Shkollat u mbyllën në të gjithë Distriktin e Venturës në Kaliforninë Jugore të mërkurën, ndërkohë që zjarri vazhdon të përhapet, duke kërcënuar 12,000 struktura.
Dhjetëra shtëpi janë djegur që kur zjarri shpërtheu të hënën, 96 kilometra në veriperëndim të Los Anxhelosit. Departamenti i zjarrfikjes në Los Angeles ka dislokuar qindra zjarrfikës dhe u ka angazhuar helikopterët dhe aeroplanët në përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarrin.
Udhëheqësi i Departamentit të Zjarrfikjes në Los Anxhelos, Ralph Terrazas, tha të mërkurën se nëse erërat pushojnë, zjarrfikësit do të mund të fillojnë ta vënë nën kontroll situatën.
Autoritetet kanë lëshuar një urdhër për evakuim të banorëve në këtë zonë, ndërkohë që banorët e disa zona të tjera përreth po përgatiten për një evakuim të mundshëm, një ditë pasi guvernatori i Kalifornisë Jerry Brown shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për të Distriktin e Venturës.




Nga Keze Kozeta Zylo/Udhëtimi i stafit të TV “Alba Life”, New York drejt Los Angeles në Kaliforni për gati 6 orë me avion ishte një udhëtim magjepsës, një udhëtim që mbartte mbi supe një mision të shenjtë për t’u takuar me birin shqiptar të Nju Jorkut dhe regjisorin e famshëm të Hollivudit Stan Dragotin. Marrja e titullit të lartë “Nderi i Kombit” dhënë nga presidenti i Shqipërisë z.Bujar Nishani vitin e kaluar, më 24 shtator, 2016-të dhe nderi i Tepelenës nga kryetari i Bashkisë Tërmet Peçi dorëzuar të dy titujt e lartë zotit Qemal Zylo themelues dhe producent i TV “Alba Life” në emër të Stan Dragotit ishte një detyrim sa moral po aq dhe shpirëror për TV “Alba Life” për t’ja dhënë në dorë këto dy tituj nderi, superyllit të Hollivudit në vendbanimin e tij ne Los Angeles, pasi për arsye shëndetësore dhe të moshës e kishte të pamundur udhëtimin në New York. Sidoqoftë artistë dhe burra të këtij kalibri botëror ja ngrenë karatin Shqipërisë dhe e nderojnë në çdo kohë dhe epokë.



Sot do të sugjeroja që në qendër të Tepelenës të ngrihet një shtatore për këtë regjisor të jashtëzakonshëm, kurse në Muzeun Kombëtar në Tiranë të jenë stenda të veçanta me mbishkrimin si: “Jeta e artistëve shqiptarë në Hollivud” ku të jenë John Belushi, Jim Belushi, Stan Dragoti, Beki Fehmiu, etj…