• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Izrael-Pavarësia e Kosovës, rrugë e gjatë me sakrifica më sublime

May 1, 2017 by dgreca

-Ministrja Edita Tahiri qëndroi në Qendrën për Paqe “Shimon Peres” si dhe zhvilloi takime me përfaqësues të organizatave paqësore dhe mediave në Izrael/

1 pavaresia Tahiri2 tahiri me ate libra2 Tahiri3 Tahiri me ate

TEL AVIV, IZRAEL, 1 Maj 2017- Gazeta DIELLI/

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri gjatë qëndrimit të saj në Izrael, ka zhvilluar një varg takimesh me organizata dhe personalitete që angazhohen për paqe, duke përfshirë përfaqësues të Qendrës për Paqe “Shimon Peres”, të Lëvizjes së Grave për Paqe (Women Wage Peace) si dhe me analistë dhe gazetarë të Izraelit.Ministrja Tahiri vizitoi Qendrën për Paqe “ Shimon Peres” në Tel Aviv ku u prit nga Lara Portnoy, koordinatore për marrëdhënie me jashtë, nga e cila u njoftua për veprimtarinë e kësaj qendre  të themeluar në vitin 1996 nga vet presidenti i nëntë i Izraelit dhe fituesi i çmimit Nobel për Paqen, Shimon Peres. z. Portnoy theksoi se Qendra për Paqe angazhohet për të jetësuar vizionin e ish-presidentit dhe liderit të paqes Shimon Peres për një Izrael të begatë brenda një Lindje të Mesme paqësore. Ajo njoftoi rreth programeve konkrete të kësaj qendre të përqendruar në ndërtimin e paqes duke krijuar mundësi të avancuara dhe inovative të dialogimit mes individëve nga një spektër i shumëllojshëm, duke përfshirë: hebrenjtë dhe arabët, izraelitët dhe palestinezët. Duke u fokusuar në interesa të përbashkëta, Qendra për Paqe vazhdon të krijojë me sukses partneritete dhe miqësi të qëndrueshme duke hequr barrierat dhe frikën, si dhe duke i hapur rrugën një paqeje të vërtetë dhe të qëndrueshme midis popujve.

Ministrja Edita Tahiri nga ana e saj theksoi se presidenti Shimon Peres ka qenë një lider vizionar dhe inspirues për një botë më paqësore dhe më të drejtë, nga idetë e të cilit edhe vet Kosova është frymëzuar në përpjekjet për krijimin e shtetit të Kosovës dhe të paqes në rajon, mbi parimin e njohjes reciproke mes shteteve dhe të fqinjësisë paqësore në rajon.

Në vazhdim të vizitës në Izrael, ministrja Edita Tahiri mori pjesë në takimin e lëvizjes paqësore të grave Gratë Punojnë për Paqen (WWP) që është një lëvizje e re e grave, por mjaft e fuqishme në Izrael, që promovon paqen dhe zgjidhjen paqësore të konfliktit mes izraelitëve dhe palestinezëve. Ministrja Tahiri mbajti një fjalim para shumë pjesëmarrësve të takimit, ku me këtë rast theksoi se paqja është e mundshme prandaj duhet punuar me vendosmëri dhe guxim për një ardhmëri në paqe. Ajo foli për rrugën e popullit shqiptar për Pavarësinë e Kosovës.

“Ishte një rrugë e gjatë me sakrifica më sublime, por ia dolëm ta fitojmë lirinë dhe shtetin, që t’ua lëmë gjeneratave të reja ta gëzojnë dhe përparojnë. Gratë shqiptare ishin të guximshme sikur edhe ju që jeni dhe ne asnjëherë nuk reshtëm së punuari për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ne i arritëm qëllimit dhe tani po punojmë për ardhmërinë euroatlantike të Kosovës, ndërsa përvojat tona të luftës dhe paqes jemi të gatshme t’i ndajmë me të tjerët, me porosinë time për ju se proceset e vështira kërkojnë angazhime afatgjate por sjellin suksese të qëndrueshme” tha ajo.Në kuadër të këtij takimi, pas përfundimit të fjalimit të saj, ministrja Tahiri zhvilloi biseda me disa nga udhëheqëset e kësaj organizate  Lilian Weisberger, Anat Saragusti, Anat Negev, Huda Abu al-Arqub, Yael Admi, Yahaloma Zchut, Hiam Tanus, Saviona Rotlevi. Gratë udhëheqëse të Women Wage Peace theksuan se po punojnë për të sjellë një marrëveshje të qëndrueshme paqësore. “Ne synojmë që ta vendosim mundësinë e një zgjidhje paqësore në krye të agjendës nacionale të Izraelit, pasi është rezultati i vetëm që ofron jetë dhe shpresë, një realitet të ri dhe të ndryshëm në Lindjen e Mesme, besojmë se është e mundshme dhe ne duhet të përpiqemi për të” theksuan ato.Ministrja Tahiri po ashtu zhvilloi bisedime me analistë dhe gazetarë izraelitë, përfshirë këtu Alon Ben David, nga Channel 10 News, Eran Cicurel, Radioja Nacionale e Izraelt, Adar Primor, I123 News, Anat Saragusti.Në përfundim të vizitës së saj në Izrael, ministrja Edita Tahiri vizitoi Muzeun e Holokaustit të Hebrenjve “Yad Vashem” në Jerusalem, një muze që memorizon historinë tragjike dhe të vuajtjeve të papara të popullit hebrenj. Duke rikujtuar vuajtjet e freskëta të popullit shqiptar, ministrja Tahiri deklaroi se është koha që të themelojmë, një Yad Vashem në Kosovë, një muze të holokaustit shqiptarë, mbi historinë e gjenocidin serb kundër shqiptarëve, duke thënë se një propozim të tillë e kishte dhënë në Parlamentin e Kosovës qysh në vitin 2003./b.j/

Filed Under: Histori Tagged With: Behlul Jashari, Edita Tahiri, Izrael, kosova, pavaresia

Kosova lidhet me autostradë me Luginën e Preshevës

April 28, 2017 by dgreca

-Projekt për autostradën nga Prishtina deri në kufirin lindor me Serbinë/

2 Qeveria koso-Qeveria miratori edhe Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe Strategjinë e Borxhit Publik 2018-2020/

-Mjete financiare për Ministrinë e Financave për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave/

PRISHTINË, 28 Prill 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për krijimin e Komitetit Drejtues Ndërministror për zhvillimin e projektit të autosstradës nga Prishtina drejt Gjilanit deri te Dheu i Bardhë në kufirin lindor me Serbinë – me Luginën e Preshevës, rajon me shumicë shqiptare. Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, theksoi se Zhvillimi i Projektit “Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë” paraqet një projekt me rëndësi në rrjetin infrastrukturor.
“Ky drejtim rrugor lidhet me drejtimet kryesor rrugore të Evropës Juglindore, Autostradën 6 Prishtinë-Hani i Elezit dhe Autostradën 7 Morinë- Merdar, si dhe me korridorin e 10 në Serbi”, tha ai.Në mbledhjen e qeverisë u bë e ditur se, Ministria e Infrastrukturës është në fazën përfundimtare të përgatitjes së dokumentacionit të nevojshëm për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.Kryesues i Komitetit Drejtues Ndërministror do jetë ministri i Infrastrukturës, ndërsa anëtarë do të jenë edhe ministri i Financave, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratori edhe Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2018-2020, si dhe Strategjinë e Borxhit Publik 2018-2020.Ministri i Financave Avdullah Hoti duke prezantuar këto dy dokumente strategjike të qeverisë së Republikës së Kosovës, tha se Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2018-2020 paraqet dokumentin kryesor mbi bazën e të cilit do të hartohet Buxheti Vjetor për 2018.“Qëllimi kryesor i KASH-it është që të ofrojë një analizë të mjedisit makroekonomik në vend, për të vendosur bazën për planifikimet buxhetore për vitet që vijnë në përputhje me prioritetet strategjike të Qeverisë. Prioritetet e vendosura në këtë dokument burojnë nga Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Programi për Reforma në Ekonomi 2017-2019, si dhe nga strategjitë sektoriale”, theksoi ministri Hoti.Në mbledhjen e sotme u miratua edhe Raporti tremujor i Buxhetit për vitin 2017.Ky tremujor është karakterizuar me aktivitet më të mirë ekonomik, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016. Trendi i rritjes së të hyrave ka vazhduar edhe gjatë këtij tremujori. Të hyrat tatimore dhe ato jotatimore kanë shënuar rritje për 7 për qind, krahasuar me vitin e kaluar, që korrespondon me një rritje prej 23.9 milionë euro, që ka ardhur kryesisht nga rritja e të hyrave të rregullta tatimore.Qeveria e Kosovës mori vendim për ndarjen e mjeteve financiare për Ministrinë e Financave për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave.

U aprovua edhe vendimi për themelimin e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.Qeveria e Kosovës zhvilloi sot mbledhjen e rregullt, të 143-ën me radhë, të 18-tën në 2017-tën.Qeveria e Kosovës, e koalicionit të dy partive më të madha, PDK e LDK, ku përfshihen edhe parti të vogëla dhe minoritetet, vazhdon punën në vitin e tretë, e zgjedhur në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, kosova, lidhet me autostradë, me Luginën e Preshevës

Kosova, sukses në Programin me FMN dhe mbështetje nga BB

April 26, 2017 by dgreca

-Kosova, sukses në Programin me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe mbështetje nga Banka Botërore/

????????????????????????????????????????????????????????????????????????

-Konferencë për shtyp në lidhje me pjesëmarrjen e delegacionit të Kosovës në Uashington në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore/

PRISHTINË, 26 Prill 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri kosovar i Financave Avdullah Hoti në një konferencë shtypi sot u shpreh shumë optimist për përmbylljen me sukses të Programit me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe gjithashtu për mbështetjen që do të marrë Kosova nga Banka Botërore për 5 vitet e ardhshme.“Gjatë takimeve pranverore me stafin dhe menaxhmentin e lartë të FMN-së në Uashington, kemi diskutuar për tre çështje kryesore, e para për programin ekzistues i cili duhet të mbarojë gjatë muajve të verës, e dyta ideja për një program të ri me FMN-në, si dhe çështja e tretë Pakoja e dytë fiskale”, tha ai.Sa i përket çështjes së programit me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ministri Hoti bëri të ditur se Kosova ka përfunduar me shumë sukses rishikimin e dytë dhe të tretë të këtij programi dhe si rezultat janë disbursuar mjetet prej 100 milionë euro në buxhetin e shtetit.Ndërsa, përfaqësuesi Rezident i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeulen, bëri të ditur se, performanca në kuadër të programit të mbështetur nga Fondi vazhdon të jetë e fortë.“Autoritetet i kanë përmbushur të gjitha caqet fiskale për fundin e muajit mars, si dhe janë të bindur se deficiti i buxhetit në vitin 2017 do të mbahet në kuadër të limiteve të rëna dakord”, u shpreh ai.Përfaqësuesi Rezident i FMN-së gjithashtu bëri të ditur se, në Uashington është rënë dakord se do të jetë thelbësore që veprimet të merren brenda periudhës së paraparë kohore meqë programi do të përfundojë vetëm pas pak muajsh.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza,theksoi se beson fuqishëm në përmbushjen e kritereve të mbetura për rishikimin e fundit të Programit me Fondin Monetar Ndërkombëtar. “Kosova do të vazhdojë me historikun e mirë me përmbylljen e suksesshme të Programit me FMN-në dhe krijimin e parakushteve për programe të reja, me qëllim të adresimit dhe zhvillimit të reformave bashkërisht”, u shpreh ai.Në konferencën për shtyp, në lidhje me pjesëmarrjen e delegacionit të Kosovës në Uashington në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, u bë e ditur se autoritetet kosovare mbajtën diskutime me stafin dhe menaxhmentin e lartë. Diskutimet kishin në fokus performancën e programit dhe masat e nevojshme për të siguruar përmbyllje të suksesshme të programit.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Banka Boterore, FMN, kosova

Kosova kryeson plenumin e Parlamentit të Komunitetit të Energjisë në Bruksel

April 25, 2017 by dgreca

-Ky forum përbëhet nga përfaqësuesit e parlamenteve të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Bullgarisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi, Rumanisë, si dhe 16 përfaqësuesve të Parlamentit Evropian/

1 Bruksel energji

 BRUKSEL, 25 Prill 2017-Gazeta DIELLI/Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri tw Kuvendit tw Kosovws, Muhamet Mustafa, do të kryesojë sonte Sesionin e Parlamentit të Komunitetit të Energjisë, që mbahet në Bruksel dhe do t’i adresohet këtij forumi në emër të Kosovës.
 Ky forum përbëhet nga përfaqësuesit e parlamenteve të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Bullgarisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi, Rumanisë, si dhe 16 përfaqësuesve të Parlamentit Evropian, i formuar për të mbështetur politikat për realizimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, të aprovuar më 2003. 
 Forumi përqendrohet në rritjen e sigurisë së furnizimit me energji, me çmime të pranueshme, energji brenda kritereve ekologjike nëpërmjet përafrimit të kornizës ligjore për këtë sektor, projekteve të përbashkëta për rrjetin e infrastrukturës energjetike dhe krijimin e tregut të përbashkët të energjisë.
 Deputetët Muhamet Mustafa dhe Besim Beqaj përfaqësojnë Kosovën në këtë forum të rëndësishëm./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: kosova, Plenumi i parlamentiert te energjise

Kosova, bisedime në Uashington me FMN dhe Bankën Botërore

April 22, 2017 by dgreca

-Ministri i Financave Avdullah Hoti, së bashku me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza dhe ekipin përcjellës në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar/

2 Hoti

UASHINGTON, 22 Prill 2017-Gazeta DIELLI/ Në Uashington, ministri i Financave Avdullah Hoti, së bashku me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës Bedri Hamza dhe ekipin përcjellës në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, u takua me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore  Cyril Muller, drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore Franciscus Godts, dhe drejtoreshën për Ballkan Perëndimor  Ellen Goldstein.Në këto takime u diskutua për zhvillimet e fundit ekonomike në Kosovë, progresin në zbatimin e projekteve të financuara nga Banka Botërore, si dhe për financimin e projekteve të reja.Përfaqësuesit e Bankës Botërore falendëruan ministrin Hoti për bashkëpunimin dhe u zotuan për mbështejtje të mëtutjeshme të projekteve me interes publik në Kosovë, të cilat tanimë janë aprovuar nga qeveria e Kosovës, si pjesë e listës së projekteve për financim përmes Klauzolës për Investime.
Në këto takime u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë, duke përfshirë edhe zhvillimet për projektin e Termocentralit Kosova e Re, për çka Banka Boterore ri-konfirmoi zotimin për përkrahjen e këtij projekti me rëndësi.Po ashtu u  diskutua edhe për strategjinë e re të Bankës Botërore për Kosovë, në të cilën strategji reflektohen prioroitetet e qeverisë së Kosovës. Me këtë rast, u bë e ditur se Ministria e Financave ka dërguar komentet në draftin e këtij dokumenti tek Banka Botërore, dhe pritet që këto komente të integrohen në draftin final.
Delegacioni i Republikës së Kosovës po ashtu mori pjesë edhe në takimet e Konstituencave, anëtare e të cilave është edhe Kosova,  ku u diskutuan raportet e ndryshme zhvillimore në Fondin Ndërkombetar Monetar dhe në Bankën Botërore.
Të dyja palët u pajtuan që në muajin e ardhshëm të organizojnë një tryezë në Prishtinë, me organizatat e shoqërisë civile për të promovuar mundësitë që kanë OJQ-të në Kosovë për qasje në fonde të Bankës Botërore, pas letrës që ka dërguar ministri Avdullah Hoti në Bankë Botërore lidhur me “Global Partnership For Social Accountability”.Delegacioni nga Kosova gjatë vizitës në Uashington dje u takuan me Zëvendëspresidentin e Fondit Monetar Ndërkombëtar Tao Zhang, me Drejtorin e  Departamentit për Evropë në FMN Paul Thomson, si dhe Drejtoreshën Ekzekutive të Konstituencës së Kosovës Michaela Erbenova.Në të gjitha takimet, zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar përgëzuan Ministrinë e Financave dhe Bankën Qendrore  të Kosovës për zbatimin me sukses të të gjitha reformave që lidhen me rishkimin e dytë dhe të tretë të programit.Gjatë takimit gjithashtu u bë e ditur se për të përmbyllur me sukses këtë program janë edhe dy masa që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës,  riklasifikimi i veteranëve të luftës sipas Ligjit të ri, si dhe amandamentimi i Ligjit për invalidët e luftës.Ministri Avdullah Hoti prezantoi idenë e nisjes së një programi të me FMN-në pasi të përmbyllet programi ekzistues. Ky program i ri do të ishte shumë i rëndësishëm për të ruajtur rezultatet e mira që janë arritur në zhvillim ekonomik dhe punësim dhe stabilizim të buxhetit, si dhe për të thelluar më tutje reformat ekonomike dhe sociale. Me këtë rast, zyrtarët e FMN-së ishin të hapur për këtë mundësi, duke u pajtuar që diskutimet të vazhdojnë në Prishtinë.Gjatë këtyre takimeve në veçanti u diskutua pakoja e re fiskale, për të cilën Qeveria ka punuar intenzivisht në muajt e fundit. Gjatë diskutimit Ministri Hoti theksoj rëndësinë e kësaj reforme në avancimin e kushteve të të bërit biznes në Kosovë, si dhe promovimin e punësimit dhe prodhimit vendor./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Banka Boterore, Behlul Jashari, FMN, kosova, Minsitri Hoti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • …
  • 106
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Sounds of Albania…
  • Fuqia e vërtetë…
  • Qyteza dardane në Kodren e Pecës – Kukës
  • Realiteti i përballueshmërisë për amerikanët
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1913) / INTERVISTA EKSKLUZIVE ME PRENK BIB DODËN, PRINCIN E MIRDITËS, MBI DORËZIMIN E SHKODRËS DHE FATIN E ARDHSHËM TË SHQIPËRISË
  • NYC Flag Raising for Albania’s Independence Day – Recognition of our Community’s Contributions and History
  • Data 10 Dhjetor shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
  • ELITEN E RE DUHET TA MBËSHTESIM
  • Në Parlamentin e Rumanisë u promovua fjalori akademik rumanisht–shqip: një ngjarje historike për dy kulturat
  • LAHUTA NE UNESCO FITORJA SHQIPTARE PERBALLE PRETENDIMEVE SERBE
  • Një reflektim mbi “Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes” të ShBA-së, miratuar ditët e fundit
  • “Ukrainë, paqe e pamundur me pushtuesin (Putinin)”
  • INSTITUTI I KUJTESËS KOMBËTARE SHQIPTARE NË STUTTGART
  • Presidentja Osmani priti në takim Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, z. Riho Terras
  • ROLI I SALI BUTKËS NË SHPALLJEN E REPUBLIKËS SHQIPTARE TË KORÇËS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT