-Presidentja Jahjaga: Kosova është përzgjedhur nga agjencia qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) për të përfituar grant të gjerë investimi nga kjo agjenci/
PRISHTINË, 16 Dhjetor 2015-B.Jashari/ Kosova do të përfitojë miliona grante investuese të qeverisë amerikane, deklaroi sonte Presidentje e Republikës, Atifete Jahjaga.Në deklaratën e Presidentes Jahjaga, të dërguar sonte nga Presidenca kosovare, thuhet:Kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm të jashtëzakonshëm. Kosova është përzgjedhur nga agjencia qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) për të përfituar grant të gjerë investimi nga kjo agjenci.Në një bisedë telefonike me shefen ekzekutive të MCC-së, Dana J. Hyde, sapo m’u kumtua se vendimi për zhvillimin e programit të ndihmës për Kosovën është marrë sot në takimin e Bordit të kësaj agjencie, që udhëhiqet nga sekretari amerikan i shtetit, John Kerry.Kosova është përzgjedhur të zhvillojë të ashtuquajturin programin ‘Kompakt’, grant disa vjeçar dhe i gjerë i investimit, që do të mundësojë transformimin e disa sektorëve ekonomik të vendit, krijimin e vendeve të reja të punës, uljen e varfërisë dhe luftën kundër korrupsionit. Në të kaluarën, shtetet e përzgjedhur për programin kompakt kanë përfituar disa qindra milionë dollarë. Shuma të cilën do ta përfitojë Kosova do të varet nga bashkërendimi i institucioneve për të prezentuar planprograme për sektorë të caktuar që përmes këtij granti për zhvillim duam t’i reformojmë.Procesi i kualifikimit të Kosovës për fondet e MCC-së është udhëhequr nga Zyra e Presidentes prej shkurtit të këtij viti. Programi dhe synimet e asistencës do të përcaktohen në muajt në vijim ndërmjet Kosovës dhe MCC-së. Dëshiroj të falënderoj popullin dhe qeverinë amerikane për ndihmën e vazhdueshme dhe të pakursyer për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës. Falënderoj gjithashtu kongresistin dhe mikun e madh të Kosovës, Eliot Engel, dhe zyren e tij për përkrahjen që i ka dhënë kualifikimit të Kosovës për ndihmën e MCC-së. Mbes e përkushtuar në thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe MCC-së që do të ofrojë mundësi të jashtëzakonshme për gjenerimin e vendeve të reja të punës dhe rritje të qëndrueshme ekonomike. Përzgjedhja e Kosovës për Programin Kompakt të investimeve ka qenë e mundur falë përparimit që vendi ynë ka treguar në zhvillimin demokratik, qeverisjen e mirë dhe reformat në sundimin e ligjit. Vazhdimi i kësaj ndihme në vitet në vazhdim do të varet ekskluzivisht nga indikatorët pozitiv të vendit tonë, zhvillimi demokratik dhe luftimi i korrupsionit.
Vendimi i sotëm vjen si rezultat i raportit të muajit të kaluar të MCC-së, ku Kosova për herë të parë ka kaluar shumicën e indikatorëve, duke shënuar përparim të theksuar në reforma prioritare dhe qeverisje demokratike.Kosova këtë vit ka përparuar në rangimin e të drejtat demokratike, kryesisht si rezultat i mbarëvajtjes së mirë të zgjedhjeve të vitit 2013 dhe 2014. Në luftën kundër korrupsionit, përmirësimi i bashkërendimit të agjencive të sundimit të ligjit i ka mundësuar Kosovës që më në fund të kalojë indikatorin e kontrollit të korrupsionit. Sipas ‘Treguesve Botëror të Qeverisjes’ të Bankës Botërore, Kosova këtë vit ka përmirësuar kontrollin e korrupsionit për 16%, krahasuar me vitin e kaluar. Në muajt në vazhdim, Kosova, në partneritet me MCC, do të fokusohet në hartimin e programit të asistencës dhe përzgjedhjen e projekteve që mënjanojnë pengesat për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
Procesi i kualifikimit të Kosovës për fondet e MCC-së:Shkurt-Shtator 2015: Presidentja Jahjaga vendos si prioritet kualifikimin e Kosovës për fondet e MCC-së. Presidentja themelon Grupin Punues të udhëhequr nga Zyra e Presidentes, në përbërje të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Arsimit, Entit të Statistikave të Kosovës dhe agjencive të specializuara të OKB-së në Kosovë si UNDP, UNICEF, OBSH, UNKT, që do të grumbullojnë të dhënat dhe përmirësojnë performancën në indikatorët e kërkuar nga MCC.
Tetor 2015: Presidentja Jahjaga pritet në Uashington nga zëvendëspresidentja e MCC-së, Beth Tritter. Në këtë takim, zyrtarët e MCC-së vlerësojnë punën që është bërë dhe bashkëpunimin e deritanishëm me ekipin kosovar.
Tetor 2015: Kosova i dorëzon MCC-së raportin e fundit komplementar.Nëntor 2015: MCC publikon vlerësimet për secilin shtet. Kosova për herë të parë pas pesë viteve kalon vlerësimin e MCC-së, nga 7 indikatorë në vitin 2014, në 13 indikatorë në vitin 2015, duke i hapur rrugë përfitimit të fondeve nga kjo agjenci amerikane. Dhjetor 2015: Bordi i MCC-ës në takimin vjetor përzgjedh Kosovën si përfituese e programit Kompakt, që i hap rrugë fillimit të hartimit të programit investiv.
Vlerësimi për Kosovën
Vlerësimi i indikatorëve për Kosovën për vitin 2016:
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.