Tregim nga Makensen BUNGO-New York/
Kur mbërriti në shtëpi,nëna i hapi me frikë të madhe teshat e të birit, që mori në hetuesi, se mos ishin edhe atë ditë të përgjakura si herët e tjera.Kur e pa kanatieren e të birit prap me gjak, ajo u tmerrua , u drodh dhe thirri:
-Prap të paskan torturuar ato bisha,o bir!
Nxorri një psherëtimë të thellë dhe me kanatieren e përgjakur të të birit shkoi dhe u ul në divan.E hapi prap kanatieren e të birit, pa njollat e gjakut dhe ngadalë e përvajshëm,e afroi te buzët,dhe e puthi me afsh.Pastaj e vuri te gjoksi,e shtërngoi fort dhe tha:
– Si po të bëjnë,o birë, si po të bëjnë të poshtërit! Apo nuk je edhe i sëmurë!
Dhe mallkoi.E duke mallkuar,dy lot të mëdhenj filluan t’i shkasin ngadalë, në heshtje në faqet e saj të rudhosura.
Ishin lotët e një nëne për djalin e saj,që po e torturonin egërsisht për ditë me radhë. Dhe helm e pikë,duke puthur dhe duke e shtërnguar kanatieren fort te gjoksi tha:Do t’ma vdesin djalin!
Tundi kokën, psherëtiti e ra në mendime për një kohë të gjatë. Dhe duke u menduar, kujtoi, se c’kishte dëgjuar për hetuesit ndaj të të burgosurve gjatë hetimeve,dhe e parafytyroi të birin me duar të lidhura me pranga, të shtrirë në cimenton e lagur të birucës duke e torturuar.U drodh e mbylli sytë,që të mos parafytyronte më asgjë. Pastaj tha ngadalë duke psherëtitur
-Jo! Kështu nuk duhet lënë djali.
Shikoi prap kanatieren.E puthi prap.E shtërngoi përsëri në gjoksin e saj Dhe duke e shtërnguar,tha me ngadalë :
-Duhet të ndërhyjmë.
Nxori një oh të gjatë e ra në mendime. Pastaj tha:
-Kujt mund t’i drejtohemi?
Dhe filloi të mendohet,se si mund të gjenin ndonjë njeri, për të ndërhyrë,që të mos e torturonin më të birin.
Djali i saj ishte maturant,kur e arrestuan.Disa ditë më parë në atë qytet kishin arrestuar disa intelektualë,midis të cilëve edhe tre profesorë të gjymnazit, ku studjonte i biri.Që të gjithë, intelektualë të arësimuar në universitetet perëndimorë.Si në këtë qytet atë vit kishin arrestuar në të gjithë Shqipërinë intelektualë të ndryshëm,ishte kohë shumë e frikëshme atë vit.Ishte viti më i egër i diktaturës i asaj kohe.Njerzit në atë kohë ecnin duke mos ditur se ku po shkonin dhe duke mos ditur se ku po shkonin,nuk dinin as edhe se kur do të mbërrinin.
Të arrestuarit e atij qyteti i akuzonin midis të tjerave,se kishin formuar një organizatë terroriste për rrëzimin e qeverisë me dhunë.Asgjë nga këto nuk ishte e vërtetë.Ata ishin arrestuar me porosi të këshilltarëve jugosllavë pranë shtetit shqiptar për të zhdukur inteligjencën e vendit.
Nëna u mendua për një kohë të gjatë në divan me kanatieren e përgjakur ndër duar,për ndonjë njeri,që mund t’i drejtoheshin, për të birin, që të mos e torturonin më.Por nuk po gjente. Nga njerzit em saj nuk kishin ndonjë njeri me post. As nga njerzit e të shoqit. Edhe nga rrethi shoqëror i tyre nuk kishin. Ata të dy ishin nëpunës të thjeshtë.Ajo ishte mësuese në një shkollë fillore të qytetit,ndërsam i shoqi punonte në bangë. Nuk kishin njeri.U mendua prap.Mendoi shumë njerëz.Kujtoi disa persona.
Sa të lodhin mendimet, kur mendohe e nuk gjenë një rrugë shpëtimi për ate që mendohe!
Së fundmi, si u mendua për një kohë të gjatë, i shkoi mendja te një kushuri i largët i burrit të saj, që e kishte kunatin hetues.Ky njeri e dinte se cili nga hetuesit e tjerë merrej me të birin dhe mund të ndërhynte që të mos e torturonin më…
U gëzua…
Kushuriri i të shoqit, ajo e dinte se do të shkonte me një herë te kunati për t’i folur per djalin e tyre. I shoqi dhe ai, me gjithëse ishin ca të largët,shkonin me njëri tetrin si vëllezër.Kishin hyrje e dalje të mira dhe shpesh edhe bisedonin tok për problemet e tyre familjare. Ai kur kishte mësuar arrestimin e djalit të tyre, kishte shkuar bashkë me të shoqen në shtëpinë e tyre.
Po hretuesi?
Mbas gëzimit që ndjeu,ajo nënë filloi të mendohet në se do të pranonte kunati i kushuririt të ndërhynte që të mos e torturonin më djalin e tyre.Se ai njeri hetues ishte dhe hetuesit e asaj kohe ishin të përmendur për egërsinë e tyre.Pastaj jetonin edhe në një kohë të egër.DIktatura forcohej nga dita në dtë me tmerrin e terrorit, Dy burgjet e atij qyteti ishin mbushur plot e përlot dhe kishin krijuar edhe një burg tjetër.Kur kujtohej burgu i Burrelit, njerzit tmerroheshin.Spaci nuk zihej me gojë nga frika. Grabiani, ishte kthyer në një qytezë internimi të përhershëm.
Ajo nënë, e shqetësuar dhe e frikësuar për fatin e të birit,u mendua për një kohë të gjatë për këtë njeri,në se do të pranonte t’i ndihmonte.Psherëtiti thellëm dhe tha:
-Nuk e di se c’mund të bëjmë.S ’kemi se ku të përplasemi.Vetëm te ky njeri mund të drejtohemi.Por, a mund të na ndihmojë?
Së fundmi shtoi:
-Do Zoti dhe ve dorë për tim birë!
Dhe heshti e lodhur,e frikësuar,e dërrmuar,e plagosur.
Në mes të asaj heshtje ajo nënë dukej sikur e kishin gremisur në një humnerë të thellë e ajo mundohej të dilte prej andej,por nuk dilte dot. Rrokullisej nëpër atë humnerë, kapej nëpër shkëmbinjtë e thepisur të asaj humnere, mundohej me thonj e me dhëmbë,të ngjitej lart e,kur mendonte,se po shpëtonte,shkiste e rrokullisej e binte prap në fund të asaj humnere e gjakosur,e copëtuar dhe tërë plagë.
Në atë kohë e gjeti i shoqi në kohën e drekës, kur u kthye nga puna;ulur në divan,me kanatieren e të birit ndër duar,duke u menduar.Ajo,sa hyri i shoqi në dhomë,ndjeu një farë lehtësimi,se do ta bisedonin së bashku për punën e të birit e mund t’i gjenin ndonjë njeri.
I shoqi,si përshëndeti të shoqen, shkoi të ulej në divan pranë asaj.Duke u ulur,ai pa kanatieren e të birit të përgjakur.U inatos.E mori ndër duar, e hapi dhe pa njollat e gjakut, pa përgjakjen e saj. Dhe me një hidhërim të thellë e tërë inat,e pyeti të shoqen:
-Prap!?
-Po,iu përgjigj e shoqja.
-Prap!
Ai tundi kokën me inat,mori frymë thellë dhe tha:
-Të mallkuarit!.
E palosi kantieren dhe duke ia dhënë së shoqes,e shikoi ate ndër sy.Ajo lshte zverdhur dhe dukej që kishte qarë.Ai, për t’i larguar të keqen,i foli:
-Pse ke qarë
Ajo, duke e shikuar të shoqin me një vështrim të përvajshëm,i tha:
-Po e torturojnë shumë djalin.Cdo javë rrobat e tij i marr të përgjakura.
-E di,-i tha-E kam parë kanatieren edhe herët e tjera.Që nga dita e parë.
Dhe mori frymë gjatë.
-Apo nuk është edhe i sëmurë!-shtoi ajo.
-Edhe këte e di,-i tha ai, E thithi duhanin fort.
Nuk foli më gjatë. Heshti.
-Atëherë!?-e pyeti ajo.-C’duhet të bëjmë!?
Kur ai nuk iu përgjigj, ajo shtoi:
– A nuk mund t’i themi kushuririt tënd,që të bisedojë me kunatin e tij,që është hetues?
Ai ngriti kokën menjëherë,shikoi të shoqen dhe i tha:
-Jo!
Shoi me inat cigaren,që kishte në dorë pa e përfunduar dhe tha prape:jo,por këtë herë më fort, sa që e shoqja u habit,se ai nuk i ishte përgjigjur ndonjëherë ashtu asaj.
Por, me gjithëate, e shoqja vazhdoi:
-Yt kushuri shkon te ai, po t’i themi ne. Pse të mos i thotë të kunatit njëherë?S’kemi njeri tjetër,se kujt t’i drejtiohemi.Ai ka mundësi të na ndihmojë.Vetëm ai.Ti e shikon, se cfarë po i bëjnë djalit. Ai është djali i ynë.Ne vetëm atë djalë kemi dhe ai vetëm neve na ka.Në për ate rrojmë.Djalin po e torturojnë cdo ditë dhe nga torturat mund t’i ndodhë edhe ndonjë e keqe.
Nuk duroi më e shkreta nënë. Mbuloi fytyrën me të dyja duarët dhe u shkreh në vaj.
Ai e afroi afër vetiu dhe i tha:
-Mos qaj,grua, mosqaj!Kjo punë nuk është për të qarë . Jetojmë në një kohë të errët .
Ajo sbuloi fytyrën , vështroi të shoqin dhe iu lut :
_ Duhet të shkojë , burrë , te ai . Duhet të shkojë pa tjetër për djalin tonë . Nga e keqja po të them . Nga e keqja , thotë populli , njeriu troket edhe në derë të hasmit .
I shoqi e vështroi , mori frymë thellë dhe mendoi t’i thotë pse nuk pranonte të kërkonte ndihmëm e atij .
Ai para një muaji , kur kishte parë për herë të parë kanatieren e të birit të përgjakur , kishte shkuar te kushuriri i vet dhe i kishte kërkuar që t’i thoshte të kunatit që të mos e torturonin më djalin e tij , ndërsa për ta dënuar , le ta dënonin .
Nënës së shkretë iu cel fytyra dhe me një herë e pyeti :
_ Dhe ai pranoi ?
I shoqi e vështroi me dhimbshuri dhe i tha ;
_ Por me një kusht .
.Ajo vështroi të shoqin dhe priti në heshtje c’do të thoshte i shoqi . Ai u kollit , mori frymë me vështirësi , i kapi duarët , ia shtërngoi fort dhe , gadalë , me një zë të heshtur , si me frikë , duke i ndarë fjalët shumë nga njëra tjetra , sikur nuk ishte ai , që po fliste , i tha se ai kishte pranuar , por me konditë , që ai të shkonte në zyrën e tij , të sillnin djalin e tyre aty dhe ai , si baba i tij , ta këshillonte , që të denonconte profesorët e tij .
Ajo shikoi të shoqin me habi , se nuk po kuptonte mirë kuptimin e atyre fjalëve . Heshti , Dhe mes asaj gjendje , mbas disa castesh , e pyeti të shoqin :
_ Si !?SI !?
I shoqi përsëriti përgjigjen .
Ajo shtangu dhe u sverdh në fytyrë , si nuk ishte sverdhur ndonjë herë në jetën e saj . Ashtu qëndroi në heshtje për disa caste . Pastaj , e habitur , e pyeti prap të shoqin :
_ Të denoncojë djali i ynë profesorët e tij !?
_ Po , _ u përgjigj ai .
Ajo kuptoi cdo gjë , u ngrit në këmbë e sverdhur dyll , përplasi duarët te faqet e saj dhe pyeti :
_ Im bir ?
_ Po , u përgjigj i shoqi .
_ Djali i ynë !?
_ Po _ përsëriti ai .
Ajo shtërngoi të dy grushtat dhe tha :
_ C ‘ poshtërsi e ndyrë !
Pastaj i ra dyshemesë me këmbë disa herë radhazi me sa fuqi që pati dhe tha :
_ Jo !Në asnjë mynyrë jo ! Kurrën e kurrës jo !
Mori frymë më vështirësi dhe tha prap :
_ Jo !
Kjo jo e dytë nuk ishte fjalë . Ajo ishte një ulurimë .
Pastaj heshti . Pushoi .Ndejti disa caste si e ngrirë . Pastaj mori kanatieren e të birit e ktheu sa andej këndej , e palosi me ngadalë , e shtërngoi fort me rë dyja duarët dhe thirri me zë të lartë :
_ Torturojeni ! Torturojeni !Torturojeni !
I shoqi u ngrit , e kapi për dore dhe e uli ngadalë
Mbas kësaj dite ata të dy nuk folën më për të ndihmuar të birin , me gjithëse cdo javë ajo nënë e merrte të përgjakur kanatieren .Ajo nxirrte kanatieren nga trasta , shikonte , që ajo ishte e gjakosur , psherëtinte thellë dhe mallkonte . Vetëm kaq . Asgjë më shumë . E bëri zemrën gurë ……
Mbas disa ditësh , në rrugë nënën e takoi hetuesi . Si e përshëndeti , ai i tha :
_ E paske trim djalin !
_ Pse ? _ e pyeti ajo .
_ Nuk e ka hapur fare gojën .
_ Mirë ka bërë .
Por do ta dënojmë shumë .
_ Le ta dënoni sa të doni , _ ia ktheu nëna . _ Burgu për burrat është .
Dhe pa i dhënë dorën dhe pa e përshëndetur , i ktheu kurrizin dhe u largua qetë , qetë .
M A K E N S E N B U N G O
Marrë nga vëllimi i pabotuar
‘’ N Ë N A T T O N A ‘’