• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

JETESA KOLEKTIVE, NJË PROBLEM I “HARRESËS SË MADHE” !!!

August 8, 2015 by dgreca

Vëzhgim nga Abdurrahim Ashiku-Mali i Robit/
Jetesa kolektive; në një shkallë, në një pallat, në një rrugë në qytet (pse jo edhe në fshat)… është një problem që ka qenë dhe është larg vëmendjes së shtetit dhe shoqërisë. Flitet për një ligj për bashkëjetesën kolektive, një ligj të miratuar me vendim Kuvendi. Flitet por askush nuk të jep një adresë elektronike për ta lexuar. Dyshoj që nuk ekziston derisa as përmendet nga zyrtarë të lartë të zgjedhur e të emëruar, as zbatohet qoftë edhe me “eksperiment pilot”.
Dhe ndodh pastaj që zhuli, papastërtitë, plehrat e të gjitha llojeve të mbulojnë vendin kudo, në qytete të mëdhenj e të vegjël, në fshatra nga brigjet e detit të lartësitë më të mëdha ku banojnë njerëz.
Kryebashkiaku i Tiranës u dha katër muaj afat firmave pastruese për ta bërë Tiranën kryeqytetin “më të pastër në Ballkan” (!) Bëri thirrje që qytetarët e kryeqytetit të dalin një ditë shtatori në “aksion vullnetar” për pastrimin e vendbanimit të tyre.
Me gjithë pesimizmin tim uroj që fjala e tij të shkojë në “vesh të hapur”.
Nuk kam qëllim në këtë vëzhgim timin të komentoj Erionin apo këdo nga sibashkiakët e tjerë të cilët paguhen nga taksapaguesit për punën që duhet të bëjnë (e që deri sot nuk e kanë bërë).
Qëllimi im është të ndez një “çakmak dritë” në pallate, atje ku fillon dhe coptohet kultura qytetare.
Në Shqipëri janë ndërtuar e po ndërtohen pallate të bukura në pamje jashtë por edhe në hapësirë jetese. Mirëmbajtja e tyre fillon tek dera dhe pasi bredh nëpër dhoma, ballkone e veranda, ndalet dhe humbet atje. Për shkallët që lidhin katet, për ashensorët, etj. askush nuk përgjigjet.
Ndodh që vetëm për pompën që merr ujin nga depozita poshtë dhe ta sjell në çezmë, pas shumë hezitimesh mblidhen (jo nga të gjithë) lekët për riparimin apo zëvendësimin e saj.
Ndodh që plehrat dhe zhulin e merr me këmbë dhe e mban në hundë sapo del nga shtëpia. Nuk ka pastruese, nuk ka mirëmbajtës, nuk ka një administrator…
Pallatet po shkatërrohen…
Po e zgjas “tërkuzën” e problemit në një mjedis konkret.
Agim Islami dhe Zabit Muda, dy ndërtuese dibranë, banorë të qytetit të Durrësit para rreth një vit më parë u shpallën “Qytetarë Nderit të Durrësit”, qytetit të dytë më të madh të vendit….
Nuk kam dëgjuar nga ndonjë radio apo televizion, nuk kam lexuar në ndonjë gazetë të shkruar apo elektronike, që ndonjë ndërtues apo firmë ndërtuese të ketë arritur në një shkallë të tillë korrektësie në ndërtim sa të bëhet nderi i një qyteti.
Pse është bërë dhe si është bërë mendoj që qeveritarët dhe media që shkon pas tyre për të filmuar e komentuar ndonjë serrë dy dynymëshe “me luleshtrydhe” domosdoshmërish duhet të ndalet për të përcjellë përvojë dhe kulturë qytetare në ndërtim dhe shërbim qytetar.
Një “copëz” nga kjo përvojë dhe fytyrën qytetare të Agimit dhe Zabitit në firmën e tyre ndërtuese “DIBRA-AGZA” po e përcjell për lexuesin (më gjerë edhe për ministrin e ndërtimit dhe ministrat e “luleshtrydheve”) në pasqyrim të kompleksit të tyre ndërtimor në Malin e Robit.
Nuk është vështirë për ta gjetur. Merrni rrugën dytësore për plazhin e Golemit dhe pikërisht në vendin ku fillon silueta e Malit të Robit”, kthehuni në rrugën “Skënderbeu”. Është rrugë e pa shtruar, me zhavorr e pluhur, me gropa që të bëjnë ta prekësh tavanin e mjetit të vogël me kokë, me pluhur në verë e me baltë që të mban në xhirim rrotash në dimër. Ka një kanal në të majtë që takohet me një tjetër që nëpërmjet kallamishtes e çon ujin në det, ujë të zi që çdo vit nuk mungon në kronikat televizive.
Rrugës mos u ndalni tek “Hotel Dajti” apo “Resort Kolaveri”, merrni djathtas dhe hyni në mrekullinë (po e quaj kështu pa hiperbolizim) “DIBRA-AGZA”…
Tri ndërtesa me lartësi tre kate puls papafingo. Të tria rrethuar me mure e kangjella betoni të bardha. Tri porta hyrëse që mekanikisht hapen e mbyllen sipas rastit.
Rreth e qark gjelbërim me drupyjorë, drufrutorë (ullinj, portokaj, limona, shega, nespola, ftonj…) e bimë të tjera lulore e aromatike. Madje edhe me bimë bliri, dashuri e vjetër e autorëve në vlerë të “Bulevardit të Blirëve” të qytetit të tyre-Peshkopisë, marrë prej andej me rrënjë të gjalla. Banorët që e kalojnë një pjesë të vitit në shtëpinë e tyre nuk kanë munguar që midis luleve të fusin edhe erëza për gatim, erëza që i mbjell njeri dhe i mbledhin për ti dhënë shije gjellës kush të dojë. E tërë hapësira disa dynymëshe e kompleksit është e shtruar me tulla gri e mbi to janë vizatuar kuadrate ku secili banor ka vend-parkimin e vet me numrin përkatës të apartamentit.
Stolat trevendësh prej betoni janë vende ku kuvendojnë të moshuarit, gra dhe burra…
Ajo që e bën më të bukur dhe të sigurt për çdo familje mjedisin është hapësira për fëmijë, siguria në lojën e tyre. Mund të them se fëmijët, ata që vijnë për të pushuar për ditë e muaj të tërë apo edhe për fundjavë mezi e presin çastin për të luajtur me njeri tjetrin. Një hapësirë të tillë kolektive me çiltërsinë dhe sigurinë për fëmijët nuk e gjen as në mjediset me pagesë e me roje të paguara.
Agimi dhe Zabiti e kanë përfunduar ndërtimin deri në pikën e fundit të përgjegjësisë së një ndërtuesi, deri në gjelbërim dhe siguri çka nuk e di në se gjendet gjëkundi në mjedise të tilla popullore.
Ata tashmë kanë detyra e detyrimi të tjera në ndërtim e shërbimin qytetar.
Tash për banorët e pajisur me të gjitha dokumentet e nevojshme, fillon një detyrë dhe detyrim tjetër, detyra dhe detyrimi qytetar kolektiv, detyra dhe detyrimi për ta mirëmbajtur dhe administruar me dije dhe kulturë vendin ku banojnë përkohësisht në pushimet verore madje edhe përgjithnjë, jeta në kolektiv.
U caktua një administrator, Jasin Arifi, një njeri i kulturuar dhe i përkushtuar deri në hollësi për gjithçka. Mirëmban lulishtet dhe tërë mjedisin një burrë pensionist, Harun Kiku që me një dashuri të veçantë nuk lodhet as verë e as dimër. Në ditë dimri kur nuk ka banorë një qen i sertë nuk të lejon të shkelësh brenda…
Shkurt mund të them se në sajë të tyre kompleksi “DIBRA-AGZA”, lulëzon. Por a do të vazhdojë kështu ky mjedis i bukur? A do të gjelbërohet, madje a do të vendosen lojëra për fëmijë në idenë e zhvillimit që ka Jasin Arifi?
Përkushtimi i tyre e ka një kufi, kryerjen e ndërsjellët të banorëve, detyrimin e tyre për të paguar “kuotën e mirëmbajtjes”. Nuk kemi të bëjmë me njerëz që “vuajnë për bukë” por me njerëz që, megjithëse jetojnë në vende evropiane dhe e kanë kulturën e jetës kolektive, hezitojnë të paguajnë. Dhe nuk janë pak…
Administrimi i mjedisit lidhet me pagën modeste të punëtorëve, me shërbimet e ndriçimit kolektiv, me ujin, bllokimin e kanale të brendshme, ndriçimin dhe pastrimin e shkallëve, me një sërë problemesh në dukje të vogla por që në llogari shndërrohen në shqetësim.
Administrueset e mjedisit vitin e kaluar ishin gati ta linin punën, ta linin në dorë të fatit kompleksin e bukur. U këmbëngul që ta mbanin edhe një vit duke lënë mënjanë punë të tilla sezonale si pastrimi i shkallëve (duheshin punëtore për këtë punë) e ndonjë tjetër.
Disa veprimtarë shtypën dhe shpërndanë në çdo apartament fletë ku bëhej thirrje për ta mbajte dhe mbrojt mjedisin, për ta mbrojte nga keqbërësit shtëpinë e tyre, për të paguar detyrimin vjetor, detyrim që është vetëm njëmijë lekë në muaj…
Nuk ndryshoi asgjë…
Do të ikin administruesit e rreth 90 apartamenteve?
Po ikën gjithçka do të shkatërrohet…
Do të shkatërrohet mjedisi i bukur…
Do t’i lihet hapësirë dhunimi banesave, vjedhjesh e plaçkitjesh, shkatërrim të gjelbërimit dhe murit rrethues…
Radhën që të mos ndodhë kjo e ka shteti, e ka vendosja e ligjit për jetën kolektive, detyrimit për të paguar si në pagesën e energjisë elektrike, të ujit, taksave të ndryshme.
Pse marrëdhëniet në bashkëjetesën kolektive, detyrimi monetar i secilit të mos futet në faturën e ujit apo të energjisë elektrike? Pse kjo lihet në dëshirën e njërit apo tjetrit?
Nga kjo amulli dhe mungesë ligjore do të humbasin vlera të mëdha materiale dhe morale.
Një zgjidhje e shpejtë, jo thjesht në rastin e përshkruar, por për të gjitha mjediset e jetesës kolektive në qytete dhe në fshatra përbën ngut.
Abdurahim Ashiku
Mali i Robit, 8 gusht 2015

Filed Under: Opinion Tagged With: Abdurrahim Ashiku, Jetesa Kolektive, Mali i robit

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT