• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidenti Thaci falenderon Kanadanë

November 18, 2017 by dgreca

Presidenti Thaçi falënderoi Ministrin kanadez të Mbrojtjes për përkrahjen për Kosovën/

1 Thaci M kanadez

-Ministri i Mbrojtjes i Kanadasë, z. Sajjan, u shpreh se është për tu vlerësuar promovimi i komunikimit dhe dialogut si mjete për tejkalimin e konflitit dhe falënderoi Presidentin Thaçi për lidershipin e treguar/

2 M Kanadez Thaci

HALIFAX, KANADA, 18 Nëntor-Gazeta DIELLI/  Presidenti i Republikës së Kosovës,Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Ministri i FSK, Rrustem Berisha,kanë takuar sot Ministrin e Mbrojtjes së Kanadasë, Harjit Sajjan, i cili është edhe nikoqir i Konferencës Ndërkobmëtare të Sigurisë në Halifax, e me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Kanadasë në fushën e mbrotjes e sigurisë.

Presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që Kanadaja i ka ofruar Kosovës që dy dekada. “Jemi mirënjohës për përkrahjen në ndërtimin e paqes dhe në ndërtimin e shtetit”, u shpreh Presidenti Thaçi. “Kosova sot është promovuese e dialogut dhe paqes në rajon”, u shpreh Presidenti Thaçi dhe shtoi se “shteti i Kosovës është konsoliduar së brendshmi dhe vazhdon të konsolidohet në skenën ndërkombëtare”.

Ministri Berisha i FSK-së u shpreh se Kosova dhe Kanadaja po punojnë për thellimin e bashkëpunimit edhe në sektorin e mbrojtjes e sigurisë duke punuar në finalizimin e një Memorandumi të Bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Kanadasë.

Ministri i Mbrojtjes i Kanadasë, z. Sajjan, u shpreh se është për tu vlerësuar promovimi i komunikimit dhe dialogut si mjete për tejkalimin e konflitit dhe falënderoi Presidentin Thaçi për lidershipin e treguar.

“Promovimi i dialogut dhe paqes ju bëjnë shembull për rajon”, u shpreh Ministri Sajjan.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova do të mbetet mirënjohëse për përkrahjen që ka dhënë Kanadaja për shtetin dhe popullin e Kosovës dhe ftoi për thellim të bashkëpunimit në të gjithë sektorët./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Kanada, Ministrin e mbrojtjes, Presidenti Thaci falenderon

KANADA, INTERESIM PËR MINIERAT NË KOSOVË

November 9, 2017 by dgreca

Ftesë për konferencën më të madhe në botë për miniera dhe minerale që mbahet në muajin mars 2018 në Toronto, më qëllim të prezantimit të potencialeve që ofron Kosova/Ministri Lluka-Ambasadori kanadez Daniel Maksymiuk (1)PRISHTINË, 9 Nëntor 2018-Gazeta DIELLI/Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ka pritur në një takim Ambasadorin e Kanadasë  për Kosovë, rezident në Kroaci, Daniel Maksymiuk, me të cilin ka bashkëbiseduar për zhvillimet ekonomike në vend, përfshirë prioritetet e Qeverisë në planin ekonomik.

Fokusi kryesor i takimit ishin potenciali minerar që ofron Kosova pasi që Kanadaja njihet si lider botëror në këtë industri. Me këtë rast Ambasadori Maksymiuk, ka njoftuar Ministrin Lluka për disa kompani Kanadeze të interesuara në këtë fushë që pritet të vizitojnë Kosovën së shpejti.
Për më tepër, Ambasadori ka ftuar Ministrin Lluka në konferencën më të madhe në botë për miniera dhe minerale që mbahet në muajin mars 2018 në Toronto, më qëllim të prezantimit të potencialeve që ofron Kosova në këtë industri.Ministri Lluka, gjithashtu i paraqiti planet e tij për rritje të transparencës në të gjitha projektet minerare, mënyrë kjo e cila do t’i nxisë investitorët seriozë të shteteve si Kanada drejt një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik.Nga ana e tij Ambasadori Maksymiuk ka përgëzuar Ministrin Lluka për praktikat  transparente në fushën e ekonomisë, duke shtuar se kjo do të ndikoj në bashkëpunimin e më tejmë mes dyja vendeve.Ambasadori Maksymiuk tha se minierat janë fushë, në të cilat investitorët e huaj kanë interesim të investojnë, duke shtuar se kjo do të ndikonte që Kosova të ketë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, INTERESIM PËR, Kanada, MINIERAT NË KOSOVË

Lorina Naçi,Shkencëtarja shqiptare në Ontario, Kanada

April 26, 2016 by dgreca

Lorina Naci mjeke, ‘’Shkencëtare ‘’ University of Western Ontario në Canada, një vënd i veçantë në të gjithë botën, i investuar nga qeveria Kanadeze me miliona dollarë për zhvillimin e kësaj fushe kërkimore e cila   studion trurin e njeriut duke aplikuar Inteligjëncen artificiale./

Nga Liliana PERE/

Lorina Naçi e lindur në Tiranë, në një familje qytetare që mbart shumë vlera te vecanta, si vlera per dijen, arsimdashëse, kërkuese dhe cilësore ne studimet e saj. Pasioni I madh per shkencën , durimi  , puna këmbëngulese duke dëpërtuar me qetësi , zgjuaresi e nje formim te shkëlqyer professional, me anë  te inteligjencës artificiale e shton  dedikimin ndaj punës., si dhe rezultatet e saj. Thjeshtesia e Lorinës kur bisedon te lë mbresë. Edukata dhe të qënit nje grua e bukur, e qetë e bëjnë tepër ëngjëllore, që zgjon engjëjt nga gjumi . Zgjedhjen e saj idealiste për t’ju dedikuar përndjekjes dhe zhvillimit të mëtejshëm të njohurive shkencore  i ka vënë gjoksin me punë të pareshtur, ditë e natë.

U largua nga Shqipëria mbas mbarimit të gjimnazit për të vazhduar studimet universitare në University of Georgia, në Georgia USA.

Nisi studimet me etje dhe pasion për njohurinë, ç’ka e shtyu të ndjekë disa degë njëherësh, pikturën, psikologjinë dhe programimin.

Në bazë të notave atje dhe ecurisë së saj të përgjithshme, fitoi disa bursa prestigjioze nga universiteti, duke përfshirë këtu dhe një bursë me rrogë të plotë për të ndjekur studimet që kishte shans shumë të ulët suksesi (0.5% në bazë të meritës).

Kjo ishte arritja e saj e parë e mirëfilltë akademike në USA dhe që nga ai moment

Lorina u përfshi në një grup shumë elitar studentësh; bëhet fjalë për 10 nga 30,000 studentët e universitetit.

Në vitin 2004, u diplomua nga University of Georgia, USA, me Bachelor of Fine Arts për pikturë si dhe Bachelor of Science për shkencën e mendimin (Cognitive Science) dhe Master of Science për programim të avancuar (Artificial Intelligence).

Për të folur mbi arritjet e jashtëzakonshme të saj arritje është e ftuar vazhdimisht që të japë leksione plenare në konferenca të ndryshme.

 Prezantimi i saj i fundit ishte në fund të marsit në takimin e American Philosophical Association, në San Francisco.

Publiciteti I punës shkencore te Lorenës eshte percjelle ane e kend botës.

 Ajo tashmë eshte cilesuar nje shkencëtare.

  • Puna e Lorenës është përcjellë nga mediat ndërkombëtare, si në televizion, radio, shtyp dhe internet.
  • Ja disa shembuj; Televizion:
  • CTV News, Global News, ONMI 1 (Canada), NHK (Japan), Top Channel (Albania). Radio: CBC, Radio Canada International, ABC News Radio, Newstalk San Francisco, BYU Radio on Sirius XM, AM 890, The John Bolton Show, The Pulse, W Radio Miami. Shqyp: The New Scientist, Macleans, La Recherche, The Globe and Mail, The Toronto Sun, La Republica, International Business Times, Los Angeles Times, The Times of India, Corriere della Sera, The Daily Mail, The Chicago Tribune, The London Free Press, China Youth Daily, Τo Vima Greece. Internet: Includes Science, Nature, BBC, The Times, NBC News, Fox News, Reuters, Sciences et Avenir, Medpage Today, Discovery News, The Verge, IFL Science, JAMA Author Interview, The Huffington Post, The National Post, Australia International Business Times, Google News Today, The Agenda with Steve Parkin, etc. Puna e saj ka fituar disa çmime; këtu do veçoja emërtimin si “One of Best 51 Discoveries Since 1878”, nga Western University,

***

Ndiqni bashkebisedimin ju lutem

***

Pyetje Liliana- E dashur Lorina. U njoha me arritjet tuaja u ndjeva krenare si grua, si shqiptare Studimet tuaja i përkasin inteligjencës njerëzore, trurit që është edhe pjesa më e vështirë e trupit të njeriut për t’u kuptuar dhe akoma më e vështirë për t’u interpretuar. Çfarë ju shtyu të vazhdoni studimet pasuniversitare për shkencën e trurit dhe pikërisht në një prej Universiteteve më prestigjioz të botës, në Univesrsity of Cambridge, në Angli?

***

Pergjigje Lorina-Gjatë studimeve universitare mu thellua pasioni për të njohur e kuptuar më tej inteligjencën si manifestim i ndërgjegjes njerëzore.

Mendohet se është pikërisht ndërgjegje ç’ka na pozicionon në një vënd të spikatur në krye të evolucionit natyror.

Por, se si ose pse është zhvilluar ndërgjegjja e më tej, si realizohet ajo në materien fizike që është trupi njerëzor, mbeten mistere të shkencës me domethënie të gjerë për kulturën, artin, spiritualitetin, ndoshta dhe vetë domethënien e jetës njerëzore.

Gjatë studimeve të masterit për inteligjencë artificiale – që përfshin përshkrimin e inteligjencës njerëzore me gjuhë matematike dhe kompjuteristike, kuptova se çelësi i ndërgjegjes njerëzore qëndron tek truri, dhe pa një kuptim të plotë të tij, nuk mund të arrijmë të njohim ndërgjegjen, e jo më ta përshkruajmë për të krijuar kompjuter ose robot inteligjentë.

Kjo ishte ajo që më frymëzoi të ndjek studimet pasuniversitare për doktoraturë në shkencën e trurit (neuroscience) në University of Cambridge, në Angli.

Këtu pata nderin e rrallë që u bëra pjesë e një institucioni mbi 800-vjeçar, djep të dijes e zhvillimit.

Gjithashtu ishte një gëzim shumë i madh që u riktheva në Evropë, më afër familjes që jeton në Tiranë. Studimet në Cambridge m’u mundësuan nga një bursë e plotë nga shteti Amerikan, me 3% probabilitet suksesi në bazë te meritës, përsëri një shans shumë i rallë për të cilin jam përpjekur fort dhe i jam mirënjohëse fatit.

***

Pyetje:E dashur Lorina.Sa e vështirë ishte për ju si grua e fortë e pergatitur, të sfidonit paragjykimet sa u stimuluat dhe suportuat nga koleget, të të hynit me të drejta të padiskutueshme në një ambient shkencor të tillë?

Pergjigje Lorina.

Studimet në Cambridge galvanizuan formimin tim intelektual. Privilegjin e pjesëmarrjes në një komunitet të zjarrtë si shkencor dhe njerëzor e kam perceptuar gjallë në përditshmërinë time atje. Ishte një ambient vërtet i veçantë plot stimuj frymëzues, që nga figurat historike e deri tek njerëzit që u bënë miqtë e mi më të mirë. Këtu veçoj udhëheqësen e doktoraturës time, Professor Lorraine K. Tyler, një grua e hekurt që i sfidonte paragjykimet dhe pengesat shoqërore ndaj femrës me çdo qelizë e veprim të saj. Rruga nuk ishte e lehtë. Zgjedhjen time idealiste për t’ju dedikuar përndjekjes dhe zhvillimit të mëtejshëm të njohurisë, i kam vëne gjoksin me punë të pareshtur, ditë e natë.

***

Pyetje:Znj Lorina. Pas studimeve tuaja në Cambridge si, vazhdoi aktiviteti juaj shkencor, tanimë jo vetëm si shkencëtare, por si një mjeke që u ka dhënë shpresa shumë pacientëve që mendohej që në gjendjen vegjetative që ishin s’kishin më asnjë mundësi komunikimi me botën që i rrethonte. Kjo është një arritje e madhe besoj jo vetëm si shkencëtare por edhe në kontekstin njerëzor. Të arrish të krijosh një farë komunikimi ndërmjet pacientëve të tillë e familjarëve të tyre, besoj perjetoni nje emocion \te  papërshkruar?.

***

Pergjigje:Mbas mbarimit të doktoraturës fillova të punoj si shkencëtare e mirëfillte tek Medical Research Council for Cognition and Brain Sciences, përsëri në Cambridge.

Këtu pata rastin të merrem me një grup shumë të veçantë pacientësh, ata që mendohet se humbin ndërgjegjen si pasojë e dëmtimit të trurit dhe marrin diagnozën mjekësore të gjendjes vegjetative.

Ketë punë tani e vazhdoj si punonjëse shkencore në University of Western Ontario në Canada, një vend i veçantë në të gjithë botën, i investuar nga qeveria Kanadeze me miliona dollarë për zhvillimin e kësaj fushe kërkimore.

Konkretisht, unë ideoj dhe zhvilloj metoda teknike për vëzhgimin me anë të skanerit (functional Magnetic Resonance Imaging) të aktivizimit të vullnetshëm të qendrave të trurit nga pacientë të tillë.

Paçka se mendohet të jenë të pandërgjegjshëm, pasi nuk arrijnë t’ju përgjigjen komandave të mjekëve me anë të sjelljes ose të së folurës, një përqindje e konsiderueshme (deri 20%) të tyre janë të ndërgjegjshëm dhe mund ta shprehin ketë vetëm me anë të trurit.

(Për arsye akoma të panjohura, këta pacientë nuk arrijnë të transformojnë mendimin në sjellje fizike.) Me punën time kam arritur ta kthej këtë aktivizim të vullnetshëm të trurit në komunikim me këta pacientë. Arritja e komunikimit është një hap shumë i rëndësishëm për pacientin, që në disa raste nuk ka mundur të komunikojë për dhjetëra vite, për stafin mjekësor që kujdeset për të dhe natyrisht, për familjen.

Këto arritje përbëjnë dhe shpërblimin më të bukur dhe të plotë të përpjekjeve të mia shkencore. Dhe shumë shpërblyese nga pikëpamja njerëzore është gëzimi i familjeve kur mësojnë se të dashurit e tyre me të cilët mund të kenë humbur kontakt për disa vite mund t’i dëgjojnë dhe kuptojnë

***

. Pyetje:Znj Lorina.Një arritje me të vërtetë e madhe kjo e gjithë studimeve dhe e punës suaj. Sëmundjet neurologjike degjenerative janë të shumta dhe deri më sot kurimi i këtyre pacientëve është shumë i limituar. Projektet tuaja për të ardhmen ky synojnë të arrijnë? A mund të na thoni diçka më shumë me çfarë studimi po merreni konkretisht?

***

Pergjigje:Studimi i trurit me anë të teknologjisë të neuroimaging – ku konsiston dhe ekspertiza ime – është një fushë relativisht e re, ku akoma ka shumë të panjohura.

Përveç punës me pacientët në gjendje vegjetative, bashkëpunoj me neurologë Kanadez për të studiuar sëmundje të tjera të trurit që janë dhe më të përhapura, si për shembull sëmundja e Parkinsons.

Kam edhe një projekt për studimin e efektit të anestezisë në tru.

Ndërkohë, vazhdoj prej disa vitesh të bashkëpunoj me kolegët tek University of Cambridge.

Jam shumë e frymëzuar nga studimi i trurit, sidomos nga ato kërkime që kanë potencial të përmirësojnë shëndetin dhe cilësinë e jetës njerëzore.

E shoh si misionin tim dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë për rëndësinë e shëndetit të trurit. Kërkohet akoma shumë, shumë punë për të ndryshuar botëkuptim mbizotërues që e nënvlerëson shëndetin e trurit.

Për shembull, prej studimeve më të fundit post-mortum (mbas vdekjes) që zhvillohen nga shkencëtare në Boston, po tregohet shkencërisht se sa të dëmshme janë goditjet e evitueshme të kokës që historikisht janë nënvlerësuara si p.sh. në sportet e kontaktit fizik intensiv si futbolli amerikan, po këtu mund të rreshtosh shumë që kanë efekte të njëjta.

Këto tregojnë se dëmtimi i trurit sjell shumë pasoja që prekin shëndetin mendor, si depresioni, mendimet e vetëvrasjes, sëmundja alzeimers dhe një sërë çrregullimesh të tjera.

***

Pyetje:E dashur Lorina. Ku e gjen pasionin, shtytjen Lorena , per te aplikuar inteligjencen artificiajle, ne ndihme te te semureve te shendetit mendore, Kjo eshte nje force magjike,  mendjeje dhe zemre te madhe  e nje, mjeke , shkencetare qe aplikon gjithe energjite e saj positive dhe ato profesionale te inteligjences artificial, qe sensibilizon dhe ndergjregjeson ambjentin qe e rrethon?

Pergjigje :Me njohurinë që kam fituar gjatë gjithë karrierës time më vjen e natyrshme të ndihmoj për informimin dhe sensibilizimin e publikut për brishtësinë e shëndetit dhe jetës kur truri preket. Për mendimin tim, kjo është një nga detyrat më të rëndësishme të kohës sonë.

Për mua nxitja ka qenë gjithmonë kërkimi i dijes dhe formimi i integritetit intelektual, vlera të cilat më janë skalitur fillimisht në familje.

Ky formim i hershëm më ka shtyrë të kërkoj të njëjtat vlera dhe nga partneri im, i cili, si unë është në profesionin e shkencës. Më së fundmi, për mua një nxitje e re vjen nga të kuptuarit nga afër të vështirësive dhe pengesave të padukshme dhe të padrejta që gratë hasin në të gjitha fushat e jetës.

***

Pyetje:E dashur Lorina,Integriteti yt professional ka bashkuar interesat  bashkëpunuese me partnerin tuaj, dhe fjala e pare e jetes tuaj është ‘’Shkenca’’si te ndihmojme te semuret dhe si të  jemi nje model drejt kerkimeve   shkencore për gjithe brezin e ri , per ta nxitur e inspiruar  por edhe duke edukuar brezin e ri – studentët e mi – për të ndërtuar në çdo hap një botë më të te pergjegjshme dhe te drejtë ?

 

Pergjigje-Për mua nxitja ka qenë gjithmonë kërkimi i dijes dhe formimi i integritetit intelektual, vlera të cilat më janë skalitur fillimisht në familje.

Ky formim i hershëm më ka shtyrë të kërkoj të njëjtat vlera dhe nga partneri im, i cili, si unë është në profesionin e shkencës. Më së fundmi, për mua një nxitje e re vjen nga të kuptuarit nga afër të vështirësive dhe pengesave të padukshme dhe të padrejta që gratë hasin në të gjitha fushat e jetës.

***

Pyetje:E dashur Lorina.Një mesazh i bukur dhe i fortë ky për brezin e ri dhe ju jeni shembull i gjallë që me punë dhe pasion mund të arrihen rezultate të shkëlqyera. Puna juaj është e vlerësuar në ambientet shkencore e mjekësore. Mund të na citoni disa nga publikimet tuaja?

 

*** Pergjigje:Puna ime është vlerësuar shumë në komunitetin shkencor, mjekësor si dhe në publikun e gjerë. Kam publikuar një seri artikuj në revista nga me dinjitozet dhe ekskluzivet shkencore, si Proceedings of the National Academy of Science, Journal of American Medical Association for Neurology, etj. Listën e publikimeve të mia mund ta shihni në fund të kësaj interviste.

***

Falenderim Lorina.

Ju përgëzoj me shumë entuziazëm për punen e madhe qe beni duke ju dhene ze grave ane e kend botes, për të evidentuar vlerat me te mira dhe  promovuar arritjet e grave shqiptare ne bote.

Znj. Liliana Pere dhe për krijimin e organizatës Gruaja Shqiptare në Botë. Faleminderit.

***

Liliana

Ju faleminderit ju e dashur dhe e nderuar Lorena.Mjekja , Shkencëtarja , e palodhura , humanja, do kerkoja fjalët me te bukura dhe më me vlere per ju , punen dhe integritetin tuaj professional.Por ju i keni thënë me punen tuaj , me formimin e shkelqyer, dhe te qënit mjeke dhe nje studiuese shkencore duke arritur shumë, keni depërtuar ne trurin e njeriut keni aplikuar Inteligjencën artificial, ne shërbim te mirëfunksionimit te trurit dhe inteligjencës njerezore.

Jeni nje model inspirimi i madh per fushen e mjekesise , për botën e gruas shqiptare, c’farë  rezultate arrin kur ajo ka piksynime te ecë  perpara në  dobi te progresit te shoqërisë

Shkencetare Lorina Naci.Krenaria e gruas shqiptare dhe e kombit Shqiptar.

Faleminderit.Ju uroj suksese pa fund në studimet tuaja shkencore.

 

Dr. Liliana Pere

Gruaja Shqiptare në Botë-Albania Woman in the World

Peace Missionary & Honorary Advisor of DMPP

 

REVIEWED PUBLICATIONS

Naci L., Graham M., Owen A.M., Weijer C. Covert narrative capacity: A cross-section of the preserved mental life in patients thought to lack consciousness. Submitted.

Naci, L., Sinai, L, Owen, A. M. Detecting and interpreting conscious experiences in behaviorally non-responsive patients. NeuroImage. doi:10.1016/j.neuroimage.2015.11.059*Selected to feature on The Atlas of Science.

Peterson, A., Cruse, D., Naci, L., Weijer, L., Owen, M. A. Risk, diagnostic error, and the clinical science of consciousness. NeuroImage: Clinical. 2015; 7: 588–597.

Graham, M., Weijer, C., Cruse, D., Fernandez-Espejo, D., Gofton, T., Gonzalez-Lara, L., Lazosky, A., Naci, L., Norton, L., Peterson, A., Speechley, N. K., Young, B., Owen, M. A. An ethics of welfare for behaviourally non-responsive patients with covert awareness. AJOB Neuroscience 2015.

Filed Under: Featured Tagged With: Kanada, Liliana Pere, Lorina Naci, Shkencëtarja shqiptare në Ontario

Shqiponjat e vogla, shtojzavallet e Kulturës shqiptare në Ontario, Kanada

April 17, 2016 by dgreca

Nga Marjana BULKU/

Viti 2011, nuancat e formimit akademik të drejtuesit Ramazan Kellezi miqësitë mes fëmijëve të emigrantëve prej trevave të ndryshme, gjuha shqipe, ruajtja dhe përcimi i traditës…një tërësi faktesh që të cojnë tek ai grupim mjaft i njohur në Kanada por edhe më gjerë emërtuar si “Shqiponjat e Vogla” të Ontarios janë identiteti ynë etnografik-kulturor ku tingujt, ritmet dhe kostumet shkrihen natyrshëm duke i dhënë një përmasë patriotike të gjitha mjediseve kanadeze ku mblidhen shqiptarë. Ishin falenderimet e profesor Kristian Bukuroshit që më kthyen përsëri në ato evente ku mjafton prezenca e ”Shqiponjave te vogla” dhe festa ndizet natyrshëm sepse vitaliteti fëminor është nxitësi dhe frymëzuesi i cdo ndjesie të bukur.Janë veprimtaritë e shumta ku Shqiponjat e vogla performojnë, kronikat ekselente të Pasyrës shqiptare të Ilir Lenës, promocionet e pareshtura të hitit komunitar shqiptaro-kanadez Ruki Kondaj që ndofta bëjnë që fjala ime të duket e tepërt dhe dyshoj nëse mundet ta përcjellë si duhet atë realizëm pse jo, edhe magjik. Por unë nuk mund të jem indiferente ndaj efekteve që shkakton prezenca fizike e tyre në mjediset ku ato performojnë.Si unë edhe shumë të tjerë ku natyrisht të parët janë prindërit e këtyre artistëve që mjeshtri Këllezi nuk resht duke i falenderuar , janë pikërisht ata që me kohën e tyre dhe të fëmijëve të tyre i  investojnë kaq shumë  kulturës tonë .

Për ti përshkruar Shqiponjate vogla do duhen ngjyra kostumesh, thurje mjeshtërish artizanë, tinguj të lashtë vallesh e ritme koreografësh. Por unë do ti quaj thjesht shtojzavalle që duket sikur vijnë nga e shkuara jonë plot larmi e mister dhe sjellin aq shumë gëzim, kureshtje dhe elementet e festës që e ndryshon ritmikisht atmosferën dhe fton në kërcim gjithkënd bujarisht .Ato do të mbeten Shqiponjat e vogla edhe pse shumë prej tyre tashmë studjojnë e do të studjojnë kolegjeve me emër e nesër do të jenë profesionistë të fushave që ofron ky vend i madh, pa i harruar kurrë ritmet e valles dinamike shqiptare.Po vazhdoj ti konsideroj zana që me hapat e tyre plot ritëm mbrojnë atë histori që fliste edhe përmes valleve tona sa lirike aq edhe epike. Prezenca e Lili Cingut e bën edhe më historik vallëzimin e Shqiponjave të vogla që nuk u mungojnë festave ,ngjarjeve, duke u bërë kështu pjesë e një historiku që fillon në vitin 2011 kohë kur Koreografi Ramazan Këllezi mori përsipër krijimin e grupit, pregatitjen e tij dhe prezantimin e valles shqiptare në mjediset shqiptaro-kanadeze duke e cuar atë përtej kohës, gjeografisë, mu në gjirin e gëzimit dhe miqësisë.Vallja ky mit i lashtë sa vetë njerëzimi që transmeton emocionet më të bukura të tij simbol i festës dhe gëzimit familjar, bashkëudhëton pa u ndarë me të bukurën në cdo ngjyrë veshje, në cdo tingull muzike, në cdo ritëm hapash aq sa ndjehesh e përfshirë kur e ke pranë po aq emocion përjeton kur ia percepton madhështinë që as koha nuk e vjetërsoi kurrë, përkundrazi. Shqiponjat e vogla e mbajnë gjallë gëzimin, festën, vallen shqiptare dhe pasionin. Ato janë vlerë e produksioneve që lind pas punës dhe përkushtimit. Është një mënyrë argëtuese për tju mësuar fëmijëve që rriten larg Shqipërisë traditën tonë muzikore koreografike dhe etnografike ku jo pak vend zë gjeografia e kostumeve tona dhe historia. Është një tjetër produkt i atij mozaiku pafund me të cilin Bashkësia Shqiptaro Kanadeze identifikon vlera, akumulon vlera, ia ve në dispozicion mjediseve shqiptare dhe më gjërë duke i shumfishuar dhe trashëguar brezave që do pasojnë. Është shërbimi më i mirë që mund ti bëhet kombit, është investim kulturor që na bën të ndjehemi bashkë edhe pse distanca jo vetëm gjeografike na ndajnë. Shqiponjat e vogla, ju zana që me artin tuaj jocudibërës por real, gjallëroni e zbukuroni festat, e mbroni në mënyrën më paqësore, pa debate e kundërshti kulturën shqiptare kudo ku shkelin hapat tuaja të strukturuara mjeshtërisht nga njerëzit e pasionit që nuk njeh moshë.

Filed Under: ESSE Tagged With: Kanada, Marjana Bulku, në Ontario, Shqiponjat e vogla, shtojzavallet shqiptare të Kulturës shqiptare

MIJERA BESIMTARE MUSLIMANE SHQIPTARE NE SHBA DHE KANADA FESTOJNE FITER-BAJRAMIN

July 17, 2015 by dgreca

Fitër Bajramit, festë e simbolit të paqes, qetësisë shpirtërore dhe harmonisë së përbashkët/
NGA BEQIR SINA/
17 Korrik 2015- BROOKLYN, New York: Në disa shtete në Amerikën e Veriut – SHBA dhe Kanada, shqiptaro-amerikanët myslimanë u mblodhën të premten heret në mëngjes për të festuar Fitër Bajramin – për të shënuar fundin e Ramazanit muajit të gjatë të agjerimit, që nisi prej 18 qershorit dhe përfundojë sot më 17 korrik.
Pas 30 ditëve agjërim, sakrifice, lutje, adhurime, besimtarët myslimanë shqiptarë, duke iu bashkuar edhe atyre në mbarë botën islame, sot festuan Fitër Bajramin, një nga festat më të mëdha të besimit islam në kalendarin hynor.
Atmosfera e festës së Bajramit të Madh në Shtetet Bashkuara dhe Kanada, në mesin e shqiptarëve të besimit Islam, është ndjerë kudo, sot ditën e premte gjatë gjithë ditës. Ku, me mijëra besimtarë shqiptarë muslimanë së bashku me fëmijët e tyre, në disa shtete, ku më së shumti jetojnë shqiptarët, që në orët e para të mëngjesit, mbasi kanë agjëruar 30 ditët e Ramazanit, janë mbledhur për të falur Bajramin në xhamitë e tyre.
Kjo festë, këtu, ka nisur me faljen e Bajramit, ku si zakonisht, besimtarët myslimanë shqiptarë, janë mbledhur në xhamitë e tyre, për të kryer ritet , që i takojnë kësaj dite të shënuar.
Kurse, me rastin e kësaj feste, të gjithë Imamët shqiptarë në SHBA dhe Kanada, u kan uruar besimtarëve të vetë, dhe të gjithë shqiptarëve si në Shqipëri, Kosovë e trojet shqiptare, festën e madhe të Fitër Bajramit, e cila thanë ata është festë e simbolit të paqes, qetësisë shpirtërore dhe harmonisë së përbashkët.
Gjatë lutjes, së tyre ata kërkuan nga Zoti më shumë begati, paqe e qetësi për shoqërinë dhe vendin tonë, Shqipërinë , Kosovën dhe të gjitha trojet shqiptare, duke i përgëzuar me këtë rast të gjithë besimtarët për përmbushjen e njërit prej detyrimeve kryesore të fesë islame siç ishte agjërimi.
Ndërkohë, që edhe vetë besimtarët mysliman e kremtuan këtë ditë të shejtë të Fiter Bajramit me lutjet dhe urimet e përzemërta vëllazërore mes njëri tjetrit dhe për të gjithë, shqiptarët kudo që janë dhe përcollën mesazhe ; me dëshirën dhe bindjen, se do të thellohet dashuria ndaj njëri tjetrit dhe ndaj vendlindjes së tyre, duke u lutur së bashku, që kjo festë të rrisi edhe më shumë ndjenjat e mëshirës për të vobektët, mirëkuptimit, solidaritetit, paqes, tolerancës, besimit në forcat e njerëzve, me urimin dhe dëshiren që paqia dhe mëshira e Zotit të jenë kudo .
Ndërsa, sot në mëngjez heret, festimi i ashtuquajtur qëndror në SHBA, i cili mbahet për 35 vite me rradhë, u krye në xhaminë e parë dhe më të vjetër të emigrantëve shqiptarë, në New York.
Xhaminë e Bruklinit në Qëndrën Islame Shqiptare Brooklyn, ku u mblodhën më shumë se 500 besimtarë musliman nga Kosova, Shqipëria, dhe viset shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Çamëria, në faljen e Bajramit.
Duke çelur ceremoninë, sipas zakonit në fillim u mbajt një ligjeratë e gjatë nga Imam Osman Zaka, i Xhamisë së Bruklinit deri sa filloi falja e Fitër Bajramit në orën 7:00 të mëngjesit.
Ndërsa, Hytben e mbajti ndihmësi i tij – Imam Roland Çinari dhe si heret e tjera ngaqë pjesamarja ka qënë majft e madhe, Fitër Bajrami, u falë dy herë.
Imam Zaka, i cili është lideri fetar i kësaj xhamie në Bruklin, gjatë ligjeratës së sabahut, ndër të tjera ceku, se me këtë ditë shënojm fundin e muajit të Ramazanit, periudha më e shenjtë e vitit islamik. Bajrami, nënvizojë , ai , është një kohë për t’iu falur Zotit për bekimin e ripërtëritjes së besimit dhe për të bërë akte bamirësie.
“Festa e Bajramit, u shpreh Imam Zaka, është kurorëzim i muajit të shenjtë të Ramazanit dhe sakrificës, në emër të të gjitha të mirave që po na fal Zoti i Madh dhe i Plotfuqishëm,. Në emër të dashurisë e respektit për njeri tjetrin, e pastërtisë në shpirt, harmonisë dhe mirëqënies sonë. Festa e Bajramit, për besimtarët shqiptarë, tha ai, sidomos këtu në mërgim, duhet të forcojë gjithnjë e më shumë traditën e tonë, që kemi trashëguar, në ndergjegjen tonë, gjithçka nga e mira e në të mirës, të harmonisë e bashkëjetesës fetare”.
Sikurse, Imam Zaka, edhe ndihmësi i tij, imam Roland Çinari, iu drejtua besimtarëve, në këtë ditë feste, duke iu thënë se Bajrami, është një pjesë e bekuar kohe që mbart në vetvete begatinë, bereqetin, mirësinë dhe gëzimin e ditëve, javëve, madje të muajve dhe tërë vitit. Në këtë mënyrë Bajrami, është një lehtësim i shpirtit, është kënaqësia e brendshme që buron prej shpresës së adhurimit dhe përfitimit të faljes prej Allahut, Mëshiruesit Fuqiplotë. Bajrami është dita kur takohet forca e të pasurit me dobësinë e të varfërit në dashuri, mëshirë dhe drejtësi e sendërtuar në zekat, bamirësi dhe përkrahje.
Në fund Imam Roland Çinari u lut që le të gëzojmë dhe t’a shijojmë me shpirt e me zemër këtë festë të bukur e plot hijeshi, të gjithë muslimanët
Në ditët e Fitër Bajramit, bëhen vizita prindërve, miqve, dashamirëve, shokëve dhe fqinjëve, me ushqime të bollshme dhe ëmbëlsirat tradicionale, si bakllava, kadaif, tollumba, revani sheqerpare e tjere. Për Bajram besimtarët muslimanë shqiptarë sipas zakoneve Islame vazhdojnë me vizita familjare tek me të vjetërit, të sëmurët dhe të vobektit, me shpresë se nga këto vizita ata do të fitojnë më shumë sevape.
Një e mirë e kësaj feste , sipas tyre është që besmitarët sipas mundësive ndihmojnë të varfërit dhe jetimët, dhe japin sadoka në vendlidnjen e tyre.
Pas faljes së Fitër Bajramit, besmitarët muslimanë shqiptarë në shenjë dashurie dhe respekti për ata që nuk janë më midis nesh bëjnë vizita në varrezat duke vendosur buqeta me lule të freskëta.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, festohet ne SHBA, Fiter Bajrami, Kanada

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT