• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova, Imazhi i Ri i Europës Moderne

December 3, 2015 by dgreca

Nga: Ermira Babamusta dhe Diane Gold /

Kosova u prezantua si imazhi i ri i Europës moderne gjatë Konferencës Globale të Tregtisë që u zhvillua në Çikago, Sh.B.A. Presidentja e Republikës së Kosovës, Znj. Atifete Jahjaga u prezantua si gruaja e parë zgjedhur në postin e Presidentes në Kosovë, kreu i parë i shtetit që është femër në Ballkan, dhe gruaja më e re e zgjedhur ndonjëherë si kryetare shteti.

Me 12 nëntor 2015 qyteti i Çikagos mirëpriti delegacionin shqiptar nga Kosova dhe Maqedonia në Konferencën Globale për Tregti dhe Investim. Presidentja e Republikës së Kosovës, Znj. Atifete Jahjaga udhëtoi me delegacionin zyrtar, Znj. Hykmete Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Z. Arben Limani, Drejtor i Sekretarisë Ekzekutive të Bordit të Drejtorëve të AKP-së, Znj. Vlora Çitaku, Ambasadore e Kosovës në Sh.B.A., etj. Në konferencë mori pjesë edhe prefekti i Struges z. Ziadin Sela dhe z. Nebi Hoxha, Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, i shoqëruar nga biznesmenët Kasem Zendeli dhe Mendi Qyra.

Për organizimin e kësaj konference kreator ishin z. Mamut Skënderi dhe z. Skënder Karaçica të shoqatës SHSHA, me përkrahje nga z. Kujtim Dobruna, Këshilltar për çështje ekonomike të Presidentes së Republikës së Kosovës. Kontribut të madh për pritjen e delegacionit dha Shoqata e Grave me krye Lirie Mehmeti, Ariana Jaupi, Hyrije Ismaili dhe të tjerë.

Konferenca ekonomike zhvilluar në Illinois pati titullin “Mundësitë Botërore për Kosovën: Sinergji me Izraelin & Illlinois”. Konferenca u mbajt tek firma juridike McGuireWoods dhe pati në fokus lidhjet tregtare shumëpalëshe midis Kosovës, Illinois dhe Izraelit. Dhoma Tregtare Amerikë-Izrael (AICC) organizoi konferencën nën drejtimin e z. Daniel Shure, ish-Presidenti i AICC, në partneritet me SHSHA (Rrjeti i Biznesmenëve, Intelektualëve dhe Aktivistëve), Shoqata e Grave Shqiptaro-Amerikane në Çikago dhe kompania McGuireWoods LLP.

Presidentja e Nderuara Znj. Atifete Jahjaga hapi konferencën me një fjalim ku theksoi zhvillimet në Kosovë: “Përgjatë këtyre viteve, Kosova ka hartuar ligje të cilat janë në përputhje me standardet më të mira të BE-së dhe të cilat lehtësojnë zhvillim ekonomik në kushtet e ekonomisë së tregut. Legjislacioni ynë siguron trajtim kombëtar dhe mbrojtje ligjore të investitorëve të huaj, ndalon diskriminimin e tyre dhe i mbron nga shpronësimi. Ne kemi adoptuar euron si valutë lokale dhe rrjedhimisht vendi ynë nuk përballet me ndonjë rrezik nga menaxhimi i valutës apo i kursit të këmbimit. Në vijë të njëjtë, euro ka forcuar stabilitetin tonë makroekonomik, dhe inflacioni vazhdon të përcjellë nivelin e Eurozonës.Tregu ynë i punës është shumë kompetitiv, ligji i punës është miqësor ndaj bizneseve dhe kostoja operacionale është më e ulëta në regjion.”

“Është vizion i yni që ta forcojmë bashkëpunimin me botën, posaçërisht me miqtë tanë si SHBA-të dhe Izraeli, në mënyrë që ti zhvillojmë ekonomitë tona dhe t’i lirojmë kapacitetet tona të mëdha për zhvillim dhe inovim.”

“Për këtë qëllim, kam sjellë me vete një numër të ndërmarrësve nga sektori i teknologjisë informative dhe komunikimit të Kosovës, sepse dëshirojmë të dedikojmë një pjesë të madhe të angazhimeve tona në themelimin e një bashkëpunimi primar në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.”
Fjalimi i Presidentes Jahjaga u vijua nga biseda me panelet e ftuara rreth investimeve në Kosovë, si të bësh biznes në Çikago dhe Illinois, dhe sinergjitë me Izraelin. Konferenca e nivelit të lartë kishte të pranishëm mbi 100 kompani dhe investitorë amerikanë, të cilët prezantuan projektet e tyre dhe mësuan si të investojnë në Kosovë. Pas konferencës së mëngjesit, delegacioni vizitoi inkubatorin teknik të Çikagos “1871”, një qendër e kompanive digjitale.
Zëvëndës Kryetari i Bashkisë të Çikagos z. Steve Koch u takua me Ministren Bajrami, stafin e saj dhe z. Shure.  Dita përfundoi me një darkë private organizuar nga Shoqata e Grave Shqiptaro-Amerikane në Çikago në restorantin “Tutto Italiano”, nën manaxhim të z. Val Dervishi. Znj. Lumturije Asanoski, Zv. Presidentja e Shoqatës së Grave Shqiptaro-Amerikane tha: “Kjo konferencë krijoi një platformë për Kosovën për të treguar mundësitë për investime komunitetit shqiptar dhe kosovar këtu në Amerikë.”

“Darka ishte një sukses i madh. Ishte thelbësore për komunitetin tonë të biznesit, gratë shqiptare dhe kosovare me krenari të prezantojnë dhe mikpresin presidenten e parë femër të Balkanit të sotëm.

“Si avokate dhe përkrahëse e të drejtave të grave, u ndjeva e priviligjuar dhe krenare të flas tek darka përpara Zonjës Presidente Jahjaga. Ajo është mishërimi i një gruaje të suksesshme. Me të vërtetë më inspiron.” Kur u pyet për përfshirjen e Dhomës Tregtare Amerikë-Izrael, z. Michael Schmitt, Drejtori Ekzekutiv, shpjegoi: “Misioni i Odës është të lehtësojë dhe rriti tregtinë dypalëshe midis Sh.B.A.së dhe Izraelit. Ne po e përmbushim misionin tonë duke ndihmuar në ndërtimin e sistemit tregtar shumëpalësh midis Kosovës, Sh.B.A.së dhe Izraelit.”

  1. Shure shtoi: “Shqiptarët kanë shumë të përbashkëta me Hebrenjtë dhe Izraelin. Që nga vitet e shtypjes, një diasporë e madhe, Kosova dhe Izraeli si shtete të reja kanë përvoja të përbashkëta që na afrojnë më shumë. Ne shpresojmë të përdorim eksperiencën e ndërtimit të ekonomisë së Izraelit që nga pavarësia, për të ndihmuar dhe ndërtuar ekonominë e Kosovës, dhe për të shtuar tregtinë shumëpalëshe me Amerikën, Kosovën dhe Izraelin.”

“Konferenca ishte një sukses i madh urëlidhëse për dialog të mëtejshëm. Shërbeu gjithashtu si prezantim i Kosovarëve tek Amerikanët, duke e pozicionuar Kosovën si “imazhi i ri i Europës moderne”, tha znj. Diane Gold, Konsulente e Lidhjeve Mediatike të AICC.

  1. Daniel Shure tha që si rrjedhojë e konferencës u krijua një interes i madh nga amerikanët për mundësi investimi në Kosovë. Z. Shure planifikon të organizojë një mision biznesi për investitorët vitin që vjen.

“Cikago vërtet i hapi dyert për ekonominë dhe politikat e investimeve nga Amerika dhe Israeli për Kosovën. Konferenca Ekonomike për Kosovën në Chicago, promovoi një nga shtyllat kryesore të shtetndërtimit të Kosovës në rrafshin e zhvillimit ekonomik dhe të shfrytëzimit të resurseve të pasura për kahet e reja të participimit të vlerave kombëtare shqiptare me SHBA dhe me BE. SHSHA-ja është në kontakt të përhershëm me OEAI-së në Chicago që në një tëardhme të afërt, të shkoj nje delegacion ekonomik për investime të mundshme në Kosovë,” tha z. Skënder Karaçica, Drejtor i SHSHA-së.

“Mendoj se konferenca e investimeve ishte një hap i rëndësishëm për të sjellë stabilitet dhe prosperitet në një pjesë të botës që ka shumë nevojë. Është e gjëja e duhur nga aspekti humanitar,” tha z. Robert Higdon Jr., partner tek firma juridke Williams Mullen, dhe ish-Prokuror Federal tek Departamenti Amerikan i Drejtësisë. “Dua t’i shikoj kosovarët, që kam arritur t’i dua, të jenë mirë dhe të kenë sukses. Besoj se tre shtetet tona, Amerika, Izraeli dhe Kosova, dhe shtete te tjera në botë që duan lirinë, kanë një interes të përbashkët të inkurajojnë zhvillimin ekonomik të një Kosove të lirë dhe të fortë. Jam shumë i lumtur të punoj me një numër biznesmenë dhe investitorë që kanë të njëjtat pikëpamje dhe që duan të shikojnë sukses për popullin e Kosovës sa më shpejt,” shtoi z. Higdon.

Filed Under: Komente Tagged With: Ermira Babamusta dhe Diane Gold, Europe Moderne, Imazh i ri, kosova

Kosova falënderon SHBA-të

December 3, 2015 by dgreca

-Mustafa në mbledhjen e qeverisë: Vizitë shumë e rëndësishme e Sekretarit amerikan Kerry në Kosovë. Edhe në emrin tuaj dhe të qeverisë falënderoj edhe sot Sekretarin Kerry për vizitën që i bëri Kosovës dhe politikën amerikane për përkushtimin shumë të madh për vendin tonë/
-Ne, qeveria, jemi në çdo moment të ulemi me opozitën, të diskutojmë preokupimet e opozitës, të gjendet zgjidhja mbi bazën e ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe rregullores së punës së Kuvendit/
Nga Behlul Jashari*/ PRISHTINË, 3 Dhjetor 2015/ Vizita në Kosovë e Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili dje në Prishtinë theksoi se, “në emër të Presidentit Obama sjell përshëndetjet e tij dhe përkushtimin e fuqishëm dhe të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Republikën e pavarur të Kosovës”, u vlerësua shumë e rëndësishme nga kryeministri kosovar Isa Mustafa, në mbledhjen e qeverisë të mbajtur sot.

“Kemi biseduar për çështjet aktuale në Kosovë, për orientimet tona euroatlantike dhe integruese, për punën që qeveria po bën në stabilitetin në rajon, në paqe, dhe poashtu edhe për çështjet të cilat aktualisht e preokupojnë vendin tonë. Kemi marrë përpkrahje të plotë për punën që po e bëjmë dhe ne jemi të lumtur që kemi pasur një tajkim të tillë shumë përmbajtësor dhe të shumë të përkushtuar. Edhe në emrin tuaj dhe të qeverisë falënderoj edhe sot Sekretarin Kerry për vizitën që i bëri Kosovës dhe politikën amerikane për përkushtimin shumë të madh për vendin tonë”, theksoi kryeministri Mustafa.

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, dje pasdite, i pritur me ceremoni solemne shtetërore në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, u takua me kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrat HashimThaçi, njëherit ministër i Jashtëm, dhe Branimir Stojanoviç, i komunitetit serb.

“Ritheksoj edhe një herë përkushtimin tim, të zëvendëkryeministrit Thaçi, por edhe të qeverisë, të koalicionit qeverisës, që ne jemi në çdo moment të ulemi me opozitën, të diskutojmë preokupimet e opozitës, të gjendet zgjidhja mbi bazën e ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe rregullores së punës së Kuvendit”, tha në vijim kryeministri Mustafa.

 Ne, vijoi kreu i qeverisë së Kosovës, do t’i bëjmë edhe një herë ofertë opozitës, që të ulemi, të bisedojmë, të dialogojmë dhe të gjejmë zgjidhje.

“Konsiderojmë se zgjidhja më e mirë është që dialogu e debati të zhvillohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ne jemi të përkushtuar që të gjendet zgjidhje institucionale, që më mos të ketë gaz lotsjellës në Kuvend, që afo fotografi të jenë imazhe të kaluara dhe që Kuvendi i Republikës së Kosovës të punojë në përbërje të plotë, të pozitës e opozitës, dhe në mënyrë demokratike të trajtohen të gjitha çështjet që shtrohen para nesh”, theksoi kryeministri Mustafa.

E drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të rregullt, të 62-të, shqyrtoi dhe miratoi Projekligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe mori vendime tjera të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Plotësimet dhe ndryshimet në Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit synojnë të rregullojnë përbërjen e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, zgjedhjen e bordit dhe procedurat e vendimmarrjes në bord.

Kryeministri Isa Mustafa, tha se kjo çështje është shtruar në mënyrë emergjente për arsye se është konstatuar se ka disa papajtueshmëri me Ligjin ekzistues sa i përket emërimit të Bordit të Drejtorëve në Kuvend, për arsye se aty ka mbetur një dispozitë e cila thotë se së paku njëri duhet të jetë i jashtëm, ndërsa mandati i drejtorëve të jashtëm ka kaluar dhe kjo do të krijonte pengesë që tani Kuvendi të vendos për bordin e drejtorëve.

“Ne në mënyrë emergjente kemi shtruar nevojë që zyra jona ligjore të punojë së bashku me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe vetëm të përpunoj këtë pjesë që i përket mënyrës së zgjedhjes së bordit, përbërjes së bordit dhe vendimmarrjes në bord. Ndërsa, të gjitha çështjet e tjera të mbesin si çështje në të cilat ne do të punojnë në ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit”, tha kryeministri Mustafa, duke i konsideruar të arsyeshme edhe kërkesat e ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi, sa i përket tokave bujqësore.

Edhe Udhëzimi Administrativ për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe të parakohshme në Universitetin Publik “Hasan Prishtina” është miratuar sot nga qeveria e Kosovës. Miratimi i këtij udhëzimi i hap rrugë zgjedhjeve në Universitet në pranverën e vitit të ardhshëm.

Në mbledhjen e sotme, qeveria e Kosovës ka miratuar vendimet e nismave për lidhjen e marrëveshjeve financiare IPA 2014 dhe IPA 2015 për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar edhe Strategjinë për sigurimin e cilësisë në arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës 2016-2021.

 Pas një jave bëhet një vit që nga zgjedhja e qeverisë së re kosovare në Kuvendin e Kosovës në 9 dhjetor 2014, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit. Pas zgjedhjes, qeveria e Kosovës, e koalicionit të dy partive më të madha PDK e LDK, ku përfshihen edhe minoritetet, për vitin 2015 kishte paraparë të përgatisë dhe të dërgojë për miratim në Kuvend rreth 100 ligje.

*Ne Foto: Qeveria e Kosovës në mbledhje, 3 dhjetor 2015,  foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, falënderon SHBA-të, kosova

Kosova, strategji dhe ligj për Trepçën

December 1, 2015 by dgreca

  PRISHTINË, 1 Dhjetor 2015/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka vazhduar takimet konsultative lidhur me procesin e hartimit të strategjisë dhe të ligjit për ndërmarrjen Trepça. Në takimin e radhës, të mbajtur të martën, u shqyrtuan disa aspekte dhe propozime që lidhen me këtë proces, si dhe u diskutuan hapat e ardhshëm të institucioneve kompetente në këtë drejtim. Kryeministri Mustafa, shprehu përkushtimin e plotë të qeverisë për të punuar me të gjithë faktorët relevantë  në Republikën e Kosovës për të hartuar një strategji dhe një ligj sa më të kompletuar për Trepçën dhe se puna në këtë drejtim do të vazhdojë edhe më tutje. “Jemi në rrugën e duhur për gjetjen e zgjidhjes më të përshtatshme duke pas parasysh të gjithë faktorët dhe rrethanat ekonomike e sociale që lidhen me ndërmarrjen Trepça”, tha kryeministri Mustafa. Në takim morën pjesë Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Ahmet Tmava, drejtor i përgjithshëm i Trepçës, ministrat Avdullah Hoti, Blerand Stavileci dhe Hykmete Bajrami, përfaqësues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe ekspertë e përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: dhe ligj, kosova, për Trepçën, strategji

Kosova pjesë e Fondit Global për të ndihmuar parandalimin e ekstremizmit

December 1, 2015 by dgreca

Deklaratë e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga/Mirëpres vendimin e Bordit të “Fondit Global për Angazhim të Komunitetit dhe Rimëkëmbje” (GCERF), sot në Gjenevë, për ta përfshirë Kosovën në nismat e këtij fondi për të parandaluar dhe për t’u ballafaquar me ekstremizmin e dhunshëm përmes iniciativave vendore.Përfshirja e Kosovës, si njëra nga shtetet që do të përfitojnë nga fondi prej 25 milionë dollarëve, është bërë me kërkesën time për t’iu dalë në ndihmë komuniteteve të rrezikuara nga ky fenomen brenda Kosovës. Qasja në këtë fond do të krijojë partneritete të reja dhe mundësi për iniciativa të ndryshme, që do të ndihmojnë fuqizimin e qytetarëve për të luajtur rol aktiv në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.Tashmë është e qartë që Kosova, si shumë vende të tjera në Evropë, është prekur nga ndikimi i rrjeteve terroriste, që promovojnë një agjendë të ekstremizmit të dhunshëm në vend dhe jashtë tij, në formë të pjesëmarrjes në luftëra të huaja dhe veprimtarive të tjera terroriste. Arrestimet e sotme, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet policisë së Kosovës dhe policisë italiane, janë dëshmia më e re për shtrirjen e këtij problemi dhe kërcënimin që ai paraqet për të gjithë neve.Ne e kemi dëshmuar deri më tani se institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës janë plotësisht të përkushtuara që këto elemente dhe veprimtaritë e tyre të mos gjejnë vend në Kosovë, por përpjekja jonë për të çrrënjosur këtë sfidë për sigurinë e qytetarëve të Kosovës dhe të aleatëve tanë do të varet nga një bashkëpunim i gjerë dhe gjithëpërfshirës, që adreson shkaktarët që e nxisin ekstremizmin e dhunshëm.Fondit Global për Angazhim të Komunitetit dhe Rimëkëmbjes ka selinë në Gjenevë dhe është themeluar si përpjekje globale përmes partneriteti publiko-privat, në bashkëpunim me qeveritë, shoqërinë civile dhe sektorin privat, për të mbështetur përpjekjet e shteteve për të adresuar ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizimin. Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka bashkërenduar për së afërmi procesin e përfshirjes së Kosovës në këto nisma.Presidentja Jahjaga ka vizituar selinë e Fondit Global për Angazhim të Komunitetit dhe Rimëkëmbje në Gjenevë në mars të këtij viti, si dhe ka takuar udhëheqësit e kësaj organizate në shtator gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork.

Filed Under: Opinion Tagged With: Fondi Global, kosova, Presidentja Jahjaga

Presidentja Jahjaga:Shqipëria e pavarur e bëri të mundur Kosovën shtet

November 27, 2015 by dgreca

-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga: Mëvetësia e Shqipërisë ka treguar se sa e rëndësishme është liria e një populli dhe përfshirja e tij në proceset e përparimit edhe për Evropën në tërësi. Shekulli i kaluar filloi me pavarësinë e Shqipërisë dhe u përmbyll me lirinë e Kosovës/

Nga Behlul Jashari/  PRISHTINË, 27 Nëntor 2015/ Shqipëria e pavarur e bëri të mundur Kosovën shtet, tha mbrëmë në Prishtinë Presidentja kosovare, Atifete Jahjaga, në pritjen e organizuar nga ambasadori shqiptar Qemal Minxhozi me rastin e shënimit të 103 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

 “Nuk ka një ditë më të veçantë në historinë e popullit shqiptar sesa kjo Ditë e Flamurit, që sublimon gjithë përpjekjet e sakrificën e popullit për pavarësinë e tij. Nuk ka një Ditë më të shënuar në historinë e popullit shqiptar se sa kjo Festë që bën bashkë të gjithë, që lirinë dhe pavarësinë e ndjejnë si vlerën më të lartë njerëzore”, theksoi ajo.

 Jahjaga tha se, kjo është Dita që ka mbajtur të gjallë frymën dhe ëndrrën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve për të ecur papenguar në rrugën e zhvillimit dhe të përparimit, në kohë të ndryshme – sa të vështira dhe sfiduese – por me një qëllim të vetëm për të qenë pjesë e pandashme e vlerave demokratike në botë.

“Dhe mëvetësia e Shqipërisë ka treguar se sa e rëndësishme është liria e një populli dhe përfshirja e tij në proceset e përparimit edhe për Evropën në tërësi”, vijoi Presidentja e Kosovës.

 Në vijim, Jahjaga tha se kjo është gjithashtu Dita që ka mbajtur përjetësisht të fuqishëm e të gjallë jo vetëm mishërimin por edhe synimin dhe aspiratën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, dhe për një të ardhme ndryshe dhe po aq të qartë – për t’u bërë bashkë pjesë e rëndësishme e familjes evropiane.

“Shqipëria e pavarur e bëri të mundur Kosovën shtet të pavarur e sovran – një realiteti të pandalshëm dhe të pakthyeshëm, një garanci e  paqes jo vetëm në rajon dhe një vend i barazisë dhe i lirisë si dhe shembull i diversitetit kulturor e fetar. Të dyja shtetet sot janë bërë pjesë të pandashme të arkitekturës globale të sigurisë dhe përpjekjeve të botës demokratike për t’i bërë ballë sfidimeve ekstremiste me qëllim të ruajtjes së vlerave njerëzore – besimit në njëri tjetrin dhe jetës së përbashkët”, theksoi Presidentja kosovare.

 Ajo u shpreh se, shekulli i kaluar filloi me pavarësinë e Shqipërisë dhe u përmbyll me lirinë e Kosovës.

“Ky shekull na gjen  të  rreshtuar së bashku në idenë, synimin dhe përpjekjen për integrimet evropiane, si demokraci që ndërtohen e maturohen për çdo ditë, pavarësisht sfidave, bazuar në themelet e sundimit të ligjit dhe të rendit, ku respektohet çdo liri e secilit qytetar, me përgjegjësi e obligime për shtetin, që garanton të ardhmen e tyre të përparuar”, tha  Jahjaga.

 Në përmbyllje, duke iu drejtuar ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përgëzoi: “Ambasador Minxhozi, për ju dhe gjithë ambasadën, urime! Urime Shqipëri! Zoti i bekoftë dy shtetet tona”.

Në pritjen me rastin e 103 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipësë, organizuar nga ambasadori shqiptar Minxhozi, në hotel Amazona, ishin edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ambasadorë, ministra e deputetë, të zgjedhur vendorë, njerëz të artit, kulturës, biznesit, etj.

Kontigjenti ushtarak i Shqipërisë në ambientet e KFOR-it parmbrëmë festoi 103 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Të ftuar ishin dhe përfaqësues të misioneve të tjera ushtarake. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Minxhozi mbajti një fjalë rasti.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, kosova, Mvetesia e Shqiperise, Presidentja Jahjaga

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 79
  • 80
  • 81
  • 82
  • 83
  • …
  • 106
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT