• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Delegacioni nga Kongresi Amerikan në Kosovë

September 10, 2018 by dgreca

-Senatori amerikan Ron Johnson: Shtetet e Bashkuara përkrahin të gjitha përpjekjet për paqe të qëndrueshme në rajon/

1 Thaci-SHBA përkrahje Kosovës në proceset integruese dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare/1 delegac am RamoGazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/ PRISHTINË, 9 Shtator 2018/ Mbërriti sot në Kosovë një delegacion nga Kongresi Amerikan, i kryesuar nga senatori Ronald Johnson.Delegacioni nga Kongresi Amerikan, sipas axhendave të njoftuara, në orën 18:00 u prit nga  presidenti HashimThaçi, ndëra në orën 18:40  nga kryeministri Ramush Haradinaj.

KOMUNIKATAT /

Presidenti Thaçi priti senatorin Johnson, biseduan për dialogun dhe forcimin e paqes në rajon/

Prishtinë, 9 shtator 2018 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur senatorin amerikan Ron Johnson, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në përpjekjet për të mbyllur çështjet e hapura në mes të vendeve të rajonit.Duke e falënderuar senatorin Johnson për vizitën në këtë kohë të zhvillimeve të rëndësishme, sipas presidentit Thaçi, siç është zgjidhja e kontestit rreth emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë, kreu i shtetit theksoi se po punon për arritjen e një marrëveshjeje që do të ketë efekte pozitive për rajonin.

“Marrëveshja do të jetë e vështirë të arrihet”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se nëse arrihet, ajo do të jetë plotësisht në përputhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me BE-në, si dhe do të jetë marrëveshje e zbatueshme.Në anën tjetër, senatori Johnson u shpreh i kënaqur me zhvillimet në rajon.“Shtetet e Bashkuara përkrahin të gjitha përpjekjet për paqe të qëndrueshme në rajon”, u shpreh senatori Johnson.Presidenti Thaçi shtoi se është me rëndësi që të gjithë liderët e rajonit po angazhohen të marrin vendime që janë në të mirë të shteteve të tyre, edhe nëse këto nuk janë vendime popullore. Duke folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, presidenti Thaçi u shpreh se po  “eksplorojmë të gjitha mundësitë për marrëveshje” dhe shtoi se marrëveshja do të jetë në “të mirë të vendit, të rajonit dhe në pajtim me SHBA-në dhe BE-në. Në interes të vendeve tona dhe të investimeve perëndimore në rajon”.“Në fund, do të jenë qytetarët ata që do ta thonë fjalën e fundit për marrëveshjen”, përfundoi presidenti Thaçi.

Kryeministri Haradinaj: Përkrahja e SHBA-ve në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar është e domosdoshme për Kosovën

Prishtinë, 9 shtator 2018/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion nga Kongresi Amerikan, të kryesuar nga senatori Ron Johnson, me të cilët ka biseduar për aktualitetin politik dhe zhvillimor të Kosovës dhe partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve tona.

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar senatorin për prioritetet e Qeverisë, progresin në fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, përmbushjen e obligimeve në rrugën euroatlantike, për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, avancimin e procesit të reformave të gjithanshme të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve.Kryeministri Haradinaj ka falënderuar delegacionin amerikan për ndihmën e pakursyer që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për Kosovën dhe qytetarët e saj në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe konsolidimit të institucioneve në vend dhe tani në procesin e fuqizimit ndërkombëtarë të Kosovës.

“Marrëdhëniet bilaterale miqësore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë treguesi më i mirë se Kosova dhe populli i saj janë përjetësisht falënderues për kontributin e shtetit mik në zhvillimin e gjithanshëm të shtetit tonë dhe të përkushtuar që ky partneritet të jetë i përjetshëm”, tha kryeministri Haradinaj.

Në takim është biseduar edhe për procesin e tranzicionit të FSK-së në Ushtri, liberalizimin e vizave, anëtarësimin në INTERPOL dhe dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast kryeministri Haradinaj ka thënë se përkrahja e ShBA-ve është e domosdoshme në avancimin e këtyre proceseve.

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike, kryeministri Haradinaj, tha se Kosova është e përkushtuar për ndërtimin e relacioneve të mira ndërfqinjësore me të gjitha shtetet e rajonit për të kontribuar në paqe dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë dhe në arritjen e paqes finale me Serbinë.

Senatori amerikan Ron Johnson, ka falënderuar kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke vlerësuar progresin e Kosovës dhe gatishmërinë e ShBA-ve për përkrahjen e Kosovës në proceset integruese dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Kryeministri Haradinaj e ka nderuar senatorin Johnson me medaljen e Skënderbeut, në shenjë mirënjohje përkontributit të tij dhënë Kosovës.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie

Filed Under: Politike Tagged With: Kongresi Amerikan, Kosove, Senatori Ron Johnson

KONGRESI AMERIKAN: RREZIKU RUS PËR SHQIPËRINË…

March 20, 2017 by dgreca

… DHE MBARË EVROPËN/

2 Frank-shkreli-2-300x183-1

Nga Frank Shkreli/

Ja, më në fund u zgjua edhe Kongresi Amerikan dhe lëshon alarmin se Rusia putiniste mund të ndërhyjë në zgjedhjet e ardhëshme në Shqipëri dhe në një numër vendesh të tjera evropiane që mbajnë zgjedhjet këtë vit, me qëllim të keq për të ndikuar në rezultatin përfundimtar të tyre dhe në fitoren e kandidatëve ose partive që mbështet Moska për interesat e veta. Rezoluta e Kongresit u përpilua pas shqetësimeve që janë shprehur kohët e fundit këtu në Shtetet e Bashkuara në lidhje me rolin rus për të influencuar zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar, nepëmjet sulmeve hibernetike kundër Komitetit Kombëtar të Partisë Demokrate dhe kryetarit të fushatës së Hillary Clinton, John Podesta, ndërkohë që numër komisionesh të Kongresit amerikan vazhdojnë hetimet në lidhje me këtë çështje.

Rezoluta e Kongresit amerikan ve në dukje se 17 agjenci të fshehta amerikane kanë ardhur në përfundimin se Rusia kishte bërë përpjekje për të influencuar zgjedhjet e vitit të kaluar në Shtetet e Bashkuara dhe citon Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare James Clapper se ka deklaruar, në fillim të Janarit, para Kongresit Amerikan se, “Rusia ka përdorur gjithashtu sulmet dhe taktikat hibernetike me qëllim për të influencuar opinion publik anë e mbanë Europës dhe Euro-Azisë”.   Në rezolutën e tyre, kongresmenët amerikanë shprehen se “Vitin e kaluar kanë urdhëruar entet e fshehta amerikane që të hetojnë nëse shërbimet e sigurimit të fshetë rus janë duke financuar aktivitetet e partive politike dhe të organizatave bamirëse mbrenda Evropës, me objektivin përfundimtar për të rrezikuar normat dhe standardet demokratike, për të dobësuar aleancën NATO dhe për të mbështetur kandidatët ekstremistë pro-rus, për poste politike anë e mbanë Evropës.”

Rezoluta numëron një seri përpjekjesh ruse për të influencuar zgjedhjet në disa vende evropiane dhe anëtarët e Kongresit amerikan thonë se disa shtete evropiane kanë denoncuar sulmet kibernetike të hakerava rusë, të cilat kanë marrë ose janë përpjekur të marrin në kontroll servera të rëndësishëm kompjuterikë.   Me rëndësi është gjithashtu fakti se Kongresmët shfaqin gjithashtu shqetësimin e tyre serioz në lidhje me propagandën ruse në fushën e shpërndarjes së lajmeve të rreme nga dy agjensi lajmesh ruse në anglisht, “Russia Today” dhe “Sputnik”.

Në rezolutën e tyre, kongresmenët amerikanë bëjnë thirrje — ndërkohë që një numër vendesh evropiane kanë në plan të mbajnë gjatë këtij viti zgjedhje, parlamentare, federale, vendore dhe presidenciale, duke përmendur Shqipërinë, Armeninë, Xhorxhia-n Gjermaninë, Hungarinë, Lihtenstajnin, Holandën, Irlandën veriore, Norvegjinë, Portugalinë, Serbinë, Slloveninë dhe Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, dhe Serbinë – që Rusia menjëherë të ndërpresë të gjitha sulmet kibernetike kundër qeverive, partive politike, zyrtarëve të ndryshëm qeveritarë, subjekteve zgjedhore dhe sistemeve të ndryshme informuese të publikut anë e mbanë vendeve demokratike të Evropës.

Më në fund, në rezolutën e paraqitur nga kongresmeni republikan i shtetit Illionois, Peter Roskam dhe kongresmeni demokrat David Cicilline i shtetit, Rhode Island, theksohet se “Është politika e Shteteve të Bashkuara që të sanksionohen entitetet dhe individët mbrenda Rusisë, ose ata që bëjnë pjesë në qeverinë ruse, të cilët janë të angazhuar në sulmet hibernetike dhe në fushata propagandistike, me qëllim për të ndërhyrë në proceset e zgjedhjeve demokratike.”   Sponsorizimi i kësaj rezolute nga një kongresmen republikan i djathtë dhe tjetri demokrat i majtë, nënvijon shqetësimin e përfaqsuesve të dy partive në Kongresin e Shteteve të Bashkuara,   me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vendeve perëndimore.  Në lidhje me këtë shqetësim, Kongresmeni republikan Peter Roskam duke folur për rezolutën, është prononcuar për gazetën britanike Guardian se, “Rusia po përpiqet të minojë demokracinë dhe institucionet demokratike anë e mbanë botës perëndimore.  Prandaj është e rëndësishme që të paraqesim një front të përbashkët dhe ta bëjmë të qartë për të gjithë se Kongresi i Shteteve të Bashkuara dënon fuqishëm ndërhyrjet qëllimkëqia të Rusisë në Evropë dhe në mbarë botën”, ka thënë kongresmeni amerikan.

Po si kemi ardhur deri këjo situatë?  Sipas ekspertit James Kirchick pranë entit The Foreign Policy Initiative, situata për të cilën flasim nuk është e rastësishme.  Rusia ka punuar për një kohë të gjatë për të sjellur Evropën në gjëndjen që është sot.  Ai ka shkruar kohët e fundit në revistën Politico se, “Ndërkohë që stabiliteti politik, kohezioni shoqëror, begatia ekonomike dhe siguria në Evropë janë sot më të kërcënuara se asnjë herë tjetër, ç’prej mbarimit të Luftës së Ftohtë, Rusia është duke destabilizuar kontinentin në çdo front”.   Megjithse ish-kandidati republikan për president Mit Romney, i cili gjatë fushatës për president pesë vjetë më parë kundër kandidatit demokrat Barack Obama pat paralajmëruar se, sipas tij, ishte Rusia ajo që përbënte rrezikun më të madh për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, e si rrjedhim edhe për botën.  Por në atë kohë të gjithë u tallën me deklaratën e tij, si jo reale.  Eksperti James Kirchick pjesërisht kritikon ish-administratën Obama për gjëndjen e krijuar me Rusinë, duke thënë se, “Barack Obama zbuloi tepër vonë se regjimi i Putinit përbënte një kërcënim ndaj vlerave dhe interesave perëndimore”, duke e cituar ish-presidentin Obama i cili ka thënë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia se, “Kjo nuk përbën një Luftë tjetër të Ftohtë…ndryshe nga Bashkimi Sovjetik, Rusia nuk kryeson ndonjë blok kombesh. Nuk ka një ideologji globale. Shtetet e Bashkuara dhe NATO nuk kërkojnë ndonjë konflikt me Rusinë”, ka thënë ish-presidenti Obama pesë vjetë më parë.  Por James Kirchick parafrazon Leninin duke thënë se “Perëndimi mund të mos kërkojë konflikt me Rusinë, por Rusia kërkon konflikt me Perëndimin.  Kjo për arsye se regjimi i Putinit në natyrën e tij – nacionaliste, revizioniste dhe ekspansioniste – nuk mund të bashkjetojë me një Evropë demokratike, e gatëshme për të mbrojtur parimet dhe vlerat e veta.”

Hajde se Amerikanët i kanë proceset dhe entet qeveritare, shtetërore dhe ekonomike për t’ju kundërvenë  qëllimeve të këqia të Rusisë ndaj demokracisë amerikane, përfshirë Kongresin, siç pasqyrohet edhe në rezolutën e përmendur më lartë, por si duhet të veprojnë shqiptarët përballë qëllimeve të këqia të Rusisë – tani dhe historikisht –  kundër interesave të shqiptarëve në trojet e veta.  Jo me flirtime që dëgjohen herë pas here të politikanëve shqiptarë ndaj Moskës, por me dënimin më serioz, nga të gjitha palët e politikës shqiptare të përpjkejeve të Moskës për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare në Shqipëri, siç alludohet edhe në rezolutën e Kongresit Amerikan.  Për më tepër, ashtu siç kam shkruar vazhdimisht për këtë temë, madje vite më parë — ndoshta edhe kur pak kush fliste për rreziqet ruse në Ballkan — politika shqiptare duhet të deklarohet pa asnjë dyshim dhe me bindjen më të thellë se stabiliteti në Balkan minohet nga obstruksioni ose pengesat ruse, sidomos ndaj njohjes së Kosovës si shtet i pavarur.  Duke heshtur ndaj këtij obstruksioni, ndihmohet perjëtësimi i mos-stabilitetit në rajon, nga i cili shqiptarët do pësonin pasojat më të këqia.  Drua se politika shqiptare nuk ka qenë aqë e vendosur në kundërshtimin parimor të këtij obstruksioni.  Nuk më duket se është e arsyeshme të quhen “marrëdhënie normale” ato me Rusinë, kur ky vend nuk njeh, lere më interesat jetike, por as ekzistencen e gjysmës së kombit shqiptar. Kapitullimi para interesave të mundshme e të përkohëshme ekonomike e financiare me Moskën, në kurriz të interesave kombetare, duhet të jetë i papranueshëm.

Stabiliteti i Ballkanit është më i qëndrueshëm me pavarësinë e pakëthyeshme të Kosovës, me zbatimin e të drejtave të shqiptarëve kudo që jetojnë në trojet e veta si edhe me kufizimin e politikes ekspansioniste serbe dhe me mos-nderhyrjet obstruksioniste ruse në Shqipëri dhe Kosovë.  Është e pakuptueshme se pse lejohet pasardhsi i Stalinit të ketë një një pikëmbështetje në Ballkan.  Pikësëpari u takon politikanëve të atij rajoni që të mos krijojnë ujëra të turbullta në punët e veta për të lehtësuar ndërhyrjen ruse, sidomos në Shqipëri dhe Kosovë dhe njëkohsisht të përshpejtojnë plotësimin e kushteve për një antarësim më të shpejtë dhe më të përgjithshëm të dy shteteve shqiptare, në të gjitha organizmat euro-atlantike.

Është e doemosdoshme dhe në interesin kombëtar, që si Shqiperia ashtu edhe Kosova të kenë marrëdhenie të mira, në të gjitha fushat e me të gjitha vendet e botës — të mëdha e të vogëla — duke përfshirë këtu edhe Rusinë e Serbinë. Por këto marrëdhënie duhet të ndërtohen e të kultivohen në bazë të interesit kombëtar të shqiptarëve dhe pastaj, në bashkpunim me partnerët ndërkombëtarë, si Shtetet e Bashkuara, në interesin e përbashkët dhe të respektit reciprok midis vendeve të rajonit dhe në interes të lirisë, të demokracisë dhe të sigurisë në kontinentin evropian.

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli, Kongresi Amerikan, per Shqiperine, Rreziku rus

Kongresi, hapi i parë për shfuqizimin e “Obamacare”

January 12, 2017 by dgreca

1 KongresiSenati amerikan i kontrolluar nga republikanët ndërmori hapin e parë për shfuqizimin e programit shëndetësor të presidentit Barak Obama.Republikanët e kanë bërë shfuqizimin e Aktit për Kujdes Shëndetësot të Përballueshëm, të njohur si Obamacare, një nga përparësitë e tyre kryesore, kur Presidenti i zgjedhur Donald Trump të vijë në Shtëpinë e Bardhë.Me 51 vota pro dhe 48 kundër, Senati votoi sot herët në mëngjes për të miratuar rregullat që lejojnë shfuqizimin e ligjit me shumicë të thjeshtë. Republikanët kontrollojnë 52 nga 100 vendet e Senatit.

Pyetja e madhe që shtrohet tani është se ç’do të ndodhë nëse programi shfuqizohet. Deri tani, republikanët nuk kanë një plan konsensual për të zëvendësuar ligjin e kujdesit shëndetësor që u dha sigurim shëndetësor 20 milionë amerikanëve.Senatorët demokratë e kritikuan votimin e sotëm.(Kortezi: VOA)

Ne Foto: Republicanët e senatit/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: "Obamacare", Kongresi Amerikan

A po pajtohet Kongresi Amerikan për ndërrimin paqësor të kufijve Kosovë- Serbi?

November 22, 2015 by dgreca

Nga Xhevat Latifi/
Vetëm pak ditë pasi që delegacioni i Luginës së Preshevës i përkrahur nga Liga Qytetare Shqiptare Amerikane kishin takuar kongresistin Dana Rohrabacher, ka pasuar reagimi i këtij kongresisti në adresë të Kryeministrit të Serbisë Alekasander Vucic në të cilën letër kongresisti Dana Rohrabacher shpërfaqë besimin e tij se si zgjidhje më e mirë për këtë rajon është ndërrimi i paqësor i kufinjeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Faton Bislimi, anëtar i Bordit Drejtues të Lobit Shqiptar në SHBA, që ishte organizator i vizitës së delegacionit të Luginës në SHBA në Stejt Departamentin Amerikan, dhe për takimin me kongresistin Dana Rohrabacher, thotë se Lobi Shqiptar vazhdon të jetë kujdestar i çështjes së pazgjidhur të Luginës së Preshevës, si pjesë esenciale e kauzës sonë kombëtare.
“Letra e Kongresistit Dana Rohrabacher tregon se diplomacia publike dhe Lobi Shqiptar në SHBA po bëjnë atë që nuk po mund ta bëjnë diplomacitë shqiptare”, ka thënë Bislimi.
Dana Rohrabacher, Kongresist Amerikan nga Kalifornia, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë në Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-ve, ka shprehur vullnetin e një njeriu të sinqertë dhe të një diplomati të përkushtuar që të merret me problemet e Luginës, duke i shkruar direkt Kryeministrit Aleksander Vuqiq, raporton xlpress.tv
Në letretrët protokollare, që e posedon xlpress.tv. në emër të funksionit të lartë në Kongresin Amerikan, Dana Rohrabacher, ka tërhequr vërejtjen se Lugina ka probleme të shkeljes së të drejtave të njeriut.
“Lugina përfaqëson një burim jostabiliteti për të gjithë rajonin për sa kohë që nuk zgjidhet dinjitetshëm çështja shqiptare atje”, ka shkruar Dana Rohrabacher.
Dana Rohrabacher, vazhdon të besojë se ndërrimi i kufijve në mënyrë paqësore është zgjidhja e vetme afatgjatë në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
“Për kohë të gjatë kam qenë avokues i ndryshimit të kufirit, gjë që do të vendoste shqiptarët e Luginës dhe serbët e Veriut brenda shteteve me të cilat ata identifikohen. Një ndryshim i tillë kufiri ne mes Serbisë dhe Kosovës, do të ishte hap gjigant drejt përmirësimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe një aset i leverdishëm për të dyja ekonomitë”, ka shkruar kongresisti amerikan Dana Rohrabacher në lëtren drejtuar Kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuqiq.
Kongresisti Dana Rohrabacher, i njohur për përkushtimin e tij ndaj çështjes shqiptare në Ballkan për me se dy dekada, bashkëpunëtor i ngushtës i Ligës Qytetare Shqiptare Amerikane, dhe mik i veçantë i ish-kongresistit Joe DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes, ka kërkuar nga Qeveria Serbe që të shfaq përkushtimin dhe respektimin për të drejtat kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginë.
“Situata në Luginë, po përkeqësohet edhe për shkak të ndalesës së librave shkollor të destinuar për përdorim nga popullata shqiptare në Luginë. Unë shpresoj se qeveria e juaj, do të zgjidhë këtë problem, nëse jo për hirë të demokracisë atëherë të paktën për hirë të stabilitetit, diversitetit kulturor dhe qeverisjes lokale të cilat duhet të respektohen dhe të promovohen nga të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë”, ka thënë Dana Rohrabacher.
Dana Rohrabacher, letrën e tij në adresë të Kryministrit serb Aleksandër Vuqiq e përfundon me kërkesën që qeveria serbe të angazhohet më seriozisht për sjelljen para drejtësisë të vrasësve të cilët vranë vëllezërit Bytyqi, shqiptaro-amerikanë të vrarë në Serbi fill pas përfundimit të luftës në Kosovë.(xlpress.tv)

Filed Under: Analiza Tagged With: Kongresi Amerikan, Kosove-Serbi, KUFIJTË

Rasti Bytyçi: Kongresi Amerikan shton presionin; Prokuroria serbe para provave të reja!

November 21, 2014 by dgreca

Fatos Bytyçi në Beograd në kërkim të vrasësve të tre vëllezërve të tij/
Nga BEQIR SINA- New York/
WASHINGTON D.C. : Prokuroria për krime lufte në Serbi, ka deklaruar se gjatë hetimit të ri, ka dhënë informata për njerëzit që janë direkt të përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyçi.
Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyçi, shtetas amerikan me origjinë nga Kosova, u vranë me një plumb në pjesën e prapme të kokës, dhe kufomat e tyre janë gjetur në vitin 2001, në një varr masiv në Petrovo Selo, në Serbi.
Fatos Bytyçi, i vëllai i Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçi, të cilët u vranë në vitin 1999 në Petrovo Sello në Serbi, ditëve të fundit qëndroi në Beograd, ku u takua me përfaqësuesit e autoriteteteve dhe bisedoi për zgjidhjen e këtij krimi, citon Zëri i Amerikës.
Simbas saj ai dje ka biseduar në Beograd me kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe me prokurorin e krimeve të luftës Vladimir Vukçeviq për zgjidhjen e këtij rasti të krimit që ndodhi para më se 15 vjetësh.
Fatosi, i cili është shtetas amerikan disa here ka shkuar në Beograd dhe ka biseduar me përfaqësuesit e autoriteteve të ndryshme në Serbi, herën e fundit, ai u takua me kryeministrin dhe zv/kryeministrin e atëhershëm Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vuçiq. Siç tha për “Zërin e Amerikës”, edhe ajo bisedë përfundoi si edhe të gjitha të mëparshmet – me premtime që nuk u përmbushën:
Duke shtuar se :“Ata vazhdimisht flasin. Prokuroria flet një gjë, MUP diçka tjetër, kryeministri diçka të tretë. Ivica Daçiq në atë kohë vetëm i premtonte qeverisë sonë dhe familjes sime. Asgjë në lidhje me kriminelët e luftës nuk bënë”.
Fatos Bytyçi, nga ana e tij si të dyshuar kryesor për vrasjen e tre vëllezërve të tij – shigjeton komandantin e Xhandarmërisë, sot anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të SNS (parti që drejtohet nga A.Vuçiq), Goran Radisavleviq Guri. Siç konsideron Bytyçi, Radisavleviqin e mbron kreu i politikës dhe ia del t’i shmanget drejtësisë tash e 15 vjet.
Fatos Bytyçi, vëllai i viktimës, i cili është aktualisht në Beograd, në një intervistë të kaluar për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se tani 15 vjet kjo çështje po mban “peng” bisedimet me autoritetet në Serbi dhe ato të rendit, të cilat kishin premtuar më parë se çështja do të zgjidhet.
Mirëpo sipas tij “Autoritet serbe deri tani kan treguar skepticizëm mbi angazhimet që janë dhënë deri tani,”
Fatos Bytyçi, vëllai i tre vëllezërve të vrarë, në mënyrë barbare nga policia serbe, ka deklaruar se ai nuk do të heqë dorë në këtë rast, deri sa drejtësia të shkoi në vend.
Ai ka deklaruar se “Në takimet e zhvilluara me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë në Beograd, simbas tij; “të gjithë janë të frikësuar nga çështja e implikimit të “Gurit””, duke iu referuar një ish-oficer i lartë i policisë, Goran Radosavljeviç, i cili thirret me nofkën “Guri”, pasi gjenerali serb i policisë dhe udhëheqës i xhandarmërisë serbe …ka ende “autoritet”!
Dhe, shtonë :”Ata janë shumë të frikësuar nga përfshirja e “Gurit”. Unë nuk e kuptoj, se përse ” kjo është e rrezikshme për të ndjekur penalisht ata që kanë vrarë tre vëllezërit e mi Ylli, Mehmet dhe Agron “, ka thënë Bytyçi, duke përmendur faktin – se se ka pasur takime me përfaqësues të rendit në Serbi, edhe këto ditë në Beograd.
Bëhet e ditur sy ky gjeneral serb u “largua” nga policia në vitin 2005 dhe për një kohë të gjatë ishte konsideruar i zhdukur nga vendi. Në vitin 2007 ai rishfaqet në publik. Ai mendohet se është aktualisht një anëtar i Partisë Përparimtare e kryesuar tani nga Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, dhe drejton një kompani të sigurisë në Beograd.
Bytyçi fajëson pikërisht këtë, rast siç e quan ai të miqësisë, e cila lidh “Gurin” “me interesa të mëdha financiare dhe krimit”, pse ish-gjenerali serb nuk është sjellë ende para drejtësisë.
Megjithatë , ai beson se ” Të gjithë shkelësit do të përballen me drejtësinë dhe ne do të gjejm bosët të tyre gjithashtu”, ka thënë Bytyçi, duke besuar se “Guri” nuk ka vepruar i vetëm.
Besimin e tij ai e lidhë edhe me interesimin që po tregon Uashingtoni për këtë rast. Ai ka cituar rezolutën e paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara në këtë rast, të datës 22 tetor 2013, prezantuar nga kongresistët e njujorkut Eliot Engel dhe Michael Grimm – duke thënë se qeveria e Serbisë mund të bëj disa hapa të mëtejshme.

Rezoluta nga kongresisti Eliot Engel dhe Michael Grimm dhe u finalizua në pesë pika:

(1) Ata individë të cilët janë përgjegjës për vrasjen e qytetarëve amerikanë në korrik të vitit 1999, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi në Serbi, duhet të dalin para drejtësisë;
(2) Është e pafalshme se si asnjë individ nuk është gjetur fajtor për ekzekutimin e vellezerve Bytyci apo ndonjë krim tjetër lidhur me vdekjen e tyre dhe asnjë person është akoma i arrestuar dhe të përballet me akuzat për këto krime të tmerrshme;
(3) Qeveria dhe Ministritë relevante zyrat serbe, përfshirë edhe Zyrën e Prokurorit për Krime Lufte, duhet t’i japën prioritet hetimit dhe ndjekjes penale dhe të fillojn sa më shpejt të jetë e mundur për zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm, të cilë besohen të kenë qenë përgjegjës për vrasjet, drejtpërdrejt ose tërthorazi ;
(4) Shtetet e Bashkuar duhet të angazhohen me anë të resurse të mjaftueshme për të ndihmuar dhe monitoruar tërësinë e saj në përpjekjet e qeverisë serbe në mënyrë efektive dhe ministritë dhe zyrat përkatëse për të hetuar dhe ndjekur penalisht sa më shpejt të jetë e mundur për ata persona të cilët besohet se janë përgjegjës për vrasjet e tre vëllezërve( me shtetësi amerikane), të drejtpërdrejtë ose të tërthortë;
(5) Progresi në zgjidhjen e kësaj çështje, ose mungesa e saj, duhet të jetë faktori kryesor në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Serbisë.
Për vrasjen e 3 vëllezërve Bytyçi – Agron, Ylli dhe Mehmet, deri tani janë të akuzuar: policët Sreten Popoviç dhe Milosh Stojanoviç, të cilët u liruan pas dy gjyqeve.
Me vendimin e lirimit të tyre duke marrë parasyshë justifikimin tyre në maj 2012, kishte reaguar edhe Departamenti i Shetit nëpërmjet Ambasadës së Shteteve të Bashkuara , fillimisht nëpërmjet ambasadës në Beograd, e cila kishte kërkuar nga autoritetet serbe të sjellin para drejtësisë ata që janë përgjegjës për vrasjen para vëllezërve Bytyçi – Ylli – Agron – dhe Mehmet.
Gjyqi kishte filluar në vitin 2006 dhe kishte dëgjuar një total 105 dëshmitarë.
Gjykata e Apelit në Beograd e kishte anuluar vendimin e shkallës së parë të ish-këshillit për krime lufte në Gjykatën e Qarkut në Beograd, sipas të cilit i akuzuari Popovic dhe Stojanovic ishin liruar.Procesi i ri gjithashtu përfundoi me vendimin për lirimin e të akuzuarit

Filed Under: Komunitet Tagged With: Kongresi Amerikan, provave të reja!, Rasti Bytyçi:, serbe para, shton presionin; Prokuroria

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT