• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Ushtria do të bëhet

April 7, 2017 by dgreca

1 Thaci Ushtria-Presidenti Thaçi: Ushtria do të bëhet, ta gjejmë konsensusin/2 Thaci SeverPRISHTINË, 7 Prill 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në konferencën “Forca e Sigurisë së Kosovës – Perspektivat e së Ardhmes”, e cila është organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit.

Në këtë konferencë, presidenti Thaçi theksoi se iniciativa për transformimin e FSK-së është veprim i menduar mirë, kurse dërgimi i projektligjit në Kuvend është rezultat i paaftësisë së institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë, që gjatë tri vjetëve të kaluara të themelojmë Forcat e Armatosura të Kosovës.Presidenti ka thënë se përfaqësuesit e Listës Serbe për gjashtë muaj me radhë bojkotuan Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës, duke e bërë të pamundur që institucionet të sigurojnë përkrahjen dhe përfshirjen e tyre në ketë proces jetik.Që nga ndërmarrja e iniciativës ligjore e deri me sot, presidenti Thaçi theksoi se ka pasur dy zhvillime të rëndësishme, të cilat ofrojnë një perspektivë pozitive për përfundimin me sukses të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.“Zhvillimi i parë pozitiv është fundi i bojkotit dhe rikthimi i Listës Serbe në institucionet shtetërore, ndërsa zhvillimi i dytë është gatishmëria e partnerëve tanë strategjikë ndërkombëtarë që të përfshihen në mënyrë aktive për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës”, ka thënë presidenti Thaçi.Duke folur në një panel me ambasadorin amerikan, Greg Delawie, ambasadorin francez, Didier Chabert, zëvendëskryeministrin e Kosovës, Branimir Stojanoviç dhe profesorin amerikan Daniel Server, presidenti Thaçi ka thënë se me gjithë qasjet e ndryshme ka një konsensus për transformimin e FSK-së përmes ndryshimeve kushtetuese.“Unë si President dhe si Komandant i Përgjithshëm i FSK-së e kam për obligim që së bashku me të gjitha institucionet e tjera të Kosovës, ta themelojmë ushtrinë e Kosovës, por edhe ta ruajmë dhe forcojmë me tutje bashkëpunimin me partnerët tanë strategjikë’, ka thënë Thaçi, duke shtuar se  ky qëllim është krejtësisht i arritshëm, meqë të gjithë partnerët strategjikë pajtohen se Kosova duhet të themelojë ushtrinë.Dallimi i vetëm deri më sot, sipas presidentit Thaçi, ka qëndruar në qasjen që duhet ndjekur për arritjen e këtij qëllimi të përbashkët.Presidenti ka thënë se duke marrë parasysh dy zhvillimet e fundit të rëndësishme, institucionet e Kosovës janë plotësisht të gatshme që së bashku me partnerët strategjikë të rifillojnë edhe një përpjekje të fundit serioze për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

“Në shërbim të arritjes së këtij qëllimi të përbashkët dhe duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit në vend, unë sot i kam dërguar një letër zyrtare kryetarit dhe anëtarëve të kryesisë së Kuvendit të Kosovës, nëpërmjet të cilës kam kërkuar që iniciativa ime ligjore për ndryshimin e mandatit dhe rolit të FSK të mos vihet në rënd të ditës për diskutim, përderisa institucionet tona dhe partnerët tanë strategjikë nuk përfundojnë edhe këtë përpjekje të fundit, për të siguruar mbështetjen e të gjitha komuniteteve që transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese”, ka theksuar Thaçi.

Presidenti Thaçi ka thënë se dëshiron që themelimi i ushtrisë të jetë një moment i bashkimit të qytetarëve të Kosovës, partive politike dhe shoqërisë civile.“Ne duam që edhe komuniteti serb që jeton në Kosovë të jetë pjesë e këtij procesi dhe të jap mbështetjen e vet nëpërmjet përfaqësuesve të vet politikë, njësoj sikur të gjitha komunitetet tjera”, ka shtuar Thaçi.

Presidenti Thaçi bëri thirrje që ky proces të mos keqpërdoret dhe keqinterpretohet nga askush, sepse gjithçka është në funksion të arritjes së qëllimit tonë të përbashkët.

“Unë përsëri ritheksoj se dua dhe jam duke punuar intensivisht që një qëllim i tillë jetik të përmbyllet me sukses me mbështetjen e të gjitha komuniteteve të Kosovës dhe të ndodh nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Në rast të kundërt, e kam bërë të qartë që askush nuk do të mund të përdorë veto ose pengoj në çfarëdo forme themelimin e ushtrisë së Kosovës dhe kjo tashmë është e qartë”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Në fund, presidenti ka theksuar se është esenciale që përfaqësuesit politikë të komunitetit serb të mos mendojnë qoftë edhe për një çast të vetëm se institucionet e Kosovës po heqin dorë nga themelimi i Forcave të Armatosura, sepse ky do të ishte një gabim i madh i tyre./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, do ta beje Ushtrine, kosova, Presidenti Thaçi

Qeveria, vendime për Kosovën në Programet e BE-së

April 6, 2017 by dgreca

-Edhe 6 projekte ndihmojnë përafrimin me legjislacionin evropian/

PRISHTINË, 5 Prill 2017-B.Jashari/ Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi kërkesën për dhënien e autorizimit Ministres së Integrimit Evropian nga Presidenti i Republikës për lidhjen e Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Kjo marrëveshje financiare rregullon zbatimin e programit të IPA 2016 i cili përfshin 6 projekte të cilat do të ndihmojnë përafrimin me legjislacionin evropian.

U miratua edhe kërkesa për dhënien e autorizimit ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nga Presidenti i Republikës së Kosovës për lidhjen e Marrëveshjes së bashkëpunimit me Agjencinë Austriake për Zhvillim-ADA për financimin dhe drejtimin e zbatimit të projektit “HERAS-Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkencat Aplikative-Kosovë”. Projekti ka për qëllim të kontribuoi në funksionimin sa më të mirë të arsimit të lartë dhe shkencës në Kosovë në përputhje me parimet e fushës evropiane të arsimit të lartë si dhe në përputhje me fushën evropiane të kërkimit me qëllim afatgjatë në përkrahjen e zhvillimit socio-ekonomik të vendit. Projekti do të implementohet në një periudhë trevjeçare 2017-2019 dhe do të financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim-ADA 90 për qind dhe i bashkë financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me 10 për qind.

Qeveria, poashtu, miratoi vendimin për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës në Programet e BE-së: Erasmus +, COSME, Evropa për Qytetarët dhe Evropa Kreative. Në nëntorin e vitit të kaluar është nënshkruar Marrëveshja kornizë për qasjen e  Kosovës në programet e BE-së. Qëllimi i këtyre programeve është promovimi i bashkëpunimit të vendeve dhe qytetarëve të Ballkanit Perëndimor me ata të Bashkimit Evropian, në fushat e interesit të veçantë. Nga 17 programe që ka Bashkimi Evropian, Kosova pas një studimi dhe analize se nga cilat nga këto programe mund të përfitoj më shumë, dhe ka përzgjedhur këto 4 programe si më të përshtatshmet. Pas miratimit të sotëm, institucionet përgjegjëse do të fillojnë procedurat e nevojshme për anëtarësimet e lartcekura.

Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, mbajti sot pasdite mbledhjen e rregullt, të 140-të me radhë, në të cilën miratoi rregullore, udhëzime dhe vendime nga fusha e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: IPA 2016, kosova, marrveshje

Demarkacioni ende me pikëpyetje

April 4, 2017 by dgreca

Nga Besim Bislimi/

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi ende nuk ka arritur në Kuvendin e Kosovës, konfirmojnë deputetët nga partitë në pushtet dhe opozitë. Por, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kanë theksuar e ratifikimi i kësaj marrëveshje duhet të ndodhë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, pas raportimit në Komisionin për Stabilizim Asociim, ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi është kusht obligues ligjor, i cili duhet të përmbushet nga legjislativi i vendit.

“Sa më herët që mund ta ratifikojmë, është në interes të Kosovës. Përndryshe, Kosova do ta ketë temë edhe në 2017, edhe në 2018, edhe në 2019 edhe në 2020… Gabohet dikush nëse mendon se ky kusht mund të largohet”, theksoi ministri Hoxha.

Marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, tash e sa kohë ka nxitur kundërshtimin e partive opozitare, por edhe të disa deputetëve të partive në pushtet, duke pamundësuar arritjen e votave të nevojshme, për ta ratifikuar marrëveshjen.

Por, a kanë arritur partitë në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që t’i bindin deputetët?

Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka shprehur besimin se partitë në pushtet janë duke punuar për t’i bindur me fakte dhe argumente disa nga deputetët e partive të tyre, të cilët deri më tani kanë kundërshtuar marrëveshjen.

“Po besoj që është duke u punuar dhe nëse vjen në Kuvend, atëherë me siguri se është arritur pajtimi për t’i fituar votat e duhura. Deri më tani akoma nuk ka ardhur. Qëndrimi, tani, i prerë i bashkësisë ndërkombëtare, si dhe kthimi edhe i deputetëve, të cilët nuk kanë qenë në parlament, po besoj që do të ndikojë që të ndryshojë çështja dhe të votohet demarkacioni. Po shpresoj që pushteti ka arritur që t’i bëjë votat”, tha Haliti.

Por, Arben Gashi, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka informacione se qëndrimet e deputetëve të partive opozitare, por edhe të deputetëve të partive në pushet që kanë kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes, të kenë ndryshuar.

“Unë nuk kam ndonjë informacion se kjo çështje është proceduar apo që ka ndryshuar qëndrimi i partive politike apo individëve të caktuar për këtë temë. Me sa di unë, pozicionet janë të njëjta dhe qëndrimet politike janë të njëjta”, theksoi Gashi.

Deputetja Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thotë se partitë opozitare mbesin të betonuara në qëndrimin e tyre kundër Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ndërkohë që shprehet skeptike se deputetët e partive në pushtet, që kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, do të mund ta ruajnë këtë qëndrim kur kjo çështje të rikthehet në Kuvend.

“Ne, sa kemi pasur kontakte me deputetët e Kuvendit, shihet njëfarë hezitimi për të folur në lidhje me votën e tyre për këtë marrëveshje. Duke e marrë parasysh të kaluarën, ku shpeshherë, për shkak të presioneve, shantazheve dhe trysnive të ndryshme, deputetët edhe e kanë ‘shitur’ votën e tyre. Ne nuk kemi shumë besim që ata deputetë, të cilët tashmë kanë thënë se nuk do ta përkrahin ose të tjerë, të cilët kanë heshtur gjatë gjithë kohës, që këta nuk do ta përkrahin një marrëveshje të tillë”, u shpreh Haxhiu.

Sidoqoftë, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, ende nuk kanë precizuar se kur projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi mund të procedohet në Kuvendin e Kosovës

Filed Under: Analiza Tagged With: Besim Bislimi, demarkacioni, kosova

Kosova në Organizatën Botërore të Doganave

April 1, 2017 by dgreca

3 Rama

-Kryeministri Mustafa: Kosova, hapa të sigurt drejt organizatave kryesore globale/1 Isa Kos DoganaPRISHTINË, 1 Prill 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kosova ecën me hapa të sigurt drejt organizatave kryesore globale, tha sot kryeministri Isa Mustafa, mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e anëtarësimit në Organizatën Botërore të Doganave, si dhe njëvjetorin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

“Kosova ngadalë por sigurt po vendoset në hartat e organizatave kryesore globale. Anëtarësimi i Kosovës me të drejta të plota në Organizatën Botërore të Doganave është dëshmi e pjekurisë shtetërore dhe ndërtimit të institucioneve të afta dhe kredibile”, theksoi ai.

“Konsideroj se nuk ka rast më të mirë se ky sot kur po shënojmë njëvjetorin e fillimit të implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, që të promovojmë edhe këtë sukses shumë të madh tonin”, tha kreu i qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Mustafa, shprehu përkushtimin për implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si një marrëveshje e parë kontaraktuale me Bashkimin Evropian, duke theksuar se Kosova me këtë marrëveshje ka marrë për obligim që të përmbush kriteret e Kopenhagës.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, duke folur për njëvjetorin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe shënimit të anëtarësimit të Doganave të Kosovës në Organizatën Botërore të Doganës, tha se është një vit i përpjekjeve të zyrtarëve doganor për të zbatuar standardet më të larta evropiane.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, përfaqësuesi i BE-së, drejtori i Doganave, përfaqësues të ATK-së, të bizneseve dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të Kosovës. Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, foli për të arriturat e Doganës së Kosovës, për ndikimin e MSA-së dhe për raportin me Organizatën Botërore të Doganave.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: kosova, në Organizatën Botërore, te Doganave

SHBA, KOSOVA DHE KRIJIMI I FORCAVE TE ARMATOSURA

March 29, 2017 by dgreca

Delawie: Krijimi i Armatës me ligj i dëmton raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë/

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie ka theksuar se krijimi i Ushtrisë së Kosovës vetëm përmes ligjit dëmton marrëdhëniet e Kosovës me partneret ndërkombëtarë. Këto komente, ai i ka bërë në forumin “Fol Hapur”, organizuar nga Lëvizja “Fol”.

Shtete e Bashkuara të Amerikës ka thënë Delawie kanë investuar kohë dhe resurse amerikane në ndërtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës deri në këtë nivel të lartë të profesionalizmit.

“Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është qëllimi ynë ashtu siç është edhe qëllimi i kosovarëve, por ky krijim duhet të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme në pajtim me rishikimin strategjik të sektorit të sigurisë dhe në pajtim më këtë që udhërrëfyes përmes ndryshimit kushtetues pas konsultimeve më të gjitha komunitetet”, ka theksuar Delawie.

Ai ka theksuar se Qeveria duhet të koordinojë hapat për transformimin e FSK me shtete e Bashkuara me partnerët e saj NATO-n dhe shtetet tjera të Evropës që janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.

“Kuptojmë frustrimin i cili lidhet me ndjekjen e kësaj nisme përmes ndryshimit kushtetues, kemi mirëkuptim për këtë, megjithatë, shqetësohemi se krijimi i një armate vetëm parme ligjit do të dëmtonte marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë me NATO-n dhe me të tjerët”, ka thënë ai. (REL)

Filed Under: Analiza Tagged With: Delawie, kosova, Krijimi i Armatës, me ligj, partneret nderkombetar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • …
  • 106
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Historia e Postës Shqiptare, ura e komunikimit mes shqiptarëve
  • Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit Mbretëror të Skënderbeut
  • E vërteta do të vazhdojë të flasë…
  • Luigji Pirandelo njihte gjuhën shqipe, a ishte arbëresh?
  • KRONIKA E KOHËS SË REVOLTËS…
  • A BIG DAY FOR KOSOVA IN THE U.S. CONGRESS
  • “Helmimet në Kosovë 1990-1992”
  • Rikornizimi i Luftës së Trojës: Një luftë e harruar civile pellazge
  • Shqipëria e çudisë letrare…
  • Kursit i mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare “Sevasti Qiriazi” në Katerini, si kontribut atdhetar në mërgatën shqiptare të Greqisë
  • Sounds of Albania…
  • Fuqia e vërtetë…
  • Qyteza dardane në Kodren e Pecës – Kukës
  • Realiteti i përballueshmërisë për amerikanët
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1913) / INTERVISTA EKSKLUZIVE ME PRENK BIB DODËN, PRINCIN E MIRDITËS, MBI DORËZIMIN E SHKODRËS DHE FATIN E ARDHSHËM TË SHQIPËRISË

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT