• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ME DALLDISJE NUK FSHIHET SHËMTIA POLITIKE

January 20, 2017 by dgreca

1 Ismail Gashi-Sllovia…Kuadrot e shtresuara në sistemin e dhunës politike e shtetërore të komunizmit sllav, me një lëvizje prej akrobatit politik, u shëndrruan në patriot e demokrat shqiptar, të cilët tash e sa vjet pas pavarësisë faliten e mbajnë leksione për çështjen shqiptare e shtetërore në Republikës së Kosovës. /

*Me Pranverën e Madhe 1981, praktikisht filloi rrënimin e komunizmit dhe rrugëtimi për sovranitet e pavarësi të Republikës së Kosovës. Protestat e Minatorëve dhe ato gjithëpopullore të 1989, paraprjnë formmimit të LDK, Lëvizje, e cila përkundër dhunës konsolidoi veprimin politik e institucional shqiptar, dhe filloi procesin demokratik për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Në vazhdim doli  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1997, veprimi i saj politik e ushtarak, në aleancë me NATO-në, kurorizoi me fitore dhe çlirim monumental  të Kosovës, më 10 qershorit 1999 dhe shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosove më 17 shkurt 2008./

Refleksione politike nga Ismail Gashi-SLLOVIA/

Shtresimi politik i një kategorie shqiptarësh të niveleve e mjediseve të ndryshme në Kosovë, në sisetmin politik komunist sllav të ish-Jugosllavisë 1945-1990, ku gjatë ishin zëri, ishin mendimi, ishin kërbaqi, ishin syri e veshi i atij sistemi komunist, Praktikisht të tillë I shërbyen besnikrisht sundueve komunist sllave, vetëm për të keqën shqiptare dhe për ndjekjen e gjitha vlerave materile e shpirterore të identitetit e perkatsisë etinke shqiptare, por asnjëherë, e për asnjë arsye e çështje dhe për të tjerët-joshqiptarët. Këto kuadro u ndërtuan, u formuan dhe u përgatitën që nga pas Luftës Necional Çlirimitare, ku shqiptarët, jonatyrshëm ishin në bashkëluftim me okupuesit e deri atëhershëm, të cilë shqipëtarëve ju kishin mbush mandjen, se pasluftës larine do ta gëzojnë të barabart me gjithë popujt të tjerë. Këto ishte rrjedha nga premtimet pozitive gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo u kuptua kështu nga shqiptarët si në Shqipëri, ashtu edhe në trojet tjera etnike të Jugosllavisë mbretërore SKS. Shqiptarët luftuan  bashkë me popujt të tjerë për çlirim nga fashizmi. Fashizmi, Nazizmi e Komunizmi  ishin bimë të liga e pjellës së  keqe dalur në këtë kohë 1941-1945. Fashizmi frynte traditen kombëtare të popujve që e krijuan. Ndërsa komunizmi ishte një ideologji politike edhe më e keqe e me shëmti, që në emër të një barazie njerëzore e kombëtare, luftonte gjitha vlerat e lavdishme pozitive historike, shpirtërore e materiale të popujve, traditen e tyre historike deri edhe besimet fetare. Me një fjalë, komunizmi xhvishte njeriun, deri në shkallën e një proletari delirant e një trupi inert, pa gjak e pa pasuri materiale e pa ndjenja e dashuri ndaj atdheut, popullit dhe vlerave kombëtare. Shqiptarët, përkundër robërisë sllave që nga 1912, e cila ju kishte shkaktuar  dëmtime të mëdha kombëtare, materiale e shpirtërore në Jugosllavinë mbretërore, prap u renditën në luftë bashk me sllavët. Krahu komunist përfshiu, mashtroi ose detyroi që, shqiptarët të angazhohen në rradhët e tyre, edhe pse jashtë përcaktimit të qenies së tyre kombëtare. Ata u angazhuan me shpresë, se pas luftës, do të realizojnë premtimet e të drejtës kombëtare e historike. Edhe pse, deri në Luftën e Dytë Botërore ishin të robëruar, po nga këta popuj sllav, ata të bashkuar me robëruesit vazhduan luftën kundër një pushtuesi tjetër, fashizmit. Shqiptarët, duke mendura se më këtë luftë “çlirimtare”, vërtet do dalin triumfues, ju bashkuan LNÇ, si në Kosovë edhe në trojet tjera etnike, jashtë Shqipërisë Londinëze, në Pollog e Kumanovë, Ulqin,Tivar, Plavë e Guci. e Luginë të Preshevës. Por, nga fashizmi i megaloidesë grake, më së keqi pësuan shqiptarët në Qameri. Ne këtu do prekim  vetëm shtresimet politike të shqiptarëve në Kosovë e troje tjera etnike shqiptare në ish-Jugosllavi, të cilat pas përfundimit të LNÇ, mbetën përseri në përbërje të okupuesit historik, në shtetin politik komunist Jugosllav. Pa synuar të prekim shumë nga ngjarjet gjatë kohës së LNÇ në Kosovë, edhe pse kishte ngjarje të rëndësisë së veçantë, si  Kuvendi i Bujanit. Rasti i emblemës tipike të shqiptarit Shaban Polluzhësh që nuk e mashtruan as gradat e as postet e premtuara, ta largojnë nga mbrojtja e popullit të vet. Shqiptarët praktikisht u mashtruan, se pas përfundimit të luftës së përbashkët me popujt të tjetër të mbretërisë SKS, jo natyrshëm mund të kuptohet se, po nga këta okupues të deriatëhershëm do të fitojnë të drejtën për vetëvendosje e ndarje teritoresh sipas përkatësisë etnike apo bashkim me shtetin shqiptar, nga ishte ndarë padrejtësisht me 1913 në Londër. Përkundazi, shqiptarët me të përfundur të luftës së Dytë Botërore 1945 humbën gjitha premtimet, Kosova dhe vise tjera shqiptare mbeten, prap nën sundim sllavë. Shqiptarët, tani u kategorizuan për kombësi qellimisht që me kushtetutë të ish-Jugosllavise, nuk mund te kerkojne vetëvendosje, ndarje e shtet ne vedi, Nuk u kategorizuan ne Komb, qe kushtetutshmerisht I taklun shtetësimi. Andaj shqiptarët, per të mbetur kombësi, në Jugosllavinë komuniste i coptuan në 4 pjesë të njësive federale Jugosllave. Kosova, mbeti në robërinë sërbe, të cilës me veprime delirante, ju ndërrua edhe emërtimi nga Kosovë në Kosmet, ose Kosovë e Metohi, term të cilin, jashtë të drejtës kushtetuese, edhe sot e përdorë fryma nacionaliste sërbe. Kosovës në sistemin komunist ju dha status injorant të kufizuar juridik si, provicë, krahinë dhe gjithmonë pa të drejtë vetëvendosjeje. Gjatë sundimit komunist ndaj shqiptarëve u organizuan shumë procese të tmerrshme e ndjekje politike, nga të cilat shumë atdhetarë shqiptarë ishin të mbikqyrur nga sistemi, ndiqeshin e përndiqeshin, e shumica prej tyre u denuan me dhjetra vite burgim, e u trajtuan temrrshëm në burgjet sllave. Sistemi komunist në shumë mjedise shqipëtare, mbyllte shkollat e posahapura shqipe, me motivacion të mungesës së kuadrit mësimdhënës. Madje, ky sisitem komunist shkollën shqipe e hapi, edhe pse fashizmi priu për të drejtën e mësimit shqip, në shumë mjedise e vendbanime shqiptare, por vetëm nivelin fillor katërklasësh, e jo tetëklasëshe, me këtë shkëputej hallkësh, pamundësonte të rinjve shqiptarë vazhdimësinë në shkollim të matejm fillor dhe të mesëm. Në nivelet politike e qeveritar, kuadrot shqiptare në qeverinë e titos, deri me 1966, nuk kishin asnjë pozitë, e as të drejtë përfaqësimi, as në nevel të Republikës së Sërbisë, pjesë e të cilës ishtë, e as në nivel të Federatës Jugosllave. Përgjithsisht shqiptarët u trajtuan sipas 24 Projekteve sërbe, që nga “Naqertanija” e Grashaninit, e projeti i të “famshmit”  Qubrilloviq, të cilin titoja e rizbatoi edhe me 1958. Si edhe projetin e Andriqit, fatkeqësisht nobelist për letërsi, ku planifikohej pastrimin etnike të viseve shqiptare, deri te Memorandumi i ASHAS, SANU-së të 1986. Në vitin 1948 jugosllavët shkëpusin marrëdhëniet me Shqiperinë, shqiptarëve të okupuar në Jugosllavi, me ligje diskriminuaese ju kofizohen gjitha të drejtat në identitetin kombëtar, ju ndalohet flamuri kombëtar, ju kufizohet e drejta në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në adminsitratë. Në procesin mësimor, kufizohen lëndët mësimore që kishin përmbajtje kombëtare, si historia, mësimi i kufizuar i letërsisë shqiptare nga autorët e traditës, gjeografia kombëtare, lënda e edakatës muzikore me përmbajtje kombëtare dhe nga edukata figurative. Këto diskiminime në sistemin shkollor, mbikëqyreshin nga shteti dhe përcilleshin me presione e ndjekje politike të mësimdhënësve shqiptarë. Dimrin mes vitit 1955-1856, shteti Jugosllave qe organizuar Aksioni për Mbledhjen e Armëve, kur u rrahen, u mbyten dhe u dëbuan mija shqiptare të Kosovës. Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, gjate viteve 1950-1966 vetëm sa u thellua. Administrimi sërb, organizoi ndjekjen dhe arrestimin e shqiptareve, Po mos të ishin, kohërat, peronalitet dhe ngjarje nga e kaluara e lavdishme historike, e atdhetarë të dalluar të vëprimtarisë ilegale shqiptare, në këto rrethana të rënda okupimi, si Kadri Halimi, Ali Aliu, Patriku e frymëzuesi i atdhetarisë Adem Demaçi, unifikuesi e Haroi Metush Krasniqi, Osman Dumoshi, e qindra e mija veprimtarë të ilegalës shqiptare, dhuna slave me veçntinë karakteristike të veprimit antikombëtar të kuadrove shqiptare në sherbim të saj, edhe kjo hapësirë shqiptare do të fanitej, si dikur Jabllanica e Kosanica, apo më vonë Qameria. Këto kuadro shqiptare, jo se nuk sakrifikuan asgjë për popullin e vet, por me verpimet e tyre e damtuan dhe dëshmonin edhe urrejtje ndaj vlerave pozitive dhe traditës së lavdishme historik Kështu, dhuna sllave vazhdoi deri kur, përkundër vështërsive politike e shtetërore, filloi formimi e rinisë shkollore, studentore e klasa intelektuale, Pas 1966, ndodhi një shpërthekim i dhunës gjenocidale dhe nisi lëvizja e kuadrove universitare, intelektuale, ndodhi njësimi i gjuhës standarde, erdhën grupe artistike e letrare nga Shqiperia në Kosovë, ngritet vetëdija kombëtare në nivelin e masës rinore studentore e intelektuale. Më 6 tëtor 1968 në kryeqytetin e gjithë shqiptarëve në Prizren, shpërtheu revolta për të drejtat e kërkesa politike e kombëtare të studentëve, të cilat më 27 Nëntor të 1968, përfshin gjithë Kosovën dhe më vonë  edhe viset tjera shqiptare, si në Tetovën  dhe Ulqinin. Vetëm atëherë sistemi komunist Jugosllav i shqetësuar nga këto demonstrate shqiptare, mori në shqyrtim dhe pranoi, kërkesat e studentëve shqiptarë, lejoi përdorimin e Flamurit dhe Himinit kombëtar, që për 20 vjet as nuk kërkohej nga udhëheqësitë shqiptarë, e as nuk lejohej nga komunistët sërbë. Barazoi përdorimin e gjuhës shqipe në administratë dhe në proporcion me strukturën kombëtare. Pranoi hapjen e paraleleve dhe numrin e nxënësve në gjitha nivele e shkollimit. Këmbngulja e studentëve të 1968, detyroi sistemin komunist sllav, që në Kosovë të hap Universitetin më 1970, dhe nga pozita juridike e statutit, Kosovës ju pranua Kushtetuta dhe përfaqësimi i Kosovës në nivele jashtë Kosovës, në Sërbi dhe Federatën Jugosllave. Por, kërkesa për Republikën e Kosovës dhe e drejta për vetëvendosje, sikur u inskenua me disa plotësime të drejtash kushtetuese dhe u shtye deri në kërkesat madhore të Demonstratave të Pranëverës së Madhe Kosovare të 1981. të cilat sipas disa udhëheqësve komunist shqiptar, Këto Demonstrata rrënuan gjithçka ishte arritur deri atëherë. Me Pranverën e Madhe 1981, praktikisht filloi rrënimin e komunizmit dhe rrugëtimi për sovranitet e pavarësi të Republikës së Kosovës. Protestat e Minatorëve dhe ato gjithëpopullore të 1989, paraprjnë formmimit të LDK, Lëvizje, e cila përkundër dhunës konsolidoi veprimin politik e institucional shqiptar, dhe filloi procesin demokratik për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Në vazhdim doli  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1997, veprimi i saj politik e ushtarak, në aleancë me NATO-në, kurorizoi me fitore dhe çlirim monumental  të Kosovës, më 10 qershorit 1999 dhe shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosove më 17 shkurt 2008.

Për të gjitha këto padrejtësi kombëtare që përjetuan shqiptarët, qevritarët shqiptarë, që ishin sistemuar në shërbim të këtij sistemi totalitar komunist, nuk bënë as minimumin e përpjekejes e sakrificës. Madje, asnjëri nga shumë personalitete politike e shoqërore, shqiptare, në asnjë nivel e forum politik e shtetërore që ishin, nuk bënë asnjë tentim apo përballje të sacrificës minimale kundërshtimi e kërkese për mbrojtjen e të drejtave shqiptare. Pas zhvillimit të gjithë këtyre ngjarjeve e përpjekjeve sakrifikuese dhe realizimit të disa nga kërkesat e studentëve, peronalitetet shqiptare, krekoseshin atëherë dhe faliten edhe sot, se gjithë këto të arritura janë meritë dhe kontribut i tyre. Në krahun e politikës e shtetit komunist, ishin renditur dhe shërbenin verbërisht kuadro shqiptare të egërsuara ndaj vlerave shpirterore e materiale shqiptare. Egërsisht e me besnikri të verbërt i shërbenin armikut, duke ndjekur e malltretuar bijt më të mirë të popullit shqiptarë. Mes tyre kishte udhëheqës që, ndëshkonin egër çdo ecje afirmative shqiptare, duke denuar bartësit e ilegalës kombëtare. Ky “shpetim”, mbetja në robrinë komuniste sërbe, sipas disa intelektualëve, është “meritë” e komunsitëve titist, Fadil Hoxha, të cilit edhe sot, për “kontributin që ka dhënë në të mirën e Kosovës”, kërkohet ti ngritet përmendore, Mehmet Hoxha, Ali Shukriu e Sinan Hasani, Kolë Shiroka, Xhavit Nimani, Veli Deva, Mehmet Maliqi e Xhevdet Hamzës, dhe pasardhësve të tyre Mahmut Bakalli e Azem Vllasi, i  cili, ato vite me injorancë delirante ndërroi identitetin kombëtar, andej, tash nuk e ka vështirë të ndërron përcaktimin politik,  Por, të tillë ishin edhe shumë kuadro politike e shtetërore të sistemuara në gjithë përbërjen e në gjitha verpimtaritë nivelet e mjediset e Kosovës. Nga të cilët shumë nga kjo kategori ishin në strukturuara në nivele komunale të Kosovës. Këta “udhëheqës”, gjatë gjithë kerierës së tyre të shërbimt të verbërt politik e “qeveritare”, kurrën e kurrës, nuk u dëgjuan, se në ndonjë rast, moment, mejdis apo nivel politik e qeveritar, ta kenë ngritur zërin, e të dalin në mbrojtje të  shqiptarëve apo trojeve shqiptare. Mbi 20 vjet, jo vetëm që heshtën, por edhe kundërshtuan dhe denuan çdo tentim apo kërkesë për përdorimin e simboleve kombëtare, Kurrën e kurrës, asnjë strukturë e nivel politik, këto kuandro shqiptare, nuk ngriten zërin, Pse shqiptarët po likuidohen me procese gjuqësore e burgosje të pa bazuara. Nuk doli asnjë politikan a qeveritar shqiptarë në mbrojtje të demonstratave e kërkesave politike e kombëtare të 1968, Përkundrazi qortuan dhe me  fjalor banal deri te “bira e minit 300 grosh”, kërcnuan ngjarjet që thyen atë pamje false të liberalizimit komunist jugosllav. Kurrën e kurrës, nuk kanë reagua e kundërshtua plaçkitjen e vlerave materiale të Kosovës dhe shqiptarëve. Kurrën e kurrës, nuk kanë kundërshtua, Pse shqiptaret po shpërgulen nga trojet e tyre etnike, Kurrën e Kurrës nuk janë kundërvua. Pse shqiptart po rrahen, po mbyten e po ndiqen nga vatrat e tyre për pushkën që nuk e kishin. Pse kurrën e kurrës këto kuadro udhëheqëse e politike shqiptare, nuk folën në logari të mbrojtjës së një grupi, individi apo një verpimi të arsyeshëm të ilegalës shqiptare, apo për ndonjë interesi të Kosovës e shqiptarëve. Pse këta “qeveritar”që edhe sot fatkeqësisht kokorizen, thuaja çdo ditë i shohim dhe i dëgjojmë në media elektronike dhe të shkruara, se ata ishin të vlefshëm dhe lozen rol e kryen detyra të mëdha kombëtare, si ishin të ditur siç dalin edhe sot,  shumë të “dobishëm” për popullin e tyre. Madje, për ata populli shqiptar atëherë,“paska bë be në krye të tyre”. Shih për këtë, edhe sot, më shumë se një dekade lirie në Republikën e Kosovës, këta lider komunist  krekosën, duke fryer noçkën me “krenari” se udhëqësit e tashëm, që njëherit janë çlirimtarët e këtij populli të ndjekur e kësaj toke të djegur, mu nga padronët e këtyre “qeveritarëve” komunist sllavë, nuk janë të nivelit meritor me kohën dhe ngjarjet për Kosovën dhe shqiptarët. Keta “qeveritarë” komunist tash, sa të trimëruar dhe të azdisur, sepse askush nuk hapi as bisedë, për gjitha këto dëmtime shpirtërore e materiale që, këta i shkaktuan për më shumë se pesë dekada popullit shqiptar gjatë “qeverisjes“ e shërbimit të tyre të verbërt në sistemin komunist sllavë. Nuk i mori kush as në bisedë, pse lejuat dhe ndihmuat okupuesit sërbë plaçkitjen e vlerave materiale të kësaj toke, atëherë dyfish të robëruar, nga komunizmi pushtues dhe okupatori sllav. Pse juve, kurrën e kurrës nuk ju dëgjua zëri, së paku, se ishit aty, ku vendosej dhe merreshin qëndrime antishqiptare. Po ku ishit ju, kur Sërbia kryente krime antinjerëzore gjenocidale e bënte pastrim etink të trojeve shqiptare. Ku ishit ju, apo edhe ju me shërbimet tuaja ndihmonit që, të kryheshin veprime të madh të kriminalitetit ekonomik në këtë hapësirë shqiptare mbi këtë popull.

Ka edhe shumë Pse-ja të tjera që juve duhet, jo vetëm të ju thuhen, por edhe të kërkohet përgjigje. Koha do ju lëkund ndërgjegjën, pa kërkua ndëshkim, por historia dhe populli nuk fal askënd nga mallkimi, Por, as edhe nga ndëshkimi.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Ismail Gashi-Sllovia, ME DALLDISJE NUK FSHIHET, SHËMTIA POLITIKE

INTEGRIMI KOMBETAR I SHKOLLES SHQIPE

December 8, 2016 by dgreca

..Shkolla shqipe, tash në Kosovën e pasluftës, në rrethan e kushte të reja, si feniksi, rifilloi punën arsimore në vazhdimësinë e tutjeshme të reformës së sistemit shkollor në të gjitha mjediset dhe nivelet shkollore./

abetarja-kombetare

Shkruan:Ismail Gashi-Sllovia/

Historiku i shkollës shqipe varesisht nga sistemet e kohërat, ka kaluar nëpër  faza te ndryshme, të cilat në të shumtën e herave ishin kohëra pushtuesit të popullit e trojeve etnike shqiptare, të cilët bashkë me okupimin e trojeve e popullit shqiptar, sundonin e qeverisnin edhe shkollën e shqiptare. Andaj, zakonisht sistemi shkollor, veprimtaria arsimore-edukative e të rinjve shqiptar, në të kaluarën historike, qe nga Perandoria Romake, kur veprimatria shkollore dhe edukimi ne shkollat kryhej në gjuhën latine, me tekste e me alfabet latin. E në vazhdim gjatë periodes pesëshekullore të sundimint osman, kur veprimtaria edukative-arsimore kryhej ne gjuhen e sunduesit oriental turko-arabe me teskte te shumëten fetare arabe dhe me alfabet arabe. Ndërsa, administrata e qeverisja shtetërore kryhej në gjuhën turqishte. Pas vitit 1912, pas aneskimit te trojeve tona nga serbia, okupuesi serb organizoi edhe sistemin shkollor, futi dhunëshëm gjuhën sllave  në  administratën shteterore dhe ne sistemin shkollor në gjitha nivelet dhe mjediset e trojeve të okupuara shqiptare. Shkollimi ynë gjatë historisë, ka dalluar edhe sipas përkatësisë teritoriale e fetare të shqiptarëve. Pjesa katolike është arsimuar nëpër institucionet kishtare katolike, priftërinje atdhetar katolik shqiptar, përkundër rrezikshmërisë nga okupusi, sakrifikonin, që fëmijëve të bashkëmbasëve krahas mësimeve fetare, t’ju flisnin edhe gjuhën shqipe. Historinë shqiptare dhe traditën kombëtare shqiptare, shumë të rinjë shqiptar vazhdonin edhe mësimet e larta në kolegje të vendit në kudarër të kishës katolike, apo edhe në kolegje e seminare jashtë Shqipërisë, ku studionin e përgatiteshin të kthehen veprimtarë në shërbim të besimtarëve shqiptar në kishave katolike në Shqipëri. Kjo dukuri zakonisht është zhvilluar në pjesët e Shqipërisë veriore e verilindore. Ndërsa, në  Shqipërinë jugore aty-këtu edhe në pjesët të tjera të trojeve shqiptare kisha ortodokse në kuadër të kishave e manastireve, ka zhivlluar veprimtari të përafërt të edukimit fetar ortodoks. Shkolla shqipe apo mendimi per shkollen shqipe ka ekzistuar edhe në këto rrethana të okupimin të thellë dhe sundimit të ashpër. Kështu Sami Frashëri në veprën  madhore “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e cdo të bëhetë” harton sistemin arsimor për të rinjt shqiptar dhe pakicat të tjera në Perandorin Turke. Shkollat e para nga 7 deri në 13 vjeç, ose shkollat fillore siç i pat quajtur Samiu. Shkollat e dyta Ruzhdije-skolion gjegjësisht gjimnazet e ulëta, shkollat e treta Idadije, gjegjësisht gjimnazet dhe shkollat profesionale, Shkollat e larta Gjthëdie, Gjithmësimet-universiteti dhe shkollat për mësimin e gjuhëve të huaja te vjetar e të reja. Që atëherë zë fill integrimi i shkollës shqipe kombëtare dhe reforma e saj në nivelin ndërkombetar. Veprimitaria arsimore nga okupuesit e populllit shqiptar kishte qëllimin e efektit të shumëfisht. Pushtimit të trojeve e popullit shqiptar, ndryshimin e besimit fetare dhe ndalimin e ndëshkimin e gjuhës, historisë dhe traditës pozitive kombëtare shqiptare. Kështu vazhdoi qe nga Perandoria romake, Bizantine, e Osmane, dhe po keshtu vazhdoi edhe okupusi serb pas 1912. Për dallim nga paradhësit ky përveç gjuhës mësimore serbe, zbatoi edhe forma të ndryshme të dhunës barbare, ndëshkimit të fëmjëve dhe kufizimin e niveleve të arsimit. Serbia, hapte shkolla vetëm aty ku kishte banorë serbe, apo edhe në ndonjë fshat etnik shqiptar, por zakonishte lejonte vetëm shkollimin fillor katër vjeçar, këte e arsyetonte se, shqiptarët konsiderohen me të drejtë shkollim, dhe njeherit iu pamundësonte vazhdimin e arsimimin e mëtejshëm. Kështu u veprua në Kosovë deri më 1941, kur fashizmi pushtoi troje tona. Por,  për dallim nga pushtuesit paraprak, kjo ideologji shqiptarëve për të parën herë ju lejoi të shijojnë mësimet shkollore në gjuhën shqipe. Shqipen ta përdorin për gjuhë administrate dhe lirshëm të përdorin simbolet kombëtare  Në këto  pak vite që në popull thuhet, “pasha qato tri vjet shqipni”, na janë të njohura hapja e disa shkollave fillore në të cilat punonin mësuesit shqiptar, dhe mësimin e zhvillonin në gjuhen shqipe, dhe paralelisht përdorenin tekstet e palnprogramet mësimore në gjuhën amtare shqiptare. Atyre ditëve në Prishtinë u hap edhe gjimnazi i parë në gjuhën shqipe. ”Sami Frashëri” me mësimdhënës shqiptar, ku përveç gjitha lëndëve të tjera mësimore, mësohej edhe lënda e gjuhës shqipe dhe historia shqiptare me gjitha vlerave pozitive të pakufizuara nga tradita e lavdishme kombetare shqiptare. Vitet e para pas ardhjes së komunizmit, deri sa marrdhëniet Jugosllave-Shqiptare kushtimisht ishin të ngushta, shkolla shqipe në Kosovë mori një shtrirje të përgjithshme. Thuaja në çdo vendbanim u hapën shkolla fillore me mësues shqiptarë. Mësuesit tanë shumica kishin përgatitje të ultë profesionale, apo shumica nga ata ishin me përgatitje shkollore fetare, ose ndonjë prej tyre që ishte shkolluar në Shqipëri. Kishte mësues shqiptarë, përveç atyre që nga koha e fashizmit, me marrveshjen e Ministrit shqiptar Ernest Koliqi ishin vendosur ne treva të ndryshme të Kosoves. Pas fitorës së komunizmit shteti shqiptarë kishte dërguar dhe një numër të konsiderueshëm arsimtarësh në shumë mjedise e nivele shkollore në Kosovës. Ishte vepruar kështu sipas marrëveshjes me shtetin komunist shqiptarë, kishin ardhur në ndihmë shkollës shqipe në Kosovë. Thënë shkurt, gjithë kjo e kaluar e shkollës shqipe, përveç të mirës arsimore, kishte ndalesa e kufizime përmbajtësore programore e materiale. Sepse shkolla shqipe në asnjërën nga këto etapa kohore të zhvillimit, nuk kishte liri as materiale e as qeverisëse administrative, ishte e shtërnguar dhe përcillej nga pushtuesi qeveritar. Secili nga pushtuesit kishte qëllimin e kufizimit të nivelit arsimor të shqiptarëve, kishte mjetet ndëshkuese për çdo veprim të njohjes reale dhe i nënshtrohej kufizimeve të niveleve shkollore. Përkundër të gjithave, mësimdhënësit tanë në përgjithësi e në veçanti ata që dalloheshin me ndonjë veprim kombëtar ato flisnin pë gjuhën apo historinë shqipe, permendnin vlera atdhetare, veheshin në pëcjellje dhe në vazhdimësi  mbikqyreshin nga “hijet” e organeve shtetërore. Megjithate, në asnjë mjedis, kohë e nivel shkollore nuk mbeti pa ata mësues athdetarë që sakrifikun në çdo kohë e mënyrë që të thyhet kjo ndales e ashpër ndëshkuese. Këta mësmdhëns atdhetarë në rrezikim e sakrificë personale arritën të shfrytëzojnë ato pak hapësira e kohëra të liberalizmit formal dhe të zgjerojnë e thellojnë veprmtarinë e tyre arsimore në mjediset kosovare në gjeneratat e reja shqiptare. Shkolla shqipe në Kosovë, e ndarë nga sistemi i shkollës kombëtare shqiptare, qeverisej e adminitrohej nga fryma e qeveritarëve sllav. Sllavizmi ortodoks me dhunën barbare mesjetare në vazhdimsë mbikqyrte shkollën tonë nxënësin, studentin e mësimdhënësin shqiptarë, të cilët i konsidronte për armiqë, e shkollën shqipe për çerdhe të prodhimit të armiqëve të saj. Kontrollohej e analizohej secila fjali e teksteve mësimore, përcillej e mbiqyrej nga organet administrative, puna e sjellja e çdo mësimdhënësi. Vite të tëra sistem komunist Jugosllav nuk lejoi hartimi i teksteve nga autorët shqiptar, Tekstet mësimore silleshin nga Beogardi e përktheheshin nga serbishtja. Mësimi i gjuhës shqipe ishte i kufizuar vetëm në vlera hapësinor shqiptare, jashtë shtetit shqiptarë. Tekstet dhe progarmet mesimore pastroheshin nga njësit mësimore ku flitej për shqipen dhe shqiptarët. Në përmbajtjen e teksteve shkollore nuk lejoheshin njësit mësimore të gjuhës, historisë, gjeogarfisë, artit muzikor e artit figurativ me përmbajtje kombëtare, ku mund të mësoheshin vlera kombëtare shqiptare. Nga gjithë kjo katrahurë e dhunës mbi shkollën shqipe, nuk mund të flitej që, sistemin shkollor ta reformojnë vet shqiptarët. Shkolla shqipe gjatë komunizmit, reformohej nga qendra e administratës shtetërore serbe. Na është e njohur reforma e 1975/6, apo reforma e Stipe Shuvarit me ato mësimet e mesme të orientuara, e cila në Kosovë e më gjërë në ish-jugosllavi, deri më 1990/91, bëri eksperimet të dëmshëm me breza shkollarësh të mesëm për të cilat fatkeqësi, disa nga nastolgjikët tanë edhe sot flasin zëshëm, se ato refoma po mos të pengoheshin nga disa qendra e mjedise qeverisëse të atëhershme jugosllave, nuk ishin dalur edhe aq të parëndësishme për sistemin shkollor shqiptarë në Kosovë. Refomimi i shkollës shqipe nga vet ne shqiptarët, në vazhdimësi të kohëve dhe sunduesve okupues, nuk ishte në dorën dhe kompetencën të vetë shqiptarëve. Praktikisht shqiptarët refomën shkollore e filluan vetëm pas vitit 1990, kur edhe kryem ndarjen nga sistemi shkollor serbe dhe me forcat tona materiale e krijuese drejtuan vet sistemin shkollor, ata vetë qeverisën e punuan në shkollën shqipe në Kosovë. Që pas mëvehtësisë fizike e shpirtërore të shkollës shqipe, nga sistemi i dhunës serbe, kuadri qeverisës e krijues, mësimdhënëst e hartuesit e planprogarmeve dhe teksteve mësimore të shkollës shqipe, vet shqiptarët i hyjnë ndryshimeve cilësore me qëllim të ngritjes së cilësisë mësimore dhe afrimit të shkollës shqipe me shkollën bashkohore mbrendashqiptare dhe të shtetetve më të avansura demokratike të Evropës e më gjërë. Udhëheqësit e shkollës së mvehtësishme shqiptare në Kosovë, pastruan planprogramet e tekstet mësimore nga fryma ideoligjike komuniste dhe frymes farse të vëllazrim-bashkimit e atdhtarizmës së rreme jugosllave. Në përmbajtjen materiale të planprogrameve e teksteve mësimor u bë afrimi integrues kombëtar, lëndët me përmbajtje kombëtare, shpërthekuan frymarrjen më të lirë e të pakufizuar të njësive mësimore të cilat gjatë shkollës komuniste ishin të ndaluara e të ndëshkuara. Lënda e gjuhës e letersisë shqipe, filloi lirshëm të përfshinte gjitha vlerat pozitive artistike e kulturore të traditës historike e kombëtare, nga tërësia etnogjeografike shqiptare e historia e traditës së lavdishme kombëtare tash largoi anatemimiet e personaliteteve dhe ngjarjeve historike, duke  përfshirë gjitha vlerat më pozitive të kohëra dhe ngjarjeve historike shqiptare. Në shkollën e mvehtësishme shqiptare në Kosovë, gjeografia shqiptare zuri vendin e ish-gjeografisë jugosllave, e cila nxënësve shqiptarë për disa dekada ju pamundësoi mësimin e gjeografisë shqiptare, ashtu siç pat vepruar edhe në materjen mësimore kombëtare edhe në lëndët mësimor art figurativ dhe artin muzikor. Kjo shkollë e mvehtëshme shqiptare, pë dekadën e okupimit serbe 1990/1999 në Kosovë, përkundër vështërsive të mdha materiale e cila pasi shkëputjes së financimit nga shteti serbe, vetfinacohej nga prindërit e populli arsimdashës shqiptar, dhuna shkallëzohej edhe me ate se shkolla shqipe ishte e detyruar, që veprimtarinë edukative-arsimore ta mbajë në lokalet private, në Shtëpi-shkolla, meqë dhuna e okupuesit serbë me zbatimin e forcës kishte larguar nxënësit, studentët dhe mësimdhënëst shqiptar nga lokalet shkollore. Në këto rrethana jo të natyrshme shkolla shqipe, karshi kohës e rrethanave te okupimit më tӕ egër, thellojë reformimin e mundshem, në vend të lëndës njësive mësimore  dhe lëndës ideologjike marksizmi, në nivelet adekuate shkollore shtoi lëndën për formimin e moralit të shëndosh Edukat Qytetare dhe atë të mundësmitë për komunikim të shpejtë inforamtikën. Pjesa nga tërësia e shkollës shqipe, shkolla shqipe e Kosovës, synonte integrimin kombëtar të shkollës shqipe. Kështu për pak vjet përmes bashkpunimit të ngushtë të ekspertëve arsimor u bë njësimi i teksteve e planprogrameve mësimore të shkollës shqipe të Kosovës dhe shkollës shqipe të Shqipërisë, nga synohej që këtë përafrim ta bëhej edhe me njësitë të tjera të shkollës shqipe, Maqedoni, Mal të Zi e Luginë të Preshevës. Përkundër rrethanave shumë të ashpra okupuese e vështërsive të mdha materiale, sistemi shkollor shqiptar në mënyrën dhe formën e pashembullt kryente emisionin e fisnikrimit dhe bashkimit shpirtëror kombëtar. Kjo veprimatri shpirtërore e edukimit e arsimimit ngriti shkallën e veprimit për liri të këtij populli të ndjekur e kësaj toke të djegur, nga veprimi i rrezistencës paqësore politike dhe ndërkombëatrizimit të çështjes së Kosovës, u ngritë në nivelin e veprimit ushtarak, me të cilin botës iu tëroq vëmendja, jo vetëm të mendoj e të flas shqip, por edhe të veprojë ushtarakisht për të shpëtuar gjendjen e rrezikimit nga katastrofa njerëzore, pastrimit etnik dhe gjenocidit në Kosovë. NATO, aleatja e UÇK-së ndali turrin e një dinosauri mbi shqiptarët, Kosova u lirua nga ankthi i një lubie që kishte synim definitivisht të kryejë hollokaust të pashembullt në historinë njerëzore. Shkolla shqipe edhe në këto rretha dhune, vrasjeje, ndjekjeje e dëbimi të dhunëshëm, nuk e ndali veprimtarinë dhe punën e vet. Madje, mësuesit e nxënsitë tanë veprimtarinë esdukative-arsimore e mbani gjallë edhe në qadra e lugina malesh, apo në kampet e strehimit në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi, ku nga kërcnimi  i ndjekjes serbe ishin të strehura nxënsit tanë. Mbajti gjallë frymen shiprtërore dhe ruajti vazhdimsinë e veprimtarisë mësimore. Duke kaluar nëpër shkallët e këtyre vështërsive, shkolla shqipe në qershor të 1999 doli nga robëria shekullore, në agun e lirisë. Nxënës, student e mësimdhënës u kthyen në trojet e shtëpite tyre u kthyen për të vazhduar vitin e mbetur shkollor 1998/99 dhe për të filluar në frymë e kushte te pasluftësvitin vitn e ri shkollor 1999/2000, praktikisht u kthyen për të filluar jetën e re në kushte e rrethana te reja. Nxënësit, studentët e mësimdhënësit tanë u kthyen dhe gjetën objektet shkollore të shkatërruara, të plaqkitura e të djegura nga forcat e dhunës serbe gjatë 78 ditëve të katrahurës që përjetoi ky popull (24 mars–10 qershor 1999). Nga kjo gjendje e rëndë shkolla shqipe, tash në Kosovën e pasluftës në rrethan e kushte të reja si feniksi rifilloi punën arsimore në vazhdimësinë e tutjeshme të reformës së sistemit shkollor në të gjitha mjediset dhe nivelet shkollore.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: i shkolles shqipe, INTEGRIMI KOMBETAR, Ismail Gashi-Sllovia

Kongresi i Manastirit i priu pavarësisë të shtetit shqiptar

October 26, 2016 by dgreca

PERPJEKJET PER ALFABETIN E SHQIPES/
1-kongrs1908jh11
Rruga e shkronjave shqipe, është rruga e gjuhës dhe historisë së popullit shqiptar. Rruga e shkronjave shqipe, është rruga e shkollës e librit dhe shkrimit shqip. Rruga e shkronjave shqipe, është rruga e jetës dhe rruga e lirisë shqiptare./ 
Shkruan : Ismail Gashi-Sllovia/
            Tash kur shkruajmë këta rreshta, në shënim të përvjetorit të shkronjave shqipe. Kthehemi 108 vjet mbrapa, më 14-22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, tash qytet nën juridiksionin e IRJM , ku pat filluar punimet Kongresi me rëndësi të madhe për gjuhën, kulturën, historinë dhe çështjes shqiptare përgjithësisht. Ruga e shkronjave shqipe, është rruga e gjuhës dhe historisë së popullit shqiptarë. Rruga e shkronja shqipe, është rruga e shkollës e librit dhe shkrimit shqip. Rruga e shkronja shqipe, është rruga e jetës dhe rruga e lirisë shqiptare. Kongresi i Manastirit, eshtë njëra ndër ngjarje historike, dalur nga Rilindja Kombëtare dhe asaj të Lidhjes Shqiptare të Prizreni, që,tuboi personalitetet më të ditura, intelektualë dhe shkrimtarët më të angazhuar të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare. Të cilët në këtë kongres, do të zgjedhin e vendosin njërën nga problemet themelore të gjuhës kombëtare shqipe, vendosjen e një alfabeti të përbashkèt të gjuhës shqipes. Kongresi i Manastirit u mblodh në kohën, kur Lëvizja Kombëtare Shqiptare, po arrinte kulmin  e qëllimet e saj kundër synimeve osmane e sllavo-greke, për të cilën shumë patriotë e pishtarë të shkrimit të shqipes flijuan jetën.
Rruga e mundimshme
 Përpjekjet e tyre për shqipen e shkruar kishin një vazhdë të përgjakshme në kohë dhe hapësirë shqiptare. Që nga viti 1462, kur merret dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe e gjerë në vitin 1908, kur u mbajt Kongresi i Manastirit, 36 shkronjat, shenjat grafike të cilat shënojnë 36 tingujt e gjuhës sonë, kaluan rrugë të mundimshme, shkronjat tona kaluan këtë rrugë sa edhe vet populli që fliste gjuhën e këtyre shkronjave. Sa me të drejtë Sami Frashri për këtë thotë; “Është për tu çuditur, qysh ka rrojtur gjerë më sot kombi shqiptarë, duke mos shkruar e duke mos kënduar gjuhën e vetë, kur janë humbur kaq kombe, që shkruanin e këndonin gjuhën e tyre. Siç janë syrjanët, kaldënjasit, latinët e të tjerë”. Kushtet e egra që i rrezikonin nga të gjitha anët, të cilat i kaloi alfabeti ynë, që nga osmanët, krahu oriental i lindjes, që synonin të përhapnin gjuhën dhe alfabetin e tyre, përmes mejtepeve e medreseve sa më bindshëm fenë islame e kultin e saj, në të cilat shkrimi i fëmijëve shqiptarë bëhej me alfabet arab. Kishat ortodokse, krahu tjetër i lindje ortodokse, në anën tjetër vepronin me alfabet grek, e një kohë edhe me atë sllav. Kishin të vetmin qëllim, shkombëtarizimin e shqiptarëve, sepse ndjenja shqiptare ishte pengesë që jo vetëm pengonte fenë islame dhe shtrirjen e ortodoksizmit, por, ajo edhe urrehej me gjelazi në formë e përmbajtje primitive. Patriarkana Greke, aleate e këtij morali të keq, mundohej me gjitha mjetet të formojë bindje, se shqiptarët janë të topitur për kulturë, madje shqiptarët nuk kanë asnjë dëshmi nga e kaluara e tyre primitive. Ky veprim grek mundohej të bind opinionin e kohës, se shqiptarët që më kohë nuk kanë pasur elementin qenësor kombëtar GJUHËN, mjetin elementar, jo vetëm kulturor, por edhe kombëtar. Ata injoronin, se gjuha e shqipe është gjuhë barbare. Andaj e mallkonin dhe e ndëshkonin çdo shqiptarë, që përpiqej të shkruante e të mësonte gjuhën kombëtare. E si duket, çdo veprim që me masa shtrënguese mundohej ta ndalonte i huaji, shqiptarëve iu shtonte  rrezistencën. Kjo përpjekje e vetëdisimit shumë shqiptarë të moteve të rëndë i ka bë të mëdhenj kombëtarisht. Përkundër urrejtjes e represalieve të të huajve kundër gjuhës, kulturës dhe popullit tonë, iluministët tanë, dëshmorë të gjuhës e kombit, kurrë nuk u përulën para sakrificave. Me vetsakrificë ata shkruanin abetare e tekste shkollore dhe ato i shpërndanin ndër bashkombasit, që të mësojnë gjuhën e tyre. Në këto rrethana, ata hapën edhe shkollat e para, si ajo e Korçës dhe simotrat e saj të mëvonshme. Nuk ka dyshim se fara e hedhur nga Naum Veqilharxhi, Pandeli Sotiri, P. K. Negovani, P. N. Luarasi e rreshti i madh pas këtyre pishtarëve të arsimit tonë kombëtarë, do të jetë ftillues i mbarsëm nga farëhedhësit e mirë, të niset kjo rrugë e mbarë e të vijë gjerë në ditët tona. Pionierët e saj të nderohen e të çmohen prej gjithë breznive që vijnë pas tyre. Kësaj rrugë të trasuar, kësaj kulle të madhe e të fortë, të cilës themelin ia vuan pishtarët tanë të lavdishëm, më vonë çdo shqiptarë atdhedashës “i ka vuar nga një gurë, që ajo të jetë edhe më e madhe e më e fortë”. Kjo është kalaja e kulturës sonë kombëtare sot.
Rruga e shkronjave shqipe
            Alfabeti ishte problem i dorës së parë për gjithë shqiptarët përparimtarë të shekullit 19-të. Megjithëkëtë, ky shekull kaloi pa e zgjedhur problemin e shkronjave të shqipes. Edhe pse kësaj rrugë rrugëtuan personalitetet e gjuhës dhe kulturës kombëtare, që nga Buzuku, Budi, Bogdani, Matrënga, Bardhi e të tjerë shkrimtarë të veriut, që veprat e tyre i shkruanin me alfabet latin, ata herë-herë tentuan që ato ti zëvendësojnë me ndonjë shkronjë të veçantë përshtatur natyrës fonetike të gjuhës shqipe. Shkrimtarët e jugut, të njohur me emrin Bejtexhi, Nazim Frakulla, H.Z.Kamberi. M.K.Çami, Dalip e Shahin Frashri e të tjerë, shkruanin shqipen me alfabet arab, nga të cilët nuk vërehet ndonjë tentim në drejtim të zgjidhjes së një alfabet të shqipes. Ndërsa arbreshët  matanë Adriatikut, patën  angazhime në zgjidhjen e alfabetit të gjuhës arbëreshe. Veçohet De Rada me dy Kongreset e mbajtura për gjuhën shqipe. Kamarda bëri tendencë për një alfabet të ri, por nuk pati jehonë /Alfabeto generalo Albano Epirotika/. Rrugës së shkronjave shqipe, pos individëve prinë edhe shoqëritë patriotike të shqiptarëve jashtë dhe brenda atdheut. Alfabeti gjatë ishte pikësynim i të gjithë shqiptarëve, sepse shkrimi i shqipes me shkronja të njësuara, peshonte edhe njësimin e vet shqiptarëve.  De Rada me të drejtë shkruante, “Alfabeti  nuk duhet të shkaktojë, që ne të zihemi si gratë” Kjo zgjidhje do të bënte një zgjim të tërësishëm dhe do të ndihmojë për shkëputje nga okupuesit dhe aspirantët grabitqarë. Përpjekjet e Rilindëseve ndikuan që ata të veprojnë të përbashkuar në çështjen kombëtare, ata krijuan alfabete të shqipes dhe ato i përhapnin ndër shqiptarët. Kështu, Naum Veqilharxhi hartoi alfabetin origjinal në vedi, të cilin u mundua ta përhap në Shqipëri. Kristoforidhi përdori alfabetin e veçantë me vetëm dy shkronja të huazuara nga greqishtja, Jubani përdori alfabetin latin edhe pse ai numërohej ndër autorët e parë të shekullit të kaluar me veprën “Raccolta di conti popolari rapsodia albanesi”. Edhe Pashko Vasa në vitin 1878 kishte një alfabet të veçantë, i cili pati afirmim bukur të gjerë dhe pati ndikim edhe në alfabetin e sotëm, për dallim ka vetëm 10 shkronja. De Rada me punën e tij prej vigani, gjashtë dekada u muarr me letërsinë dhe gjuhën shqipe, por edhe çështjes së shkronjave të shqipes nuk iu nda. Më 1836 botoi veprën  “Këngët e Milosaut” me alfabet latin, të kombinuar me disa shkronja greke e disa të tjera konvencionale. Kurse më 1894 dha një alfabet të veçantë të kombinuar me shkronja latine e greke. Më parë kishte botuar edhe një gramatikë në Firence më 1870, “Grammatica della lingua Albanese”. Kamarda hartoi tri alfabete të një pas njëshme. Më 1870 botoi alfabetin e tij më të përsosur i cili ofrohet shumë me këtë të sotshmin, edhe pse siç thamë më parë, ai nuk kishte ndonjë shtrirje të madhe, ai i jep shkas Kamardës të numërohet ndër filologët tanë të mëdhenj. Kuptohet edhe me veprat tjera nga fusha e gjuhësisë.
Përpjekjet shqiptare për alfabetin e shqipës
            Përpjekjet shqiptare për alfabetin e shqipes, gjatë gjithë shekullit 19-të, ishin të pandërprera. Nuk ka dyshim, patriotët e Rilindjes Kombëtare këtë çështje e kishin me prioritet që kërkonte zgjidhje të shpejt. Nuk mungonin shkrimet e angazhimet personale të autoriteteve kompetente, të shkrimtarëve dhe dijetarëve, as angazhimet e tyre në grupe dhe shoqëri të organizuara shqiptare jashtë e brenda atdheut. Një tentim për këtë çështje të madhe e njohim edhe nga i madhi Ismail Qemaili me bashkëveprimtarë, V. Pashën, Kristoforidhin e Hoxhë Tahsinin, Poashtu një tjetër iniciativë e njohur më 1869 dhe prapë më 1872,  që nuk u kororizuan me ndonjë sukses. Megjithëkëtë, këto njihen për fille të mbara në këtë drejtim. Filologu ynë i famshëm  Kristoforidhi edhe një herë tentoi më 1877 të bëjë një zgjidhje, por edhe kjo nuk doli fatlume. Megjithatë, këto tentime nuk janë të pafrytshme, meqë, mu këto ishin nisje e mbarë për një shtruarje të përbashkët të kësaj çështjeje kombëtare. Vetëm një vit pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1879, u formua Shoqëria e Stambollit, çështjen e alfabetit e shtroi në përmasa të gjëra. Këtu mbahet mbledhja e 28 personaliteteve autoritative, mes tyre edhe tre Vëllezërit Frashri, Abdyli, Naimi e Samiu, së bashku edhe me P.Vasën, Said Toptanin, H. Tahsinin, Ali Vrionin, Koto Hoxhin, Ibrahim Dimën, Nikollë Bonotin, Anastas Frashërin e shumë atdhetarë të tjerë. Këto autoritete formojnë në Stamboll shoqërinë “Drita” dhe pas tre numrave të revistës me emërin “Drita”, revista merr emrin “Dituria”, e cila nga katër variantet e mundshme të alfabetit të kësaj shoqërie, ai i Sami Frashërti u bë bazë për hartimin e teksteve dhe veprave të botuara më vonë nga kjo shoqëri. Në shoqërinë e Stambollit u botua Abetarja e parë shqipe në 20.000 kopje, që doli me emrin “Alfabetore e Gjuhës Shqipe”. Alfabeti i kësaj shoqërie u njoh me emrin Alfabeti i Stambollit, ose edhe Alfabeti i Frashërve, i cili një kohë pati jehonë të madhe edhe në shumë koloni shqiptare, si në Bullgari, Rumani dhe në disa hapësira të trollit amë në Shqipëri. Çështja e një ABECEDE të gjuhës shqipe, ishte jo vetëm aktuale, por edhe e domosdoshme në këtë vlug të ngjarjeve historike të popullit tonë. Në të njëjtën kohë shqiptarët ishin përballur edhe me kërkesa të vështira politike teknike dhe praktike, për shkak të gjeturisë së shtypjes, mundësisë tipografike që dispononte autonomia turke. Se kishte disa propozime në këtë tubim.
Shekulli 20-të shqipen e gjeti pa një alfabete të përbashkët për gjithë shqiptarët
             Alfabeti i Stambollit dominoi shumë kohë, megjithatë, nuk pati shtrirje në gjithë kombin. Ai u përhap shumë në shqipen e jugut, ndërsa në veri dominonte Alfabeti i Shoqërisë “Bashkimi” të Shkodrës. Alfabeti i Stambollit u pranua për shumë arsye, në dorë të parë ishin arsyet politike, fonetike dhe gjeolinguistike, me të cilat ky alfabet ju dha grusht të fortë armiqve të gjuhës sonë në aspektin politik, ndërsa në parimin fonetik kishte “çdo shkronjë të ketë vetëm një zë dhe për një zë një shkronjë në vete”. Parim që nuk do të zbatohet as në Kongresin e Manastirit, edhe pse ky alfabet do të shërbejë për bazë dhe kishte idhëtar edhe Mjedjen. Për çështjen e alfabetit, përpjekjet shqiptare nuk marrin fund, Shoqëria e Stambollit përdori për bazë shkronjat dhe fonemat e alfabetit latin me çka iu kundërvu tendencave armiqësore të më parshme turkomane e grekomanë. Përkundër shtrirjes së tij në trollin shqiptarë, jashtë tij gazetat përdornin alfabetet e tyre të veçanta. Kjo ishte frymë e pa konsoliduar në shkallë të gjerë kombëtare dhe tendencë e pashuar nga armiqtë, që gjuha shqipe të mos ngrite nivelin e saj me shkronja të veçanta. Andaj, nga shqiptarët me kënaqësi vështrohej përcjellja e shkrimeve të saj, po aq sa vështrohej me kërcënim nga të huajt. Kështu vepruan “Albania”e Konicës, që ishte tribunë e shtypit të kohës, “Kombi” në Amerikë dhe të tjera, përveç Bukureshtit dhe Sofjes.
            Shekulli 20-të shqipen e gjeti pa një alfabet të përbashkët për gjithë shqiptarët. Sipas dokumenteve të njohura, shqipja e fillimit të shekullit 20-të, përdorte shtatë apo tetë alfabet të ndryshme, vitet e mëhershme në shkrimet e pakta të shqipes përdoreshin edhe 52 alfabete, nga kjo me të drejtë ankohej lexuesi i kohës, çka do të bënte i mjeri shqiptarë për ta kënduar gjuhën e tij? Cilat ti merr, e cilat ti lë? Gjendja e tillë për shqiptarët e atëhershëm, me shkallë të ultë të arsimimit, ishte shumë e komplikuar dhe kërkonte një zgjidhje sa më të shpejtë e fatlume. Përball forcave përparimtare kombëtare, armiqtë e gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve, përpiqeshin që me çdo kusht, ta mbanin popullin tonë në një gjendje pakrye. Disa nga ata dilnin gjëja se përkrahnin myslimanët, e  të tjerët dilni, se përkrahnin të krishterët. Kështu me këto “përkrahje” të njërës palë të pengonin palën tjetër, thjeshtë ata pengonin gjitha proceset shqiptare në këtë drejtim. Fundi i shekullit 19-të dhe fillimi i shekullit 20-të, përveç rritës së madhe të Lëvizjes Kombëtare për lirimin e shqiptarëve nga zgjedha pesë shekullore e Turqisë. Patriotët shqiptarë vazhduan luftën, lëvizja rritej, lufta politike pa aleatë thuaja vendnumëronte, ndërsa lëvizja kulturore zgjerohej. Rritej numri i krijuesve dhe veprave artistike në gjuhën shqipe si edhe numri i revistave, gazetave, shoqërive kulturore jashtë dhe brenda tokave tona, Rrjeti dhe niveli i shkollës shqipe u zgjerua, krahasuar me atë të fillimit në Korçë (7 mars 1887), Realisht u poqën kushtet që edhe çështja e alfabetit që ishte afër zgjidhjes të përkryhet. Me iniciativën e Klubit “Bashkimi” të Manastirit, u ftua Kongresi i Manastirit, i cili do të mbahej në Manastir prej 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908. Për këtë ngjarje monumentale të gjuhës, kulturës dhe historisë shqiptare, që merret ndër ngjarjet dhe datë më e madhe historike e shpirtërore kombëtare, pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878, Kongresi i ABC-së shqiptare i priu shpalljes së Pavarësisë së  shtetit shqiptar, më 28 ëntor 1912 në Vlorë.
Roli i shoqatave “Bashkimi” dhe “Agimi”, e Shoqëria e Stambollit.
            Iinfluencë të madhe kishte kleri katolik i veriut At Gjergj Fishta, që atë kohë drejtonte shoqërinë “Bashkimi” në Shkodër. Temë e vetme e këtij Kongresi ishte zgjidhja e alfabetit të shqipes. Në Kongres morën pjesë 150 të deleguar nga të gjitha viset dhe kolonitë shqiptare, në mesin e tyre kishte edhe konzujë të huaj, në Kongres ishin të përfaqësuara edhe besimet fetare. Delegatët, sipas dëshmive të kohës, vinin të hipur në kuaj, ishin të veshur solemnisht dhe solemnisht priteshin nga shqiptarët anas të Manastirit me rrethinë. Përfaqësuesve në Kongres të Manastirit, vendorët para ndërtesës ku mbahej kongresi ju shtruan rrugën me qilima e sixhade, që nga ura gjer te ndërtesa tri katshe me kupolë, ku tuboheshin të deleguarit, të cilëve nga vendorët iu sigurua edhe roje për mirëvajtjen e sigurisë gjatë punës së Kongresit. Delegatët ishin nga Manastiri, Shkodra, Durrësi, Elbasani, Vlora, Gjirokastra, Shkupi, Kolonja, Janina, Selaniku, Bukureshti, Konstanca, SHBA-të, Sofja, Egjipti dhe Italia. Kongresi zgjati disa ditë. Për datën e fillimit ka mendime kontestuese, disa thonë  Kongresi filloi më 12 nëntor, disa mendojnë më 1 nëntor, madje një konzul serbë thotë se Kongresi u mbajt diku në dhjetor. Por, data e 14 nëntorit, sipas gjithë dokumentacionit dëshmon realitetin dhe saktësinë e vërtetë të mbajtjes së Kongresit të Manastirit. Kongresi që në fillim zgjodhi kryetarin e Kongresit Mit-hat Frashërin të birin e Abdyl Frashërit, Sekretare u zgjodh Parashqevi Qiriazi ndërsa nënkryetar i Kongresit u zgjodh Grigori Cilka dhe 11 anëtarë të tjerë. Kongresi zgjodhi edhe një Komision të zgjeruar nga shoqëritë “Bashkimi dhe “Agimi”, Shoqëria e Stambollit dhe personalitete tjera nga shoqëritë dhe kolonitë shqiptare, që pas diskutimeve, propozimeve dhe mendimeve të ndryshme, më 22 nëntor 1908 Komisioni solli një konkluzë. Në të cilën para Kongresit u sollën dy alfabete alternative të mundshme për përdorim të barabartë, të cilat vet koha, në zbatueshmërinë praktike të tyre, do të dëshmojë cili nga ata të merret për alfabet të shqipes dhe për gjithë shqiptarët. Për variant u moron Alfabeti i Stambollit dhe një alfabeti me bazë alfabetin latin. Komisioni dhe Kongresi vendosen, që në të gjitha shkollat dhe në të gjitha revistat dhe shkrimet e shqipes, të përdorën këto dy alfabete alternative. Komisioni përbëhej nga këta anëtarë: Atë Gjergj Fishta, Kryetar. Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Mit-hat Frashri, Shahin Kolonja, Dhimitrak Budi, Ndre Mjedja, Fehmi Topuli, Nuset Vrioni dhe Grigor Cilka, anëtarë. Të gjithë u zgjodhën me votë të fshehtë. Në këtë komision u zgjodhën personalitete eminente me qëllim të mos bazohen në alfabetet e deri atëhershme të përdoruar në gjuhën shqipe, edhe pse më parë Kongresi kishte vendosur që për alfabet të shqipes të mbështetej në alfabetin latin, i cili për gjitha parimet gjuhësore i përgjigjej shqipes. Komisioni mori për çdo tingull të shqipes veç e veç një shenjë grafike të veçantë, gjegjësisht për çdo tingull një shkronjë. Analiza e thellë e praktikës gjuhësore për disa tinguj kërkoi një punë e gjatë. Pas diskutimeve të rrepta,  të nivelit gjuhësor e shkencor, në mes të delegatëve në Kongres, u murr vendim, që disa tinguj të shqipes, duhet të shënohen me dy shenja grafike. Kështu që, më 22 nëntor 1908, Komisioni arriti të propozon qëndrim definitiv para Kongresit. “Pasi që u kënduan verbalist ditëve tjera, e pasi që e pamë, se puna që kishim bërë ishte mjaft e madhe, por jo aq sa të na kënaqë të gjithëve, e ti shërbente si përparim dhe diturisë ndër ne; Të shtyre edhe nga disa shkaqe të përjashtme e shtyem prapa, e me pëlqim të të gjithëve u vendos që: Të merret ABECE-ja e Stambollit, e me te së bashku, një ABECE thjeshtë latine, që të përdorën bashkërisht në mes të shqiptarëve”. Nga kjo vërehet, se Kongresi i Manastirit nuk e zgjodhi përfundimisht çështjen e alfabetit të shqipes. Por, Kongresi e thjeshtoi shumë rrugën e pakrye që deri atëherë e mundonte shkrimin e shqipes. Padyshim ky trasim lehtësoi shumë zgjedhjen definitive, që do të arrihet brenda një kohe relativisht të shkurtër më 1910. Korpusi fonetike e fonologjik i shqipes, ligjet dhe zhvillimet e brendshme të gjuhës sonë, përmbushen me 36 shkronjat e kërkuara kahmot, që janë përkatëse me 36 tingujt fonetik të shqipes, shkronjat me bazë latine të cilat i kemi sot të afërta me shkronjat e shumë gjuhëve të zhvilluara të botës. Prej këtu e tutje shqiptarët me punën e tyre i dhanë hov luftës dhe punës krijuese mendore edhe kundër pushtuesve dhe lakmisë së tyre për të imponuar shqiptarëve gjuhën e tyre. Hovi i zhvillimit të gjithmbarshëm të vetëdijes shqiptare për gjuhën dhe zhvillimin e vlerave pozitive shpirtërore kombëtare, dobësoi  furinë e synimeve imponuese dhe nëpërkëmbjen e këtyre vlerave kombëtare nga të huajt. 
    Kongresi i Elbasanit vendosi, që nga mesi i shtatorit të hap Shkollën Normale në Elbasan
            Për Kongresin e Manastirit gjithë pjesëmarrësit e në veçanti Fishta, Mjedja, Mit-hat Frashri, Gurakuqi, Grameno, Hilë Mosi, Bajo e Qerqiz Topuli e shumë të tjerë, kanë luajtur rol me rëndësi, alfabetet e të cilëve kanë pasur ndryshime gjatë kohës, gjerë në Kongresin e Manastirit. Vitet e para pas Kongresit të Manastirit filluan protestat shqiptare për mbrojtjen e alfabetit kombëtar të Manastirit, në Berat masa dogji abetaren me shkronja arabe-turke, ndërsa në Korçë protestuesit kënduan këngën e alfabetit shkruar nga mësuesja Parashqevi Qiriazi. Protesta u organizuan për mbrojtjen e alfabetit kombëtar të Manastirit nga gjonturqi dhe fryma greke. Në mbrojtje të alfabetit shqiptarët u organizuan edhe në Përmet e Elbasan. Përkundër kërcënimeve antishqiptare turke e greke, Kongresi i Elbasanit vendosi, që nga mesi i shtatorit të hap Shkollën Normale në Elbasan, e cila për shkak të rrethanave filloi punën  më  1 dhjetor 1909. 
Tash kur po përmbyllet një përvjetor, ka hyjë në shekullin e dyte, të moshës së moçme për shkronjat tona dhe nivelin e rritës së vlerave të gjuhës shqipe. Përkujtojmë vështërsitë dhe punën e mundimshme të atdhetarëve shqiptarë, përpjekjet shumëvjeçare të tyre, që ne sot të ligjërojmë e të shkruajmë alfabetin e trashëguar nga stërgjyshërit tanë të lavdishëm. Ky alfabet ka ngritur lartë kalanë gjithëdijes shkencore dhe vlerave shpirtërore të artit e kulturës sonë kombëtare. Sot jemi të barazuar me civilizimin e popujve që dikur ua kishin laminë, dhe ka bërë të na lakmojnë edhe ata, që dikur nuk na kanë shikuar me simpati, as neve për popull të moçëm, e as gjuhën tonë për vlerë të veçorisë kombëtare

Filed Under: Histori Tagged With: i priu pavarësinë e shtetit shqiptar, Ismail Gashi-Sllovia, Kongresi i Manastirit

Reflektime nga Pajtimet e Gjaqeve

October 23, 2016 by dgreca

NJE ORE URETIE/
Shkruan: Ismail Gashi-Sllovia/Kishin kaluar 24 vjet, që kur Profesor Anton Çettën e kisha dëgjuar nga afër, atëherë kur ai na ligjeronte Letërsinë e Vjetër Shqipëtare. Për dallim nga atëherë, tash, fillim marsi 1990, unë i burrëruar e profesori im i mplakur. Qëndruam një kohë pranë e pranë në një tryezë në kabinetin e Tij në Institutin Albanologjik në Prishtinë.
          Te profesori shkuan me dy veprimtarë të tjerë, tash të ndjerin Avdi Kelmendi dhe Halil Bislimin, që ta ftonim kryepleqënarin e urrët të Kosovës, të na vijë në një tubim të pajtimeve në Shtime, pasi Aksioni i Pajtimve kishte marr fillim të  mbarë e të hovshëm. Me këte do ta nderojë e madhërojë  atë falje gjaku dhe vet tubimin në këtë mjedis të Kosovës, dhe do të merr krah e shtrirje jehona e Aksionit të Pajtimeve. Ta shlyejmë përgjithmonë këtë njollë të keqe, që për mish të huaj ka zënë vend ne qenien e traditës sonë kombëtare dhe ta shporrim për të huaj nga ku truall e ky popull i lashtë autokton.  Në kabinetin e punës, nuk e gjetëm Profesor Antonin. Ramadani një bashkëpunëtor shkencor i profesorit, na priti për miqë, përkundër  asaj që nuk njiheshim më heret. Ai na tha, se Profesor Antoni, mbrëm ka qenë në Orllan të Podujevës në një pajtim gjaku, është lodhur mjaftë, por me siguri do të vijë së shpejti. Këtë e tha Ramadani pasi foli me profesor Antonin në telefon. Ashtu edhe doli. Nuk vonoi shumë profesori ia arriti në kabinet mjaftë i dërmuar, dukej me sy pak sa të ajur  nga lodhja e natës së kaluar. Mjaftë i krrusur nga pleqëria, por si gjithmonë buzagas dhe i disponuar për punën e disiplinuar të ditës që e priste.
– U vonova pak burra. Tha me të hyrë në kabinet.
U ngritëm në këmbë  në ndrim e respect ndaj Tij. U përshëndetëm një nga një, duke i shtrijë dorën me rradhë.
– Uluni burra, na tha, dhe bëri me dorë nga karriket.
Ai vet zuri vend në tryezë. Nxorri pakon e cigareve dhe duke shpaluar pakon fliste. Ta ndezim nga një prej odes. Ne i treguam qëllimin dhe arsyen ardhjes. Ftesën e pranoi dhe na përgëzoi për suksesin e arritur me rastin e pajtimit , faljes së gjakut nga plaku Shaqir Topilla, i cili fali gjakun e djalit. Shaqiri 95 vjeçar, vazhdoi profesori, paska bërë burrëri, se burrërisht e paska falur. Mori shënimet lidhur me pajtimin, dhe nga zëmra ofashni.
Do të ju flas pak fjalë, si të veproni, edhe pse ju e dini ashtu si edhe unë. Madje, atje ne terren ku punoni e veproni, rrethanat i dini edhe më mire. Na shpjegojë për regjistrat, angazhimin e të rinjve, rinisë studentore, mësuesit dhe të tjerët, që punojnë dhe gëzojnë autoritet në popullatën vendore. Na shpjegojë anën teknike të grumbullimit të lëndës për këte aksion të rëndsishëm kombëtar. Profesor Antoni foli detaisht për skedat e shënimet lidhur me ngatërresat, konfliktet, për vrasjet, plagesat, rrahjet e llojet të tjera të konflikteve. Të ju hyni punëve sipas krahëve, që mos të bëni humbje kohe e harxhime të panevojshme, duke shkuar herë në një krah e herë në krahun tjetër. Në fillim, kapni rastet pak sa më të lehta, që të merr jehonë aksioni, fitohet guxim e siguri. Keni kujdes. Tha profesor Çetta. Angazhoni njerëz me autoritet, që kanë ndikim pozitiv, veçmas të rinjë. Por, mos harroni. Patjetër të angazhoni  edhe rinin femërore intelektuale. Mësimdhënëse e studente të dalluara. Sot odat nuk janë vetëm për burra, por edhe për femrat e arsimuara e të ngrituar kombëtarisht. Tash kemi femra për log, të zonja e të afta, sa edhe burrat. Do të keni në fillim mundime e harxhime, nga ky qëllim nuk do të largohemi, do të sakrifikojmë kohë. Por, frytet e kësaj veprimtarie, do ti gëzojmë më vonë. Ne jemi  në Evropë, tradita jonë e civilizimi ynë kombëtar, është pjesë e kulturës evropjane. Madje, ne jemi banorët më të vjetër në këtë kontinent, me civilizimin, kulturën e tarditën tone, duhet të gjendemi edhe sot në Evropën e civilizuar. Ky kontinent i vjetër dhe i kulturës së lashtë, nga sot do të duket ndryshe. Pandaj, edhe ne duhet të përgatitemi për këto ndryshime. Ti shporrim dukuritë anticivilizuese, të cilat kanë ngelur deri më sot. Hakmarrja  është e lashtë dhe e mbjellur  mish dhie në qenien tonë Kombëtare. Por, ne nuk mund të ankohemi gjithmonë, nese tragohemi të paaftë në ruajtjen e pastërtisë sonë kombëtare e morale, të tjerë e kanë largua këtë  nga vetëvetja, fatkeqësisht tek ne ka ende jetë. Përkundër tentimeve të kahershme që ta zhdukim, ajo ka jetuar deri më sot. Ne duhet, që këtë vit, ta zhdukim hakmarrjen, ta shlyejmë këtë njollë e dankë kombëtare, sepse po ngelëm me këtë edhe më tutje, breznitë do na gjykojnë, pasardhësitë gjykojnë gjithmonë, thot drejtë i urrëti Esati ynë.
Keni kujdes, na tha profesor Antoni. Do të hasni edhe në vështërsira, nuk do të ju dëgjojnë lehtë e shpejt. Por, ju nuk duhet të largoheni e te zbrapëseni të dëshpruar, jepjuni afat të mendojnë, të konsultohen, të flasin me meshkujt e familjes, me gratë  e shtëpisë, sidomos me gratë dhe fëmijët  e të vrarëve, ata janë më të dëmtuarit e më të lënduarit. Kështu, të merrni pajtim nga  mbarë familja. Vetëm kështu arritëni të zbutni dhëmbjen, të afroni konfliktin e të mbaroni pajtimin e familjeve të hasmuara.
Profesori përfundoi orën e urrëtisë. E ne dolem nga zyra e profesor Antonit, të paisur me mësimet e leksionit të asaj dite, nga filluam e vazhduam veprimtarinë e pajtimit të gjaqeve në treven komunale të Lypjanit e më gjërë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ismail Gashi-Sllovia, NJE ORE URETIE

Metush Krasniqi, shpirti unifikues i rezistences kombëtare

October 19, 2016 by dgreca

KUJTESA- Në kujtim të  30-vjetorit të vdekjes/

1-metush-krasniqi

Selatin Novosella. “Metush Krasniqi, personalitet integrues i Levizjës Kombëtare”. Prishtinë. 2012/

1-metush-shtatore

Shtatorja e Metush Krasniqit/

Shkruan:Ismail Gashi-Sllovia/*

Sot jemi të nderuar ne lypjanasit, që në mesin tonë kemi personalitete vepruese e krijuese, që me veprimtarine e tyre, të përjetuar e të mbajtur në kujtesë, gjitha ato ngjarje nga historia  jonë e gjysmës së dytë të shekullit 20-t. Përmbajtja e të cilave, ishte, jo vetëm e ndaluar, por me ligjet diskriminuese të sistemit komunist slave, edhe e denueshme. Sot këtu po promovojmë veprën monografike, “Metush Krasniqi” (Personalitet integrues i Lëvizjes Kombëtare). Me të cilën, autori Selatin Novosella, na solli në mesin tonë një personalitet, të cilin natyrshëm e pagëzoi personalitet integrues. Praktikisht, Metush Krasniqi e Adem Demaçi, përbëjnë formën dhe përmbajtjen vertebrore, të rezistencës kombëtare për liri, që nga NDSH-ja e deri te UCK-ja, kundër sunduesit okupues komunist jugosllav.

Te nderuar te pranishem. Cila ishte jeta dhe veprimtaria atdhetare  e Metush Krasniqit.  Ky vigan i atdhetarisë, u lindi më 19 gusht 1928 në fshatin Dajkoc. Mësimet e para  i mori, në rrethana të kohës, në gjuhën serbe në fshatin Hodonoc,  klasët tjera të shkollimit fillor i kreu në Gjilan në gjuhën shqipe. Në vitin 1950 diplomoi në Shkollën Normale të Gjakovës, Ndërsa në vitin 1950-1951 filloi punën mësues në Shipashnicë. Atyre viteve i frymëzuar nga veprimtarët e NDSH, në Shipashnicë themeloi organizatën ilegale “Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë”. Autoritetet e kohës për çdo vit Metushit ia ndërronin vendin e punës, Metush Krasniqin e transferojnë nga Strezovci në Hogosht, e nga aty në Muçivërcit. Në vitin shkollor 1955-1956 me vendimin e organeve arsimore të rrethit të Dardanës, shkolla 8 klasëshe e Muçivërcës bartet në Roganë, dhe për habi, po me atë vendim, Metushi emërohet drejtor shkolle. Kjo shkolle sot mban emrin e këtij atdhetari. Në vitin 1957 pas ndjekjeve e burgosjeve detyrohet të shpërngulet në Shkup. Atje krahas punës në arsim, me një përkushtim të veçantë, vepron në organizimin e ilegales. Në nëntor të vitit 1958 Metush Krasniqi burgoset dhe dënohet me 18 vjet burg të rëndë. Ai edhe para gjykatës tregoi qëndrim të fort, “…kam shkruar e do të shkruaj e veproj për çdo padrejtësi, që mund ti behet popullit tim”. Pas daljes nga burgu Metushi kaloi disa vite në fshatin e lindjes. Më pas kreu Fakultetin Juridik në Prishtinë, në vitin 1970 u punësua në shkollën e mesme teknike “19 Nëntori” në Prishtinë. Mirëpo 1972, me një vendim të KK të LKJ të Prishtinës, Metush Krasniqin dhe bashkëverprimtarin e Tij Isa Demaj, përkundër shumë kundërshtimeve të kolegëve, e sidomos nxënësve, i larguan nga puna. Metush Krasniqi gëzonte një autoritet të madh në mesin e rinisë shkollore e universitare në Kosovë, kishte një rreth të gjerë shokësh besnik, si: Hasan Dermaku, Rexhep Mala, Hydajet Hyseni, Ilmi Ramadani, Kadri Zeka, Rexhep Elmazi, Zeqir Gërvalla, Sabri Novosella, Isa Demaj e shumë të tjerë. Në vitin 1976 Metush Krasniqi, në reagim të denimit të 35 atdhetarëve në krye me Adem Demaçin, themelon dhe vihet në krye të Organizatës “Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi” LNÇKVSHJ. Organizatë që shtriu veprimin  atdhetar, si në shumë mjdise shqiptare, edhe në trevën e Lypjanit. Metushi Krasniqi, falë konspiracionit të shokëve, me veprimet e ti politike arriti të hap rrugën Demonstratave të 1981, më 1979 nuk u   zbulua dhe i shpëtoi arrestimit. Gjatë gjithë veprimtarisë atdhetare, Metushi karakterizohet me përpjekje për bashkimin e të gjitha grupeve ilegale, edhe pse ato karaterizoheshin për dallime e anësime ideologjike, por natyrshëm, të gjitha ideal kishin çlirimin  dhe bashkimin kombëtar. Vazhdimisht UDB, e percillëte aktivitetin e verpimet politike të Metushit, më 4 nëntor 1981 arrestohet, dhe në mungesë të fakteve pas katër muaj lirohet. Më 4 nëntor 1985 Metush Krasniqi sërish burgoset, kësaj radhe e burgosen për të fundmen herë, jo për ta dënuar me burg, por përfundimisht për ta eleminuar dhe mbytur fizikisht. Gjatë ditëve sa e mbajtën në burgje, nga disa shqipfolës, hiena që verbërisht i sherbenin okupuesit sllav, e torturojnë fizikisht e shpirtërisht në mënyrat më mizore. Pasi ishte i dërmuar për vdekje, UDB-a më 16 qershor 1986 e liron me të vetmen arsye, të vdes jashtë burgut, më 15 tetor 1986. Varrimi i tij u bë në fshatin e lindjes në Dajkoc.

Vepra monografike përmblidhet me nëntë kapituj me një lidhmëri kohërash, ngjarjesh e veprimesh të dhjetëra e qindra atdhetarëve Që nga NDSH me Gjon Sereqin, në vazhdimësi me veprimtarët intelektual atdhetarë të pëcaktuar dhe të ngritur politikisht e kombëtarisht, si,  Kadri Halimi, Ali Aliu e Ismail Dumshi, me veprimtarët e 1968 dhe të1981, me Isuf Gërvallën e deri te Zëri i Pushkës, dal si prej legjende, e Adem Jasharit dhe ushtarëve të lirisë, që sollën pavarësinë e Republikë së Kosovës. Në kapitullin e parë flitet për Metushin familjar dhe kontributin shembullor në lëmin e arsimit dhe edukimit. Në kapitullin e dytë për themelimin e Partisë Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me shtetin amë. Në kapitullin e tretë për vazhdimësinë e veprimtarisë atdhetare për çlirim e bashkim kombëtar. Në kapitullin e katërt për “Lëvizjen Nacional-Çlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi” (LNÇKVSHJ). Kjo Lëvizje gjeti shtrije ne gjitha trevat shqiptare në Kosove dhe jashtë saj.
Komitetin Qarkor të kësaj Levizjeje u formuar në fillim të vitit 1979 në Lypjan. Kjo erdhi kështu duke u mbështetur në bashkëveprimin e Isa Demaj, Avdi Kelmendit me Sabri Novosellën, Ramadan Pllanen e Shefqet Jasharin. Në komunën e Lypjanit pas vitit 1975 ishte punuar ne drejtim te verpimtarisë kombëtare, dhe ky vit gjeti të rinj mësimdhënës në shkolla të mesme, rini studentore e shkollor qe ishin te gatshem per veprime pavaresisht sakrifices. Keshtu ne kete treve komunale kishte një numër të konsiderueshëm anëtarësh të Lëvizjes. Ky Komitet veproi në shtrirjen e Levizjes edhe në Ferizaj e gjetiu. Komiteti Qarkor në Lypjan kishte anëtarë te devotshem, te cilet kishin dhene prova e deshmi se jane te gatshem per verpim, si.Ismail Gashi, Beqir Lecaj Qemail Aliu, Muhamet Ademi, Banush Bytyqi, Vëllëzërit Adburrahman e Rabit Konjufca. Por, Qarkori kishte edhe celulat e veta me veprimtarë të shumët: Agim Ademin, Ali Zejnullahun, Aziz Hyseni, Ali Ymeri. Isuf Kelmendi, Ekrem Llugiqi e shumë të tjerë, që kryenin aktivitet të dendur në qelulat e tyre në këto hapësira. Në kapitullin e pestë vendimi i pushtetit jugosllav për likuidimin fizik të Metush Krasniqit. Në kapitullin e shtatë Metush Krasniqi në kujtimet e familjarëve dhe të miqve.
Në kapitullin e tetë shkruhet për vlerësimin e veprës së Metush Krasniqit, ndërsa në kapitullin e nëntë e të fundit, paraqiten dokumente nga gjykimet e tij në gjykatat jugosllave.
Metush Krasniqi e Adem Demaçi janë kryeveprimtarët, Kryrkomandatet e Gjeneralet prijetarë të Levizjes sonë Ilegale e gjysmilegales kombëtare, që me shembullin e tyre te veprimit, për dekada të okupimit komuniste sllav kanë frymezuar e inspiruar e breze atdhetarësh ne te gjitha mjediset e rrethanat kohore. Këto dy personalitete janë Lëvizje dhe program politik, që tejkalojnë kohën dhe ideologjitë. Për këto vlera të lavdishme nga tradita jonë kombëtare, tash dhe në të ardhmen, obligohen studiuesit e historisë, që patjeter ta plotësojnë historinë shqiptare, e cila pa veprimtarinë e Lëvizjes nuk është e plotë dhe reale. Metushi në rrafshin prindëror është shembulli i atësisë, në aspektin arsimor tejkalon parashikimet, kurse në atë të atdhetarisë është i pa arritshëm. Veprimtaria dhe qëndrimi i Tij, mbeten përmendore e krenarisë sonë kombëtare. Metushi, tashmë i shpallur HERO i Kosovë, me fjalët e Tij amanet; then Zeqir Gervalles, kur ishte i semuar rende ”Liria do të na ringjallë në parajsën tonë, Në Kosovën tonë. Në Mëmëdheun tonë të bashkuar e të lirë…Me Shqipërinë Mëmë”. Eshtë edhe sot e gjithomonë, Amanet që obligon ti përmbahemi, sot dhe në të ardhmen, në çdo kohë e rrethanë. Autori, Novosella me veprimtarinë e Tij hulumtuese të studiuar e te publikuar deri sot, ka pasuruar vlera historike e kombëtare nga të cilat studiuesit e historisë, publicistikes e kulturës shqiptare, do të gjejnë burime mbështetëse, nga të fillojnë studimet e reja. Në këtë rast i falënderohemi që na dhurojë këtë thesar vlerash, Selatinit i urojmë shëndet e mbarësi në veprimtarinë e mëtejshme.

Lavdi Jetës dhe veprës së Metush Krasniqit dhe gjithë veprimtarëve atdhetarë, Lavdi Dëshmorëve e Martirëve. Nderim luftëtarëve të Lirisë.

*Shkrimi u lexua, me 2 prill 2012, në promovimin e veprës ne Lypjan.Organizuar në shënim të 31 vjetorit   të Demonstratave të 1981.

Filed Under: Histori Tagged With: 30 vjet nga vdekja, Ismail Gashi-Sllovia, Metush Krasniqi

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT