• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MIRASH IVANAJ FIGURË E NDRITUR E KOMBIT SHQIPTAR

January 14, 2014 by dgreca

Nga Nikë Gashaj , Podgoricë – Mali i Zi/

 Prof. Dr. Mirash Ivanaj, ka lindur me 1891 në Podgoricë, Mali i Zi dhe ka vdekur me 1953 në Tiranë. Mirash Ivanaj është me prejardhje nga Bëkajt e Trieshit, respektivisht nga Malësia. Ka qenë një personalitet i shquar në kohën kur jetoi dhe punoi. Shkollën fillore e ndjeku në Podgoricë, të mesmen në Serbi, ndërsa studimet e larta i ka  kryer në Universitetin e Romës, ku ka mbaruruar dy degë studimore: letërsi-filozofi dhe jurisprudencë dhe ka arrijtur titullin Doktor i shkencave juridike. Po ashtu i ka di i disa gjuhë botërore. Andaj ai ishte në atë kohë një nga intelektualët më të njohur të kombit shqiptar:  profesor, publicist, jurist, filozof, poet dhe politikan.Mirëpo, Mirashi Ivanaj është dallua dhe për cilësitë e karakterit të tij, si njeri me dinitet të lartë, i ndershëm dhe i drejtë, humanist dhe patriot, burr trim e guximtar dhe  i shkëlqyeshmëm në punën e tij në arsim, kulturë dhe politikë. Me 1923 ka ardhur nga Roma në Shkodër, ku ka qenë drejtori i parë i gjimnazit shtetëror deri me 1930. Gjithashtu në Shkodër themeloi Gazetën”Republika”, si një mjet për të shpalosur idetë e lirisë,  demokracisë dhe atdhedshurisë. Pastaj ka punuar si mësimdhënës nëpër shkolla në Tiranë. Puna e tij në arsim dhe kulturë ka pas jehonë të madhe si njeri me dituri, me vizion përparimtar, me moral të kristaltë dhe atdhetar i flakët. Si i tillë me 1933 u bë Ministër i arsimit të Shqipërisë. Si Ministër ka dhënë një kontribut të jashtzakonshëm në reformimin  e arsimit kombëtar. Reforma e tij ishte e afruar me arsimin perendimor, por me një profil tërësisht shqiptar.  Një reformë e tij e arsimit dhe edukimit ka rezultuar në formimin e shëndoshë të brezave të ri,  me çka ka kontibuar në afirmimin dhe përparimin e kombit dhe shtetit shqiptar. Andaj reforma e arsimit kombëtar e Shqipërisë të asaj kohe, është quajtur dhe” Reforma Ivanaj”. Mu për këtë arësye Mirash Ivanaj  duke iu falenderuar meritave të mëdha të tij në arsim e kulturë, ka hyrë si figura më e ndritur në historinë e kombit shqiptar, për çka është dhe fitues i shpërblimeve e dekoratave më  të larta shtetërore dhe kombëtare.  Ndër to po nënvizojmë: në vitin 1929, Mbreti Ahmet Zogu e dekoroj Mirash Ivanaj me Urdhin”Kumandar”i urdhërit të Skënderbegut”; më 1992, Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha i jep Mirash Ivanaj, Medaljen “MARTIR I DEMOKRACISË”, ku thuhet: “Intelektual erudit, drejtues dhe organizator i arsimit kombëtar, i përkushtuar ndaj çështjes si drejtues shoqëror, demokrat dhe atdhetar i shquar, armik i betuar i diktaturës komuniste deri në flijim”; më 1995, Presidenti i  Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, ia jep  Mirash Ivanaj, Titullin: “MËSUES I POPULLIT”ku thuhet: “Reformator dhe njëri nga kollosët e arsimit shqiptar. Dha  kontribit të shquar si drejtor i parë i gjimnazit shtetëror në Shkodër dhe si ministër i arsimit në fillimet e viteve “30”;  me  2003, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, e dekoroi Mirash Ivanaj me Urdhërin”NDERI I KOMBIT”,  me motivacionin”Figurë e shquar e kombit dhe kulturës shqiptare, reformator i madh i arsimit dhe shkollës kombëtare shqiptare, luftar i paperulur i indipedencës, lirisë dhe progresit kombëtar e shoqëror”.

Prandaj, Mirash Ivanaj, si shkencatar dhe atdhetar në gjurma të rilindasve kombëtar dhe të përpjekjeve të mëdha të tij, ka  kryer të ashtuquajturën”Reformën Ivanaj”. Ai vlerësonte se shqiptarëve u duhej një shkollë e përbashkët unike kombëtare e drejtuar nga shteti shqiptar.

  Vizioni i tij  i sistemi arsimor ishte lufta për shkollën kombëtare si përçuese e ndërgjegjes kombëtare dhe  kosolidimi i unitetit kombëtar, pavarësisht nga përkatësia fetare. Sipas Mirash Ivanaj krijimi dhe afirmimi i shkollës kombëtare shqiptare duhet të jetë jo vetëm shqipe nga gjuha, por edhe ilumuniste nga përmbajtja, jo vetëm laike, por edhe masive, e përbashkët për të pasurin e të varfërin, për myslimanë e të krishterë, për djelmë e vajzat, një  shkollë ku të arsimoheshin e edukohshin qytetarë të ndërgjegjshëm, jo vetëm të ditur, por edhe atdhetarë. Kjo ka qenë një platformë arsimore dritëdhënëse për kombin shqiptarë.

Ai  vinte në dyshim çdo mision të të huajve në sektorin e arsimit. Edhe sikur të vinin këtu me qëllime bëmirëse. Ata nuk e njihnin realitetitn e vendit. Problemi i edukimit moral, patriotik e  shoqëror- thoshte Ivanaj, ishte shumë më i rëndësishëm se ai “diturak në Shqipëri”.

Në prill 1933 Parlamenti i Shqipërisë i ndryshoj nenet 206-207 të Statutit që  lëjonin çeljen e shkollave private. Në Nenin 206 u përcaktua: Mësimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarë janë një e drejtë e  shtetit. Jepen vetëm ndër shkolla dhe institucione shtetërore shkallash të ndryshme si mbas ligjit…Shkollat private, çdo kategorie qofshin, që kan veprua deri sot, mbyllen. Në nenin 207 thuhet: Shkollat fetare për përgatitjen e klerit, të mbajtura prej Komuniteteve fetare shqiptare, janë të lira dhe rregullohen me ligj…

Arsyet e këtij ndryshimit…shkollat private nuk kanë dhënë frytet që priteshin…personeli i tyre nuk është i zhveshur prej ndjesive në kundërshtim me Statutin e parimit e edukatës kombëtare… pse rrënjosin ndjesi anti bashkimore.

Ligji u dekretua nga mbreti më 22 prill dhe u zbatua me 25 prill 1933. Në fund të prillit 1933, reforma Ivanaj u vu në zbatim   me mbydhjen e të gjitha shkollave private, sikurse ishin: shkolla private jofetare 21, shkolla klerikale myslimane 14, shkolla klerikale katolike 17, shkolla klerikale ortodokse 4, shkolla të huaja për shqiptarë 19, shkolla private të minioritetit grek 10. Gjithsejit 85 shkolla ( Arben Puto, Shqipëria Politike 1912-1939, Tiranë 2009, fq. 502 ) 

Duhet theksuar se me zbatimin e reformës arsimore, kryesisht u mbyllën shkollat private të drejtuara dhe të finansuara nga tri qendra të jashtme, nga tri kultura të ndryshme, nga tri shtete “mike” të asaj kohe të Shqipërisë: Greqisë, Turqisë dhe Italisë. Shkollat e huaja shikoheshin si përçues të influencave të jashtme dhe një rrezik për unitetin kombëtar. Në shtypin e vendit dhe në qarqet e diasporës shqiptare  ngrihej zëri kundër një gjendjeje të tillë dhe kërkohej një shkollë më e organizuar dhe e drejtuar nga shteti. Shkolla e shtetit duhej të ishte e vetmja vatër e formimit të njëtrajtshëm kombëtar të brezave të ri.

Shkollat private në Shqipëri të asaj kohe në historiografinë shqiptare por dhe nga studjuesit e huaj vlersohen në mënyrë shumë kritike. Për shembull, historiani i njohur amerikan, Edwin Jacques,  shkruan: Qeveria shqiptare me mbylljen e shkollave private u përpoq të eliminonte propagandën shkombëtarizuese, që ishte e pashmangshme në shkollat e agjencive të huaja përçase” ( Edwin Jacques, Studimi:”Historia e Popullit Shqiptar nga  lashtësia deri në ditët e sotme”, SHBA, Carolina, 1995, fq.433 ).

Po ashtu,  profesori i njohur francez i të drejtës ndërkombëtare, Gilber Gidel, është shpehur: “Asnjë shtet në botë nuk mund të  heq dorë nga kujdesi për arsim, prandaj as shteti shqiptar”.

Sipas Statutit monarkik shteti ishte i ndarë nga feja, por kjo nuk do të thoshte që shteti nuk kishte të drejtën e kontrollit të institucioneve fetare për të mënjanuer çdo veprimtari në dëm të kombit dhe ndërhyrjes të huaj në punët e fesë e të vendit. Kjo spjegohej për arësye të përvojës së hidhur të së kaluerës, kur disa klerik të bashkësive të ndryshme fetare u bënë vegla të ndikimeve të huaja në dëm të interesave kombëtare (Historia e Popullit Shqiptar, Tom III , Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2007, fq. 300 ).

Përfundim: Reforma  e Shkollës komëbëtare  e Mirash Ivanaj ka pasur rëndësi substanciale kundra asimilimit të kombit shqiptar, për tejkalimin e pëçarjes fetare dhe zgjimin e ndëgjegjes kombëtare. Ajo ka qenë digë e pengesës së ndikimit politik dhe kulturor të shkollave private të shtetëve të huaja në arsimimin dhe edukimin e shqiptarëve, respektivisht në asimilimin e tyre.  Pikërisht, shkollat e huaja private kanë qenë pengesë në lëvizjen për çlirimin kombëtar të  shqiptarve. Prandaj shkolla kombëtare ka qenë domosdoshmëri historike, me të cilën ishte e lidhur qenia dhe ardhëmeria e Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Filed Under: Kulture Tagged With: figure e ndrtitur, Kombetare, Mirash Ivanaj, Nike Grishaj, Podgorice

PUNËT E MËDHA KOMBETARE TË FEDERATËS “ VATRA”

January 9, 2014 by dgreca

Kryeministri i Greqisë Z. Venizelos tha në Konferencën e Paqes në Paris, se të vetmin pengim serioz që gjeti në Epir Greqia, ish pengimi i vënë nga Vatra…”./

Nga Dalip GRECA/

Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” erdhi në skenën e historisë sonë kombëtare në një moment  kritik, kur Kombit i ishte vënë në pikëpyetje egzistenca. Turqia po merrte tatpjetën dhe ashtu si i mbyturi, kërkonte të tërhiqte pas vetes edhe viktimën. Fqinjët kishin mprehur hanxharët dhe ishin bërë gati që ta copëtonin trupin e viseve shqiptare në copa, siç kishin bërë në kohën e prag Lidhjes së Prizrenit. Atdhetarët e kishin kuptuar rrezikun dhe i kishin paraprirë dhjetëvjeçarit të pare të shekullit njëzet me kryengritje të njëpasnjëshme, që nga Kosova, Malësia e deri në skajet jugore, kur një gjysëm Shqipërie në veri dhe një çerek Shqipërie në jug, lëngonin nën pushtime fqinjësh me vendime e kompromise  të fshehta që mbanin firmën e Europës. Kryengritjet e Kosovës, Shkupit dhe Malësisë ia dhanë shenjat Europës se nuk do ta kishin të lehtë me pasardhësit e ilirëve, që rronin moteve e shekujve  në vendin e tyre të shqiponjave.

       Pikërisht në atë trubullirë e mjegullnajë që endej në Ballkan, këtu në SHBA, lindi Vatra, që jo vetëm mblodhi djemtë e shqiptarisë, që kishin kapërcyer Atlantikun në kërkim të një jete më të mirë dhe për t’i shërbyer kombit, u hodh sinjali i kushtrimit të bashkimit të shoqatave për të krijuar Vatrën Kombëtare.

        28 prilli 1912, dita e deklarimit të themelimit të Federatës Panshqiptare të Amerikës”Vatra” mbetet një ditë e shenjtë, jo vetëm pse ajo u bekua nga një prift idealist siç ishte Fan S Noli, që kishte në krah një mendje të artë si ajo e Faik Konicës,  por edhe pse ajo dukej si dhuratë Perëndie në ato kohë kur Kombi shqiptar kishte ishte në zgrip të egzistencës.

       Shqiptarët dukeshin si të pafat në agun e lirisë pas 500 vjetëve sundimi nën Turqi, pasi nuk arritën që ta gëzonin shtetin e mosvarur shqiptar të 28 Nëntorit 1912, e cila më 1913 do të futej edhe një here në sallën e operacionit për t’i hequr pjesë të trungut, dhe mbeti ajo që sot e kësaj dite vazhdon të quhet “Shqipëria Lonineze”- dhuratë e Europës hileqare. E keqja nuk kishte të mbaruar; pasi lufta Ballkanike dhe Lufta e I Botërore e bënë vendin e shqiponjave shesh betejash. Princi që dërgoi Europa me kredencialet e Mbretit, dukej si jetim, pa përkrahje të vetë Europës dhe të shqiptarëve të dalldisur nga feja e të mashtruar nga prijsit e rrejshëm,dhe suleshin si somnanbul me hanxharë të mprehur nën thirrjen”Duam Babën!”…

    Vatra, që nga Amerika dha kushtrimin: Jo më kthim prapa!Harrojeni babën e rrejshem, shpëtoni Shqipërinë dhe drejtohuni kah Perëndimi! Pikërish që aty filluan punët e mëdha të Vatrës.Faik Konica, Fan S Noli, që së bashku me patriotët e tjerë lanë Amerikën dhe shkuan të punojnë për Shqipërinë nëpër Europë, ndërsa Vatra këtu kultivonte me Diellin dashurinë dhe përkushtimin ndaj çështjes Kombëtare. Vatra në SHBA, po llogariste fundin e Luftës së Parë Botërore dhe asaj  në Ballkan dhe fatin e Shqipërisë së mjerë, që vazhdonte të ishte e kërcënuar dhe me Pavarësi të humbur. Duheshin miq në Evropë dhe këtu në SHBA, që të shpëtonte Shqipëria.Në këto kushte Vatra mori në dorë fatet e shtetit të vdekur dhe i doli për zot Kombit. Vatranët ishin në një mendje që të financonte delegatët e saj-diplomatë në Londër, Gjenevë, Romë, Washington, me qëllim, që çështja shqiptare të kishte avokatët e saj. Natyrisht që ky shërbim diplomatik i ngritur nga Vatra e kishte koston e lartë. Gjithëçka e financonte vetë ajo, Vatra. Ata, vatranët që jetonin në kushte të vështira, 8-10 vetë në një konak, hoqën mënjanë kursimet dhe i caktuan rrogë mujore kryedelegatit të Vatrës në Londër, Mehmet Bej Konica, që mbetet një figurë e shquar diplomatike dhe që bëri aq shumë për të siguruar miq të çështjes tonë kombëtare në Londër. Nga 1300 franga në muaj, që iu caktuan më 1916, më pas shifra shkoi në 1600 franga. Edhe diplomatët e tjerë nëpër Europë, dr. Mihal Turtulli, Mithat Frashëri, Nik Kasneci e të tjerë, ishin delegatë të Vatrës në Europë dhe punuan fort për çështjen shqiptare. Po ashtu ishte një kartë e fortë diplomatike edhe miku i shtrenjtë i shqiptarëve, delegati tjetër i Vatrës, Erikson, që mbetet një shenjt i çështjes shqiptare. Të gjithë së bashku ata i dhanë zë çështjes shqiptare dhe e shpëtuan atë copëz Shqipërie të mbetur pas copëtimeve të mëparshme të fund shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Mbetet një faqe nderi kontributi i Vatrës për shpëtimin e Shqipërisë në Konferencën e Paqes. Pikërisht para se të fillonte punimet ajo konferencë shqiptarët e Amerikës të grumbulluar rreth Vatrës, treguan se Shqipëria ishte mbi gjithçka për ta.Të frymëzuar nga poezia e Nolit” Jepni për nënën”, vatranët iu përgjigjën zemërhapur thirrjes për shpëtimine Shqipërisë. Noli, prijësi i tyrë shpirtëror, i kishte prekur atje ku nuk mund të duronin, në poshtërimin e Nënës, e cila diku, kishte qenë zonjë e rëndë, por që tani kërkonte ndihmën e bijëve, që e kishin harruar detyrën ndaj Nënës. Dhe vargjet e Nolit shkonin drejt e në zemër: Qan e lutet Nën’ e mjerë,/Kërkon vatrën edhe nderë,/Do lirinë dhe atdhenë,/ Si ç’e pat me Skënderbenë,/ Bijt’ e besës thërret pranë./ Kur i thirri dhe s’i vanë?/ Mbahu, Nëno, mos kij frikë,/ Se ke djemtë n’Amerikë…Por që të shpëtohej Nëna duhej që shqiptarët e Amerikës të boshatisnin xhepat dhe të jepnin gjithçka për shpëtim. Noli, di ku t’i prekë bijtë e shqipes: ai e bën fakt të kryer se ata nuk do të kursejnë asgjë për shpëtimin e Nënës:Sa kërkon e sa të duhen?/ Burrat nga detyra s’ndruhen!/ Trim i mirë do të japë,/ S’kursen jetën as paratë;/ Hithni, hithni tok dollarë,/ Të mos mbetemi të share/ Mbahu, Nëno, mos kij frikë./ Se ke djemtë n’Amerikë.

Dhe djemtë nuk e turpëruan Nënën. Nëse u mendua në fillim të paktën të grumbulloheshin rreth 40 mijë dollarë, vatranët dhuruan më shumë se 150 mijë dollarë, shumë që u përdor për mbrojtjen e çështjes shqiptare, mbulimin e sherbimit diplomatik, dergemin e kabllogrameve, mbajtjen e delegateve ne Konferencen e Paqes etj. Gazeta e Vatrës”Dielli” e mbajti të ndezur garën e madhe të dhurimeve duke nxjerrë në faqe të parë ata që dhuronin më shumë. Çdo dollar i dhuruar konsiderohej “plumb për armiqtë e çështjes shqiptare”. Dielli shkruante me shkronja te mëdha: “Plumbi goditi në shenjë. Ali Kuçi udhëheq garën me 750 dollarë…”

Krahas punës diplomatike në Evropë, Vatra punoi fort edhe në Washington, me qëllim që të kishte me vete edhe votën amerikane. Ishte fat, që Fan S Noli, takoi me 4 korrik 1918, presidentin Wilson,i cili i dha fjalën bashkëthemeluesit të Vatrës, se një votë që kishte do ta përdorte në favor të shqiptarëve.

Në Konferencën e Paqës, Vatra pagoi jo vetëm harxhet e delegatëve të vet, por edhe delegatëve të tjerë, përfshirë dhe atyre të kolonisë të Rumanisë.Me shpenzimet e Vatrës u mbajtën delegatët, u dërguan misione, u paguan agjensi që punuan për çështjen shqiptare, u kablluan mijëra telegrame, u percollen protesta, me një fjalë u organizua mbrojtja e Shqipërisë – dhe u organizua aq e mirë sa Kryeministri i Greqisë Z. Venizelos tha në Konferencën e Paqes në Paris, se të vetmin pengim serioz që gjeti në Epir Greqia, ish pengimi i vënë nga Vatra…”.

Misioni i vatrës nuk mbaroi me “shpëtimin e Shqipërisë” në Konferencën e Paqës, jo, vatra dërgoi djemtë e saj vullnetarë në Shqipëri në vitet 1920, dërgoi bandën muzikore Kombëtare”Vatra”, dërgoi delegatë të saj në Kongresin Kombëtar të Lushnjës, siç kishte dërguar djemtë në Luftën e Vlorës dhe mbrojtjen e kufijëve jugorë të Shqipërisë, dhe shkëlqeu sërish me bujarinë e saj, kur Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnëjs, i kërkoi ndihmë për të mbushur arkën bosh të shtetit dhe për të shpëtuar nga falimentimi financiar. Qeveria dërgoi në SHBA Mithat Frashërin që u shëtit nëpër koloni të shqiptarëe, dhe ai pa me sytë e tij, dëgjoi me veshët e tij, shqiptarët e Amerikës, që ishin gati të jepnin gjithçka për shpëtimin dhe forcimin e Shqipërisë.”Huaja Kombëtare”, e organizuar me shqiptarët e Amerikës, e shpëtoi shtetin shqiptar. Plot 197 mijë dollarë u mblodhën nga ajo hua Kombëtare.

Ndër punët e Vatrës duhet llogaritur edhe kontributi kulturor e arsimor që dha ajo. Shumë prej vatranëve shkuan në Shqipëri dhe dhanë kontribut në adminsitratën shtetërore,një pjesë edhe pse ishin antizogistë nuk e kursyen veten për t’i shërbyer shtetit. Vatra dërgoi në Shqipëri për nevojat e shkollave shqipe më shumë se 200 mijë tekste që i shtypi me harxhet e veta në shtypshkronjën e gazettes Diellit.

  Fatkeqësisht, vatranët që kishin shpëtuar Shqipërinë, u trajtuan si armiq nga sistemi komunist dhe një pjesë e tyre u shkuan në plumb, si ish editori i Diellit për tetë vjet, Bahri Omari, Aqif Përmeti, komandanti që përgatiti, stërviti dhe udhëhoqi vullnetarët që shkuan në Shqipëri në vitet ’20 të shekullit të shkuar, burgosi e torturoi pa mëshirë vatranët mëmëdhetarë.Dy nga delegatët themeltarë të Vatrës; që së bashku me komisionin e bashkimit, sollën krijimin e Federatës VATRA; Kristo Kirka dhe Koço Kosta, u ndëshkuan prej diktaturës vetëm pse nuk u bënë bashkëpunëtorë të saj. Editori i Bahri Omari u pushkatua pa iu provuar fajësia, Aqile Tasi, që për tetë vjet kishte qenë zyrtar e kryetar i Vatrës si dhe editor i Diellit, dhe pat lënë Amerikën për të pranuar detyrën e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare në Tiranë e për të kontribuar në shtypin shqiptar, u dërgua në burgun e Burrelit duke u shpërblyer në mënyrën më çnjerëzore për atdhetarizmin e tij. Kristo Kirka, kryetar i “Besa – Besën”,krahu i djathtë i Nolit në krijimin e Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, delegate i krijimit të Vatrës, kryetar i degës së Vatrës në Boston, nënkryetar i Federatës më 1915, manager i Diellit më 1912, deputet në Parlamentin shqiptar për katër vite, nënprefekt në Himarë dhe Bilisht, kryetar i bashkisë së Korçës, ironikisht shpërblehet duke e dërguar në qelitë e ferrit të Burrelit, ku shpirti atdhetar iu shua pa nxjerrë një shenjë pendimi për ç’kishte bërë për kombin. Tek do ta vajtonte atdhetarin e orëve të para, bashkëvuajtsi i tij, poeti Arshi Pipa,ish kryetar i Vatres, do të klithte dhimbshëm: Vdiq flamurtari i moçëm!
Çfaj kishte bërë Kolë Tromara, kryetar i “Vatrës” më 1916,  kryetari i Vatrës më  1918, kryeministri i Shqipërisë, që i kishte dhënë  Shqipërisë gjithëçka kishte të shtrenjtë? Po Andon Frashëri , editor i Diellit, Aqif  Përmeti, menaxher i Diellit, Përse u ndëshkua Ali Kuçi, ai vatrani që u printe dhurusve për çështjen shqiptare duke dhuruar më shumë se të gjithë për shpëtimin e Shqipërisë nën thirrjen e imzot Nolit: “Jepni për Nënën”? Edhe shpirti i tij u shua në qelitë e errëta të dhunës. Vatranët që kishin ndezur ëndërrën për mëvetësinë e Shqipërisë dhe kishin iluminuar shpirtrat e shqiptarëve për të ringjallur kombin e motit të  madh të Skënderbeut, u martirizuan për të mos e tradhëtuar idealin kombëtar. Në memorien e historisë ata do të mbeten martirë të iedaleve kombëtare.

Filed Under: Editorial Tagged With: dalip greca, Kombetare, punet e medha, te Federates Vatra

Shefqet Krasniqi e tejkalon çdo normë kombëtare

November 18, 2013 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
“Deklaratat dhe veprimet e Shefqet Krasniqit në kohën e fundit i kanë kaluar të gjitha normat morale të një predikuesi fetar, e çka është më tepër një presoni i cili thirret në një fe siç është Islami. Vetë fjala “Islam” d.m.th. paqe, prandaj misioni kësaj feje është që në rruzullin tokësorë të reflekton tolerancë, bamirësi, luftimin e të keqes, kundër dhunës, etj..(G.I.): Feja Islame është tolerante ndaj vetë myslimanëve po edhe ndaj jomyslimanëve, vetë traditat e saj kanë treguar se popujt mysliman që nga koha e Muhamedit e deri në ditët e sodit kanë ditë t’i ruajnë vlerat e veta por edhe t’i respektojnë vlerat e të tjerëve. Prandaj predikimi i Shefqet Krasniqit në emër të fesë Islame është plotësisht i pa bazë dhe i pa argumentuar, i cili e keqpërdorë fenë Islame për qëllime të caktuar, të një grupi të caktuar njerëzish për interesa të ngushta. Deklaratat e tij janë aq irrituese dhe skandaloze sa që pyes veten e bënë me vetëdije apo është i obliguar nga qarqe të ndryshme brenda dhe jashtë vendit që të përçaj komunitetin mysliman në Kosovë apo edhe të ndjellë urrejtje ndaj të tjerëve.
“Çështja e shamisë nuk ka përfunduar, ajo vetëm sa ka filluar të aktivizohet si duhet, si një problem mjaft i tej-zgjatur dhe i manipuluar, i cili duhet të rregullohet sa më shpejt që është e mundur. Të mos harroi Express e as të tjerët se vullnetin e popullit nuk mund ta mposhtë as udhëzimi administrativ i një ministrie të lodhtë, e as kushtetuta e cila nuk ka zbritur prej qielli, e as asnjë fuqi tjetër në këtë dynja.’ ‘Unë jam i gatshëm të pranojë çdo qëndrim burrëror e të drejtë në mbrojtje të shamisë nga çdo lider e qytetar, qoftë ai edhe me kryq në ballë, ngase edhe unë do të isha i gatshëm të mbroja mbulesën e një besimi tjetër po të vihej para një diskriminimi siç po ndodhë me besimin tonë.”( Dr. Shefqet Krasniqi , Çështja e shamisë nuk ka marrë fund, do të zgjidhet ne emrin e Zotit)
Shikoni miq të nderuar, ne këto ditë i tham botës se nuk jemi të gatshëm për tu përfshirë në këtë operacion dhe se Shqipëria nuk do ta marr përsipër kët mision ( e dijmë cka),por edhe Shefqetit i themi se ajo pun e shamisë ka përfunduar.
Por që ta kemi të qartë se cdo të thot të jesh edhe hoxhë por edhe shqiptar do t iu rikujtoj s pari se Hoxha Krasniqi harron se jeton në Evropë dhe misioni i tij nuk mund të shkoj përtej pragut të shtëpisë, dhe nuk mundet që rininë tonë të pastër si loti t’i mbështjellë në shallvare e t’i mbulojë me të zeza, sepse këtu nuk është Azi e as Afrikë, që të ruhemi nga dielli përcëllues e të mbulohemi të tërë dhe s dyti Said I. Najdenin, i cili njihet edhe si Hoxhë Voka apo Hoxhë Vogli, rilindës, patriot, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, i lindur në Dibër të Madhe në vitin 1864.Ne jemi një popull autokton 100% shqiptar.
“Gjatë shkollimit të tij në Stamboll në medresenë e Hajdar Pashës, Saidi u njoh dhe lidhi një shoqëri shumë të afërt me hafëz Ibrahim Mitrovicën të cilin e pati shokë të medresesë, i cili po ashtu më vonë u dallua me aktivitetin dhe veprimtarin e tij për çështjen kombëtare. Në Stamboll asokohe zhvillohej një veprimtari mjaftë e gjerë propagandistike për çështjen kombëtare, ku krerët e Rilindjes dhe të Lëvizjes kombëtare shtëpitë e veta i kishin kthyer në klube në të cilat mbaheshin dhe dëgjoheshin ligjërata mbi historinë dhe kulturën kombëtare, ku nxiteshin dhe frymëzoheshin kuadrot të reja për veprim kombëtar. Një vizitor i shpeshtë i këtyre shtëpive ka qenë edhe vetë Saidi “ Po ti ,Zoti Shfqet Krasniqi?
“I ushqyer nga gjithë ajo që shihte, që dëgjonte, dhe që perceptonte në Stamboll sikurse që shprehet studiuesi i njohur dr. Mahmur Hysa në një shkrim të tij të veçantë kushtuar Said Najdenit, ai mundohej të njëjtën gjë ta zbatojë edhe në Dibër. Kjo vërehej qartë ngase, sa herë që vinte Saidi në Dibër gjatë pushimeve shkollore, bënte propagandë për mendimet dhe idetë e rilindëseve.” Po ti Zoti Krasniqi?
“Nuk vuaj për para e për grada por për komb e atdhe” thoshte ai.
“Dhe në vitin 1888 me përpjekje të mëdha dhe guxim të pa shoq, i vetëdijshëm për rrezikun që mund ti kanosej, Saidi arriti që në shtëpinë e vet ta hap shkollën e parë shqipe e cila punonte në fshehtësi. Aso kohe shtypi i kohës për Dibrën shkruante: “Si në vende të tjera, edhe këtu në Dibër zuri me hy dashuria e mëmëdheut bashkë me të gjuhës! Sot në Dibër kemi shumë zotëri pleq të ndershëm që përpiqen për pavarësinë e gjuhës shqipe…i madh e i vogël thërrasin: me gjuhë ruhet mëmëdheu, me shkollë mirësohet kombi!”
Mirëpo duhet ditur se çdo herë e më tepër veprimtaria e kësaj shkolle vinte duke u vështirësuar, sepse ishte e pa mundur që mos të zbulohej nga autoritet osmane, aq më tepër pse ajo bëri një jehonë të madhe në opinion. Ndërkaq që autoritet turke dhe ata pro turke Hoxhë Vokën filluan ta akuzojnë, si njeri që dëshiron ta helmojë rininë dhe ta largojë atë nga rruga e fesë, duke e njollosur se “hoxha është prishur nga feja”, “është kaur” etj., andaj e shpallën si të pa fe, dhe shkuan aq larg sa që nuk e lejonin të falej në xhami. Hoxhë Voka i mençur, i vendosur, plot energji, elan dhe guxim, ishte zotuar se çfarë do që i del përpara nuk do të mundet ta shmangi nga rruga e interesit kombëtar, dhe për akuza të tilla nuk ia ndiente fort veshi, ndërkaq që ai kishte si udhërrëfyese për besimtarët fjalët: “Myslimanët e vërtet duhet të dinë se feja islame urdhënon me e dashur atdheun”, dhe “Për mëmëdhenë duhet me qenë shërbëtorë, njeriu sa dashuri të ketë në mëmëdhenë, aq dashuri ka në fenë”.
Shkolla u mbyll pas një viti. Autoritetet osmane Hoxhë Najdenit i ofruan punë në administratë, por ai zgjodhi dhe eci në rrugën tjetër, siç kishte thënë edhe vetë: “Nuk vuaj për para e për grada, por për komb e atdhe. Unë dua të fitoj liri me i mësua këtij populli gjuhën shqipe, që ta njeh veten e tij e të përpiqet për vetvete”.
“Shkolla shqipe në Dibër dhe në disa fshatra në rrethinë dhe librat shqip, që qarkullonin gati në çdo shtëpi nxitën armiqtë që shkollat t’i mbyllnin, librat të ndalohen dhe Hoxhë Voka të ndiqet nga pushteti. Shkollat u mbyllën por jo edhe ideja, këshillat, dhe frymëzimi i Hoxhës që ndikonte edhe në rrethanat politike. Në këtë mënyrë dhe në këto kushte dhe rrethana Hoxhë Saidi, ndiente nevojën për të kontaktuar drejtpërdrejti me krerët dhe veprimtarët e lëvizjes shqiptare të Stambollit që t’i njoftoj me gjendjen në Dibër e cila ishte mjaft kritike.”
“Në momentet e fundit të jetës, para se t’i pushoi edhe për pak qaste rrahja e zemrës, Hoxhë Saidi kishte lënë këtë porosi: “Pa fituar Shqipëria lirinë, mos më vini gurë mbi varrin tim. Pasi të fitohet liria të m’i vini gurët duke i shkruar shqip. Mbi ta të vini një flamur.” Pra siç po shihet Saidi nuk e humbte shpresën se do të vijë dita kur edhe zogu edhe bilbili do të këndojnë lirisht shqip.” po juve cka t iu shkrujneë ne gurin e varrit , apo do që të varrosin në zallin e Afrikës ,pa shenjë e pa dokë?
Një fetar i mirë duhet të jetë edhe kombëtar i flakët dhe anasjelltas.
Prej veprave që na kanë mbet nga ky rilindës janë dy: “Fe rrëfenjësja e myslimanëve”, botuar në shtypshkronjën Mrothëria në Sofje në vitin 1900, që ka 64 faqe dhe e dyta është “Abetare e gjuhës shqipe ndë të folë gegënisht”, botuar po në Sofje më 1900, por pa emër të autorit, pra anonime me 16 faqe. E para është një vepër fetare e mbështetur në parimet Kur’anore, që janë të detyrueshme për të gjithë besimtarët myslimanë. Ky përfaqëson një manual fetar, por me mjaft të dhëna patriotike dhe filozofike. Ai pranon dy dituri: atë fetare dhe atë të mendjes, të cilat, duke u mbështetur në Kur’an, nuk i kundërvihen njëra-tjetrës. Nuk e mohon rolin që luan feja në ndërtimin moral-etik të njeriut, por e mban edhe mendimin se feja nuk e pengon njeriun të ketë dashuri ndaj atdheut… dhe nëse shqiptari e pranon alfabetin latin nuk bën kurrfarë mëkati, sepse mund të mbetet përsëri besimtar i devotshëm. Dituria për të është një armë e fuqishme, që mëkon ndërgjegjen kombëtare, që e njeh njeriun me shumë të dhëna, i jep atij pavarësi dhe e bënë të barabartë me të tjerët. Parulla e Hoxhë Najdenit ishte: “Që shqiptarët të shpëtojnë nga rreziku, ka vetëm një rrugë: me u zgjua kombi, me mësue gjuhën e tij, me i dalë zot vetes.”
(Materialet q u frytezuan per kete shkrim jane “Çështja e shamisë nuk ka marrë fund, do të zgjidhet ne emrin e Zotit :Dr. Shefqet Krasniqi”: “Shefqet Krasniqi e tejkalon moralen dhe njerëzoren, Gazmend Islami”,“Rreziku nga levizja vehabite ne trojet etnike shqiptare!, Sabri Selmani”, “Said Najdeni – “Hoxhë Voka”, “DIBRA E MADHE -Fisniku Ismail Strazimiri -Mbrojtës i paepur i pavarësisë shqiptare. Dr. Laurant BICA” “Enciklopedia “100 personalitete shqiptare të kulturës islame”)
Fahri Xharra,16.11.13
Tiranë

Filed Under: Opinion Tagged With: cdo norme, Fahri Xharar, kalon, Kombetare, Shefqet Krasniqi

MANASTIRI QENDËR E LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE DHE REFORMAT E MYRSTAGUT

November 12, 2013 by dgreca

Nga Prof. Dr. Vebi XHAMAILI*/

Me shpalljen e reformave në krahinën e Maqedonisë nga viti 1903, kishte filluar të rritej tensioni, pikërisht në trevat e Shqipërisë Lindore. Ndërsa diplomacia e huaj do të shënojë  se: ”Aksioni i shteteve të Mëdha për dhënien e reformave  ka pasur për qëllim që t’i pengojë lëvizjet revolucionare të popujve të nënshtruar dhe ta ruajnë status quonë në Ballkan”.[1] Në gusht të atij viti shpërtheu ajo që quhej Kryengritja e Ilindenit, e cila u shtyp ashtu si e kishin parashikuar bejlerët shqiptarë, shumë shpejt dhe në mënyrë të ashpër. Pra, ashtu si kishte deklaruar paria shqiptare, në takimin e tyre me përfaqësuesit austro-hungarez. Me këtë rast, Fuqitë e Mëdha intensifikuan trysninë e tyre për vrasjen e dy konsujve të tyre. Rusia dërgoi disa anije lufte, kurse pak më vonë austriakët dhe italianët do të bënin edhe ata një demonstrim detar përballë Selanikut. Mbi të gjitha do të kulminojë takimi i dytë midis Austro-Hungarisë dhe Rusisë, mbajtur në Myrstagë më 22 tetor 1903, në këtë takim të dy fuqitë u morën vesh më në fund për të vendosur një status quo, ku hartuan një program reformash për krahinën e Maqedonisë, që do të thotë jo për të gjithë, por për një pjesë  të tre vilajeteve të Kosovës, Manastirit dhe Selanikut.[2] Ky program solli rritjen e pranisë së huaj në terren, meqenëse në vitin 1904 u dërguan në Maqedoni oficerë të xhandarmërisë ruse, austriake, franceze, italiane, gjermane dhe angleze.  Pra nga 6 oficerë të Fuqive të Mëdha.[3]     Politika turke kërkonte me këmbëngulje që të ndëshkuarit të dënoheshin shumë rëndë, ose të internoheshin. Për këto veprime, një nacionalist shqiptar dënohej me mbi tre vjet burg, ndërsa një bullgar për vendosjen e një bombe dënohej vetëm me disa muaj heqje lirie.

Në këtë kohë, vilajeti i Manastirit u bë një ndër qendrat më të rëndësishme të nacionalizmit shqiptar. Shumë veprimtarë të shqiptarizmit e kishin origjinën nga Vilajeti i Manastirit. Në këtë kohë më aktivë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Manastir ishin: Halit Bërzeshta dhe Fehim Zavalani.[4] Ky vilajet në fillim të shekullit XX, sipas statistikave osmane, kishte popullsi shqiptare myslimane e ortodokse që kapte numrin prej mbi 460 mijë, kundrejt 240 mijë sllavo-maqedonasve, 40 mijë grekëve e vllahëve dhe 8 mijë pomakëve.[5] Në këtë kohë nga organet qeveritare turke u akuzua edhe drejtoria e shkollës, në krye me Nuçi Naçin, i cili u arrestua, me pretekstin se drejtoria e vajzave të shkollës së Korçës kishte kërkuar nga konsulli August Kral që të siguronte për shkollën hartën  Shqipërisë të përpiluar nga Faik Konica. Në këto rrethana tejet të tendosura politike ndërhyri edhe diplomacia austro-hungareze në Manastir. Në këtë kohë me të madhe ndihmonte lëvizjen shqiptare konsulli Kral, i cili në tetor 1903 ndërhyri te autoritetet turke, kur ata e mbyllën shkollën shqipe të vajzave në Korçë.[6] Në këtë shkollë kanë ligjëruar edhe motrat  nga Manastiri Sevatia dhe Parshqev Qiriazi.[7]

Udhëheqësit shqiptarë e dinin tanimë “se kjo lojë shahu nuk është në favor të tyre”, prandaj kurrë nuk i pranuan këto reforma të shpallura prej Fuqive të Mëdha “si humane”. V.Xh).

Në Stamboll përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha kishin diskutuar edhe rreth viseve të banuara me shqiptarë. Lidhur me këtë, përfaqësuesi diplomatik i Serbisë i shkruan Ministrisë së jashtme, se atasheu ushtarak i Rusisë i ka treguar se Komisioni i Fuqive të Mëdha duke trajtuar çështjen e reformave ka propozuar të formohet një sanxhak i veçantë në “Serbi të Vjetër”, që do të përfshinte Prizrenin, Novi Pazarin, Plevlën e vende të tjera. Si shkas për  formimin e këtij sanxhaku qenka marrë përbërja etnike e popullsisë.[8] Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë Lindore i bënë rezistencë të gjitha këtyre pazarllëqeve rreth tokave të tyre. Por Turqia për të zbatuar këto reforma të dedikuara nga Fuqitë e Mëdha, filloi ndjekjen dhe eliminimin e udhëheqësve të lëvizjes shqiptare.[9]

Rrethanat e reja politike në Ballkan bëheshin dita më ditë më të nxehta, kjo vinte nga reformat e dedikuara me forcë kundra Turqisë që ushtronin Fuqitë e Mëdha e në veçanti involvimi direkt i Rusisë dhe Austro-Hungarisë, me theks të veçantë zbatimin e tyre në pjesën e Turqisë evropiane. Këto tensione politike kundrejt Turqisë dhe sulltanit  e aktivizuan pamasë diplomacinë serbe në krye me Nikolla Pashiqin. Nisur nga këto fakte, Pashiqi e porositi Milenko Vesniqin në Paris të kontaktojë me Dervish Himën që të shohë disponimin e qarqeve të jashtme shqiptare, pasi Dervishi në këtë kohë në Evropë njihej si figura më e vendosur me kërkesat e tij për autonominë e Shqipërisë. Lidhur me bisedimet që zhvilloi me Vesniqin, Dervish Hima i paraqiti këtij një memorandum.[10] Në këtë  memorandum, pos të tjerash, ai shkruan: Çështja shqiptare është shumë e rëndësishme për të gjitha qeveritë që e rrethojnë e që kanë nevojë të kenë lidhje me këtë popull të denjë për bashkëpunim, popull punëtor, i zgjuar e trim, mbi të cilin mjerisht disa qëllimkëqij, pa marrë parasysh rëndësinë dhe rolin e tij patriotik, përhapin lajme plotësisht shpifëse, të zmadhuara dhe pa kurrfarë mbështetjeje”.[11] Por ka pasur edhe mendimtarë sllavë, si Drashkoviqi, që popullin shqiptar e kanë pranuar si më të ngritur se popujt tjerë midis Ballkanit.[12]

 

 

 

Dervish Hima, duke folur për interesimin e shteteve fqinje që t’i tërheqin shqiptarët në sferën e politikës së tyre, thotë: ”Askush nuk ka marrë, as nuk do të marrë asgjë nga ky popull, mbasi mjetet e veprimit janë të njollosura me propozime korruptuese, në kurthin e të cilave nuk pranojnë të bien shqiptarët, tentativa këto që nuk kanë dhënë frute as për Greqinë, as për Bullgarinë, as për Italinë e sidomos për Serbinë’’.[13]

Me këto fjalë, Dervish Hima i lente të  kuptojë Nikolla Pashiqit se mënyra siç janë duke vepruar shtetet fqinje ballkanike ndaj shqiptarëve nuk është e sinqertë, se ka prapavijën e saj politike dhe se nuk ia dëshirojnë të mirën popullit shqiptar. Megjithatë, ai i jep mundësi që Serbia, nëse dëshiron sinqerisht të bashkëpunojë me shqiptarët, të tregojë veten: ”Në qoftë se Qeveria serbe dëshiron të sigurojë mirënjohjen e këtij populli, duhet të ndërmarrë një iniciativë serioze, kështu që të merret vesh mbi çështjen e arsimit publik që të mund të luftojë në mënyrë radikale influencën bullgare”.[14]

Me këtë Dervishi dëshironte ta vërë në sprovë gatishmërinë e Qeverisë  serbe, se sa realisht është e interesuar për çështjen shqiptare, prandaj në vazhdim shkruan: “Po qe se Sh. J. beson se Qeveria e tij është e gatshme të merret seriozisht me këtë çështje, do t’ ju dërgoj një raport plotësues dhe mund të bëjmë një takim në të cilin do të merrnim masat e ngutshme që i kërkon çështja dhe situate e acaruar”.[15] Po ashtu, në vazhdim bënë fjalë për aktivitetin e Komisionit evropian, që u takua për ta vënë në jetë nenin 23 të Traktatit të Berlinit në verë të vitit 1880 dhe flet se vetëm përfaqësuesi i Britanisë së Madhe lordi Ficmoris pati propozim objektiv, “duke i cekur si shembull krahinat shqiptare, doket dhe nevojat e të cilëve kërkonin një administrim krejtësisht tjetër nga ajo e provincave të tjera, ngriti çështjen shqiptare, e cila u bë subjekt kryesor i diskutimeve të Komisionit”.[16]

Dervishi vazhdoi të flasë edhe për qëndrimin e delegatit rus, të atij austro-hungarez dhe francez, duke theksuar se të gjithë ata deklaruan haptas dhe e kundërshtuan themelimin e autonomisë së Shqipërisë. Në këtë mënyrë Dervishi ia bëri me dije Pashiqit se shqiptarët e njohin mirë historikun e lëvizjes së tyre dhe se ata po luftojnë për liri e pavarësi, e që këto përpjekje të fundit janë vetëm vazhdim i përpjekjeve të shqiptarëve që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ai theksoi se qëllimi primar i shqiptarëve është bashkimi i tokave shqiptare dhe çlirimi i tyre nga zgjedha e huaj, por ata në këtë luftë dëshironin të bashkëpunonin sinqerisht me fqinjët e tyre, por vetëm në baza të sinqerta dhe të barabarta.[17]

Në këtë kohë dy shtete fqinje: Mali i Zi dhe Serbia,  që në vitin 1902 ishin marrë vesh për ndarjen e Shqipërisë. “Serbia kërkonte që t’i takojë Vilajeti i Kosovës, ndërsa Malit të Zi kërkonte që t’i takojë Shkodra me rrethinë. Serbia kishte rënë dakord me Bullgarinë për ndarjen e krahinës së Maqedonisë. Ndërsa me Greqinë ishin marrë vesh që asaj t’i takojë jugu i Shqipërisë.[18]

Që nga vitet 1902-1904, Dervish Hima dhe Ibrahim Temo, disa herë  u ishin drejtuar Fuqive të Mëdha, pra edhe Austro-Hungarisë me anë të konsullit të saj në Manastir lidhur me aksionin e reformave në Maqedoni, duke ia përkujtuar që mos t’i harronin edhe interesat e popullit shqiptar. “Kjo çështje maqedonase që do të kallë atdheun tonë, mund të jetë vetë Evropa e cila mbjell aq shumë urrejtje ndërmjet popujve dhe e cila, jo vetëm që duhej ta shkurtojë dorën tiranike të qeverisë osmane, por duhej njëkohësisht t’i presë edhe gishtërinjtë e pansllavizmit. Në qoftë se ndërpritej njëri, mbetej tjetri, i cili bëhej më i fortë se i pari dhe nuk mbeti kështu, një çast qetësie në Evropë.”

Dinjiteti i Evropës mbi të gjitha, është shtypi francez, i cili e ka për borxh të merret me të vërtetën, do me thënë me çështjen e Turqisë evropiane dhe jo me çështjen maqedonase (të imagjinuar- sipas rezultateve të fjalimit të Zt. Pressense), Maqedonia nuk ekziston, nuk është e vërtetë fakti se revolucionarët bullgarë gjenden në terr e tirani, përkundrazi, nëqoftëse qenësorja është t’i shërbej njerëzores, nuk duhet dëgjuar  francezët që punojnë për zbutjen e një Maqedonie të ashtuquajtur Maqedoni, duke i lënë Shqiptarët të banojnë njërën nga pjesët më të bukura të Evropës dhe fishkëllejnë ç’prej moti rrugën e turqve mbi një urë pushtuese të Evropës nga ana e Italisë.[19]

Kjo dëshmon edhe një herë se Ibrahim Temo dhe Dervish Hima edhe në momentet më të vështira të jetës së tyre, e mbronin me argumente çështjen shqiptare dhe gjithmonë ushqenin ndjenja atdhedashurie dhe patriotizmi ndaj popullit të vet dhe ndaj trojeve në të cilët jetonin shqiptarët, e që në këtë kohë ishin bërë mjet pazarllëqesh midis Fuqive të Mëdha dhe shteteve ballkanike.[20]

Nga raportet e diplomacisë austro-hungareze mund të konstatojmë se në vjeshtë të vitit 1904, Dervish Hima i kishte bërë një vizitë shokëve dhe miqve të tij në Rumani, dhe pastaj përsëri ishte kthyer në Paris, i vendosur që edhe më tej ta botojë revistën Albania në Paris dhe Gjenevë, edhe pse ndjente mungesë të madhe të mjeteve financiare. Mu për këtë, diplomacia e Vjenës e përcillte me kujdes, që në ato momente të vështira ta fusë rrjetin e propagandës së saj.[21].

Gjatë vitit 1907, në Hagë do të mbahej Konferenca e njohur e Hagës, prandaj shoqëria shqiptare e Kostancës ku kujtonte dhe vepronte Dr. Ibrahim Temo, vendosi që si përfaqësues të vetin ta dërgonte atdhetarinë e palodhur Dervish Himën, i cili do të mund ta përfaqësonte në mënyrë të denjë. Qeveria osmane bëri çmos që kërkesat shqiptare të mos dalin para këtij tubimi ndërkombëtar, por Dervish Hima arriti ta informojë botën e qytetëruar se Kombi Shqiptar kërkon jetë të lirë qytetare dhe njohjen e kombit dhe të kishës kombëtare. Pra ai kërkoi që edhe shqiptarëve t’u njihen të gjitha ato të drejta që u janë njohur edhe kombeve të tjera, të cilat jetonin në Perandorinë Osmane, si dhe arsimimin në gjuhën amtare.[22]

Deri në kohën e ngadhënjimit të Revolucionit xhonturk vazhdoi të veprojë në Evropë. Pas ngadhënjimit të Revolucionit, xhonturqit shpallën amnistinë për ata që ishin të ndjekur nga pushteti absolut i  sulltanit dhe që ishin detyruar ta braktisin atdheun e tyre. Shumë të tillë u kthyen pas shpalljes së amnistisë, e në mesin e tyre ishte edhe Dervish Hima, i cili nga Evropa erdhi për herë të parë në Shkodër.[23] Lidhur me arrestimin e Dervish Himës ka mjaft shënime si në gazetat e kohës, ashtu edhe në raportet diplomatike, e gjithë kjo kontribuoi që emri i tij të njihet edhe më tepër.

Lidhur me arrestimin e Dervish Himës, gazeta “Kombi” që botohej në Boston shkruante: “Dervish Hima është i njohur tek shqiptarët nga veprimet e tij patriotike. Ky u hodh në fushën e luftës për të drejtat e kombit të vet me një kurajë të fortë e të rrallë. Qëndrimi i fundit ishte në Bruksel të Belgjikës, ku nxirrte të përkohshmen Shqipëria (l’Albania) në gjuhën frëngjishte.[24] Dervish Hima ishte i pari që pati kurajën të quhet shqiptar me ndjenja kombëtare”.[25]

Vilajeti i Kosovës përbënte rreth 60% shqiptarë prej popullsisë së përgjithshme që kishte prej 1.060.000 banorësh.[26] Vilajeti i Kosovës kishte popullsi shqiptare e katolike  rreth 600 mijë frymë, kundrejt 161 mijë serbëve dhe 220 mijë sllavo-maqedonasve, 79 mijë turqve e tjerë. Në atë kohë vilajeti i Kosovës përfshinte edhe territore të Shqipërisë Lindore (Maqedonisë së sotme) me qytetet: Tetovë, Gostivar, Shkup, Veles, Shtip, Kratovë deri në Qystendil.

Ibrahim Temo ishte një ndër misionarët e parë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, i cili publikisht kërkoi arsimim për shqiptarët në gjuhën shqipe. Ky mbronte idenë që arsimi fillor të kryhej në gjuhën amtare. Prandaj ky hartoi edhe një memorandum ku paraqiste  kërkesat gjuhësore dhe kulturore.

Ky si vizionar trumbetonte pandërprerë rrezikun që u paraqitej shqiptarëve nga copëtimi pansllavist. Ky në një letër që dërgonte Ishak Skutit, i deklaronte:  “Nëse Turqia donte të vdiste, shqiptarët në shumicë myslimanë donin t’i shpëtonin kësaj fatkeqësie. Në një letër dërguar mikut të vet në vitin 1900, thuhej: Pasi Turqia nuk është në gjendje të na mbrojë, me qëllim që të pengojë dëbimin tonë që këndej së bashku me turqit, ne do të luftojmë me të gjitha forcat tona pavarësinë e Shqipërisë”.[27]

Ibrahim Temo ka bashkëpunuar me Nexhip Dragën, Shahin Kolonjën, pasi i kishte “cimerë” në shkollën e administratës në Stamboll, bashkë me Jashar Erebarën. Temo pasi mori rrugën e ekzilit për në Rumani, u lidh edhe me Nikolla Naçon nga Korça. Temo së bashku me Dervish Himën dhe Nikolla Naçon, Shahin Kolonjën, si “cimerë” në shkollën e administratës në Stamboll ku bashkë me ta ishte edhe Jashar Erebara. Temo së bashku me Dervish Himën dhe Nikolla Naçon  mori pjesë në një lëvizje antigreke dhe antibullgare.

Ky bindi Naçon, kryetarin e Shoqatës  Shqiptare “Drita”, se duhej të fillonte të organizonte klubet shqiptare me prirje xhonturke për të kërkuar të drejtat e tyre.  Në anën tjetër, Dervish Hima ishte shumë i afërt me Ibrahim Temon, pikërisht për arsye se ishin me origjinë nga e njëjta krahinë që bënte pjesë në  Shqipërinë Lindore, shqiptarizmi dhe xhonturkizmi i ndërthurën në një mënyrë edhe më të qartë.[28]  Në janar dhe shkurt të vitit 1899, shqiptarët e Kosovës në Pejë bënë përpjekje për ringjalljen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Atje u mbajt Kuvendi i “Besa-Besës”. Vendimet e aprovuara në atë kuvend, më vonë do të përsëriten në shkurt të atij viti në Kuvendin e Dibrës, duke kërkuar nga Porta e Lartë njohjen e autonomisë së Shqipërisë. Në maj 1899, në Bukuresht u botua në gjuhën turke  një traktat që kishte përmbajte programore me titull: “ Ujanallëm”(Të zgjohemi). Autorë i këtij traktati ishte Dervish Hima.[29]

Dervish Hima si intelektual i ri  që kishte filluar studimet në  shkollën e mjekësisë ushtarake në Stamboll, pastaj në Bukuresht, ku shkoi në ekzil, u bë një nga publicistët më aktivë të diasporës, duke vazhduar udhëtimet në Rumani, Itali, Zvicër, Francë dhe Belgjikë, ku kishte denoncuar regjimin hamidian dhe kishte kërkuar një autonomi  për Shqipërinë në bashkëpunim me qarqet e shqiptarizmit, ashtu edhe me ato xhonturke. Pasi kishte mbështetur kërkesa ekstreme në organin  e tij të parë të titulluar “Pavarësia shqiptare”,  (Bukuresht 1898-1899), Dervish Hima bëri angazhim kundër absolutizmit të Sulltanit, për hapjen e shkollave shqipe dhe eventualisht për krijimin e një vilajeti shqiptar autonom.

Tani më edhe dy Fuqitë e Mëdha më të interesuara për Ballkanin, Austo-Hungari dhe Italia, tani më ishin  bindur se kishin dështuar në politikën e jashtme, në veçanti ishin tej mase të dëshpëruar me reformat e shpallura të Myrstagut në vilajetin Manastirit dhe Kosovës, pasi me këto reforma me të madhe u shtua influenca ruse në Manastir, një ndër qendrat më të mëdha në Ballkan.  Kjo ishte një ndër arsyet pse diplomacia austro-italiane e kishte shtuar interesimin e saj drejt autonomisë dhe hapjen e shkollave shqipe në Shqipëri, kjo u pa edhe në bisedimet që u zhvilluan midis Gollubosvskit dhe ministrit italian Titoni në Vendik, në prill të viti 1905, ku ranë dakord për avancimin e çështjes shqiptare drejt autonomisë së Shqipërisë.[30]

Përgjithësisht veprimtarët e shqiptarizmit quheshin patriotë ose atdhetarë, ose thjesht shqiptarë. Shqiptari ose “shqiptari i vërtetë” ishte një veprimtar i shqiptarizmit, një shqiptar që punonte për kombin e tij. Në Perandorinë Osmane disa personazhe morën madje nofkën “shqiptari”, për shkak të aktiviteteve të tyre në favor të gjuhës shqipe. Si rrjedhim u krijua termi shqiptarizëm, që donte të thoshte “patriotizëm” ose “nacionalizëm”.[31] Në veçimin e kombit shqiptar rol të veçantë ka luajtur Islami, që në të vërtetë kishte një rol vendimtar në dallimin  shqiptar-grek ose shqiptar-sllav. Mbi të gjitha, islami mendohej se kishte favorizuar shtrirjen e hapësirës shqiptare. Ndërsa në epokën e Skënderbeut, sllavizmi ishte i pranishëm në zemër të Shqipërisë, siç e tregonte edhe toponimia në këtë fillim të shekullit XX, fronti tashmë gjendej në Manastir, Shkup, Mitrovicë, ose më tej deri në Novi Pazar. Kombi shqiptar, në fillim të shekullit XX filloi të kombëtarizohet  dhe vështirë ishte të ç’kombëtarizohet. Tanimë krahina të tëra, si ajo e Ulqinit, Shpuzës, Podgoricës, Mitrovicës, Vrajës, Kurshumlisë dhe të krahinës së Maqedonisë, bënin pjesë në Shqipërinë Etnike.  Shqipëria ishte mbrojtëse e një propagande të përbashkët dhe të një qëllimi të njëjtë. Shqiptarët dhe maqedonasit, arumunët e Maqedonisë, ishin ilirët e vjetër, ushtarët e Piros, të Aleksandërit dhe të Skënderbeut. Së bashku kërkonin autonominë  e një shteti Shqipëri-Maqedoni nën pushtetin e Sulltanit, me qëllim që të zmbrapseshin armiqtë e Turqisë. Ideja e krijimit të një shteti shqiptaro-maqedonas, të dëshiruar në mënyrë të zjarrtë nga të gjithë shqiptarët, maqedonasit-rumunë dhe maqedonasit e sllavizuar.[32]  Por, më vonë, politika bullgare arriti ta shkëpusë nga ndikimi shqiptar një pjesë të Maqedonisë ilire-shqiptare. Mossuksesi i propagandës sllave, ishte kontribut i atdhetarëve myslimanë shqiptarë, që me të madhe kishin penguar invadimin sllav në trojet etnike shqiptare V.Xh), si dhe nga greqizmi helen në jug të Shqipërisë, ku u pa qartë se “Lidhja Kombëtare ishte më e fortë se lidhja fetare”.[33]

Në vitin 1908, Komiteti i “Bashkimit dhe Progresit” po përgatiste “revolucionin” më 1908, duke nisur nga Selaniku dhe Manastiri. Krahas këtyre zhvillimeve, edhe nacionalizmi shqiptar do të merrte kahje të reja. Në Manastir u krijua një komitet i fshehtë shqiptar, ndërkohë që u shfaqën edhe çetat e para nacionaliste. Shqiptarizmi i viteve 1896-1908 u transferua dhe u kanalizua në mënyrë të konsiderueshme. Përveç  evoluimit të gjendjes së jashtme dhe të brendshme politike, bëri që vatra e nacionalizmit shqiptar të zhvendosej nga Vilajeti i Janinës në Vilajetin e Kosovës dhe të Manastirit. Rrënjët e këtyre transformimeve gjenden në ndryshimet që pëson shoqëria osmane  dhe në mënyrë të veçantë shoqëria shqiptare dhe udhëheqësit e saj myslimanë, e ardhmja e së cilës në Shqipëri po bëhej problematike.  Zhvillimi i arsimit, rritja e burokracisë në të cilën po integroheshin gjithnjë e më shumë njerëz, formimi i një “klase të mesme” të arsimuar që rivalizonte me bejlerët dhe agallarët pronarë tokash, autoritarizmi i sulltanit dhe shfaqja e lëvizjes opozitare, rritja e theksuar e fenomenit të emigracionit, të gjitha këta faktorë  ushtruan peshën e tyre mbi zhvillimin e nacionalizmit në mesin e brezave të rinj shqiptarë. Kjo periudhë e re kohore u karakterizua me paraqitjen e të rinjve të arsimuar në fushën e shqiptarizmit, midis të cilëve edhe shumë myslimanë. Kësisoj do të kemi formulime të reja të shqiptarizmit, siç shihet në përmbajtjen e botimeve me frymë patriotike për myslimanët shqiptarë. Fjala ishte që këta veprimtarë të këmbëngulin për të kërkuar një identitet evropian, një identitet mysliman evropian. I ndryshëm nga ai i myslimanëve turq, duke synuar kështu të legjitimonin në trevat e tyre, kur Perandoria Osmane do të detyrohej të tërhiqej nga Ballkani. Rrjetet e veprimtarëve të shqiptarizmit u bënë më të larmishme, sidomos në funksion të grupeve fetare dhe rajonale. Më në fund shqiptarët hynë në një fazë kompetente për të udhëhequr kombin e tyre drejtë pavarësisë. V.Xh).

Ne Foto: Eshte nje fotografi e rralle me nje grup anetaresh te klubit shqiptar te Stambollit, midis te cileve Dervish Hima, Dr.Ibrahim Temo, Mihal Shan Tepelena, Toli Arapi etj.



[1] Arkivi i Serbisë. Fondi i  Gjoka Simiqit, 1903-1906. V. Çoroviç, Diplomatska prepiska, f. 545; “Albanija”, Beograd 1903.

[2] Nathaliye Clayer, vep. e cit. 305.

[3] Emin Pllana, Kosova dhe reformat në Turqi, vep. e cit. f. 189.

[4] Kristaq Prift, Lidhja Shqiptare e Pejës,  Tiranë 2002, f. 177.

[5] Historia e popullit shqiptar II, vep. e cit. f. 258.,

[6] HHStA, PA XIV/20, LIASS XII; Historia e arsimit dhe e mendimit  pedagogjik shqiptar, Tiranë 2003, f. 170.

[7]  Qerasim Qiriazi, “Kristomaci”, Lublanë 1991, f. 352.

[8] DASIP; Raporti i përfaqësuesit diplomatic të Serbisë nga Stambolli, 30. I (13.II), 1904.

[9] V. Stojançeviç, Drushtveno-politiçke prilike megju Albancima o Kosovskom vilajetu na poçetoku XX veka i Albanski otpor protiv turski reforma  1902-1903, “Istoriski çasopis” Kn/XI , Bograd 1961,  f. 206.

[10] Këtë memorandum në tërësi e ka botuar Gjorgje Mikiq, në ‘’Gjurmime albanologjike’’ Seria historike III, Prishtinë 1973.

[11] Gjorgje Mikiq, Memorandumi i Dervish Himës mbi çështjen shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XIX, “Gjurmime albanologjike” Seria; III-1973, Prishtinë 1975. f..207.

[12] “Bashkimi i Kombit” (Nacionalno Edinstvo), Shkup , (pa vit), f. 32.

[13] Po aty.207.

[14] Gjorgje Mikiq, punim i cit. 208.

[15] Po aty; Dervish Hima në vazhdim të memorandumit e paraqiti historikun e zhvillimit të çështjes shqiptare që nga luftërat serbo-turke 1876 dhe ruse-turke 1877, duke folur për qëndrimin e Rusisë ndaj çështjes shqiptare, e cila e formoi Bullgarinë e Shën Stefanit në dëm të tokave shqiptare, si dhe për vendimet e Kongresit të Berlinit, duke e theksuar se me nenin 23 të Traktatit të Berlinit është paraparë që provincave të Turqisë Evropiane t’iu sigurohen institucione administrative që do t’u garantonin të drejta të plota politike pa dallim besimi dhe race.

[16] Gjorgje Mikiç, punim i cit.  f. 210.

[17]Gjorgje Mikiç, vep e cir. f. 211-212; Interesim të madh për Dervish Himën kishte shprehur edhe diplomacia austro-hungareze. Ajo me shumë kujdes e vëmendje i përcjell sjelljet e tija si dhe shkrimet që i publikonte në revista dhe gazeta të ndryshme. Pikërisht për këtë, në arkivat e Vjenës gjenden burime diplomatike që flasin për këtë patriot të dalluar shqiptar.

[18] Branko Horvat, Kosovsko pitanje, Lubjanë 1989, f. 35.

[19] Ibrahim Themo Më 15 shkurt të vitit 1903 merr pjesë në Paris, si i deleguar shqiptar në Konferencën e dedikuar “Çështjes së Maqedonisë”. Kjo konferencë u mbajt në Teatrin Chateau d’ Esu (Shato Doy) në Paris. Pasi folën shumë pjesëmarrës e merr pjesë edhe  një francez me emrin Pressense (Presenëse). Ky orator dëshironte ta shpjegojë çështjen e Maqedonisë ashtu si dëshironin të tjerët, pa e njohur mirë as Turqinë Evropiane e as nacionalitetet që jetonin në territorin e Maqedonisë, por duke u mbështetur vetëm në statistika arbitrare.

[20] HHSHA, Albanien,XXI,Raport nga Vjena pa datë.

[21] HHSH, Albanien, XIX, Raport nga Vjena, 28 nëntor 1904. Mirëpo, Dervishi nuk hyri në këtë grackë dhe vazhdoi aktivitetin e tij në Paris dhe Gjenevë, e prej vitit 1905-1907 në Bruksel të Belgjikës, vazhdoi të botojë revistën e tij “L’Albania” në frëngjisht.

[22] Shukri Rahimi, Lufta e shqiptarëve për autonomi 1897-1912. Prishtinë 1978, f 133; H. Kaleshi, Dr. Ibrahim Temo osnivac “Mladoturskog Komiteta, ‘’Kombi’’ nr. 47 më 1 gusht, Boston 1907.

[23] Archives du Ministere des Affaires efrangeres Paris, Raport i konsullit francez nga Shkodra nr. 39, më 31 gusht 1908. Ky shënon se disa mysliman kanë dyshuar se ai ka bërë lidhje midis katolikëve dhe myslimanëve dhe për atë arsye është arrestuar.

[24] ‘’Kombi’’ nr. 101, 11 shtator 1908. ‘’Rrufeja’’ Kajro, nr. 1 kallnor 1909.

[25] Po aty. “Kombi”.

[26] Historia e popullit Shqiptar II…, f. 258.

[27] Kristaq Prifti, “Ibrahim Temo”, Tiranë 1996,  f. 14 dhe 139: Ibrahim Temo i lindur në Strugë në vitin 1865, i kreu studimet e larta në Stamboll.

[28] Emri i vërtetë i Dervish Himës,  ishte Ibrahim Naxhi Spahiu, i lindur 1872 në Ohër. 

[29] Ismet Dërmaku, Rilindja kombëtare shqiptare, f. 217; Historia e popullit shqiptar, II, f. 283.

[30] Lumo Skendi, Mendimi politik dhe veprimtaria kryengritëse shqiptare…, f.12.

[31] Hysni Myziri, Historia e shqipërisë dhe e shqiptarëve Prizren 2001, f.  166-167.

[32] Natalie Clayer, vep. e cit, f. 459.

[33] “Drita” nr. 57, 11.02.1905.

Filed Under: Histori Tagged With: Kombetare, Manastiri, qender e Levizjes

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT