• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

EDUCATION IS A FORCE MULTIPLIER, SAYS KEN BIBERAJ, SPOKESPERSON OF BIBERAJ FOUNDATION

July 24, 2020 by dgreca

By Rafaela Prifti*-

-The Biberaj Foundation started in 2017 and announced its first project of co-funding the Albanian-American Development Foundation Master’s Degree Fellowship Program in July 2018. It was a support of $2.5 million dedicated to Albanian Professionals in pursuit of graduate studies in the US. How did the partnership go? 

Our family was excited to create the Biberaj Foundation in 2017. From our first partnership with AADF to the scholarship program with RIT Kosovo (AUK), we announced this week, we have sought to give back through increased access to educational opportunity. 

-Yes, the recent announcement of the Biberaj Foundation of a $1.1 million Scholarship Program at RIT Kosovo (AUK) starting in 2021 through 2024 is a first time partnership. Can you share what attracted you to this particular institution? 

It is always important to have the right partner when implementing a program like this, and we are grateful to RIT Kosovo (AUK) for their support in creativity in developing this program. 

-The 2021-2024 Scholarship Program puts emphasis on women and minorities. Can you talk about that? 

This scholarship aims to ensure that between 50-75% of recipients are women, something that we take great pride in emphasizing. The goal is to cast a wide net and reach as many young people as possible, from various regions and demographics.

-How does your Foundation measure the success of the program? How do you weigh the risks?  

It will be important to reach as many applicants as possible, provide them with the resources to pursue higher education, give back to their communities, prioritize learning in science, technology, engineering, mathematics and journalism. Hopefully this initiative will encourage other donors from around the world to also support similar efforts. 

-I am a recipient of a US government scholarship for graduate studies and I can say from first-hand experience that it has changed my life. What are some of the stories you hear from the Biberaj Foundation recipients? 

Our family is in a position to provide this scholarship because of the incredible opportunities we received by being in the United States. That is why we are so excited to not only support this scholarship for enhanced access to educational opportunity, but to also tie it to a requirement that recipients also spend time studying in the United States. Education is a force multiplier, and when these young people return home, they will have the experience and background to truly give back to their community.

*PS. Also read my full interview with Visar Jasiqi of RIT Kosovo (AUK) in the upcoming July issue of Dielli.

Filed Under: Featured Tagged With: ken biberaj, Rafaela Prifti, SPOKESPERSON OF BIBERAJ FOUNDATION

SHBA: Ken Biberaj – takohet me Këshilltaren e Shtëpisë së Bardhë Valeria Jarret, në New York

May 26, 2016 by dgreca

Dhoma e Tregëtisë në Manhattan – New York, krahas një serë çështjesh ka diskutuar edhe kandidaturën e Presidentit Obama për emrimin e ri në Gjykatën e Lartë, në SHBA, dhe Reformën në Drejtësin Penale dhe një mori temash të tjera të rëndësishme për komunitetin e biznesit/
Nga Beqir SINA – New York /
MANHATTAN NYC : Kryetari i Dhomës së Tregëtisë në Manhattan Ken Biberaj së bashku me anëtarët e Komitetit Ekzekutivë, ka zhvilluar një takim të veçantë me zyrtaren e lartë të Administratës së Presidentit Obama, zonjën Valerie Jarrett, e cila është këshilltare e lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe Asistente e Presidentit për Çështje Ndërqeveritare dhe angazhimit publik.
Me këtë rast siç njofton Dhoma e Tregëtisë në Manhattan – New York, pos një serë çështjesh ata kan diskutuar edhe kandidaturën e Presidentit Obama për emrimin e ri në Gjykatën e Lartë, në SHBA, dhe Reformën në Drejtësin Penale dhe një mori temash të tjera të rëndësishme për komunitetin e biznesit.
                        Fjala hyrëse në këtë takim, simbas njoftimit është mbajtur nga Charles Phillips, CEO – Infor, ndërkohë, që pas tij ka folur Këshilltarja e lartë, e administratës Obama, për Çështje Ndërqeveritare dhe angazhimit publik. Valerie B. Jarrett.
 “Kjo, ngjarje ka qenë e veçantë për anëtarët MCC, dhe partnerët tanë, për të mësuar më shumë për mundësitë e partneritetit”, shkruan në faqen e saj të internetit Dhoma e Tregëtisë në Manhattan.
   Kurse, në statusin e tij privat në Facebook, Biberaj, ka postuar fotografitë e takimit, ndërsa shkruan se ai “ka mbetur me të vërtetë i kënaqur duke pritur, dje në New York, në Odën Ekonomike të Manhattan, për një bisedë në lidhje emërimin e Presidentit, Scotus, dhe reformën e drejtësisë penale dhe çështje të tjera të rëndësishme”.
Ndërkohë, më 1 Dhjetor 2014, ka qenë Komiteti Ekzekutiv i Dhomës së Tregëtisë në Manhattan i cili kishte votuar në mënyrë unanime, për të zgjedhur shqiptaro-amerikanin Ken Biberaj si Kryetar të Bordit të Drejtorëve në një njoftim të dhënë nga kryetarja e Komitetit, Nancy Ploeger, e cila e ka lavdëruar Biberajn si një zgjedhje simbas saj ideale për këtë post.
Mbasi, thuhet se ka qenë pikërisht veprimtaria e tij, në ndihmë të bizneseve të vogla të zonës që e nxorri në pah Ken Biberajn edhe në kuadrin e Dhomës së Tregëtisë në Manhattan. Zgjedhja e Ken Biberajt, në këtë post prestigjoz në Tregëti, është përshëndetur e duartrokitur nga avokatë të njohur të çështjes së bizneseve të vogla si Kathryn Wylde, Presidente dhe CEO e “Partnership for New York City” si dhe Rosin Rubin, CFO e “Attitude New York”.
Ken Biberaj, Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Dhomës së Tregtisë në Manhattan – NY, është dhe zv/ President në biznesin e famshëm restorantin Russian Tea Room .

Filed Under: Komunitet Tagged With: ken biberaj, takon Keshilltaren, Valeria Jarret

SHTOHEN SHANSET PER KEN BIBERAJ

July 2, 2013 by dgreca

*Një Epokë e re tek Demokratët dhe Klubi Politik i Pavarur – janë për Ken Biberajn për Këshillin Bashkiak /

*Organizata e pavarur  “Një Epokë e re tek Demokratët”, e cila qendron gjithmon shumë afër demokratëve dhe në zgjedhjet e fundit ka mbështetur fuqimisht Presidentin Obama, në New York, thotë se “Ken ka parimet demokratike dhe kualifikimet e lidershipit të nevojshme për të përfaqësuar jo vetëm anën e Perëndimit të qytetit, por të gjithë  New York Cityn.”/

 Nga BEQIR SINA, New York City/

WEST SIDE – NEW YORK CITY : Në njoftimin më të fundit, përcjellur për shtypin amerikan dhe shqiptarë, nga znj. Mediha Kosovrasti,  zëdhënsia dhe manaxheria e fushatës së kandidatit për Këshillin e Bashkisë së qytetit të New Yorkut,  Kandidatit Demokratë, Ken Biberaj  – Qarku 6 -të, thotë se organizata e pavarur  “Një Epokë e re tek Demokratët” – dhe Klubi Politik i Pavarur – përkrah Ken Biberajn për në Këshillin Bashkiak të qytetit të New Yorkut.

Organizata e pavarur  “Një Epokë e re tek Demokratët”, e cila qendron gjithmon shumë afër demokratëve dhe në zgjedhjet e fundit ka mbështetur fuqimisht Presidentin Obama, në New York, thotë se “Ken ka parimet demokratike dhe kualifikimet e lidershipit të nevojshme për të përfaqësuar jo vetëm anën e Perëndimit të qytetit, por të gjithë  New York Cityn.” – thotë Presidenti John Orlando.
“Me ndryshimet e ardhshme dhe “pasojat” që priten vitin e ardhshëm ne kemi nevojë, për një njeri si Ken në Këshillin e Bashkisë së Qytetit të New Yorkut, për të parë të gjithë me sinqertë dhe të fokusuar në atë që është më e rëndësishme për lagjet tona dhe bizneset e vogla.” – ka thënë Mateu W. Daus
“West Side – Pjesa Perendimore”, është një lagje e madhe, që përballet me të njëjtat sfida si shumë komunitete të tjera të tjera në qytetin tonë. Njerëzit duhet të kuptojnë se Këshilli Bashkiak merr vendime që ndikojnë të gjithë ne. Ken do të jetë i sinqertë se lideri i aftë që kërkon të ketë mbështetjen tonë;  “Një Epokë e re tek Demokratët” – dhe Klubit Politik i Pavarur – . Unë pres që të punojë me të( Ken) në Këshillin e Qytetit “- ka deklaruar 97 vjeçaria Mary C. Sansone. e cila është dhe themeluese e NED
“Unë jam i nderuar që të kemë mbështetjen e demokratëve, të “Një Epokë e re tek Demokratët” , thuhet në dekleratën për shtyp të fushatës së Ken Biberaj. “Ky klub i pavarur politik, thotë më tej Ken Biberaj me të vërtetë mishëron frymën që unë jam sjellë në fushatën time. Ne kemi nevojë për njerëz “shpëtimtar” për problemet në qeverisjen e qytetit, jo për politikanët.Unë dua të të sjellë energji të përtërirë të Këshillit Bashkiak, dhe me mbështetjen e demokratëve të  “Një Epokë e re tek Demokratët” , ne shpresojmë për të përmbushur këtë qëllim. ”
Organizata  “Një Epokë e re tek Demokratët”-  NED, është një organizatë e pavarur politike, por që është shumë e afërt dhe bënë politikën e Demokratëve, duke besuar se duhet të jetë më e aftë për detyrën e qeverisjes, dhe njerëzit duhet të jenë ata që zgjidhen për të bërë këtë. NED është e përkushtuar ndaj idesë që votuesit të votojnë për një kandidat dhe jo një parti.

Në fund të dekleratës për shtyp thuhet se: “Ken Biberaj – është një kandidat nga partia Demokratike për Këshillin Bashkiak të qytetit të New Yorkut, Zona Elektorale numër 6-të në Upper West Side, në një garë që është hapur për të zënë një vend për herë të parë mbas 12 vjetëve, ku si anëtare aktuale e Këshillit të Bashkisë, është Gale Brewer, e cila ka arritur kufirin e afatit limit- dhe dorzon mandatin e saj.

Ken aktualisht punon si Vice President i lokalit më të njohur në New York Russian Tea Room dhe ka një Master në Politikat Publike nga Shkolla Kennedy në Harvard, si dhe një JD nga Shkolla Juridike në New York. Para se t’i bashkohej firmës të pasurive të patundshme që zotëron Russian Tea Room, ai shërbeu si Drejtor i Kërkimeve në Florida për fushatën presidenciale të John Kerry. ”

 

Filed Under: Kronike, Politike Tagged With: ken biberaj, Mbeshtetje, nga Epoka e re

Guvernatori David Paterson mbështet Ken Biberajn për në Këshillin Bashkiak – Qarkut 6-të në New York

June 6, 2013 by dgreca

Ish Guvernatori i New Yorkut David : Paterson: “Jam duke mbështetur mikun tim të ngushtë Ken Biberaj, sepse mendojë se Ken Biberaj beson në një rrugë më të mirë për qytetarët, miqtë e tij, anëtarët e familjes dhe fqinjët, mbasi ai përfaqëson një zë të freskët, të ri, e të etur për të u angazhuar në proceset qytetare.”/

Nga BEQIR SINA, New York/

New York City – Zyra e shtypit e fushatës në një dekleratë për shtypin njujorkez, sot njoftoi se Ish-Guvernatori i New Yorkut, David Paterson, natën e fundit ka deklaruar se ai do të mbështes kandidatin demokrat Ken Biberaj për në Këshillin Bashkiak të qytetit të New Yorkut, Zona elektorale numër 6 -të. Sipas dekleratës për shtyp të shpërndar nga zëdhënsia e shtypit të fushatës KenBiberaj 2013, znj. Mediha Kosovrast, thuhet se Guvernatori Paterson njoftoi miratimin e mbështetjes së tij për Ken Biberajn në një darkë fondembledhëse e organizuar nga partia Demokratike në New York, Kristie Stiles dhe aktivistia demokrate Susan Horsfall.
Ish Guvernatori i New Yorkut David Paterson, citohet të ketë thënë në dekleratë se : “Unë jam i kënaqur të shoh se ka një numër të kandidatëve të shkëlqyer në këtë garë për në Këshillin e Bashkisë të Qytetit të New Yorkut, për Distriktin e 6-të, e cila do të garantojë një shërbim më të mirë në zonën që ata kan për të përfaqësuar.”

Andaj thotë Paterson “Jam duke mbështetur mikun tim të ngushtë Ken Biberaj, sepse mendojë se Ken Biberaj beson në një rrugë më të mirë për qytetarët, miqtë e tij, anëtarët e familjes dhe fqinjët, mbasi ai përfaqëson një zë të freskët, të ri, e të etur për të u angazhuar me të gjitha kapacitetet në proceset qytetare.” .

Paterson tregon se në diskutimet e tij të shumta rreth çështjeve që ndikojnë në këtë pjesë të qytetit, Ken i ka ka shfaqur një pikëpamje pragmatike, realiste të ekonomisë së qytetit, në koherecën që ne jetojmë, e cila thotë ai është unike dhe e rrallë, mbasi Ken sipas tij ka provuar të jetë një njeri me një vizion të madh për të ardhmen e komunitetit të tij dhe cilësinë e tyre të jetës. “Unë jam i ngazëllyer për të mbështes Ken Biberaj për të zënë një vend në Këshillin Bashkiak dhe do të shikojë në vijim për të bërë fushatë me të në javët e ardhshme dhe muajve. ” shprehet Ish Guvernatori i New Yorkut David Paterson,

Kurse, kandidati demokrat për në Këshillin e Bashkisë së qytetit të New Yorkut, Ken Biberaj, thotë në dekleratën e tij për shtyp shpërndar nga stafi i fushatës, se :”Gjatë kësaj fushate, kam kërkuar rregullisht këshilla dhe do të këshillohem me Guvernatorin Paterson në lidhje me çështjet që përballet Zona elektorale në pjesën e qeytetit të New Yorkut – Upper West Side, si pjesë e rëndësishme e qytetit tonë. Është, një nder që të kemë mbështetjen e Ish Guvernatorit të New Yorkut David Paterson në garën time për Këshillin Bashkiak, të qytetit të New Yorkut ” pohon Ken Biberaj teksa shtonë se fushata ime është e përqendruar në sjelljen e një energjie të re dhe një perspektivë të freskët për sfidat me të cilat përballemi dhe do të vazhdojë të punojë shumë për të bërë çdo gjë për banorët e mi që jetojnë në anën perëndimore të Nju Jorkut,Upper West Side. ”
Ken Biberaj – është një kandidat nga partia Demokratike për Këshillin Bashkiak të qytetit të New Yorkut,Zona Elektorale numër 6-të në Upper West Side, në një garë që është hapur për të zënë një vend për herë të parë mbas 12 vjetëve, ku si anëtare aktuale e Këshillit të Bashkisë, është Gale Brewer, e cila ka arritur kufirin e afatit limit- dhe dorzon mandatin e saj.

Ken aktualisht punon si Vice President i lokalit më të njohur në New York Russian Tea Room dhe ka një Master në Politikat Publike nga Shkolla Kennedy në Harvard, si dhe një JD nga Shkolla Juridike në New York. Para se t’i bashkohej firmës të pasurive të patundshme që zotëron Russian Tea Room, ai shërbeu si Drejtor i Kërkimeve në Florida për fushatën presidenciale të John Kerry.

Filed Under: Kronike Tagged With: ken biberaj, merr mbeshtetje, nga ish Guverantori Paterson

Ken Biberaj në dasmë me Presidentin Bill Clinton

May 3, 2013 by dgreca

Los Angeles – California – Presidenti i 42-të, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, William Jefferson Clinton është një nga Presidentët amerikan më i fotografuari i presidentëve të SHBA, me shqiptarët e Amerikës.. Roli i tij në Shtëpinë e Bardhë, gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, gjatë presidencës së tij – e ka bërë Clintonin si njeriun më të dashur dhe më të respektuar, në mesin e shqiptarëve.
Pa marrë parasysh ndjenjat që kanë njerëzit, e tjerë, anembanë botës, për Presidentin e 42-të të SHBA- ai për një arsye jashtëzakonisht të madhe, ka një gëzim të madh kolektiv, për ne Shqiptarët, mbasi Bill Clinton është pa dyshim një hero ose shpëtimtari i shqiptarëve.
Prandaj, nuk është e çuditshme që vazhdimisht, shqiptarët kan shumë dëshirë të bëjnë një fotografi me ish – Presidentin e SHBA, Bill Clinton, dhe t’a shafqin atë në rrjetet sociale të internetit, ose të vendosin korniza në vendet më të dukshme në shtëpinë e tyre, zyrat dhe mejdiset e punës së tyre, fotografin me Bill Clintonin, që të ndajnë kënaqësinë e tyre me të gjithë shqiptarët anëmbanë.
Ken Biberaj – i lindur në Amerikë, nga prindërit Kadire dhe Elez Biberaj me preardhje nga një familje e njohur patriotike e anti-komuniste nga Tropoja e Malësisë së Gjakovës, i cili zyrtarisht ka vendosë kandidaturën e tij për anëtar të Këshillit Bashkiak të Qytetit të Nju Jorkut, ka vendosur në profilin e tij Facebook, fotografitë që janë bërë në një dasmë private në Los Angeles – California më 22 Prill .
Në të njëjtin gëzim dhe kënaqësi që kan përjetuar me dhjetra shqiptarë të tjerë, më parë, në fotografitë e bëra në evenimente të ndryshme, me ish Presidentin Bill Clinton, edhe Ken Biberaj, duket se është i përfshirë në të njëjtat ndjenja dashurie dhe respekti, në takimin me ish -Presidenti i 42-të, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, William Jefferson Clinton në dasmën e Los Angeles – California, ku të dy duket se kan qenë në “krye” të dasmorëve. /Beqir SINA/

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, ken biberaj, me presidentin Klinton, ne dasem

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT