• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

METAMORFOZA E NEGOCIATAVE DHE KREDIBILITETI I BE

October 16, 2021 by s p

KASTRIOT  ALIAJ/

Interesat kombëtare si një konteks evropian, kanë qënë dhe mbeten prioritare për ne shqiptarët, për t’u ndierë si pjestarë të këtij komuniteti ëndërr. Por e vërteta është se kjo ëndër që nuk po bëhet realitet,ka marrë trajtat e thënies qesëndisëse të popullit me litarin; “tërhiq e mos e këput”. Ky event që përbën aksionin më të rëndësishëm politik për Shqipërinë, mbeti në serialin e takimeve me premtime pa asnjë vendim definitiv. Ky vedim tepër konspirativ dhe i pa dakordësuar,nga komisjoni për zgjerimin e BE, ka mbetur si litari i pa këputur në sirtarët e burokracisë evropiane. Por më shumë se sa ne shqiptrët që po rropatemi në pritje,ë shtë kredibiliteti i BE që vazhdon në pikiatë, përballë vëndeve që aspirojnë për t’u bërë pjesë e saj. Një vendim pozitiv do të promovonte të gjitha përpjekjet që janë bërë në peridhën dialog, si dhe në linjën shumëpalëshe të proceseve, sidomos pas Samitit të Selanikut në vitin 2003.  Megjithse është një proces kompleks e mjaftë delikat, në kushtet kur jo vetëm rajoni por e gjithë bota,  është gjunjëzuar nga pandemia dhe së fundi edhe nga kriza energjitike,që ndikon drejtë përdrejtë në gjëndjen social-ekonomike të qytetarëve. Hapja e negociatave do të ishte një ogur i mirë për shqiptarët. Kjo situatë që po rëndohet edhe nga mos marrja e një vendimi pozitiv, po shpërdoron besimin e qytetarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut,të cilët me të drejtë shprehen se janë kapërcyer kufijtë e arsyes. Politika dhe analistët e këtij problemi, mendojnë se shërimi përfundimtar i këtij rajoni problematik,të mbetur pas dyerve të BE, do të vijë me hapjen e negociatave për integrim, duke u dhënë fund mbetjeve konfliktuale në shekuj, ku shëmbulli më i keq këto ditët e fundit,janë demostrimi i alergjive  politike në veri të Kosovës. Përpjekjet e BE për të vendosur ura bashkëpunimi dhe heqjen dorë nga provokimet, nuk kanë qënë të përgjegjëshme dhe efikase,për sigurinë dhe kultivimin e paqes në rajon. Historikisht përpjekjet e para për të vendosur ura bashkëpunimi,midis shteteve të Ballkanit,u bënë me përfundimin e Luftës së Parë Botërore. Ky bashkëpunim përbënte një risi historike në marrdhëniet ndërkombëtare, për vetë natyrën e përplasjeve etnike të lindura shekuj më parë. Inisiatore pë rrolin negociues në atë peridhë, kur në Evropë kishte lindur një kulturë e re mardhëniesh u bë Anglia. Themi një kulturë e re sepse në këtë gjysëm shekulli,bota u nda në dy kampe, me doktrina e sisteme politike të kundërta. Anglia së bashku me SHBA, përbënin kështjellën e demokracisë në botë, prandaj dhe rroli i tyre ishte determinues në përplasjet e dy sistemeve,kapitalist dhe atj socialist të lindur së fundi në Rusi. Por Anglia këtë rrol e mori për interesat e saj, për të ruajtur ekujlibrat dhe statu-quonë e vendosur përkohësisht në Evropë,nga vendimet e konferencës së Versajës. Anglia e kënaqur nga c’ka kishte arritur në këtë konferencë, për të shmangur një konflikt të ri, arriti të zbusë marrdheniet franko-gjermane nëpërmjet paktit të Lokamos të vitit 1925, që garantonte paprekshmërinë e kufijve të tyre. Po përse Londra sa ishte pjesë e BE dhe të tjerët, nuk arritën që pas një shekulli të ndërmerrnin një tjetër “Lokamos”, për të normalizuar marrdhëniet Ballkanike? Sepse nuk u kanë interesuar politika të tilla,kështu që ky rajon edhe sot pas një shekulli, nuk është cliruar nga produktet negative të konferencave ndërkombëtare dhe pasojat e trashëgimisë së dhunëshme të Kongrsit të Berlinit 1978, të konferencës së Londrës (1912-13), si dhe të sistemit të Versajës më 1919. Dalja e Londrës nga BE, konfirmoj plotësisht qëndrimin konformist të trashëguar si Mbretëri e Bashkuar, se ajo nuk ka qënë kurrë për forcimin e unionit, por as edhe për zgjidhjen e konflikteve në Ballkan, por vetëm e lidhur gjithnjë me interesat e saj. BE si një organizëm kompleks vlerash, që premtoj parajsën për evropianët,me një sipërmarrje detyrash të jashtëzakonëshme, nuk arriti të krijoj komoditetin e duhur për qytetarët evropianë, si dhe të krijoj një komunitet model me diversitete nga rajonet e tjera të botës. Faktorët që kanë ndikuar dhe po e vënë në pikpyetje qëndresën e këtij komuniteti, përvec atyre me karakter global, janë edhe turbolencat e brëndëshme. Ndër to mungesa e dakordësisë për vendimarrje të përbashkeëta, në dobi të solidaritetit,të pranimeve të reja, që me qëndrimet skeptike e burokratike, kanë krijuar një ndikim negativ tek vëndet që aspirojnë për t’u antarësuar. Eshtë tepër shqetësues fakti që brënda komunitetit, në disa shtete me peshë janë shfaqur grupe ekstremiste të të dy krahëve, me simbole neofashiste, ku së fundi u shfaqën edhe në Itali, duke përfituar nga protestat; “No Grin Pass”. Në këtë front të përbashkët që kërkon vëmëndje, jo vetëm brënda BE por edhe jashtë saj, nuk mund të mos jenë edhe shqiptarët. Në se dikush nuk i njeh virtytet e tyre, duhet medoemos të na njohë si qënie mendimi dhe vlerash, që gjatë gjithë epokave historike,në cdo konflikt shqiptarët kanë përdorur arsyen dhe zgjidhjen me tru e jo me bajonetë, sic kanë vepruar fqinjët tanë kundër nesh. Prandaj antarët e këtij komuniteti dhe sidomos skeptikët, duhet të binden se në se ka një popull në Ballkan, që nuk duhet të ketë frikë nga e kaluara e vet, ky është populli shqiptar që fatkeqësisht ky komunitet e ka lënë gjithnjë pas derës. Shqiptarët mendojnë se antarësimi i tyre në këtë komunitet vlerash,përbën një nga politikat më të rëndësishme për ta, sepse do t’u ndryshojë rrjedhën e jetës. Kështu ata nuk do të ndihen të braktisur por të mbështetur fuqishëm, duke ndryshuar veten dhe tjetërsuar historikisht Shqipërinë. Duke ndryshuar veten dhe Shqipërinë, ata do të bëhen garant edhe për komunitetin,ashtu sic thotë një thënie proverbiale e popullit tonë; “që shqiptari kur jep fjalën ther djalin”. Ata mendojne se antarësimi do të ndikojë në industrializimin e vëndit të shkatërruar nga doktrinat e papërgjegjeshme qeverisëse, si dhe në agroturizëm, në gjallërimin e biznesit, në mos braktisjen e vëndit, në arsimmin e fëmijve në universitetet më prestigjoze të Evropës etj. E për të gjitha këto kërkohet ndërgjegjësim, përkushtim, bashkëpunim të të gjithë faktorëve, sidomos të partive politike, që të lënë mënjanë divergjencat e “luftës” pozicionale nëpër llogore, për t’u përkushtuar interesave kombëtare, që Shqipëria të bëjë përpara, e të mos mbetet tek ura e Qabesë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Kastriot Aliaj

DIASPORA DHE E DREJTA LEGJITIME E VOTËS SI ASET KOMBËTAR

October 2, 2021 by s p

KASTRIOT  ALIAJ

Diaspora ka tërhequr jo pak vëmëndjen e institucioneve shqiptare, si një cilësi dhe aset kombëtar me të drejta legjitime. Në qeverinë e mëparëshme u hap një faqe e re, duke krijuar Agjensinë Kombëtare të Diasporës, e cila do të kishte në krye një ministër, i cili deri në zgjedhjet e këtij viti, mbuloj veprimtarinë shtetërore për marrdhëniet me diasporën. Detyrat që i ishin ngarkuar nga parlamenti shqiptar më 2018, e plotësonin edhe më mirë misjonin e tij, në promovimin e aktiviteteve përafruese me ambasadat e vëndeve ku jeton diaspora. Por nuk qe e thënë që kjo veprimtari e organizuar të vazhdohej, duke patur në krye një ministër, që do ta bënte më produktiv rrolin e tij, sepse fatkeqësisht u quajt si një misjon i ezaruar. Kur flasim për diasporën si cilësi dhe aset kombëtar, duhet të pranojmë ndërgjegjësisht se ajo së bashku me banorët e atdheut të orgjinës vërtitet tek 20 miljon. Kjo nuk është aspak cudi,sepse jemi kombi më i shpërndarë në më se 40 vënde të botës,ku lëvizjet e popullsisë për arsye të ndryshme, datojnë që nga shek.XIII-të. Asnjë vënd në botë nuk mund të ndihet i plotë, kur një pjesë e popullsisë së tij ka emigruar për arsye nga më të ndryshmet, por që lidhjet me tokën amë i ka mbajtur vazhdimisht. Por si diaspora e vjetër edhe ajo e re që ka emigruar pas viteve 90-të, kanë luajtur dhe luajnë një rrol thelbësor në ekzistencën e Shqipërisë. Ajo ka shërbyer dhe shërben si një shkollë dije dhe jete,për larminë e aktiviteteve me karakter atdhetar e shoqëror,për të ruajtur në vazhdimësi ndjenjat e të qënit shqiptar. Kjo Agjensi me strukturat e saj, nuk duhet të shërbej si statistikë për evidentim numurash,por si një veprimtari që nuk ka në qëndër vetëm solidaritetin njerëzor, por edhe atë ekonomik, kulturor dhe politik. Diaspora është një potencial i madh i intelektualizmit,sepse breza të tërë janë shkolluar në shkollat më prestigjoze ku banojnë, që sot i gjen të azhonuar në fusha të ndryshme të artit, kulturës,sportit, mjekësisë, drejtësisë, biznesit e deri dhe të zgjedhur me detyra politike. Si të tillë ata mund të konsiderohen ambasadorë të sukseshëm,në të gjitha fushat ku militojnë në vëndet ku janë integruar. Kërkesat e vazhdueshme të tyre për t’u ndierë si bashkëqytetarët në Shqipëri, ata i ndiejnë si të drejta legjitime, për t’u shprehur me votë në cdo zgjedhje politike apo vendore. Kjo kërkesë nuk është vetëm një dëshirë, por edhe një obligim për të drejtat e tyre. Kështu ata mendojnë se e meritojnë,që nëpërmjet votës së lirë, të përfshihen në jetën institucionale të vëndit. Në se kjo diasporë kërkon me ngulm të dretat legjitime,shteti dhe institucionet e tij nuk duhet t’i privojne të dretën e votës. Prandaj koha bën apel që institucioni i diasporës, duhet vërë në lëvizje sa të jetë e mundur edhe shërbimin diplomati, për të qënë më pranë të drejtave të tyre legjitime si qytetarë të Shqipërisë. Ky shërbim do të konsakrojë të drejtën dinjitoze për votën, e cila duhet të lexohet me ndershmëri ashtu si dhe në vëndin amë. Sepse emigrantët nuk janë vetëm një faktor ekonomik, për remitancat që dërgojnë në Shqipëri,por ata duhet te vlerësohen edhe si faktor politik. Vlera e votës në diasporë nuk është vetëm shifër, por është shprehje e vullnetit të tyre për qeverisje dhe përparimin e vëndit. Shëmbulli i mjaftë shteteve,që po aplikojnë këtë legjitimitet ndër ta edhe Kosova si shteti më i ri në Evropë,që është treguar më fleksibël në këtë proces, le t’i shërbejë edhe Shqipërisë. Roli i tyre është bërë edhe më i ndieshëm, jo vetëm për shtrirjen gjeografike por për shifrat e medha siç është Evropa  me mbi 80 miljon emigrant, ku vetëm në Gjermani sot aktualisht jetonë rreth 13 miljon, nga ku 430 mijë janë shqiptarë. Por shuma të konsiderueshme sot numurohen në Itali e Greqi, deri në vëndet më të largëta si në SHBA, Neo Zelanda e deri në Islandë. Largimi i tyre në shifrat tronditëse për vëndin tonë, në kërkim të një jete më të mirë, i ka detyruar të marrin parasysh edhe rrisqet e shumta duke i kapërcyer me mundësitë e tyre. Organizimi ityre në grupe, shoqata e lidhje sipas eksperiencës së diasporës së vjetër, ku vetëm në Itali numurohen 16 të tilla dhe bëjnë pjesë intelektual të profesioneve të ndryshme, por edhe puntorë të thjeshtë, që marrin pjesë dhe ndihmojnë në zhvillimin e aktiviteteve masive. Duke shkuar edhe më tej në ketë cështje kaq të ndieshme, i takon qeverisë shqiptare dhe institucioneve të saj, të marrë hapat e duhura që këto kontigjente t’i bëjë pjesë të sistemeve zgjedhore. Po kush janë disa nga arsyet, për të bërë realitet ëndrrën e tyre legjitime të votës së lirë? Së pari: këta emigrantë të shpërndarë në më se 40 vënde të botës,janë larguar gjeografikisht por jo shpirtërisht. Së dyti: jemi vëndi që pas viteve 90 janë larguar gati 1/3 e popullsisë,të cilët nuk i kanë shkëputur lidhjet më Shqipërinë. Ata nuk mund të kosiderohen si diaspora e vjetër në Itali,Turqi,Australi,SHBA,Argjentinë Rumani e Bullgari. Lidhjet e tyre me vëndin amë janë njerëzore, familjare, të afërmish që sistemi i votës i forcon akoma e më shumë. Së treti: në gjykimin dhe arsyetimin e kësaj çështje, le t’i referohemi aksiomës “se nuk ka votim pa përfaqësim”. Së katërti: Lidhjet me Shqipërinë janë gjithnjë të fuqishme, por edhe të rëndësishme, sepse ata nuk janë vetëm shifra por përvoja, eksperienca e vëndeve me demokraci më të konsoliduar se sa Shqipëria, ky është fakt që nuk mund ta tolerojmë. Prandaj me të drejtë do të përmëndim thënien e shkrimtarit të letrave Ismail Kadare se: “e gjithë diaspora është një Shqipëri e vërtetë”. Kjo e bën edhe më atraktive prezencën e tyre, që jo vetëm të votojnë por të bëhen pjesë aktive e institucioneve drejtuese. Ky është një fakt i rëndësishëm në përfaqësimin dinjitoz të tyre, që kjo fuqi elektorale ka po aq vlera, sa edhe votuesit brenda vendit.     

Filed Under: Analiza Tagged With: Kastriot Aliaj

GJURMËT E KRENARISË SONË NË HISTORINË E LASHTË DHE TË AFËRME

September 14, 2021 by s p

Kastriot Aliaj/

Sa më thellë t’i futemi njohjes së historisë sonë, prejardhjes, si dhe vlerave të skalitura në këtë tokë të të parëve tanë pellazgo-ilire, aq më krenar do të ndihemi për identitetin tonë si popull i lashtë. Të gjithë studiuesit e huaj me argumente shifra dhe fakte, dëshmojnë se kur të hapen thesarët e historisë pellazge, shqiptarët e sotëm janë mbi trojet e tyre dhe flasin gjuhën e stërgjyshërve, të cilët motivohen me emrin aq shumë të diskutueshëm pellazg. Për të bindur veten dhe të tjerët rrotull nesh, se ku qëndrojmë ne në faqet e historisë, le t’u referohemi disa thënieve të figurave me emër, që  janë angazhuar për të hedhur dritë mbi cështjen e prejardhjes sonë. Një ndër to është Mauricio Drion, sekretar i Akademise frënge ku në shkrimin e tij, sa të vjetër janë shqiptarët, do të shprehej: “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se sa vetë historia, sepse gjyshërit e tyre ishin luftëtarët e luftës së Trojës, të udhëhequr nga Akili në njërën anë dhe Hektori në anën tjetër”. Albanologu Austriak që e ka tërhequr aq shume cështja e lashtësisë sonë dhe balta që është hedhur qëllimisht mbi të, do të shkruante: “Historia e vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesmarrjen e shqiptarëve”. Jo më kot historianët gjërmanë, austriakë, italianë, francezë, suedezë e të tjerë, albanologë të ndryeshëm, kanë qënë më të interesuarit për të shkuar tek e vërteta historike, duke hedhur dritë mbi errësirën e etnogjenezës sonë. Ata kanë treguar në mënyrë bindëse dhe jo hipotetike, për një vazhdimësi të gjuhës shqipe që nga epokat pellazgo-ilire. Kjo për vetë faktet se i vetmi komb që identifikohet natyrshëm me pellazgët, jemi ne shqiptrët e sotëm që përvecohemi nga etnotipi, karakteri ynë, rraca, gjuha, imazhi dhe geni. Të gjithë të huajt që i ka tërhequr historia pellazgo-biblike, që kanë bërë studime të thella etnografike, antropologjike dhe gjuhën që flasim sot, i ka cuar tek rrënjët e tona 12 mijë vjecare, si një ndër popujt më të vjetër të Evropës. Koha misterioze e mbajtjes së të vërtetës në errësirën e shekujve, ka qënë një nga padrejtësitë e mëdha historike, ku me fshehje dhe devijime të saj janë ndërtuar nga fqinjët tanë verior e jugorë, histori të ngritura mbi mite e gënjështra. Historiani dhe diplomati Georg Fred Ëlliams, me 1916 do të shkruante: “Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i quajtur pellazg”. Duke vazhduar mendimin e tij të koncentruar dhe bindës, ai do të shprehej më poshtë; “se vetëm shqiptarët kanë ardhur nga kjo rracë e fuqishme parahistorike”. Pellazgët si paraardhës të ilirëve të lashtë kaluan edhe në gadishullun Apenine me emrin toskë, sic quhen edhe në Shqipëri por në itali quhen toskanë dhe etruskë. Gjuha si elementi kryesor që ka pasuar historinë, duke u ruajtur dhe folur brez pas brezi, ka qënë gjuha e vërtetë e Homerit, që grekët e huazuan nga rapsodët pellazgë, me eposin e tyre të shquar. Nuk është e rastit që shqiptarët e hershëm, kanë sunduar botën dhe kanë lënë gjurmë në historinë e njerëzimit. Kjo ka qënë një nga arsyet e forta që Evropa dhe Ballkani, nuk i lanë shqiptarët të ndërtojnë shtet, sepse e dinin që ata do sundonin botën. Në mesjetë ata i dhanë botës udhëheqës laikë fetarë, si Papa Klementi i XI, më i dalluar prej tyre. Këto personalitete që i gjejmë nëpër faqet e historisë, i kaluan kufijtë e Evropës duke lënë gjurmë trimërie dhe krenarie. Është e pamundur të mos përmëndësh emrin e skllavit që u bë perandor i Romës Diokleciani, i cili e reformoj Romën duke e nxjerë nga anarkia dhe e ktheu në monarki absolute, ku sundimi i tij u quajt si pikë kthese për shpëtimin e perandorisë. Këta udhëheqës të shquar shqiptarë në krye të perandorive dhe ushtrive, kanë përcaktuar fatin e betejave historike. Kemi shumë të drejtë të përmëndim heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si një shëmbull gati universal i luftëtarit të lirisë, i nderuar në shumë vënde të botës deri në Melburn e Manila me përmendore. Në vitin 1515 ishte Mërkur Bua me kalorsinë e lehtë të Venetikut e përbërë nga shqiptarë, që përcaktoj fitoren e betejës së Marinjanit, që historia e emërtoj beteja e gjigandëve, ku Franceska e parë e Francës me atë moshë të njomë 19 vjece, në ato dy ditë beteje mësoj se si luftohej. Shqiptarët janë cilësuar heronjtë e revolucionit grek, që u bënë protagonistë të pavarësinë duke e cliruar Greqinë nga Perandoria Otomane. Ndër ta do të përmëndnim Kundurjotin, Marko Bocarin, Kanaris, Kollokotroni, Karaiskaqis, Bubulina që drejtonte një flotë me 7 anije etj. Por shqiptarët i dhanë Perandorisë Otomane 39 kryeministra, vezirë e gjeneralë, ku vetëm familja Qyprili i dha 5 figura të tilla. Nga historia e Italisë, janë nderuar figura si Francesko Krispi, ish shok lufte i Garibaldit dhe kryeministër i parë pas bashkimit të Italisë.Emrin e tij sot e gjen në emërtimin e rrugëve,në cdo qytet të Italisë si në jug edhe në veri.Muhamet Alia ishte reformatori Egjiptit modern,që historia franceze do ta quante;”Napoleon i Lindjes së Afërt”.Nuk mund të mos përmëndim arkitektin e Taxhmahalit në Agra të Indisë, kryevepra e arkitekturës islamike, ishte vepër e një shqiptari ashtu si xhamia Blu e Stambollit. Për këto e të tjera histori suksesesh jashtë trevave ku banojnë e jetojnë shqiptarët, Evropa nëpërmjet fuqive të mëdha të kohës, që nga kongresi i Berlinit më 1878, për të ulur vlerat dhe kontributin e shqiptarëve për qytetërimin e njerzimit, ndërmori izolimin e tyre. Kjo goditje filloj me ndryshimin e emrit, nga gaduiishulli ILIRIK në Ballkan. Nryshimi i emrit u bë qëllimisht nga diplomacia konservatore Evropiane, e cila përdori për shqiptarët termin “pexloratif” turq, për ti cilësuar të gjithë komunitetet në Ballkan munsliman. E megjithatë vlerat e kontributit të shqiptarëve më veprat e tyre në shumë vënde të botës, janë një histori e dëshmisë së madhe. Kjo histori me gjurmët e saj të krenarisë, bën apel për të gjithë shqiptarët kudo që janë, për ta njohur këtë realitet, e për t’ua lënë si trashëgimi brezave të së ardhmes.

Filed Under: Analiza Tagged With: Gjurmet e krenarise, Kastriot Aliaj

TALEBANIZMI NJË KËRCËNIM EMINENT PËR DEMOKRACINË LIBERALE

September 8, 2021 by s p

Nga Kastriot Aliaj

Fitorja e paimagjinueshme e talebanizmit dhe vendosja e hegjemonisë mbi teritorin Afgan,erdhi si rezultat  i papërgjegjshmërisë së perëndimit, që premtuan paqen dhe më në fund u larguan me turp. Tabloidi mbi Afganistan që “dizenjuan”talebanët në të gjithë teritorin, shënon njollën  më tragjike në historinë e tij. Lëvzjet e tyre me hapa të qeta pa ju trëmbur syri, flet për dështimin e rezistencës afgane dhe forcave që i trajnuan ato, në këtë luftë pa lavdi për më shumë se dy dekada. Rendi i ri që kërkojnë të modelojnë talebanët, nuk mund të mos jetë kërcënim për demokracinë liberale, pamvarësisht nga premtimet e tyre të paqarta politike. Sot dhimbja afgane është jo vetëm një keqardhje, por edhe një paralajmërim se gjithçka mund të ndodhë, në se premtimet e tyre nuk kanalizohen në të mirë të paqes dhe sigurisë. Në se do të hidhemi larg në histori, disa shëmbuj janë të ngjashëm me ngjarjet që kanë tërhequr vëmëndjen e botës politike jo vetëm në rajon, por edhe në vëndet perëndimore me demokraci liberale. Kështu mund të përmëndim historinë e Tebës, që i dha fund hegjemonisë Lakoniane në shek.e IV p.e r, kur askush nuk e priste një gjë të tillë. Po kështu flet dhe beteja e vogël e Pidnas në Selanik, e cila u bë shkak për shëmbjen e ëndrrës së Aleksandrit të Madh, duke i hapur rrugë lindjes së perandorisë Romake. Por me gjithë rritjen dhe lulëzimin e saj, ishte beteja e Andrianopojës që nisi për shkatërrimin  ostrogotëve, duke shënuar rënien e perandorisë famëmadhe të Romës. Por ngjarjet e Afganistanit me një rrjedhë më të herëshme, kanë marrë vëëndjen e politikës por edhe të analizës, për vetë subjektin dhe karakterin e zhvillimeve të tyre. Krisja fillon kur në Kirkuk të Irakut ish.presidenti Donald Trump, braktisi aleatët që ishin kundërshtarë të Amerikës. Ky qëndrim donte të thoshte  se SHBA nuk mund të humbnin më njerëz dhe kohë në atë rajon,ku paqa dhe siguria nuk dukeshin në horizont. Po i njëjti skenar u shaplos edhe nga Joe Biden, që njoftoj largimin e trupave deri më 31 Gusht, duke e lënë Afganistanin në mëshirë të fatit dhe kërcënimeve të talebanizmit. Ky vendim tregonte se SHBA nuk kishin nxjerë mësime nga Sajgoni i vitit 1975, kur atëherë ish presidenti Gerard Ford u tërhoq pa lavdi, por të paktën organizoj tërheqjen e mbi 135 mijë vitnamezëve që kishin bashkëpunuar me forcat amerikane. Uashingëtoni dhe aleatët që operuan në Afganistan, duhet të ndihen të përgjegjshëm për gjithçka që nuk shkoj mirë, pa folur për imazhe patetike të tërheqjes nga Kabuli, kur spetakli i turpshëm u mbyll me 13 viktima. Kjo disfatë shkaktoi valë shokuese, që shkuan deri tek kundërshtarët historik të SHBA. Kjo bëri që të buzëqeshë dhe të fërkojë duart Irani, i cili tërheqjen e trupave amerikane e quajti disfatë e Satanajt të Madh. Këtë deklaratë ai e bëri në Korrik të këtij viti,kur dërgoj ministrin e jashtëm Mohamad Javad Zarif,i cili u takua me liderin taleban Mohamad Abbas Stanikzai. Këto valë që pushtuan botën e shokuar nga pandemia, fshinë besimin, solidaritetin dhe besueshmërinë tek kështjella e demokracisë liberale, siç janë SHBA për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në botë. Po kush janë disa nga kundërshtarët,që u ngazëllyen dhe po argëtohen me këtë dramë tragjike? E para nga kundërshtarët e saj që fërkoj duart ishte Turqia, e cila në bisedimet me presidentin e Rusisë Putin, premtoj një qasje graduale me talebanët. Nga ana tjetër ishte Putini që në një konferencë shtypi me Kancelaren Merkel i quajti amerikanët të papërgjegjshëm për çka ndodhi në Afganistan. Po në këtë korsi po noton edhe Kina komuniste,ku ministri i jashtëm Wang Yi në takimin e 28 Korrikut, me dorën e fortë të talebanëve Abdyl Ghani Barador, që tani është një nga figurat kryesore të regjimit, premtoi se do të ndihmojë qeverinë e talebanëve. Kjo dramë që po luhet në Afganistan i dha frymëmarrje internacionales radikale islamike, e cila duke qënë pas Katarit ka tani në dorë një shtet islamik krejtësisht të formuar. Ky shtet është tashmë më i organizuar se sa ai në Mosul e në disa qëndra të tjera, nga ku mund të shpërndahen materiale propagandistike për sulme ideologjike, apo më keq akoma veprime të karakterit terrorrist, kundër demokracisë liberale. Ardhja e talebanëve në fuqi në Afganistan, ka gjallëruar edhe hijet e zeza të ISIS-it, të cilët nuk janë më të ndryshëm nga ata. Si të tillë dhe me një histori të njohur krimesh, ata mund të bëhen më të rrezikshëm se dje,nga që mund të hakmerren për humbjen e njerzëve të tyre dhe bashkëpuntorëve. Kështu Afganistani me këtë gjëndje konfuze dhe të paqartë, po shënon vijën e ndarjes midis demokracisë liberale dhe kundërshtarëve të saj. Në se talebanët do të pranojnë idetë e guximshme të përendimit për bashkëpunim, mund të mos jetë ai që shohim sot, por këtë do ta vërtetojnë ngjarjet e mëvonëshme. Aktualisht bota po sheh se në atë vënd të lojës së madhe, për më shumë se një cerek shekulli, një rend i ri gjërash po shpalosen me shpejtësi, që vetë koha do konfirmojë saktësisht qëndrimin negativ apo pozitiv të talebanëve. Kjo dramë është tablloja e një paradigme me ndryshim rolesh, që mund të sjellë rritjen e mosbesimit tek aspiruesit e paqes dhe sigurisë në atë rajon. Sot kjo dhimbje që flet për keqardhje, më pas në se ngjarjet nuk marin për mirë në dobi të jetës së afganëve, nesër rreziku për demokracinë liberale mund të jetë akoma edhe më i madh.  

Filed Under: Analiza Tagged With: Afganistani, Kastriot Aliaj, Talebanizmi

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT