Nga ANGELO PANEBIANCO
Më 1993 shumë mendonin se ishte politikë e përfytyruar. Po bëhet politikë e vërtetë në vitin 2021. N’artikullin e vitit 1993 të botuar në revistën Foreign affairs që parapriu librin e shquar e të diskutueshëm mbi “ndeshjen e qytetërimeve”, politologu amerikan Samuel Huntington hamendësoi një aleancë t’ardhëshme ndërmjet fuqisë në ngjitje kineze dhe forcave më skajore t’Islamit, të lindura nga aktuali “zgjim islamik”. Ndërsa talebanët vazhdojnë përparimin e tyre të papërmbajtshëm ushtarak e janë pak hapa larg nga pushtimi i Kabulit e të gjithë Afganistanit, hamendësia/profeci e Huntingtonit po kthehet në realitet. Është bërë e qartë se Pekini mbështetfitoren e armatosur në Afganistan. Ka arsye të ndryshme e të qëndrueshme gjeopolitike t’a bëjë. Nëse, duke i besuar edhe ndihmës kineze talebanët do t’a fitojnë lojën, atëherë aleanca (në funksion kundër-hindian, veç qëllimeve të tjera) që tashmë ekziston ndërmjet Pakistanit dhe Kinës, do të shndërrohet nënjë trekëndësh Kinë – Pakistan- Afganistan me Kinën, natyrisht, në pozita zotëruese. Në pjesën lindore të kontinentit euro-aziatik mund të hynte atëherë në funksion njëmagnet i madh, në gjëndje të ushtrojë një tërheqje të fuqishme mbi forcat e skajshmërisë islamike, kudo të vendosura. Është natyrisht e mundëshme që kjo ujdi mes kinezëve dhe talebanëve të ruajë një karakter e një përmasë vetëm rajonale. Por është e mundëshme që të jetë prova e përgjithëshme, hershimi i diçkaje shumë më të gjërë, simbas hamëndjes së Huntingtonit. “Parisi e vlen një meshë”: një aleancë e tillë do t’i detyronte forcat islamike të braktisnin në fatin e saj pakicën myslimane të përndjekur nga kinezët, ujgurët e Hsinjangut. Do të flijoheshin n’altarin e një “të mire” më të lartë, duke mos qenë realpolitika një shpikje perëndimore por një element përbërës i politikës në çdo kohë e vënd. Interesi i përbashkët do tëçimentonte aleancën. Kina, duke mbështetur skajshmërinë islamike, mund të ndihmonte forca në gjëndje të dobësonin institucionet e Vendeve, myslimane ose me pakica të fuqishme myslimane në brëndësinë e tyre (nga Kaukazi në Lindjen e Mesme, n’Afrikë), ku ndikimi kinez është i munguar, idobët e i paqëndrueshëm. Skajshmëria islamike do të gëzonte mbështetjen e një fuqie të madhe.Është mirë që perëndimorët, amerikanë dhe evropianë, në këtë pikë të shqetësohen. Sepse nga çështja afgane dhe roli që ka marrë Kina mund të rridhnin një kërcënim e një beleg i përhershëm për Perëndimin. Një aleancë kino-islamike do të dobësonte (apo do të orvatej t’a bënte) lidhjet perëndimore me Vëndet e Azisë, të Lindjes së Mesme e të Afërt. E do të kërcënonte vetëEvropën. E vetmja pasojë pohenike mund të qëndronte në kohë afatmesme, si kundërpeshë, një aleancë ndërmjet Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Por Rusia do të duhej të mbante në fre kundërperëndimorizmin e saj të hershëm e të qëndrueshëm. Parabola politike dhe dështimi përfundimtar i të vetmit udhëheqës, në gjithë historinë e Rusisë bashkëkohore, qëështë orvatur në kohë paqeje të krijonte një aleancë të këtillë, Mihail Gorbaçovit, nuk janë ogurmirë. Ne evropianët mund të shtiremi edhe për pak kohë, se e gjithë kjo nuk ka të bëjë me ne por jemi një shënjestër e dukëshme, jemi të zbuluar e me pak mbrojtje. Nëse talebanët(por ndoshtaështë më mirë të themi “kur”) do t’a marrin Kabulin, jehona propagandistike mbi të pafetë do të jetë shumë e fuqishme, do të pjellë një valë goditëse që do t’arrijë kudo. Terrorizmi do të kthehet tëkërcënojëEvropën. Duhet mbajtur parasysh se rreziku për shoqëritë e lira evropiane nuk varet vetëm nga terrorizmi në vetvete, por edhe nga efektet politike që ai mund të ushqejë. Veprojnë n’Evropë forca skajore, kulturalisht e ideologjikisht të papajtueshme me parimet e një shoqërie të lirë, të cilat në ndryshim nga xhihadistët, nuki drejtohen më dhunës. Do të jetë e lehtë për këto forca, në prani të kërcënimeve terroriste, t’i propozoheshin evropianëve si flamurtarë të “maturisë” duke marrë kështu lëshime e dobira të papajtueshme me rregullat politike e juridike mbi të cilatjanë ngritur ose janë mbajtur deri tani shoqëritë perëndimore. Për atë qëështë i pambuluar kërcënimet janë të shumta e jo të gjitha tëditura menjëherë. Sidoqoftë do tëdilte një Evropë e dobësuar, kulturalisht e politikisht. Ky do t’ishte një lajm i mirë për Pekinin dhe planet e tij rish imperiale, njërregull me rënie e dobi ekonomike e politike, në garën për parësinë ndërkombëtare me Shtetet e Bashkuara. Në çdo rast, aleanca e mundëshmekino-islamike do të vinte në lëvizje një manovër afat mesme, “si darë”: fuqia ekonomike kineze që bashkërendohet për të kënaqur leverditë e ndërsjellta, me fanatizmin fetar. Kur Evropa të zgjohet, nëse do të zgjohet, do t’i kushtojë shumë takime të nivelit të lartëfaktit se çfarë duhet bërë para gjëndjes së re ndërkombëtare. Ndërkaq, ndoshta shumëëngjëllori Joe Biden duhej të na jepte të gjithë neve ndijimin se mund të mbështetemi ende tek Shtetet e Bashkuara. Amerikanët do të plotësojnë tërheqjen e trupave nga Afganistani brënda këtij muaji. Spiunazhi i tyre llogarit që talebanët do të hyjnë në Kabul për rreth tre muaj. Më parë me Trump-in kurdët, tani me Biden-in afganët: në fillim të mikluar, të përdorur, e pastaj të braktisur në fatin e tyre. Një çift i hatashëm. Kush e në ç’pjesë të botës do t’i besojë më premtimeve të amerikanëve? Nuk kuptohet nëse presidenti i Shteteve të Bashkuara mendon me të vërtetë apo jo se është ende leverdia e vëndit të tij të ruajë drejtimin e botës perëndimore, me privilegjet por edhe detyrat që ajo pozitë përmban. Mund të jetë, siç thonë shumë, se tre administratat e fundit, të Obamës, Trump-it e Biden-it, përfaqësojnë, me stile të ndryshëm, madje shumë të ndrysëm, një Amerikë që, jashtë retorikës, tashmë e lodhur në atë rol nuk mundet, nuk din ose nuk dëshiron më t’a ushtrojë. Nëse gjërat qëndrojnë me të vërtetë kështu, ne evropianët do të paguajmë çmimin. Por hesapi së fundi do të jetë i kripur edhe për Amerikën. Po kufizohemi të themi se bota që n’a pret e që përfytyrohet do të jetë sidoqoftë më pak miqësore e mikpritëse për ata institucione, të farkëtuara prej shekujsh n’Evropë, prej të cilëve varet shoqëria e hapur që na ka siguruar mirëqënie e liri. Në tiganin e Trump-it jemi djegur të gjithë nga pak. Shpresojmë të mos duhet të zbulojmë se mbas pak kohe të kemi përfunduar në prush.
“Corriere della Sera”, 11 gusht 2021 Përktheu: Eugjen Merlika