Nga Keze Kozeta Zylo/
Marko Kepi një shqiptaro amerikan i suksesshëm, kandidat republikan për në Këshillin e Bashkisë së Nju Jorkut dha konferencë në Staten Island përballë ndërtesës së Bordit të zgjedhjeve në 1 EdgeWater Street, Staten Island ku ishin mbledhur zgjedhësit e tij.
Marko Kepi ka qenë me dekada në krye të organizatës së mirënjohur “Rrënjët shqiptare” dhe pikerisht me këtë organizatë kanë dalë në pah tiparet e një lideri të vërtetë.
Zoti Kepi denoncoi oponentin e tij një tjetër republikan z.David Carr i cili po punon fort për manipulimin e votave me Bordin e Zgjedhjeve që vazhdojnë të diskriminojnë Komunitetin Shqiptaro Amerikan. Janë plot 400 shqiptaro amerikanë që nuk iu është numëruar vota duke mohuar të drejtën e tyre për të zgjedhur Marko Kepin në Bashkinë e Nju Jorkut. Në këtë konferencë për shtyp në emër të shumë familjeve zgjedhësit denoncuan me forcë mohimin e votës që iu është bërë atyre personalisht dhe gjithë familjeve të tyre.
Ndërmjet tyre ishte dhe Amerikani me origjinë hebre Rabbi David Cecker i cili dënoi këto veprime të shëmtuara që po ndodhin në fushatën elektorale dhe konkretisht rreth kandidatit të mundshëm për në Bashkinë e Nju Jorkut z.Marko Kepi.
Diskutantët shqiptaro amerikanë ishin: Murat Rexha, Agron Damzi, Përparim Papraniku, Belul Qoku, Emin Lata, Safet Doci etj. Të gjithë diskutantët ishin shumë të zhgënjyer me çfarë po ndodh nga zgjedhjet e 22 qershorit. Ata thanë se të gjithë vimë nga vendet komuniste të ish Jugosllavisë ku iu ishte mohuar e drejta e votimit, por mjerisht sivjet po e shohim të aplikuar dhe këtu në Staten Island, Amerikë, në vendin më demokratik në botë.
Marko Kepi foli para publikut dhe kamerave se ajo që po ndodh me fushatën tonë dhe komunitetin shqiptaro amerikan nuk duhet t’i ndodhë asnjë grupi, rrace ose feje.
Ai publikoi letrën e denoncimit që e mbante përpara duarve z.Belul Qoku një aktivist i nderuar, dërguar Departamentit të Drejtesisë, Divizionit të të Drejtave Civile, Seksionit të të drejtave të votuesve i cili shpreson shumë tek drejtësia amerikane për ta zgjidhur mohimin e 400 shqiptarëve amerikanë për të votuar Marko Kepin. Bordi i zgjedhjeve nuk i ka numëruar votat e tyre, thjesht kanë bërë mohimin në bazë të emrave dhe mbiemrave.
Ajo që po ndodh me komunitetin tonë është padrejtësi dhe ne kemi nevojë për secilin prej jush që të na dëgjojnë zërin tonë dhe të sigurohemi që çdo votë të numërohet. Fjala e Marko Kepit u mirëprit me duartrokitje dhe me shpresë se ai është kandidati më i mundshëm për të na perfaqësuar denjësisht në Keshillin e Bashkisë së Nju Jorkut.
Në këtë konferencë morën pjesë gazetarë nga Staten Island Advance dhe TV “Alba Life”, New York
1 Korrik, 2021
Staten Island, New York