• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Anatomia e BLM nga senatori republikan Ted Cruz Kryetar i Komitetit të Drejtësisë në Senatin Amerikan

August 8, 2020 by dgreca

Klajd Kapinova–

Ata janë anarkistë. Është koha për të pastruar rrugët nga anarkistët. Kryetari “demokrat” i Bashkisë së qytetit Porland në shtetin e Oregon-it, i është bashkuar anarkistëve marksistë të dhunshëm natën, gjatë protestave të tyre. 

Anarksitët socialist komunist, hidhnin vazhdimisht përzierje të djegshme mototovi mbi ndërtesën federale, forcat e rendit të policisë dhe trupat speciale federale, që po mbrojnë objektet federale shtetërore. 

Qeveria dhe Presidenti Donald J. Trump e ndjekin nga afër situatën e renduar nga protestat e dhushme të Antifës dhe BLM, duke këmngulur me vendosmëri për të rivendosur rendin dhe qetësinë në zonat e nxehta.

Banorët e qytetëve, ku, dhuna ka dalë jashtë kontrollit, të zemëruar nga indiferentimi i drejtuesve të majtë “demokratë”, përmes peticioneve masive, kanë kërkuar ndihmë nga shteti, sepse po kërcënohen pronat, shtëpitë, bisneset dhe mbi të gjitha jetën e tyre, të cilat janë në rrezik të madh nga njerëzit e ekzaltuar anarkistë, që po vijojnë të shkatërrojnë qytetin dhe komunitetin në Portland.

Këto ditë krimi në qytetet e mëdha Chicago dhe Portland, është rritur shumë. Në terren janë nisur dhe vendosur mbi 60,000 forca të stërvitura shumë mirë. Në 15 zona apo qytete, ku, drejtojnë krytarët e bashkive të zgjedhur nga Partia “Demokratike” në SHBA, krimi po lulëzon shumë. 

Ata nuk duan të vendosin rregull dhe respektojnë ligjin, në mënyrë që Presidenti Trump të duket keq me vendosjen e rendit dhe qetësisë publike, mbasi “demokratët” mendojnë se strategjia e tokës së djegur, do të jap shansin atyre që të vijë në Shttëpinë e Bardhë kryesocialisti Sleepy Joe Biden, i cili, hapur ka dalë për shkurtimin e fondeve të Policisë në të gjithë SHBA. 

Populli amerikan, ka kohë që e ka kuptuar lojën e socialistëve “demokratë”, të cilët duan të marrin peng policinë dhe përmes saj rendin dhe qetësinë në shumë shtete të SHBA-së, duke krijuar imazhin se polcia është në anën negative të historisë. 

Në fakt është e kundërta, sepse “demokratët” dhe organizatat e tyre anarkiste si Antifa dhe BLM, po bëjnë trazira të dhunshme, të stimuluara edhe nga deklaratat e disa kongresistëve dhe senatorëve socialist, të cilët, asnjëherë nuk kanë denuar dhunën e demostruesve anarkistë marksistë.

Gjatë fundjavës së kaluar në Chicago e cila drejtohet nga “demokratët” janë vrarë 17 afrikano amerikanë, të cilët kanë qëlluar me armë njeri-tjetrin. Midis tyre viktimat janë engjejt apo fëmijët e pafajshëm afrikano amerikane të moshës 10 dhe 11 vjeç. Liderët e organizatës BLM dhe të ashtëquajturit drejtues të komunitetit afrikano amerikanë, që thonë se mbrojnë “liritë dhe të drejtat” e komunitetit të tyre, deri tanë kanë heshtur si gur varri, për vrasjes mes të rinjve afrikano amerikanë në: Chigago, New York, Detroit, Seatle etj. 

Brenda tre muajve të fundit, krimi dhe të shtënat me armë zjarri, dhuna në komunitetin afrikano amerikanë janë rritur 40-50%, duke thyer rekordin e shumë dekadave më parë.

Për fat të mirë, të menjëhershëm kanë qenë reagimet pozitive të qeverisë dhe presidentit Donald J. Trump, të cilët, kanë thënë se do të vijojnë të mbrojnë banorët e pafajshëm të qyteteve dhe jo zyrtarët demokratë, që me vetëdije kanë lejuar këtë gjendje krimi të përkeqsohet, në kurriz të banorëve në Chicago, Detroit, Porland, New York etj. Këto ditë 100 agjentë federalë, të specializuar dhe profesionistë po mbrojnë me perkushtim ndërtesat federale në Porland, që vazhdimisht po sulmohen dhunshëm tesh 60 ditë nga protestuesit e udhëhequr nga anarkistë marksistë të majtë të Antifës dhe BLM. 

Për fat të keq, senatorët dhe kongresistët e majtë “demokratë” kërkojnë publikisht, që të heqin forcën dhe autoritetin e policisë për të vendosur rendin dhe qetësinë publike për të gjithë amerikanët, në zonat ku, ato janë zgjedhur, për ta zëvenesuar atë me miqët e tyre anarkistë.

Në këtë mision anti amerikan dhe anti Kushtetutës, në përkrahje të anarkistëve marksistë janë venë si gjithnjë edhe media e majta globaliste marksiste, të cilat me të drejtë quhen sot si Fake News.

Ata i paraqesin në raportet dhe edicionet e lajmeve të tyre protestuesit anarkistë si “paqësore”, ndërsa ndërhyrjet ligjore të policise, për të rivendosur rendin dhe qetësinë publike si veprime të dhunshme. 

Në shumë shtete dhe qytete amerikane, ku, drejtojnë republikanët rendi dhe qetësia publike është shumë e mire. Aty forcat e rendit të policisë gëzojnë respekt, mbështetje dhe fonde financiare të kënaqshme, për të kryer misionin fisnik në të mirë të komuniteteve, ku, ata jetojnë e veprojnë prej shumë dekadash. Policia dhe komuniteti në këto shtete bashkëvepron me njeri-tjetrin, për të mirën e përbashkët të komunitetit ku ato ndodhen.

Shumica e amerikanëve, habiten kur shohin sesi majorët dhe governorët “demokratë”, të cilëve qytetet u kanë dalë jashtë kontrolli nga demostruesit anarkistë marksistë, nuk i kërkojnë ndihmë Presidentit Trump, për të rivendosur rendin dhe qetësinë publike, në zonat e pushtuara nga anarkistët.

Nga ana e tjetër Sleepy Joe Biden, po radikalizon politikën e tij të majtë, duke kritikuar shpesh policinë dhe dalë hapur në krah të protestuesve të dhunshëm në disa qytete dhe shtete në SHBA. Ai ulet në gjunj përpara tyre, me hipokrizi vetëm për votë. Shumë afrikano amerilanë e kanë braktisur BLM dhe partinë socialiste “demokratike” politike të saj.

Sleepy Joe, me ketë veprim absurd kërkon që të fitoj më shumë pikë, por në fakt patriotët amerikanë e kritikojnë vazhdimisht atë. Sipas disa sondazheve të zhvilluara kohët e fundit, mbështetja për Presidentin Trump dhe Policinë është gjithnjë në nivele të larta. 

Senatori republikan Ted Cruz Kryetar i Komitetit të Drejtësisë në Senatin Amerikan

Disa ditë më parë dhe më saktë më 4 gusht 2020, në Senatin Amerikan, Komiteti i Drejtësisë i udhëhequr nga kryetari i saj senatori republikan Ted Cruz, për 4 orë me radhë zhvilluan diskutimin rreth situatës së rëndë të krijuar në vend nga anarkistët markisistë të majtë në SHBA. 

Senatorët “demokratë” këtu, nuk kritikuan asnjëherë Antifën dhe BLM, për dhunën e ushtruar në Portland, ndaj policisë dhe forcave special federale, që po mbrojnë me heroizëm ndërtesat federale të shtetit. 

Ata si zakonisht, qëndruan edhe kësaj radhe në krah të dhunës së demostruesve “demokratë”, në shtetet, ku, governatorët dhe kryetarët e bashkive janë “demokratë”, duke shokuar në këtë mënyrë opinionin amerikan.

Në diskutimin e tij hyrës, senatori republikan Cruz, dënoi edhe një herë vrasjen brutale të George Floyd nga polici, për të cilin krim ai tani është në hetim. Ai shtoi, se ne kërkojmë drejtësi, për të gjithë amerikanët, pavarësisht nga ngjyra e njerëzve. 

Sikurse shihet nga këto protesta të dhunshme, del se “protestuesit” nuk demostruan në mënyrë paqësore për drejtësi, por me dhunë, djegie të pronave private dhe publike të komunitetit, si dhe dhunë ndaj policëve kudo në SHBA, duke djegur stacionet e policisë, makinat e shërbimit, si dhe vrarë disa prej tyre, shumica e viktimave të të cilave i përkasin komunitetit afrikano amerikanë.

Qysh nga fillimi i muajit qershor dhe deri tani propestuesit e dhunshëm anarkistë markistë, kanë plagosur dhe lënduar mbi 700 forca të rendit në të gjithë SHBA. Ata kanë vrarë policin afrikano amerikan David Door, një polic veteran, që ka shërbyer për disa dekada në Saint Louis.

Sikur të mjaftohen me kaq, në qytetin Minneapolis, protestuesit anarkistë marksistë, kanë djegur 400 bisnese, ku, shunica e tyre i përkasin pronarëve me ngjyrë afrikano amerikanë.

Sipas raportëve federale, dëmi i tyre është lloogaritur në 500,000.000 dolarrë. Në Philadephia, janë djegur shumë makina të stacioneve të Policisë së shtetit, kurse në Seatle, shteti i Washington-it, demostruesit anarkistë marksistë, kanë dëmtuar mbi 100 ndërtesa të qytetit, ku, janë vrarë 4 vetë nga anarkistët, të cilët krijuan të ashtquajturën zonë të pavarur të tyre. Për fat të mire, forcat federale dhe policia e shtetit ndërhyri dhe ëndrra në beze e anarkistëve u shua shumë shpejt.

Protestat e anarkistëve marksistë janë mirëfilli me pamje raciste, duke shkatërruar statujat dhe bisneset e komunitetit të pakicës në të gjithë SHBA.

Të gjithe republikanët në Senat, gjatë diskutimeve të tyre, arritën në mendimin e përbashkët, se protestuesit paqësorë duhen mbrojtur sipas ligjeve të Kushtetutës Amerikanë, kurse protestuesit e dhunshëm duhen ndalur, sepse sjellin dëme të komunitetit tonë.

Protestuesit anarkistë marksistë, në cdo protestë të tyre, kanë hedhur mjete të forta, përzierje të djeghme kimikale ose sikurse njihen si koktej molotivi me flakë. 

Kjo nuk është e drejta, që jep Kushtetuta Amerikane, për liritë dhe të drejtat e njeriut. Ky është një terrorizëm i pastër, ndaj qytetarëve dhe pronave të tyre të pafajshme. Sikurse shihet, shumë lehtë, del se këto protesta të dhunshme në shkallë kombëtare, nuk janë të rastësishme (spontane), por ato janë të mirëorganizuara nga ekstremistët anarkistë.

Ata gjithnjë e më shumë po sulmojnë ndërtesat federale shtetërore amerikane, pronat private dhe jetët e amerikanëve të pafajshëm paqësor. Protestuesit, po përdorin rreze lazer, për të verbuar sytë e forcave të policisë dhe forcave speciale, që po mbrojnë me perkushtim dhe heroizëm ndërtesat federale shtetërore. 

Ata po hedhin bomba artizanale, fishekzjarre, shishe me flakë mbi ndëtesat federale, që janë zyrat e Gjykatës Federale të Porlandit.

Liderët kryesorë të anarkistëve marksistë të Antifës dhe BLM e kanë thënë disa herë publiksiht në media, se ata “do të djegin qytetin pjesë-pjesë.” Ata po i tregojnë popullit amerikan, se kush janë në të vertetë BLM. Anarkistët po kërkojnë për të shkatërruar kudo policinë dhe duan të marrin kontrollin e stacioneve të policisë në qytetet e ndryshme. Kjo idiotësi, nuk ka për të ndodhur kurrë.

Senatori republikan Ted Cruz, tha se të 100 senatorët e Senatit, duhet të jenë të bashkuar, kundër dhunës së anarkistëve. Ne, duhet të jemi në krah të Policisë, vazhdoi

Drejtuesit “demokratë” të disa shteteve si gorvernatorë dhe kryetar bashkie, kanë nxjerrë ligje lokale, që i demoralizojnë forcat e rendit të kryejnë detyrën dhe zbatojnë ligjin kushtetues, për mbrojtje të rendit dhe qetësisë publike kudo dhe për kedo.

Mirëpo, sipas ligjeve amerikane, qytetarët si taksapagues të forcave të rendit, (që bëjnë detyrën e tyre), duhet të hedhin në gjyq organet dhe zyrtarët e lartë të pushtetit lokal dhe qendror, pra kryetarët e bashkive dhe governatorët, të cilët me ligje dhe shkurtimin e fondeve ndaj policisë të shteteve të tyre, po pengojnë policët heronj të bëjne detyrën, mbasi shtetasit amerikanë janë taksapaguesit e policëve dhe jo pushtetarët lokal dhe qendror të shtetit, ku, po ndodhin trazirat e dhunshme nga organizatat anarkiste marksiste.

Është detyrë dhe e drejtë e çdo qytetari amerikanë, që të denoncojë në gjykatë padrejtësinë absurde, që po i bëhen policëve në SHBA nga drejtuesit socialistë, në shtetet ku drejtojnë e ashtëquajtura partia “demokratike”. 

Nga aktete dhunshme, janë plagosur 277 oficerë federalë nga demostruesit “paqësor” të Antifës dhe BLM.

Dy përfaqsues të Departamentit të Drejtësisë dhe Sigurisë Kombëtare të SHBA, përkatësisht Erin Nealy Cox dhe Ten Guccinell, deshmuan para Komitetit të Drejtësisë në Senatin Amerikan, ku, sollën fakte tronditëse, të akteve barbare të dhunshme të demostruesve anarkistë marksistë.

Për 60 ditë, që është ushtruar dhunë e tmerrshme, ndaj forcave policore dhe objekteve federale, janë arrestuar 60 demostrues anarkistë, para ndërtesës federale të gjykatës në Portland. Aktet e tyre barbare, janë nën vëzhgim të vijueshëm nga forcat ë specializuara federale dhe të policisë, të cilët shumë shpejt do të lëshojnë urdhër arresti për të gjithë keqbërësit e dhunshëm gjatë proetstave.

Ajo që po trondit sot opinionin amerikan, është se disa nga figurat e larta të Partisë “Demokratike” në Kongres dhe Senat, janë në mbrojtje sistematike të demostruesve “paqësorë” dhe kundër policisë, që mbron popullin amerikan nga keqbërësit e përditshëm.

Kryetarja Socialiste e Dhomës së Perfaqsuesve në Kongresin Amerikan Nensi Pelosi nga California e krahason policinë e shtetit të SHBA me Gestapo-n e kohës së dhunshme të Gjermanisë naziste të Adolf Hitlerit.

BLM, ka në programin e saj kryesorë: Mosfinancimin e Policisë (Defunding Police) dhe Shfuqizimin e Policisë (Abolish Police), në të gjithë komunitetet amerikane në SHBA. Këtë gjë ata nuk e fshehin, por e thonë hapur në websitin e tyre.

Nga viti 1979, janë bërë gjithsej 900 protesta me motive të ndryshme në shumë shtete të SHBA dhe asnjëra prej tyre nuk ka qenë sikurse janë sot protestat e dhunshme në Portland, para ndërtesës federale.

Tre senatorë “demokratë” në Senat, që ndodheshin aty, gjatë dëshmisë më 4 gusht 2020, para Komitetit të Drejtësisë, thanë se në Porland po përdoret policia sekrete, gjë që u hodh poshtë nga përfaqsuesi i Sigurisë Kombëtare Ten Cuccinell-i, i cili, solli prova me foto, dukeshin kjartë uniformat e agjencive të ndryshme të policisë së shtetit, ku, të gjithë janë të identifikuar nga kushdo. 

Frymëzimet marksiste komuniste të BLM

Emri i lëvizjës Black Lives Matter (BLM), është i veçantë ndaj pjesës tjetër të popullsisë së SHBA. Këtu, nuk ka grupe apo lëvizje, sipas origjinës së nacionaliteteve, racave apo ngjyrës së tyre etj., sepse të gjithë janë të barabartë para ligjit brenda këtij shteti. 

BLM, u themelua në vitin 2013 nga tre vajza marksiste, të deklaruara publikisht si të tilla. Themeluesja e saj, thotë se është përgatitur ideologjikisht si marksiste, duke lexuar librat e Marksit, Englesit, Leninit, Stalinit dhe diktatorit kinez Mao Ce Dunit. 

Të shkretës theneluese, i kanë shpëtuar pa lexuar në anglisht “veprat madhore” të diktatorit komunist antishqiptar, turkoshakut Dullë, që sundoi në Shqipëri gjatë vitëve të zeza 1944-1985. 

Tre komunistet afrikano amerikane janë inspiruar edhe nga afrikano amerikanet me ngjyrë, si: Angela Devis, e cila ishte nominuar gjatë viteve 1980-1984 si zv/Presidente e Partisë Komuniste të SHBA-së. 

Liderët e BLM, janë frymëzuar dhe ecin nën shembullin e komunistes dhe lideres së Partisë Panteri i Zi, vrasëses Assata Shakur (me emrin e saj të mëparshëm Joanne Chesimard, gjatë vitëve 1960) e dënuar me burg, për vrasjen në muajin maj të vitit 1973 të Werner Foerster, një oficer policie dhe një pasagjeri tjetër në makinë. Oficeri Foerster ishte 34 vjeç në kohën e vdekjes së tij dhe la pas gruan dhe një djalë të ri.

Ajo ende mbas 40 vitëve është #1 më e kërkuara nga FBI, mbasi jeton si azilante prej vitit 1979 në Kubën e Raul Castros, vëllait i tij diktatori kubanez Fidel Castro, që i dha asaj azil. Shakur u dënua për vrasje të shkallës së parë me burgim të përjetshëm.

Agjenti i Përgjithshëm i FBI-së, Greg Ehrie e quajti kapjen e Assata Shakur një “përparësi kryesore“.

Komunistja Susan Lisa Rosenberg admirohet nga BLM

Susan Lisa Rosenberg (l955) nga fundi i viteve 1970 deri në mesin e viteve 1980, Rosenberg ishte aktiv në terrorizmin e majtë revolucionar Organizata Komuniste e 19 majit (“M19CO”), e cila sipas një raporti bashkëkohor të FBI “haptazi kërkonte rrëzimin e Qeverisë së SHBA përmes luftës së armatosur dhe përdorimin e dhunës“. 

M19CO siguroi mbështetje për një pjesë të Ushtrisë Clirimtare të Zezë, përfshirë grabitjet e kamionëve të blinduar, dhe më vonë u angazhuan në hedhjen e bombave të ndërtesave qeveritare.

Ajo ishte kërkuar gjithashtu si bashkëpunëtore në arratisjen në burg të 1979 të Assata Shakur dhe në grabitjen e Brink të vitit 1981, që rezultoi në vdekjen e dy policëve dhe një roje, megjithëse ajo kurrë nuk ishte akuzuar në asnjë rast.

Ajo u arrestuar për posedim të eksplozivëve në nëntor 1984, e u dënua nga një juri në mars 1985, ku, iu dha një dënim me 58 vjet heqje lirie. 

Ajo kaloi 16 vjet në burg, gjatë së cilës u bë poete, autore dhe aktiviste e SIDA-s. Dënimi i saj u ndryshua në kohën e Presidentit “democrat” Bill Clinton më 20 janar të vitit 2001, në ditën e tij të fundit në detyrë. 

 Zbritja e dënimit prodhoi një valë kritikash nga policia dhe zyrtarët e zgjedhur të New York.

Pas lëshimit të saj, Rosenberg u bë drejtore e komunikimit për Shërbimin Botëror Hebre Amerikan, një organizatë ndërkombëtare për zhvillim dhe të drejta të njeriut, me qendër në New York City. 

Që nga viti 2020, Rosenberg shërben si Nënkryetar i Bordit të Drejtorëve të Mijëra Rrymave, një fondacion jofitimprurës që sponsorizon mbledhjen e fondeve dhe bën punë administrative për Rrjetin Global të Lives Matter Global, midis klientëve të tjerë. (US Department of Justice National Institute of Justice: FBI Analysis of Terrorist incidents and Terrorist related activities in the United States (1984) https://ww.ncjrs.gov/pdffiles1/Digitization/120257NCJRS.pdf (1.Rosenau, William (April 3, 2020). “The Dark History of America’s First Female Terrorist Group”. 2. Raab, Selwyn (1984-12-01, 3.“Clinton Pardon’s List”. The Washington Post. Associated Press. January 20, 2001. Retrieved July 23, 2017.)

Website i BLM, hapur dhe pa dorashka të tregon gjithcka që bën dhe do të bëj edhe në të ardhmen organizata marksiste me ngjyrë.

Prej kohësh BLM, ka një histori konkrete të antisemitizmit kundër ebrejve dhe shtetit të Izraelit. Ata e quajnë Izraelin si shtet i apartejdit dhe i gjenocidit. 

Marksistja dhe zv/Presidentja e Partisë Komuniste Amerikane Angela Devis e pyetur shumë kohë më pare, gjatë një vizite në ish Bashikim Sovjetik, u tha liderve bolshevik, për ebrejt e burgosur politikë antikomunistë, se: “Ebrejtë, duhet të qëndrojnë në burg, sepse të gjithë janë fashistë dhe kundërshtarë të socializmit.”

Amazon Microsof Gatorade janë sponsorizuesit kryesorë të BLM

Grupi BLM, në faqen e internetit të saj, ka një link të saj, ku, hapur thuhet: “Bojkoto Kapitalistët e Bardhë”. Kështu në vitin 2017, website u rekomandonte antarëve të saj dhe Antifës të mos shpenzojnë dollarë, për kapitalistët e bardhë. 

Lajmi i ri, që po habit kohët e fundit opinionin amerikanë, është fakti se kanë dalë në dritë faktet e reja, që tregojnë se janë pikërisht njerëzit e pasur të bardhë, që BLM i urrejnë, të cilët rregullisht dhurojnë miliona dollarë për lëvizjen me ngjyrë.

Kjo taktikë e BLM, është e njëjtë me palestinezët sot të Hamasit, dhe shtetin e mullave të Iranit (të cilëve administrate Obama-Biden u dhuroi 1.8 bilion dollarë), gjatë kohës së presidencës së Presidentit Barok Hysen Obama dhe Sleepy Joe Biden si zv/President i SHBA, i dhuronin nga viti 2008-2016 mbi 300,000.000 dollarë shtetit të Palestinës. 

Pra, me 2.1 bilion dollarë gjithsej, me të cilat Obama & Biden, i dhuroi palestinezëve antiamerikanë, administrate e tyre, mund të kishin hapur miliona vende të reja pune për komunitetin e papunë afrikano amerikanë. 

Në shenj mirënjohje dhe respekti, qytetarët e palestinezë, shpesh delnin para kamerave ndërkombëtare, duke djegur flamurin amerikan dhe mbajtur në duar parudhën e zakonshme të tyre: “Death to America” 

Le të flasim me gjuhën e fakteve historike, të dokumentuara, sipas Public Raport, që tregon se BLM Groups marrin cdo muaj qindra milionë dollarë nga njerëzit e bardhë dhe vazhdojnë t’i shajnë dhe kritikojnë të bardhët për privilegje. 

Sipas Public Raport, shkruhet se kompania amerikane DoorDash, që ka në zotërim bisneset e restoranteve dhuron për BLM Groups $400,000, UMESA SL Company $50,000, Amazon $10,000.000, Gatorade kompani e pijeve sportive $500,000, Nabisco Cookies Company $500,000, sërisht Gatorade $500,000 (gjithsej $1,000.000), Dropbox Company $500,000 etj.

Përqindjen më të madhe të donacioneve e përbëjnë njerëzit e pasur të bardhë, të cilët njihen publikisht jo vetëm në SHBA, por në të gjithë botën për pasuritë e tyre marramendse. 

Kështu Jeff Bezos si themeluesi i kompanisë Amazon (1994) dhe si njeriu më i pasur në botë, është i bardhë, i cili, dhuron $10,000.000 për njerëzit me ngjyrë BLM, sikurse edhe Bill Gates si themeluesi i Microsof (1975), i cili dhuron $250,000, për BLM dhe është ssrisht njeri i bardhë. 

BLM, në programin e saj në internet, shkruan se BLM dhe Antifa, duhet t’i bojkotojnë të gjithë koorporatat e fuqishme amerikane, sepse pronarët e tyre janë të bardhë. 

Ka ardhur koha që Qeveria Amerikane, tu dërgoj sa më shpejt faturën BLM, për shkatërimet publike dhe private, djegien, vjedhjen e dyqanëve dhe supermarketeve, rrëzimin e statujave historike, djegien e stacioneve të policisë, djegien e bisneseve, vrasjen e policëve afrikano amerikane dhe të njerzve të bardhë dhe komuniteteve te tjera.

Antifa e BLM perdorin stampen PRESS

Ajo që po habit popullin amerikan, është fakti se protestuesit anarkistë marksistë, të veshur me uniformë të zezë, identifikohen si antarë të agjencive apo gazetave të lajmeve, duke shkruar para dhe mbrapa stampën “Press”. 

Ata qëndrojnë gjatë gjithë protestave të dhunshme në rreshtin e parë të protestuesve dhe në mes të tyre. Kur ata kapen nga policia me presh në dorë thonë se janë antarë të “Press-it”, duke mashtruar hapur. 

Disa prej “press-it”, janë të filmuar duke hedhur lëndë djegëse mbi ndërtesat federale, policinë dhe oficerët apo forcat speciale federale. Kur ata arrestohen për dhunë, atëherë senatorët dhe kongresistët “demokratë” gënjejnë, para mediave se po ushtrohet “dhunë” ndaj “mediave” dhe shtypit të lirë.

Askush me media nuk permend faktin historik, se në Teksas, në vitin 2016 një antar i BLM vrau brenda në gjyq 5 oficerë policie. 

Protestuesit po përdorin një taktikë të re dhune, duke futur në perdorim lazerin komercial, që e blejnë në faqen e internetit amazon. Kjo është një armë e rrezikshme, që po përdoret nga demostruesit në Portland. Rreze lazër, kur drejtohet në objekt cliron nxehtësi brenda disa sekondave. Protestuesit e përdoren këtë armë ndaj policëve.

Ndërsa qytetari amerikan Andrew Ngo, që është viktimë e Antifës, dëshmon me fakte para Senatit Amerikan, më 4 gusht 2020, ku, ndër të tjera ai tregoi me hollësi sulmet ekstreme fizike, që i janë bërë atij nga antarët ekstremistë terroristë marksistë të Antifës, që veprojnë në SHBA.

Sulmet e Antifës, janë sot shumë të sofistikuara, thotë njohësi shumë i mirë i Antifës eksperti i antiterrorizmit Kyle Shideler drejtor dhe analist i lartë për Sigurinë e Brendshme dhe Antiterrorizmin në Qendrën për Politikën e Sigurisë. 

Ai është specializuar në grupet islamike, që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, pasi kanë kaluar mbi një dekade, duke studiuar dhe shkruar për historinë, doktrinën dhe ndikimin e tyre. 

Kyle Shideler, ka shkruar librin: “The American Mind”, i cili, është pritur shumë mirë nga kritika dhe specialistët e antikrimit në SHBA.

Në vitin 2019, Antifa organizoi protesta të dhunshme në SHBA. Për më tepër, në website e saj ajo publikisht u tregon atarëve të saj sesi të organizohen, të veprojnë, të ruajnë komunikimin mes tyre etj. Ata shpërndajnë në mënyrë sistematike propagandë marksiste, ku, dhuna është rrjeti kryesor për të marrë pushtetin politik etj. 

Në një artikull me titull: “Historia e errët e krahut të zbatimit radikal të së majtës”, autori Kyle Shideler, tregon mbi trazirat civile në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ku, Presidenti Trump deklaroi se synon të caktojë Antifa si një grup terrorist.

Antifa sipas profesori të drejtesisë Turley Jonathan

Profesori i shquar i drejtësisë Jonathan Turley, paralajmëroi Kongresin të martën më 4 gusht 2020 në Senat, se Lëvizja Antifa, është një kërcënim për fjalën e lirë dhe është “fituese”, në kryqëzatën e saj, për të heshtur kundërshtarët.

Prof. Turley, i cili jep mësim në Universitetin George Washington, tha se llojet e betejave që luajnë tani në rrugët e qytetit nuk janë asgjë e re, për kolegjet apo universitetet.

“Shumë prej nesh në kampe kanë vite që merren me Antifën, dhe Antifa po fiton,” paralajmëroi ai Komitetin e Drejtësisë të Senatit. “Unë kam dhënë mësim për 30 vjet; Unë kurrë nuk kam parë nivelin e frikës dhe frikësimit në kampe që shohim sot.”

Ai tha se dhuna duhet të dënohet dhe se Antifa është pjesë e kësaj.

Republikanët, thanë se protestat e anarkistëve marksistë, janë pjesë e elementeve të dhunshëm, që kanë sulmuar autoritetet federale në Portland, Oregon, kurse “demokratët” kundërshtojnë, duke thënë se janë oficerët federalë ata që po nxisin dhunën me praninë e tyre.

Filed Under: Analiza Tagged With: Anatomia e BLM nga senatori republikan Ted Cruz, Klajd Kapinova

George Floyd nuk është dëshmori im…

June 17, 2020 by dgreca

 “Candace Owens, ka një ndikim të madh në politikë në vendin tonë. Ajo përfaqëson një grup gjithnjë e në rritje të mendimtarëve shumë të zgjuar dhe është e mrekullueshme të shikosh dhe dëgjosh dialogun që po vazhdon kaq e mirë për vendin tonë!” – Donald J. Trump, President i SHBA/

Shkruan: Klajd Kapinova/New york/

Kush është vajza e zgjuar dhe kurajoze afrikano amerikane Candace Owens?

“Unë e dua mënyrën si mendon Candace Owens.” – Kanye West

Vajza elegante dhe simpatike Candace Amber Owens Farmer, ka lindur më 29 prill 1989. Ajo sot është një komentatore dhe aktiviste politike konservatore amerikane e prefetuar nga shumë media serioze dhe prestigjioze.

Owensdhe disa shoqe të tjera conservative me ngjyre, janë të vetmet burime shprese, të cilat po mundohen të ndergjegjësojnë komunitetin afrikano amerikanë, që të shkëputet nga mentaliteti i skllaverisëapo “prangat” politike brenda Partisë së Majtë Demokratike Amerikane, të cilat i përdorin ato vetëm për vota.

Qysh në fillim të aktivitetit të saj publik në media, 31-vjeçarja tërheqëse Owensështë e njohur për aktivizmin e saj për çështjen e Black Lives Matter (BLM) dhePartisë Demokratike.

Duke qëndruar në fillim brenda e pranë BLM dhe PD-së, ajo ka parë nga afër se pikërisht janë këto dy organizata të mëdha kryesore shkaku esencial i prapambetjes, mosecjes dhe mosintegrimit të komunitetit të saj afrikano ameirkanë.

Më pak se 13% e popullisë apo numërit të përgjithshëm që zë në shkallë federalekomuniteti afrikano amerikanë tradicionalisht për shumë dekada,ato kanë mbetur pjesë e lojës peng e politikanëve të lartë të Kongresit dhe Senatit Amerikanë, të cilët sëbashku me liderët e të drejtave të njeriut brenda komunitetit tëtyre, i përdorin sa për t’i marrë votën dhe pastaji harrojnë…

Hipokrizia brenda komunitetit afrikano amerikanë nuk ka të sosur. Kshtu edhe pse Joe Biden kandidat pothuajse zyrtar i PD për garën presidenciale të nëntorit 2020, bën çdo herë gafa dhe lëshon fyrje ndaj komunitetit me ngjyrë, “liderët” me ngjyrë, bëjnë gjithnjë syrin çorr dhe veshët shurdhër.

“Demokratët” në SHBA, nuk duan t’ia dijnë se si jetojnë afrikano amerikanët, papunësinë e tyre etj., sepse qëllimi kryesor i tyre është përdorimi i Kartës Raciale kundër të bardhëve për t’i bërë ata që si robot të rrisin numërin e votuesve në dobi të PD.

Populli amerikanë nuk është naiv, sa të mos kuptoj atë që po ndodh sot.

Socialistët dhe komunistët amerikanë në Kongres dhe Senat nuk kritikojnë “demostratat” e dhunshme që po përdorin veglat e tyre në terren Antifa dhe BLM, por vazhdojnë të përdorin kartën e racizmit, për të mbajtur të ndezur pa asnjë shkak valën e zemërimit kundër Presidentit Donald J. Trump dhe komunitetit të madh të bardhë në SHBA.

Gjatë kohës së administratës të presidentit demokrat Obama, papunësia, kriminaliteti, varfëria, etj., ishin dhe mbetën nga 2008-2016 në nivele shumë të larta.

Edhe pse e dijnë shkakun dhe pasojën e prapambetjes dhe braktisjes së tyre nga liberalët “demokratë” afrikano amerikanët asnjëherë nuk dolën në rrugë kundër Presidentit Obama, të cilin vetë e kishin votuar dhe rivotuar për dy mandate.

Analistja kritike bashkëkohore Candace Owens, ka përdorur gjithnjë mediat dhe origjinën e saj, për të ndërgjegjësuar pa reshtur komunitetin afrikano ameirkanë, qëështë braktisur prej kohësh nga senatorët, kongresmenët dhe liderët afrikano amerikanë ultra të majtë.

Kështu e mirëshkolluara Owens,ka shfrytëzuar pozitën e saj në qarqet konservatore republikane amerikane, për promovuar dhe ndihmuar komunitetin e saj afrikano amerikanë.

Media këtu në SHBA, që më shumë jep opinione se infomacione, asnjëherë nuk e vë në dukje këtë meritë plot vlerë të vajzës së talentuar me ngjyre.

Ajo ka punuar për grupin konservativ Turning Point USA nga viti 2017-2019 si drejtore e komunikimit të tyre.

Jeta si zëi fuqishëm për afrikano amerikanët

“E majta amerikane shkatërron gjithçka, përmes kësaj ideologjie kulturore marksiste.” – Candace Owens

Vajza elegante dhe simpatike Candace Owensu rrit në Stamford, Connecticut (jo shumë larg shtetit metropolitan New York) nga gjyshërit, pasi prindërit e saj u divorcuan. Ajo thotë se gjyshi i babait të saj Robert Owens ka lindur në Karolinën e Veriut. Ajo është e diplomuar në shkollën e mesme të Stamfordit.

Jeta e saj nuk ka qenë e lehtë, por ka kaluar shumë peripeci. Kështu në vitin 2007, në shkollë të mesme Owens mori tre mesazhe zëri me kërcënim për vdekje.

Joshua Starr, mbikëqyrësi i shkollave të qytetit, dëgjoi mesazhet e postës zanore dhe tha se ato ishin “të tmerrshme”.

Nga ana e tjetër, familja e Owens paditi Bordin e Edukimit në Stamford në gjykatën federale, duke pretenduar se qyteti nuk i mbrojti të drejtat e saj, ku, ajo u dëmshpërblye në janar të vitit 2008 me një shumë prej 37.500 dollarë.

Vajza ambicioze për të përfunduar studimet e larta, shprehu interesimin duke shtuar edhe më shumë etjen për dije dhe kulturë bashkëkohore universitare.

Owens, ndoqi një diplomë universitare në gazetari në Universitetin e Rhode Island. Ajo u largua pa e përfunduar, për shkak të një problemi me kredinë e saj studentore.

Më pas, ajo punoi si praktikante për revistën Vogue në New York. Në vitin 2012, Owens mori një punë si asistente administrative për një firmë të kapitalit privat në Manhattan, NY, ku, arriti të bëhet nënkryetare e administratës.

Deri në vitin 2017, Owens ishte bërë e njohur në qarqet konservatore për komentet e saj pro Trump, dhe për kritikimin e retorikës liberale, në lidhje me racizmin strukturor, pabarazinë sistematike dhe politikën e personalitetit.

Në vitin 2017, ajo filloi të postoj video me temë politike në YouTube dhe në shtator filloi nëRed Pill Black, një faqe interneti, ku, paraqistenjë risi për konservatorizmin me ngjyre në Shtetet e Bashkuara.

Intelektualja e re e talentuar konservatore Candace Owens, është shfaqur si bashkëpunëtore e rregullt me opinionet e saja të veçanta në shumë faqe internet, radio dhe show televizive, e mëshumë në kanalin prestigjioz Fox News etj.

Në tetor 2018, Owens dhe fushata presidenciale e Donald J. Trump filluan Lëvizjen Blexit, një fushatë e mediave sociale, për të inkurajuar afrikano amerikanët të braktisin PD dhe të regjistrohen si republikanë.

Termi Blexit do të thotëqë afrikano amerikanët të dalin nga PD e Obamës, Hilarit, Pelosit, Biden, Nadler, Schummer, etj. Lëvizja e re, ndjek me sukses shembullin e Brexitin dyfjalësh i përdorur për të përshkruar tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

Në fillimet e saj publike në vitin 2015 Candace Owensështë shprehur se ajo nuk kishte asnjë interes në politikë. Ajo më parë ishte e identifikuar si liberale.

Në vitin 2017, ajo filloi ta përshkruaj veten si një mbështetëse konservatore e Presidentit Trump. Në tetor 2018 pranoi publikisht se asnjëherë nuk kishte votuar dhe se tani me kënaqsi ishte regjistruar republikane.

Tek Candace Owens një ndikim apo inspirim të fuqishëm kanë qenë veprat e Ann Coulter, kirurgut të famshëm dr. Ben Carson (sot pjesëtar i kabinetit në administratën e Presidentit Trump), i cili, arriti me sukses në saj të një operacioni të gjatë, ku, ndau trurin e dy binjakëve të lindur me tru të lidhur me njera tjetrën dhe Thomas Sowell etj.

Owens: Black Lives Matter ka mentalitetin e viktimës

Aktivisja për integrimin e komunitetit afrikano amerikane Candace Owensnë media dhe në opinionin publikështë e njohur për kritikën e saj ndaj lëvizjes Black Lives Matter dhe i ka përshkruar protestuesit e BLM si “një bandë e të vegjëlve të shtypur për vëmendje“. 

Ajo argumenton, se një pjesë e pa integruar në jetën amerikane e afrikano amerikanëve kanë një “mentalitetin e viktimës“, ku, PDi përdor ato thjeshtë për vota, si një burim mirë plantacioni.

Për më tej Owens shton se e majta socialiste amerikane,i trajton njerëzit me ngjyrë të varur nga qeveria dhe se ato janë në garë për të votuar për demokratët.

Ajo tregon se dhuna e policisë ndaj njerëzve me mgjyrë, nuk ka të bëjë me racizmin, dhe i referohej vrasjeve policore të njerëzve me ngjyrë si një çështje e parëndësishme për afrikano amerikanët.

Owens e kundërshton abordin dhe e ka karakterizuar atëme përqindje të lartë nëkomunitetin e saj,si një mjet për “shfarosjen” e foshnjave me ngjyrë.

Zonja Candace, është kritike ndaj feminizmit. Owens e përshkroi lëvizjen #MeToo si një lëvizje ndërkombëtare kundër ngacmimit seksual. Kjo lëvizje në ditët tona, është e tejpolitizuar dhe përdoret në mënyrëhipokrite të njëanshme nga demokratët.

Ato përdorin dy standarte, sa që shpesh amerikanët mbesin të zhgënjyer. Kur ka raste negative të abuzimeve seksuale nga figura të larta të PD, media e majtë dhe globaliste i mbulon ato mjeshtërisht me heshtje dhe nuk do që të flitet për këto histori.

Sipas zonjës Candace: “Amerikanët me ngjyrë po përkeqësohen më shumë sot nga ekonomia sesa ne po bënin në vitet 1950 nën Jim Crow“, duke shtuar, se: “Ne kemi votuar vetëm për një parti (demokratike), qysh nga ajo kohë.”

Ajo me të drejtë ka nenvizuar, se përmirësimet ekonomike, gjatë tre vitëve të fundit 2017-2020, për afrikano amerikanët, kanë ardhur në rritje,vetëm në saj të politikave të sukseshme të bisnesmenit largpamës Presidentit Trump, i cili, e ka ulur papunësinë për komunitetin me ngjyrë në shifrarecord, në të gjithë historinë e SHBA.

Dhe për këtë anëpozitive për komunitetin me ngjyrë, liderët, senatorët, kongresmenët, politikanët qendror dhe local, VIP, njerëzit e artit dhe kulturës në Hollywood e gjetkë,asnjëherë nuk e kanë vlerësuar e falenderuar Presidentin Donald J. Trump, për uljen e papunësisë, largimin nga asistenca sociale etj.

Nga ana e tjetër ish senatori i shtetit të Ilinois dhe më pas ish Presidenti Barok Hysen Obama, i cili vjen nga komuniteti afrikano amerikanë nuk ka bërë asgjë për punësimin, uljen e kriminalitetit etj., të cilat sipas shifrave federale zyrtare kanë pasur shkallën më të lartë gjatë 8 vjetëve (2008-2016) të presidencës së tij së bashku me zv/Presidentin Joe Biden, i cili, për cudi të amerikanëve kërkon tërihyjë në Shtëpinë e Bardhë tashmë si president i SHBA.

Kështu vetëm më Chicago ish zona elektorale e senatorit dhe mëvonë ish Presidentit Obama, vrasjet janë shumë shqetsuese midis njerëzve me ngjyrë, ku, vritën çdo vit afërsisht 365 vetë, duke qenëshkalla e krimit në nivelin më të lartë në të gjithë SHBA.

Për këtëtemëdelikate dhe prekëse të komunitetit të saj, ka folur e flet shpesh në media konservatorja me ngjyrë Candace Owens dhe asnjëherëObama, Biden, Hilary, Pelosi, Nadler, Schiff, Schummer etj., dhe të ashtëquajturit apo vetëquajturit “liderët” e komunitetit afrikano amerikanë në Chicago dhe në gjithë SHBA.

Mbajtja me leje e armëve për vetëmbrojtje,është një e drejtëë sanksionuar në Kushtetutën e SHBA. Këtë të privilegj themelore të njeriut e ka shfrytëzuar edhe Candace Owens, e cila tashmë është një anëtare e regjistruar e Shoqatës Kombëtare të Pushkëve (NRA).

Owens mori 100.000.000 shikime për një jave

Video në Facebook e aktivistes konservative afrikano amerikane Candace Owens me titull: “George Floyd nuk është dëshmori im. Ai mund të jetë i juaji.”(“George Floyd is Not My Martyr. He May Be Yours”), ka patur këto ditë mbi 100.000.000 klikime vetem brenda një jave.

Të trembur nga e vërteta, kompanitë e majta globaliste mediatike dhe rrjetet sociale me prirje te theksuara të majta si: Youtube, Twiter, Facebook, Google, Yahoo, AOL etj., dhe disa kompani sponsorizuese të saj, menjëherë filluan censurendhe bllokimin e fondeve (sponsorizimin) për Fjalën e Lirëdhe të Vërtetat e Faktuara, që ajo rreshtoi hapur me kurajo dhe plot emocione para opinionit amerikanë.

Video e vetëregjistruar ka 18 minuta. Ajo është shumëzuar në progression gjeometrik në shumë edicione lajmësh, show, intervista, opinione, rrjetet sociale, website, senator, kongresistë, VIP etj., gazetat dhe revistat këtu në SHBA dhe vende të ndryshme të botës.

Kjo është video, që ka bërë xhiron e botës, për një kohë shumë të shkurtër. Candace Owens, me opinionin e saj ka lënë pa mend shumë liderë afrikano amerikanë, dukë i vënë para përgjegjësisë, për gjendjen jo të këndshme ku ndodhet sot komuniteti i saj.

Ajo ka marrë përgëzime nga miliona të rinj amerikanë, shumica e të cilëve i përkasin komnitetit me ngjyrë, të cilët kanë postuar mbështetjen e tyre në media dhe rrjetet sociale.

Candace Owens, ka mbi 2.5 milion ndjekës në Facebook, ku, mesatarisht mbi 10.000 mbeshtetës i shtohen asaj në SHBA dhe nga e gjithë bota, mbas opinionit të saj mbi historinë e vertëtë mbi të kaluarën afrikano amerikanit George Floyd, të vrarënë mënyrëtragjike nga një grup policësh.

Oficerët që po hetohen nga FBI, për vrasjen e njeriut me ngjyrë në rrugë, janë: Derek Michael Chauvin (44 vjeç) Tou Thao (34 vjeç) J. Alexander Kueng (26 vjeç) dhe Thomas Kiernan Lane (37 vjeç) Ata ishin në javën e tyre të parë si oficerë të policisë në Minneapolis, kur u vra Floyd. Chauvin është i bardhë, Korsia është i bardhë, Thao është hmong dhe Kueng është me ngjyrë.

Në videon e saj autorja Owens, thotë se: “Ajo që po them nuk është mbrojtje për Derek Chauvin, shpresoj, që Derek Chauvin të marrë drejtësinë që meriton dhe familja e tij gjithashtu për mënyrën se si ai vdiq. Por, George Floyd nuk është dëshmori im. Ai mund të jetë i juaji. “

“Siç vihet re nga vëzhguesit e sinqertë, Bid Tech është kthyer në mënyrë radikale duke bllokuar dhe hequr gjithçka jashtë narrativës së Partisë Demokratike. Si korporata private, ata kanë një të drejtë ligjore ta bëjnë këtë, por si monopol të informacionit në sheshin publik, nuk e bëjnë këtë. Pra YouTube censuron këtë video të Candace Oëen, nga e cila buron më poshtë, (pasi ato kanë disa nga të tjerët), LibertyUnderFire mbron të drejtën e Candace Oëen në sheshin publik.” – shkruan Harold Pease, Ph.D. për gaztën britanike The Independent.

Opinionistia kritike Candace Owens, në videon e sajvijon:“Por, unë gjithashtu nuk do të pranoj narracionin, se kjo është më e mira që komuniteti i zi ka për të ofruar. Për çfarëdo arsye, është bërë modë dhe përbuzëse, për ne, vitet e fundit, për t’i kthyer kriminelët në një hero brenda natës. Unë, nuk do të luaj një rol në të pa marrë parasysh sa presion vijnë nga liberalët e zi dhe konservatorët e zi.”

Oficeri Derek Chauvin është portretizuar nga media se“ai është djall” dhe “nuk është ngritur ose mbrohet nga amerikanët e bardhë”, por George Floyd është duke u lartësuar si “një qenie njerëzore e mahnitshme“, gjë që ai nuk është i tillë.

Në kohën e arrestimit, ai ishte i lartë në fentanil dhe metamfetaminë, sipas të dy raporteve të autopsisë. Transkripti i thirrjes së policisë 911, që thërriste për ndihmë “përshkroi dikë që ishte jashtë mendjes së tyre“, dhe se ata kishin frikë nga sjellja e tij edhe gjatë përpjekjes së tij për të përdorur “një faturë të rreme për të blerë diçka” deri sa arriti policia.

Një klip i tij i vendosur në pranga dhe përballë murit tregonte një baggie të bardhë që binte nga trupi i tij. “Media po refuzon ta qarkullojë atë“, tha Owens.

“Ju mund ta gjeni atë në Twitter nëse përdorni DuckDuckGo dhe kërkoni lart, George Floyd baggie. Klipin mund ta shikoni vetë me sytë tuaj. Ai kishte drogë ndaj tij në kohën e arrestimit të tij. “

Atëherë, çfarë tjetër nuk ka ndarë media për zotin Floyd!? Me sa duket, ai ka qenë një kriminel i dënuar për ca kohë – të paktën 5 (pesë) herë, duke filluar në vitin 1998 me “vjedhje me armë zjarri“.

Për këtë, ai shërbeu 10 muaj. Dhe përsëri, tetë muaj në 2004, “për një vepër kokaine“. Dhe përsëri për kokainë dhjetë muaj të tjerë në 2005. Dhjetë muaj të tjerë për kokainë në 2007, vazhdon në shkrimin e tijHarold Pease, Ph.D. për gazetën britanike The Independent.

Por ngjarja që e bindi Candace Owens më së shumti se Floyd nuk ishte një person i mirë, me siguri jo qytetari i shquar për të bërë bluza të bëra dhe shpërndarë në emrin e tij si një shtyllë e shoqërisë, që përfaqësonte komunitetin me ngjyrë, ishte kur ai dhe 5 (pesë) të tjerët u detyruan hyrje në shtëpinë e një gruaje shtatzënë me ngjyrë për ta grabitur.

“George Floyd nxori një armë dhe e shtypi në bark. Ajo po bërtiste, duke lypur për jetën e saj dhe ai e futi atë brenda dhomës së saj të jetesës dhe udhëzoi një nga miqtë e tij kriminel, që ishin me të ta shikonte, dhe të sigurohej që ajo të mos dilte nga dhoma e ndenjes … ndërsa ata sulmuan shtëpinë e saj, duke kërkuar droge dhe para. Duke mos gjetur asgjë, ata përfunduan duke marrë portofolin dhe celularin e saj.

Një fqinj, duke parë disa nga sa më sipër, thirri në targën e automjetit të drejtuar nga Floyd dhe ai vuajti një dënim pesë-vjeçar, të gjashtën e tij, duke u lëshuar në vitin 2014.

Njerëzit bëjnë gabime. Por unë tërheq linjën kur bëhet fjalë për shanset e dyta, të treta, të katërt, të pestë, të gjashta, të shtata, të tetë dhe të nëntë. Por Floyd ishte akoma duke thyer ligje që merreshin me falsifikim, duke përdorur fentanil dhe metafetaminë, kur u arrestua në 25 maj 2020.

Asnjë nga këto nuk justifikon një oficer policie, që vendos gjurin në qafën e viktimës, duke shkaktuar vdekjen e tij. Asgjë!!

Ai ishte një shembull i një krimineli të dhunshëm tërë jetën e tij. Kjo nuk do të thotë që ai meriton të vdesë në duart e policisë, por, do të thotë që unë nuk do të luaj një pjesë të kulturës së zezë të thyer që gjithmonë dëshiron të dëshmojë kriminelët.

Kush dëshiron të pretendojë se ata ishin këto qenie njerëzore të ngritura.”

Owens, u shqetësua dukshëm me nxitimin e gjykimit të Amerikës. Pak njerëz ishin të gatshëm të prisnin informacione të tjera përpara se të dilnin në rrugë për t’u djegur, vrarë, rrëzuar bustet, plaçkitur dhe rebeluar njëri-tjetrin.

“Unë bëra vetëm kërkime themelore“, tha ajo, duke nënkuptuar se çdokush mund të dijë të njëjtën gjë duke bërë pak detyra shtëpie.

Viktima George Floyd, është një dëshmor për një rrëfim të rremë. “Brutaliteti policor i motivuar racionalisht është një mit.”

Candace Owens, citon shifrat e vitit 2018, që tregojnë se kriminelët e dhunshëm të bardhë kanë një shans 25% më të lartë për të vdekur nga policia sesa kriminelët e dhunshëm me ngjyrë.

Për më tepër, ajo tha në video se 9 njerëz me ngjyrë të paarmatosur përkundrejt 19 të bardhëve të paarmatosur u vranë në vitin 2018.

“Fatkeqësisht, komuniteti i afrikano amerikanë, kryen një sasi jo-proporcionale krimesh në krahasim me komunitetin e bardhë. Kështu burrat me ngjyrë, me 6%, të popullsisë, bëjnë 44% të të gjithë vrasjet në këtë vend sipas statistikave të vitit 2018.”

Jo vetëm që po e lejojmë këtë mit “të frymëzojë trazira”, trazira në të cilat po vdesin njerëzit me ngjyrë, në të cilat po vdesin sërisht qytetarët afrikano amerikanë.

Ajo i referohet 77-vjeçarit David Dorn, një oficer policie në pension me ngjyrë, që mbronte dyqanet e një shoqeje me ngjyrë, të vrarë hapur me pistoletënga një “protestues” dhe sulmues “paqësorë” afrikano amerikanë.

Deri tani janë vrarë 10 oficerë policie, ku, 8 prej tyre janë afrikano amerikanë. Media, që ka vdekur në Amerikëdhe liderët e komunitetit afrikano amerikanënuk flasin për këto vrasje kriminale tëpolicëve me ngjyrë, por ato bërtasin dhe demostrojnë vetëm kur polici vret një përson me ngjyrë.

Një police në New York u shtyp brutalisht me makinën e një “demostruesi“ të zakonshëm “paqësor”.

Kështu gjatë ditëve dhunshme të trazirave vetëm në New York State janë plagosur rëndë mbi 300 policë, që hidhnin mbi policinë dhe makinat e tyre Molotov, gurë dhe tulla, që për çudi u gjenden ditët e protestave në disa qytete të SHBA.

Policia ka vrarë në raste të ndryshme edhe njerëz të bardhë por asnjë individ, grup apo organizatë e bardhë(që nuk ekzistojnë) nuk ka përdorur dhunë apo vandalizma të tjera, vrarë policë apo hedhur molotov mbi trupat dhe makinat e tyre, osedjegur stacionet e policisë së shtetit, dyqane dhe supërmarketet, kishat dhe rrëzuar bustet e historisë së SHBA…

Në lidhje me të zezën ndaj krimit të zi, i cili është problemi kryesor në komunitetet afrikano amerikane, asnjëherë të adresuar nga media demokratike apo politikanë e tyre Owens nenvizon: “Ne fajësojmë njerëzit e bardhë. E drejta! Ne u drejtojmë vetëm një aparat fotografik personave të bardhë kur ata bëjnë diçka, edhe pse ne e bëjmë atë me një shkallë më të lartë për veten tonë, apo jo! Dhe kjo funksionon aq mirë për mbajtjen e popullit tim të skllavëruar në Partinë Demokratike.

Nëse doni të varni posterat e kriminelëve në murin tuaj dhe të flisni rreth tyre si dëshmorët tuaj, bëjeni, bëni atë, mund ta bëni!”, por “nuk do të më kapësh jashtë, duke u përpjekur të kapësh një TV duke pretenduar se është një martir me emrin George Floyd u vra“.

Filed Under: Analiza Tagged With: Candace Owens, Klajd Kapinova

SHKODRANJA MARIE SHLLAKU (1922-1946) MARTIRE E SHQIPËRISË ETNIKE

March 10, 2020 by dgreca

Marie Shllaku bijë e Shkodrës martire e Kosovës – Refleksione rreth librit jetëshkrimor: “Marie Shllaku bijë e Shkodrës martire e Kosovës”, të autorit Tomë Mrijaj

Nga Klajd Kapinova/

Kanë kaluar shumë vite, kur autori, ka hapur skedat e para, për të hartuar lënden e librit. Vit pas viti, pas ecejakjeve me avion në rrugëtimin New York–Tiranë, New York–Prishtinë, ka hulumtuar dhe sistemuar tërë materialin studimor, si një bletë punëtore, me durim dhe përkujdesje të veçantë.

Ai, përpunoi brumin historik mbi çdo gjë, që lidhet me jetën dhe kontributin e përsonazhes së vet. Fryt i gjurmimeve, ishin buletinet, gazetat e botuara në diasporën e ShBA së Evropë, duke konturuar idetë e ndërtuar fizionominë e plotë të veprës.

Studiuesi Mrijaj, grishi historinë e shkurtër të kohës fakt pas fakti, rriti dhe zgjeroi strukturën e veprës, duke futur në penën e tij subjektet, që janë plazmor në strukturën e dorëshkrimit, tashmë të kthyer në një libër jetëshkrimor, për t’a njohur të gjithë lexuesit mbarëshqiptarë.

E parë në planin e rizgjimit të traditës atdhetare, trimëresha e zgjuar sypatrembur Marie Shllaku, i përket atij brezi të patriotëve shqiptarë, që fatin e lidhën ngushtësisht me atë të popullit të vet, që zemra e re rrahu gjithë jetën për popullin, gjithçka që patën, si: energjitë, aftësitë e dituritë i vunë me ndërgjegje të pastër në shërbim të çështjes nacionale, të realizimit të aspiratave të ligjshme amtare.

Martirët, me madhështinë e stoicizmit të tyre të gjatë, falë fakteve të reja, që ruan nëna histori, dalin nga labirinthet e heshtjes në momentin e përshtatshëm, kur populli ka nevojë më së shumti për ta. Si të tillë, ata së bashku futën në historinë nacionale në vendin e merituar, pranë librit të madh të kujtesës dhe mirënjohjes së përhershme popullore.

Libri në fjalë, i autorit Tomë Mrijaj, është një rreze drite në errësirën e madhe, që ka mbuluar për 80 vjet historiografinë e figurave të shquara të nacionalizmit shqiptar, që luftuan tërë jetën e shkurtër që kishin, për idealin dhe qëllimin fisnik të të parëve, bashkimin e tërësisë së trojeve etnike shqiptare.

Vepra në fjalë, ka të bëjë me portretizimin e martires Marie Shllaku dhe fushëveprimtarinë e ekipit bashkëluftëtarë nacionalistë, të dalluar në Shqipërinë e Veriut, në mesin e shek. XX.

Shumë familje e katunde të Kosovës, u dogjën me themel nga forcat e të ashtëquajtura partizane.

U vranë e masakruan, me qindra njerëz të pafajshëm, luftëtarë të lirisë. Antarët e familjeve të tyre, u ekzekutuan, vetëm pse luftonin komunizmin dhe regjimin kolonizues të Serbisë.

Nisën të vriteshin një nga një me kurthe e trathti, prijësit e çetave atdhetare, burra, gra, pleq e shumë fëmijë, për të zhdukur gjithsesi gjurmët e krimit vllavrasës, në emër të një ideologjie boshe, të importuar nga stepat e Siberisë bolshevike askohe.

Krimet në fjalë, ishin të studiuara me kujdes nga xhelatët sllavo–shqiptarë, në mënyrë, që historia të mos kishte dëshmitarë të masakrave të kryera ditën për diell, në emër gjoja të “pushtetit popullor”.

Duke e parë veprimin gjakësor të komunistëve, çetat nacionaliste, filluan të lidheshin më shumë me njeri-tjetrin, duke bashkëpunuar ngushtë politikisht e ushtarakisht.

Dhe më së miri, këto shembuj, i risjell të freskëta autori, duke u mbështetur në burimet e kohës, literaturën e pasur, që ka dalur në qarkullim vitet e fundit dhe është botuar, nën kujdesin e studiuesve të rinj seriozë.

Pasi u pushtua e u aneksua Kosova më 1945, dhe pasi u ngrit muri më makabër i ndarjes ndërmjet shqiptarëve, regjimi i juntës ushtarake serbe, nuk kurseu asgjë, për t’a terrorizuar, masakruar, përndjekur dhe asgjësuar popullsinë e pafajshme shqiptare, që u robërua nga kjo makinë shfarosëse dhe shpesh me ndihmen e ingranazheve puthadorë e lajkatarë, për fat të keq shqiptarë.

Në këto rrethana të reja të krijuara, shqiptarët fituan një status inferior, në krahasim me republikat dhe me popujt e tjerë të Jugosllavisë.

Përkundrejt gjendjes së re, popullsia autoktone e dardanëve, çdo orë, ditë, muaj e vite, kishte grumbulluar një lëmsh të madh zemërimi të natyrshëm. Ata, u rilindën dhe nisën të organizojnë lëvizje, protesta, revolta të organizuara e spontane dhe filluan t’a shprehin në mënyra të ndryshme organizimi.

Populli u hodh në kryengritje, por mercenarët komunistë të Titos i shtypën me gjak. Nga një luftë e hapur patriotike, u detyruan, të ndryshojnë taktikë, duke kaluar në ilegalitet.

Ata formojnë organizata politike, me përmbajtje të shëndoshë patriotike, për bashkimin e trojeve etnike shqiptare.

Një nga organizatat e rezistencës antikomuniste, që bëri bujë asokohe, është Organizata Nacional Demokratike Shqiptare (ONDSh), në Kosovë, Maqedoni dhe degë në vise të tjera shqiptare në Jugosllavi, në gjirin e së cilës, bënte pjesë vajza e re Marie Shllaku.

Populli shqiptar, ka një histori shumë të trazuar, e cila, ka kaluar nëpër kapërcej të ndryshëm kohorë. Këtë histori e përshkojnë momente të hidhura të jetës dhe të veprave të shqiptarëve.

Përkushtimi ndaj nacionalistëve martirë të nacionit, përbën një detyrim, për çdo pendë, që të përcjell me përkushtim brëndinë e ngjarjeve historike, duke zbardhur figurën e pastër e të pasur atdhetare të Marie Shllakut, që sakrifikoi çdo gjë, për të bërë nacionin e vet të pavdekshëm dhe nacioni si shpagim e nderon, duke e bërë atë të përjetshme.

Në këtë aspekt, libri hedh dritë, mbi veprimtarinë e vajzës shkodrane, që jetën ia fali në lulen e rinisë Kosovës martire, duke pasur në mendje e zemër emblemen e rezistencës, kundër ballinës së përbashkët komuniste të ashtëquajtur partizan shqiptaro-sllav.

Maria ishte një vizionare e kulturuar, për një të ardhme demokratike, sikurse shumë shtete të Europës Perëndimore dhe i vinte keq, kur shihte çdo ditë, se ku ishte katandisur atdheu i saj, nën kthetrat komuniste.

Libri dhe lufta, për vlera të vërteta demokratike, që burojnë nga këto dituri të shkruara, ishin bashkëudhëtare të Maries. Kishte një pasion e vullnet të madh për librat, dashuri dhe respekt, për çdo vlerë kulturore, të cilën përpiqej të merrte sa më shumë që të ishte e mundur. Shpesh, iu desh të sakrifikonte nga dëshirat dhe gëzimet rinore, për të realizuar qëllimin, që i kishte vënë vetes, të shkollohej dhe t’i shërbente Atdheut më shumë me dijet e saj perëndimore.

Tharmi atdhetar e ndjeshmëria nacionale, ka qenë model për kohën dhe një shembull pozitiv për brezat e sotshëm në Kosovë e Shqipëri. Maria, e tregoi me jetën e saj, se ç’kulturë atdhetare kishte zotëruar deri në ato vite dhe sa e si i shërbei mëmëdheut, duke dhuruar jetën, në moshën më të bukur të rinisë.

Ndërkohë, ky element patriotësh të flaktë, përmes odiseve të çuditshme, plot ngjarje të mbushur me ngarkesë luftrash dhe vështirësish në jetën e vështirë të maleve në çdo stinë të vitit, ka shpërfillur e përballuar me po aq çudi të jashtëzakonshme ekspeditat sllavokomuniste shfarosëse të stilit mesjetar, të zjarrit e të hekurit, skamjen, terrin, vuajtjen.

Rrethimet e shpeshta hermetike, kalitën heroizmin, përballuan eliminimin e tyre fizik, shpërbërjen njerëzore, në keqtrajtimin dhe internimin e familjeve të trimave të lirisë, për të vetmin “faj”, pse luftuan kundër sllavëve e komunizmit.

Zëri dhe vepra e Maries, shërbei si lëndë e parë, në fillim të shek. XXI, për jetëshkrimorin, që të rreshtoj dëshmi tronditëse, refleksione e vlerësime historike, të cilat jepen me një përkujdesje serioze dhe përshkrim rrënqethës në libër.

Maria, ishte e mbeti një zë i fuqishëm, kundër dhunës, praktikimit të metodave të pushtetit të diktaturës.

Me shembullin pozitiv, është një dëshmi e këngë krenarie e rezistencës, mbijetesës dhe vitalitetit të forcave nacionaliste, që refuzuan pandërprerë pushtetin e juntës komuniste, që po hidhte me shpejtësi rrënjën e farës së keqe.

Patriotët e lirisë e Shqipërisë etnike, ekzistencën e tyre e mbështetën vetëm në vlerat e pastra dhe të larta morale, të traditës së kulluar nacionaliste.

Autori Mrijaj, rrëfen fatin e përsonazhit kryesorë, kohën kur janë zhvilluar ngjarjet, duke dhënë me një gjuhë e stil të thjeshtë fatet njerëzore, në luftën e mbijetesës mbinjerëzore, në kohën më të egër të komunizmit në Shqipëri e Kosovë.

Jetëshkrimi i martires së pushkatuar, plotëson shumë zbrazëti, zbulon gjëra të mbuluara dhe njëkohsisht arrin të qortojë shumë gjëra të shkruara keq, veçanërisht në vitet e diktaturës komuniste, ku, historiografia zyrtare abuzive në Kosovë e trungun amë, e kishte kthyer në normë tjetërsimin e të vërtetave historike dhe rasti i çetave nacionaliste antiserbo-komuniste, ishte forma më e dukshme e këtij deformimi.

Ky botim, nga një autor në diasporën shqiptaro – amerikane, përbën një kontribut të ri, në sqarimin e disa momenteve me peshë historike, në çuarjen më përpara të mendimit tonë historik, sa i përket studimit të nacionalizmës përparimtare shqiptare, si dhe problemeve të tjera historike, që lidhen me figurën historike të atdhetares së pushkatuar nga sllavokomunistët.

Kanë kaluar 58 vjet, për të cilën bëhet fjalë në libër, por kujtesa e historisë, arkivat dhe dëshmitë e rrëfimtarëve bashkëluftëtarë s’është dobësuar.

Komunistët dhe mercenarët e tyre, menduan, se i kanë zhdukur të gjitha, por në fakt në zemrat e brejtura, kanë qëndruar të fjetura ngjarjet dhe episodet, që pas viteve 1990, bënë të mundur të ndërtohet ky libër dhe gradualisht të rishkruhet historia, sipas dokumenteve e fakteve autentike.

Episodet dhe jeta përshkruhet dora–dorës, duke fituar përmasat e një arkivi të gjallë. Ndodhitë, zënë pikënisje në qytetin e Shkodrës, ku, lindi dhe u edukua në fëmijëri Maria. Secila prej tyre, fiton mëvetësinë e të ekzistuarit, në një kohë të caktuar dhe me peshë të dukshme pikëzohen në atë kohë në Shqipëri e Kosovë.

Përmbajtja, është e larmishme dhe me tituj joshës, për t’a lexuar deri në fund me endje. Autori, në vështrimin konceptual, me një logjikë të natyrshme dhe në lidhje kompakte e ka trajtuar veprën e vet, kushtuar nacionalistes më të re (e vetme, si femër në 55 çeta nacionaliste, që vepronin me pushkë në dorë në Kosovë), si një pjesë e tërë dhe jo në kapituj veçmas.

Rrëfimi fillon me një përshkrim të qytetit të lashtë Shkodrën, të njohur për vlerat kulturore të hershme dhe cilësore në të gjithë Ilirinë, periudhën e ndritur të Arbërisë dhe kudo sot në trojet etnike shqiptare.

I zhytur në leximin e stilit narrativ të autorit, natyrshëm përfshihesh në pjesën interesante me titull: “Shkodra dhe bija e saj”. Ndryshe lexuesi, mund te mendoj, se ne ç’truall të begatë u rrit dhe u edukua bija e qytetit antik.

Të gjitha këto mirësi të vendlindjes, i ndiente në frymëzimin e shpirtit të saj fëmija, që çdo gjë, do t’a mësonte nga stërgjyshërit, nëna e babai, gjatë ditëve të ftohta të dimrit, pranë zjarrit dhe sofrës karakteristike bujare shkodrane.

Komunistët me të ardhur dhunshëm në pushtet, filluan përsekutimin sistematik, kundër krenarisë, fisnikërisë e diturisë të mijëra intelektualëve qytetarë shkodranë, klerikëve katolikë, duke e kthyer qytetin në një katakomb, truall martirizimi.

Shkodra, u bë epiqendra e rezistencës antikomuniste, ku, për idealet e larta të lirisë dhe demokracisë, flijuan jetën shumë martir të fesë e atdheut. U mbyllën shkollat private, u konfiskuan pasuritë e tundshme dhe të patundshme.

Në qytetin e Shkodrës në vitin 1947 u hapën 12 burgje, për të mbajtur në qelitë e ftohta bijtë më të mirë të qytetit të lashtë, duke iu nënshtruar hetuesisë, torturave çnjerëzore, pushkatimit me radhë e pa radhë dhe me vdekje misterioze të organizuar nga forcat partizane dhe Sigurimi i Shtetit, qe po linde me gjak dhe mbi kufomat e pafajshme te popullit.

U dogjën ose ua dhanë peshqesh jugosllavëve të gjitha librat e rrallë, që ndodheshin në Kuvendet e Urdhërave Katolike (60.000 ekzemplarë e shumë prej tyre antikuare origjinale në Shqipni) dhe shtëpitë e zotnive kulturdashës të qytetit.

Diktatura, e cilësoi qytetin e banorët e tij, si “qendër reaksionare, trathtarë, bashkëpunëtorë të Vatikanit, CIA-s, UDB-së, KGB-së, agjentë të Kinës, etj.”, duke e burgosur, torturuar, internuar, privuar nga çdo e drejtë njerëzore, keqtrajtuar pa mëshirë.

Diferencimi filloi më 28 nëntor 1944 dhe vijon sot, në mënyrë të hapur apo të kamufluar, mbasi shpirti dhe geni i zgjuarësisë, i kulturës së trashëguar, shihet si rrezik për të gjithë ata, që i shtuan kalvarin e vuajtjeve dje e sot…

Shkodra dhe bija martire Marie Shllaku (1922-1946), gjithnjë është dalluar, për vlerat e mëdha të nacionalizmit shqiptar, duke qenë një zonjë e rëndë dhe burrat e dheut e thirrshin Shkodërloca.

Në këto lagje rrugica shekullore, janë rritur dhe edukuar, pranë votrës karakteristike shkodrane, fëmijët në djep, që nënat e tyre u jepnin qumështin e gjirit, ashtu sikurse thotë legjenda e lashtë e kështjellës Rozafa.

Marie Shllaku, ishte pjesë e qytetit, që ruante në gjirin e saj historinë e lavdishme mijëravjeçare, pikërisht atëherë, ku, shumë qytete të Shqipërisë jetonin fazën e embrionit të tyre.

Zoti e natyra, kishte shtrirë me kohë dorën e saj bujare, në drejtim të qytetit, që si shpërblim i dhuroi atdheut bijtë më të mirë, intelektualë solidë, njerëz me erudicion dhe vizion të pastër atdhetarë, burra të pushkës e pendës, prijës të aftë e martir, që zunë fill qysh nga lashtësia e Gentit dhe Teutes së famshme…

Për te, vendlindja ishte çdo pëllëmbë toke shqiptare, njëlloj si Shkodra, që në dritë e qiti dhe ndoshta më tepër e deshti Drenica.

Maria e përshkoi Kosovën anembanë, në fusha e në male, në qytet e fshatra dhe gjithnjë ndjente kënaqësi, kur ishte mes bjeshkëve të bukura të Kosovës, lumenjëve që gurgullojnë me bardhësinë e tyre, pyjet që harlisen në shpatet e maleve, që herë herë mbulohen me dëborën e re të dimrit të ashpër.

Bashkëpunoi me Legalitetin, Ballin Kombëtar dhe me të gjithë ato forca përparimtare shqiptare, që ishin përkushtuar për Shqipërinë etnike, një shembull ideal sot, për secilin prej nesh.

Faktet, analiza e argumenteve zbardhen dhe shfaqen, për herë të parë, në pjesët e qëlluara shkrimore, por shumë kuptimplote: “Familja Shllaku dhe historia”, “Kosova dhe Marie Shllaku”, “Nacionalisti ing. Xhafer Deva zbuloi dhe përkrahu talentin e Maries”, “Profesor Ymer Berisha udhëheqës e martir i Kosovës”, “Shokët antikomunist kujtojnë Marien”, “Maria në Kuvendin e Dobërdolit”, “Beteja e qelisë së Siçevës 12 shtator 1945”, “Maria aktive në Kuvendin e Drenicës”, “Martiria shkodrane në luftën e Drenicës”, “Shtypi i kohës flet për pushkatimet”, “Nxënësia e Fishtës e priti me qetësi pretencën e vdekjes”, “Maria dhe ONDSh”, “Krijimi i Organizatës Patriotike “Besa Kombëtare” dhe Maria aktiviste”, “Marie Shllaku bashkëpunëtore e shumë organizatave nacionaliste në mal”, “Maria në Mat’hauzen dhe Aushviz–in e Jugosllavisë komuniste”, “Heroina për 50 vjet e lënë në harresë”, “Një histori të dhimbshme, por krenare shqiptare”, “Maria dhe historia që do të flasë përsëri”, “Një përmendore e pavdekshme për Marien libri i Kelmendit dhe Gashit”, “Me histori në dorë”, etj.

E gjithë jetëshkrimi, ndjehet i freskët nga rrëfimet e bashkëkohësve dhe shoqërohet me shënime historike, për bashkëluftëtarët e përsonazhes, një literaturë e pasur të hulumtuar në Kosovë, Shkodër, Tiranë e ShBA.

Me pushtimin e Kosovës nga ushtritë serbo-malazeze, më 1912, populli shqiptar ra nën zgjedhën e një shtypësi të ri. Aneksimi i trojeve shqiptare, i sanksionuar nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 1913, u shoqërua me vendosjen e një regjimi të egër të shtypjes dhe gjenocidit.

Pozita e Jugosllavisë, nën Mbretërinë Jugosllave ishte e konsoliduar. Kjo kishte ardhur menjëherë, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Pra, kemi në këtë rast një kontuinim të mbretërisë jugosllave, ku, brenda tyre padrejtësisht ishin përfshirë një pjesë e konsiderueshme e trojeve shqiptare.

Pas përsekutimit dhe masakrimit fizik në kohën e sundimit të Aleksandrit, shqiptarët e Kosovës, provuan në kurrizin e vet masakrimin në masë, menjëherë pas “çlirimit” të Jugosllavisë.

Vrasjet masive u kryen nga repartet e ushtrisë popullore çlirimtare të Jugosllavisë të kryesuar në Kosovë nga marsha e direkte e Marshallit josif Broz Tito, i plotëfuqishmi asokohe Fadil Hoxha me company, me të cilat do të bashkohen më vonë brigadat partizane të drejtuar për masakra nga komandantet Shefqet Peçi, Shaban Haxhia dhe komisar politik Ramiz Alia të nënës Shqipëri me urdhër direkt të Enver Hoxhës. Në emër të nënës apo “memëdheut”, ata vranë bijtë më të mirë të shqipes në trojet etnike shqiptare, për t’i hyrë në zemër sllavokomunistëve të Titos.

Në situatën e rëndë të krijuar, gjendja nacionale, sociale, ekonomike e popullit shqiptar erdhi duke u ashpërsuar.

Shqiptarët qenë kësisoj një ndër popujt më të diskriminuar dhe të shtypur në të gjithë të ashtëquajturën Mbretëri Jugosllave.

Me ardhjen e Italisë fashiste dhe Gjermanisë naziste në Kosovë (1939-1944), kufiri shqiptaro-shqiptar, midis trojeve shqiptare, në pjesën veriperëndimore të Kosovës ishte i lirë.

Tashmë, shqiptarët e ndarë padrejtësisht, qysh prej vitit 1913 nga Fuqitë e Mëdha, filluan të lëvizin lirshëm në të dy anët e përbashkëta të nacionit arbëror. Sigurisht, ky veprim i rrëzimit të “murit” artificial, ishte një nxitje, për zhvillim të trevave shqiptare, por nga shovinistët sllavë nuk shihej me sy të mirë.

Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, në vend që të zgjidhte problemin e fillimshekullit XX, e thelloi më shumë trathtinë, që vetë udhëheqësit e PK të Shqipërisë, kishin bërë në bashkëpunim me shqiptarët mercenarët besnikë të Serbisë.

Ata bënë aktin më të rëndë, duke e lënë Kosovën nën morsën shtypëse të kolonizatorëve barbarë. Fakti, që nga viti 1944-1990, ku, shqiptarët ishin të pushtuar e përligjë trathtinë e regjimit të polpotit të kuq sadist Enver Hoxhës (Kujtojmë, se në Kamborxhia diktatori Polpot vrau 2,000.000 bashkëkombas kamborxhian nga 7,000.000 banorë që asokohe kishte vendi, që mendonin ndryshe nga regjimi i tij dhe u fut në enciklopedinë e krimeve komuniste botërore kundër njerëzimit, shënimi im K. K.) dhe më kot mundohen pseudohistorianët komunistë të shfajësojnë Enver Hoxhën dhe regjimin e tij.

Ka qenë pikërisht ky regjim, që ka dorëzuar me dorën e vet kasapit të Ballkanit gjatë 50 viteve me mijëra vëllezër kosovarë (Masakra e Tivarit me 4.500 shqiptarë të masakruar ditën për diell), mbushën burgjet e Burrelit, Spaçit, etj. dhe në kampet e përqendrimit në shtetin amë burg…

Dhe për këto fakte shiko vargun e gjatë të listave në gazetat: “Pishtari” (Shkodër), “Liria” (Tiranë) etj., të Shoqatës së ish Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, shënimi im K.K.), që kishin ikur nga vendlindja, për t’i shpëtuar masakrave, por janë trathtuar nga komunistët e Tiranës së kuqe zyrtare, që kishin dashuri të pakufi për Titon.

Vetë E. Hoxha, (administrata, institucionet shtetërore e shkollat), në zyrën e vet ka mbajtur portretin e Titos, Stalinit, Mao Ce Dunit.

Diktatori antishqiptar, e pllakosi përtokë krenarinë e shqiptarit si individ e komb, mëvetësinë e tij, në mënyrën e të menduarit e të jetuarit, me projektin makabër të krijimit të “njeriut të ri” (një ibrit eksperimental), kryekreje sipas modelit të komunizmit ruso – kinez, ka bërë që edhe sot disa njerëz të konsumojnë dollarin në ShBA, euro-n në Kosovë e Shqipëri, për ta blerë “artin”, që i këndon largkjoftit.

Ai, pas vetës ka lënë Shqipërinë një “kopsht me lule” (katrahurë), me kujtimet e errëta për Burrelin, Spaçin, Ballshin, etj., dhe me qindra kampe internimi ne të gjithë atdheun, duke thithur si ushujzat gjakun e popullit të vet për 5 dhjetëvjeçarë me radhë. Eshtë pikërisht ai, që e vari, kryqëzoi dhe katandisi shtetin shqiptar në ishull kubanez (xhungël) dhe në varfëri të tejskajshme, pasojat e së cilës ndihen ende sot…

Duhet vënë në dukje, se figura e Maries, nuk mund të kuptohet e shkëputur nga dëmi, që regjimi i Tiranës i ka bërë çështjeve të trojeve etnike shqiptare, duke i detyruar nacionalistët të rrokin armët, kundër sllavëve dhe trathtisë shqiptare.

Në politikën negative të jashtme, që luante Tirana zyrtare e të vetëquajturit “gjeneral” Enver Hoxha, ishte çasti antishqiptar, kur zyrtarët amerikanë e pyetën, se cili do të ishte reagimi juaj, fjala vjen, sikur Shqipëria të kërkonte, që të futej çështja e Kosovës në rendin e ditës të Konferencës së Paqes?

A nuk do të mendonit ju, se të paktën, ju gëzoni të drejtën, që pretendimi i juaj të diskutohet dhe të studiohej? I shtangur nga kjo analogji e papritur, Enver Hoxha përgjigjet, se: “Analogjia e juaj nuk qendron, sepse ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tonë Jugosllavisë, për Rajonin e Kosovës”.

Tashmë Shqipëria, do të kishte padronë të rinj jugosllavët e Titos dhe sovjetikët e Stalinit.

Ajo që e bën më interesant këtë episod historik, është se tani, Shqipëria ndodhej para një realiteti, ku, Beogradi nëpërmjet një varg traktatesh ekonomike, kishte formuar kompani me aksione të përbashkëta, kishte hartuar një program të barabartë, për unifikimin e çmimeve dhe kishte filluar bisedimet për bashkimin doganor, unifikimin monetar etj. Gjuha cilirike serbo-kroate, ishte futur në shkollë.

Sipas planit jugosllav, Shqipëria, do të ishte furnizuesja e saj me lëndë të para dhe shumë shpejt, ajo do të bëhej republikë e saj e shtatë… Kjo tashmë nuk është fshehur as nga vetë jugosllavët, që thonë se asokohe ia hodhëm Shqipërisë “motër”!!!

Libri, futet ndër ato botime të vlerave të përveçme dhe njëkohsisht del nga rrethi vicioz, ku, shpesh humbin shkrime të llojit të kujtimeve. Historia mbetet në rend të parë, ku, qendrushmëria e të dhënave dhe fakteve, i hapin hapësirë pasurimit të biografisë së shkodranes Marie Shllaku, duke e ndihmuar në rizgjimin e historisë.

Mund të thuhet, se jetëshrimi i deritashëm në fjalë sjell një drejtpeshim në vlerësimin objektiv të figurës së vajzës së re martire.

Ajo mbeti një femër legjendare, me tradita të thella atdhetare, një nacionaliste e ndërgjeshme. U ndal në Kosovë, me vullnetin e saj shpirtëror, për të vdekur si patriote e trojeve të përgjakura të Kosovës.

Autori, orientohet drejtë në kohë, duke e parë martiren e flijuar, për ideale të shenjta atdhetare, si një figurë realisht historike, i shmanget natyrshëm mitizimit, d.m.th., ai e çmitizon atë, e bën qënie të prekshme, me trup dhe frymë, duke demostruar kësisoj një shembull të jetësuar, me punë hulumtuese e shkrimore serioze.

Historia, ende ka për të thënë e shkruar, për këtë përsonalitet historik në të ardhmen, mbasi ka lënë gjurmë të pashlyeshme, në vetëdijen e popullit tonë dhe si e tillë përkujtohet me krenari dhe respekt të veçantë, si qytetare nderi e trojeve etnike shqiptare.

Martiria shkodrane, ëndërroj në vajzërinë e saj që të bëhej nuse, por ajo zgjodhi si dhëndërr interesat e larta të Atdheut, duke privuar vetvetën nga dita e nusërisë.

Libri me 3000 ekzemplarë, është botuar në New York dhe ka 218 faqe ne disa foto, që botohen për herë të parë. Kopertinat janë realizuar me mjeshtri nga dizanjeri i talentuar i gazetës “Illyria” Berat Gashi.

Filed Under: Histori Tagged With: Klajd Kapinova, Marije Shllaku

FAMILJET E NJOHURA SHKODRANE DHE FIRMAT TREGTARE ÇOBA-BIANKI

February 5, 2020 by dgreca

Historia e familjeve të njohura shkodrane dhe firmat tregtare Coba – Bianki 1795-1912/

Nga Klajd Kapinova/

Studiuesi tiranas, Dr. Adrian Papajani, përmes një analize serioze dhe shkencore, ka bërë një kronikë të traditës së hershme të zhvillimeve ekonomike kapitaliste të trevës së Veriut të Shqipërisë.

Studjuesja e palodhur dhe mikja e Alpeve Shqiptare anglezja Miss Edith Durham, për qytetin e Shkodrës shkruan: “Shkodra më mrekullon… Ai është qyteti më i mirë në botë“.

Shkodra, ka një histori të lashtë e të lavdishme duke qenë njëherazi një nga kryeqendrat e kulturës së qytetërimit shqiptar. E themeluar në shekullin IV para Krishtit, arriti lulëzimin e vet gjatë sundimit të mbretit Gent, kur u bë kryeqendër e Ilirisë. 

Në shekullin III para Krishtit preu monedhat e para të veta… 

Në shek XVIII u kthye në qendër të rëndësishme tregtare, që kanë shtrirje gjeografike në disa kontinente të botës. 

Dr. Papajani, me pasionin e vullnetit të lirë u muar me hulumti min e veprimtarisë ekonomike tregtare të firmave tregtare shkodrane të njohura si Çoba-Bianki (Bianchi). 

Si pasonjë e një pune voluminoze 5-vjeçare me dokumentat e familjeve tregëtare të njohura Çoba-Bianki fiton gradën shkencore doktor i shkencave historike në vitin 1996.

Vepra, është e ndarë në tre pjesë dhe që shquhet për një llogjikë e gjuhë të pastër komunikimi me lexuesin e studiuesin, të shoqëruar me disa konkluzione të monografisë. 

Libri, ka një fond të pasur burimesh dhe litetaraturë historike të shfrytëzuar e zbardhur deri më sot. 

Që në hyrje gjendet pema gjenealogjike e familjeve të përmendura shkodrane në fjalë, e disa foto që botohen për herë të parë.

Zhvillimi i tregëtisë në viset shqiptarenë shekullin XIX dhe në fillimin e shekullit XX, ka qenë objekt studimi nga studiues të vendas dhe të huaj. 

Në këto studime ata duke u mbështetur në të dhëna burimore historike deri më sot, kanë dhënë një tablo të përgjithshme. Por siç dihet rajone e zona të ndryshme kanë pasur veço ritë e tyre. 

Këto të fundit të përcaktuara nga faktorë ekonomikë, politikë, gjeografikë, e tj. Pra pas krijimit të një panorame të përgjithshme ekonomike tejvendit tonë për këtë periudhë ka ardhur koha për kryerjen e hulumtimeve të detajuara dhe probleme të veçanta. 

Nëpërmjet këtyre studimeve realizohet një plotësim dhe pasurim i gjithanshëm ekonomik dhe pse jo argumentohen e dalin në pah teza të reja të historiografisë të panjohura më parë nga pseudohistorianët e sistemit shterp komunist para vitit 1990. 

Mirëpo, këtij qëllimi i shërben edhe monografia e dr. Papajanit, e cila tashmë i krijon mundësi historianëve, studiuesve, mësuesve të historisë dhe lexuesve për t’u njohur më afër me zhvillimin e veprimtarisë së biznesit të ndershmë që kanë ndjekur dy firmat shkodrane me zë. 

Botimi i kësaj monografie e pasuron literaturën historike shqiptare e sidomos atë pjesë të saj që i kushtohet zhvillimit ekonomik të trevës veriore të Shqipërisë gjatë dy shekujve të fundit. Për përpilim in e kujdeshëm të librit të ri është dashur të kalohen nëpër duar rreth 45-5000 dokumenta.

Baza e burimeve, përbëhet nga dokumentacioni mjaft i pasur i fondit “Firmat tregëtare Çoba – Bianki” i cili përfaqëson sot fondin më të pasur në llojin e vet, të depozituar në Arkivin Qendror të Shtetit, si dhe fondet e Arqipeshkëvisë së Shkodrës, dhe ai i firmës tregëtare Muzhani.

Dokumentacioni përbëhet nga hyxhete (dokumente pronësie) të këtyre dy familjeve të cilat janë dhe dokumente më të hershme, por edhe akte të tjera të mëvonshme pronsie si dhe regjistra, kopje – letrash, një korrespodencë shumë e larmishme e zhvilluar me tregtarë e agjentë vendas e të huaj, korrespodencë familjare. 

Një vend të rëndësishëm zë pasqyrimi i ngjarjeve më të rëndësishme të periudhës, qofshin këto politike (ndërrimi i Valinjëve në qytetin e Shkodrës), ekonomike (falimentimi i tregëtarëve të ndryshëm, importet, zhvletësimi i monedhës) por edhe ngjarje të jetës së përditshme (si p ërmbytja epazarit dhe një pjesë e qytetit nga lumi Buna, vjedhjet që bëheshin në pazar, së mundjet, rënia e tërmetit, etj).

Gjuha e dokumentacionit për atë pjesë të tij që bën fjalë mbi pronësinë është osmanisht, ndërsa në pjesën e pasme për secilin prej tyre, është pasqyruar një përmbledhje në italisht e përzier në shqip në vitin 1800) ose edhe vetëm italisht e shkruajtur nga vetë pjesëtarët e familjes Çoba- Bianki. 

Pjesa tjetër e dokumentacionit është në italisht dhe shqip. Shfrytëzimi nga autori në mënyrë shteruese i një baze të tillë burimore kaq të pasur, autentikë dhe mjaft konkrete për të dy këto familjeje tregtare shkodrane, përbëjnë një kontribut mjaft të vlefshëm në drejtim të njohjes gjithnjë e më të plotë të aktivitetit të pastër të biznesit në qytetin veriperëndimor të Shqipërisë, në rrethina e më gjerë.

Aktivitetin e suksesshëm të dy firmave në fjalë Dr. Papajani e shtrin deri në aktivitetin e Pavarësisë më 1912. 

Ekzistenca si bashkëpronarë Çoba-Bianki të 50 anij eve të kohës si dhe ekzistenca e anijeve avullore shqiptare tregtare shkodrane tregon se e dhe shqiptarët nuk ishin më pas se kombet e tjera në fushën e lundrimit dhe të biznesit, ku elementët e zhvillimit shprehen më dukshëm tek këto firma të fuqishme tregtare të Shqipërisë së Veriut. 

Dhe Shkodrës i mungonte një vlerësim i tillë nga autori joshkodranë, që gjithsesi kanë kënaqësi kur punojnë për të rivlerësuar lerat e humbura gjatë 80 vjetëve.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Familjet e njohura shkodrane-Firmat tregtare-Çoba-Bianka, Klajd Kapinova

Historia e parashutistit antikomunist martirit Hamid Toshi (Saiti)

April 16, 2019 by dgreca

Nga Klajd Kapinova/

Për dekada mbeti në harresë/

Shumë vite më pare miku im, ish i burgosuri politik Viktor Luka, duke parë koleksionin e pasur të fotografive (një arkiv për martirët antikomunistë), ndër të tjera më foli një nga një për emrat e fotove historike të parashitistëve me unifomë ushtarake, të hedhur me parashut për mission antikomunist në Shqipëri.

Ata të gjithë ishin stërvitur në kampet ushtarake në Itali nga personeli ameirkan dhe Italian, të cileët udërguan me mision në bashkëpunim me Komitetin Shqipëria e Lirë, me qenër në New York.

Fotot origjinale, i ruante si relike të rrallë shkodrani Zef Luka vëllai i Viktorit.

Mbi 100 parashutistë asokohe zbarkuan në Shqipëri, me detyrën special dhe të rëndsishme për të përmbysur regjimin e hijenave dhe vendosur lirinë e vërtetë për popullin shqiptar.

Libri në formë ditari me autor parashitistin Zef Luka, mban titullin: “Njiqind shqipe që erdhen me prue lirine”.

Sa më shumë që futesha në labirinthet e librit të shqiptaro amerikanit Zef Luka aq më shumë bindesha se ai dhe miqtë e tij martirë, që nuk jetojnë më, sikurse ishte edhe martiri Hamid Toshi (Saiti), ishin të mbrujtur me ideale të bukura e fisnike, për Shqipërinë, duke qenë krenarë për detyrën deri në flijim, që kishin marrë përsipër.

Ngjarje, njerëz, vende, fjalë, rrethana tragjike parakalojnë në këto fletë në mendjen time që asnjëherë nuk i ka lexuar këto episde që përshkruhen thjeshtë, por që ruajnë në vetvete një epizëm homerik, ashtu sikurse kanë qenë e mbeten të thjeshta të gjitha gjërar sublime.

Vetësakrifica e tyre ka pasur një qëllim fisnik të përbashkët dhe e cila nuk u shua asnjëherë: zgjimi i ndërgjegjës së dremitur të popullit shqiptar, që jetonte gjumin letargjik dhe për më keq një pjesë e rinisë, që e mbështeste diktaturën e dhunshme sovjetike të proletariatit, ishte dehur nga frazat e bukura plot gënjështra të komunizmit në Shqipëri, që si sëmundje kancerogjene po e brente dalë e ngadalë vetëdijën kombëtare të popullit të vet, që iu nënshtrua më ose padëshirë dhunës më të egës të diktaturës komuniste, që zgjati për 50 vjet më rradhë në tokën e zhuritur shqiptare.

Familja bujare Toshi

Prindërit e Hamitit, Saiti ishte një baba dhe shok për të birin që e donte aq shumë, sikurse nëna që qysh në djep e lëkundi dhe i mëkoi me gjirin e saj dashurinë për tokën ku kishte lindur, miqtë, shokët dhe të afërmit e tjerë.

Ajo shpesh e përkëdhelte edhe kur vogëlushi Hamit, vinte në shtëpi së bashku me shokët e tjerë të fshatit, sepse ishte shumë i dashur me të gjithë. E me këto ndjenja fisnike shqiptare hodhi shtat, duke pasur përherë edhe përkujdesin e tre motrave, që sot jetojnë: një në Ulqin (Vladimir, në Mal të Zi), një në Trush dhe një në Dajç të qarkut të Shkodrës.

Kjo familje me shumë virtyte fisnike të traditës shqiptare ka qenë një derë e madhe. Prindërit e Hamitit kishin 6 fëmijë, 3 djem e 3 vajza.

Kështu, sikurse mësojmë edhe nga të afërmit e familjes, Muhameti ka qenë më i madhi, pastaj vinte Isufi dhe në fund vëllai i vogël çamarrok, Hamiti, ndërsa motra e tyre qenë Pashe në Trush, Cace në Ulqin dhe më e vogla Gjylana në Dajç.

Qysh herët, në fillim të shekullit XX dhe më saktë në vitin 1912 i ati Saiti, ka pasë 3 vëllezër si pjesmarrës në lufën e Taraboshit, në vitin 1912, kundër ushtrisë malazeze, ku edhe plagoset me të shoqen dhe më pas, si pasojë e pezmatimit (infeksionit) të plagës, humb edhe jetën mbas dy vjetësh.

Me vdekjen e të atit shtylla e shtëpisë ekonomia e brishtë e familjes nis të vështirësohet dhe përkeqsohet deri në vitet 1930.

Gjatë pushtimit fashist të vendit më 7 prill 1939, Muhameti ka luftuar me armë në dorë okupatorët e huaj. Ai gjithnjë ka ruajtur marëdhënie të mira me familjet e vjetra tregtare shkodrane, sikurse ishin asokohe familja tregtare Muzhani, Myftia, Danhasani, Bianchi, etj.

Edhe pse nuk ka qenë e një niveli ekonomik, ai sikurse shumë familje qytetare e fshatare shkodrane, ka mbajtur të hapur dyert i mikpritjes, bujari e cila ka qenë dhe mbeti tipike edhe sot nga stërnipërit e tyre.

Pranë shtëpisë së tyre herë mbas here kanë qenë edhe persona publikë të njohur të qytetit të Shkodrës, sikurse kanë qenë Hasan Isufi e Caf Beg Ulqini, Prek Cali, etj., të cilët kanë qenë eksponentë në Lëvizjen e Parë Antikomuniste në Evropën Lindore siç ishte ajo e fshatit të njohur Postribë (pak kilometra larg qytetit të Shkodrës), në vitin 1946.

Duke shfletuar disa dorëshkrime dhe nga kujtimet e pjestarëve të fisit të tyre, mësojmë se pak muaj para se të kapitullonte Italia fashiste, është rrethuar shtëpia e tyre për të kapur të gjallë Hamitin dhe Muhametin.

“Çlirimi” i vendit e kalvari i vuajtjes së familjes…

Pikërisht vitet 1944-1990 janë periudha më e dyshimtë, të cilat historiografia komuniste, dje e sot në të gjitha nivelet “kulturore” në Shqipëri, janë defiçitare në “vërtetësinë”, që ata, i kanë bërë jetës së njërëzve, ku, ata që kanë qenë kundërkomunistë, janë denigruar deri më sot.

Ndoshta është një rast i veçantë për të shprehur shpirtin e tij human, Hamiti, me inisiativën e vet, shkon vullnetarisht ushtar, për të mos shkuar disa djem të rinj që vinin nga familjet më të varfëra, e ishin djem të vetëm në familjet e tyre.

Familja Toshi, tashmë kishte një djalë ushtar që vinte nga Villgara, Ana e Malit – Oblikë. Gjatë rekrutimit për ushtar, tek shtëpia e Brahim Dulit, kujtojnë të afërmit e Hamitit, krimineli komunist Zoi Themeli, që asokohe ishte shefi i Degës së Punëve të Brendëshme për Shkodrën u bëri thirrje që të dorëzojnë armët.

Ata pasi i dorëzuan armët, iu komunikua për të shkuar në qytetin jugor të Gjirokastrës, në një kohë që ata ishin caktuar për të qëndruar si ushtarë në fshatin Obot në Oblikë.

Hamit Toshi, pa pasur aspak frikë e kundërshton hapur këtë vendim të padrejtë dhe shumë tendencioz që personalisht i bëri përfaqësuesi i Sigurimit komunist, Zoi Themeli. Ndër të tjera Zoi Themeli i thotë Hamitit me përçmim dhe tallje: “Po të ishe burrë i mirë, nuk i dorëzoje armët!”.

Duke ruajtur gjakftohtësinë, Hamiti menjëherë del nga rreshti, përkulet, nxjerr një pistoletë nga çorapi dhe ia hedh përpara syve Zoi Themelit.

Ai ka pasur gjithnjë me vete deri në tre pistoleta. Me pistoletën e tretë ai e fton oficerin komunist Zoi Themelin, të marrë pjesë në dyluftim, mbasi burri i armatosur në sy të burrave të tjerë nuk fyhet.

Zgjedhjet e para “demokratike”, 2 dhjetor 1945

Me këtë veprim prej trimi, Hamiti bën që të gjithë ushtarët të qëndrojnë në Obot për 6 muaj dhe më pas i transferojnë në Delvinë.e

Ëndrra dhe dëshira e pashuar e tij ishte për një atdhe dhe shoqëri shqiptare pluraliste; Shqipëri përparimtare dhe demokratike; Respektimin e votës së lirë të individit; Zhvillimin e vendit, sipas modelit të vendeve më të përparuara demokratike të Europës Perëndimore dhe demokracisë së lirë të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës etj.

Edhe sot, po t’i hedhësh një sy librave të historisë që janë në përdorim deri në Universitetet politike shqiptare, do të shohësh se asgjë nuk ka ndryshuar nga historiografia 50-vjeçare komuniste dhe se zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, përmenden si votime e zgjedhje të “lira”, kur asokohe opozita votonte në një kuti të veçantë me kokrra.

Kështu, më 2 dhjetor 1945, Isufi ka qenë në komisionin zonal në qendrën e votimit. Një natë para se të bëhen votimet arrestohet nga UDB-ja jugosllave dhe dërgohet me ndihmën edhe të forcave të Sigurimit Shqiptar për në Ulqin.

Me kërkesën e Shefqet Hamza Dulit, villogradas (asokohe kryetar këshilli i fshatit) insistohet dhe sillet në burgun e madh të qytetit të Shkodrës, i kapur prej krahësh nga dy kolonelë jugosllavë. Arsyeja ende sot ka mbetur enigmë.

Gjatë pyetjeve që i bën në hetuesi Zoi Themeli, në prezencë të oficerit gardian Elez Mesi dhe dy kolonelëve jugosllavë, në provokim e sipër, Isufi nuk duron më dhe i drejtohet Zoi Themelit: “Jugosllavëve nuk ua kena pa hajrin denbabaden dhe jo t’ia shohim tashti”.

Ndërsa kryexhelati oficer i Sigurimit Zoi Themeli, i thotë t’a përkthejë shprehjen, që t’a marrin vesh edhe jugosllavët se ç’ka do të thotë në gjuhën e tyre jugosllave. Në çast u thuhet përfaqësuesve të huaj se Isufi, si bandit, kërkon të prishë miqësinë shqiptaro – jugosllave.

Në ato momente, gardianët së bashku me drejtuesin e tyre Elez Mesin e lidhin Isufin, e ulin ratë (poshtë) dhe më pas të dy kolonelët jugosllavë, me çizmet me thumba, njëri i hyp në kokë dhe tjetri në bark dhe e mbajnë për disa minuta në gjëndje torture. Torturat në forma dhe metoda fashiste kanë vijuar edhe në ditë të tjera, por Isufi asnjëherë nuk është përkulur.

Ai në burg si bashkëvuajtës ka pasur persona të njohur në Shqipëri, sikurse është Mandela i gjinisë femnore Drita Kosturi, Terezina Pali, Padër Mati Prenushi, Gulielm Suma pronari i Kafes së Madhe, etj.

Duke parë se nga Isufi nuk nxjerrin asgjë të rëndësishme për Sigurimin komunist, ashtu sikurse kishin vepruar edhe me të burgosur të tjerë, në mënyrë që të mos i lirojnë për mungesë provash, dhe se dënimi ishte i domosdoshëm (porosi e Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës për të gjithë antikomunistët), akuza, nga prishja e miqësisë shqiptaro – jugosllave, i kthehet si organizator apo ndërlidhës i Lëvizjes Kundërkomuniste të Postribës për zonat Postribë, Shkodër, Ulqin, Krajë dhe Ana e Malit.

Përsëri tortura të llojeve të ndryshme, të ushtruar me saktësi nga xhelatët specialistë dhe të dhunshëm e të pashpirt.

Biruca, ku ata kanë qëndruar për shumë kohë, ishte rreth 1.5 metra gjërësi dhe 2 metra gjatësi. Të gjithë të prangosurit në burg ishin të lidhur me njëri – tjetrin, ku i fundit dhe i pari ishin të lidhur në mure në mënyrë që të mos kishin mundësi që të lëviznin.

Një ditë prej ditësh, kujton nipi i tij Xhevahiri, gardiani Elez Mesi hap sportelin e birucës dhe vështron të burgosurit. Isufi po bisedonte dhe ai dëgjonte.

Gardiani merr Isufin së bashku me Padër Mati Prenushin dhe i çon në gropën e zezë të WC-së ku gishtat e këmbëve nuk u hasnin në tokë.

U vendos vetë nën sqetull vezë të ziera, kuja pishe në thua, i fusin deri në bel në gropën e zezë për t’i gjunjëzuar martirët e fesë dhe të lirisë, deri sa të dy shqiptarëve të lidhur, herë pas here, u binte të fikët nga torutrat e njerëzve të pashpirtë të Sigurimit komunist.

Një ditë tjetër, kur kanë ardhur në vehte tregtari i nderuar shkodran Guliam Suma dhe kleriku katolik padër Mati Prenushi (1887-1948), në atë gjëndje të vështirë që ishin, kanë kërkuar që më mirë t’i vrisnin, se sa t’i linin gjallë e për gazep, nën torturat çnjërëzore që bënte xhelati i pashpirt Elez Mesi me të tjerët.

Më mbas, ata janë pushkatuar pa mëshirë nga togat e zeza të pushkatimit, të ngritura vetëm për të bërë vrasjen e shqiptarëve martirë. Isufi, në vitin 1947, lirohet nga burgu. Gjatë kohës që ai ishte në burg, Hamiti (vëllai i vogël) arratiset në Greqi.

Më pas nis kalvari i familjes së tij, ku menjëherë forcat e ndjekjes komuniste të Sigurimit arrestojnë Muhametin në vitin 1949 dhe e dënojnë me akuza fallco me 9 vjet heqje lirie, sepse “deshti t’i bënte një atentAtë një punonjësi të Sigurimit”.

Para se të burgosej, Muhameti me disa miq të tij, kanë nxjerrë jashtë shtetit, për t’i shpëtuar përndjekjeve, qytetarin Zija Myftia. Dy vjet më pas, gjatë kohës që axha ishte në burg, vijon në kujtimet e tij Xhevahiri, ai vritet në Dukagjin.A


Aktiviteti kundërkomunist i Hamit Toshit në vitin 1951 e vijim

Duke iu rikthyer edhe një herë librit të autorit Zef Luka me titull: “Njiqind shqipe që erdhën me prue lirinë” (Ditar) ndër të tjera, për Hamitin, ai kujton në faqet e tij se si e kishte marrë vesh ngjarjen e vrasjes së Hamitit.

Ai kujton: “Millë. Në mbramje vërejmë se rreth orës tetë kalon përmbi ne një aeroplan. Thamë se asht tue hedhë letra. Ne e nesre rinia e Sigurimi dolën me i mbledhë për të mos ra në dorë të popullit, tue na vue edhe ne kështu në rrezik. Ne nesre, sapo zbardhi dita, ndiem pushkë e mitraloza. Unë mendova, se asht tue ba manovra ushtria, por ma vonë mora vesh se ishin hedhë parashutista në Livadhet e Barit, në Cukal. Ata luftuan e u vranë deri sa arritën në Kir. Grupi që kishte parashutuar ishte i Komitetit Shqipëria e Lirë. Personi parashutist që ndër ta kishte mbetur i vrarë ishte shoku im më besnik, i ikun prej Brigadës XV Sulmuese, Divizioni I, Kompania II e Delvinës, Hamit Toshi (Saiti), prej Villgarit, Ana e Malit, Shkodër. Ai pat edhe një vëlla që më duket e thirrshin me emrin Isuf, si edhe një motër të martueme në Ulqi., Tokat i kishn në kufi me Jugosllavinë” (Luka, f. 95).

Pra Hamiti kishte rënë me parashutë vetë i katërti në një nga lëndinat e malit Cukal, por edhe këtu kishte rënë në pritë. Me sa duket, Sigurimi komunist ishte në dijeni më përpara për këtë zbarkim nga ajri të njerëzve që kërkonin lirinë e popullit shqiptar.

Komandanti i grupit ka qenë vetë Hamit Toshi, i cili, shoqërohej në misionin e tij fisnik nga tre persona të tjerë shqiptarë. Ata ishin Hazis Rustja nga Bërdica, Dedë Hili nga Dukagjini dhe Rifat Zyberaj.

Tradhëtia e agjentit të dyfishtë anglezo  rus Kim Philby dhe vrasja e Hamitit

Për hir të realitetit duhet vënë në dukje se shpesh edhe disa gazeta të djathta bien në pozitAtë e gazetave të majta komuniste në Shqipëri, duke iu referuar autorëve që kanë qenë në kupolën e Sigurimit komunist, saqë shpesh ata e nxjerrin Sigurimin shqiptar si më i përsosuri në “dështimin” e komploteve kundër tyre.

Duke shfletuar faqet e librit: “La missione tradita” (Come Kim Philby sabotoge l’invasione dell’ Albania) me autor Nichollas Bethell, kushdo e kupton sesa fallco e komike kanë qenë e mbeten filmat propagandistikë komunistë, që rishfaqen sot si “kryevepra” të kinematografisë “shqiptare”.

Grupi i kryesuar nga Hamit Toshi ka rënë në grackë qysh në fillim, si pasojë e lojës së dyfishtë të agjentit Kim Philby, për të cilin “Gazeta Shqiptare”, asnjëherë nuk ka shkruar a thua se nuk ka aq burime e literaturë për ta trajtuar sesi veproi ai kundër parashutistëve shqiptarë dhe të huajave në shumë vendeve të tjera të Europës Perëndimore.

Kur grupi i kryesuar nga Hamit Toshi, ka rënë në tokë me parashutë, ata kanë qenë të tradhëtuar qysh në ajër dhe jo si pasojë e aftësisë së Sigurimit. Parashutisti Rifat Zyberi, plagoset rëndë dhe, për të mos rënë i gjallë në duart e Sigurimit, vret edhe veten.

Për më tej tre të parashutistë të tjerë kanë qenë të rrethuar dhe mbasi qanë rrethimin, kanë ikë rrugën drejt pjerrësisë së Malit të Cukalit dhe më pas janë nisur për në Dukagjin.

Me të arritur në Dukagjin, të lodhur, të uritur dhe pa gjumë, kanë shkuar për të bujtë në shtëpinë e mikut të tyre bashkëluftëtar, dukagjinasit parashutist Dedë Hili, pikërisht në fshatin Kir. Ardhja e tyre, merret vesh nga një spiun malësor vendali, që punonte si hafije për llogari të Sigurimit.

Mbas spiunimit, pas disa çastesh, shfaqen si miza toke në shkrepat e Dukagjinit mbi 800 forca të ndjekjes komuniste të cilat edhe ato, për çudi, kryesoheshin nga një komandant që ishte po vendali nga zonAtë e Dukagjinit.

Menjëherë krisi pushka mes parashutistëve të vendosur për misionin e tyre për të shpëtuar popullin nga zgjedha komuniste dhe forcave të Sigurimit që luftonin nën simbolin e Titos dhe të proletarëve pa fe, atdhe, ide dhe qëllim luftimi.

Mbas dy orë luftimi të përgjashëm, vritet heroikisht trimi i vendosur Azisi dhe, pas 6 orëve të tjera, mbetet i vrarë Hamit Toshi dhe i fundit, mbas 8 orë luftë, i vetëm përballë shumë kriminelëve të Sigurimit, vritet dëshmori i lirisë, dukagjinasi Dedë Hili.

Edhe në atë gjendje të rëndë dhe skene makabre përpara bjeshkëve të Dukagjinit, kunata e Dedës, një grua trimëreshë dhe fisnike e Kanunit të Lekë Dukagjinit, pa iu trembur syri për pasojat, që mund të rridhnin nga veprimi i saj, i kërkon komandantit komunist ta lejonte për të marrë trupat pa jetë të të tre martirëve për t’i varrosur.

Më pas, kur janë larguar forcat e komandës dhe të policisë komuniste, ajo i ka varrosur të tre.

Pas shumë dekadash, në vitin 1991 trupat e tyre janë gjetur për t’u rivarrosur nga të afërmit e tyre me ceremoni, mbasi Zoja ka shënuar emrin e secilit prej tyre, duke e mbajtur sekret, deri kur ata janë rivarrosur nga bashkëvuajtësit.

Ngjarje të tjera të familjes së patriotit Hamit Toshi

Për aktivitetin e madh të Hamitit shkruan edhe miku i tij më i afërt, Zef Luka, i cili edhe kur shkoj në Shqipëri në vitin 1992, bëri një vizitë të shkurtër tek të afërmit e tij, duke u theksuar edhe një herë se e kishte patur një mik dhe shok shumë besnik dhe se ai kishte qenë me të vërtetë një antikomunist i vendosur.

I ndjeri Zef Luka, në një nga kapitujt e librit të tij, përmend edhe tradhëtinë e madhe që i bëri agjenti i KGB-së Kim Philby, i cili i humbi Shqipërisë për ambicjen e vet personale dhe për të holla, bijtë më të mirë dhe trima të popullit shqiptar dhe për më tepër qytetit më antikomunist në Shqipëri, Shkodrës dhe rrethinave të tij, bijtë që sot nderojnë qytetin dhe familjet e tyre për aktivitetin e vendosur antikomunist me jetën që dhanë për çështjen e atdheut.

Kalvari

Familja Toshi dhe veçanërisht vëllezërit e Hamitit ndiqen nga persekutimet e njëpasnjëshme.

Kështu, në vitin 1956 Muhamet Toshi, lirohet nga burgu (që e ka vuajtur në kam[et më të këqia në Shqipëri duke tharë këneta), mbasi kishte qëndruar në kampet e Maliqit, Vlorës dhe Bedenit të Kavajës.

Në fund ai lirohet nga Rinasi. Ai është njohur me Prof. Arshi Pipën, Ragip Lohen, Hajdar Rusin, Muharrem Sahitin, Muhamet Fejzon, Prof. Sami Repishtin dhe shumë klerikë të besimeve të ndryshme të Shqipërisë.

Fill mbas daljes nga burgu, ka shoqëruar për jashtë “burgut të madh” të Shqipërisë shumë vetë, meqenëse e njihte shumë mirë zonën kufitare.

Një ditë të bukur, pas ditës së fundit të festës së Bajramit, kalon kufirin dhe shkon për Bajram tek motra e tij në Vladimir të Ulqinit.

Atë e kishte njohur një person vendas, i cili menjëherë e spiunon tek forcAtë e Sigurimit jugosllav dhe ata lidhen me Sigurimin komunist shqiptar.

Gjatë kthimit në vendlindje i bëhet pritë dhe, në kthim, pa paralajmërim, shkrehin breshëritë e automatikut kallashnikov mbi trupin e një fetari islam të devotshëm.

Gjeografia e kalvarit dhe vitet e burgut të familjes Toshi?

Menjëherë mbas vrasjes së Muhamet Toshit, forcat e Sigurimit, si të xhindosur, i vërsulen shtëpisë së familjes së tij dhe e bastitsin, duke bërë rrëmujë çdo vlerë materiale të vënë me mund e sakrifica mbijetese.

Për familjen fillon menjeherë internimi për 3 vjet në Gradishtë të Lushnjës.

Më mbas ata kthehen nga internimi në vendlindjen e tyre në vitin 1956. Po atë vit arratiset jashtë shtetit djali i Muhametit, Xhemali, duke qenë i kërcënuar për jetën nga spiunët e Sigurimit dhe sot ai jeton në New York të ShBA-së.

Familja e tij riinternohet në fshatin Hajmel gjatë viteve 1955-1970. Më 1970 ata lirohen nga internimi.

Në vitin 1973, vëllai i Hamitit, Isufi, dënohet me burgim me nenin famëkeq “55” për Agjitacion e Propagandë, duke i theksuar në gjyq se ka mbajtur Ramazan, se ka thënë se malli kinez është i keq, se ka thënë që ka shkuar sateliti në hanë, se nuk i del buka, ka thanë se sa e madhe është minarja në Vladimir të Ulqinit.

Në gjyqin famëkeq kundër tij i kanë dalë dëshmitarë 5 vetë, që ishin njerëz të dënuar ordinerë, që sikur thoshte populli, ishin spiunë me 1200 lek ($12).

Burgun Isufi e kalon në kampin e tmerrshëm të Spaçit e në Ballsh së bashku me dom Nrekë Kroqi, njeriun kurajoz e trim Fadil Kokomani, Spartak Ngjela (sot një ndër avokatët e njohur të mbrojtjes së demokracisë), Dylber Merdani, Pjetër Loro, Pashuk Loro, Zeqir Ceni etj.

Më 2 Prill të vitit 1990, Isufi lirohet nga burgu. Kjo familje më përpara ishte internuar edhe në Lumas të Beratit, më 25 Qershor të vitit 1980, duke qëndruar për 5 vjet me motivacion që “të mos kishte të drejtë kthimi në vendlindje”.

Përfundimi i dramës Toshi

Familja Toshi ka të pushkatuar dy vetë: Muhamet Tusha (Toshi), 29 Maj 1961, Hamit Toshi, vrarë më 16 Gusht të vitit 1951; të burgosur: Muhameti 8 vjet, Isufi 8 vjet; internim: Isufi 5 vjet, Menja Tusha 5 vjet, Xhevahiri, i biri, 5 vjet (1980-1985); familja Muhameti: Internimi i parë 1960-1963, pas vrasjes së Muhametit: Zadja 3 vjet (1960-1963), e bija Nadirja, (1960-1963); Xhemali, i biri (1960-1963); Melihaja, kur ishte 2 vjeç (1960-1963).

Mbas arratisjes, i biri 19 vjeçar, Xhemal Fusha, vjen në New York, ku jeton edhe sot.

I gjithë kalvari i familjes Toshi, përfshihet në 42 vjet internim, 16 vjet burg dhe 2 të vrarë barbarisht nga forcat “popullore” të Sigurimit komunist.

Mbijetesa e kësaj familjeje, është madhështi

Nuk do te jetë asnjëherë e saktë historia e popullit tonë në të gjithë trojet etnike shqiptare, nëse nuk do të shkruhet me saktësinë e kohës për bijtë më të mirë të nacionalizimit, atdhetarët e idealeve të pastra liridashëse, përparimtare, demokratike, për të cilat vlera ata flijuan edhe jetën e tyre dhe janë sot një pasqyrë nderi dhe krenarie, për misionin fisnik të shkëputjes së Shqipërisë nga kthetrat e komunizmit të zi.

Literatura:

  1. Zef Luka, “Njiqind shqipe që erdhen me prue lirine”, USA, 1950.
  2. Tomë Mrijaj, “Historia e parashutistit Alush Leshanaku (1913-1950)”, revista Jeta Katolike, f. 13-14, 2008.
  3. Alush Leshanaku: “Gjendja e Shqipnis në Prill 1949”, “L’Albanie Libre”, Organe du Bloc National Independent, 20 Dhjetor 1954, f.4.
  4. “Alush Leshanaku – Lajmtar e Fatos i Liris”, “L’Albanie Libre”, Organe du Bloc National Independent, 28 Nëndor 1951, f.2.
  5. “Me histori në dorë”, “L’Albanie Libre”, Organe du Bloc National Independent, 28 Nëndor 1952, f.3.
  6.  Kolë Çuni, “Ditët e fundit me Alushin”, “L’Albanie Libre”, Organe du Bloc National Independent, 20 Dhjetor 1954, f.6–7.

Filed Under: Histori Tagged With: Klajd Kapinova

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 10
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT