• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ZHAGITJA E KOMBIT

August 24, 2016 by dgreca

Nga Kolec TRABOINI/

Ku e kemi mbrothësinë siç thoshte Naim Frashëri. Të madhit poet shqiptar do ti thosha se qiriri yt digjet përditë, ndërkohë që bijtë e përçit turko-osman si kurvat veç krihen. Nuk dinë tjetër të bëjnë veç shkatërrimit sepse janë gjen shkatërrues, dhe si urithët gjënë më të urryer në këtë botë kanë dritën. Atë dritë që na vjen nëpër shekuj nga paraardhësit tanë ilirë – pellazgë, na vjen nga Gjergj Kastrioti, që kjo skotë e huaj, mbetur si rudiment i zi në këto troje po kërkon me çdo kush ta shuaj, kësisoj të shpërbëjnë kombin dhe historinë e shqiptarëve. Esè nga KOLEC TRABOINI Nëse duam ta njohim vetveten si komb, si popull, si qytetërim, si traditë, duhet të kërkojmë me ngulm para vitit 1479 kur ranë nën errësirën shumë shekullore trojet shqiptare dhe me zjarr e hekur arbërorët e qendrave më të mëdha u vranë, u prenë e u dogjën të gjallë, ndërsa çdo vlerë qytetërimi u rrafshua me themel. Qëllimi i pushtuesve lexohet qartë: për mos lënë asnjë shenjë të identitetit të këtij populli të lashtë. Vandalët e orientit, hordhitë barbare osmane do të vendosnin kulturën e tyre të qytetërim – shkatërrimit. Mbeti vetëm çfarë fshihte nëntoka. Por edhe nëntokën arkeologjike do të vinte koha për tu shkatërruar nga pinjollët turko-osmane, tashmë të shfaqur si gjoja elitë shqiptare. Një shekull pas pavarësisë kjo barbari e re. Durrësi dhe Tirana janë shembujt më të mirë të shkatërrimit arkeologjik. Tiranën e konsiderojnë si krijim i një halldupi me emrin Sulejman Pash brekushja, një sahanlëpirës i sulltanëve,  ndërsa mbi qytetin antik të Durrësit, arkitektët dhe urbanistët-dumbabistë, firmosën fermanët si të parët e tyre, pra dhanë leje tË bëhen ndërtime të reja sipër themeleve të ndërtimeve 2500 vjeçare për hir te interesave të xhepit, por edhe programit shkatërrues për ti lënë këto troje pa identitetin e vet historik. Një dëshirë e çmendur, e shfrenuar, që kujtesa historike të shuhet, që historia para osmane të zhduket nga trojet iliro-pellazge. Asnjë herë në histori ky vend nuk kish parë të tillë shkatërrim nga barbaret osman dhe kopilët e tyre të mbetur si farë e keqe në trojet Arbërore edhe sot e kësaj dite. Për arbërorët vendas, autoktonë, pushtimi prej hordhive vandale turko-osmane shënon kohën zero. Kështu po bëjnë edhe sot për kryeqytetin shqiptar edhe kopilët e sulltan jaranëve. Ky ishte qëllimi dhe mjeti i sulltanëve mizore dhe stafeta kaloi nga etërit tek bijtë. Bëj baba që të ngjaj. Ngulmimi i disave taliban-tallaganëve të kulturës, që të kërkohet historia dhe ngjizja e qytetërimit shqiptar në shekujt e errësirës anadollake, tregon se këtë vend që nga 1912 e përkëtej, më së shumti e kanë sunduar pinjollët e errësirës së orientit se sa bij të dritës ilire shprehje e një qytetërimi të lashtë sa bota. Janë ata që e urrejnë deri në tërbim Nënë Terezën shqiptare. Ata që kishën katolike në kështjellën e Rozafës te kohës se Marin Barletit, shkodranit të madh, duan ta bëjnë me patjetër xhami si një e drejtë osmane, si e drejtë e pushtuesit,  si një revansh historik se kështu bënë edhe dyndjet turko-osmane kur erdhën. Të gjitha kishat e shqiptarëve i bënë faltore islame dhe e konvertuan popullsinë e mbetur nën tehun e shpatës. Gjithnjë me të njëjtin qëllim, që duke pasur të njëjtin besim me pushtuesin, popullsia vendase ta identifikonte veten si turko-osmane, pra kësisoj të realizohej zhbërja e shuarja e kombit shqiptar dhe sundim i përjetshëm turko-osman në trojet arbërore. Dhe kjo do të realizohej po të mos ishte kujtesa historike mbi Gjergj Kastriotin, bëmat e të cilit tashmë i tregonte historia e Europës. Dhe a mund të na thotë ndokush si e morën guximin dhe kush i solli në ditë të sotme, ca pjella bastarde të quajtur historianë osmanologë, që erdhën nga Anadolli tek varri i atit të kombit tonë Gjergj Kastrioti dhe e mallkuan. Ndërkohë që ata që e quajnë veten shqiptarë dhe e shoqëronin heshtën e zë nuk nxorën. Por të tjerëve, kopilëve të Anadollit,  besa edhe u pëlqeu sepse Gjergj Kastrioti siç admirohet nga shqiptarët me rrënjë arbërore-ilire ashtu urrehet për vdekje nga filizat e rinj të osmanëve, të mbirë së voni pas viteve 1990 e të mbështetur financiarisht nga ngordhësira anadollake. Si është e mundur të guxojnë aq shumë. Si kanë trimërinë e shpifur të sfidojnë e të na poshtërojnë Kryetrimin e Arbërisë që e njeh historia e botës si një nga gjeneralët më të zot të gjitha kohërave, mbrojtësin e Arbërisë dhe mbarë Europës. A jemi ne shqiptarë apo çfarë dreqin jemi. Ahmet Zherka, një shqiptar trim me fletë siç thotë populli, në mes të New Yorkut shtriu përdhe dhe ja shkimi fymën një pisi serb që guxoi dhe i grisi flamurin shqiptar. Aty ku e grisi aty krisi. Ahmet Zherka, ky shqiptar i panjollë, ky bir i denjë i kombit e shkroi historinë e vet, por edhe tonën gjithashtu. I la vetes nder e dinjitet, lartësoi kombin e vet. Shqiptari i vërtetë arbëror-iliro-pellazg, autokton e jo i ngulur si gozhdë e ndryshkur nga pushtuesit,  nuk të fal kur i poshtëron Atdheun e Kombin. Po këtu në trojet shqiptare, në këtë grusht të vogël trojesh që quhet Shqipëria e vogël londineze pse zhagitemi e pranojmë të përbaltemi nga një selçuk e përç Anadolli? A nuk kishte një shqiptar ti tregonte vendin atij qen bir qeni, që mori rrugën e nxori vrer edhe në Shkodër.  A thua ka mbarue krejt ky vend e u ka tha palca e atdhetarëve? Ah të ish ndodh aty Ahmet Zherka. Dheun e varrit të Gjergj Kastriotit do të kishte ngrënë përçi i zi i Anadollit. Por, e ka një shpjegim edhe kjo heshtje poshtëruese gjithsesi. Kemi një çerek shekulli që kemi dalë nga diktatura. Ku e kemi mbrothësinë siç thoshte Naim Frashëri. Të madhit poet shqiptar do ti thosha se qiriri yt digjet përditë, ndërkohë që bijtë e përçit turko-osman si kurvat veç krihen. Nuk dinë tjetër të bëjnë veç shkatërrimit sepse janë gjen shkatërrues, dhe si urithët gjënë më të urryer në këtë botë kanë dritën. Atë dritë që na vjen nëpër shekuj nga paraardhësit tanë ilirë – pellazgë, na vjen nga Gjergj Kastrioti, që kjo skotë e huaj, mbetur si rudiment i zi në këto troje po kërkon me çdo kush ta shuaj, kësisoj të shpërbëjnë kombin dhe historinë e shqiptarëve. Dhe duhet pranuar se këto qenia të pështira, të shfaqura herë-herë me shkëlqimin e pushtetarëve sundues, deri më tani e kanë bërë punën shkatërruese mrekullisht. Prandaj i sheh që një rrugë që bashkon dy pjesët e kombit Shqipëri-Kosovë, ja japin koncesion bijve të sorollopit të osmanëve që ti taksojnë shqiptarët për rrugën që kanë ndërtuar me paratë e vetë shqiptareve. Të mos shkosh më në Mirditë, Kukës, apo Tropojë pa u paguar taksë osmanëve. I gjen bijtë e osmanëve në miniera që dikur nxirrnin edhe ar e flori, por sot ka shkuar gjithçka për dhjamë qeni dhe nuk dihet ku përfundon pasuria kombëtare e këtij populli që mbeti e mbeti skajshëm i varfër. Nuk po flasim për ushtrinë kombëtare që nuk e kemi. Dikur Gjergj Kastrioti veç për një betejë ngrinte në këmbë një ushtri prej 40 mijë luftëtarë të sprovuar me të cilët përballonte mbi 100 mijë turko-osmanë. Ku jemi sot? Një togë ushtarësh të shpartalluar që mbledhin plehra brigjeve të detit nën komandën e drejtuesve pa asnjë vlerë e autoritet komandues. Dhe na tregojnë përralla plakash buzë vatrës, se do të na mbrojë NATO, nëse i teket fqinjëve të jugut të armatosur deri në dhëmbë të na sulmojë për të realizuar ëndrrat e tyre të çmendura në Shqipërinë e Jugut. Ja kjo është historia e bijve të etërve pa lavdi, që më së shumti kanë qenë  bythë a brekë me pushtuesit.  Prandaj i sheh të dalin në fotografi e të pozojnë krenarisht me një hienë barbare, një riciklimi i përbindshëm i sulltanëve turko-osmanë në kohërat moderne në Ankara e Stamboll. Qe besa, mençuria e të parëve tanë nuk bie poshtë kurrsesi;  çfarëdo që të ngjasë e sido që të bëhet çfarë lind nga macja gjuan minj. Edhe kopilat e Orientit mbetur si bacile kolere në trojet tona arbërore, ashtu do të bëjnë. Dalin nga errësira dhe gjuajnë dritën. E ne shqiptarët autoktonë zhagitemi. Deri kur më kështu?!

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Kolec Traboini, ZHAGITJA E KOMBIT

NUK SHITEN E AS NUK FALEN TROJET SHQIPTARE

August 18, 2016 by dgreca

Fjalimi i Biden-it nuk është alibi për qeveritarët e Prishtinës /

Nga KOLEC TRABOINI /

Ato që thotë në fjalime e biseda në Prishtinë i nderuari Biden,zëvendësi i presidentit Obama, së pari nuk janë urdhra, nuk janë te detyrueshme dhe se dyti ai nuk e thotë shprehimisht se duhet të falim toka shqiptare. Nuk mund ta thoshte këtë se po ta thoshte nuk do te ishte aspak mik i shqiptareve. Nuk meriton një mik i madh si Biden, të përdoret për qëllime të mbrapshta nga klani në pushtet në Kosovë. Kjo është një ligësi e dinakëri orientale e propagandës se dyshes Thaçi – Mustafa. As Amerika nuk i lejon vetes të thotë falini tokat sepse amerikanët e dinë historinë, që tokat shqiptare në Ballkan janë të pushtuara nga 4 shtetet ballkanike, Serbia, Greqia, Maqedonia dhe Mali i Zi.. Po le të shkojmë më tej. Edhe sikur të thoshte Biden jepini tokat, Biden në janar do të jetë thjeshtë një pensionist si gjithë të tjerët e fjala e tij nuk është ligj por një opinion personal. Madje pa asnjë influencë me ardhjen e një presidenti dhe administrate të re në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar 2017. Kosova nuk mund të japë asnjë centimetër tokë, le të thotë çfarë të doje Biden, Hashim Thaçi, Is Mustafa apo propoganda qorre e Prishtinës. Nuk ka mik të mirë në botë që të detyron të shesësh a të falesh trungun e Atdheun. Nëse e japin truallin kombëtar, për tradhti kombëtare do të paditën shtetarët e sotëm në Kosovë e jo pensionisti Biden përtej oqeanit. Prandaj nuk ka asnjë alibi për ata që i janë qepur si bisha trojeve shqiptare e do ti japin tek të huajt. Nëse ata bëjnë sikur nuk e kuptojnë sot se po kryejnë një akt të paprecedent, në fakt një akt tradhtie(çfarë të kujton faljen e Shën Naumit që bëri Zogu për serbët që e sollën në pushtet), nga dëliri se e ndjejnë veten të gjithëpushtetshëm bëjnë sikur as lexojnë çfarë shkruhet e as çfarë flitet në popull, por nesër kur të mos jenë më në pushtet, bukur mirë do të kenë mundësi ta kuptojnë, por edhe të mbajnë përgjegjësinë historike të tradhtisë e do të marrin atë që meriton çdo tradhti e çdo tradhtar. Nuk është vonë për të hequr dorë nga ky akt mizor i tjetërsimit të trojeve kombëtare shqiptare dhe aspak vonë për të dënuar tradhtinë, nëse kjo ndodh. 18 gusht 2016

Filed Under: Featured, Opinion Tagged With: Kolec Traboini, NUK SHITEN E AS NUK FALEN, trojet shqiptare

A THUA E HARROI KOSOVA PREK CALIN?

August 16, 2016 by dgreca

Nga KOLEC TRABOINI/ Pse këto ditë në Kosovë askush nuk po e përmend Prek Calin? Po Prek Cali ishte ai burrë kreshnik shqiptar që kur caktohej kufiri në veri, merrte gurët e mëdhenj e si të ishte një Sizif krenar me gur në shpatull ecte nëpër natë, nëpër shi e nëpër mjegull, si të ishte koha, për mos i humb trojet shqiptare në Vermosh. E tash deputete, ministra, president e nëpunës të lartë të papërgjegjshëm po e marrin atë gur e po e sjellin ma përkëtej kufirit, duke ua fal të huajve tokat në Çakorr. Qe pra, si Çakorri si Vermoshi janë njësoj toka shqiptare. Po si mbërritëm deri në këtë ditë, me këtë bandë të papërgjegjshme në pushtet që bën atë që veç armiqtë e shqiptarëve e kanë bërë në histori. Ndokush nga aradhet e këtyre pushtetarëve të papërgjegjshëm po thotë se ata i ka zgjedh populli me votë demokratike. Po zgjedhja nga populli nuk është alibi për prapësitë e atyre që zgjidhen. Populli i ka zgjedhë, por jo për t’ia fal trojet shqiptare Malit të Zi. Jo kurrë. Tradhtinë e vet nuk mund kurrkush t’ia verë në shpatull popullit me shkakun e thjeshtë se ai i ka zgjedhur. Tradhtia nuk delegohet. Ajo fle e zgjohet në gjoksin e tradhtarit. Ka shume troje shqiptarëve jashtë kufijve. Por ato as i kemi shitur e as i kemi falur. Europa e di këtë. Edhe ata që i kanë pushtuar i dinë anipse bëjnë sikur është punë e kryer. Jo nuk është e kryer. Për ata mund të jetë e kryer por për ne shqiptarët jo. Sepse trojet  kombëtare as nuk shiten e as nuk falen. Edhe unë kam varret e gjyshërve në tokat shqiptare që mizorisht i janë dhënë Malit të Zi nga Europa. Po si mendoni se i kam shit varret e gjyshërve në Traboin të Hotit, apo i kam falur, apo i kam harruar? Jo kurrë e kurrës! Mund të mos i përmend, por nga mendja ime nuk hiqen kurrë trojet e varret e të parëve të mi. E dimë se trojet edhe kur i ke brenda Shqipërisë del një harbut e ti pushton me forcë e drejtësi nuk gjen. Por të paktën ato mbetën brenda kufijve të atdheut. Nuk tjetërsohen nga të huajt. Fundi i fundit njeriu edhe në çast të vdekjes të jetë mendon se jeton kombi, atdheu, populli i tij në trojet e veta e kjo e bën të jetë në vdekje të qetë për vazhdimësinë e mos-harrimin. Tashmë është tradicionale që kur një njeri mbyll sytë për herë të fundit, ngushëllimi që u jepet të afërmeve është: I qoftë i lehtë dheu i vendlindjes. Ky pra është kuptimi sublim mbi dheun, tokën dhe trojet e Atdheut. Varret mbi tokat e pushtuara humbin. Pushtuesi bën përpjekje të shuajë kujtesën e popujve që mban nën zgjedhë, të tjetërsojë identitetin i një populli, çfarë edhe ka ndodhur në disa troje shqiptare. Duhet ta dinë ata që falin detin e tokën se populli as nuk i shet e as nuk i fal trojet e veta kombëtare. Askush nuk mund ta bëjë këtë. Qoftë si individ apo institucion. Dhe e drejta natyrore është që herët e vonë ato troje ti kthehen trungut atdheut. Jeta e kombit nuk është sa jeta e një njeriu. Afro pesë shekuj kombin tonë e mbajti nën zgjedhë perandoria osmane, por një ditë perandoria u shpërbë. Askush nuk e mendonte se do shkatërrohej Jugosllavia, se do çlirohej Kosova, por ja që ndodhën. Pse të mos ndodh që trojet shqiptare të bashkohen. U bashkua Gjermania që gjatë Luftës së Dytë Botërore i bëri varrin diku rreth 100 milion njerëzve në botë. E ktheu Europën në gërmadhë duke përfshirë edhe vet Gjermaninë. Atëherë si të mos shpresojmë të bashkohemi ne shqiptarët që nuk kemi bërë asnjë lufte agresive në histori, nuk kemi pushtuar asnjë pëllëmbë tokë të huaj, vetëm jemi rrudhur, vetëm jemi mbrojtur. Askush nuk e di se çfarë do të ndodh në të ardhmen, prandaj të mos hiqet dorë nga e drejta natyrore e bashkëjetesës si komb. E drejta e Bashkimit Kombëtar. Ti lëmë në një anë me përbuzje marrëzitë e ca pseudo studiuesve sharlatanë të shitur kokë e këmbë. Nuk ka dy kombe shqiptare. Ka një komb e vetëm një. Çdo pëllëmbë toke në Kosovë është shqiptare dhe çdo pëllëmbë toke në Shqipëri është e shqiptareve të Kosovës. As kufijtë nuk na duhen. As doganat. Ti thyejmë të gjitha barrierat e ca nëpunësve e shtetarëve mediokër që na ndajnë. Të gjithë shqiptarët kemi një gjuhë, jetojmë në trojet tona Iliriane, Pellazgët më të hershëm në Europë,  jemi një komb e një popull. Është e drejte e çdo shqiptari kudo ku ndodhet në botë të demonstroje duke e ngritur zërin në kupë të qiellit: asnjë centimetër tokë arbërore nuk mund të jepet sepse është derdh gjak shqiptarësh për këto toka. Aty janë edhe kockat e të parëve tanë. Kush u jep truall kombëtar të huajve ai është tradhtar dhe tradhtarët e kombeve në të gjithë botën dihet se çfarë i pret. Sot mund të jesh në maj të piramidës se pushtetit, por nesër mund të hiqesh zvarrë si qen. Këto janë fatet njerëzore e këtë duhet ta dinë ata që mbahen lart e nuk pyesin se çfarë mendojmë ne poshtë. Anipse fundin e turpshëm askush nuk e do, për aktin e tradhtisë ndaj kombit herët a vonë të vjen mallkimi i tokës dhe e paguan atë në mënyrë të pamëshirshme. Aq më tepër se tradhtia të ndjell e të udhëheq në vragën e vet, sot fal livadhet e kodrinat e Çakorrit, nesër nis shitja e Mitrovicës në veri të Kosovës. E këtë tradhti trojesh duhet ta ndalim sa kohë që nuk është vonë. Është populli ai që duhet të ngrihet në këmbë në mbrojtje të tokës së vet. Të ngrihet kudo. Të demonstrojë. Të flasë populli.  Ai e vetëm ai është sovrani.  Nëse heshtim e zhagitemi sot për Çakorrin, nesër këtë fat të zi mund ta ketë mbarë Kosova. Shembullin se çfarë mund të bëjmë e kemi. Mjafton të kujtojmë e të  mos e harrojmë Prek Calin, atë burrë kreshnik që me gur në shpinë si Sizif krenar e i pamposhtur, i mbrojti burrërisht trojet shqiptare. 16 gusht 2016

Make Money Online : http://ow.ly/KNICZ

Filed Under: ESSE Tagged With: harrese, Kolec Traboini, kosova, Perk Cali

O BO-BO, LE-LE, STADIUMI…

August 14, 2016 by dgreca

Nga KOLEC TRABOINI /Na e paska prishur stadiumin “Qemal Stafa” të kryeqytetit kryeministri. Bjerë këmborë të dëgjojnë ujqërit. Gjëmë e madhe për të gjithë ata që nuk kanë çfarë të bëjnë e rrahin dybekun si Nafija e gjorë në site interneti. Po gjëmë e madhe more na paska rënë. Si të bëjmë ne tani pa Qemal Stafën edhe si emër edhe si stadium. Ku të vemi e ku të fshihemi pa atë stadiumin që ishte bërë si kasolle jevgu ku shurronin kalamajtë e Tiranës. Pike e plasur, pikë e paplasur. Veri çfarëdo kryefjalë shprehjes dhe je në rregull me kuptimin e alegorisë popullore, kur s’ke punë luaj derën. Mirë stadiumin, që u bë kuvendi çorap i grisur, po mjaft more edhe me emrin. U lodh atje në varrin e dëshmorëve edhe vetë idealisti Qemal Stafa duke ja keqpërdorur emrin dhe idealet për ca mashtrime ordinere. Për më tepër një stadium nuk mund të ketë emrin e një luftëtari. Por në Shqipëri gjithçka është e militarizuar. Edhe shkollat edhe rrugët. Pushkë e top e mitraloz. A e keni parë fasadën e Muzeut Kombëtar sa armë ka. Luftëtarë të mëdhenj paskemi qenë. Gjoksin gropë e të pasmen tym… Pa-pa-pa-pa… Të bëjmë gjëmën me një kallash të ndryshkur pas gardhit. Aq luftëtarë të pamposhtur skërkave të historisë kemi qenë (bam-bum deri në Çana Kala) sa kemi mbetur të copëtuar anë e mban Ballkanit e të zotë të bashkojmë një komb nuk jemi. Ushtria jonë ka vajtur për lesh e emra luftëtarësh kudo në çdo cep të atdheut të katandisur si mos më keq, se nuk dimë tjetër veç kazmë e pushkë. Vrit e shkatërro. Asnjë lopatë gjëkundi. Vetëm për të hapur varret tona. Ke gjë për të prishur or mik. Jemi gati. Me themel po të duash. Ndërkohe absurdi shkon deri atje: rruga Brigada e VIII-të e të tjera llahtarira si këto. Ndërkohë i ngremë shtatore një handrak Sule me brekushe Stambolli, që u argalis si dylber me sulltanët dhe na e bënë historinë tonë shkurre e drizë, veç në katër shekuj pushtim hordhish osmane se me tej s’na lënë shteg të shohim. Si të ishim pjellë sulltanësh. Se vër re çfarë e merakos Lamën tonë që gërmon në vlerat tona historike. Fotot e gjermanëve tek xhamia e një farë Ethem beu. Kush ishte ky farë Ethem beu e çfarë ka bërë në histori të Shqipërisë mund të pyes çdo ndokush, se gjermanët i dimë?! Kush po pyet. Mjafton të jetë insan turqeli e stambolli. Se aty e kanë mendjen e zemrën turkoshakët e rinj të Shqipërisë së vjetër me 5 mijë vjet qytetërim. Po, për të vërtetë, o Lamja, që je për këto arkeologjitë mesjetare sulltanore, se më thellë nuk të sheh llupa, jo për gjë por ngaqë është fort i thellë pusi i historisë për mendje të cekëta. Që ta kam llafin, na hëngri barku keq për atë varrin e Ethem beut në foton me gjermanët e luftës se dytë, që na e shet si zbulim i madh. Dhe për atë shtatoren idiote të Sules me brekushe që keni ngritur në mes të Tiranës, si të ishim pinjoll të sulltanëve të Turqisë, por, nuk rri dot pa të pyetur: ke ndonjë llaf pazari apo zbulim të ri për atë Sulejman Pashën e osmanllinjëve, për të cilin na ha barku fare, diare thuaj, që ti biem shkurt.  Po, more Lamja ynë, thonë se dardha e ka bishtin prapa, që thua ti, që nuk the asgjë, nuk ka filluar historia tek Ethem Beu i Turqisë dhe as tek Sul Brekushja i Aishes me zogun e zogorinë e vet. Punë çengijesh e hamani. Nëse genet e ndokujt e kanë fillesën aty, ka të tjerë që i kanë që nga koha e Teutës… e me përtej, o Lamja ynë, gërrmimtari i historise. Na u prish stadiumi. Obobobooo…Na doli punë tani. Për atë gërmadhë stadium. Se ne për të gjitha jemi kundra. Rroba e re na e ha trupin. Ndaj kruhemi. Luftë me llafe. Luftë me llafe nëpër kafe. Na lini more të jetojmë pakëz ditë të qeta dhe nga koha tjetër pa mite e vjetërsira, please! E pirdhuni megjithe Sulat tuaj e gërmadhat e vjetra. Se për ideale? Lëre më.  I dimë idealet tuaja. Janë shterur, janë tharë. Idealet tuaja janë në qyp të historisë. Nuk po them në hale. Ideal sot është paraja. Ta Lefta Olimbi! Ta Lefta! Çfarë shoqërie hipokrite, mor Zot. 12 gusht 2016

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Kolec Traboini, LE-LE, O BO-BO, STADIUMI...

“Libohovitët e Amerikës”- libër i ri me histori e tradita

August 12, 2016 by dgreca


Këpucëtari i Libohovës Lame Malita që u arratis bashkë me gruan dhe 5 fëmijët e vegjël më 1945.1-Lame Malita me femijet ne Libohove

nga Kolec Traboini/   Libri “Libohovitët e Amerikës” është një botim i veçantë që sjell para lexuesit histori dhe fate njerëzore, por edhe kujtesën e tyre mbi traditat e qytetit të Libohovës. Autori Kolec Traboini, i cili ka përvojë në gazetari, krahas poezisë dhe prozës është dhe autor i tetë librave me ese dhe publicistikë. Për të realizuar librin për libohovitët e Amerikës ka shfrytëzuar rrëfimet e veteranit të Luftës së II Botërore nëntëdhjetë e pesë vjeçarit Vasil Malita, i cili jeton në Boston. Libri është në gjuhën shqipe, por për shkak se shumë prej historive dhe personazheve për të cilët flitet jetojnë në Amerikë është botuar pjesërisht edhe në anglisht. Libri hapet me një citim të ish Presidentit amerikan Bill Clinton drejtuar një libohoviti në Filadelfia kur ky festonte 100-vjetorin e lindjes. Le të sjellim një fragment nga ky urim i presidentit amerikan për Harry (Lame) Malitën: “Gjatë 100 vjetëve të shkuara ju ishit pjesmarrës i një kohe nga më të ndritshmet që ndonjëherë ka njohur bota.” Po kush ishte Lame Malita? Ai ishte këpucëtari i qytetit të Libohovës, i cili duke qenë me 5 fëmijë të vegjël e në varfëri të plotë në Shqipërinë e pasluftës, nuk gjente rrugë tjetër, por veç të arratisej në vitin 1945. Historia e tij dhe e tërë fisit Malita trajtohet në kapituj të veçantë të librit. Kapitujt e parë kanë të bëjnë me traditat e Libohovës, të gërshetuara këto me ngjarje e bëma historike që fillojnë nga festat popullore tek Kisha e Stojanit, jeta në mëhallat Kalista e Çuprel, fejesat e martesat, rituali i dasmës, lindjet e vdekjet, këngët e vajet, jeta dhe bota e fëmijëve me lodrat e tyre karakteristike, dashuria për profesionin e të tjera. Në vazhdim vjen kapitulli me temën e mërgimit të libohovitëve. Në Amerikë, ndër figurat më të para të njohura si veprimtar i “Vatrës” ka qenë Hamit Ruçi, i cili shkoi në Amerikë që në moshën 16-vjeçare. Është autor i një libri me poezi “Ngjarjet e tmerruara”, në të cilin demaskonte me vargje popullore krimet e andartëve grekë në jugun e Shqipërisë. Gjithashtu nga Libohova ka qenë  Nexhmie Zaimi, gazetarja e parë shqiptare e “New York Times” dhe “Zërit të Amerikës”. Edhe ajo autore e një libri “Daughter of the Eagle”  autobiografia në anglisht i një vajze shqiptare, libër që bëri jehonë dhe e bëri të njohur atë dhe Shqipërinë në rrethet intelektuale amerikane. Janë edhe plot mërgimtarë të tjerë nga Libohova, por mbi të gjithë spikatin pjesëtarët e fisit Malita me shpërndarje nga Worcester MA, në Boston, Cape Cod dhe në Filadelfia. Për Fisin Malita në këtë libër ka plot histori e fate njerëzore që prekin kufijtë e një shekulli dhe shtrirje gjeografike nga Shqipëria në Greqi, Rumani dhe Amerikë. Ata kanë qenë edhe biznesmenë të suksesshëm, të njohur për zinxhirin e picerive me emërtimin “New England Pizza”, që nga Worcester në Cape Cod dhe në Northeast të Filadelfias. Duke kërkuar në jetën dhe historinë e këtij fisi të madh nga Kalistaja e Libohovës, gjen ngjarje tepër interesante, por herë-herë edhe tragjike. Në faqet e librit përshkruhet fati i çuditshëm i vajzës më të bukur të Libohovës, 18-vjeçares Therjani, ka përshkrime e histori që të lenë mbresë, si ai i dy vëllezërve që morën rrugën për në Thesali aty nga viti 1900 dhe kurrë më nuk u kthyen në Libohovë. Apo ai tre vëllezërve me fund tragjik  Jani, Kolo dhe Vangjel Malita e plot fate të tjera njerëzore. Ky libër paraqitet interesant jo vetëm për ata që janë në mërgim e jetojnë në Amerikë apo ata që kanë lidhje me mërgimtarët, por edhe për çdo libohovit që kërkon të njihet me pjesë të ndryshme të historisë së këtij qyteti aq i njohur për traditat dhe bujarinë e tij. Kur themi bujarinë kemi parasysh edhe një kujtim tipizues i autorit të librit për shoferin e linjave të largëta të autobusëve, Firdusi Bukali, një njeri kujtimi i të cilit ruhet nga të gjithë libohovitët brenda dhe jashtë Shqipërisë. Pas kapitullit në anglisht “Malita Tribe”, vjen albumi fotografik me aspekte historike apo të jetës së sotme të libohovitëve të Amerikës, i cili e mbyll librin me afro 50 fotografi. Libri “Libohovitët e Amerikës” botohet në serialin Pantheon Books histori & tradita e sillet për lexuesit nga “Emal”, botime shqip 2016. © Pantheon Books Info 2016   Këpucëtari i Libohovës Lame Malita që u arratis bashkë me gruan dhe 5 fëmijët e vegjël më 1945. Fragment nga libri “Libohovitët e Amerikës”: I pari nga fisi Malita i Libohovës që ka udhëtuar për në Amerikë ka qënë Filip Foto Malita (1887-1978), që ishte mërgimtar në Stamboll e ku kishte dëgjuar se drejt Amerikës kishin nisur të shkonin shumë shqip­tarë. Në fillim të shekullit që shkoi, Amerika u bë udha e shpresës për të varfrit. Filipi u vendos në shtetin Mein në qytetin Gor­evill, në veri të New England. Fillimisht punoi në një fabrikë sfungjeri. Dy vite më pas erdhi dhe vëllai i vet Koço Malita, por siç kemi thënë më lart, mërgimi nuk i vajti mbarë e pas humbjes së parave në një bankë të falimentuar, u kthye në Atdhe. Filipi zbriti më poshtë në qytetin Worcester(Uster) të Massachusetts dhe nisi të punojë si tregtar ambulant nëpër rrugët e këtij qyte­ti, punë të cilën e ka bërë gjithë jetën e tij. Pas Luftës së Parë Botërore, Filip Malita u kthye në Atdhe ku u martua me Verjeninë nga Grapshi i Dropullit dhe lindi djemtë Petro dhe Thoma Malita. Të dy djemtë fëmijërinë e kaluan në Libohovë ku edhe morën mësimet e para në shkollën shqipe të këtij qyte­ti e ku kishin mësues Riza Kumbaron, Eqerem Çanon dhe Malo Çobanin. Kur babai i tyre, Filipi e tërhoqi familjen në Amerikë në vitin 1934, të dy djemtë e kishim mësuar shqipe kështu që edhe sot e kësaj dite flasin në gjuhën amtare. Petro Malita, djali i madh i Filipit, që i ri u punësua në piceritë e Usterit dhe kur e mësoi zanatin në restoran­tin e Niko Karagunit, hapi bisnesin e tij në këtë qytet. Petrua i njohur si picier në Çaltham të Cape Cod ku edhe pse në moshë të thyer 85-vjeçare vazhdon të ndi­hmojë në piceri djalin e vet Filipin dhe vajzën Sofia. Ndërkohë, vëllai i tij, Thoma Malita, si mbaroi shkol­lën e mesme u punësua në një fabrikë për montimin e automobilave dhe tashmë është në pension. Ka dy vajza dhe bashkë me gruan jeton në Uster.   *            *          * Harallamb Malita, i thirrur nga të afërmit Lame, ndërsa nga amerikanët Harry, u lind në Libohovë të Gjirokastrës në shekul­lin e nëntëmbëdhjetë, më 15 janar 1896, përshkon tërë shekullin e njëzetë dhe jeton edhe në fillimin e shekul­lit njëzet e një. Ishte një njeri që megjithë fatin e rëndë që e ndoqi që në moshën dy vjeçare, kur nga sëmundja e polimelitit iu deformua kocka e këmbës dhe e kaloi fëmijërinë me shkopin e drunjtë, kurrë nuk e humbi shpresën dhe besimin në jetë. Ishte një njeri që diti ta mposhtë fatin tragjik e t’i gëzohej jetës. Nuk kishte shkolla shqipe në kohë të Turqisë dhe Lame Malita mbeti pa mësuar shkrim e këndim. E kur pas vitesh të Pavarësisë u hap shkolla shqipe në Libohovë, ai edhe pse i dëmtuar fizikisht dhe në moshë të madhe 24 vjeçare, kërkoi me ngulm të ulej në bankat e shkollës dhe të mësonte gjuhën shqipe. E tërë Libohova e përshëndeti këtë gjest të të riut Lame Malita. Libohova e bukur, qyteti i tradi­tave atdhetare, i njerëzve të ditur si Myfit Libohova apo i trimave si Avni Rustemi, ushqente tek bijtë e vet dashurinë për arsimin, kulturën e dijen. Lame Malita edhe pse fatkeqësia e goditi rëndë, nuk ndenji në një qoshe të vajtonte fatin e keq, por u fut në vorbullën e jetës së qytetit të vet. Mësoi një zanat dhe më pas hapi një dyqan të vogël në sheshin e pazarit. E libohovitët nisën ta thërrasin Lame këpucari sipas zanatit që kish. Në moshë të pjekur u martua me një vajzë minoritare dhe të dy krijuan një familje ku erdhën në jetë shumë fëmijë, pesë djem dhe një vajzë. Vitet e luftës e rënduan shumë gjëndjen në Libohovë, lufta vëllavrasëse mes partizanëve dhe ballistëve solli mbi 120 viktima në këtë qytet. Por edhe ekonomia mori të tatëpjetën. Varfëria po e shkatërronte jetën e familjeve libohovite. Ardhja në pushtet e komunistëve e shtoi frikën dhe panikun e një pjesë të madhe të po­pullsisë që kishin ide nacionaliste. Në tetor 1945, duke mos patur kurrfarë mundësie për të përballuar jetën me gjashtë fëmijë të vegjël nëpër këmbë, Lamë Malita vendos të largohet nga Shqipëria. Një herë rastisi t’i vinte në dyqanin e tij të riparimit të këpucëve një fshatar nga Radati në kufi me Greqinë. Duke biseduar për varfërinë e hallet e jetës, larg e larg ia hodhi llafin radatasit. – A mundej ai ta përcillte me fëmijët e gruan matanë kufirit? Ra­datasi i erdhi keq dhe i premtoi, i la edhe ditën ta­kimit në Radat. Kështu një ditë, bashkë me gruan dhe fëmijët e vegjël, megjithëse vetë ishte invalid, kaloi fshat më fshat deri në Radat e pastaj matanë kufirit në Greqi. Kaloi në Voshtinë e Delvinaq dhe që andej sipër një kamioni drush arriti në Janinë. Në Greqi jeta nuk i kaloi pa peripeci. Që në fillim, rreshteri i postës kufitare greke afër fshatit Argjirohor deshi ta përcil­lte mbrapsht për në Kakavijë, por fatmirësisht Lame Malita u gjend i njohur nga kryeplaku i fshatit, për faktin se vëllai i Lames, Koço Malita, ishte martuar me një bijë të këtij fshati, Janulla Mitro Gjikën, e cila jetonte në Libohovë. Në atë fshat ai takoi dhe motrën e Janullës, Panajota Gjika, që e strehoi në shtëpinë e vet. I ndodhur me fat nga kjo lidhje familjare, Lame Malita u ndihmua nga Gjikajt e Argjirohorit, për t’u vendosur në qytetin e Janinës. Në ish kryeqendrën e Ali Pashait, fëmijët e Lame Malitës, krahas shkollimit, nisën të merren me tregtinë e vogël të rrugës, duke shitur portokalle, për të ndihmuar familjen. Ky ishte një fillim i vështirë, një luftë me varfërinë që zgjati 11 vjet, në Janinë, por shkuarja në Amerikë, tek i vëllai Filip Malita, në Worchester të Massachusetts, do t’u jepte krahë e do t’u hapte udhët e jetës bijve të varfër të Libohovës. Vite më vonë, në pleqëri, duke rikujtuar ikjen e tij nga Shq­ipëria, në anën e pasme të një fotografie që i dërgonte motrës së vet, Zoica, shkruante këto fjalë në vargje: Unë jam Lame plaku, U bëra për t’u kumbisur tek oxhaku, Kam një këmbë alumini, të rremë, Po, nuk jam i zoti të hipi në mane e në pemë. Më bëri nevoja që ika nga Shqipëria, Duke parë fëmijët të më vdisnin nga uria. Në pleqërinë e tij të gjatë, Lame Malitës i vdiq e shoqja dhe ai bashkjetonte me Dhimitrin(Jimi), i cili krahas të gjithë fëmijëve të tjerë, në mënyrë të veçantë ka treguar një përkujdesje të jashtzakonshme për babain e vet. Vitet e fundit këmba e sëmurë që në fëmijëri po i nxirrte probleme dhe në moshën 90 e ca vjeçare u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni duke e prerë. Në 100 vjetorin e ditëlindjes, në janar 1996, fëmijët e Lame Malitës i bënë një festim madhësh­tor në një nga hotelet më luksoze të Filadelfias. Në atë mbrëmje iu dorëzua letra e urimit e presidentit Bill Clinton, që e kishte përshëndetur në njëqindvje­tor me këto fjalë sinjifikative: “Gjatë 100 vjetëve të shkuara, ju ishit pjesmarrës i një kohe më fascinuese që ndonjëherë ka njohur bota”, si dhe u përshëndet gjithashtu nga Kongresisti nga Pensilvania D.Fox. Viti 2000 bashkë me gëzimin e hyrjes në shek­ullin e ri, i solli edhe probleme të reja shëndetësore. Bëri një operacion në zemër duke i vendosur një val­vul, gjë e rrallë për moshat 100 vjeçare. Operacio­nin e përballoi me sukses dhe mjekët i dhanë garanci edhe për 10 vjet jetë. Mirëpo viti 2002, pasi mbushi 106 vjet dhe hyri për të 107-tën, i erdhi një goditje fatale kësaj rradhe në mushkëri nga një sëmundje e pashërueshme e cila megjithë kujdesin e jashtzakon­shëm të mjekëve të shquar të Filadelfias, brenda pak ditësh e shuajti jetën e gjatë të shqiptaro-amerikanit më të moshuar, Harallamb (Lame-Harry) Malita, apo xhaxha Lames, siç ai kishte dëshirë ta thërrisnin dhje­tra e dhjetra nipër e mbesa që nga Filadelfia, në Cape Cod e Boston. Në faqet e gazetës shqiptare-amerikane “Il­lyria” nr. 485, 1996, bashkë me fotografinë e Lame Malitës botoheshin dhe fjalët e tij: “Më vjen keq që nuk jam në gjendje të ngrihem e të marr rrugën për në Shqipëri, për në Libo­hovën time, të rri nën hijen e rrepeve, të pi atë ujë të kulluar që më duket se më dha aq jetë sa rrojta.”   *              *             * Pas disa vjet qëndrimi në veri, kur Figalia Mal­ita, u martua në Filadelfia, Lame Malita me familje vendosën të shpërngulen edhe ata duke u vendosur përfundimisht në rajonin Northist të qytetit të Phil­adelfia, ku hapën edhe picerinë e tyre me emrin “New England”. Këtu Lame Malita dhe djemtë e tij punëtorë të palodhur, u futën në një biznes të vërtetë, i cili do t’u sillte fitime dhe do t’u jepte emër si bisnesmenë të suk­sesshëm. I biri i tij Dhimitri(Jimi) Malita vlerësohet si një nga biznesmenët më të shquar në këtë qytet. Edhe Foti Malita ka disa piceri, por merret edhe me biznese ndërtimesh dhe për arritjet e tij ka shkruar dhe gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria” në New York. Me këtë mjeshtri u morën për vite Andoni dhe Lefteri. Ndërsa Teofilo Malita kur doli në pension, i pëlqente ideja e investimeve në Shqipëri, madje bëri disa vizita në atdhe, mirëpo paqëndrushmëria poli­tike dhe situata pa rend e siguri të plotë në atë kohë e stepi nisiativën e tij. Edhe Foti me gruan e tij, Alek­sandra, erdhën në Libohovë dhe u çmallën me qytetin e tij të lindjes.  Në moshë të re, pas Luftës së Parë Botërore, Anastas Malita(1901-1976)kish emigruar në Stamboll dhe më pas në 1923 emigroi në Amerikë dhe u vendos në Uster me ndi­hmën e kushëririt të vet Filip Malita. Për vite punoi në një fabrikë tekstile dhe mori nënshtetësinë ameri­kane në vitin 1928. U kthye përgjithmonë në Shqipëri në vitin 1950 për të jetuar në familjen e tij. Në vitin 1952-1955 e internuan individualisht në Levan të Fi­erit ngaqë dyshonin se meqë kishte statusin si shtetas amerikan do të ikte sërish në Amerikë. Pas internimit u kthye në Libohovë pranë familjes, gruas dhe djalit, ku jetoi deri sa vdiq. I biri, Jorgo Malita, punonte ma­rangoz në Libohovë, zanat që e ushtron edhe në Fil­adelfia, ku jeton bashkë me gruan Sofia dhe dy djem­të, Spiro dhe Anastas Malita.

 

Filed Under: Histori Tagged With: “LIBOHOVITËT E AMERIKËS”, Kolec Traboini

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 25
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT