Nga KOLEC TRABOINI/ Nëntë burra malësorë katolikë, Nikoll Toma, Zef Teli, Gjon Marku, Nikoll Keçi, Kol Gjeta, Gjek Gjoni, Nikoll Baçi, Kol Marashi, Palok Uci (ky i fundit nga Hoti) u ekzekutuan me urdhër e firmë të Enver Hoxhës me 19 mars 1945 pa mbushur as 4 muaj nga dita e pushtimit të Shqipërisë nga bishat e kuqe të komunizmit. Seç është një historian nga familja politike e Enver Hoxhës, i përkëdheluri i pushtetit të djeshëm e beniamin i politikanëve-pushtetarë të sotëm, që po na ngjall nostalgji për fantazmat e vjetra të Luftës ku ende tregohen histori me partizanë me virtyte të larta e nacionalistë që hanin pula të pjekura, ani pse ka mbetur fotografia ku Mehmet Shehu me jugosllavët e Brigadës se Parë partizane piqnin jo pula por dhen e dhi në hell. Dy fjalë do tu thosha atyre të cilët vërtetë kanë para e pushtet disi si shumë, por trutë nuk i kanë në vend të mirë e që nxisin të tillë marrokë grafomanë të historisë. Pa le kur mburremi me fjalime poshtë e lart se ne i kemi shpëtuar izraelitet gjatë luftës. Por ata që i mbrojtën izraelitët gjatë luftës ishin njerëz të thjeshtë. Nuk ishin politikanë. Nuk kishin dalë as në mal e nuk luftonin as të zhytur në lluce e në moçal. Por tani ata që mbajnë fjalime shpëtimtare deri ne OKB janë bijtë e baballarëve, të cilët kanë një histori krejt tjetër nga ajo që tregojnë me izraelitet. Le të sillemi e vërtitemi si e ku të duam, diellin me shoshe nuk e mbulojmë dot. E kemi vrarë njeri-tjetrin me shumë pasion e egërsi sa mund të thuhet pa droje se më shumë janë të vrarët prej njeri-tjetrit se sa kanë rënë në luftën heroike, legjendare, përrallore, gjëmimtare e tra la-la të tjera me spekulime politike, se sa në beteja me pushtuesit. Tani kujt i pickon e vërteta në vend të keq, le të hidhet sa të dojë. Mbase kjo kruarje e spërdredhje u ndihmon të qetësohen e ta shohin historinë me kthjelltësi. Ajo çfarë ngjau më pas ishte vazhdimësi e kësaj katrahurë, pikërisht shfrimi i fitimtarit mbi të mundurin. Fitimtar ishte shqiptari dhe i munduri po shqiptari se pushtuesit kishin ikur. Veç me pakëz dallim, tërë zjarri e hekuri i armëve, plumbat e baruti, torturat e macja me gra në thes, u përqendruan në Veri, apo, ndoshta do të na thoni se Toger Baba (Hodo Habibi e kish emrin mizori dhe mjerisht ishte nga Kurveleshi i traditave të mira e atdhetare) nuk ka ekzistuar kurrë. Emrin e tij nga defterët e historianët pehlivanë mund ta shuajnë por kujtesën popullore mbi mizoritë ndaj malësorëve kurrë. Lufta civile gjatë Antifashistes( gjëmimtare e gjëmëtarë se bashku) siç kishte nisur u bitis zi e ma zi pas lufte. Këtu keni një firme të Enver Hoxhës, dokument origjinal, ku urdhëron ekzekutimin e këtyre nëntë burrave, Nikoll Toma, Zef Teli, Gjon Marku, Nikoll Keçi, Kol Gjeta, Gjek Gjoni, Nikoll Baçi, Kol Marashi, Palok Uci. Të gjithë malësorë, të gjithë katolikë dhe i fundit në rend ka qenë vëllai i Nunit tim, Palok Uci, nga Hoti, që u pushkatua në moshën pak më shumë se 20 vjeçare. Vite me vone, pasi bëri burg politik, Nuni im Prenk Uci bëri vetëvrasje. Solla një shëmbull, por Malësia e Shkodra janë mbytur në gjak. Nuk e dimë pse nuk e kanë shkruar e si do ta përballojnë historianët e vërtetë këtë epokë tragjike të historisë sonë qe nuk guxojmë ta harrojmë. Po ja që ka ndonjë historian përdredhan që ka paturpësinë të thotë ne bisedat televizive se, Tepelena ku dërgonin gratë e fëmijët, pleq e plaka malësore të familjeve të arratisurve apo kundërshtarëve të regjimit nga Malësia e Madhe, paska qenë thjeshtë një kamp internimi pa ndonjë trajtim të ashpër, kur atje i linin pa shtresë e mbulesë e të vdisnin për bukë. E mohon mizorinë e diktaturës komuniste, mirë kur nuk thotë se Tepelena në vitet 50 të shekullit të kaluar nën diktaturë ka qenë si konvaleshenca në Durrës ku shullëheshin në diell derrat e byrosë politike e kuadrot e tjera të lartë të nomenklaturës së Partisë së Punës. Për ata që i glorifikojnë trimëritë bëmë-gjëma të komunistëve do të thosha, shkruajeni historinë si të doni, me lule a tullumbace, i hidhni parfum me shumicë, pa harruar të hani fara lule dielli kur ta shkruani, por, seç i vjen një erë, more vëllezër e motra,….kundërmon!
Urrejtje patologjike e akademikëve memurë ndaj gegnishtes
nga Kolec Traboini/
Problemi më i madh gjuhësor në rrafshin e sotëm kombëtar qëndron tek alergjia që kanë disa gjuhëtarë të ashtuquajtur akademikë ndaj çdo gjëje që quhet Gegnishte. Janë sëmurë psiqikisht prej kësaj urrejtje. Kanë futur në Fjalorët e miratur akademikë ( botimet to ena to dhio to tria) me mijëra fjalë të huaja turqisht e sërbisht a më gjërë dhe tregohen agresivë të pandreqëshëm (lloshizmi – e kam quajtur ) ndaj formave dialektale të trungut kombëtar. Kjo është një debilëri e zyrtarizuar për të cilat paguhen me miliona nga taksimet e përbindshme që bën shteti në një vend shumë të varfër e në mjerim si ne (20%). Kur pensionet në Shqipëri janë sa dieta ushqimore mujore e një qeni (dëgjoje ti Alfret Peza, milioneri i kazanit që llomotit përnatë në TV duke i lëpirë b… qeverisë). Është katandisur fjalori GJLSH pra, si gjeldeti i rjepur në prag të vitit të ri, i eksportuar ky nga turko-serbia.
Fjala e parë e Iliadës ështe MENI, e të parës vepër letrare në botë, dhe e gjen vetëm e vetëm ( e përsëris jo pa qëllim) në gjuhën shqipe e këta gjuhtarët e Enver Hoxhës, vetëm se është Gegnishte, e kanë zhduk nga fjalori duke vënë vetëm fjalën MËRI, çfarë të huajt e konsiderojnë fjalë tjetër sepse ndryshimi i një gërme i ndryshon kuptimin çdo fjalë.
Këta akademikë janë një bandë me ndërgjegje të kalbur që një qeverisje me mend në kokë do ti hidhte në kosh të plehrave e jo ti ushqente si vemje vegjetuese. Dhe pse flenë gjumë edhe Akademikët e Kosovës; edhe kjo është një fenomen i çuditshëm vegjetativ që ka kapluar rrafshin tonë kombëtar në të cilin kudo paraqitemi në bjerrje.
Kolec TRABOINI
18 maj 2018
Gazeta “Egnatia” dhe misioni i saj
E para gazetë e emigrantëve shqiptarë në Greqi, botuar më 10 prill 1993, në Athinë./
Por ky interes u shtua me daljen e numrave të tjerë, sepse emigrantët, në faqet e saj lexonin për hallet dhe problemet e tyre dhe e kuptuan se në kushtet e një indiference totale, si të shtetit shqiptar, ashtu dhe të shtetit ku punonin si argatë me gjysëm pagese, tashmë do të kishte një organ që do të fliste në emër të tyre,që do t’u qante hallet, e ku do të lexonin lajme dhe informacione nga Atdheu në gjuhën amtare.Gazeta “Egnatia” nuk i gënjeu kurrë shpresat e lexuesve të vet se ajo do të bënte një luftë të jashtëzakonshme për të mbrojtur dinjitetin e emigrantit shqiptar, fytyra e të cilit, nën influencën e propagandës së shfrenuar të masmendias, ishte kthyer në një sinonim të së keqes, dhunës, egërsisë, veseve të liga, pabesisë dhe krimit. Çfarë nuk thoshte masmendia, televizioni dhe gazetat greke, kundër emigrantëve shqiptarë!. Mjafton të kujtoj se, në të parën natë të Vitit të Ri (1992), që festonim jashtë Atdheut, shqiptarët emigrantë anë e mbanë Greqisë, në vend që të gëzoninqë jetonin në një botë të lirë, do të përjetonin një tmerr të padëgjuar kurrë në jetën e tyre. Programet e Televizioneve greke e kishin ndërprerë programin e argëtimit, dhe për pothuajse një orë, do të merreshin me një aksion blic policie në disa fshatra e në lagje të Athinës për të kapur shqiptarët. Kronika jepej direkt nga terreni,madje here pas here shkëputej programi e kthehej sërish, pasi komentatori thoshte “pa të shohim ç’të reja kemi nga aksioni për kapjen e emigrantëve të paligjshëm shqiptare – alvanos metanastis”. Dukej që çdo gjë ishte e para përgatitur për një gjueti spektakolare raciste antishqiptare.Ishte tronditëse. Ishte e paimagjinueshme. Ky refren do të vazhdonte, jo me ditë, por me vite, deri në absurditete te të tilla me ngjyra shqiptarofobie e të shpikura nga klika Micotaqi, (të aplikuara me oreks edhe nga Papandreistët pasokxhi),si famëkeqet aksione çnjerëzore në rang kombëtar dhe me emër fyes e përbuzës “Skupa ja ton alvanus” – fshesë për shqiptarët.Këtu duhet gjetur shkaku se përse u prit me aq dashuri e shpresë gazeta”Emigranti-Egnatia”-Ajo gazetë e vogël modeste, që në fillimet e veta u prit me urrejtje nga renegatët shqiptarë, që ishin inkuadruar në shoqata antishqiptare vorioepirote,veçmas një shoqatë famëkeqe voriopepirote e himariotëve, e cila arriti deri atje sa, kur e panë që nuk po arrinin ta fusnin nën kontroll gazetën, gjetën rrugën e tradhëtisë duke e spiunuar botuesin në policinë greke, e cila nuk vonoi të trokasë në shtëpinë ku ai banonte duke sjelle frikë tek fëmijët e tij të vegjël që ishin vetëm në shtëpi. Por, pavarësisht nga vështirësitë dhe pengesat, gazeta arriti që me një forcë të jashtëzakonshme shprehëse të jepte kontribut për të thyer konceptet antishqiptare të masmedias greke, të televizionit dhe gazetave. Ajo arriti të rrokë vëmendjen dhe kureshtjen e vëllezërve tanë të një gjaku, arvanitasve anë e mbanë Greqisë, të cilët nisën ta blejnë gazetën me dëshirën që të mësonin e të lexonin shqip. I paharruari Aristidh Kola, studiues e personalitet imadh, ish president i Arvanitasve të Greqisë, gëzohej për çdo perparim apo sukses i emigrantëve shqiptarë që i quante hapur vellezër. Ngrohtësia e përkrahjae tij ishte një stimul i jashtëkonshëm që të mos hiqeshim nga udha që kishim nisur.
Gazeta arriti të ketë influencë pozitive edhe në rradhët e shkrimtarëve dhe artistëve greke, shkrimtari Kosta Valeta, aktorja Mimi Dennisi, shkrimtari G.Jiakumis, poetja Leta Kucohera, e plot të tjerë, të cilët e përshëndetën ngrohtësisht veprimtarinë intelektualedhe krijuese të emigrantëve shqiptarë.”Egnatia” mbrojti me këmbëngulje interesat e emigrantëve shqiptarë, që hiqnin të zitë e ullirit nëpër tërë hapësirën greke. Në faqet e saj gjen ngjarje rrënqethëse dhe të rënda që pësonin emigrantët, dukeu bërë kështu një kronikë e gjallë e fateve njerëzore. Ajo ushqeu tek bashkatdhetarët në mërgim dashurinë për Atdheun, nëpërmjet lajmeve e shkrimeve të ndryshme ajo paraqiste gjendjen në Shqipëri,Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Gazeta botonte në faqet e saj edhe materiale në gjuhën greke mbi zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe analiza estatistika nga zhvillimet ekonomike në Bashkimin Europian, ndaj të cilit Shqipëria mbante një qëndrim inspirues me dëshirën për t’u inkuadruar në rradhëte saj.Në faqen e parë, gazeta kishte të vendosur flamurin e Bashkimit Europian me shprehjen “Drejt Europës”. Në fillim botohej me 4, e më pas me 12 dhe16 faqe. Shtypej në Athinë dhe shpërndahej anë e mbanë Greqisë, ndërsa mbi njëmije kopje të saj qarkullonte edhe në Shqipëri ku shume prindër ishin të iteresuar për femijët e tyre emigrantë në Greqi.
Janë të shumtë bashkëpunëtorët e “Egnatias” nga rradhët e emigrantëve shqiptarë në Greqi, gjë që e bën të pamundur të përmenden të gjithë, por gjithsesi, mund të sillen emrat e atyre që ishin më pranë redaksisë,që shkruanin më shpesh dhe më aktivë në shpërndarjen e gazetës, e cila në fillimet e veta, kalonte dorazi me një vështirësi të jashtëzakonshme dhe më vonë, do të kalonte nëpër linjat e shpërndarjes së shtypit, në Greqi dhe në Shqipëri.Që në përgatitjen e numurit të parë të gazetës, që doli me emrin fillestar “Emigranti”, u kërkua ndihma e shkrimtarit Spiro Xhai që jetonte në Athinë, për një lidhje me ndonjë shtypshkronjë greke, e cila do të mundë të shtypte me gërma shqipe, ndihmë të cilën shkrimtari Xhai nuk e kurseu dhe për këtë meriton mirënjohje. Dihet se greqishtja ka një alfabet krejt të ndryshëm nga latinishtja. Kompiuteristët e kishin të vështirë të shkruanin në alfabetin latin dhe bënin gabime të shumta. Më së fundi, pas peripecish të shumta, u gjend qendra kompiuterike e shtypit e çiftit dashamirës grek Eleni e Babi Golema në rrugën Xhavella 3, të Kolonaqit të Athinës.
Ndërkohë që pas daljes së numrave të parë që dallonin shkrime që u përballuan vetëm nga botuesi, në numrat pasues nisën të bëhen të njohur autor të rinj shkrimesh dhe krijimesh letrare. Ndër të parët bashkëpunëtorë ishte Genc Çobani, gazetar, që jetonte familjarisht në Kesariani dhe punonte mekanik. Poeti Gazmend Kapllani, student në Universitetin e Athinës, dega filosofi, do të ishte bashkëpunëtori më i kualifikuar përsa i përket temave të filozofisë, shkencës dhe letërsisë. Gazetës do ti bënte jehonë ne Radio BBC në gjuhën shqipe gazetari Robert Goro që ishte njëkohësish bashkpunëtor shumë i çmuar. Dhimiter Gjoka-Qeparoi do të ishte ai që dotë jepte ndihmesën e tij tëmadhe në shpërndarjen e gazetës, sidomos të dielave bashkë me Kostaq Cancon, Artur Diamantin, Gencin dhe botuesin, në pazarin e Monastiraqit por dhe në Praktorio, stacioni autobuzave të linjës Athinë -Tiranë, ku mblidheshin shumë shqiptarë.
Pianistja emigrante nga shkodra Marita Vuksani do të angazhohej për ta shtrirë influencën e gazetës në rradhët e intelektualëve grekë. Një prej tyre ishte miku i dajës së saj, poetit Fatos Arapi, shkrimtari grek Kostas Valetas që arriti të prononcohet pozitivisht në shtyp për krijimtarinë artistike të emigrantëve shqiptarë. Në faqet e gazetës “Egantia” do të spikasin emrat e Festim Litit, autor i shumë e shumë përshkrimeve emocional edhe i poezive të ndjeshme, një nga bashkëpunëtorët më të dalluar për shpërndarjene shtypit në Larisa. Eglantina Kume, protagoniste e disa filmave artistikë shqiptarë, kineaste dhe krijuese letrare, ishte këshilltare e mirë dhe entusiaste e gazetës, tashmë autore e dy librave të botuar në Shqipëri. Eglantina vazhdon të jetojë familjarisht në Athinë. Tatiana Qurku,poete e talentuar, e cila solli për faqet e gazetës poezi me ndjenja të holla dhe emocione të fuqishme nga jeta e emigrantëve. Rajmonda Diamanti ishte një emigrante e talentuar në moshën 15 vjeçare, autore e disa poezive dhe përshkrimeve emocionale botuar në “Egnatia” e më pas në librin”Balada e largësive”, Zhaneta Ogranaj, gazetare dhe poete e burgosur nga diktatura. Bashkëpunëtorë të gazetës ishin inxhinjer Andon Ikonomi, Pilo Zybai, Angjelina Xharo, Ilia Vasili, Dritan Haxhia, Albert Zholi, Adrian Kondakçi, Lek Gjoka, Andon Dedi, Majlinda e Ilirian Zeneli, Arian Begaj, Frang Marku, Vat Shoshi, Save Velço, Agim Pipa, Hysen Sinani, Kostaq Papa, Fredi S.Merkuri, gazetaret sportiv Ramadan Bigza, A. Karanxha e të tjerë. Shpesh herë redaksisë i vinin shkrime edhe nga Shqipëria, si nga shkrimtari Nasho Jorgaqi, i moshuari Irfan Çela nga Tirana, ndërsa letrat e emigrantëve ishin të përhershme në faqet e saj. Gazeta pati jehonë shumë pozitive në Shqipëri dhe vleresime për të ka patur në mjaft gazeta të përditshme shqiptare me autorë, Floriana Paskali, Spartak Braho, Pip Mitrojorgji e të tjere. Gjithashtu jehonë i është bërë në BBC, gazetën “Iliria” Boston dhe Televizionin shqiptar.
Mbas largimit të botuesit e krijuesit të saj K.Traboini nga Greqia në Amerikë, gazetën e mori në drejtim Floriana Paskali, e cila e shoqëroi në pak numra deri në mbylljen e saj. Megjithë zërat që dolën në shtypin shqiptar që “Egnatia” të rihapej, ajo nuk e pa me dritën e botimit. Por gjithsesi, si nismëtare e shtypit shqiptar në Greqi, “Egnatia” e kishte kryer më së miri misionin e saj, duke zënë një vend të merituar në historinë e re të gazetarisë shqiptare në mërgim. Udhën e saj do ta ndiqnin plot gazeta e revista të tjera në gjuhën shqipe në Greqi.
KOLEC TRABOINI
Botues e kryeredaktor
Egnatia” në ditën e 10 prillit 1993, në qytetin e Athinës. Emigrantë shqiptarë në Omonia, qendër e Athinës, duke blerë gazetën”Egnatia”.
.
Flamurin e Deçiqit 107 vjet më parë e solli në Hot Palok Traboini
FLAMURIN E DEÇIQIT E SOLLI NË HOT PËRMES DALMACISË PALOK TRABOINI SI SOT 107 VJET MË PARË/
Më 6 prill 1911 u ngrit flamuri shqiptar në Deçiq. Është pikërisht ky flamur në fotografi që historianë poturexhinj dhe lakadredhës të politikës e anashkalojnë jo pa qëllim. Qe ti japin mundësi vetes te sajojnë histori te paqena, ta zëmë siç sajon përralla historiani i politikes se djathte, deputet ne listën e Shkodrës, që thotë se ky flamur është punuar nga terzinjtë e Krajl Nikollës. Ky është mashtrim. Se edhe flamurët na i paskan bërë Krajl Nikolla. Aq më tepër se gjyshi i vet a ndonjë kushëri i tij me mbiemrin Gurakuqi, punonte te sarajet e Krajl Nikollës dhe duan ta vendosin në histori përdhuni. Por histori me histeri nuk shkruhet. Ky flamur është porositur nga Dedë Gjon Luli i cili dërgoi në Vjenë të birin Kolën kur u bë porosia dhe pagesën e ka bërë Alardo Kastrioti. Por kur erdh puna për ta marrë atë flamur, lindi një problem se Kol Ded Gjon Luli nuk shkonte dot se ishte komandat ushtarak i trupave të Hotit që kishte filluar luftën kryengritëse. Atëherë Deda dërgoi për ta marre atë flamur sekretarin e vet Palok Traboini(1889-1951) / familja Çeku nga ku është edhe dëshmori Gjon Ujk Çeku/ fisi Gojçaj /dhe Palok Luc Çeku( Traboini) e solli atë flamur në Hot, te Kisha, dhe ja dorëzoi Ded Gjon Lulit. Deda urdhëroi djemtë luftëtarë ta shpalosnin në një pikë të lartë dhe u vendos në një grumbull gurësh ne Bratilë të Deçiqit, më saktë aty ku bashkohet Hoti me Grudën.
Bashkë me fotografinë e Flamurit Marubi ka ruajtur edhe një foto shumë të rrallë, një grup luftëtaresh që i ka shënuar Luftëtarët e Deçiqit.. Ne atë fotografi janë Palok Traboini, që solli flamurin, Mirash Luca i Kastratit dhe Gjok Prel Çeku e disa që nuk i njohim e nuk i identifikojmë dot, që edhe ky Gjok Prela me vonë është vrarë në luftë kundër forcave esadiste. Po këta historianet e sajuar, as fotografitë nuk i marrin si dokumenta. madje as poemën me 1700 vargje që Palok Traboini ka shkruar po atë vit që u bë kryengritja e cila është e botuar tre herë. Është poeme historiko-epike me ngjarje e persona reale. As kësaj nuk ja hedhin sytë se duan vetëm rrena që të kenë mundësi të manipulojnë historinë. Ti sajojnë ngjarjet ndryshe.
Sipas një zbulimi të fundit në Arkivin e Shtetit është gjetur nga Nikoll Loka viti i saktë lindjes së Palok Traboinit, më 29 mars 1889 si dhe janë gjetur vitet dhe vendet ku ka shërbyer si mësues, në Shkodër e rrethina, në Kosove dhe në trojet shqiptare në Mal të Zi. Dihet që Palok Traboini që në moshë të vogël është rritur në Shtëpinë e Motrës Tone dhe është martuar me të bijën e saj Katrina Skanjeti -Traboini.
Shkrimet e Palok Traboinit, poema dhe publicistika e botuar në vitin 1910, tek gazeta “Bashkim” e Dom Ndoc Nikës, janë mbledhur të gjitha në një libër të veçantë dhe janë botuar nën titullin “Flamuri në Deçiq” 2012 ku autor i librit është mësuesi Palok Traboini.
6 prill 2018
TRE SHQIPTARË NË EUROVIZION 2018
Ermal Meta, Eleni Foureira, Eugent Bushpepa/
Nga Kolec P. Traboini/
Ermal Meta është lindur në Fier, me 20 prill 1981, në moshën 13 vjeçare ikën familjarisht emigrant në Itali. Në kujtesën e tij e mbresëlënie nga vendlindja ka mbetur ashpërsia e babait por edhe butësia e mirësia e nënës së vet shkodrane, pianistja Mira Borova. E paharruar i mbetet një këngë e kompozuar në moshën 12 vjeçare në atdhe kushtuar një vajzë bashkëmoshatare që donte.
Nëna e Ermal Metës është nga rrethi familjar i muzikantit të shquar shkodran Luan Borova. Por edhe në lidhje familjare me këngëtaren e madhe Meliha Doda që ka lind ne Shkodër dhe në moshën 22 vjeçare ka shkuar në Vlorë dhe njihet si shkodrania interpretuese e shquar e këngës qytetare vlonjate.
Duke pas parasysh gjithë këtë rreth muzikantesh (edhe babai i tij ishte muzikant) tashmë e dimë se nga buron gjeni muzikor i artistit të madh shqiptaro-italian Ermal Meta.
Le të shpresojmë të ketë të njëjtin sukses edhe në festivalin europian – Eurovizion që zhvillohet këtë vit në Portugali ku do të kemi tre shqiptarë protagonistë; Ermal Meta i Italisë, vajza shqiptare që përfaqëson Qipron, Eleni Foureira, natyrshëm dhe Eugent Bushpepa, që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Mall”.
Po kush është këngëtarja qe përfaqëson Qipron ne Eurovizion 2018 në Portugali?…Eleni Foureira (emri i saj i vërtetë është Entela Fureraj) ka lindur në Fier më 7 March 1987 dhe ka jetuar familjarisht si emigrante në Greqi. Ka filluar karrierën në 2007 me grupin e vajzave greke “Mistika” por me prishjen e grupit ajo filloi karrierën individuale në 2010. Eleni-Entela është aktore, balerinë dhe stiliste mode. Është vlerësuar duke u quajtur si mbretëresha e pop artit muzikor grek. Shumë kohë ajo e ka fshehur identitetin e vet si shqiptare nga frika e një diskriminimi që do ti rrezikonte karrierën muzikore në Greqi.Që në albumin e saj të parë në 2010 ajo fitoi Çertifikatën e Platintë në Greqi.
Në 2012, dhe 2014 nxjerr nga enti diskografik “Minos EMI” dy disqe të reja “Ti poniro mou zitas (Çfarë dinakërie më kërkon)” dhe “Anemos agapis (Era e dashurisë)”. Të dy albumet qarkulluan me sukses në Greqi dhe Qipro. Në 2017 në entin diskografik “Panikos Rekord” nxori albumin e saj të katërt “Vasilica”( Mbretëresha)”.
Eleni (Entela) Foureira, është sot këngëtarja më e shquar dhe e suksesshme në Greqi, por tashmë përfaqëson Qipron. Popullaritetin e saj e tregon fakti se në një nga koncert përformimet e saj është ndjekur në You Tube nga më shumë se 100 milion shikues.
Ne Foto; Eugent Bushpepa/
***
Ermal Meta, ëndrra e zgjatur e emigrantit nga Fieri
Ermal Meta nuk i pëlqen përrlallat. Djali që u bë i njohur dy vjet më parë në Sanremo 2016 me “Odio le favole” (I urrej përrallat), e përsërit shpesh: “Përrallat nuk më kanë pëlqyer kurrë, për mua jeta është shumë herë më interesante dhe ka më shumë fantazi në të”. E megjithëatë jeta e Ermal Metës, 37 vjeç i ngjan një përralle. Ai u bë fituesi (pasi kishr marë më parë vendin e tretë) i festivalit të këngës së lehtë italiane që shqiptarët e shihnin dikur në mënyrë klandestine.
Ermali, një emigrant nga Fieri, jo vetëm mori pjesë për të tretën herë radhazi, por doli andej edhe me çmim. Njësoj si këtë radhë edhe vjet kënga e tij ‘E ndaluar të vdesësh’ (Vietato Morire) është vlerësuar maksimalisht nga juria dhe publiku.
Edhe pse deri para dy vitesh ai nuk njihej mirë në Shqipëri, Ermali tashmë është imponuar në tregun muzikor në Itali. Ai ka shkruar këngë për yje të famshëm si Marko Mengoni, Emma Marrone, Chiara, Annalisa, Patty Pravo etj. Natyrisht ashtu sikurse per çdo emigrant edhe per të fillimet nuk ishin të lehta. “Fillova duke kënduar në disa grupe në qytetin e Barit në Puglia. Me një në veçanti, grupin “La Fame di Camilla”, publikuam tri albume nëpërmjet etiketës diskografike “Universal”. Njëkohësisht kompozoja këngë dhe shkruaja tekste për këngëtarë me famë në Itali” tregon ai. Dhe pak nga pak emigranti nga Fieri filloi të iponohet, prtej Adriatikut. “Tregu muzikor italian është i vogël dhe për këtë arsye edhe shumë i vështirë. Dua të them që nuk ta lë njeri vendin e vet. Ndryshe nga ata që kanë lindur dhe janë rritur në Itali, ti ke lindur në Shqipëri, madje në Fier” pohon ai dhe shton: “Unë kam lindur në Fier dhe kam pasur një fëmijëri si pjesa më e madhe e fëmijëve shqiptarë në ato vite. Në Tiranë kam qenë pak herë kur isha i vogël dhe jo për arsye të lidhura me muzikën”.
***
Intervista / Nata më e gjatë e jetës
Si do ta nisje një përrallë dashurie?
Di si të nis një këngë, por jo një përrallë.
Kënga më e bukur që ke dëgjuar për një ndarje?
“Wicked Game” Chris Isaac.
Alkooli më i fortë për të mbytur dhembjen?
Rhum.
Nata më e gjatë që ke kaluar?
Nata në të cilën më thanë që ime më ishte në koma. M’u duk e gjatë një vit.
Zgjimi më romantik si mund të ishte për ty?
Çdo zgjim është romantik kur fle me dikë që ke në krevat dhe në zemër.
Mesazhi më mbresëlënës që të ka ardhur në celular?
Një mesazh në celular nuk e konsideroj mbresëlënës.
Martesa që do të ëndërroje?
Ajo që bën i moshuari mbas një jete të gjatë dhe të lirë.
Vdekja më e ëmbël si do të ishte?
Ajo pas martesës së mësipërme.
Cila është italiania më e bukur?
E dashura ime.
Por, tani shumëkush në Tiranë e njeh Ermal Metën falë paraqitjes së suksesshme në Sanremo. Ndërsa ai e kujton Shqipërinë përmes tekstit të këngës së tij: “më kujtohet ai cast kur u bëra i madh”.(Lapsi.al)
- « Previous Page
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- …
- 25
- Next Page »