Nga Kolec TRABOINI/
Ku e kemi mbrothësinë siç thoshte Naim Frashëri. Të madhit poet shqiptar do ti thosha se qiriri yt digjet përditë, ndërkohë që bijtë e përçit turko-osman si kurvat veç krihen. Nuk dinë tjetër të bëjnë veç shkatërrimit sepse janë gjen shkatërrues, dhe si urithët gjënë më të urryer në këtë botë kanë dritën. Atë dritë që na vjen nëpër shekuj nga paraardhësit tanë ilirë – pellazgë, na vjen nga Gjergj Kastrioti, që kjo skotë e huaj, mbetur si rudiment i zi në këto troje po kërkon me çdo kush ta shuaj, kësisoj të shpërbëjnë kombin dhe historinë e shqiptarëve. Esè nga KOLEC TRABOINI Nëse duam ta njohim vetveten si komb, si popull, si qytetërim, si traditë, duhet të kërkojmë me ngulm para vitit 1479 kur ranë nën errësirën shumë shekullore trojet shqiptare dhe me zjarr e hekur arbërorët e qendrave më të mëdha u vranë, u prenë e u dogjën të gjallë, ndërsa çdo vlerë qytetërimi u rrafshua me themel. Qëllimi i pushtuesve lexohet qartë: për mos lënë asnjë shenjë të identitetit të këtij populli të lashtë. Vandalët e orientit, hordhitë barbare osmane do të vendosnin kulturën e tyre të qytetërim – shkatërrimit. Mbeti vetëm çfarë fshihte nëntoka. Por edhe nëntokën arkeologjike do të vinte koha për tu shkatërruar nga pinjollët turko-osmane, tashmë të shfaqur si gjoja elitë shqiptare. Një shekull pas pavarësisë kjo barbari e re. Durrësi dhe Tirana janë shembujt më të mirë të shkatërrimit arkeologjik. Tiranën e konsiderojnë si krijim i një halldupi me emrin Sulejman Pash brekushja, një sahanlëpirës i sulltanëve, ndërsa mbi qytetin antik të Durrësit, arkitektët dhe urbanistët-dumbabistë, firmosën fermanët si të parët e tyre, pra dhanë leje tË bëhen ndërtime të reja sipër themeleve të ndërtimeve 2500 vjeçare për hir te interesave të xhepit, por edhe programit shkatërrues për ti lënë këto troje pa identitetin e vet historik. Një dëshirë e çmendur, e shfrenuar, që kujtesa historike të shuhet, që historia para osmane të zhduket nga trojet iliro-pellazge. Asnjë herë në histori ky vend nuk kish parë të tillë shkatërrim nga barbaret osman dhe kopilët e tyre të mbetur si farë e keqe në trojet Arbërore edhe sot e kësaj dite. Për arbërorët vendas, autoktonë, pushtimi prej hordhive vandale turko-osmane shënon kohën zero. Kështu po bëjnë edhe sot për kryeqytetin shqiptar edhe kopilët e sulltan jaranëve. Ky ishte qëllimi dhe mjeti i sulltanëve mizore dhe stafeta kaloi nga etërit tek bijtë. Bëj baba që të ngjaj. Ngulmimi i disave taliban-tallaganëve të kulturës, që të kërkohet historia dhe ngjizja e qytetërimit shqiptar në shekujt e errësirës anadollake, tregon se këtë vend që nga 1912 e përkëtej, më së shumti e kanë sunduar pinjollët e errësirës së orientit se sa bij të dritës ilire shprehje e një qytetërimi të lashtë sa bota. Janë ata që e urrejnë deri në tërbim Nënë Terezën shqiptare. Ata që kishën katolike në kështjellën e Rozafës te kohës se Marin Barletit, shkodranit të madh, duan ta bëjnë me patjetër xhami si një e drejtë osmane, si e drejtë e pushtuesit, si një revansh historik se kështu bënë edhe dyndjet turko-osmane kur erdhën. Të gjitha kishat e shqiptarëve i bënë faltore islame dhe e konvertuan popullsinë e mbetur nën tehun e shpatës. Gjithnjë me të njëjtin qëllim, që duke pasur të njëjtin besim me pushtuesin, popullsia vendase ta identifikonte veten si turko-osmane, pra kësisoj të realizohej zhbërja e shuarja e kombit shqiptar dhe sundim i përjetshëm turko-osman në trojet arbërore. Dhe kjo do të realizohej po të mos ishte kujtesa historike mbi Gjergj Kastriotin, bëmat e të cilit tashmë i tregonte historia e Europës. Dhe a mund të na thotë ndokush si e morën guximin dhe kush i solli në ditë të sotme, ca pjella bastarde të quajtur historianë osmanologë, që erdhën nga Anadolli tek varri i atit të kombit tonë Gjergj Kastrioti dhe e mallkuan. Ndërkohë që ata që e quajnë veten shqiptarë dhe e shoqëronin heshtën e zë nuk nxorën. Por të tjerëve, kopilëve të Anadollit, besa edhe u pëlqeu sepse Gjergj Kastrioti siç admirohet nga shqiptarët me rrënjë arbërore-ilire ashtu urrehet për vdekje nga filizat e rinj të osmanëve, të mbirë së voni pas viteve 1990 e të mbështetur financiarisht nga ngordhësira anadollake. Si është e mundur të guxojnë aq shumë. Si kanë trimërinë e shpifur të sfidojnë e të na poshtërojnë Kryetrimin e Arbërisë që e njeh historia e botës si një nga gjeneralët më të zot të gjitha kohërave, mbrojtësin e Arbërisë dhe mbarë Europës. A jemi ne shqiptarë apo çfarë dreqin jemi. Ahmet Zherka, një shqiptar trim me fletë siç thotë populli, në mes të New Yorkut shtriu përdhe dhe ja shkimi fymën një pisi serb që guxoi dhe i grisi flamurin shqiptar. Aty ku e grisi aty krisi. Ahmet Zherka, ky shqiptar i panjollë, ky bir i denjë i kombit e shkroi historinë e vet, por edhe tonën gjithashtu. I la vetes nder e dinjitet, lartësoi kombin e vet. Shqiptari i vërtetë arbëror-iliro-pellazg, autokton e jo i ngulur si gozhdë e ndryshkur nga pushtuesit, nuk të fal kur i poshtëron Atdheun e Kombin. Po këtu në trojet shqiptare, në këtë grusht të vogël trojesh që quhet Shqipëria e vogël londineze pse zhagitemi e pranojmë të përbaltemi nga një selçuk e përç Anadolli? A nuk kishte një shqiptar ti tregonte vendin atij qen bir qeni, që mori rrugën e nxori vrer edhe në Shkodër. A thua ka mbarue krejt ky vend e u ka tha palca e atdhetarëve? Ah të ish ndodh aty Ahmet Zherka. Dheun e varrit të Gjergj Kastriotit do të kishte ngrënë përçi i zi i Anadollit. Por, e ka një shpjegim edhe kjo heshtje poshtëruese gjithsesi. Kemi një çerek shekulli që kemi dalë nga diktatura. Ku e kemi mbrothësinë siç thoshte Naim Frashëri. Të madhit poet shqiptar do ti thosha se qiriri yt digjet përditë, ndërkohë që bijtë e përçit turko-osman si kurvat veç krihen. Nuk dinë tjetër të bëjnë veç shkatërrimit sepse janë gjen shkatërrues, dhe si urithët gjënë më të urryer në këtë botë kanë dritën. Atë dritë që na vjen nëpër shekuj nga paraardhësit tanë ilirë – pellazgë, na vjen nga Gjergj Kastrioti, që kjo skotë e huaj, mbetur si rudiment i zi në këto troje po kërkon me çdo kush ta shuaj, kësisoj të shpërbëjnë kombin dhe historinë e shqiptarëve. Dhe duhet pranuar se këto qenia të pështira, të shfaqura herë-herë me shkëlqimin e pushtetarëve sundues, deri më tani e kanë bërë punën shkatërruese mrekullisht. Prandaj i sheh që një rrugë që bashkon dy pjesët e kombit Shqipëri-Kosovë, ja japin koncesion bijve të sorollopit të osmanëve që ti taksojnë shqiptarët për rrugën që kanë ndërtuar me paratë e vetë shqiptareve. Të mos shkosh më në Mirditë, Kukës, apo Tropojë pa u paguar taksë osmanëve. I gjen bijtë e osmanëve në miniera që dikur nxirrnin edhe ar e flori, por sot ka shkuar gjithçka për dhjamë qeni dhe nuk dihet ku përfundon pasuria kombëtare e këtij populli që mbeti e mbeti skajshëm i varfër. Nuk po flasim për ushtrinë kombëtare që nuk e kemi. Dikur Gjergj Kastrioti veç për një betejë ngrinte në këmbë një ushtri prej 40 mijë luftëtarë të sprovuar me të cilët përballonte mbi 100 mijë turko-osmanë. Ku jemi sot? Një togë ushtarësh të shpartalluar që mbledhin plehra brigjeve të detit nën komandën e drejtuesve pa asnjë vlerë e autoritet komandues. Dhe na tregojnë përralla plakash buzë vatrës, se do të na mbrojë NATO, nëse i teket fqinjëve të jugut të armatosur deri në dhëmbë të na sulmojë për të realizuar ëndrrat e tyre të çmendura në Shqipërinë e Jugut. Ja kjo është historia e bijve të etërve pa lavdi, që më së shumti kanë qenë bythë a brekë me pushtuesit. Prandaj i sheh të dalin në fotografi e të pozojnë krenarisht me një hienë barbare, një riciklimi i përbindshëm i sulltanëve turko-osmanë në kohërat moderne në Ankara e Stamboll. Qe besa, mençuria e të parëve tanë nuk bie poshtë kurrsesi; çfarëdo që të ngjasë e sido që të bëhet çfarë lind nga macja gjuan minj. Edhe kopilat e Orientit mbetur si bacile kolere në trojet tona arbërore, ashtu do të bëjnë. Dalin nga errësira dhe gjuajnë dritën. E ne shqiptarët autoktonë zhagitemi. Deri kur më kështu?!