedisht – Shqip,  për të cilin Daja ishte konsultuar me Ju, dhe po  ju tash edhe bashkëpunëtore e Dajës në Fjalorin e Ri (me rreth 35 mijë fjalë). Çfarë mund të na thuani më shumë?

Po, ashtu është!

Daja sa herë që vjen në Prishtinë e t’i bie asaj rruge, s’e lë pa u kthye së pakut një herë në Institutin Albanologjik dhe pa marrë një mendim…! Ai edhe mund të zmadhoi/rris, sigurisht ndihmën time, por unë më shumë dashamirësi, për aq sa mundëm, për aq sa janë në kuptimin aftësitë e mia, mundësitë e mia, jam përpjekur, por ai (Daja) është njeri i paluhatshëm, është njeri shumë energjik, prandaj, më vjen shumë mirë që është në mesin tuaj dhe përmes tij ju njoh edhe juve dhe ju konsideroj si ”Dajë” në atë aspekt, sepse në Skandinavi nuk ka shkolla shqipe, kam qenë edhe para 13 vjetësh, po nuk ishte ky entuziazëm – ky ndriçim për mësimin e gjuhës shqipe, për ruajtjen e vlerave, n’rend të parë asaj gjuhësore. Përmes kësaj ruhen për atë më bëhet zemra mal, t’ua them të drejtën, sepse ata që në fillim e kanë dashuri të parë, e kanë gjuhën e librin, nuk kanë si të gëzohen më tepër për këtë. Prandaj, meritoni FALENDERIMIN- nuk kam të drejtë që edhe në emër të Kosovës, por po e shfrytëzojë, pra në emrin tim personal dhe mendoj se do më bashkangjiteshin të gjithë:

Të ju përgëzoj,

            Të ju uroj, që mos të lodheni asnjëherë,

            T’i çoni përpara të gjitha qëllimet tuaja, që janë, njëkohësisht

            Qëllimet tona të përbashkëta!

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Instituti Albanologjik, Prishtine, Shefkije islamaj, Sokol Demaku

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT