• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova – gjaki im i pafalun

December 7, 2016 by dgreca

Poeti i papërsërishëm Ali Podrimja/

Kosova – gjaki im i pafalun/

Metafora e jetës sime/

Nëse s’flas/
Jeta ime s’ka qetësi./
Fjala ime bëhu unë./

Heshtja mos të shypë/
Në gurë /
mulliri./

Nëse s’flas/
Jeta ime s’ka qetësi./

Fjala ime bëhu unë/
Plaga ime/
Le të marrë frymë./

Emrat tanë/

Herë nata/
I merr nëpër këmbë/
Herë dita/
I kërkon me pishë./

Ngjyrat e harrimit/

Kur pranvera vjen/
Një gjarpër mbys në kullën time

Këmbët gjak më pikojnë
Pas do erërave

Kur pranvera vjen
Njerëzit në harrim më kërkojnë.

Fragmente

Heshtja ime
Ka peshën e gurit të mallkuar
Dhe gjuhën e njeriut të gozhduar në shkëmb.
*
Në cilën derë të trokas
As trupi im s’më pranon më
E shiu bie.
. . .
Diku në botë një takim më pret
*
Troja ra e marsejezën
Kahmot s’e këndojnë njerëzit.
*
E kohërat sytë
Njëra tjetres ia nxorën
Me eshtrat tona

Torso

Gjithkund s’kaloj e kurkund s’jam
Nëse më takoni ndonjëherë
Ju lutemi mos më lini pa emër.

Kali i Trojës
(Më i ri mbete se ishe)

Ti je i vetmi kujtim nga antika
Që s’ke humbur kuptim as ngjyrë
Dhe prore je më i ri se ishe

Je e vetmja kafkë
Që bën hije mbi Trojë

Rreth botës sa herë u solle
Njerëzit të njohen
Prej hingëllimës
Prej trokut

E ti ndërrovë qime ndërrove kohëra
E më i ri mbete
Se ishe

Duke kërkuar njerinë

Thanë shkoi pas ngjyrave
Thanë shkoi pas fluturave
Thanë gjithçka thanë, o Zot
Dhe e priten skaj horizontit

Se thanë shkoi pas diellit

Papandehur ia behën një mot
Arkeologët e kohërave moderne
Në një sy të madh shumë vjet gropuan
Për t’ia gjetur buzëqeshjen e humbur botës.

Nata e kujtimeve

Sonte të ëndërrova pas shumë vjet heshtjesh e dyshimesh
Nesër do ta shaloj kalin e kuq
Deri te guacka jote e harruar në një det
Veten do ta ndjek pas si qen.
Sa rëndë gërhet kjo natë e kujtimeve të zgjuara

Të kam pas thënë një ditë

Të kam pas thënë një ditë
Kahdo që të nisem do të arrij tek ti

Të kam pas thënë një dittë
Me ty një hap do ta bëj më larg

Po sot e atë ditë veten humba
E n’gjurmë askund s’të rashë

Në nofulla të një kohe heshtjen përtypim

S’di pse dhëmbët
M’i le në lëkurën time
Kur më the se më do
Kur të thashë se të dua s’di pse

Në mes nesh një mot
Kryet një gjarpër qiti
Shi në nofulla të një kohe
Heshtjen tani përtypim.

Për dashuri të reja jeta është tepër e vjetër

Vonë do të vdesë kjo stuhi në bredhje

Oxhaku i shtëpisë sime fluturoi,
Kali im
Ku je?

Nata
Çdo derë ka mbyllur
Në çdo konak ka hyrë

Si të shpëtoj prej këtij zjarri,
Kali im i verbër
Nga më sjell?

Sonte vonë do të më çilet dera e konakut,
vonë do të vdesë kjo stuhi
në bredhje të marrë, e dashur.

Përgatiti për botim Anton Çefa

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Ali Podrimja, Kosova – gjaki im i pafalun, Pergatit:Anton Çefa

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT