• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Perse Edi Rama e mbanë të fshehtë Urdhërin “Kalorës i Kishës greke”?

October 15, 2017 by dgreca

Marrja e këtij Urdhëri të Ortodoksisë Greke në atë kohë nuk iu bë me dije publikut të gjerë, por u mbajt i fshehtë. Askush nuk e shpjegon përse gjithë kjo fshehtësi nga Edi Rama?

Edi RamaUrdhëri i lartë i jepet vetëm personaliteteve ortodokse që kanë kontribuar për Kishën Greke. Tani mbetet për t’u zbuluar kontributi i vyer që ka dhënë Edi Rama për Kishën e Greqisë që të meritonte medaljen.Medalja dhe Kryqi qe mori RamaNga Arben Llalla/

(Ξένη Δημοσίευση) Ο πρωθυπουργός Αλέξης Τσίπρας συναντήθηκε με τον πατριάρχη Θεόφιλο Γ΄, κατά την διάρκεια της επίσκεψης του στο Πατριαρχείο Ιεροσολύμων, την Πέμπτη 26 Νοεμβρίου 2015. ΑΠΕ-ΜΠΕ/ΓΡΑΦΕΙΟ ΤΥΠΟΥ ΠΡΩΘΥΠΟΥΡΓΟΥ/Andrea Bonetti
(Photo/Andrea Bonetti

Gjatë vizitës në Tiranë Papa tha se besimet fetare në në Shqipëri janë në vëllazëri. Edi Rama tradicionalisht i përket besimit ortodoks, por ai vetë është deklaruar se është katolik, por kjo nuk e pengon kryetarin e tepsisë të pranojë Urdhërin e Kalorësve Ortodoksë Grekë te Varri i Shenjtë në Jeruzalem. Të pranosh urdhërin për mbrojtje të ortodoksisë greke (jo të Bizantit), është e rrezikshme kur dihet që Greqia mban ende gjallë Ligjin e mirënjohur të Luftës me Shqipërinë, mban të konservuar pronat e shqiptarëve, ka kryer gjenocid mbi minoritetin shqiptar në Çamëri, nxit organizatat terroriste dhe ekstremiste për aneksimin e Jugut të Shqipërisë.  Jorgo PapandreuPra, në 12 Dhjetor 2015, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga disa ministra të besueshëm që i fyen ditë e natë, që nuk bëjnë zë bëri një vizitë në Jeruzalem dhe gjatë kësaj vizitë ata u ndalën në Patriarkanën e Kishës Ortodokse Greke. Kryeministri Rama u betua si Kalorës i Kryqit të Madh, të Urdhërit të Kalorësve të Varrit të Shenjtë. Ky titull u jepet personaliteteve të Greqisë, pra me kombësi greke të besimit ortodoks, në raste të veçanta u jepet edhe personaliteteve me kombësi jo greke që kanë dhënë një kontribut të çmuar për ortodoksinë greke.

Dora Micotaqis-Bakojani

Në fjalime jemi mësuar që Ramën ta dëgjojmë tek i kapardiset Greqisë, por dhënia e këtij Urdhëri e vë atë në rresht në veprimtarinë politike dhe shoqërore, i cili i ka të thella rrënjët e “dashurisë” me fqinjët, përderisa vite më parë është financuar nga Fondacioni i Greqisë të Sokratis Kokkalis.

Marrja e këtij Urdhëri të Ortodoksisë Greke në atë kohë nuk iu bë me dije publikut të gjerë, por u mbajt i fshehtë. Akush nuk e shpjegon përse gjithë kjo fshehtësi nga Edi Rama?

Medaljen dhe vlerësimin që ia varën në qafë Edi Ramës, e kanë marrë dhe politikanë të tjerë të lartë si kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, ish-kryeministri Jorgo Papandreu, ish-kryeministri Andonis Samaras, kryetari i Republikës së Qipros, Nikos Anastasiadhis, kryetari i Republikës së Ukrainës Petro Poroshenko, kryeministri i Rusisë Dimitri Medvedev, ish-ministri i Jashtëm i Greqisë Dhimitri Drucas, ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias, ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos, kryetari i “Demokracisë së Re”, Qiriakos Micotaqis, Dora Micotaqis-Bakojani, e e kështu me radhë. Siç dhe shihet këta që kanë marë titullin në fjalë janë politikanë ortodoks, punëtor të dalluar të nacionalizmit grek apo sllav. Po ky i yni çfarë lidhje ka, aq më shumë që na është vetëdeklaruar katolik pa shkelur një herë të vetme në kishë.

Urdhëri i lartë i jepet vetëm personaliteteve ortodokse që kanë kontribuar për Kishën Greke. Tani mbetet për t’u zbuluar kontributi i vyer që ka dhënë Edi Rama për Kishën e Greqisë që të meritonte medaljen.

Filed Under: Analiza Tagged With: "Kalorës i Kishës greke?, e mbanë të fshehtë Urdhërin, Perse Edi Rama

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT