Presidenti amerikan Barack Obama fton kryeministrin kosovar Isa Mustafa në samitin e liderëve në New York.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është ftuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, që të marrë pjesë në samitin e liderëve, që do të mbahet më 29 shtator në New York”, sapo bëri të ditur Kryeministria kosovare në njoftimin e dërguar.
Theksohet se, Samiti do të mbahet në selinë e Kombeve të Bashkuara dhe në të do të diskutohet për të arriturat e shteteve në luftën kundër ISIS-it dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Ftesa i është dorëzuar para pak ditësh kryeministrit Mustafa nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.
ISA MUSTAFA NUK E GEZON POSTIN E KREUT TE KUVENDIT?!
Gjykata Kushtetuese pezullon Isa Mustafën/
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vendimin e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Parlamentit, deri në vendimin e këtij institucioni për kërkesën e deputetëve të PDK-së.
Vendimi është publikuar pak çaste më parë në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese.
“Të mërkurën, më 23 korrik 2014, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi rastin KO119/14, të parashtruar nga Xhavit Haliti dhe 29 deputetë tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë dhe ka publikuar Vendimin për Masë të përkohshme, me të cilën pezullon Vendimin për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 05-V-001, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit më 17 korrik 2014, dhe me të cilin obligohet Kuvendi të përmbahet nga çfarëdo veprimi deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës”, thuhet në vendimin e gjykatës.