• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-28 Nëntori festohet në Boletin

November 28, 2016 by dgreca

0-Kosova feston 28 Nëntorin, manifestim edhe në Kullen e heroit të Pavarësisë së Shqipërisë Isa Boletini/

1-kulla

-Edhe sot, si përgjithmonë, përkujtohet se në Vlorë, bashkëluftëtarët e Isa Boletinit përbënin forcën e parë ushtarake të Qeverisë së parë shqiptare të kryesuar nga kryetari i saj Ismail Qemali, themeluesi i shtetit shqiptar, firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë Shqiptare/

PRISHTINË, 28 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në Kosovë, një nga manifestimet e festës më të madhe të gjithë kombit – 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe  Flamurit Shqiptar,  po mbahet në Boletin, vendin e lindjes

0-2e Kullën në rajonin e Mitrovicës në veri të Kosovës, prej nga para 104 viteve heroi Isa Boletini me 400 bashkëluftëtarët e tij shkoi në Vlorë në krah të Ismail Qemalit për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.Edhe sot, si përgjithmonë, përkujtohet se në Vlorë, bashkëluftëtarët e Isa Boletinit përbënin forcën e parë ushtarake të Qeverisë së parë shqiptare të kryesuar nga kryetari i saj Ismail Qemali, themeluesi i shtetit shqiptar, firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë Shqiptare.Manifestimi në Boletin mbahet nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli. Kryeparlamentari Veseli ka thënë se sot është një ditë e madhe për kombin tonë, Dita e Flamurit Kombëtar.Sot, sipas Veselit, zemrat e të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, rrahin njësoj.”Për një shekull rresht e kemi festuar këtë ditë të madhe, me sy dhe zemër nga Vlora. Sot kësaj feste i shtohet dimensioni i munguar për 100 vjet. I shtohet Boletini, vendlindja e heroit kombëtar Isa Boletinit”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.Kreu i Kuvendit ka thënë se në fillim të shekullit 20, kodrës së Boletinit i ngjiteshin sa e sa burra.“Vinin nga të katër anët e Kosovës”, ka thënë Veseli.“Vinin për të kuvenduar me tribunin popullor për fatet e atdheut, në një kohë të zymtë dhe plot rreziqe për kombin”, ka shtuar ai.Kryeparlamentari Veseli ka thënë se ne e dimë, që ata bënë më të mirën për vendin e tyre, edhe pse rrethanat e kohës ishin shumë të vështira.“Sot, ne ngjitemi përsëri kësaj kodre, për të nderuar kujtimin e tyre”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.Ai ka thënë se vijmë, njëkohësisht, në këtë vend të shenjtë për kombin tonë, që të shprehim vullnetin dhe përkushtimin e qytetarëve tanë, përkushtimin e shtetit tonë, Republikës së Kosovës, për paqe dhe fqinjësi të mirë me të gjithë fqinjët tanë, për bashkëpunim dhe respekt reciprok, si dhe për demokraci dhe ecje të përbashkët në rrugën e integrimit evropian.Kreu i Kuvendit ka thënë se sot sfidat tona nuk janë më sfida të luftës, por të paqes.“Janë sfida për ta forcuar shtetin e së drejtës dhe për ta zhvilluar ekonominë prodhuese. Janë sfida për ta zhdukur varfërinë dhe papunësinë nga familjet tona dhe për t’u krijuar perspektivë të sigurt shkollimi dhe punësimi, në vendin e tyre, të rinjve tanë. Janë sfida për ta bërë të begatshme Kosovën dhe jetën e qytetarëve në jug dhe veri, në lindje dhe perëndim të saj”, ka thënë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.Në këtë ditë festive, nga ky vend i nderit dhe sakrificës, Veseli ka thënë se Republika e Kosovës është shtet i barabartë për të gjithë qytetarët e saj, pavarësisht dallimeve që ata kanë në etni, religjion apo shoqëri.“Sot, ndokush pretendon të vendosë kundërshti në mes identitetit shtetëror të Kosovës dhe identitetit kombëtar. Dikush flet edhe për përçarje flamujsh apo datash historike. Por, e kanë gabim. Të tillët vetëm tregojnë se sa pak e njohin historinë dhe sa të paqartë e kanë të ardhmen”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.Kreu i Kuvendit ka thënë se forcimi i identitetit shtetëror të Kosovës është begatim i identitetit kombëtar.“Është njëkohësisht fuqizim i paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë në rajonin tonë. Është përmbushje e idealit për të cilin luftoi gjithë jetën tribuni popullor Isa Boletini, por edhe brezat që erdhën pas tij, deri tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe komandanti legjendar i saj, Adem Jashari”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se kujtimi për bacën Isë dhe veprën e tij në shërbim të atdheut do të jetë i paharruar.

Filed Under: Reportazh Tagged With: 28 nentori ne Kosove, Behlul Jashari, Festohet, Kadri Veseli, ne Boletin

Dështimi i ratifikimit të Demarkacionit dhe plani i Kadri Veselit!

June 21, 2016 by dgreca

OPINION NGA Faik KRASNIQI/
Kufiri i Kosovës me Malin e Zi, gjithmonë ka qenë tek Çakorri ose tek Kulla e Zhlepit. Kështu ka qenë gjithmonë. Konsideroj që shumica e deputetëve të koalicionit qeverisës e kanë ditur që me këtë marrëveshje Kosova humb territor, por kanë qenë të ndikuar nga partitë e tyre, prandaj edhe kanë heshtur deri më tash. Madje, disa prej deputetëve kanë dalë me ose pavetëdije haptas në mbështetje të kësaj vije kufitare të punuar nga Komisioni shtetëror për shënimin e vijës kufitare, të udhëhequr nga Murat Meha, në vend se të kërkonin llogari nga ai, kur ekspertët tanë alarmonin që Kosova me këtë marrëveshje do të humbasë territore. Prandaj, kjo vijë kufitare nuk guxon të ratifikohet në Kuvend kështu siç është punuar nga ky komision, por të krijohet një Komision i ri dhe ky gabim që kishte për tendencë ta tkurrë Kosovën prej mbi 8 mijë hektarë tokë, të përmirësohet e pastaj të dërgohet për ratifikim në Kuvend. Në të kundërtën, çështja e Demarkacionit të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit. Por, kjo nuk guxon të ngelet me kaq. Liderët e këtij koalicioni dhe përgjegjësit e Komisionit shtetëror për shënimin e vijës kufitare, si dhe Komisioni i Kuvendit, duhet të japin llogari për këtë idiotësi dhe tradhti kombëtare që kanë bërë. Dikush duhet të futet në burg për këtë gjë, sepse përveçqë është vepër penale, mbi të gjitha është tradhti e lartë kombëtare.
                                                              Plani i Kadri Veselit!
Kadri Veseli ka ambicie të mëdha në politikë. Jorastësisht nuk erdhi fillimisht drejt e në postin e zëvendëskryetarit të PDK-së, post ky që nuk ka ekzistuar ndonjëherë në asnjë parti, pastaj të kryetarit të Kuvendit dhe jo më shumë se një muaj zyrtarisht edhe kryetar i PDK-së, edhe pse ai ka qenë gjithmonë kryetar nën hije i saj. Tash ai ka në dorë dy armë shumë të fuqishme, për ta prishur koalicionin me LDK-në dhe Kosovën ta dërgojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, Demarkacionin me Malin e Zi, dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Që pa dyshim se humbësja më e madhe do të jetë LDK-ja kurdo që të mbahen zgjedhjet, sepse elektorati i saj kurrë nuk do t’ia falë tradhtinë që ua bëri, kur për hir të interesave të ngushta të Isa Mustafës dhe klanit të tij, shkuan në prehrin e PDK-së dhe SHIK-ut. Besoj që do të jetë mësim i mirë ky për LDK-në, po jo vetëm për të, por për të gjitha partitë që lakmojnë pushtetin dhe bëjnë koalicion edhe me ata që deri dje i kritikuan për çdo të keqe që i ka ndodhur Kosovës, që nga krimet ekonomike e deri tek vrasjet me motive politike. S’mund të thuash që je i mirë, derisa qeveris me të këqijtë, që do të thotë se s’ke asnjë dallim me ta.

Filed Under: Opinion Tagged With: Dështimi, faik Krasniqi, i ratifikimit të Demarkacionit, Kadri Veseli

Kadri Veseli zgjedhet kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës

May 7, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 7 Maj 2016-B.Jashari/.-Kadri Veseli është krytari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, i dyti pas Hashim Thaçit, i zgjedhur me unanimitet në votim të hapur, pak më parë.Partia Demokratike e Kosovës, subjekti më i madh politik kosovar, nisi sot para mesditës Konventën e VII-të të Jashtëzakonshme Zgjedhore, ndërsa nesër pasdite në përmbyllje kryetari i ri i zgjedhur nga delegatët, do t’u drejtohet të pranishmëve dhe qytetarëve.

Kandidati i vetëm për kryetar, kryeparlamentari kosovar Kadri Veseli, ka paralajmëruar angazhimet për mobilizimin dhe forcimin e strukturave të PDK-së, ndërsa ka theksuar se oferta e tij i ka rrënjët në sukseset e njëpasnjëshme historike të partisë dhe se do të ndjek rrugën e trasuar prej ish-kryetarit, por që ofron edhe një vizion të tij për një parti bashkëkohore evropiane të qendrës së djathtë.Duke shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të PDK-së, Veseli ka thënë se ka ndërmarrë një vendim shumë të rëndësishëm dhe ka shprehur besimin se në këtë detyrë të re mund ta përmbush më së miri vokacionin e tij politik dhe mund t’i shërbejë më së miri Republikës së Kosovës.PDK-ja, që nga themelimi në tetor të vitit të parë të lirisë 1999 e deri në shkurt 2016 udhëheqej nga Hashim Thaçi, i cili dha dorëheqje pasi Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton se, “pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike”.

Në një konferencë shtypi pas zgjdhjes kryetar në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovë, Veseli ka vlerësuar se kjo parti është një organizatë shumë e çmuar e jetës politike të Kosovës, e cila ka luajtur rol protagonist në shpalljen e pavarësisë dhe në konsolidimin e shtetit të ri.I kandiduar për kryetar të PDK-së, Veseli ka theksuar se mbështetjen e anëtarëve dhe votuesve për të marrë përsipër detyrën e drejtimit të kësaj organizate politike nuk e sheh vetëm si privilegj, por edhe si obligim për të punuar më shumë për konsolidimin e partisë.Para Konventës zgjedhore që po zhvillohet, në përgatitje të saj, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, ka aprovuar axhendën e punimeve dyditore dhe ka marrë vendim për themelimin e komisionit statutar, i cili do të merret me propozimet për ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të partisë, të ardhura nga strukturat e degëve.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Kadri Veseli, Kryetari i ri, Partise se Hahsim Thacit

Kaçanik: 2 Korriku e 7 Shtatori 1990, ditë historike të Kosovës

September 8, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ KAÇANIK, 7 Shtator 2015/ Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e 7 Shtatorit 1990 ishin kundërpërgjigje ndaj agresionit kushtetues serb mbi Kosovën, përmes këtyre dy akteve u përgatitën kushtet juridike drejt pavarësisë, tha sot kryetari i Kuvendit të Republikës kosovare, Kadri Veseli.Gjatë pasditës  dhe në mbremjen e sotme, në ambientet e Shtëpisë së Kulturës në Kaçanik, nën patronatin e kryetarit të Kuvendit, është shënuar 25 vjetori i miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.Në manifestim ishin të pranishëm edhe kryeministri kosovar, Isa Mustafa, kreu i Kuvendit në kohën e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ilaz Ramajli, delegatë protagonistë të ngjarjes së 7 Shtatorit 1990, përfaqësues institucionalë e politikë dhe qytetarë të shumtë.Kryeparlamentari Veseli vlerësoi rëndësinë historike të 7 Shtatorit 1990 dhe hapin guximtar të protagonistëve të kohës, të cilët në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme ndërmorën veprimin e duhur, si përgjigje të agresionit kushtetues të Serbisë.

Kryetari Veseli bëri një elaborim të zhvillimeve kryesore të viteve të ’90-ta, kur nacionalizmi agresiv serb po bëhej gati të përgjakte popujt e ish-Jugosllavisë, për ta bërë realitet ëndrrën e vjetër të Serbisë së Madhe, duke e goditur fillimisht Kosovën dhe duke e degraduar atë, nëpërmjet kthimit në gjendjen politike dhe juridike të para vitit 1974. Ndërsa Kosova dhe lëvizja jonë kombëtare, në anën tjetër, tha Veseli, synonin të kundërtën: avancimin e statusit të vitit 1974 në nivelin e barazisë me republikat tjera të federatës.Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990 dhe Kushtetutën e 7 shtatorit të po atij viti, kryetari Veseli i konsideroi momente të rëndësishme të rrjedhën historike të lëvizjes sonë kombëtare për çlirimin e Kosovës, akte dhe përpjekje guximtare që Kosova të mos përmbysej në greminën e historisë, në harresën e botës dhe nënshtrimin pa shtegdalje.“Të dy këto akte politike shënonin kundërpërgjigje të drejtpërdrejtë ndaj agresionit kushtetues që Serbia bëri ndaj Kosovës në vitin 1989. Por jo vetëm kaq. Ato ishin pjesë e rezistencës gjithëpërfshirëse e cila po zhvillohej në vitet ’90, në të gjitha nivelet e shoqërisë kosovare”, tha kreu i Kuvendit kosovar.

Ai vijoi se, përmes Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës të 7 Shtatorit u përgatitën kushtet juridike, që pas shpërbërjes finale të Jugosllavisë komuniste, Kosova të lëvizte drejt platformës së pavarësisë dhe krijimit të shtetit të pavarur e sovran të Kosovës.

“Dhe kështu ndodhi. Në kaosin e përgjakshëm që pasoi vdekjen e Jugosllavisë, Kosova e kishte të qartë rrugën që duhej të ndiqte dhe qëllimin që duhej të arrinte. Kthim pas nuk do të kishte. Pas viteve e rezistencës civile, erdhën ditët e lavdishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Bota demokratike na mirëkuptoi dhe u rreshtua në anën tonë, në anën e kauzës së lirisë dhe drejtësisë”, theksoi kryetari Veseli, duke shtuar se ishte kjo luftë që bëri realitet misionin një shekullor të çlirimit të Kosovës dhe fillimin e një epoke të re, asaj të Kosovës së lirë e të pavarur, me kushtetutë të standardeve më të larta demokratike, për të gjithë qytetarët e saj pavarësisht dallimeve të tyre, të sigurtë në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe integrimit brenda familjes së madhe të demokracive perëndimore.

Në kuadër të shënimit të jubileut të Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, po sot në Kaçanik u hap ekspozita me fotografi nga momente kulmore të miratimit të Kushtetutës dhe u zbulua pllaka përkujtimore, e cila i dedikohet kësaj ngjarjeje të rëndësishme.

Filed Under: Histori Tagged With: 2 Korrik, 7 shtatori, Behlul Jashari, Kacanik, Kadri Veseli

AMERIKA, MIKJA ME E MIRE E KOSOVES

August 24, 2015 by dgreca

Kosovë-Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli takon ambasadorin e ri amerikan, Greg Delawie
PRISHTINË, 24 Gusht 2015/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi sot pasdite takim me ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie. Në takim u bisedua për çështjet dhe sfidat kryesore nëpër të cilat është duke kaluar aktualisht shteti i Kosovës. Amabasdori Delawie përgëzoi kryetarin Veseli dhe Kuvendin e Kosovës për lidershipin e treguar në procesin shumë të vështirë të ndryshimeve kushtetuese dhe miratimit të ligjeve për krijimin e Gjykatës Speciale.
Më tutje ambasadori Delawie theksoi mbështetjen e Uashingtonit për procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë që ka për qëllim normalizimin e raporteve në mes dy vendeve.
Kryetari Veseli, duke i uruar ambasadorit Delawie mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kosovë, theksoi se ndihma amerikane mbetet faktor i pazëvendësueshëm në ecjen përpara të Kosovës në planin e zhvillimit ekonomik, të integrimeve euro-atlantike dhe forcimin e shtetit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.
Ambasadori Delawie, duke shprehur kënaqësinë për detyrën e tij të re në Kosovë, theksoi se vendi që ai përfaqëson është e do të mbetet miku më i mirë i Kosovës dhe do ta ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset e saj.
Në takim u bisedua edhe për procesin e krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës ( FAK), funksionimin e Kuvendit të Kosovës, raportet në mes pozitës dhe opozitës, si dhe rolin e pakicave etnike në jetën parlamentare dhe politike të Kosovës.
Të premtën pasdite të 21 gushtit, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, dorëzoi letrat kredenciale në pritjen me ceremoni solemne shtetërore te presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, bashkë me të cilën edhe shëtitën më këmbë shesheve të Prishtinës, e pastaj u prit në takim njoftues edhe nga kryeministri Isa Mustafa.
Në 22 gusht, para ambasadorit të SHBA-ve në Prishtinë, Delawie, u betuan solemnisht 36 vullnetarë amerikanë të Korpusit të Paqes, të grupit të dytë, të cilët përfunduan trajnimin parapërgatitor në komunitete kosovare dhe fillojnë shërbimin për dy vitet e ardhshme në Kosovë. /B.Jashari/

Filed Under: Featured Tagged With: ambasadorin amerikan, Greg Delawie, Kadri Veseli, takon

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT