• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Salih Uglla, lahutari legjendar i Peshterit

June 3, 2016 by dgreca

Nga Ismet Azizi/

Eposi shqiptar i kreshnikeve, siç del edhe nga kuptimi që ka marre fjala kreshnik , është një epos heroik. Fryma heroike e përshkon atë fund e krye ; me brumë heroik është ngjizur çdo strukturë e mikrostrukturë e tij.  Veçse këtu heroizmi nuk del si diçka e jashtme, si vetëmburrjes a si mjet për të tërhequr simpatinë e dikujt. Ai është krejt spontan, genuin, i brendshëm, buron nga domosdoshmëria e rezistencës dhe e përballimit të rreziqeve e të vështirësive. Eposi e paraqet heroizmin si mënyre mendimi, sjelljeje a veprimi, që ve në qendër të sistemit të të gjithë vlerave trimërinë, vetëmohimin, që i quan ato atribute të pandara te një mjedisi shoqëror të përcaktuar etnikisht, të një mënyre të veçante organizimi shoqëror. Ai e trajton heroizmin si një tradite të lashte, si një kult të vërtete, si një model etnokulturë të kristalizuar, madje të sakralizuar, gjatë shekujve.

Peshteri prej kohësh ka qenë çerdhe dhe thesar i lahutarëve. Deri në fund të shekullit të XVII ky rajon është karakterizuar me homogjenitet etnik, të cilin më vonë do të ndërpresin vendosjet gjithnjë e më të shpeshta, trazirat dhe migrimit masive. Migrimet janë intensifikuar veçanërisht pas formimit të Sanxhakut të Pazarit të Ri (1877), gjegjësisht pas shkëputjes së tij nga Vilajeti i Bosnjës dhe bashkimit me Kosovën. Kështu, rezulton në Peshter përzierja e kulturës lokale dhe shpirtërore me atë të të ardhurve nga Hercegovina, bregdeti malazez dhe nga muhaxherët tjerë boshnjak që arritën nga vendet e okupuara nga Serbia në vitin 1878.

Kjo lëvizje e popullsisë ka shënuar ndikim të madh në fushën e kulturës gojore epike që gradualisht depërtoi në shtëpitë e popullsisë lokale shqiptaro-myslimane. Prandaj është i justifikueshëm vlerësimi i Husein Bashiqit: “Nuk ka pothuajse trevë në vendin tonë në të cilin në një hapësirë kaq të vogël të ketë ndodhur depërtim më intensiv i shprehjes shpirtërore të shumë popujve ” (boshnjakëve, malazezëve, serbëve dhe shqiptarëve).

Alija Xhogoviq shkruan “Në Peshter, të gjithë banorët i punojnë me mjeshtri dhe dashuri lahutat me të cilat ekzekutojnë shkëlqyeshëm këngët e “reja dhe të vjetra”. Në kontekst të këtij referimi potencoj se në shkurt të viti 2005 në Velepole të Tutinit kam prezantuar në një këndim epik boshnjak, në një shfaqje lokale në të cilën, me programin e tyre morën pjesë lahutarët popullor dhe këngëtarët e këngëve heroike, duke ekzekutuar me kavall dhe duke kënduar këngë “Dy nga dy”, edhe at vetëm meshkujt- sipas melosit të vjetër peshteras ( shqiptar v I. A).[1]

Në fshatra, posaçërisht në dimër, janë organizuar ndeja. Njerëzit janë tubuar nëpër oda në shtëpi të familjeve imune ku vinin lahutarët dhe ku këndohej edhe deri në mëngjes. Më së shumti janë tubuar në fshatrat Shipovicë, Godijevë (në shtëpitë e Sijariqëve), në Koritë (në shtëpitë e Mekiqëve, Mehajve dhe Alihoxhajve), në Cërhal, Dashqarijekë, Vrbicë, në disa fshatra të Rozhajës, Tutinit dhe Senicës.

Bazë e tematikës epike e këtyre këngëve kanë qenë këngët për luftërat e këngëtarëve të Plavës e Gucisë për ruajtjen e integritetit gjeografik dhe kulturor, lirinë dhe të drejtat për pavarësi. Pra, në mesin e dytë të shek. XIX dhe gjatë shek. XX, posaçërisht në lidhje me ngjarjet nga viti 1912 dhe deri në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore.

“Oj qikë me fistan të bardhë!
Inshaallah peshterasit vijnë me të marrë”!

Peshterasit në shaka por shpesh edhe me përbuzje, për disa lahutarë të cilët kanë qenë në gjendje jo të lakmueshme ekonomike, kanë përdorë një thënie të njohur: „Takum pasha, hall magjupi“ (I veshur si Pashë, ndërsa gjendja ekonomike e familjes shumë e keqe).

Salih Uglla (Ugljanin) (1849-1945) ose „Salih Peshteri“ është nga fshati Ugëll (Ugao) të Peshterit. Siç është deklaruar vëllazëria e tij, ai është me prejardhje nga fisi Kelmend i besimit katolik. Nga ana e nënës ai rrjedhë nga Gucia. Me lahutë dhe këndim ka filluar të merret nga mosha 15 vjeçare kurse mësimet i ka nxënë nga Husë Qorri Husoviq nga Kollashini, nga peshterasi Hamzë Alibasha nga Suhodoli dhe nga Huzeir Baliq – Huzbalia nga Dobri Dubi, gjithashtu lahutar i këngëve kreshnike.

Uglla ka filluar herët të merret me shitblerjen e kafshëve në Selanik dhe Shkodër. Në bazë të incizimeve të Milman Parry (The Milman Parry Collectionof Oral Literature), mësojmë se rreth vitit 1908 ka shkuar të jetoj në Pazarin e Ri. Aty u bë pronar i një Hani dhe e mbajti në posedim deri në fillim të Luftërave Ballkanike 1912/13. Sipas Prof. Dr Zymer Neziri Uglla ka qenë edhe pjesëmarrës në luftën për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë.

Në fshatin Uglla sipas tij kanë qenë 70 shtëpi të fiseve ilire katolike-myslimane (Uglla, Hukiq, Bibiq, Martinoviq, Zahiroviq, Zukoviq, Plakiq, Kurbasheviq, Arslanoviq, Seferoviq etj.). Me lahutë ka kënduar Ramë Zuka (Ramo Zukov) i cili është mësuar gjatë qëndrimit të gjatë në Bosnjë. Vlerësimet e disa hulumtuesve, kanë qenë krejtësisht tendencioze dhe jo të sakta që kishin për qëllim ta klasifikonin Ugllën si lahutar të nivelit mesatar (M. Murko, Albert B. Lord, Gesemann, A. Schmauss dhe Rajko Medenica). Këtë e vërteton edhe prof. Zymer Neziri, i cili thotë: “Salih Uglla nuk qëndron nën hijen e Megjedoviqit, është shumë i madh, madhështor, këtë e kanë bërë shkencëtarët serb me qëllim të ngritjes së Avdo Mexhedoviqit, të cilin me çdo kusht janë munduar ta paraqesin si sllavo-boshnjak, me qëllim që të mohojnë eposin shqiptarë në Sanxhak”.

Prof. Neziri përshkruan edhe bisedën të cilën e ka zhvilluar Profesori nga Harvardi, me S. Ugllën, i cili dëshmon para tij përkatësinë e tij etnike shqiptare, duke ia përshkruar shkuarjen e tij të parë te familja e gruas së tij të dytë e cila nuk ishte shqiptare. Para këtij rrëfimi, i cili është i incizuar dhe ruhet në Harvard, profesori amerikan kupton se ka të bëjë me një popull i cili nuk është sllav, e që vetëm rastësia i ka bërë të ngjashëm dhe jetojnë së bashku në këto treva. Pas kësaj ngjarje profesori e porositë asistentin e tij që të vazhdojnë studimet për shqiptarët.

Salih Ugljanini tregon se shumë lahutar kanë ushtruar dhe kanë arritur të bëhen të mirë falë “shortimit” dhe duke dëgjuar të famshmin dhe të verbrin në njërin sy, Qorr Hysën nga Kollashini, i cili ishte mysafir i përhershëm në fshatrat e Peshterit. Në vitin 1953, prof. Beliq nga Beogradi ka bërë marrëveshje me Kembrixhin për botim të këngëve. Lordi, siç ka shkruar parathënien e librit , e ka dërguar dorëshkrimin në Beograd por Beliq ka hequr 10 rreshta, pjesën ku bëhet fjalë për lahutarët dygjuhësor- bingual.

 

[1] [1] Alija Xhogoviq,http://www.almanah.co.me/Ostale/PDF/casopis/Almanah%2031-32.pdf  faqe 132

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Ismet Azizi, Lahutari Salih Uglla

DUKE KUJTUAR “HOMERIN E BALLKANIT”

May 28, 2016 by dgreca

Me rastin e 150 vjetorit të lindjes së Avdo Mexhedoviqit, “ Homerit “ të Ballkanit/

Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël këngësh epike heroike legjendare. Ato radhiten ndër shtyllat më të rëndësishme artistike të kulturës shpirtërore të shqiptarëve. Eposi i Kreshnikëve është jehonë poetike disa shtresore e jetës së përbashkët (sh.VI-VIII), por edhe e konflikteve disa shekullore ndëretnike, e kacafytjeve dhe e përgjakjeve ilire-shqiptare me ardhësit sllavë të jugut në Iliri (Ballkan). Nga ardhja e tyre e deri në shekullin XIV, sidomos në shekujt XIII-XIV, ky konflikt është acaruar dhe zgjeruar, siç thotë historiani A. Buda (1986), në kohën e forcimit të pushtetit feudal qendror serb të dinastisë së Nemanjiqëve. Edhe epikologu gjerman M. Lambertz (1958) pajtohet se këto këngë «rrjedhin nga koha e dyndjes së sllavëve nëpër Danubin e Poshtëm në Ballkan dhe ruajnë ende kujtimin e luftërave të vjetra të ilirëve ose shqiptarëve kundër sllavëve që u dyndën në kohën rreth vjetëve 700-800». Këto këngë janë ndër eposet e fundit aktive në Evropë në fillim të këtij mijëvjeçari dhe me të drejtë thuhet se e kanë vendin në arealin e epikës botërore.

Shkruan: Ismet Azizi/

Nuk janë të panjohura këngët e kreshnikëve të cilat u kënduan jo vetëm te Shqiptarët por që u bartën edhe te boshnjakët. Në përhapjen e këngëve epike, te Boshnjakët ndikuan lahutarët e Sanxhakut siç ishin Avdo Megjedoviq, Salih Uglla (Uglanin), Murat-agë Kurtagaj (Kurtagić) Husë Qorri Husoviq (Ćor Huso Husović), Ashir Qorraj (Ćorović), Kasum Rebronja, Xhemail Arnautoviqi, Ibro Musiqi, Xhyl Bahu (Bahović) etj.
Në Amerikë, në Universitetin e Harvardit, Milman Parry, për disa vite rresht ka botuar libra (1933, 1934 dhe 1935), kryesisht të letërsisë gojore të traditës myslimane-boshnjake. Milman Parry-it i është bashkuar edhe Albert B. Lordi dhe së bashku kanë mbledhur materiale jo vetëm në Sanxhak por edhe në Bosnjë e Hercegovinë. Te ne në Kosovë dhe Shqipëri, përveç profesorit Zymer Neziri nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, i cili ka ngritë zërin për ndriçimin dhe përmirësimin e gabimeve që ka bërë Universiteti i Harvardit, përpjekje tjera nuk ka pasur .

Në këtë analizë po i paraqesim dy lahutarët më të famshëm të cilët ndikuan në përhapjen dhe kënduan këngë epike në Sanxhak, Avdo Megjedoviqi dhe Salih Uglla (Uglanin).Avdo Mexhedoviqi (nga fshati Obrov në afërsi të Bijello Poles, 1875-1953) ishte një këngëtar lahutar nga Mali i Zi. Mexhedoviqi është një nga poetët epik më të mëdhenj të Sanxhakut por edhe më gjerë. Poema e tij epike “Martesa e Mehë Smailagiqit” e cila ka 12.311 vargje, aq sa kanë së bashku Iliada dhe Odisea. Shkencëtari amerikan Milman Parry, studiues dhe profesor në Universitetin e Harvardit në gjysmën e parë të shekullit të XX, Avdon e ka quajtur “Homeri ballkanik”.

Duhet theksuar se Mexhedoviqi nuk ka vijuar as shkollën fillore. Në moshën madhore ka shërbyer nëntë vite në ushtrinë osmane. Gjatë kësaj kohe zotëroi mirë gjuhën osmane dhe atë turke kurse në Selanik përfundoi shkollën e oficerëve të marinës. Pas përfundimit të shërbimit ushtarak është kthyer në Obrovë, në vendin e tij të lindjes, ku hapi një fermë dhe punoi në dyqanin (mishtore) familjar në Bijello Pole. Me lahutën u mishërua që në fëmijërinë e hershme ndërsa aftësinë e ekzekutimit e mësoi nga babai i tij Huseini, i cili ishte një lahutar i shkëlqyer dhe më i njohuri i asaj kohe. Në sajë të talentit të jashtëzakonshëm dhe aftësisë që posedonte, me kalimin e kohës arrin të bëhet këngëtari dhe lahutari më i kërkuar në trevën e Sanxhakut dhe më gjerë.

Hulumtuesi i njohur i krijimtarisë epike ballkanike Milman Parry , gjatë vitit 1935, regjistroi në pllakë speciale fonografe me 80.000 vargjet epike të Avdo Mexhedoviqit. Në bazë të këtyre studimeve Parry ka shpikur teorinë moderne të letërsisë gojore dhe homerologjinë moderne. Lordi Albert Bates, gjithashtu profesor në Universitetin e Harvardit, vazhdoi punën për mbledhjen e krijimtarisë epike nga viti1950 deri më 1951 dhe regjistroi edhe 18.000 vargje të Avdos. Në këtë mënyrë është kompletuar një koleksion mbresëlënës prej rreth 100.000 vargjeve të Avdo Mexhedoviqit.Mexhedoviqi i ka rrëfyer Perry-it se “të parët e tij kanë ardhur para 200 viteve nga Nokshiqi apo Nikshiqi,( nga inqizimi i dobët nuk dëgjohet mirë për cilin vend bëhet fjalë saktësisht). Ata kanë dyshuar në identitetin e tij, por nuk u ka shkuar mendja se ai mund të jetë shqiptarë. Profesori Perry një vit ka qëndruar në Beograd për ta mësuar gjuhën serbe. Perry ka qenë bartës i projektit, ndërsa Lordi ka qenë asistent i tij. Profesori e mësoi serbishten por gjithnjë duke menduar se kjo zonë është sllavo folëse” – thotë mes tjeras prof. Zymer Neziri..
Avdo nuk ka lënë vargje në shqip, por fjalë po. Neziri potencon se kur është përgatitur poema “Martesa e Mehë Smailagiqit” (Zhenidba Smajlagiq Mehe), poema më e gjatë me mbi 12 000 vargje, kanë hasë në fjalë të cilat nuk i kanë kuptuar, atëherë është kërkuar ndihma e Qamil Sijariqit, i cili i ka përkthyer fjalët shqipe.

I panjohur dhe i papranuar, Avdo Megjodoviqi vdiq në vendlindjen e tij Obrovë në vitin 1953. Sulejman Zatriqi në vitin 2011 ka prodhuar emisionin filmik për jetën dhe veprën Avdo Megjedoviqit.

Ragip Sijariqi, nga fshati Shipovicë, në të cilin fshat me lahutë është kënduar nëpër ndenja dhe janë treguar tregime sipas traditës në kontuinintet nëpër gjenerata dhe në kohën e Avdo Mexhedoviqit janë mbajt edhe gara për lahutarë. Duke folur për lahutarin Xhyl Bahon (Bahović), thotë: “Lahutë në Sanxhak mos kërko, sepse pothuajse çdo shtëpi ka dhe i ruan si hajmalitë. Ato ruhen në vende të veçanta, në ballë të oxhakut në rafte me libra të vjetra dhe të shenjta”.

Në Peshter, të gjithë banorët i punojnë me mjeshtri dhe dashuri lahutat me të cilat ekzekutojnë shkëlqyeshëm këngët e “reja dhe të vjetra”. Në kontekst të këtij referimi potencoj se në shkurt të viti 2005 në Velepole të Tutinit kam prezantuar në një këndim epik boshnjak, në një shfaqje lokale në të cilën, me programin e tyre morën pjesë lahutarët popullor dhe këngëtarët e këngëve heroike, duke ekzekutuar me kavall dhe duke kënduar këngë “Dy nga dy”, edhe at vetëm meshkujt- sipas melosit të vjetër peshteras ( shqiptar v I. A).

Avdo Mexhedoviqin në Bihor të gjithë e kanë njohur dhe me dëshirë e ka dëgjuar tërë popullsia e Sanxhakut – nga Bijelo Pola deri të Pazari i Ri. Në fshatra, posaçërisht në dimër, janë organizuar ndeja. Njerëzit janë tubuar nëpër oda në shtëpi të familjeve imune ku vinin lahutarët dhe ku këndohej edhe deri në mëngjes. Më së shumti janë tubuar në fshatrat Shipovicë, Godijevë (në shtëpitë e Sijariqëve), në Koritë (në shtëpitë e Mekiqëve, Mehajve dhe Alihoxhajve), në Cërhal, Dashqarijekë, Vrbicë, në disa fshatra të Rozhajës, Tutinit dhe Senicës.

Bazë e tematikës epike e këtyre këngëve kanë qenë këngët për luftërat e këngëtarëve të Plavës e Gucisë për ruajtjen e integritetit gjeografik dhe kulturor, lirinë dhe të drejtat për pavarësi. Pra, në mesin e dytë të shek. XIX dhe gjatë shek. XX, posaçërisht në lidhje me ngjarjet nga viti 1912 dhe deri në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore.

“Oj qikë me fistan të bardhë!

Inshaallah peshterasit vijnë me të marrë”!

Peshteri prej kohësh ka qenë çerdhe dhe thesar i lahutarëve. Deri në fund të shekullit të XVII ky rajon është karakterizuar me homogjenitet etnik, të cilin më vonë do të ndërpresin vendosjet gjithnjë e më të shpeshta, trazirat dhe migrimit masive. Migrimet janë intensifikuar veçanërisht pas formimit të Sanxhakut të Pazarit të Ri (1877), gjegjësisht pas shkëputjes së tij nga Vilajeti i Bosnjës dhe bashkimit me Kosovën. Kështu, rezulton në Peshter përzierja e kulturës lokale dhe shpirtërore me atë të të ardhurve nga Hercegovina, bregdeti malazez dhe nga muhaxherët tjerë boshnjak që arritën nga vendet e okupuara nga Serbia në vitin 1878.

Kjo lëvizje e popullsisë ka shënuar ndikim të madh në fushën e kulturës gojore epike që gradualisht depërtoi në shtëpitë e popullsisë lokale shqiptaro-myslimane. Prandaj është i justifikueshëm vlerësimi i Husein Bashiqit: “Nuk ka pothuajse trevë në vendin tonë në të cilin në një hapësirë kaq të vogël të ketë ndodhur depërtim më intensiv i shprehjes shpirtërore të shumë popujve ” (boshnjakëve, malazezëve, serbëve dhe shqiptarëve).

Peshterasit në shaka por shpesh edhe me përbuzje, për disa lahutarë të cilët kanë qenë në gjendje jo të lakmueshme ekonomike, kanë përdorë një thënie të njohur: „Takum pasha, hall magjupi“ (I veshur si Pashë, ndërsa gjendja ekonomike e familjes shumë e keqe).

Prof. Neziri, bazohet në katër pika në shpjegimin e prejardhjes shqiptare të Avdo Megjedoviqit: 1. plisi, të cilin nuk e mban ndonjë etnitet tjetër përveç shqiptarëve; 3. fjalët shqipe që i përdorë në këngët e tij epike; 3. deklaratën e tij para profesorit Perri kur thotë se ne rrjedhim nga gjaku i Ferizit, jo Ferizoviqit (citoj: “Mi poticemo od krvi Ferizi”), dhe 3. sintaksa e tij.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: "HOMERIN E BALLKANIT", duke kujtuar, Ismet Azizi

Këshilli Kombëtar Boshnjak i Sanxhakut – fushë e autonomisë kulturore

May 25, 2016 by dgreca

Për të ushtruar të drejtën e vetëqeverisjes në fushën e kulturës, arsimit, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit, pjesëtarët e pakicave kombëtare në Republikën e Serbisë mund të zgjedhin këshillat e tyre kombëtare. Këshilli Kombëtar përfaqëson një pakicë kombëtare në fushën e autonomisë kulturore, si një formë e vetë-organizimit të komuniteteve pakicë, siguron dhe institucionalizimin e pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe menaxhim për të gjitha çështjet në këto fusha./

Nga Ismet Azizi/

Këshilli Kombëtar Boshnjak është organi më i lartë përfaqësues i boshnjakëve të Sanxhakut në Serbi. KKB themeluar në maj 11, 1991, nën emrin e Këshillit Kombëtar Myslimanëve  të Sanxhakut (KKMS). Për kryetar të Këshillit është zgjedhur  Dr. Sulejman Ugljanin. Deri në vitin 2003, Këshilli vepron dhe punon  me emrin Këshillin Kombëtar i  Myslimanëve  të Sanxhakut (BNVS), dhe pas vitit 2003 si Këshill Kombëtar Boshnjak (KKB

Në kohën e themelimit të tij,  Këshilli Kombëtar Boshnjak ishte si një përgjigje ndaj spastrimit etnik dhe terrorit nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit kundër popullit mysliman në rajonin e Sanxhakut dhe më gjerë.

Në periudhën nga fillimi i tij në vitin 2003, Këshilli Kombëtar Boshnjak i Sanxhakut dhe përfaqësuesit e saj kanë marrë pjesë në një numër konferencash ndërkombëtare dhe ngjarje të tjera të dedikuara për zgjidhjen e krizës në ish Jugosllavi: në Konferencës së Paqes për Jugosllavi, në Londër, nga 26 deri 28 gusht në vitin 1992. vit, në konferencën e paqes në Gjenevë më 16 dhe 17 shtator 1992, e tjera. Në sajë të aktiviteteve të Këshillit Kombëtar Boshnjak dhe përfaqësueseve të tij    në atë kohë  ishin në pikëpyetje realizimi  i të drejtave kombëtare të boshnjakëve të Sanxhakut dhe statusi i Sanxhaku  u ndërkombëtarizuar  në  niveli më i lartë evropian dhe botëror.

Gjatë luftës së viteve të nëntëdhjeta të shekullit të njëzetë, Këshilli Kombëtar Boshnjak i Sanxhakut ishte faktori kryesor i paqes dhe stabilitetit në rajonin e Sanxhakut. Në sajë të politikës së paqes Këshilli Kombëtar Boshnjak i boshnjakëve të Sanxhakut gjatë kësaj periudhe nuk ka marrë pjesë në konfliktet e armatosura në ish-Jugosllavi nuk i  është përgjigjur thirrjes për të shërbyer në ushtrinë e atëhershme  Jugosllave (APJ).

Nën organizimin e KKB  në ato vite shumë me mijëra të rinj  boshnjakë  nga  Sanxhak janë dërguar në universitetet në Turqi dhe në vende të tjera, dhe ka fituar arsim universitar.

Bazuar në rekomandimet e Konferencës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, e ashtuquajtura,  Dokumenti i Hagës, KKB  hartoi dhe më 6 qershor, 1993, miratoi   memorandumin për status të veçantë të Sanxhakut . Bazë për miratimin e këtij dokumentit të ishte   referendumi për autonominë e Sanxhakut, të kryer në periudhën nga 25 deri 27 tetor 1991. Nga gjithsej   264,156 votuesve në referendum morën pjesë  187,473, ose 70.19 për qind e elektoratit, nga të cilat 183,302 votues (ose 98.90 për qind të votave) votuan në favor të autonomisë politike dhe territoriale të Sanxhakut me të drejtë bashkimi  njërës   nga  Republikave të Jugosllavisë së atëhershme.

Në memorandumi mbi Statusin special për Sanxhakun theksohet veçanërisht rëndësia e një zgjidhje të drejtë dhe paqësore për statusin e popullit boshnjak të Sanxhakut, duke kontribuar në krijimin e paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në këtë pjesë të Evropës, si dhe kontribut për demokratizimit të përgjithshëm në pjesën tjetër të Jugosllavisë, e cila është treguar si një nga kushtet për njohjen ndërkombëtare RFJ-së dhe heqja e sanksioneve, e cila do të bëjë Sanxhakun    faktor të  rëndësishëm të paqes dhe stabilitetit në këtë rajon. Memorandumi parashihte  autonominë për Sanxhakun brenda ish-Republikës Federale të Jugosllavisë  së atëhershme , gjegjësisht   Serbisë dhe Malit të Zi.

Në përputhje me rrethanat e reja politike dhe sociale, të  themeluar në fund të shekullit të kaluar,   në frymën e Marrëveshjes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe dokumentet e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare dhe dispozitat e tyre  të veçanta marrëdhëniet e popujve me shtete amë të tyre , Këshilli Kombëtar Boshnjak i Sanxhakut , 19 korrik 1999, miratoi një memorandum mbi autonominë e Sanxhakut dhe marrëdhënie të veçanta  me Bosnjë dhe Hercegovinë, si platformë për zgjidhjen e statusit të Sanxhakut dhe statusit të boshnjakëve në Serbi dhe Mal të Zi, në bazë të dialogut dhe rrugës paqësore.

Ndryshimeve demokratike në Serbi, 5 tetor 2000, hapi një kapitull të ri në jetën politike të boshnjakëve të Sanxhakut. Në fushatën elektorale të zgjedhjeve, atëherë presidenciale, Këshilli Kombëtar Boshnjak mbështetur forcat demokratike në Serbi, iu bashkëngjit  Opozitës Demokratike të Serbisë (DOS), dhe bëri thirrje të gjithë boshnjakëve të votojnë për kandidatin e përbashkët demokratike të opozitës, e cila rezultoi në rënien e regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Në këto rrethana të reja shoqërore, dhe pas rregullimit ligjor të pozitës së komuniteteve pakicë në ish-Republikën Federale të Jugosllavisë, më vonë Serbia dhe Mali i Zi, më 6 shtator, 2003, në Novi Pazar u mbajt kuvendi zgjedhor për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar Boshnjak në Serbi dhe Mal të Zi dhe pastaj pushoi aktiviteti    Këshilli Kombëtar i Boshnjakëve të   Sanxhakut  (BNVS). Me akte konstituive të  Këshillit janë formuar departamente, si dhe trupat operacionale të Bordit Ekzekutiv dhe komitetet për fusha të veçanta të veprimit dhe punës, në përputhje me ligjin.

Statuti i Këshillit Kombëtar Boshnjak, i cili u miratua në seancën konstituive të mbajtur më 13 shtator 2003, Këshilli Kombëtar Boshnjak përcaktohet si organi më i lartë përfaqësues i komunitetit kombëtar boshnjak në Serbi, në fushën e përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit, arsimit, kulturës dhe informimit në gjuhën boshnjake . Me pavarësia e Malit të Zi në vitin 2006, Këshilli Kombëtar boshnjake vazhdon të funksionojë në kuadër të Serbisë.

Kuvendi Zgjedhor i Këshillit Kombëtar Boshnjak

Në përputhje me Statutin, Ligjin dhe kompetencat e  caktuara, Këshilli Kombëtar Boshnjak   prej vitit 2003 deri në fund të vitit 2009,  miratoi një seri dokumentesh të rëndësishme – deklaratat, vendimet, rezolutat dhe dokumentet e tjera, me qëllim të ushtrimit të drejtave të boshnjakëve në Serbi , zhvillimi dhe përparimin e tyre i mëtejshëm.. Përfaqësues të Këshillit Kombëtar Boshnjak ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare për statusin dhe të drejtat e minoriteteve në vend dhe në botë, dhe në atë periudhë Këshilli Kombëtar Boshnjak gjithashtu miratuan vendimet më të rëndësishme të tij: mbi simbolet kombëtare (stemës dhe flamurit), festat kombëtare, çmime kombëtare dhe çmime dhe ngjarjet kombëtare të boshnjakëve të Sanxhakut.

Një kontribut i rëndësishëm përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Boshnjak kanë dhënë  në hartimin e Ligjit të ri për këshillat nacionale të pakicave kombëtare (2009), sipas të cilave është arrit një përmirësim i rëndësishëm i mbrojtjes së të drejtave të pakicave dhe  zgjerim  të konsiderueshme i kompetencave   i  këshillave nacionale të pakicave në Republikën e Serbisë.

Këshilli Kombëtar Boshnjak 2014.

Përbërja aktuale e  Këshillit Kombëtar Boshnjak u formua më 17 nëntor 2014, pas zgjedhjeve të cilat u mbajtën më 26 tetor të të njëjtit vit, dhe në të cilën shumicën e vendeve në Këshillin e mori ” Lista për unitet  të boshnjakëve – Dr. Sulejman Ugljanin “.

Këshilli ka katër nënkryetarë.

1.I ngarkuar për  bashkëpunim me organet shtetërore dhe qeveritë lokale

  1. Në krye të bashkëpunim me këshillat nacionale të pakicave kombëtare në Serbi

3  Në krye të bashkëpunimit me institucionet boshnjake në vend dhe jashtë vendit

4 Përgjegjës për monitorimin e kushtetuese – statusin ligjor të boshnjakëve dhe ushtrimin e të drejtave themelore të njeriut dhe të pakicave të boshnjakëve në Serbi.[1]

Këshilltar ( deputet) 35

SEKRETARI ë seancën e parë të rregullt të përbërjes të pestë të Këshillit Kombëtar Boshnjak, të mbajtur më 17.11.2014. vit, Sekretari i Këshillit zgjidhet Ahmedin Skrijelj.

Sekretari i Këshillit të emëruar nga Këshilli me propozim të Presidentit të Këshillit, me votim publik, me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të Këshillit.

Për Sekretari i Këshillit mund të jetë ngritur avokat diplomuar apo një person me një diplomë universitare në shkencat humane.

 Komitetet

  1. Bordi i Arsimit Diskutim. Rregullat e Bordit të Arsimit në gjuhën boshnjake
  2. Komisioni për përdorimin zyrtar të gjuhës boshnjake dhe shkrimin. Rregullat e Komitetit për përdorimin zyrtar të gjuhës boshnjake dhe shkrimin
  3. Komisioni për kulturën boshnjake. Komiteti Rregullat e kulturës boshnjake
  4. Diskutim Komiteti Informacion.
  5. Komisioni i Rregullave për Informim Diskutim

Komisioni për kontrollin dhe mbikëqyrjen e ushtrimit të të drejtave të boshnjakëve

Këshilli ka komisionet, domethënë:

1) Këshilli i Arsimit në gjuhën boshnjake;

2) Komiteti i Kulturës;

3) Komisioni për përdorimin zyrtar të gjuhës boshnjake dhe shkrimin;

4) Komiteti Informacioni në gjuhën boshnjake;

5) Komisioni për mbikëqyrjen dhe kontrollin e ushtrimit të të drejtave të boshnjakëve në Serbi.

Komitetet e Këshillit- Kompetencat

  1. Përgatitja e projekt-vendimeve të Komitetit të Këshillit Këshilli dhe Ekzekutiv;
  2. Përgatitja e strategjive, planeve, programeve, platformave dhe të fillojnë iniciativa për Këshillin për të ushtruar të drejtat e garantuara me Kushtetutën e boshnjakëve dhe ligjit;
  3. Përgatitja e strategjive, planeve, programeve, platformat dhe iniciativa nisjen për të arritur kompetencën e Këshillit nga ana e Kushtetutës dhe ligjit;

4 japin mendime në lidhje me propozimet për rendin e ditës të seancës së Komitetit Ekzekutiv të Këshillit;

5 miratojë kërkesat, programet, projektet, strategjitë dhe planet në fushë për të cilin janë trajnuar;

  1. Inicimi një diskutim mbi çështjet specifike në mënyrë të përshpejtuar;

7 sjell rregulloren e punës së Bordit dhe dokumente të tjera që lidhen me punën e tij;

  1. kryen edhe punë të tjera në pajtim me ligjin, Statutin dhe vendimet e Këshillit.

Marrëdhëniet e këshillit me komunitetet fetare është paraparë , po ashtu me statut.

Bashkëpunimi me OJQ

Me status është rregulluar edhe bashkëpunimi i KKB me organizatat e ndryshme  ne vend dhe jashtë vendit.

Statusi konsultativ-participues, në bazë të  nenit 56 të statutit të Këshillit nënkupton:

  1. Të drejtën e pjesëmarrjes në Seancat e Këshillit
  2. Të drejtë pjesëmarrjes të bordeve, me të drejtë diskutimi pa të drejtë votimi,
  3. të drejtën e propozimit të rendit të ditës
  4. të drejtë e propozimit dhe paraqitjes së programeve  dhe projekteve me rëndësi për Boshnjakët dhe  realizimin ë të drejtave  të boshnjakëve.
  5. Të drejtë raportimi në bazë të rregullores së Këshillit, bordeve dhe trupave punuese të Këshillit.
  6. Të drejtën e shfrytëzimit të hapësirës-objektit në  bazë të  rregullores për shfrytëzimin e lokalit.

Përveç të drejtave të lartë përmendur, është paraparë edhe e  drejta  e financimit të projekteve të përbashkëta.

Në ligje kanë mbetur të paqarta shumë çështje ligjore në statusin Këshillave kombëtare të pakicave.

Këshillat kombëtare paraqesin institucionalizimin e autonomisë kulturore të pakicave  në këto fusha.

Në të njëjtën kohë më shumë se është e nevojshme dhe harmonizimi i ligjeve që përmbajnë elementë të mbrojtjes së të drejtave të pakicave, sepse kjo është shumë shpesh çon në probleme në zbatimin e Ligjit për Këshillat nacionale të pakicave kombëtare.

Pakicat kanë fituar  legjitimitet   jashtëzakonisht të lartë politik, por  shpesh kompetenca   jashtëzakonisht të ulëta

Këshillat Kombëtare janë  institucion të diskutueshme dhe  se është pozitive që Këshillat Kombëtare ekzistojnë, sepse janë deri diku  adresa  për komunikim mes autoriteteve të huaja dhe shtetërore, nga njëra anë, dhe minoritetet nga ana tjetër.

[1] http://www.bnv.org.rs/o-nama/

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Boshnjak i Sanxhakut - fushë, e autonomisë kulturore, Ismet Azizi, Keshilli Kombetar

Sanxhak:Kërkohet nga Këshilli i Sigurimit dërgimi i forcave ndërkombëtare

April 4, 2016 by dgreca

Këshilli Kombëtar Boshnjak (bnv), i kryesuar nga Sulejman Ugljanin, miratoi vendimin për pozitën e boshnjakëve në Serbi, me të cilin i bën thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara t’i dërgoj   forcat   ndërkombëtare  për të parandaluar  konfliktin dhe  për t’i  mbrojtur boshnjakët nga  terrorit, shtypja dhe asimilimi .Për shkak të gjendjes së , BNV kërkon që Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja urgjentisht t’i  vendosin  misionet e tyre të veçanta për të vëzhguar pjesën veriore të Sanxhakut i cili ndodhet  nën administrimin e Serbisë.Këto vendime u miratuan në seancën të posaçme  të mbajtur në fundjavë, dhe arsyet për miratimin e tyre ishte se, siç thuhet në një njoftim për shtyp, boshnjakët nga viti 1990 deri në vitin 2000 ishin nënshtruar spastrimit etnik dhe terrorit të organizuar shtetëror nga Serbia dhe Republika Federale e Jugosllavisë, i cili në forma të ndryshme po vazhdon e sot . KKB ( BNV) në seancën e veçantë, tç mbajtur të premten e kaluar, miratoi një vendim për nismën einiciativës për përpilimin  e Planit të ri  të ri veprimi për realizimin e të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi, për shkak se plani i miratuar kohët e fundit nuk përmban kërkesa boshnjakëve.Ndër kërkesat e KKB (BNV) ishte miratimi i Rezolutës për Srebrenicë në Kuvendin e Serbisë, Sanxhakut dhënien e statusit të autonomisë,  ndërsa boshnjakëve statusin e  kombit.Gjithashtu, Këshilli kërkoi që në Planin e Veprimit, i cili është pjesë e Kapitullit 23 të negociatave të  Serbisë  BE-së, të futet edhe zgjidhja e krimeve kundër boshnjakëve gjatë viteve të nëntëdhjetë.Përvec tjerash në deklaratë thuhet: Refuzimi i përfshirëjes  së krimeve,  legalizohen krimet dhe pastrami etnik ndaj boshnjakëve të Sanxhakut. Në kuadër të kësaj, çetnikët e armatosur, të paraqitur kinse  si simptizues të klubit futbollistik “C. Zvezda”, të kontrolluara nga Qeveria e Serbisë, me mbështetjen e xhandarmërisë dhe njësive të tjera special  të policisë më 22 mars (në ndeshjen  e futbollit ndërmjet  Novi Pazar: Crvena zvezda) ngriten lartë këto krime dhe dërguan  kërcnime  genocinde popullit boshnjak. ”

Këshillat Kombëtare në Serbi ekzistojnë, dhe janë adresa  për komunikim mes autoriteteve të huaja dhe shtetërore, nga njëra anë, dhe minoritetet nga ana tjetër. Andaj është momenti i fundit që BE-ja së bashku me OSBE-në dhe Këshillin e Evropës të ushtrojnë trysni të posaçme në zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur të Sanxhakut./Ismet Azizi/

 

Filed Under: Komente Tagged With: i forcave ndërkombëtare, Ismet Azizi, nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së dërgimi, Sanxhak: Kërkohet

Pas zgjedhjeve në Serbi, Sanxhaku me Autonomi?

March 13, 2016 by dgreca

Sanxhaku verior është në prag të zgjedhjeve lokale dhe parlamentare të cilat do të mbahen më 24 prill të këtij viti. Nga këto zgjedhje varet edhe çështja e autonomisë së Sanxhakut./

Nga Ismet Azizi/

Edhepse nuk u arrit ndonjë marrëveshje ne mes Zukorliqit dhe Uglaninit, sloganet e tyre lënë të kuptohet se Lajiq është kundërshtar i përbashkët i tyre. Votuesit në Sanxhak, tashmë e kanë kuptuar se politikës pro serbe të Rasim Lajiqit i ka ardhur fundi.

Të dy kundërshtarët e Lajiqit dalin me sloganet njëri për “bashkim” tjetri për “pajtim” që kanë për qëllim ta bindin popullin e Sanxhakut që tu kthehen liderëve që kanë për qëllim krijimin e Autonomisë për Sanxhakun dhe ndërtimin e një autostrade që do të lidhë vendim me Sarajevën dhe Mitrovicën. Një gjë e këtillë ripërtërinë urat e bashkëpunimit me Kosovën. Lëvizjet e fundit  të delegacioneve të ndryshme të Këshillit Kombëtar Boshnjak dhe ato të studentëve në manifestimin e “Epopesë së UÇK-së“ flet shumë në këtë aspekt. Lajiq del me sloganin “Serbia fiton”, i cili haptas është kundër Autonomisë dhe sipas tij “për” Autostradën e cila lidhë Serbinë me Malin e Zi.

Me rastin e vizitës që ua bëri shtandeve për mbledhjen e nënshkrimeve, Zukorliq vlerësoi se “do të dëshmoj se, megjithatë, ekzistojnë politikanë të cilët e flasin të vërtetën”.

Edhe pse mediet në internet, të kontrolluara nga Zukorliqi, e cilësojnë kandidimin e tij të sërishëm si një “bombë”, kundërshtarët nuk i ka habitur shumë  ky hap i tij. Portali ‘Sandzacke Novine’, akuzon Zukorliqin për përdorimin e  infrastrukturës dhe të gjitha burimeve e tjera të Bashkësisë Islame në shërbim të politikës për zgjedhjet lokal dhe parlamentare.

Deputeti i PAD-it ( SDA), mjaft  i zëshëm në Parlamentin serb, ka deklaruar se “ vet emërtimi i listës thotë se parimi i unitetit të çështjeve kryesore për popullin boshnjak dhe rajonin e Sanxhakut edhe në këto zgjedhje, si dhe të gjitha deri më tani, do të jetë baza mbi të cilën PAD hyn në garë. PAD-i i Sanxhakut, si përfaqësues legjitim i boshnjakëve, në mes  të tjerash  do të angazhohet për integrim evropian dhe në NATO të Serbisë, ndryshime në Kushtetutë, reformën e sistemit politik dhe për autonominë e Sanxhakut “.

Edhe pse kandidatura e Zukorliqit ia prish llogaritë Lajiqit, adhuruesit e të cilit shpresojnë se nuk do të ndryshojnë rezultatet e zgjedhjeve të cilat do të mbahen me 24 prill të këtij viti. Të njëjtit, pra rivalët politikë të Zukorliqit në Sanxhak, pohojnë se ngrirja e funksionit  të myftiut është presedan që ndan popullin.

Meho Omeroviq nga SDPS e Lajiqit, i frustruar me kandidimin e Zukorliqit, shton: “Ky njeri fyen inteligjencën e popullit të vet. Le të kujtojmë se ai gjithashtu ishte kandidat presidencial. Ai, pastaj është transferuar me vendbanim në Srebrenicë, ka marrë pjesë në zgjedhjet lokale në komunën e Srebrenicës, ka paralajmëruar kandidaturë për Presidentin e Republikës serbe. Ky njeri është thjesht i etur për vëmendje të medieve dhe ai kujdeset vetëm për vetveten” ka thënë Omeroviq.

Aktivistja për të drejtave e njeriut Aida Çoroviq, një anëtare nga lista e demokratëve në parlamentin e mëparshëm serb, nuk pret ndryshime të mëdha pas këtij vendimi të Zukorliqit. Çoroviq shton: “Nuk mendoj se do ti  rriten shanset në mënyrë dramatike. Mendoj se nuk do të duhet të ketë ndryshime të mëdha por unë nuk do të thoja se boshnjakët i rregulluan të gjitha punët. Shumë gjëra duhet të diskutohen me aktorët politikë në vend. Boshnjakët dhe myslimanët në Sanxhak shumë gjëra nuk i kanë zgjidhur. Para së gjithash, mendoj në gjendjen ekonomike“. Çoroviq ka shtuar se “një nga çështjet që duhet përmendur,  është edhe se si do të reagojë për këto ndryshime, jo vetëm opinioni në Sanxhak, por edhe zyrtarët në Sarajevë dhe Beograd.

Si duket të gjithë ua kanë frikën liderit fetar, Zukorliqit, i cili kësaj radhe e ka shumë seriozisht garën për tu futur në parlamentin serb dhe për të marr pushtetin lokal.

Derisa aktivistët e listës “Muamer Zukorliq – për pajtim” për disa ditë me radhë mbledhin nënshkrime në qendër të qytetit, në të njëjtin vend janë shfaqur edhe aktivistët e listës “SDA e Sanxhakut – Dr. Sulejman Ugljanin “.

Sot, siç mund të lexojmë në mediet e Sanxhakut, të rinjtë e Bashkësisë Demokratike Boshnjake (BDZ ) Sanxhaku, lider i së cilës tashmë edhe zyrtarisht është Zukorliq, në frymën e sloganit të tyre nderuan aktivistët dhe zyrtarët e PAD-it me ëmbëlsira dhe i uruan  fat në mbledhjen e nënshkrimeve dhe fushatën e ardhshme zgjedhore. Pas kësaj, përfaqësuesit e PAD-it, këndshëm të befasuar, ua kthyen atyre peshqeshin me një flamur të Sanxhakut. Nga shabi i listës “Muamer Zukorliq – për pajtim”, thonë se do të vazhdojnë të promovojnë idenë e pajtimit, fushatë të drejtë, korrekte, dhe shtrirje të dorës së pajtimit për të gjithë pjesëmarrësit tjerë në garën e ardhshme zgjedhore.

Edhe pse nuk u arrit ndonjë marrëveshje në mes Zukorliqit (myftiut të Sanxhakut), cili ka ngrirë funksionin e tij për të marrë pjesë në zgjedhje, dhe Uglaninit lider politik deri më tani i pakontestuar i Sanxhakut, sloganet dhe sjelljet e të rinjve nga të dy palët, lënë të kuptojnë se ekziston një përafrim, dhe se Lajiq është kundërshtar i përbashkët i tyre. Votuesit në Sanxhak, tashmë e kanë kuptuar se politikës proserbe të Rasim Lajiqit i ka ardhur fundi. Një gjë e tillë u vërejt edhe sot, gjesti i lartë përmendur i të rinjve të dy palëve, i cili mori admirimin e shumë qytetarëve, të cilët shpresojnë për një bashkim të këtyre dy partive për ta marrë pushtetin lokal, dhe për t’u futur me numër më të madh në parlamentin serb por edhe në qeveri.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Ismet Azizi, me Autonomi?, Pas zgjedhjeve në Serbi, Sanxhaku

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 11
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT