U formëzua Komisioni i Garancive të Kanunores pranë Federatës Panshqiptare Vatra/
Bazuar në vendimet e mëparshme të Kryetarit të Federatës, Kryesisë dhe Këshillit, si dhe me propozim të z. Bashkim Musabelliu, u formëzua Komisioni i Garancive të Kanunores pranë Federatës sonë me këtë përbërje:
Bashkim Musabelliu, Kryetar.Musabelliu eshte jurist me eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë, gjyqtar, avokat dhe konsulent ligjor.
Mehmet Kadria, Anëtar
Kadria është jurist i diplomuar në Universitetin e Zagrebit, me përvojë dhe me kulturë të gjërë.
Kujtim Porja, Anëtar
Porja është jurist me eksperiencë të konsoliduar në fushën e së drejtës administrative dhe publike.
Kryetari I Vatrës z.Mishto falenderoi z . Musabelliu për përzgjedhjen e kujdesshme dhe me shumë integritet të anëtarëve të komisionit dhe i kërkoi z. Musabelliu që Komisioni i Garancive të Kanunores të funksionojë tërësisht i pavarur nga cdo interes apo konjukture, dhe ti përmbahet rreptësisht vetëm Kanunores, si një gur i shenjtë i ekzistencës dhe mbarëvarjes së punëve në Federatë.
Konstituimi dhe pranimi i kredencialeve të anëtarëve të Komisionit do të bëhet ditët e ardhshme.