• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Opozita maqedonase kundër ndryshimeve kushtetuese

October 2, 2018 by dgreca

Opozita maqedonase kundër ndryshimeve kushtetuese, kërkon kushte për zgjedhje/

Nga Isuf Kadriu*/

1 Opozita maq

Ne Foto:Hristijan Mickovski, lider i VMRO-DPMNE/

Opozita maqedonase është për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni, por më parë kërkon plotësimin e disa kushteve.

Duke komentuar debatet për zbatimin e marrëveshjen me Greqisë përmes ndryshimeve kushtetuese, pas referendumit në të cilin nuk u arrit pragu prej 50 për qind, kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka thënë se asnjë deputet i VMRO- DPMNE-së, nuk do të votojë për kërkesën e kryeministrit Zoran Zaev.

Mickovski mbetet në qëndrimin se referendumi ka dështuar, dhe madje në një postim në rrjetin social Facebook, ai marrëveshjen me Greqinë e ka quajtur “të vdekur” ndërsa ka akuzuar pushtetin për falsifikimin e të paktën 50 mijë votave.

“Ne kërkojmë dorëheqjen e parevokueshme të prokurorit të përgjithshëm dhe zgjedhjen e një prokurori të ri me propozim të opozitës, zgjedhjen e qeverisë së re teknike me pjesëmarrjen edhe të VMRO-së në bazë të marrëveshjes së Përzhinës, ashtu siç është vendosur edhe me ligjin e miratuar në Kuvend. Qeveria e re do të ketë mandat vetëm se për organizimin e zgjedhjeve”, ka deklaruar Mickovski.

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se në rast se nuk arrihet mbështetja për ndryshimet kushtetuese, atëherë zgjedhjet do të ishin të pashmangshme, e madje si datë për mbajtjen e tyre ka përmendur 25 nëntorin.

Zaev ka paralajmëruar konsultime me partitë politike lidhur votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë.

Bisedimet do të përfshijnë të gjitha partitë, si VMRO DPMNE-në e opozitës ashtu edhe partitë politike shqiptare, me qëllim sigurimin e dy të tretave, apo 80 vota në Kuvend, të cilat shumica parlamentare nuk i posedon.

Ajo aktualisht ka 72 deputetë, por edhe kjo shumicë është e diskutueshme bazuar në qëndrimet e dy partive të vogla opozitare shqiptare, që kanë katër deputet e që edhe para referendumin kanë bërë të ditur se ndryshimet kushtetuese mund t’i kushtëzojnë me avancimin e statusit juridik të shqiptarëve përmes ndryshimit të disa amendamenteve që kanë të bëjnë me preambulën dhe gjuhën shqipe.

Paralajmërimi i kreut të qeverisë për bisedime me partitë vjen pas referendumit, i cili edhe pse nuk kaloi pragun prej 50 për qind vlerësohet i suksesshëm nga koalicioni “Për Maqedoninë Evropiane”.

Zaev ka thënë se shumica absolute e qytetarëve apo rreth 600 mijë persona që kanë dalë në referendum kanë votuar për marrëveshjen, që paraqet mbështetjen më të madhe që ka arritur ndonjëherë ndonjë koalicion në ciklet zgjedhore.

Ndërkohë, në opinion vazhdojnë debatet mbi shkaqet e mosarritjes së pragut prej mbi 50 për qind. Analistët thonë se mos dalja përveç listës zgjedhore jo të saktë, ka të bëjë edhe me pakënaqësinë ndaj politikave të qeverisë.

“Ky është një mesazh i fuqishëm për Zoran Zaevin dhe politikën e tij sikur edhe për Ali Ahmetin dhe politikën e tij. Votat që ata i siguruan u japin komoditet për të qeverisur por shtrohen pyetje ku mbeten rreth 150 apo 200 mijë vota e humbura. BDI-ja nuk ka arritur të siguroj votat që i kishte nëzgjedhjet e kaluara parlamentare sikur edhe LSDM-ja që nuk ka arritur të mbajë rreth 50 mijë vota të shqiptarëve”.

“Partitë ende nuk po arrijnë të kuptojnë mesazhet e qytetarëve se ata edhe në votime si kjo për referendumin shprehin pakënaqësitë apo dëshpërimin e tyre nga mos përmbushja e premtimeve”, thotë Nikolla Dujoski, njohës i çështjeve politike.

Ndërkohë, përgjegjësi për gjendjen e krijuar ka kërkuar presidenti Gjorge Ivanov, në një paraqitje para opinionit. Ivanov kërkoi që të respektohet vendimi i popullit, i cili, sipas tij, “e hodhi poshtë marrëveshjen e dëmshme për emrin”.

Kreu i shtetit i dërgoi porosi edhe bashkësisë ndërkombëtare, e cila, sipas tij, po përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë, duke kërkuar që të mos imponojë zgjidhje në kundërshtim me vullnetin popullit.(*RFL)

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Issue Kadriu, kunder ndryshimeve, Kushtetuse, Opozita Maqedonse

Shtohen zërat për dhe kundër zgjidhjes së kontestit të emrit

March 4, 2018 by dgreca

Nga Isuf Kadriu/1 Maqedoni ok

Ne Foto:Protestë në Shkup kundër ndryshimit të emrit kushtetues të Maqedonisë, organizuar nga lëvizja “Emri ynë është e drejta jonë”, e diel, 4 mars 2018/

Procesi i bisedimeve për zgjidhjen e kontestit të emrit që ka Maqedonia me Greqinë, ka hyrë në fazën më të vështirë pas qëndrimit të fortë të palës greke, e cila kërkon që zgjidhja të përfshijë jo vetëm ndërrimin e emrit të shtetit, për përdorim të brendshëm dhe jashtëm, por edhe ndryshimin e Kushtetutës, që nënkupton edhe një formulim të ri për identitetin, gjuhën dhe çështje tjera.

Kjo ka bërë që të rriten pakënaqësitë edhe pse në opinion tani është hapur debati nëse ndërrimi i emrit dhe i Kushtetutës rrezikon edhe identitetin, pasi njohës të çështjeve politike dhe të historisë, thonë se identiteti shtetëror dallon nga ai i ndjenjës së përkatësisë etnike brenda shtetit.

Por, nga ana tjetër, në mbrojtje të emrit aktual, është ngritur edhe Kisha ortodokse maqedonase, e cila kërkon ndërprerjen e bisedimeve, ngjashëm sikur edhe Kisha greke, e cila kohë më parë mbajti protesta në Athinë dhe Selanik në mbrojtje të pozicioneve të palës greke.

“Vetëm Zoti mund ta shpëtojë Maqedoninë, pasi pa Zotin, atdheu, kombi ynë dhe kisha nuk do të ekzistojnë në kohën kur jemi të nënçmuar deri në skajshmëri. Këtu mund të na ndihmojnë edhe grekët pasi nëse ata nuk heqin dorë nga vijat e kuqe, procesi i bisedimeve do të dështojë se ne do të shpëtojmë, nuk do të ndryshojmë as emrin e shtetit, e nuk do të humbim as identitetin e as gjuhën”, ka deklaruar në tubimin e fundit në Shkup peshkopi Petar nga Kisha ortodokse maqedonase.

Ai ka bërë thirrje për unitet, ndërsa ka drejtuar akuza ndaj partisë në pushtet të kryeministrit Zoran Zaev për heqje dorë nga interesat shtetërore dhe kombëtare.

Pavarësisht kundërshtimeve që duken se po e vështirësojnë procesin, Nano Ruxhin, ish-ambasador i Maqedonisë në NATO dhe profesor i së Drejtës Ndërkombëtare beson se problemi do të ketë zgjidhje.

Ai e arsyeton protestën e organizuar nga kisha duke theksuar, madje, se ajo mund të ketë edhe efekte të mira për t’ia bërë të qartë palës greke se edhe këtu ka njerëz që nuk janë të kënaqur me zgjidhjet që ofrohen.

Pamje nga protesta në Shkup, e diel 4 mars 2018.
Pamje nga protesta në Shkup, e diel 4 mars 2018.

“Është më se normale të ketë protesta, dhe kjo është një gjë e mirë që t’i tregojmë palës greke se edhe ne këtu kemi njerëz që nuk janë të kënaqur dhe se ai që nënshkruan marrëveshjen, mund të rrezikojë shumë. Por, në anën tjetër, gjithashtu vlerësoj se është mirë që këto protesta nuk u mbështetën të paktën deklarativisht nga VMRO-ja që nënkupton se mund të kemi një konsensus për mbylljen e problemit”.

“Unë jam optimist se zgjidhje mund të ketë, ndoshta deri në qershor. Është një mundësi e mirë për vendin pasi për herë të parë në këto 27 vjet sa ekziston ky kontest, kemi qëndrim të qartë nga Qeveria se është e gatshme për kompromis dhe tash ajo ka bërë të ditur se pranon një emër me përcaktim gjeografik dhe, madje, ka dalë edhe me katër emra konkretë”, vlerëson Ruxhin.

Sa i përket debatit për identitetin dhe pretendimet se me ndryshimin e emrit, mund të ndryshohet edhe identiteti, Albert Musliu, analist politik, thotë se kjo nuk qëndron. Ai këtë e sqaron me rastin e shqiptarëve, të cilët janë shtetas të Maqedonisë, por në anën tjetër askush nuk mund t’ua mohojë përkatësinë e tyre kombëtare.

Për gjendjen e krijuar, Musliu fajëson partitë, të cilat siç thotë, këtë problematikë gjithmonë e kanë shfrytëzuar për përfitime politike.

“Unë mendoj se emërtimi i shtetit nuk ka se si të ndikojë në destabilizimin e vendit apo në ndryshimin e identitetit tim etnik. Nëse ne nuk i marrin për bazë politikanët dhe nëse shkenca inkuadrohet në mënyrë të duhur dhe nga ana tjetër, politikanët të bëhen të përgjegjshëm dhe jo të shohin interesin e momentin, unë mendoj se edhe ajo frikë, e cila është legjitime te qytetarët, pasi ajo është e pranishme kur shohin se si çdo ditë bombardohen se do të humbin identitetin e gjuhën, atëherë nuk shoh unë se si mundet që emërtimi i shtetit, realisht, të ndikojë në humbjen e identitetit të komunitetit më të madh në Maqedoni”, konsideron Musliu.

Ndryshe, palët pritet t’i qartësojnë pozicionet e tyre gjatë vizitës së paralajmëruar në Shkup të shefit të diplomacisë greke, Nikos Kocijac.

Ende s’dihet data e vizitës së tij, por asaj i paraprinë heqja e emrit “Aleksandri i Madh”, që mbante Aeroporti i Shkupit, si dhe i autostradës në drejtim të Greqisë që tani quhet “Miqësia”.Këto veprime janë ndërmarrë nga Shkupi si shprehje e gatishmërisë për forcimin e raporteve apo për t’i dëshmuar Greqisë se Maqedonia nuk ka qasje irredentiste siç pretendon Athina, e cila vlerëson se heroi Aleksandri i Madh i takon Greqisë.

Filed Under: Opinion Tagged With: emri, Issue Kadriu, maqedoni, pro dhe kunder

Diskriminimi etnik mbetet sfidë për Maqedoninë

August 29, 2017 by dgreca

Diskriminimet në bazë të përkatësisë etnike dhe politike kanë qenë më të theksuara gjatë vitit të kaluar, bazuar në raportin vjetor të Komitetit të Helsinkit të Maqedonisë./1 ShkupNga Isuf Kadriu/

Sipas të dhënave, më së shumti qytetarët janë të diskriminuar në marrëdhëniet e punës, shëndetësisë, arsimit, e deri te shërbimet e institucioneve. Raporti ka për bazë të dhënat e grumbulluara nga shoqatat qytetare dhe institucionet në fushat e diskriminimit për vitin e kaluar.

“Në ngritjen e vetëdijes për ekzistimin e diskriminimit më të zëshme janë shoqatat qytetare. Vlerësojmë se është e nevojshme që të ketë aktivitete në rritje nga institucionet në pjesën e parandalimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi”, thuhet ndër të tjera në raportin e Komitetit të Helsinkit.

Se prania e diskriminimit ka qenë evidente, flet edhe Vllado Dimovski nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike.

“Diskriminimin më të madh politik ne e kemi gjatë fushatave zgjedhore. Gjatë kësaj periudhe bëhen diskriminime të ndryshme, si etiketime, fyerje, kërcënime e deri në largime nga puna apo forma tjera të presionit. E gjithë kjo bëhet për fitimin e pikëve politike, por besoj se kësaj forme të dhunës i ka ardhur fundi pasi me nxitje të ndryshme, qoftë etnike apo politike nuk arrihen pikët politike”, thotë Dimovski sipas të cilit që të arrihen rezultate të dukshme duhet ndryshuar, siç thotë, mentaliteti i strukturave të caktuara.

“Vlerësoj se duhet të punohet shumë më tepër në ndryshimin e mentalitetit të atyre që bëjnë diskriminime, qofshin ata politikanë apo strukturat udhëheqëse nga të cilët edhe bëhen më shumë diskriminime, qofshin ato politike apo etnike. Këtu do të veçoja edhe diskriminimin e theksuar në arsim, i cili vlerësoj se mund të pengohet vetëm nëse zvogëlohen kompetencat kryetarëve të komunave dhe drejtorëve të shkollave, pasi pikërisht nga ata vijnë më shumë diskriminime”, thotë Vllado Dimovski nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike.

Shpëtim Pollozhani nga shoqata e ish të burgosurve politikë shqiptarë thotë se diskriminimi nuk i vazhdueshëm dhe jo vetëm nga viti i kaluar. Ai kujton rastin me shoqatën që i takon ku anëtarët e saj asnjëherë nuk janë trajtuar për dëmet që kanë pësuar nga ish regjimi komunist.

“Ishte miratuar një ligj në vitin 2002, me të cilin një herë i është pranuar statusi dhe pastaj janë zhdëmtuar të gjithë ish të burgosurit politik maqedon dhe ata që janë gjallë akoma i shfrytëzojnë benificionet e atij ligji. Ne nuk na përfshinë ai ligj, pasi na thanë se është vetëm për maqedonasit”, thotë Pollozhani.

Ai beson se në Maqedoni përfundimisht do të ketë ndryshim në qasjen e klasës politike. Ky, thotë ai, ndoshta është shansi i fundit që vendi të ecë një rruge të re pa diskriminime të shoqërisë, pasi sipas tij, alternativë tjetër nuk ka.

“Unë mendoj se ka sinjale se duhet të fryjnë era të reja. Shpresoj se kjo garniturë e re politike e maqedonasve e ka kuptuar se me metoda të vjetra bizantine komuniste nuk ecet përpara dhe nuk shkohet në Evropë. Shpresoj të fillohet më zgjidhjen e problemit të ish të burgosurve politikë, me zgjidhjen e statusit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, pasi edhe ai ka mbetur pezul, me çështjen e gjuhës e kështu me radhë, shpresojmë”, thotë Shpëtim Pollozhani nga shoqata e ish të burgosurve politikë shqiptarë.(RFL)

Filed Under: Analiza Tagged With: Issue Kadriu, Macedonia, pakicat etnike

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT