• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mbështetja e rëndësishme e Vatikanit Kosovës

September 4, 2018 by dgreca

-Presidenti Thaçi priti në takim lamtumirës Nuncin Apostolik për Kosovë, Monsignor Juliusz Janusz/1 Thaçi Nunsi Apost

PRISHTINË, 4 Shtator 2018-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim lamtumirës, Nuncin Apostolik për Kosovë, Monsignor Juliusz Janusz, i shoqëruar nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe famullitari i Prishtinës, Don Fatmir Koliqi.

Presidenti Thaçi ka falënderuar nuncin Janusz për angazhimin e sinqertë për shtetin dhe popullin e Kosovës.Nga ana tjetër, Nunci Apostolik, Monsignor Juliusz Janusz është shprehur i kënaqur që marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Selisë së Shenjtë po thellohen çdo ditë e më shumë.Në fund presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova është një shoqëri tolerante, e bashkëjetesës mes feve dhe e orientuar kah vlerat perëndimore.1 Nunsi Apostolik

 Kryeministri Haradinaj: Mbështetja e Vatikanit e rëndësishme në proceset zhvillimore dhe integruese të Kosovës/

PRISHTINË, 4 Shtator 2018-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim delegatin apostolik për Kosovën, ShT Monsinjor Juliusz Janusz.Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar delegatin apostolik për të arriturat e Republikës së Kosovës në të gjitha fushat, prioritet e Qeverisë, fuqizimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, si dhe për zhvillimin ekonomik.Kryeministri Haradinaj falënderoi përfaqësuesit e Vatikanit për takimin me Papa Françeskun gjatë vizitës në maj të këtij viti, duke e konsideruar si një prej vizitave më të rëndësishme gjatë mandatit të tij si kryeministër i vendit.“Kosova është e bekuar që përgjatë shekujve ka pasur harmoni dhe tolerancë fetare ndërmjet komuniteteve dhe besimeve të ndryshme, të cilën po e kultivon edhe në ditët e sotme”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar mbështetjen e Vatikanit për të gjitha proceset zhvillimore dhe integruese të Republikës së Kosovës.
Kryeministri Haradinaj tha se populli shqiptar i Kosovës ka dhënë figura të shquara të cilat i dhanë botës shumë nga vetja me humanizmin dhe veprat e tyre të jashtëzakonshme në shërbim të njerëzimit.
Kryeministri Haradinaj, e ka njoftuar delegatin apostolik për angazhimin e Qeverisë për anëtarësim në NATO, Bashkimin Evropian dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
I deleguari i Vatikanit, i dhuroi Kryeministrit Haradinaj medalonin e Papa John Palit II dhe i përcolli letrën e Kardinalit Pietro Parolin, përmes së cilës, Kardinali Parolin i shprehë falënderim Kryeministrit Haradinaj për letrën drejtuar Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, njëherit shprehë edhe gatishmërinë për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dyja vendeve.
“I deleguari i Vatikanit për Kosovën vjen me lajme të mira për vendin tonë. Sekretari i shtetit, Shkëlqesia e Tij, Parolin, i është përgjigjur një letre dërguar Atit të Shenjtë, përmes së cilës shprehu gatishmërinë që dialogu ynë të vazhdojë në të ardhmen, duke rezultuar me fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Jam i bindur se kjo është shenjë e mirë dhe ne si Kosovë jemi të bekuar që kemi uratën dhe lutjet e Atit të Shenjtë për tërë popullin e vendit tonë”, tha kryeministri Haradinaj, pas takimit me delegatin apostolik për Kosovën, ShT Monsinjor Juliusz Janusz.
Delegati apostolik për Kosovën, Monsinjor Juliusz Janusz, vlerësoi të arriturat në Kosovë përgjatë këtyre viteve sa ka qenë në shërbim për ta mbuluar Kosovën dhe vlerësoi përkushtimin e popullit të Kosovës dhe institucioneve për të përmirësuar jetën në Kosovë. Ai theksoi përkushtimin e  Selisë së Shenjtë për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën edhe në të ardhmen.
Kryeministri Haradinaj me këtë rast, e ka nderuar Monsinjor Juliusz Janusz për rolin dhe kontributin e tij dhënë Kosovës, me medaljen e Skënderbeut.
Në takim me kryeministrin Haradinaj, delegati apostolik për Kosovën, ShT Monsinjor Juliusz Janusz, shoqërohej nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji./b.j/

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, I derguari Apostolik, kosova, Vatikani

KU JANE 1648 TE HUMBURIT E LUFTES ?

August 30, 2018 by dgreca

Kosova 1648 të pagjetur, 19 vjet pas lufte/

1 te humburit

-Në Kosovë shënohet Dita Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur/*

7 Haradinaj

 PRISHTINË, 30 Gusht 2018-Gazeta DIELLI/ Në Kosovë u shënua sot Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur – 30 Gushti.Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me shoqatat familjare të të zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore e ndërkombëtare të angazhuara në procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur, organizuan Marshin Përkujtimor.

Marshi Përkujtimor në Prishtinë filloi nga sheshi Zahir Pajaziti, vazhdoi me ecjen gjatë tërë Bulevardit Nënë Tereza deri te Përmendorja dedikuar personave të zhdukur, para Ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Marshi Përkujtimor përfundoi me ceremoninë e vendosjes së luleve pranë Përmendores dedikuar personave të zhdukur, në nderim dhe përkujtim edhe të 1648 personave të zhdukur, ende të pagjetur, mësë 19 vjet pas luftës në Kosovë.

Në këtë ceremoni morën pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ambasadorë të akredituar në Kosovë, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të tjerë institucionalë e politikë dhe qytetarë të shumtë.

Sipas Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, gjatë luftës në Kosovë të përfunduar para 19 viteve, në qershor 1999, forcat serbe me motive gjenocidale kanë vrarë e masakruar mëse 12 mijë civilë shqiptarë, ndërsa menjëherë pas luftës Kryqi i Kuq Ndërkombëtar evidenconte më shumë se 6.000 të zhdukur.

 Mbi 90 për qind e të zhdukurve ishin civilë shqiptarë, të cilët u rrëmbyen, u morën të gjallë në mënyra të ndryshme nga formacionet policore-ushtarake dhe paramilitare të pushtetit okupues serb. Një numër i tyre, rreth 600 janë gjetur të gjallë nëpër burgjet në Serbi, ku u gjetën e kërkohen edhe të tjerë në varreza masive.Kosova vazhdon të kërkojë zbardhjen e fatit të qytetarëve të saj të zhdukur dhe me këtë mesazh fotografitë e të pagjeturve janë vendosur e rivenodur nga familjarët  në rrethojat e Kuvendit e qeverisë kosovare./b.j/

*Per me shume foto shkoni ne Facebook(dielli vatra)

Filed Under: Featured Tagged With: 1648 te humbur, 19 vite pas Lufte, Behlul Jashari, kosova

Luften e bejne heronjte, Qeverisin maskarenjte….

August 23, 2018 by dgreca

Kosova si plaçke lufte, prone private/

2Sadik-Elshani

Nga Sadik ELSHANI/*

“Luften e bejne heronjte,/

Qeverisin maskarenjte/

Dhe perfitojne horrat.”/

Victor Hugo (1802 – 1885)//

Gjendja kaotike ne skenen politike te Kosoves, sjellja deshperuese e udheheqesve tane, vrapi pas pasurimit te paligjshem, paaftesia e tyre per te ndertuar institucionet funkcionale demokratike, per te mireqeverisur vendin, gatishmeria e tyre per te bere kompromise te demshme per Kosoven qe ngriten ne shkallen e tradhtise kombetare, sikur i japin nje kuptim domethenes e konkret, sikur e vertetojne ate shprehjen e shkrimtarit te njohur francez, Victor Hugo (1802 – 1885):

“Luften e bejne heronjte,

Qeverisin maskarenjte,

Ndersa perfitojne horrat.”

Sindromi i heroit

Jane keta njerez oportumiste qe e presin ate rastin e duhur per t’i permbushur andrrallat, ambicjet e tyre te semura per lavdi e pushtet. Prandaj nuk eshte e rastit qe shumica e tyre perbejne te ashtuquajturin: “krahu i luftes”, apo thene me mire, krahu i perfituesve te luftes dhe perdhunuesve te lirise. Duhet patur kujdes nga ata njerez qe papritmas paraqiten ne skenen politike, apo mundohen te behen pjese e nje levizje kombetare e qe deri dje nuk i ka njohur askush. Keta njerez, siç po na deshmon edhe vete jeta, ne kete tollovi, kohen e luftes, e kane pare mundesine per t’i mbuluar deshtimet e tyre ne jete, per t’u treguar se jane dikushi, sepse gjer atehere, dhe siç jane edhe sot, jane askushi. Ketu e kam fjalen per perfituesit e luftes, zhvatesit dhe jo per ata qe kane luftuar me perkushtim, trimeri e atdhedashuri, sepse nje pjese e tyre tani prehen ne boten e lavdise se perjetshme, ndersa te tjeret jetojne me dinjitet. Si ne lufte, si ne paqe, heroi i vertete mbetet hero, ndersa horrat nen masken e heroit jane me te rrezikshem se ujku nen lekuren e qengjit. Nje pjese e mire e njerezve tane vuajne nga sindromi i heroit, ajo shtytja per t’u treguar, per te qene dikushi: shpetimtare te kombit e atdheut. Atdhetaret luftojne per atdhe, ndersa mercenaret per para e poste qeveritare. Prandaj, edhe keta udheheqesit tane sillen sikur Kosova per ta eshte nje plaçke lufte, prone private. Menjehere pas luftes Kosova u mbulua me parullat e shemtuara: “Prone e UÇK-se”. Pra, per kete paskan luftuar keta “atdhetare”, per pasurim te paligjshem?! Dhe sot nje pjese e tyre mundohen qe ta shfrytezojne shtetin e varfer dhe kerkojne pensione per “sherbimin” e tyre nda atdheut. Te kuptohemi, nje njeri qe ka sakrifikuar per atdheun dhe sot nuk eshte ne gjendje qe ta mbaje veten dhe familjen, gjithesesi duhet te ndihmohet, t’i sigurohet jeta, por pjesa dermuese qe jane te afte te punojne, duhet te punojne e te mos i behen barre shtetit te ri e te varfer. Nese gjithe keta luftetare te listave te sterfryera paskan luftuar, atehere si eshte e mundur qe serbet kane mundur t’i vrasin gjithe ata shqiptare, te dhunojne gjithe ato femra shqiptare, ta debojne nga Kosova shumicen e popullsise se saj?! Fjalet dhe veprat nuk po perputhen, kesaj I thone mashtrim, turp. Eshte koha qe heroin ta quajme, hero e horrin, horr. Ja, per hir te argumentit ta zeme se disa nga keta paskan luftuar si luane, por per trimeri jepet medalja dhe jo postet e pamerituara qeveritare, nuk i jepet vetes e drejta per te abuzuar, per ta pervetesuar pronen shoqerore, per ta shkaterruar vendin. Isa Boletini nuk pranoi asnje post qeveritar. Atdhetaret e vertete gjate gjithe historise sone e kane shkrire pasurine e tyre per çeshtjen kombetare, ndersa keta “çlirimtare”, komandante te “Frontit, te fushebetejave te Rognerit” kane grumbulluar pasuri marramendese ne kurriz te nje populli, shteti te varfer, duke u bere bartes te dukurive me te shemtuara te shoqerise kosovare: krimit, korrupcionit, intrigave… Dhe keta maskarenje thirren ne emrin e gjakut te deshmoreve, sepse ata i kane pronesuar edhe veprat e tyre, sakrificat sublime ne sherbim te interesave te tyre, te klaneve te tyre mafioze. Vetem shiqoni me çfare mosperfillje e arrogance sillet i pari i vendit, z. Hashim Thaçi, as qe do te degjoje per asgje e per askend, ben pazarlleqe vdekjepruese (fatale), thua se Kosova eshte prona e tij, plaçka e luftes. Nderrimi i sundimtareve te huaj me sundimtare vendas nuk ia zvogelon hallet popullit te shumevuajtur. Perkundrazi, ia shuan edhe ate piken e fundit te shpreses per nje jete me te mire, nje te ardhme te ndritur.

Familjaret e deshmoreve ta ngrene zerin

Familjaret e deshmoreve duhet ta ngrene zerin kunder ketyre dukurive negative, kunder kesaj klase politike banditeske, sepse me te dashurit e tyre kane luftuar dhe e kane flijuar jeten e tyre per nje Kosove te pavarur, te lire e demokratike dhe te mos lejojne qe keta kapes te shtetit ta baltosin vepren e bijave dhe bijve me te mire te Kosoves. Keta shtiren si shoke ne arme te atyre qe rane per liri, por ne te vertete nuk jane, madje ne disa raste ata jane edhe vrasesit e tyre. Tani po u dalin te palarat ne shesh. Per fat te mire, ne Kosove ende jane te pranishme forcat nderkombetare, se per keta njerez me mendesi fisnore e kapadaiste, jeta ne Kosove do te behej e padurueshme. Por, edhe mosangazhimi i intelektualeve, njerezve te ndershem ne jeten politike te vendit ka krijuar nje zbrazeti dhe kete situate jane duke e shfrytezuar me mjeshteri keta deshtake, keta maskarenje. As vete populli nuk eshte i pafajshem, sepse dikush po i zgjedh keta njerez, nuk po na pikun nga qielli, por kane dalur nga gjiri i ketij populli. Bukur e qarte e ka thene romancieri, eseisti, publicisti e kritiku anglez, George Orwell (1903 – 1950):

“Nje popull qe zgjedh ne krye te vendit njerez te korruptuar, hajdute, maskarenje e tradhtare, nuk eshte viktime, por bashkepunetor i tyre.”

Dashuria per atdhe duhet te jete e pakufijshme dhe e pakushtezuar. Atdheut gjithmone i kemi borxh, ndersa atdheu kurre nuk na ka borxh per asgje. Ka ardhur koha, madje edhe kaluar, qe ketyre “komandanteve”, “çlirimtareve” zaptues t’u drejtohemi me fjalet e nje komandanti te vertete, gjeneralit emblematik amerikan, George Patton (1885 – 1945):

“Nese keni luftuar per kete toke qe gjithe jeten te merrni para, atehere tregoni sa kushton kjo dashuri qe t’ju paguajme, dhe merrni plaçkat e shkoni atje ku atdheu mund te blehet me para.”

Askush nuk ka nevoje qe ta rrahe gjoksin per “bemat” e tyre, sepse atdheu e di fort mire se kush ka luftuar per te. Vendi yne nuk ka nevoje per baballare, por ka nevoje per sherbestare qe e ulin koken dhe punojne per te miren e tij.

Philadelphia, 21 gusht, 2018

*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro  – amerikane.

Filed Under: Analiza Tagged With: kosova, Sadik Elshani, si placke lufte

KOSOVA DHE KORRIGJIMI I KUFIJVE

August 11, 2018 by dgreca

2Grishaj

 Shkruan: Nikë Gashaj/Politolog/

Në kohën e fundit  opinionin publik e ka habitur hapja e  çështjes së korrigjimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë nga kryetarët e Kosovës dhe Serbisë Hashim Thaçit dhe Aleksander Vuçiniq. Në lidhje me të, imponohet pyetja se çka ajo nënkupton: ndarjen e Kosovës, shkëmbimin e territoreve, respektivisht dhënjen Serbisë pjesën veriore të Kosovës, ku me shumicë jetojnë serbët në disa komuna, në  kompensim me Luginën  së Preshevës.

Natyrisht se për këtë çështje delikate do të vendosin përfaqësuesit politik të Kosovës dhe faktori nderkombëtar. Mirëpo, megjithatë nuk është e tepërt të dëgjohet dhe zëri dhe mendimi i ndonjë prej shqiptarëve jashtë Kosovës.

Me shpërbërjen e ish-RSFJ është hapur edhe çështja e Kosovës. Ajo si element i federalizmit jugosllav ka pasë të drejtë sikurse dhe republikat e ish-Jugosllavisë në shkëputje dhe në shtetin e vet. Populli shqiptar i Kosovës ka qenë i vendosur, këmbëngulës dhe i qendrueshëm në rrugën e tij të vetme drejtë pavarësisë së Kosovës në kufijtë e saj të territorit integral, donë me thënë në kufijtë të pacenueshëm. Ajo ka qenë jo vetëm pasojë e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë por dhe shprehje dhe pasojë e një politike të dominimit shekullor mbi shqiptarët. Një strategji e tillë duke zbatuar dhe ushtruar represion dhe dhunë brutale fizike ndaj shqiptarëve nga ana e regjimeve të ndryshme politike dhe ushtarako-policore, në veçanti nga shteti serb, nuk ka ofruar kurrfarë mundësie për zgjedhjen politike të statusit të Kosovës dhe më gjerë të çështjes kombëtare të shqiptarëve në rajon. Prandaj, shpallja e Kosovës si shtet i pa varur dhe sovran, si dhe njohja e saj nga 116 shtete rajonale, evropiane dhe botërore në krye me SHBA, ka kënaq dhe kënaq kërkesat dhe dëshirat e popullit shqiptar kudo që jetojnë në vende të ndryshme të botës bashkëkohore. Po theksojmë  se njohja e Kosovës nga shumica e fuqive të mëdha dhe shtetëve të tjera është bër për tërësin territoriale  të Kosovës, pra të kufijve të pa “korrigjuar” apo të pa cunguar, për çka elita politike e Kosovës duhet të ketë shumë kujdes në dialogun me Serbinë dhe faktorin ndërkombëtar. Se ndryshimi i kufijve është i pa pranueshëm, e për çka nuk duhet as të hapet fjala.

Ne na duket se teza e “korrigjimit” të kufijve të Kosovës me Serbinë paraqet një pazarllëk, marifetllëk dhe dredhi politke në dëm të Kosovës, e që  është e palejueshme dhe e rrezikshme për sovranitetin e shtetit të Kosovës. Në të vërtetë ajo ka të bëj me ndërrimin e kufijve të Kosovës duke ia dhënë  territorin e veriut të Kosovës Serbisë, gjoja në kompeszim me Luginën e Preshevës, ku janë vetëm tri komuna: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ndërsa në Kosovën Veriore janë disa komuna, sa jam në njohuri, me një territor shumë më të madh.  Prandaj, edhe sikuse kjo të ishte e mundëshme, e mos të cenonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, fjala është për një territor disproporcional, që do të ishte në dëmë të Kosovës(Jo vetëm kaq, por shkëmbehen toka shqiptare me toka shqiptare, jepen toka shqiptare në Veri dhe merren toka shqiptare!).

Jam i mendimit, se nëse përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës, kanë paraqit një kërkesë të tillë politike për tu bashkuar me Kosovë është e preferueshme që  sa më parë ta tërheqin kërkesën e tillë, sepse ajo është në dëm të pavarësisë dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës, me qenë se, ajo nënkupton dhënien e veriut të Kosovës Serbisë. Serbët në një pjesë të madhe jetojnë në shtete të ndryshme rajonale, evropiane dhe botërore, por për ta Serbia nuk kërkon ndërrim të kufijve dhe as të drejta të veçanta. Edhe pas ramjes së regjimit të Millosheviqit, akoma nukë është bërë katarza e plotë apo spastrimi i  liderëve aktualë  serbë nga sindromi i politikës së vjetër. Politika e Serbisë ka ndikuar dhe ndikon në një masë të madhe në insistimin e sebëve të Kosovës që zgjedhjen e problemëve të veta ti kërkojnë në Serbi e jo në organe shtetërore të Kosovës. Ajo çka e shton radikalizimin dhe njëheri keqësimin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe në Kosovë është problemi i Kosovës Veriore, saktësisht i Mitrovicës. Në këtë territor padyshim është përzie dhe përzihet Serbia, respektivisht pushteti i saj politik me qellim të krijimit të institucioneve paralele duke dëshiruar që në këtë mënyrë ta shkëpus këtë pjesë të territorit Kosovar.

Pikërisht, për gjithë atë që cekme më lartë vështirë mund të ndëtohen marrëdhëniet e mira ndëretnike në Kosovë deri sa të mos ndryshoj politika serbe e Beogradit, respektivisht derisa ajo të mos heqi dorë nga pretendimet territoriale në Kosovë. Megjithatë, pala shqiptare si shumicë etnonacionale në Kosovë duhet të bëjnë përpjekje serioze për përmirësimin e pozitës së pakicave kombëtare, e në veçanti të komunitetit serbë në hapësirën e Kosovës. Ajo nuk duhet të jetë indiferente apo të mbesë në rafshin verbal përkitazi me përkujdesjen e ndërtimit të Kosovës multietnike dhe demokratike, si dhe të funksionimit të sistemit ligjor dhe të sendërtimit konsekuent të të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare, prandaj dhe të serbëve në Kosovë.

        Perfundim:jam i mendimit se Prishtina në dialog me Beogradin dhe faktorin nderkombëtar duhet ta ketë një Platformë politike të miratuar nga Kuvendi apo nga Qeveria e Kosovës. Ajo  duhet të kërkoj njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia, çka besoj dhe e bënë. Njohja e Kosovës nga Serbia mund të shërbej si fakt se Serbia është kthyer drejt ardhëmerisë evropiane. Ajo do të dëshmonte se ajo është largua nga nacionalizmi serb. Gjithashtu, në qoftë se Serbia dëshiron në Evropë i duhet të bëjë njohjen e Kosovës. Përndryshe, nëse jo, Kosova mund të funksionoj si shtet dhe pa njohjen e Serbisë.

Është e  preferueshme që Kosova pakicave kombëtare në territorin e saj, prandaj dhe komunitetit serb tu garantoj të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave kombëtare sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. A standardet ndërkombëtare nënkuptojnë normat juridike ndërkombëtare dhe praktikën pozitive të vendeve të demokracisë prendimore. Aty vjenë në konsiderim dhe diskutimi për ndonjë autonomi  kulturore dhe vetëqeverisëse të komunitetit serb në kosovë. Por një autonomi me një vëllim të kompetencave të caktura dhe për çështje të definuara të sigurimit normativ, institucional dhe praktik të barazisë së plotë të të drejtave qytetare(civile) dhe politike, kulturore, ekonomike dhe sociale të serbëve në Kosovë, si dhe për realizimin i tyre do  të kujdeseshin dhe do ti mbikëqyrnin organet  përkatëse shtetërore të Kosovës  dhe të organeve gjegjëse  të Bashkësisë ndërkombëtare.

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Korrigjimi i kufijeve, kosova, Nike Grishaj

Kosova, lehtësirat tregtare me SHBA-të

August 10, 2018 by dgreca

-Oda Amerikane fton prodhuesit kosovarë që të përfitojnë nga lehtësirat tregtare me SHBA-të/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë-PRISHTINË, 7 Gusht 2018/

1 Dhoma ekonomikeOda Ekonomike Amerikane në Kosovë fton kompanitë prodhuese dhe përpunuese nga Kosova që të shfrytëzojnë statusin preferencial tregtar që Kosova gëzon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të të ashtuquajturit Sistem i Përgjithësuar i Preferencave (GSP) për të eksportuar produktet e tyre në SHBA.

GSP është program tregtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili lejon importe të liruara nga detyrimet doganore të mallrave nga shtetet përfituese, me qëllim promovimin e rritjes ekonomike në shtetet në zhvillim. Kosova bënë pjesë në grupin e shteteve të pavarura në zhvillim të cilat përfitojnë nga GSP tash e disa vite.Oda Amerikane njofton se Presidenti i SHBA-ve ka nënshkruar më 23 mars 2018 aktin ligjor i cili zgjat këto masa preferenciale tregtare për një numër shtetesh, përfshirë edhe Kosovën, për tri vite të tjera, respektivisht për periudhën 1 janar 2018 deri më 31 dhjetor 2020. GSP përfshin më shumë se 3500 produkte që listohen sipas kodeve tarifore që mund të eksportohen në SHBA nga shtetet përfituese pa iu nënshtruar detyrimeve doganore. Produktet e përfshira në këtë program janë të natyrave të ndryshme, duke filluar nga produktet ushqimore, ato të tekstilit, plastikës, letrës dhe shumë industri tjera të cilat prodhuesit në Kosovë mund t’i shfrytëzojnë.

Oda Ekonomike Amerikane fton të gjitha bizneset e Kosovës të interesuara që të eksportojnë në SHBA dhe të përfitojnë nga këto lehtësime doganore që të kontaktojnë Odën Amerikane për informata më të detajuara lidhur me mundësitë e ofruara./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, kosova, lehtesira tregtare, Oda ekonomike amerikane

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • …
  • 106
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT