-Presidenti Thaçi kërkon njohjen nga Madagaskari/PRISHTINË, 16 Tetor-Gazeta DIELLI/Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim nënkryetarin e Senatit të Madagaskarit, z.Amido, me të cilin ka bashkëbiseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova është faktor stabiliteti në tërë rajonin, duke promovuar dialogun dhe paqen.Ai ka informuar nënkryetarin Amido për procesin e konsolidimit të shtetësisë sonë në skenën ndërkombëtare, duke theksuar se prioritet mbeten njohjet dhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare.Me këtë rast, presidenti Thaçi ka kërkuar njohjen e Madagaskarit, duke iu bashkuar kështu shumicës së shteteve anëtarë të OKB-së, që tashmë kanë njohur pavarësinë e Kosovës.Nga ana tjetër, nënkryetari i Senatit të Madagaskarit, Amido ka theksuar se shteti i tij është i interesuar për të bashkëpunuar me Kosovën në të gjitha fushat./b.j/
KOSOVA, JO vend frike për fjalën e lirë
PROTESTA E GAZETARËVE NË PRISHTINË-Kosova nuk duhet të shndërrohet në një vend frike për fjalën të lire/
PRISHTINË, 14 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kosova nuk duhet të shndërrohet në një vend ku gazetarët janë të frikësuar të raportojnë apo thonë fjalën të lirë, ishte mesazhi i një proteste në Prishtinë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) i përkrahur nga kolegë gazetarë, anëtarë të shoqerisë civile, profesorë universitarë, qytetarë dhe aktvistë të ndryshëm kanë protestuar sot në Prishtinë. Protesta është organizuar si kundërshtim i sulemeve fizike dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve në vend. AGK kërkoi nga sistemi i drejtësisë që të aktivizohet në luftimin e këtzyre formave të presionit ndaj gazetarëve. Kryetari i AGK-së, Shkelqim Hysenaj theksoi se, ”është momenti i fundit kur të gjitha institucionet duke filluar nga Presidenti, Kryemnistri, Kryetari i Kuvendit, Kretarët e Gjykatave dhe të Prokurorisë të ndihmojnë komunitetin e gazetarëve i cili është i vetëm në luftën për të krijuar ambient të sigurtë për të ushtruar profesionin e gazetarisë”. AGK poashtu kërkoi trajtim më të shpejtë të rasteve të cilat gjenden nëpër gjykata dhe prokurori. AGK rikujton edhe një herë se sulmi i djeshëm ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi është rasti i 20-të, këtë vit, ndërkohë që Kosova në vazhdimësi është duke shënuar rënje sa i përket indeksit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve në botë.
KOSOVA-Liberalizimi përmes Shqipërisë apo BE-së?
-Pasaportë të Shqipërisë tani kanë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës, kryesisht politikanët, përfshirë Kryeministrin Haradinaj/
-Duke u thirrur në të drejtën e dyshtetësisë, pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë e kanë shfrytëzuar të drejtën që të pajisen me dokumente të Serbisë./
-Njësoj, kanë vepruar edhe qytetarët shqiptarë nga Lugina e Preshevës, të cilët jetojnë në Kosovë, por posedojnë dokumente të Serbisë./
Nga Luljeta Krasniqi-Veseli/Kosova nuk mund të anashkalojë kriteret e Bashkimit Evropian për liberalizim vizash, por duhet të angazhohet në përmbushjen e tyre, thonë analistë të çështjeve të integrimeve evropiane.
Aktualisht, për liberalizmin e vizave për Kosovën kanë mbetur dy kriteret e fundit, përkatësisht kriteri për luftimin e korrupsionit dhe ai për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Por, te kriteri i fundit, ai për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, institucionet e Kosovës kanë ngelur që dy vite, duke mos arritur të ratifikojnë marrëveshjen e nënshkruar me Podgoricën që nga vitit 2015.Nisur nga ky fakt dhe izolimi me të cilin po ballafaqohen qytetarët, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së fundi i ka kërkuar homologut të tij nga Shqipëria, Ilir Meta që shteti shqiptar t’u lëshojë nënshtetësi qytetarëve të Kosovës, në mënyrë që të shmanget nga izolimi, që sipas tij, i ka vënë Bashkimi Evropian Kosovës.
“Bashkimi Evropian e ka sjell në një pozicion të izolimit klasik Kosovën, në veçanti me çështjen e liberalizimit të vizave. E vetmja shpresë në këtë moment për qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm, ka mbetur dhe i kërkova presidentit Meta dhe autoritete e tjera të Shqipërisë, që në përputhshmëri me Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet dhe në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, t’u jepet nënshtetësia qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Kjo kërkesë e presidentit Thaçi nga profesori i së Drejtës Evropiane, Emrush Ujkani po vlerësohet e paarsyeshme dhe e padrejtë për shtetin e Kosovës, përkatësisht që qytetarët e këtij vendi të marrin pasaporta të një shteti tjetër.
“Kosova është shtet dhe si i tillë i ka aspiratat e veta për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Me veprime të tilla nuk i bëjmë favor agjendës evropiane. Kërkesa që një shtet tjetër, si Shqipëria, tu jap shtetësi qytetarëve tanë, tash a do të merret në konsideratë nga shteti shqiptarë apo jo, kjo është çështje tjetër dhe nuk do të spekulojë. Por, ajo çka mund të them është se Kosova i ka dy kërkesa që duhet të punon dhe t’i adresojë”, thotë Ujkani.
Në një përgjigje nga Ambasada e Shqipërisë rreth mundësive për të marrë nënshtetësinë shqiptare, sqarohet se kërkesa duhet t’i drejtohet Presidentit të Republikës së Shqipërisë.Kjo kërkesë duhet të përmbajë identitetin e plotë të kërkuesit, adresën e saktë të vendbanimit të tij të përhershëm, si dhe dokumentet e domosdoshme si certifikata e lindjes, e legalizuar me vulën e Ministrisë së Brendshme të Kosovës, vulën e Ministrisë së Jashtme dhe me vulën e Ambasadës, si dhe leja e qëndrimit në Republikën e Shqipërisë, sipas kritereve të Ligjit për shtetësinë.
Po ashtu, ndër tjera kërkohet edhe akti i pronësisë së banesës ose kontratës për zënien me qira të banesës. Aplikuesi duhet të dëshmojë edhe për vendin e punës dhe mjetet financiare të cilat duhet të jenë të mjaftueshme për jetesë në këtë vend.Çështja e liberalizmit të vizave për Kosovën, sipas profesorit të integrimeve evropiane Avni Mazreku, është çështje më komplekse sesa që shtrohet në debatet ditore.Ai thekson se problemi kryesor midis raporteve të Kosovës dhe BE-së është çështja e mosnjohjes nga pesë shtete anëtare të BE-së, që sipas tij, kjo çështje nga politika e jashtme e Kosovës nuk është marrë seriozisht.
Mazreku shton se derisa mungojnë këto njohje nuk mund të pretendohet se Kosova ka raporte normale me Bashkimin Evropian.“Dimensioni tjetër që është shtruar, çështjen e kërkesës së Presidentit të Kosovës drejtuar Presidentit të Shqipërisë që të pajisen qytetarët e Kosovës me pasaporta shqiptare, mendoj që kjo kërkesë është anakronike për vetë faktin se ne e dimë që kemi pasur një histori jo të këndshme sa i përket Kosovës dhe pasaportave që janë pajisur qytetarët e Kosovës. Këtu jo vetëm popullsia pakicë serbe, por edhe ka pasur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve shqiptarë të cilët kanë aplikuar për pasaporta serbe”, thekson Mazreku.
Ndërkohë për analistin Emrush Ujkani me logjikën që Kosova t’ju shmanget kritereve të mbetura për liberalizim të vizave dhe të bëhet zgjidhja e kësaj çështjeje përmes marrjes së pasaportave të Shqipërisë, ka efekte të mëdha negative në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
“Mosdefinimi i vijës kufitare me Malin e Zi do të jetë problem për çdo lëvizje të Kosovës drejt mekanizmave të karakterit ndërkombëtare, qoftë në BE, NATO apo në Këshilli të Evropës. Në këtë mënyrë nuk po bëjmë zgjidhje. Nuk është e drejtë dhe as adekuate për shtetin e Kosovës që qytetarët e këtij vendi të synojnë të marrin pasaportat e një vendi tjetër. E arsyeshme është që të krijohet një konsensus nacional dhe t’i jepet zgjidhje përfundimtare (kritereve të BE-së)”, thotë Ujkani.
Ndërkohë qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë shprehin mendime të ndryshme rreth marrjes së pasaportës shqiptare.
Bleart Hoxha, qytetar nga Prishtina do të pranonte të pajisej me pasaportë të Shqipërisë.
“Po nëse do të kisha mundësi do ta merrja pasaportën e Shqipërisë, pasi që jemi lodhur nga pamundësia për të lëvizur lirë”, thotë ai.
Ndryshe shprehet Adnan Berisha.
“Vetëm për shkak të liberalizmit nuk do të merrja pasaportë të Shqipërisë. Ne vet si Kosovë duhet të kemi liberalizmin. Nuk mendoj se është zgjidhje pasaporta e Shqipërisë”, thotë ajo.
Pasaportë të Shqipërisë tani kanë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës, kryesisht politikanët, si kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, kryetari i Lëvizjes vetëvendosje Visari Ymeri, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe disa nga deputetët e tjerë të këtij subjekti. Po ashtu, me këtë pasaportë janë të pajisur edhe afaristë e qytetarë të profileve të ndryshme.Ndërkaq, duke u thirrur në të drejtën e dyshtetësisë, pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë e kanë shfrytëzuar të drejtën që të pajisen me dokumente të Serbisë.Njësoj, kanë vepruar edhe qytetarët shqiptarë nga Lugina e Preshevës, të cilët jetojnë në Kosovë, por posedojnë dokumente të Serbisë.(Kortezi RFL)
KOSOVA ZGJEDHJE LOKALE NË 22 TETOR, NIS FUSHATA…
-Që nga mesnata nisi fushata e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, të cilat do zhvillohen në 38 komuna/
NGA BEHLUL JASHARI-KORRESPONDENT I DIELLIT NE KOSOVE/
-Deklaratë nga ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë,
Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Për fushatë të lirë, me respekt dhe të qetë/
PRISHTINË, 21 Shtator 2017-Gazeta DIELLI / Ka nisur sot në Kosovë, që nga mesnata, fushata e zgjedhjeve lokale që do mbahen pas një muaji, në 22 tetor, në 38 komuna për kryetarët dhe kuvendet e tyre. Garojnë gjithësej 91 subjekte politike, prej tyre 35 parti, 30 iniciativa qytetare, 25 kandidatë të pavarur dhe 1 koalicion.Gjatë ditës së sotme, Lëvizja Vetëvendosje zhvilloi aktivitete në Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë e Ferizaj, ku morën pjesë kandidatët nga të gjitha komunat.Pasditen e sotme, Lidhja Demokratike e Kosovës në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë hapi fushatën me prezantim të kandidatëve për kryetarë komunash. Në të njëjtën orë Aleanca për Ardhmerine e Kosoves në Sheshin 21, në Prishtine, bëri hapjen e fushtës për zgjedhjet lokale 2017. Partia Demokratike e Kosovës në Prishtinë bëri hapjen solemne të fushatës së zgjedhjeve lokale pikërisht në minutën e parë pas mesnatës së kaluar, për të vazhduar gjatë ditës në Mitrovicë…
AMBASADAT E QUINT: QYTETARËT MERITOJNË NJË PROCES ZGJEDHOR TË HAPUR DHE TRANSPARENT
Në fillimin e fushatës për zgjedhjet komunale sot në Kosovë ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ftojnë të gjitha partitë politike dhe kandidatët e tyre që të angazhohen për fushatë të lirë, me respekt, dhe të qetë.“Qytetarët meritojnë një proces zgjedhor të hapur dhe transparent ku të gjithë kandidatët kanë të drejtën që të dëgjohen nga votuesit, ku pjesëtarët e mediumeve kanë të drejtën që – pa kërcënim ose dhunë – të shpërndajnë informata për zgjedhjet, dhe ku të gjithë votuesit kanë të drejtën që të marrin vetë vendimet e tyre pa presion”, thekson deklarata e përbashkët dërguar nga ambasada e SHBA.Ne, shprehen ambasadat e Quint-it, ritheksojmë se liria për përkatësi politike dhe liria e fjalës janë të drejta të garantuara në një shoqëri demokratike, dhe ne fuqimisht dënojmë çdokend që tenton të ndikojë procesin zgjedhor, apo që përmes frikësimit, kërcënimit dhe presionit tenton të ndikojë në zgjedhjet e bëra nga votuesit.“Ne presim nga udhëheqësit e Kosovës dhe nga ata që kanë ambicie për udhëheqësi që të flasin fuqimisht kundër këtij lloji të sjelljes, dhe ne përkrahim përpjekjet e policisë vendore dhe prokurorëve që të hetojnë çdo raport të frikësimit, kërcënimeve, dhe detyrimit, dhe që të ndjekin penalisht këto nëse ka fakte”, theksojnë ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.Ambasadat presin nga kandidatët që t’ju përmbahen këtyre standardeve gjatë gjithë fushatës, dhe i nxisin votuesit që të zgjedhin mençurisht ata kandidatë të cilët më së miri do t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe të shtetit gjersa shteti synon vazhdimin e rrugëtimit drejtë integrimeve Euro-Atlantike.
KOSOVA 38 KOMUNA, 27 ME SHUMICË SHQIPTARE
Kosova ka gjithësej 38 komuna, 27 janë me shumicë shqiptare dhe më e madhja është e kryeqytetit, Prishtinës.Ndërsa, 10 komuna, kryesisht nga më te voglat, janë me shumicë serbe, 5 prej tyre të reja – Graçanica, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi dhe Mitrovica e Veriut, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Martti Ahtisaari – emisarit special të OKB-së.Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.Një komunë, Mamusha, është e banuar me shumicë nga komuniteti turk, që është një nga minoritetet tjera në Kosovë. Zgjedhjet lokale të 22 tetorit mbahen në afat të rregullt, katër vjet pas zhvillimit të tyre në 3 nëntorin 2013, ndërsa në këtë vit – 2017-tën në Kosovë kishte edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në 11 qershor, 3 vjet pas atyre të 8 qershorit 2014.Zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Kosovë do kenë një numër të madh monitoruesish, 100 prej të cilëve të Misionit të Bashkimit Evropian. Koalicioni Demokracia në Veprim në fillimin e fushatës së zgjedhjeve lokale ka mobilizuar 61 vëzhgues afatgjatë për të përcjellë nga afër aktivitetet në kuadër të fushatës 30 ditëshe, ndërsa për në ditën e zgjedhjeve, 22 tetor, ka rekrutuar mbi 2,500 vëzhgues të cilët do të jenë në të gjitha vendvotimet në Kosovë.Në zgjedhjet lokale 2013, sipas rezultateve të shpallura nga KQZ i Kosovës, që në raundin e parë, në 3 nëntor, janë zgjedhur kryetarët në 13 komuna, ndërsa në 24 komuna kishte balotazh në 1 dhjetor, e në 16 nëntor në Mitrovicën Veriore kishte rivotim në tre qendra, ku incidentet e sulmeve kishin ndërprerë votimet.
21 September 2017
STATEMENT BY EMBASSIES OF FRANCE, GERMANY, ITALY, THE UNITED KINGDOM AND THE UNITED STATES
As the local elections campaign season opens, the Embassies of France, Germany, Italy, the United Kingdom and the United States call all political parties and their candidates to commit to free, respectful, and peaceful campaigning. Citizens deserve an open and transparent election process where all candidates have the right to be heard by the voters, members of the media have the right to share information about the election free from threats or violence, and all voters have the right to make their own decisions free from any pressure.We reiterate that freedom of political affiliation and free speech are guaranteed rights in a democratic society, and we strongly condemn anyone attempting to influence the election process or the voters’ choices through intimidation, threats, and pressure. We expect Kosovo’s leaders, and those aspiring to leadership, to speak out strongly against this type of behavior, and we support the efforts of local police and prosecutors to investigate any reports of intimidation, threats, and coercion and to prosecute if the facts justify it.The Embassies expect the candidates to hold themselves to these standards throughout the campaign season, and encourage the voters to choose wisely those candidates who will best represent the interests of citizens and of the country as it aspires to continue the path of Euro-Atlantic integration.
Kosova, vendim për të shtyrë votimin e kërkesës për anëtarësim në Interpol
PRISHTINË, 21 Shtator 2017-Gazeta DIELLI/ Anëtarësimi i Kosovës në Interpol është kontribut direkt në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit, thekson sot në një komunikatë qeveria kosovare.
Shtohet se, Republika e Kosovës është e gatshme që të marrë përgjegjësitë e plota si anëtare e Interpolit.“Besimin në Kosovën si anëtare e Interpolit e kanë shprehur tashmë shumë vende, por jo në numër të mjaftueshëm që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë.Si kryeministër i Kosovës, sot kam marrë vendim për të shtyrë votimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Interpol për takimin e ardhshëm të kësaj organizate”, thekson komunikata e qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj.“I falënderoj të gjithë të involvuarit nga institucionet e Kosovës, por njëkohësisht i falënderoj edhe të gjithë partnerët ndërkombëtar dhe i ftoj të gjithë që në takimin e radhës të punojmë që Kosova të votohet anëtare e Interpolit”, përfundon komunikata e sapodërguar. /b.j/
PACOLLI: PO E SHQYRTOJMË TËRHEQJEN NGA KANDIDIMI PËR INTERPOL
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova mund të tërhiqet nga kandidimi për anëtarësim në Interpol për shkak se është larg sigurimit të votave të mjaftueshme për anëtarësim.Sipas tij, Kosova nuk ka punuar mjaftueshëm për këtë anëtarësim, por problemet janë shtuar edhe se Samiti i radhës do të mbahet në Kinë, që nuk e njeh shtetin e Kosovës.“Anëtarësimi në Interpol ka kërkuar një punë më të madhe dhe një angazhim më të madh. Në momentin kur kam ardhur kam pa se është punuar, por jo sa duhet. Unë jam shumë skeptik dhe nuk jam fare i inkurajuar që ne të themi se çdo gjë do të shkojë si duhet në këtë anëtarësim, sepse nikoqiri i këtij samiti ka barikaduar çdo gjë. Akoma s’i ka dërguar vizat që përfaqësuesit tanë të marrin pjesë. Është përgjegjësi e madhe që të them të tërhiqemi. E them me bindje se njerëzit do ta kuptojnë, por ndoshta në bashkëpunim, sidomos me SHBA-në, duhet të bëjmë tërheqje taktike dhe të bëhemi gati për samitin e ardhshëm të vitit të radhës, që do të mbahet në Abu Dhabi ku edhe të kemi votat e mjaftueshme. Të mos lejojmë të zhgënjehemi”, ka thënë ai për Interaktiv të KTV-së.Pacolli ka thënë se për pak ditë pune ka siguruar 25 nota verbale që konfirmojnë mbështetjen në samitin e radhës të Interpolit, por që është shumë larg numrit të mjaftueshëm të votave për pranim. Aty ka thënë se duhet të jenë 115 vota pro
- « Previous Page
- 1
- …
- 39
- 40
- 41
- 42
- 43
- …
- 106
- Next Page »