• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ju flet Tirana

February 19, 2018 by dgreca

Nga Ilir Levonja/ Florida/

Këto dy ditë Prishtina u përfshi nga entuziazmi i 10-të vjetorit të pavarsisë. Me oshilacionet e veta, ku njëra palë bojkoton, ku tjetra nuk i shpëton dot ekstazës duke hedhur valle deri sipër tavolinave. Një përvjetor që e gjen vendin në krizë me botën për shkak të shfuqizimit të një ligji mbi Gjykatën speciale. Marrëveshje këto të arritura si këmbim të kontributit në themelimin e një shteti demokratik për shqiptarët, mohikanët e fundit të ish federatës jugosllave. Aq më tepër që ka për qeveri një koalicion të sforcuar nga bisedime të lodhshme, gati 6 mujore për formimin e një kabineti qeveritar, si ky aktuali. Pa u futur tek bilancet ekonomike, ku tregu, prodhimi, fronti i punës vuajnë nga një informalitet i theksuar. Aq sa ato pamje zetorësh që zbrazeshin hendeqeve me prodhime, janë tregues kokëfortë i një ekonomie të kafshuar keqas. Pa përmendur gropat e zeza të korrupsionit, të cilin nuk po e mund dot edhe prania e botës me logjistikë dhe shërbime të tjera investiguese etj. Mirëpo më thekshëm se Shqipëria vet, Kosova ka akoma një emigracion që i përket disi edhe konceptit patriarkal rreth familjes. Shqipëria jo edhe aq… Dhe kjo ia shton shancin për të përfituar akoma më shumë nga krahu i punës andej, pra ai emigracionit sidomos në Zvicër, Gjermani, vendet e ulta, Angli Shtetet e Bashkuara, deri në Zelandën e Re. Një emigrant i Kosovës mendon akoma si në kohën e para 30 a 50 vjetëve. Kurse ai Shqipërisë asesi. Mendon dhe nuk e ka problem të investojë shuma. Madje me nisma konkrete siç ishte edhe rasti i UÇK-së, apo ndërtimi i katedrales të nënës Terezës në Prishtinë. Madje bash në të njëjtin vend ku kish ekzistuar kisha katolike ku kish shërbyer një misionar i fesë dhe kulturës shqiptare si Pjetër Bogdani. Një kishë e rrafshuar nga ideologjia bolshevike e proletarëve dhe atyre me qëëlime për zhdukjen e çdo indicje të sojit të shqiptarëve. Krejt ndryshe në Shqipëri, kontributet i presin nga patriakana a kabinetet qeveritare të Stambollit. Pse jo dhe nga Arabia apo vende të tjera nga kultura e rërës dhe e beduinëve. Nga xhepat e tyre as mos e ço nëpër mend. Çfarë marrin nga emigracioni e duan për kafe dhe birra. Ose për qoka si xherri i dasmave.

Dhe sado përpjekjes entuziaste për dashuri kombëtarë, midis Shqipërisë dhe Kosovës tashmë kanë nisur fërkimet e para.

Arsyet janë të shumta.

Por të gjitha rrjedhin nga psikoza otomone. Nga ideologjia e socializmit që në Kosovë nuk dogji e përvëloi si në Shqipëri. Por prapë ka lënë shenja dhe gjurmë. Ka lënë produkte siç është dhe rasti i profesor Qoses me deklarat xhevahire karshi suportit politik të figurave me preajrdhje bolshevike nga Shqipëria mëmë.

Rrjedhin nga ndjesitë prej pashai të liderëve tanë. Dhe kjo u dëshmua edhe këto dy ditë mes Edi Ramës dhe Rramush Haradinajt. Por edhe plot të tjerëve…

Ndaj performancës së Rita Orës, rreth pritjes në Prishtinë, nuk kish si i mungonte Tirana. Njëri pas tjetrit liderët e saj nisën postime në muret personale të fejsbukut me popullin që i priste nëpër rrugët e Prishtinës. Duke qënë se liderëve të Tiranës u mungon populli. Nuk e kanë për gjë të përpiqen të manipulojnë mikpritjen shqiptare në përgjithësi, bash aty në zemrën e Dardanisë. Ca deklarata gërrgjarësh që kanë dështuar. Dhe që nuk kanë asnjë lidhje ta zëmë me shpirtin shqiptar që pasqyrohet në poemin kosovar të Mitrush Kutelit.

Ndaj nuk na mbetet t’i kujtojmë Prishtinës, se, nuk ka se çfarë të marri. Dhe se nuk ka se çfarë i duhet aspak kultura politike e Tiranës. Aq më tepër që sipas statistikave të fundit ka ulur ndjeshëm jo vetëm renditjen në bazë të ardhurave, por edhe moshën e re të popullatës. Po shkojnë drejt një shterpëzimi që përplaset fort me familjet e mëdha tuajat. Tirana vjen në Prishtinë për të përfituar. Dhe jo ndihmuar…, është në stilin tonë me tu dukur. Me zhurmë, me ideologji. Ashtu si puna e këtij propozimi nga Edi Rama për një president onorifik midis dy shteteve të shqiptarëve. Shqiptarët dhe vet Edi Rama nuk respektojnë institucionin e presidentit të tyre. Atij kushtetues, jo më këtë onorifikun. Por jo vetëm Edi Rama, edhe të tjerët. Jo më të respektojnë një president mes Kosovës dhe Shqipërisë. Eshtë një nga ato shashkat e radhës që ju ka prekur por shashkë. Një nga ato startimet ideollogjike me ju flet Tirana. Kaq…Kosovës nuk i duhet aspak Tirana. Por fatkeqësisht po shkon në gjurmët e saj. Po vepron si ajo.

Nëse Kosova do t’i rrijë larg Tiranës, duke përfituar nga asistenca e botës. Nga përvoja nën ish Jugosllavi. Duke pakësuar kulturën e shamive të kokës. Dhe duke qënë shqiptare safi, si në kulturën e emrave të fëmijëve. Duke qënë qytetare klasi në votime… do të jetë më shpejt se Tirana zyrtare në BE. Shumë më shpejt. E shumë shpejt do jetë Tirana që do ketë nevojën e konsulencës me ju.

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Levonja, Ju flet Tirana

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT