• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova, palë konstruktive dhe serioze

November 25, 2016 by dgreca

ministrja_edita_tahiri-foto-Qeveria e Republikës së Kosovës ka paraqitur sot pranë Bashkimit Evropian raportin periodik mbi gjendjen në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit mes Prishtinws e Beogradit: Qeveria e Kosovës ka qenë dhe mbetet një palë konstruktive dhe serioze në dialog. Ne kemi bërë çdo përpjekje të mundshme në arritjen e marrëveshjeve dhe qëndrimin konsistent duke realizuar ato për çka jemi pajtuar. Parimi kryesor që na udhëheq është bindja se dialogu mund të ndihmoj për të transformuar marrëdhëniet armiqësore në marrëdhënie paqësore fqinjësore, për të cilën faktor qenësor është njohja e ndërsjellë mes dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë/

Prishtinë, 25 nëntor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/

Qeveria e Republikës së Kosovës ka paraqitur sot pranë Bashkimit Evropian raportin periodik mbi gjendjen në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit, i cili përfshinë periudhën nga 16 qershori deri më 25 nëntor të vitit 2016. Ky raport paraqet vlerësimin zyrtar të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi progresin dhe sfidat në procesin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Dialogun e Brukselit. Raporti është i nënshkruar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, njëherësh Kryenegociatore në Dialogun e Brukselit.
Në përmbledhjen ekzekutive të këtij raporti ndër të tjerash thuhet:Qeveria e Republikës së Kosovës ka paraqitur rregullisht raportet e vlerësimit mbi zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që nga viti 2011 kur ka filluar ky dialog. Ky është raport i dytë me radhë për këtë vit kalendarik. Qëllimi ynë është që të ofrojmë pikëpamjet dhe rekomandimet tona se si të bëhet ky dialog më i suksesshëm. Ne gjithmonë besojmë se ‘fjalët duhet të përcillen me veprime’. Për këtë arsye ne konsiderojmë se zbatimi konsekuent dhe efektiv i marrëveshjeve nga të gjitha palët është me rëndësi për të pasur sukses.Qeveria e Republikës së Kosovës i jep rëndësi të madhe dialogut të lehtësuar nga BE, sepse kjo kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian. Po ashtu, me rëndësi të njëjtë është edhe ndihma që po i ofrohet ri-integrimit të komunitetit serb në sistemin e Kosovës, duke i dhënë fund strukturave paralele të Serbisë në pjesën veriore të Kosovës.

Performanca konstruktive e Kosovës në Dialogun e Brukselit ka kontribuar në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Në tetor të vitit 2015, është nënshkruar Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE-në e cila ka hyrë në fuqi në muajin prill, dhe Kosova filloi zyrtarisht rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE. Kjo është një arritje e madhe e cila konfirmon suksesin e Kosovës në përmbushjen e standardeve të kërkuara evropiane përderisa pranojmë më shumë përgjegjësi dhe motiv më të lartë për të shtyrë përpara reformat evropiane në vendin tonë.Qeveria e Kosovës konsideron se dialogu ka sjell arritje të konsiderueshme duke pasur parasysh se janë arritur dhe zbatuar shumë marrëveshje nga të dyja palët që nga viti 2011 kur filloi ky dialog. Pa dyshim, faktor kyç për të ndihmuar këtë sukses është përfshirja dhe lehtësimi i Bashkimit Evropian/Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm si dhe mbështetja e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe vende tjera të BE-së.Qeveria e Kosovës ka qenë dhe mbetet një palë konstruktive dhe serioze në dialog. Ne kemi bërë çdo përpjekje të mundshme në arritjen e marrëveshjeve dhe qëndrimin konsistent duke realizuar ato për çka jemi pajtuar. Parimi kryesor që na udhëheq është bindja se dialogu mund të ndihmoj për të transformuar marrëdhëniet armiqësore në marrëdhënie paqësore fqinjësore, për të cilën faktor qenësor është njohja e ndërsjellë mes dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë.Megjithatë, procesi i zbatimit të marrëveshjeve të arritura është përballur me vonesa, evazione apo shkelje nga ana e Serbisë. Fenomeni më shqetësues është dualizmi i Serbisë në zbatim që do të thotë se në njërën anë ajo zbaton marrëveshjet dhe në anën tjetër vazhdon të mbështesë strukturat e saj paralele në Kosovë.Kohëve të fundit, pas një viti të bllokadës nga ana e Serbisë, gjendja aktuale sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit është më tepër inkurajuese në këtë periudhë, në krahasim me periudhën e kaluar, e cila tingëllon pesimiste për shkak të ndalimit të zbatimit të marrëveshjeve të rëndësishme që rrjedhin nga pakoja e marrëveshjeve e datës 25 gusht 2015.Pakoja e marrëveshjeve e 25 gushtit 2015 trajtoi katër çështje: telekomin/kodin shtetëror të Kosovës, energjinë/funksionimin e pavarur të KOSTT-it, heqjen e barrikadës nga Ura e Mitrovicës dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.Pas më shumë se një viti, përfundimisht më 14 gusht të vitit 2016 filloi zbatimi me largimin e barrikadës nga ura përderisa rivitalizimi i saj është në progres e sipër dhe pritet të finalizohet më 20 janar 2017. Kjo urë ka qenë një urë e ndarjes që nga përfundimi i luftës në Kosovë në vitin 1999 dhe tani më do të jetë si çdo urë tjetër në botë duke shërbyer në lidhjen e njerëzve dhe sigurimin e lëvizjes së plotë të lirë për njerëzit dhe automjetet.Një tjetër marrëveshje që është në proces të zbatimit është marrëveshja për kodin shtetëror të Kosovës. Bazuar në marrëveshjet e rëndësishme, konkluzionet e pajtuara më 13 nëntor 2016 dhe 18 nëntor 2016, Kosovës do t’i ndahet kodi telefonik nga ITU-ja më 15 dhjetor 2016. Kjo gjithashtu do të thotë se Kosova në të njëjtën kohë do të sigurojë një licencë për operim të përkohshëm dhe të kufizuar për telefoninë mobile dhe licencë të plotë për telefoninë fikse për një kompani të re të regjistruar në Kosovë, në pajtim me ligjin e Kosovës. Në përputhje me marrëveshjen e vitit 2013 mbi telekomin dhe me planin e veprimit të vitit 2015, më 3 dhjetor 2016, Serbia do të dërgojë letër tek ITU duke u dakorduar për kodin e thirrjes për Kosovën. Bazuar në këtë marrëveshje, Austria ka aplikuar në ITU për të kërkuar ndarjen e kodit për Kosovën, në janar të këtij viti. Vlen të theksohet se negociatat mbi marrëveshjen e telekomit/kodit shtetëror të Kosovës kanë zgjatur rreth gjashtë vite me shpresë që 15 dhjetori i vitit 2016 do t’i sjellë Kosovës kodin e vet ndërkombëtar të thirrjes.

Nga ana tjetër, Marrëveshja për energjinë e vitit 2013 dhe Plani i Veprimit i vitit 2014, i cili parasheh që sistemi i transmisionit të energjisë së Kosovës (KOSTT) të operojë në mënyrë të pavarur në përputhje me ENTSO-E, mbetet i bllokuar nga Serbia. Marrëveshja e rëndësishme për këtë çështje, si pjesë e pakos së marrëveshjeve të datës 25 gusht 2015, ka bërë të qartë edhe një herë se KOSTT do të veprojë në mënyrë të pavarur. Marrëveshja në mes të KOSTT dhe ENTSO-E (Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit) është arritur më 1 tetor 2015, por zbatimi nuk ka mundur të filloj për shkak të bllokadës nga ana e Serbisë. Ne shpresojmë se progresi i mirë në dy marrëveshjet e përmendura më lartë sinjalizon gatishmërinë e mundshme të palës serbe për zbatimin e kësaj marrëveshje, e cila do t’i japë fund negociatave gjashtë vjeçare për këtë çështje.Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për zbatimin e marrëveshjes mbi Asociacionin, siç kemi treguar në të gjitha marrëveshjet tjera. Procesi i hartimit të statutit do të filloj në Prishtinë menjëherë pasi që Kosova të fitojë kodin e saj telefonik nga ITU, më 15 dhjetor 2016. Ky proces do shkojë paralelisht me heqjen e strukturave të mbetura paralele të Serbisë në Kosovë, për të cilat në Bruksel do të filloj punën grupi trepalësh.Marrëveshja për Asociacionin e arritur më 25 gusht 2015 është në përputhje me Ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës ,prandaj Asociacioni nuk do të ketë ndonjë kompetencë ekzekutive dhe nuk do të jetë një shtresë e tretë e qeverisjes në Kosovë. Siç parashihet në pikën 2 të kësaj Marrëveshjeje, kjo marrëveshje është shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, kështu që statuti i Asociacionit do të jetë në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 26 dhjetor 2016.  Në mënyrë që të shfaq seriozitetin për zbatimin e Asociacionit, në qershor të këtij viti, Kosova ka bërë një hap përpara duke ndryshuar përbërjen e Ekipit Menaxhues të themeluar në vitin 2013, me emërimin e dy anëtarëve të rinj, meqë ish anëtarët kanë kaluar në detyra tjera.Më 14 shtator 2016, u arrit një marrëveshje e rëndësishme për reciprocitetin në targa mes Kosovës dhe Serbisë, duke i dhënë fund targave “të përkohshme – prova” që pala serbe ka aplikuar në mënyrë të njëanshme për targat RKS të Kosovës që nga viti 2011. Kjo marrëveshje e njohur si “Marrëveshjet për kompletimin e zbatimit të Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë të vitit 2011” ka vendosur reciprocitet në targa mes dy shteteve, duke filluar më 15 nëntor 2016 parasheh përfundimin e targave ilegale në 12 muaj, duke filluar nga 17 janari i vitit 2017 dhe zgjat periudhën e targave KS për 5 vjet. Afati i zbatimit është shtyrë për shkak të vonesave të natyrës administrative nga ana e Kosovës.

Në ndërkohë, Kosova ka bërë përparim të dukshëm në zbatimin e marrëveshjeve tjera në fushat e mëposhtme:Në fushën e drejtësisë, Kosova është duke përmbyllur procesin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit për drejtësi. Në pajtim me ligjin e Kosovës, ne po themelojmë një gjykatë themelore dhe një zyrë prokuroriale në rajonin e Mitrovicës, që mbulon shtatë komunat. Ne kemi përfunduar integrimin/rekrutimin e stafit serb gjyqësor, 44 gjyqtarë, 34 prokurorë dhe 148 persona në stafin administrativ. Ka përfunduar provimi i jurisprudencës për 6 kandidatët. Nënshkrimi i deklaratave dhe betimi para Presidentit të Republikës së Kosovë nga ana e stafit të integruar gjyqësor do të realizohet së shpejti. Ndërkohë, pala serbe duhet të ndërpresë mandatin dhe pagat për këta persona si dhe të shfuqizojë strukturat paralele të drejtësisë, duke ndryshuar ligjet e saj përkatëse.

Lidhur me Marrëveshjen për shuarjen e të ashtuquajturës mbrojtje civile (MC), zbatimi është pothuajse i përfunduar. Tashmë është shuar “Mbrojtja Civile”,  ndërsa ish pjesëtarët e sajë (483 persona) janë integruar/punësuar në institucionet qendrore të Kosovës (22 institucione dhe agjenci). Aktualisht jemi duke bërë përgatitjet e fundit teknike të zyrave për këto institucione në katër komunat veriore të Kosovës, që do të përfundojnë gjatë këtij dhjetori. Serbia ka ndërprerë pagat për këta persona, ndërsa dorëzimi i hapësirave të MC-së në institucionet e Kosovës po vonon.Kosova ka shënuar progres në krijimin e zyrave të Agjencisë Kosovare të Regjistrimit Civil (ARCK) dhe Gjendjes Civile në katër komunat veriore. Këto zyra do të fillojnë funksionimin në së shpejti për dhënien e dokumenteve të shtetësisë dhe të gjendjes civile për qytetarët në veri, për të cilat kërkesat janë në rritje. Ish stafi administrativ i policisë është duke u integruar/rekrutuar në këto zyra. Trajnimi i stafit të integruar është kryer nga ARCK, ndërsa trajnimi i stafit për zyrat e gjendjes civile do të realizohet. Kosova do të zgjidh çështjen e vlefshmërisë së dokumenteve të vjetra, që do t’i mundësonin qytetarëve të marrin dokumentet e shtetit të Kosovës. Të dyja palët rikonfirmuan zotimet për zbatimin e marrëveshjeve për përfundimin e zbatimit të Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë të vitit 2011, të arritur në Bruksel, më 14 shtator 2016.
Sa i takon Marrëveshjes së IBM (MIK), përkatësisht për ndërtimin e objekteve të përhershme të MIK , Kosova ka bërë përparim të dukshëm në përfundimin  e dizajnit final të projekteve në bashkëpunim me BE-në dhe UNOPS-in si partner implementues. Më 14 shtator të vitit 2016, Qeveria e Kosovës aprovoi dizajnët finale të projekteve për vendkalimet kufitare në Merdarë, Bërnjak dhe Mutivodë, për të cilat shteti ynë është pala mikpritëse. Afati i pajtuar për fillimin e punëve ndërtimore në të tri vendkalimet kufitare është paraparë për janar 2017. Ministria për dialog së bashku me institucionet përkatëse qeveritare, zyrën e PSBE-së në Kosovë dhe UNOPS-in janë duke punuar intensivisht në këto projekte, të cilat janë të financuara nga BE-ja.Konstatojmë me shqetësim, se ekzistojnë dy marrëveshje të vitit 2011 të cilat ende janë në pritje të zbatimit. Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave e cila ka ngecur nga Serbia deri në janar të vitit 2016, kur u arrit një marrëveshje me një fushëveprim më të gjerë duke përfshirë diplomat e të gjitha niveleve arsimore, dhe përgatitjet për zbatimin e saj janë në proces e sipër. Marrëveshja për kthimin e dokumenteve kadastrale nga Serbia në Kosovë, ka ngecur nga ana e Kosovës për shkak të vonesave në miratimin e Ligjit për agjencinë teknike për krahasimin dhe verifikimin e dokumenteve kadastrale të kthyera nga Serbia. Kosova ka miratuar Ligjin në prill të këtij viti dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës  ka konfirmuar kushtetutshmërinë e saj. Procesi i zbatimit do të filloj së shpejti.

Qeveria e Kosovës vlerëson zhvillimet inkurajuese në procesin e zbatimit gjatë kësaj periudhe, ndërsa bën thirrje për më shumë përparim në të ardhmen. Dëshirojmë të theksojmë se për procesin e zbatimit efektiv, BE-ja mbetet një faktor qenësor për të ndihmuar përshpejtimin dhe sigurimin e një konsistence në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Raporti është publikuar në faqen e internetit të Qeverisë së Kosovës në këtë link: http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/Kosovo_Report_on_State_of_Play_in_implementation_of_the_Brussels_Agreements__25_November_2016.pdf

 Me respekt,

Edita Tahiri

Ministre për dialog

Kryenegociatore në dialogun e Brukselit

 

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, dhe serioze, kosova, palë konstruktive

Kosova drejt njohjeve të reja të pavarësisë

November 24, 2016 by dgreca

-Ministri Hoxhaj takon përfaqësuesit e mbi 20 vendeve mosnjohëse në Madagaskar: Lajme pozitive së shpejti/eh_delegacioni

Antananarivo, 24 nëntor 2016 –Gazeta DIELLI/ Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar me agjendën intensive të lobimit gjatë Samitit të Frankofonisë, duke takuar përfaqësuesit e mbi 20 vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.eh_frankofoni

Në takimet me ministrat e jashtëm dhe udhëheqësit e delegacioneve të Kamerunit, Lejeune Mbella, të Laos, Sangsomsak Bounkeut, të Vanuatus,  Jean Pierre Nirua, ministrin e jashtëm armen, Eduard Nalbandian, Hoxhaj ka ngritur nevojën e njohjes së Kosovës.Ai ka thënë se njohja ndërkombëtare e Kosovës është e vështirë por pret lajme pozitive në javët në vazhdim.“Gjatë këtyre dy ditëve të Samitit të Frankofonisë kam takuar rreth 20 vende jo njohëse dhe nga ministrat e tyre kam marrë zotim se këto shtete do ta njohin pavarësinë e Kosovës. eh_vanuatuNatyrisht që njohja ndërkombëtare është një proces i vështirë, i cili kalon në faza të ndryshme, dhe që ka ngritjet dhe rëniet e veta. Por jam shumë i sigurt që gjatë javëve të ardhshme do të ketë lajme pozitive për Republikën e Kosovës. Qëllimi jonë është që jo në pafundësi të kemi një betejë ndërkombëtare për njohjen e Kosovës por të arrijmë që 2/3 e shteteve anëtare të OKB-së ta njohin Kosovën në mënyrë që kur Kosova të aplikojë për anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare të ketë numër të mjaftueshëm të votave” ka thënë Hoxhaj.

Kryediplomati Hoxhaj po ashtu ka takuar edhe ministrat e Jashtëm të Luksemburgut, Jean Asselborn, atë të Togos, Robert Dussey dhe përfaqësuesin e delegacionit të Emirateve, Zaki Nusseibeh.

Gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Frankofonisë, ku Kosova është shtet anëtar vëzhgues që nga viti 2014, Hoxhaj ka takuar edhe Sekretaren e Përgjithshme të kësaj organizate, dhe shumë ministra të Jashtëm dhe udhëheqës të delegacioneve që e kanë njohur Kosovën dhe ato mosnjohëse./b.j/

Filed Under: Analiza Tagged With: drejt njohjeve të reja, kosova, te Pavaresise

Kosova anëtarësohet në Konventën e Hagës

November 8, 2016 by dgreca

1-haga-Republika e Kosovës anëtarësohet në Konventë të Hagës (Konventa e Apostiles) dhe merr zyrtarisht pjesë në takimin e katërt/

PRISHTINË, 8 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Nga data 2 deri më 4 nëntor 2016, është mbajtur takimi i katërt i Komisionit Special mbi operimin praktik të Konventës së Hagës mbi heqjen e Kërkesës për Legalizimin e Dokumenteve të Huaja Publike (Konventa e Apostiles),  si dhe pjesëmarrja në Forumin e 10-të Ndërkombëtar për e-APP. Ky takim kishte një rëndësie të veçantë, pasi është hera e parë që Republika e Kosovës anëtarësohet në Konventën e Hagës dhe gjithashtu është hera e parë që zyrtarisht merr pjesë në një takim të tillë.  Nga Ministria e Punëve të Brendshme, kanë marrë pjesë: Lulzim Ejupi, Drejtor i Përgjithshëm i ARC-së, Blerim Camaj, Drejtor i Drejtoratit të Gjendjes Civile në ARC dhe Kreshnik Kaçiu, Inspektor në ARC.Diskutimet kryesore kishin të bënin me përvojat e disa shteteve anëtare të cilat kanë filluar të praktikojnë apostilen elektronike. Në mes tjerash, nga shtetet të cilat e praktikojnë këtë metodë, u shpalosen përparësitë dhe të metat e saj, ashtu sikurse që iu bë thirrje shteteve tjera që të fillojnë të mendojnë për kalimin nga apostilja e rëndomtë, pra në formë të letrës, në apostilen elektronike.Nga ana e delegacionit të Kosovës, respektivisht nga përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, shtetet anëtare të Konventës, u njoftuan në lidhje me aktivitetet e ndërmarra nga dy autoritetet kompetente për lëshimin e vulës apostile që nga koha e aderimit të Republikës së Kosovës në Konventë e deri më tani.

Ndryshe nga temat e natyrës teknike dhe profesionale dhe nga agjendat e takimeve, delegacioni i Kosovës është ballafaquar me pengesat konkrete që i janë bërë nga Serbia sa i përket tentimit të bllokimit të pjesëmarrjes së Kosovës, në këto punime si dhe kërkesës së Serbisë, Rusisë, Argjentinës, Rumanisë, Sllovakisë dhe Kinës që në dokumentet zyrtare të Byrosë për të Drejtën Ndërkombëtare Private, Kosova ta ketë edhe fusnotën duke insistuar në mbishkrimin lidhur me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Me këtë rast ka reaguar menjëherë delegacioni i Kosovës, i cili nuk është pajtuar me propozimet e tilla, duke e theksuar çdo herë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se nuk vjen në shprehje në asnjë formë dhe në asnjë rrethanë të diskutohet për shtetësinë e Republikës së Kosovës. Rrjedhimisht tentativa e Serbisë që të bllokoj pjesëmarrjen tonë në këto punime, si dhe eventualisht t’ia imponoj nikoqirit që Kosova të paraqitet me fusnotë, dështoi në tërësinë e saj. Ministria e Punëve të Brendshme, konkretisht Agjencia e Regjistrimit Civil, mbetet e përkushtuar që të punojë edhe më fuqishëm në zbatimin e obligimeve konkrete që dalin nga Konventa Apostile, si njëri ndër autoritetet kompetente në Kosovë për lëshimin e vulave apostile.

Filed Under: Kronike Tagged With: (Konventa e Apostiles), anetarsohet, Konventë të Hagës, kosova

Kryeministri Mustafa:Kosova, në krah të aleancës botërore për paqe dhe siguri

October 24, 2016 by dgreca

Mustafa: Dëshirojmë që të shndërrohemi nga një vend i cili ka qenë konsumuese e sigurisë, në një vend i cili do të eksportoj sigurinë, sepse kemi dëshirë të marrim pjesë në veprimet humanitare të NATO-s në vendet tjera, ose më vonë në operacionet paqësore, sepse vlerësojmë se e kemi një Forcë tani të Sigurisë dhe nesër do të kemi një Forcë të Armatosur, e cila është në gjendje që të aplikoj të gjitha standardet e NATO-s, dhe të jetë në krah të një Aleance Botërore për paqe dhe siguri./

 

 

 

zkp-4-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa: Vlerësojmë se e kemi një Forcë tani të Sigurisë dhe nesër do të kemi një Forcë të Armatosur e cila është në gjendje që të aplikojë të gjitha standardet e NATO-s dhe të jetë në krah të një aleance botërore për paqe dhe siguri/

zkp-2-Përmbyllë punimet treditëshe Seminari i 93-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s/

zkp-1 PRISHTINË, 24 Tetor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kryeministri kosovar, Isa Mustafa, sot në në Prishtinë, në seminarin Rose Roth organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s, theksoi angazhimet e Kosovës në krah të aleancës botërore për paqe dhe siguri.Ai shprehu përkushtimin e qeverisë që të punojë në mënyrë që Kosova të shndërrohet në një eksportuese të sigurisë, duke u rreshtuar në krah të aleancës botërore për paqe dhe siguri. “Ne tani dëshirojmë që të shndërrohemi nga një vend i cili ka qenë konsumuese e sigurisë në një vend i cili do të eksportoj sigurinë, sepse kemi dëshirë të marrim pjesë në veprimet humanitare të NATO-s në vendet tjera, ose më vonë në operacionet paqësore.  Vlerësojmë se e kemi një Forcë tani të Sigurisë dhe nesër do të kemi një Forcë të Armatosur e cila është në gjendje që të aplikojë të gjitha standardet e NATO-s dhe të jetë në krah të një aleance botërore për paqe dhe siguri”, tha kryeministri Mustafa.Kreu i qeverisë kosovare fillimisht foli për progresin e arritur në Kosovë që nga paslufta, në 17 vitet e lirisë, duke theksuar se dalja nga shkatërrimi i luftës dhe mbrojtja e jetëve të njerëzve e arsyeton në mënyrë të plotë ndërhyrjen e NATO-s.

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, sot përmbyllë punimet treditëshe Seminari i 93-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në të cilin u mirëpritën më shumë se 100 pjesëmarrës, përfshirë gati 70 deputetë nga 21 vendet anëtare të NATO-s dhe vendet partnere.Perspektiva e Kosovës në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe në rolin evolues të NATO-s në rajon, u diskutuan në Seminarnin në Prishtinë, i cili pasoi Samitin e Aleatëve, të  krerëve të shteteve dhe të qeverive, të mbajtur në muajin korrik, në Varshavë.Kuvendi i Republikës së Kosovës merr pjesë në sesionet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në statusin e vëzhguesit, të fituar që nga qershori i vitit 2014.Forca paqeruajtëse e NATO-s, KFOR, është në Kosovë nga viti i lirisë 1999.

FJALA E PLOTË E KRYEMINISTRIT MUSTAFA:

Të nderuar anëtarë të Asamblesë së NATO-s, ju uroj mirëseardhje në Kosovë dhe po ashtu shpreh gëzimin dhe mburrjen tonë që ju kemi këtu të gjithë juve dhe që kemi shansin që bashkërisht të bisedojmë për disa çështje që ne i vlerësojmë të rëndësishme që t’i ndajmë së bashku me ju.Mund të them se ne gjatë kësaj periudhe, mbi 17 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s dhe gati 9 vjet pas shpalljes së Pavarësisë në Kosovë, kemi bërë një progres të rëndësishëm edhe në evitimin e pasojave të luftës, në kapërcimin e fazës emergjente të rindërtimit të vendit, në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe tani në ndërtimin e partneritetit me Bashkimin Evropian dhe me vendet tjera.

Në qoftë se ne e shikojmë zhvillimin tonë brenda një historie që përfshin një periudhë të shkurtër pas çlirimit për këto 15 vjet, kemi bindjen se ndalja e të këqijave nga shkatërrimi i luftës,  mbrojtja e jetëve të njerëzve, pastaj kthimi i atyre që janë dëbuar, por edhe mbrojtja e dinjitetit të atyre që janë dhunuar, janë keqpërdorur, e masakruar gjatë luftës, e arsyeton në mënyrë të plotë ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, dhe po ashtu e arsyeton në mënyrë të plotë edhe progresin që NATO po e bënë si një forcë e cila e ruan paqen dhe stabilitetin edhe në rajonin tonë, por edhe në botë.

Dëshiroj që edhe njëherë t’ju falënderoj për gjithë atë që NATO-ja ka bërë për Kosovën dhe të shpreh përkushtimin tonë që ne të forcojmë bashkëpunimin dhe që në një periudhë të caktuar kohore, atëherë kur të plotësohen të gjitha rrethanat, që edhe ne të bëhemi anëtarë të NATO-s.

Dëshiroj po ashtu të nënvizoj se ne jemi në rrugë të mirë të përkushtimit tonë euroatlantik, në rrugë që të bëhemi pjesë e koncepteve dhe projekteve gjeopolitike euroatlantike dhe një vend i cili është i përkushtuar që të ndërtoj institucione demokratike dhe vlera demokratike dhe gjitha këto t’i ndajë me botën demokratike perëndimore.

Sa i përket NATO-s theksoj se interesimi ynë është që të kemi bashkëpunim aktiv me NATO-n. Ne vlerësojmë shumë prezencën e KFOR-it në Kosovë. KFOR-i ka një autoritet shumë të lartë dhe një besim shumë të madh të qytetarëve, sepse nuk është një forcë që vetëm ka ruajtur stabilitetin në Kosovë, ka ruajtur paqen, por po ashtu ka treguar një integrim shumë të madh në pikëpamje të bashkëpunimit me komunitetin, përkatësisht me qytetarët në të gjitha pjesët e vendit në të cilin ai ka vepruar gjatë kësaj periudhe dhe po vepron.  Ne po ashtu  jemi të interesuar që edhe më tutje të qëndroj në Kosovë si pjesë e stabilitetit, paqes dhe besimit të të gjithë qytetarëve përfshirë edhe komunitetet.

Gjatë periudhës së pasluftës ne kemi pasur prioritete të ndryshme varësisht se çfarë periudhe kemi kaluar, nga ato të kapërcimit të pasojave të pasluftës si situatë emergjente, pastaj të ndërtimit të institucioneve demokratike dhe tani të konsolidimit të demokracisë dhe të integrimeve evropiane.

Si Qeveri jemi përcaktuar që si prioritet të kemi tani zhvillimin ekonomik, përkatësisht rritjen ekonomike dhe punësimin, forcimin e  shtetit ligjor që nënkupton luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, integrimet në institucionet e Bashkimit Evropian dhe ngritjen e cilësisë në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, si dy fusha shumë të rëndësishme për ne, që nuk janë vetëm sociale por edhe ekonomike, sepse ndihmojnë zhvillimin ekonomik.

Vitin e kaluar ne kemi përmbyllur me një rritje ekonomike prej 4 për qind, që ka qenë rritja më e lartë në regjion dhe po ashtu me trende pozitive sa i përket punësimit. Por, nuk kemi arritur që të sigurojmë një fluks të punësimit i cili e përballon numrin e të papunëve që hyjnë në tregun e punës sepse tek ne diku rreth 22 mijë çdo vit hyjnë në tregun e punës, ndërkaq ne vitin e kaluar kemi arritur që të kemi 18 mijë të punësuar, por llogarisim që këtë vit do ta kemi prapë një diferencë më të ultë mes fluksit të atyre që hyjnë në tregun e punës dhe fluksit të punësimit që do të jetë një trend pozitiv. Rritja ekonomike kryesisht ka qenë rezultat i investimeve private por edhe rezultat i masave fiskale të cilat ne i kemi marrë për të krijuar një ambient më të mirë ekonomik në vend. Kemi stabilizuar tërësisht buxhetin e shtetit, kemi rrit të hyrat nga tatimet dhe taksat, për rreth 30 për qind gjatë këtyre dy viteve, po funksionon mirë marrëveshja që e kemi me Fondin Monetar Ndërkombëtar e cila na lejon që të kemi edhe borxh të jashtëm më shumë sesa që ne kemi pasur si kufizim të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërkaq një përparësi që e kemi ne ndaj vendeve fqinje dhe vendeve tjera është se borxhi publik, ose pjesëmarrja e borxhit publik në GDP është shumë e ultë. Kjo pjesëmarrje tani është rreth 13.2 për qind, gjë që na lejon hapësirë shumë të madhe zhvillimore në bashkëpunim me vendet e Bashkimit Evropian, përkatësisht organizatat financiare ndërkombëtare, me Bankën Evropiane për Zhvillim, Bankën Evropiane për Investime, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore e tjera, të cilat instrumente ne tani po i shfrytëzojmë dhe kemi hapur mundësi të investimeve në fusha të ndryshme.

Kemi një bilanc tregtar i cili është shumë negativ dhe të cilin jemi të interesuar ta përmirësojmë, sepse importet janë të mëdha të produkteve elementare dhe ne po bëjmë tani përpjekje që përmes dhënies prioritet të zhvillimit të bujqësisë të zëvendësojmë një pjesë të produkteve që ne duhet t’i importojmë me produkte vendore dhe të rrisim eksportin.

Sa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit, mund të them se perceptimi në Kosovë për korrupsionin është akoma i lartë edhe përkundër masave që po ndërmerren çdo ditë  për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Ne kemi marrë masa sa i përket adaptimit të ligjeve në mënyrë që të krijohet një bazë juridike shumë më efikase për luftimin e krimit dhe korrupsionit, kemi përpunuar veçmas sektorin e prokurimit publik, ku kemi të bëjmë me investimin e parasë publike dhe kundërthënien mes pronës private dhe asaj publike.

Kemi hyrë në aplikimin e parë të prokurimit elektronik dhe atë po e bëjmë në fillim të këtij viti në disa institucione qendrore, ndërsa nga viti i ardhshëm do ta bëjmë në nivel të pushtetit lokal. Kemi marrë masa për suspendimin e gjithë atyre që janë ardhur në kundërthënie me ligjin, ose ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza. Fjala është për shërbyes civil dhe punonjës qeveritar, dhe po ashtu mund të them se kemi një efikasitet më të lartë të prokurorisë, gjyqësisë dhe të institucioneve që merren me mbrojtjen e interesave të vendit.

Në fushën e bashkëpunimit evropian ne kemi nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim Asociim vitin e kaluar, ndërkaq këtë vit ka hyrë kjo marrëveshje në fuqi. Është një marrëveshja e cila neve na hapë mundësi që të kemi qasje në tregun e Bashkimit Evropian që është një treg prej mbi 500 milionë banorësh, dhe këtë mundësi e kemi. Por tani po punojmë që të përgatisim bizneset tona, në pikëpamje të konkurrencës dhe për këtë arsye ne me Bashkimin Evropian tani jemi duke punuar në reformën evropiane dhe në reformën ekonomike në mënyrë që të kapërcejmë këto sfida të konkurrencës në tregun e Bashkimit Evropian.

Për herë të parë ne jemi bërë kandidate të organizatës amerikane, Korporata e Sfidave të Mileniumit për të realizuar disa projekte që bashkërisht i konsiderojmë me këtë korporatë. Po punojmë tani në identifikimin e tyre. Orientimi është te energjia, efiçienca e energjisë, dhe forcimi i shtetit ligjor dhe mendoj se do të kapërcejmë edhe këtë sfidë.

Ndërkaq sa i përket arsimit dhe shëndetësisë, në vitet e kaluara ne në fushën e arsimit, prioritet i kemi dhënë përfshirjes në arsimin e lartë. Tani prioritetet janë kthyer kah cilësia e arsimit të lartë dhe gjitha niveleve të arsimit, parashkollor, fillor, të mesëm dhe të lartë dhe po ashtu kemi krijuar një konkurrencë ndërmjet sektorit publik dhe sektorit privat të arsimit dhe mendoj se kjo po jep rezultate të caktuara.

Kemi pasur kundërvënie të opozitës sa i përket dy marrëveshjeve që ne i kemi arritur vitin e kaluar: Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, të cilat në një formë kanë ndikuar që ne një kohë të rëndësishme ta humbin duke u marrë me këto çështje. Është penguar puna e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe po ashtu kemi pasur protestë të dhunshme. Por, mund t’ju them se kemi arritur që këto t’i kapërcejmë si veprime të dhunshme, ndërkaq Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të themelohet, por do të themelohet mbi bazën e marrëveshjes, e cila është arritur si marrëveshje e parë dhe mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila siguron që ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë pushtet i tretë. Ndërkaq, sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi, Qeveria është e bindur se vija kufitare është shënuar në vijën që është kufizuar më parë krahina e Kosovës me Malin e Zi, se e kemi ruajtur tërë territorin e Kosovës dhe nuk kemi humbur asnjë kilometër katrorë edhe përkundër asaj që opozita insiston se Kosova në këtë proces ka humbur rreth 8200 hektarë, por ne sipërfaqen e Kosovës e kemi edhe pas kësaj atë që e kemi pasur edhe më parë.

Me Malin e Zi nuk e kemi asnjë problem sa i përket marrëdhënieve ndër-fqinjësore, por çështjet i kemi të brendshme, të cilat ne duhet t’i zgjidhim në pikëpamje të bindjes edhe të opozitës, por edhe të qytetarëve për pjesën për të cilën kemi të bëjmë me shënimin e kufirit.

Në pikëpamje të raporteve me fqinjët, mund të them se raportet i kemi shumë të mira. Me Serbinë tani po punojmë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Kemi pasur tre takime të vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjashtë vende të saj, përfshirë Kosovën, Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjën, në të cilat takime kryesisht jemi marrë në çështjen e infrastrukturës, e cila ndërlidhë këto vende, në mënyrë që ne të ndërtojmë infrastrukturën e cila do të jetë kompatibile me infrastrukturën e vendeve të Bashkimit Evropian dhe që në momentet kur ne të bëhemi anëtarë të saj, të kemi rrjet cilësor të komunikimit, ashtu siç i kanë edhe vendet tjera të Bashkimit Evropian.

Marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike i kemi po ashtu të avancuara me këto vende. Me Serbinë kemi arritur disa marrëveshje, në të cilat ka ngecje të madhe në implementimin e tyre, meqenëse ju keni pasur informim për këtë nga ministrja Tahiri, unë nuk do të shtoja më shumë, por nëse ka pyetje dhe interesim më vonë do t’ju jap përgjigjen për këto. Por, ne jemi të interesuar që tani me prioritet të punojmë në implementimin e këtyre marrëveshjeve me Serbinë dhe pastaj të shohim se në cilat fusha të diskutojmë, përderisa dimë situatën që Serbia do ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Një aktivitet të rëndësishëm tonin, ia kemi përkushtuar luftës kundër ekstremizmit dhe terrorizmit. Ju e dini se edhe ne nuk kemi qenë imun ndaj njerëzve, të cilët janë bashkuar në frontet e ndryshme të luftës jashtë vendit.

Kuvendi i Republikës së Kosovës vitin e kaluar e ka aprovuar ligjin vitin e kaluar me të cilin e ka ndaluar bashkimin e qytetarëve tanë në frontet e jashtme, dhe ne kemi arritur nga shtatori i vitit të kaluar të ndalojmë që asnjë qytetar i Republikës së Kosovës të mos bashkohet në konfliktet e jashtme, përmes një pune shumë të rëndësishme që e ka bërë Policia e Kosovës, e ka bërë Agjencia i Inteligjencës, e ka bërë shoqëria civile, partitë politike në aktivitetet e tyre. Kemi punuar me shkolla, kemi punuar me bashkësitë fetare jo vetëm me komunitetin mysliman por edhe me komunitetet tjera fetare. Kemi aprovuar në Qeveri Strategjinë për Luftë Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit dhe mendoj se është arritur një rezultat mjaft i madh. Ndërkaq nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë marrë masa që të pezullohet puna e 19 organizatave joqeveritare, për të cilat është vlerësuar se në aktivitetet e tyre nuk kanë të bëjnë me punë humanitare, por kanë edhe zhvillime tjera politike të cilat mund të cenojnë stabilitetin e vendit.

Ne jemi të interesuar që të rrisim edhe më tutje dhe të forcojmë sigurinë. Vlerësimi jonë është që gjendja e sigurisë në vend është e mirë. Kemi institucione të cilat janë mjaftë të avancuara, dhe të cilat po  aplikojnë praktikat më të mira evropiane dhe euroatlantike. Jemi shumë të kënaqur me Policinë e Kosovës, me cilësinë e tyre, me disiplinën, dhe me organizimin. Jemi po ashtu shumë të kënaqur me Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe kemi një falënderim të veçantë për NATO-n për gjithë punën që e ka bërë në konsolidimin dhe organizimin e kësaj Force, dhe presim që kjo Forcë nesër të jetë anëtare e NATO-s, dhe para kësaj, të shndërrohet në Forcë të Armatosur të Kosovës, gjë që edhe këtë do ta bëjmë, por lypset që të kemi një mirëkuptim më të mirë brenda Kuvendit të të gjithë grupeve parlamentare që përfaqësojnë, edhe komunitetet. Dhe po ashtu kemi një Agjenci të Inteligjencës e cila është ndërtuar mbi bazën e përvojave më të mira të vendeve të avancuara në këtë fushë.

Ne tani jemi të interesuar që të anëtarësohemi në INTERPOL. Kemi aplikuar për anëtarësim në INTERPOL, sepse kemi dëshirë që të ndajmë të gjitha të dhënat në mes veti dhe të jemi koherent me atë se çfarë ndodh në sigurinë ndërkombëtare. Jemi anëtarësuar në FRONTEX, për të cilën gjë ministri i Punëve të Brendshme më vonë mund t’ju njoftoj edhe më qartë dhe po ashtu jemi të interesuar të avancojmë bashkëpunimin me EUROPOL-in, për të cilën e dimë se s’mund të anëtarësohemi përderisa mos të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian, por mund të kemi forma të ndryshme të bashkëpunimit. Ne tani dëshirojmë që të shndërrohemi nga një vend i cili ka qenë konsumuese e sigurisë në një vend i cili do të eksportoj sigurinë, sepse kemi dëshirë të marrim pjesë në veprimet humanitare të NATO-s në vendet tjera, ose më vonë në operacionet paqësore, sepse vlerësojmë se e kemi një Forcë tani të Sigurisë dhe nesër do të kemi një Forcë të Armatosur e cila është në gjendje që të aplikoj të gjitha standardet e NATO-s dhe të jetë në krah të një Aleance Botërore për paqe dhe siguri.

Filed Under: Politike Tagged With: dhe siguri, kosova, Kryeministri Mustafa, në krah të aleancës botërore, për Paqë

Kosova nuk ka nevojë për “nënë e babë”!

October 18, 2016 by dgreca

1 enver Bytyci

Shkruan: Prof. Asc. Dr. Enver Bytyçi/

Një nga krerët e Lëvizjes “Vetëvendosja” të Kosovës, i dërguari dhe përfaqësuesi i kryeministrit të Shqipërisë dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama, pra Bojken Abazi, ka shkruar se: “Ideja e ndryshimit të psikologjisë kolektive në Kosovë nga “Nëna Shqipëri” te krijimi i një nëne të re, pra “Nëna Kosovë”, që lind “kombin” kosovar, e anashkalon faktin se “Nëna Kosovë” ka për “babë” Serbinë, që e ka krijuar idenë e kësaj “nëne” të re nëpër dekada përmes ndarjes së Kosovës nga Shqipëria dhe (për)dhunimit sistemik kolonialist” Nuk dua të zgjatem në teorizime të shumta rreth kësaj teye, e cila duket se është kauzë e Bojkenit, Vetëvendosjes dhe kryeministrit tonë, zotit Rama. Por do të ndalem të dy momente, të cilat do të duhet që lexuesi t’i dijë, t’i njohë, natyrisht pa qenë i detyruar t’i pranojë. Eshtë e vërtetë se Serbia i ka parë shqiptarët e Kosovës si “trup i huaj” në truallin e Kosovës. Prandaj ajo shkroi dhe aplikoi programe të shumta asgjësimi dhe shfarosjeje të tyre. I shihte si të tillë shqiptarët në Kosovë, me qëllim që ata ta forconin gjithnjë e më shumë idenë e Nënës Shqipëri, t’i mbanin sytë te Shqipëria Londineze dhe në rastin e spastrimeve etnike të ishte po Shqipëria destinacion i shqiptarëve të shpërngulur. Të tilla programe kanë hartuar dhe zbatuar shumë akademikë, përfshirë dhe “nobelistin”, të cilin e admirojnë Rama dhe Blushi, pra Ivo Andriç. Dhe nuk po them aspak ndonjë zbulim: Nëse nuk do të ndërhynte NATO, shqiptarët e Kosovës do të kishin marrë rrugët e botës përmes Shqipërisë më 1999. Me këto programe asgjësimi ata ia arritën qëllimit që shqiptarët në Kosovë t’i mbanin sytë nga Shqipëria, madje të duartrokisnin me entusiazëm edhe politikat izolacioniste të diktaturës komuniste në Shqipëri dhe vetë diktatorin e egër shqiptar. Ndërsa ata dëshmuan në kushtet e autonomisë së viteve 1970, se kanë energji të jashtëzakonshme për ta zhvilluar dhe prosperuar vendin e tyre. Shumë prej atyre që e njihnin regjimin komunist izolacionist të Shqipërisë aso kohe ishin të qartë se çfarë përfaqësonte për ta Shqipëria. Pra, sa ishte në gjendje një vend ekzotik I izoluar si vendi ynë të bënte diçka për Kosovën. Megjithatë fjalimet e diktatorit, mbushur me nota nacionalizmi sidomos pas prishjes me Kinën, krijuan një brez mbështetësish për diktatorin Hoxha dhe Shqipërinë komuniste. Ibrahim Rugova dhe bashkëpunëtorët e tij dhanë shembullin e parë sesi do të duhej të sillej lidershipi i Kosovës ndaj atij të Tiranës. Rugova ishte i pari udhëheqës politik që në kushtet e lirisë së mendimit diti të kundërshtonte presionet e Berishës ndaj tij dhe të refuzonte politikat e Nanos e të Mejdanit ndaj Kosovës. Fromula e tij për një “Kosovë të pavarur, të hapur ndaj Serbisë dhe Shqipërisë” ishte gjetja ideale për ardhmërinë e shqiptarëve në Kosovë. Kjo formulë mbetet postulat dhe larg folklorizmit nacionalist, ishte dhe mbetet vision, tek i cili duket se sot janë rikthyer udhëheqësit aktualë të Prishtinës. Të larguarit dhe baraslarguarit e Prishtinës nga Tirana dhe Beogradi nuk duhet gjykuar nga ngjarjet e së kaluarës. Edhe pse Tirana ka patur qasje të një sjellje miqësore e të marrëdhënieve të ngushta me Prishtinën, ky nuk është argument se Kosova dhe Shqipëria do të duhej të bashkoheshin menjëherë dhe kështu të zhbëheshin institucionet e pavarësia e Kosovës. Edhe pse Serbia ka ushtruar dhunë, terror, masakra, asgjësime të pafund, ky nuk është argument se shqiptarët e Kosovës do të duhet të sakrifikojnë territorin e tyre më të pasur të nëntokës e mbitokës dhe të bashkoheshin me Shqipërinë me çmimin e ndarjes së saj. Në fund të fundit ata Shqipëria i ka ndihëmuar, por nuk i ka mbrojtur ndonjëherë nga terrori i Serbisë. Ka edhe raste kur i ka ndihëmuar atij terrori në forma të ndryshme. Shembujt dihen e nuk besoj se duhen përsëritur. Ndërkohë edhe kryeministrit tonë i pëlqen që të “lëmë të kaluarën” e “të kthehemi nga e ardhmja”, ndaj poi a plotësojmë këtë dëshirë. Largimi ose baraslargimi nga Tirana e legjitimon më shumë politikën e largimit dhe shkëputjes nga Beogradi, I heq Beogradit “argumentin” absurd të presionit mbi bashkësinë ndërkombëtare se “Shqiptarët duan të krijojnë një Shqipëri të Madhe”. Ndërkohë që teoria e Bojken Abazit dhe Vetëvendosjes i jep Beogradit një armë të tillë të mbushur me barutin e një “argument” të munguar. Kurse qëndrimi e qëllimi i vërtetë i Serbisë nuk është njohja, konsolidimi dhe funksionimi I shtetit të Kosovës, përkundrazi, shkërmoqja e tyre, qoftë dhe me koston e “bashkimit të saj me Shqipërinë”, në kushte paqësore, pra me dialog me Serbinë. Minsitri i Jashtëm i qeverisë serbe, Daccicc, të cilin Rama e thërret me dashuri Ivo dhe e fton në ditëlindje t’i këndojë serenata, siç u shpreh vetë ai në një intervistë në Beograd, me dhjetra herë është shprehur qartë dhe saktë. Po citoj: “Ne nuk na duhet në sa shtete jetojnë shqiptarët, ne duam që serbët të bashkohen në një shtet”.Ndërkaq ai kohët e fundit i ka mëshuar tezës, të cilën e pëlqejnë idhtarët e bashkimit me forcë e të menjëhershëm, se “Shqiptarët e Kosovës janë shqiptarë të Shqipërisë”, duke lënë të kuptohet se “Serbia nuk është kundër bashkimit të tyre me Shqipërinë”. Por ama me kushtin që serbët e Kosovës t’i bashkohen Serbisë. Duket shumë qartë se në Serbi tashmë kanë hequr dorë nga plani i asgjësimit fizik të shqiptarëve dhe i janë kthyer një programi tjetër, bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Madje për këtë teori qeveria dhe politika e Serbisë po harxhon aq shumë energji, sa kurrë ndonjëherë tjetër. Të njëjtën gjë kërkon dhe Vetëvendosja dhe të njëjtën gjë nxisin “idhtarët e bashkimit” në stanin e Edi Ramës. Po pse serbët e duan një bashkim të menjëhershëm të shqiptarëve të Kosovës (jot ë Kosovës), me Shqipërisë”? Në Beograd ka ngutje për këtë, me qëllim që ta heqin nga axhenda e tyre nyjen penguese të anëtarësimit të Serbisë në BE, pra Kosovën. Po si? Duke e bashkuar pjesën e banuar me shqiptarë me Shqipërinë dhe me këtë rast duke përfituar territoret e banuara me serbë, sidomos në veriun e Kosovës. Një bashkim i tillë do të bëhej me dialog dhe bisedime, jo me luftë. Në këtë dialog Serbia do të vinte në pazar territoret e Kosovës, madje pasuritë e Kosovës, Trepçën dhe rajone tjera të pasura të saj. Dhe në këtë pazar ajo do të dilte e fituar, sikur gjysmën e këtij territori ta përfshinte brenda kufijve shtetërorë serbë. Kështu politika dhe qeveria e Beogradit do të kishte dy përfitime: Përfitime në territor dhe përfitime nga heqja qafe e një një pengese, asaj për njohjen e shtetit të Kosovës. Kjo do të thotë se Serbia ka nevojë që të mos ekzistojë shteti i Kosovës që të shuhet aqë është arritur deri më sot në Kosovë me shpalljen e pavarësisë, miratimin e kushtetutës dhe ligjeve të saj si dhe ndërtimin e funksionimin e institucioneve shtetërore të saj. Serbia ka nevojë që Vetëvendosja e Boikenët të luftojnë për ndarjen e Kosovës. Asaj nuk I bëhet vonë pse shqiptarët në emër të nacionalizmit djegin e shkatërrojnë pasuritë e vendit të tyre, shkërmoqin dhe shkatërrojnë institucionet e Kosovës. Edhe nëse nuk do të arrinte ndarjen, me asgjësimin me anën e shqiptarëve të institucioneve të Kosovës do ta shtynte pafund njohjen e shtetit më të ri në Europë e kështu do ta realizonte një ditë ëndërrën e saj. Shqiptarët në vend të bashkohen për shtetin e Kosovës, bashkohen për të realizuar me parulla nacionaliste qëllimet e Serbisë. Me taktikën e saj të “pajtimit shqiptaro-serb” dhe të parullave e lëvizjeve për bashkim, Serbia do të nxiste shqiptarët e Maqedonisë që edhe ata të kërkojnë shkatërrimin e shtetit të Maqedonisë. Asgjësimi i këtij shteti është strategji e përhershme e Beogradit, ndërkohë që nga kjo humbja do të ishte në anën e shqiptarëve. Ndërkaq kryeministri i Shqipërisë herë shprehet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, herë thotë të kundërtën. Kur shkon në ekranin e Batoon Haxhiut, thotë se dëshiron bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kur del në ekranet e TV në Beograd shprehet se “Kurrë nuk ka qenë përbashkimin e shqiptarëve në një shtet”. Shqiptarët detyrohen të jetojnë në amullinë e mjergullën që krijojnë deklarata të tilla dhe kjo vjen, sepse deri më tash shqiptarët në Kosovë ende nuk kanë vendosur çfarë do të bëjnë me vetveten: Do të forcojnë shtetin që kanë krijuar, apo do ta shkatërrojnë atë shtet dhe institucionet e tij me parullat nacionaliste shkatërruese të bashkimit. Edi Rama shfaqet një elklektik dhe fjalën e përdor sipas interesit vetjak në funksion të pushtetit. Por një gjë ishte e qartë: Zoti Rama për këto qëllime iu fut punës për “zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb” përmes bisedimeve Tiranë-Beograd. Sa kohë që Prishtina heshti, ai vazhdoi misionin e tij pa u ndalur në harmoni të plotë me dëshirat e qeverisë së Serbisë. Edhe kjo taktikë do të çonte në vënien në diskutim të institucioneve, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës. Kur zullumi u trash reaguan disi ashpër përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. Ata nuk mund të pranonin zhvleftësimin e gjithë atij investimi kombëtar e ndërkombëtar që është bërë për shtetin e shtetësinë e Kosovës, nuk mund të pranonin që si viktimë e Serbisë të ishin spektatorë e të injoruar në zgjidhjen e këtij konflikti. Por Serbisë i intereson zgjidhja përmes bashkëpunimit me qeverinë e Tiranës. Ndoshta edhe bashkësisë ndërkombëtare, përveç SHBA-ve, të lodhur nga konflikti shqiptaro-serb. Nëse zoti Rama do t’i shkonte deri në fund “misionit” të tij të admiruar prej zotit Vuçiç, për bisedime të drejtpërdrejta për zgjidhjen e konfliktit të tillë, atëherë do të vihen përsëri në diskutim sovraniteti e integriteti territorial i Kosovës. Paralelisht do të gjallëroheshin Boiken-ët me parullat e nacionalizmit shkatërrues dhe do të vinte puna deri te opsioni që kam përmendur më lart, ndarja e Kosovës në emër të bashkimit të saj me Shqipërinë. Ne shqiptarët kemi humbur sa herë jemi thirrur kësisoj si tani në emër të nacionalizmit për të shpëtuar pushtetin e hajdutëve, diktatorëve dhe kriminelëve. Kësaj here në Prishtinë dikush tërhoqi vëmendjen dhe ju shpjegoi liderëve të Kosovës se sa e rrezikshme është loja e “pajtimit shqiptaro – serb” nga Tirana e Beogradi, duke anashkaluar viktimën e Serbisë, Kosovën. Dikush tërhoqi gjithashtu vëmendjen edhe për prapaskenat e lojës së destabilizimit të shtetit të Kosovës nga ana e liderëve të Vetëvendosjes. Prandaj dhe institucionet e Kosovës reaguan në mënyrë të pazakontë, duke kundërshtuar hapur dhe me tone të prera atë që ata e quajnë “ndërhyrje të Shqipërisë në punët e Kosovës”. Ne nuk ishim mësuar me këtë lloj kryengritje të Prishtinës ndaj Tiranës. Në Tiranë ishte bërë zakon të luhej roli I “babait”, duke e paraqitur Shqipërinë si “nëna” e shqiptarëve të Kosovës. Tani Abazi thotë se nëse “Nëna Shqipëri”, bëhet “Nëna Kosovë”, dilka se shqiptarët në Kosovë paskan “babë” Serbinë. Duhet të jesh delirant t’i shpjegosh fenomenet e sotme kësisoj. Kosova nuk ka nevojë të ketë “nënë e babë”. Prej 17 shkurtit 2008 ajo është vetë edhe nënë, edhe babe, pra zot në territorin e saj. Dhe këtë e arriti në sajë të sakrificave të saj, si dhe të mbështetjes së SHBA-së dhe NATO-s. Shqipëria luajti një rol ndihmës të rëndësishëm, por për këtë nuk ka pse kërkon haraç. Në fakt ndodhi diçka e pazakontë. Ishim mësuar që Prishtina të pajtohej me politikat dhe tutelën e Tiranës. Madje liderët e Kosovës gëlltitën injorimet e njëpasnjëshme të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Gëlltitën dhe flirtimet e tij me Vuçiç e me Albin Kurtin, derisa nuk duruan dhe i thanë atij: STOP! Reagimi i kalemxhinjve të romantizmit të rilindjes socialiste u shfaq pa maska. Ata u tërbuan për dy arësye: Së pari u befasuan nga reagimi i institucioneve të Prishtinës, së dyti, se projekti i përbashkët serbo-ramo-vetëvendosje mbeti në tentativë pa u realizuar. Kur them serbo-ramo-vetëvendosje, nuk mendoj se ka një rekordim zyrtar, mafioz e diskret midis tyre, çka do të ishte tradhëti. Por besoj se të dyja segmentet shqiptare kanë rënë viktimë e planit serb të ndarjes së Kosovës nëpërmjet “pajtimit” përmes bisedimeve me Tiranën

Filed Under: Opinion Tagged With: “nënë e babë”!, kosova, Prof. Asc. Dr. Enver Bytyçi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • …
  • 106
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kolë Idromeno, “parganjoti” që u bë artist i madh në Shkodër
  • KRIJIMTARIA POETIKE E DRITËRO AGOLLIT
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1914) / INTERVISTA EKSKLUZIVE ME PRENK BIB DODËN NË DURRËS RRETH “AKSIONIT TË TIJ USHTARAK” PËR TË SHPËTUAR PRINC VIDIN
  • Ja pse Venezuela e Maduros nuk është viktimë, dhe pse SHBA po vepron ?
  • Rizza Milla: Radio “Zëri i Shqiptarëve” në Chicago, 3 dekada në shërbim të komunitetit dhe çështjes kombëtare
  • Promovohet filmi dokumentar “Shaban Murati-diplomati antitabu”
  • SHKRIMTARËT, LEXUESIT, KRITIKA…
  • REZISTENCA ANTIFASHISTE SHQIPTARE NË KONTEKSTIN E KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR NAZIZMIT GJERMAN NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE
  • The Making of the Little Albania in the Bronx Map
  • “TOKA JONË: FILMI, ARKIVA, HISTORIA”
  • Historia e Postës Shqiptare, ura e komunikimit mes shqiptarëve
  • Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit Mbretëror të Skënderbeut
  • E vërteta do të vazhdojë të flasë…
  • Luigji Pirandelo njihte gjuhën shqipe, a ishte arbëresh?
  • KRONIKA E KOHËS SË REVOLTËS…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT