• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kolonel Xhemal Laçi përmes dokumenteve

December 29, 2016 by dgreca

-Veprimtaria e kolonel Xhemal Laçit (1912-1994)përmes dokumenteve dhe kujtimeve ( Jetëshkrim nga Leonora Laçi)/1-xhemal-lajci

Shkroi: Ismet Balaj/Historiania e re, Leonora Laçi, pas librit “Emigracioni politik shqiptar 1944-1955…”, që është temë me të cilën ka mbrojtur diplomën në Universitetin e Tiranës, ka botuar këto ditë librin e dytë “Kolonel Xhemal Laçi nëpërmjet dokumenteve dhe kujtimeve ,jetëshkrim”. Autorja e ka përcaktuar qart titullin: Libri është ndërtuar në tre kapituj. Kreu i parë, Xhemal Laçi para emigrimit (1912-1944). Këtu jepen të dhëna historike për Pukën, gjenealogjia e Laçajve dhe veprimtaria e tij deri në prag të çlirimit të atdheut nga pushtuesit fashistonazistë. Kronologjia e ngjarjeve është formimi arsimor ushtarak duke përfshi edhe Akademin ushtarake në Romë. Pushtimi i Shqipërisë dhe qëndrimi i tij. Dërgimi me ushtrinë italiane në frontin kundër Francës dhe dështimi i Italisë.Pjesëmarrja në luftën Italo-greke dhe internimi i tij me 6000 të tjerë ushtarë dhe oficerë shqiptarë si kundërshtar të luftës.Riemrimi i tij në ushtrinë italiane dhe sherbimi në Tivar e në Ulqin. Dezertimi i tij nga ushtria në gusht 1943 dhe pjesëmarrja në luftën e Reçit. Kthimi në Pukë dhe pjesëmarrja në disa mbledhje të rëndësishme si Mbledhja e Kabashit dhe qëndrimi i tij. Si komandant i xhandarmërisë gjatë pushtimit nazist dhe krijimi i çetës zogiste. Arratisja në prag të çlirimit të Shqipërisë nga naziztët gjermanë, për shkak se ishte një kundërshtar i regjimit komunist që u vendos në Shqipëri. Kreu i dytë, Xhemal Laçi në emigracion 1944-1992. Në këtë kre pasqyrohen: veprimtaria e tij në grupin monarkist në kompaninë 4000 (në Gjermani) për përgatitjen dhe hedhjen e diversantëve në Shqipëri. Kryerja e detyrës dhe dorëheqja e tij si kryeadjutant i M.T.Leka I. Gradimi i tij kolone.Dekorimet. Përpjekja për të bashkuar emigrantët (Mbledhja në Madrid e tyre). Shkarkimi si përfqësues i Mbretërisë në SHBA. Intervista e tij për gazetarin Zef Pashk Deda ku shfaqen pikëpamjet, qëndrimet dhe veprimet e tij politike dhe dëshira për kthimin në Shqipëri. Kreu i tretë,Rikthimi i shumëpritur më 1992-1994. Veçanërisht këtu zënë vend intervista për Abaz Kupin,dhënë pasardhjes në Shqipëri dhe botimi i saj në Gazetën “Atdheu”. Kujtimet e Tomë Mrijajt:”Si e njoha kolonel Xhemal Laçin”. Bashkia Pukë e nderon me titullin:” Qytetar Nderi”. Për realizimin e mirë të tematikës dhe përmbajtjes së librit autorja ka shfrytëzuar Arkivin Qëndror të Shtetit, Arkivin e Mbretërisë (jashtë Shqipërisë) Arkivin e Ministrisë së Puneve të Brendshme etj. Gjashtë botime të autorëve të huaj për Shqipërinë gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, si Roberto Battalio, Bruschi, Bethel, Nikolas, Fischer J,Bernd, Robyns Guen etj; Botime të Akademisë së Shkencave, historian shqiptarë si Arben Puta, Beqir Meta,Mentor Quku. Kujtime të disa prej emigrantëve, si Xhemal Laçi, Tomë Mrijaj, Kolë Bibë Mirakaj etj. Gjithashtu ka shfrytëzuar edhe libra të botuara për historinë e Pukës si Xhemal Meçi, Idriz Meti etj. Leonora Laçi është e mbesa e Xhemal Laçit. Kuptohet se e ka pasur të vështirë të pasqyrojë një realitet historik lidhur më njeriun e gjakut të saj dhe të mbajë paanshmëri. Mendoj se ajo ia ka arritur këtij qëllimit.Me gjakftohtësi shkruan dhe sjell dokumente arkivore, kujtime, vlerësime të tjerëve për personazhin kryesor. Ajo vetëm bën një ndërtim të mirë struktoror të gjithë librit, duke I parë ngjarjet në kohë, kushte, në vend dhe rrethana të caktuara. Këto ua paraqet lexuesve, të cilët bëjnë vet interpretime e konkluzione për vlerët që ka pasur Xhemal Laçi për të cilat kanë nevojë brezat e sotëm e të ardhshëm. Dokumentet apo fragmente nga librat që citon në këtë jetëshkrim janë marrë tekstualisht nga origjinali, pa selektim frazash, fjalesh a fjalish. Edhe ky veprim ia shton vlerat librit dhe njëkohësisht edhe autorës. Duke qenë se është e pozicionuar djathtas, ashtu si edhe ata majtas, e ka të vështirë, të shmangë njëanshmërinë,por ballafaqimi me shumë dokumente e libra të gjithëfarshëm pa dallim krahesh për këtë përiudhë historike të ndërlikuar, mund të arrijë në një qëndrim objektiv. Edhe në librin e parë:”Emigracioni Politik Shqiptar 1944-1955” edhe në këtë libër historiania e re Leonora Laçi, mendoj se është në rrugë të drejtë, ecë mirë në “shina”, as majtas, as djathas, por drejt.

Filed Under: Kulture Tagged With: Ismet Balaj, Kolonel Xhemal Laçi, përmes dokumenteve

Emigracioni politik Shqiptar

May 11, 2016 by dgreca

*“I vetmi gabim i tyre ( i nacionalistëve intelektualë shqiptarë të përgatitur në perëndim IB.)ishte rreshtimi në krahun e gabuar të Luftës së Madhe dhe bindja e tyre se situata  në Shqipëri do të ishte në favorin e tyre në pak kohë. Por të Mëdhënjëve nuk u interesoi Shqipëria e vogël, e neglizhuan atë

*…Forca intelektuale nacionaliste mbetën pa përkrahje. E vetmja rrugë që u mbeti ishte largimi, sipas tyre i përkohshëm, nga atdheu. Të tjerët “veshën opingat”e iu qepën maleve/

Shkruan: Ismet Balaj*/

 Ky është libri i parë që trajton në mënyrë të posaçme temen e emigracionit politik  shqiptar të dhjetëvjetshit të parë pas Luftës së Dytë Botërore Antifashiste…(1939-1945). Mbasi bën një hyrje të shkurtër për të spjeguar emigracionin si proces  shoqëror e historik, e shtjellon këtë fenomen për një kohë të kufizuar (1944-1955), kohë e cila është më e rëndësishmja në gjithë përiudhën 1944-1990 për sa I përket mërgatës. Kjo temë trajtohet  duke i  vendosur ngjarjet dhe protoganistët në kushte e rrthana të caktuara historike.
Autorja përcakton  shkakun e këtij emigracioni politik. “I vetmi gabim i tyre ( i nacionalistëve intelektualë shqiptarë të përgatitur në përëndim IB.)ishte rreshtimi në krahun e gabuar të Luftës së Madhe dhe bindja e tyre se situata  në Shqipëri do të ishte në favorin e tyre në pak kohë. Por të Mëdhënjëve nuk u interesoi Shqipëria e vogël, e neglizhuan atë , deri në momentin që e kuptuan se kishin një satelit sovjetik që do t`u hapte shumë probleme nderkombëtarëve”. (faqe 21) Ishte ky rreshtim i gabuar që i çoi britanikët, që kishin qëllim kryesor luftën kundra fashizmit, në konkluzionin se e vetmja forcë që luftonte nazistët në Shqipëri ishin komunistët, prandaj edhe Çhurcilli theksonte në gusht të vitit 1944“…politika jonë duhet të pranojë … një qeverie të FNC-së dhe …të forcojmë lidhjet tona me të, që të kundërpeshojmë ndikimin rus”Faqe 25). Ky qëndrim i dha dorë të fuqishme FNC-së që të luftonte njëkohësisht kundra nazistëve dhe gjithë forcave të tjera vendase që nuk po e pranonin pushtetin e këtij fronti. Këto forca intelektuale nacionaliste mbetën pa përkrahje. E vetmja rrugë që u mbeti forcave nacionaliste ishte largimi, sipas tyre i përkohshëm, nga atdheu. Të tjerët “veshën opingat”e iu qepën maleve.
Në përiudhën e parë 1944-1949 pasqyrohet largimi nga Shqipëria i ajkës së intelektualëve-nacionalistë  shqiptarë të përgatitur në përëndim në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar. Kryesisht u vendosën në Itali, Greqi, më vonë në Jugosllavi (pas vitit 1948), në Turqi, Egjipt, Francë dhe SHBA (fq 27). Sipas Nikolla Bethel,”Tradhëtia e madhe” Tiranë, 1993 fq.47 “…kishte mijëra shqiptarë në kampet e refugjatëve në Itali …”(fq.27 të librit :”Emigracioni…”).Ata u përpoqen  që të organizoheshin dhe me veprime luftarake, të ktheheshin në atdhe, të vendosnin një rend demokratik të tipit të Demokracive të Mëdha si Angli, SHBA, Francë e tj.duke  përmbysur rendin e vendosur pas luftës.
Problemi i parë që shtrohej para tyre ishte bashkimi i tyre në bazë të një programi. Ky bashkim nuk u arrit mënjëherë, mbasi ishin me pikëpamje të ndryshme për të ardhmën e regjimit në Shqipëri. Një grup synonte kthimin e mbretit Zog, pra të një rendi monarkist me kushtetutë të vitit 1928. Këtë pikëpamje e mbronin Legalistët, të cilët i përkrahte edhe Mbreti Zog që ishte në mërgim i strehuar  në Egjypt, ku ndodhej mbreti i Egjiptit me origjinë shqiptare, Farruku. Mbreti Zog pranoi edhe çdo bashkim të këtyre forcave, por duke ruajtur të drejtën e Fronit Mbretëror. Grupe të tjera ishin për regjim republikan, sidomos Balli Kombëtar. Pikëpamjet e ndryshme  të mërgatës sollën  krijimin e 10  partive politike me programe të veçanta; veç këtyre kishte edhe disa grupe të vogla, që kryesoheshin prej figurash të njohura me peshë politike në emigracion. Kështu u krijuan  “Partia Balli Kombëtar”,”Blloku Independent”,”Lëvizja e Legalitetit (Monarkistët”, “Partia Agrare Demokratike”,”Komiteti Shqipëria e Lirë”,”Lidhja Kosovare”,”Lidhja e Dytë e Prizrenit”,”Partia e Katundarëve”,, Organizata “Vatra”,”Organizata Shqipëria e Lirë” e  të tjera.
Prej faqes 24 deri në faqen 150 autorja bën analizë të hollësishme dhe të argumentuar mirë secilës parti me programet e tyre dhe veprimet për bashkim; qëndrimet që mban çdonjëra prej tyre; mendimet dhe përpjekja  e mbretit Zog për unifikimin e gjithë mergatës me qëllim që të gjendej një rrugë e përbashkët për aksione kundër pushtetit popullor në Shqipëri. Njëkohësisht analizohet edhe puna që bëjnë fuqitë e Mëdha: SHBA, Angli, Francë, por edhe Italia, Greqia dhe Jugosllavia,(kjo e fundit sidomos pas vitit 1949). Është një analizë reale e gjendjes konkrete në rrethana  historike të caktuara.Të gjitha partitë, por edhe individë të veçantë jashtë partive kishin  një synim: Përmbysjen e regjimit në Shqipëri dhe vendosjen e një rendi demokratik, por ndaheshin  nga njëri-tjetri për fazën e dytë: Çfarë regjimi do të vendosej pasi të kryhej përmbysja. Mbreti Zog dhe Legalistët ishin për kthimin e mbretit në Fronin e humbur më 1939, fron të cilin nuk ia hoqi populli, por pushtuesi. Balli Kombëtar me Mit`hat Frashërin në krye ishte për bashkimin e të gjitha forcave, por me kusht që në Shqipëri të vendosej një sistem republikan. Kjo ishte ndarja më e madhe. Mit`hat Frashëri, jo vetëm nuk arriti bashkim e mergatës, por vet partia e tij u nda në dy partiza të vogla, duke dhënë kështu një shëmbull të keq për bashkimin e të tjerëve. Megjithë këtë, për të pasur një program të njësuar, u bënë një serë takimesh me krerët e partive që ndodheshin në shtete të ndryshme të Europës, SHBA-së dhe në Egjipt.
 Ekspertët e Shteteve të  Bashkuara,të  Anglisë dhe të  Francës ndoqën me vëmëndje gjendjen e mërgatës. Ata arriten  në përfundimin se duhej krijuar një grupim politik i forcave pa dallime në një komitet. Ky grupim  do të ishte një qeveri e përkohshme që u formua me 26 gusht 1949 në Paris. Qëndra e tij u vendos në Njujork të SHBA-së. Ky komitet vazhdoi misionin e tij deri me ndryshimet politike më Shqipëri dhe në gjithë vendet e ish Bllokut komunist në fillim të viteve nëntëdhjetë. Kryetar i këtij Komiteti u zgjodh Mit`hat Frashëri, i cili vdiq në tetor të vitit 1949.Më pas  Hasan Dosti u zodh kryetar.Pikërisht ky komitet  do të drejtonte gjithë aktivitetin e mërgatës për zhvillime diversioniste me qëllim destabilizimin e gjëndjes në Shqipëri.
Problemi i dytë ishte veprimtaria aktive për realizimin e programit, siç ishte nxitja e revoltës së përgjithshme në Shqipëri për përmbysjen e regjimit aktual; ruajtja e terësisë tokësore, e cila rrezikohej nga fqinjët; ndihma që do t`u jepnin fqinjëve që edhe ato të vendosinin një rend demokratik të tipit përëndimor. Realizimit të këtyre qëllimeve u kishte shërbyer edhe partia e Bllokut Kombëtar Independent që ishte formuar më 1946 me Mark Gjon Markun, Qazim Mulletin, Ekrem Vlora e të tjerë proitalian me qëndër në Itali. Kjo parti kishte hedhur disa grupe desantësh nga ajri në zonat Mirditë dhe Pukë.
Komiteti propogandoi qëllimin dhe programin e vet nëpërmjet radios “Shqipëria e Lirë, revistave dhe gazetave të ndryshme. Qeveria e Tiranës, gjatë kësaj përiudhe, e forcoi dhe e konsolidoi pushtetin e hekurt. Sa kohë që kalonte pa veprime luftarake të përbashkëta, aq më i vështirë do të bëhej suksesi.
Në vitin 1948 pësoi ndryshime politika e qeverisë shqiptare. Ajo u orientua drejtë Bashkimit Sovjetik (Rusisë). Shtetet SHBA dhe Anglia i bënë një analizë gjëndjes në Shqipëri dhe mërgatës. Shqipëria vlerësohej si një satelit i vogël i Rusisë, pa lidhje kufitare me shtetet e bllokut sovjetik. Sidomos pas prerjës së marrëdhënieve të Shqipërisë me Jugosllavinë, u mëndua se ishte momenti më i volitshëm për ndërhyrje nga ajri,toka dhe  deti.  Emigrantët, të stërvitur në kampe në Maltë, në Mynyh të Gjermanisë, në Itali, Jugosllavi dhe në Greqi, i zbarkuan gjatë viteve 1949-1953 brënda territorit shqiptar. Këto aksione luftarake diversioniste nuk patën suksesin e pritur. Shumë prej tyre ranë në kurthin e sigurimit të shtetit shqiptar. Po kështu analizohet edhe veprimtaria e secilës nga këto shtete pjesëmarrëse për rrëzimin e Qeverisë së Tiranës. Njëkohësisht autorja portretizon disa prej aktivistëve më të shquar të mërgatës si Alush Lleshanaku, Hamit Matjani etj. Me rëndësi të veçantë janë konkluzionet. Ato tregojnë një formim të ri të autorës. Pavarësisht se është aktivizuar në politikën e ditës, mban një qëndrim të ri ndaj këtyre problemeve historike. Ajo nuk është futur në llogore as djathtas  majtas, siç janë historianët e brezit të vjetër e të mesëm, por me gjakftohtësi dhe kujdes të veçantë nxjerr gabimet e mërgatës dhe të fuqive përëndimore ndaj Shqipërisë. Ky është një shëmbull se si duhet analizuar e gjykuar ngjarjet historike. Natyrisht në këtë drejtim ka ndikuar edhe mosha e saj e re, vetëm 24 vjeç. Kuptohet se nuk e ka jetuar kohën për të cilën shkruan. Është bazuar në mëse 100 dokumente arkivore, libra, gazeta e revista dhe prej këtyre ka arritur në përfundime të logjikshme. Është një fillim i mirë dhe shpresëdhënës në rrugën e formimit të historianëve të rinj për të cilët shoqëria shqiptare ka shumë nevojë.
*Një fillim i mbarë, shpresëdhënës(Mendime për librin “Emigracioni politik shqiptar në vitet 1944-1955”, autore Mr.sc Leonora Laçi)/

Filed Under: Mergata Tagged With: " EMIGRACIONI POLITIK SHQIPTAR, Ismet Balaj, Leonora Laci

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT