…si zonë/bllok kontrollues i pavarur në kuadër të Zonës Sinkrone të Evropës Kontinentale/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 19 Gusht 2015/ Fillon procesi përgatitor për themelimin e KOSTT si zonë/bllok kontrollues i pavarur në kuadër të Zonës Sinkrone të Evropës Kontinentale. Me nënshkrimin e Marrëveshjes për Energji në mes të Kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë nën ndërmjetësimin e Komisionit Evropian në shtator 2013, e cila rezultoi edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes për Operim (inter-TSO Agreement) në mes të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatorit të Sistemit të Transmisionit të Serbisë (EMS) në shtator të vitit 2014, u krijuan kushtet për fillimin e procesit të anëtarësimit të KOSTT në mekanizmat ndërkombëtar relevant siç është ENTSO-E (European Network Transmission System Operators-Electricity).
Pas aktiviteteve intenzive ndërmjet grupeve punuese të expertëve të KOSTT dhe të organizatës së Operatorëve Evropian të Sistemit të Transmisionit të energjisë elektrike (ENTSO-E), tashmë KOSTT është në proces të themelimit dhe operimit si zonë/bllok kontrollues i pavarur në kuadër të Zonës Sinkrone të Evropës Kontinentale. Operimi i pavarur i KOSTT si zonë/bllok rregullues pritet të jetësohet me nënshkrimin e Marrëveshjes për Kyçje, i cili është edhe hapi i parë drejt anëtarësimit në ENTSO-E.
Përkundër vështirësive që bëhen nga Operatori i Transmisionit të Serbisë (EMS) në proces, KOSTT dhe grupi punues i ENTSO-E janë duke punuar në procesin e vlerësimit të përmbushjes së standardeve teknike të operimit nga ana e KOSTT-it për operim si zonë/bllok i pavarur kontrollues.
Vlerësimi i përmbushjes së standardeve do t’i nënshtrohet një monitorimi gjatë muajve gusht dhe shtator dhe si kërkesë do të kenë regjime operimi që i nënshtrohen kritereve më të larta.
Gjatë këtyre regjimeve të operimit mund të paraqiten eventualisht edhe kufizime të furnizimit që mund të instruktohen nga KOSTT dhe për këtë paraprakisht kërkohet mirëkuptimi i konsumatorëve.
Njoftohet se tërë procesi është i koordinuar nga Ministria kosovare e Zhvillimit Ekonomik dhe akterët implementues përveç KOSTT janë edhe ZRRE,KEK dhe KEDS.
Në anën tjetër, KOSTT në koordinim me të gjitha palët relevante në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë, janë duke punuar në vazhdimësi për operimin dhe balancimin e Sistemit Elektroenergjetik sipas kërkesave dhe standardeve të ENTSO-E. Njohja e KOSTT si zonë rregulluese e pavarur do të sjellë benefite si dhe obligime për të gjitha palët e sektorit të energjisë elektrike në vend.
Me finalizimin e këtij procesi, KOSTT do të mund të ushtroj mandatin e plotë si Operator i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës. Me këtë, KOSTT do të bëjë alokimin e kapaciteteve interkonektive (linjat ndërshtetërore), do të realizojë të hyrat nga transiti i energjisë elektrike nëpër rrjetin transmetues të Kosovës dhe do të kompensohet për humbjet në rrjetin horizontal të transmetimit të energjisë elektrike. Këto çështje të cilat kanë qenë të hapura tashmë disa vite, përfundimisht do të rezultojnë me përfitim edhe për konsumatorët e energjisë elektrike të Kosovës përmes tarifave të energjisë elektrike.
KOSTT do të vazhdojë operimin dhe balancimin e Sistemit të Transmisionit në përputhje të plotë me rregullat e përcaktuara nga ENTSO-E dhe me këtë rast edhe një herë fton të gjitha palët që të vazhdojnë bashkëpunimin në këtë drejtim.
Kjo u bë e ditur në komunikatën nga takimi që Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik Besa Zogaj-Gashi ka zhvilluar me drejtues të sektorit të energjisë në Kosovë, KOSTT, KEK, KEDS dhe ZRRE lidhur me përgatitjet për themelimin e KOSTT si zonë/bllok kontrollues i pavarur në kuadër të
ENTSO-E.
ENTSO-E është organizata e Operatorëve Evropian të Sistemit të Transmisionit të energjisë elektrike e cila përfaqëson 41 operatorë të sistemit të transmisionit (OST/TSO) nga 34 shtete të Evropës. ENTSO-E është themeluar dhe i është dhënë mandat ligjor nga Pako e 3-të Legjislative e Bashkimit Evropian për Tregun e Brendshëm të Energjisë, në vitin 2009, e cila ka për synim liberalizimin e mëtutjeshëm të tregjeve të energjisë elektrike dhe të gasit në Bashkimin Evropian.
ENTSO-E promovon bashkëpunimin më të afërt në mes të OST-ve të Evropës në mbështetje të implementimit të politikës së BE-së për energji.
Kosova nuk i takon Serbisë (Le Kosovo n’appartient pas à la Serbie)
Kosova kurrë nuk ka qenë pjesë e Serbisë, shikuar historikisht që nga 1389… Kosova u bë pjesë e Serbisë vetëm pas pushtimit dhe aneksimit të saj nga Mbretëria Serbe më 1912./
Nga Fahri XHARRA/
Menjëherë do të më pyesni, pse ky titull ,kur ne e dimë që Kosova nuk i takon Serbisë. Kur e thotë i huaji, dhe kur e thonë njerëzit me peshë ndërkombëtare, atëherë është më lehtë ta pranosh edhe vet vendimin tënd. Sikur të bazohemi në propagandën serbe-turke ; ne nuk kemi miq ,ne jemi të padëshiruarit e Europës dhe për ne Europa na paska pas thënë që ne jemi “ vetëm nocion gjeografik “.
Për të vërtetuar këtë po iu rikujtoj shkrimet e fundit të publikuara tek ne e që ta ” ftohin jetën e qenien tonë “ se ne kurrë s`kemi qenë komb, se ne nuk ishim kurrë më shumë se 4% – e të thëna e te shkruara nga njerëzit tonë. Por pa dashur më ra ky shkrim në dorë, i shkruar nga Z. Milliere Guy dhe e botuar në http://www.les4verites.com. Një analizë e partisë të së drejtës liberale.
Kosova kurrë nuk ka qenë pjesë e Serbisë Shikuar historikisht që nga 1389 , Kosova u bë pjesë e Serbisë vetëm pas pushtimit dhe aneksimit të saj nga Mbretëria Serbe më 1912. Pas fundit të Luftës së parë Botërore , Kosova iu bashkëngjit (me forcë ) Jugosllavisë së krijuar , ku Serbia nuk ishte vetëm aty. Pas LDB , Jugosllavia rrëshqiti nën komunistin Tito; Kosova u kurthye në Jugosllavinë komuniste së cilës iu akordua autonomia më 1974.
Autori pastaj shpjegon që Kosova në vitin 1990 ishte objekt i një pushtim arbitrar dhe me dhunë nga Serbia e që u deshtë që NATO-ja t`i jep fund kësaj maskarade të përgjakur serbe. U kuptua që shqiptarët dhe serbët nuk mund të jetojnë më së bashku
Me qenë se gjendja status -quo nuk mund të zgjaste deri në pafundësi , autonomia në kuadrin e Serbisë nuk kishte kuptim , u hap rruga e Pavarësisë së Kosovës.
Më tej shpjegohet që shqiptarët ( me shumicë myslimane ) nuk ishin kolonizatorë; ata nuk ishin pushtues. Ata e ushtruan të drejtën e tyre juridike që “ shkurorizohen” nga Serbia për shkak të dhunës ndaj tyre.
Autori me shumë seriozitet e thekson se serbët kurrë nuk kanë qenë viktimë të dhunës shqiptare, por ishte e kundërta. Kosova është e populluar me shqiptar, dhe se shqiptarët janë në shtëpinë e tyre.
Autori shpjegon bukur që shqiptarët musliman të Kosovës ishin gjithnjë mysliman të moderuar, dhe se vetëm me ardhjen e Millosheviqit radikalizmi fetar mori krah. Në botën islame po zhvillohet një luftë e ashpër në mes të moderuarve dhe radikalëve. Autori ia tërhjekë vërejtjen opinionit francez se popullata myslimane shqiptare e Kosovës është e vetmja popullate pro perëndimore. (Aucune population musulmane n’est plus pro-occidentale que celle du Kosovo. ) Shqiptarët edhe nëse janë mysliman ( ata që janë ) janë perëndimor.
(“Je dirai à ceux de mes amis qui identifieraient les Kosovars aux « Palestiniens » que les uns n’ont rien à voir avec les autres : les « Palestiniens » sont imprégnés de nationalisme et de violence, ils sont la pointe avancée du nationalisme arabe et de l’islamisme, les Kosovars ont été victimes de Serbes imprégnés de nationalisme et de violence. Ils sont nos alliés dans la lutte contre le nationalisme serbe qui doit se détacher de ses tendances fascistes et nos allies aussi dans la lutte contre l’islamisme”. par Guy Milliere )
Autori iu tërhjek vërejtjen miqve të tij që nuk duhet vuar në të njëjtën peshojë Kosovarët dhe “Palestinezët”: duke thënë palestinezë janë të mbështjellur me nacionalizëm dhe islamizëm arab. kurse shqiptarët e Kosovës janë viktimë e nacionalizmit dhe dhunës serbe.
Edhe kjo fjali : Shqiptarët e Kosovës janë aleatët tanë ( të francezëve ) në luftën kundër nacionalizmit serb i cili duhet të zhveshet nga tendencat e saja fashiste dhe se shqiptarët janë aleatët e francezëve në luftë kundër radikalizmit islamik “( Bravo, ashtu është!.fxh)
Fahri Xharra, 19.08.15
Gjakovë
Kosovo Deserves Better-Kosova meriton më shumë
Gabriele Meucci – EULEX Head of Mission/
I was disappointed to see the results, released in June, of the 2015 Freedom House report on Nations in Transit. According to this study, Kosovo earned the rating “Semi-Consolidated Authoritarian Regime,” and with it, the rank of the least democratic regime in the Balkans. I initially found this shocking, maybe even unfair, but then I read the report’s definition: a “semi-consolidated authoritarian regime” is one that attempts “to mask authoritarianism or relies on informal power structures with limited respect for the institutions and practices of democracy.”
This definition struck a nerve for me. EULEX advisors have been in Kosovo since 2008, and our success has been mixed. The biggest successes have been achieved in sectors where Kosovo colleagues and counterparts are motivated to move forward, embrace change, and resist the old, informal power structures that compromise rule of law. That’s not to say that improvement has been steady – there are always setbacks and occasions when things go wrong. Even Kosovo’s best institutions experience this at one time or another, and strong institutions see setbacks as an opportunity to identify shortcomings and make corrections to improve future performance.
But that is not what is happening with Kosovo Correctional Services (KCS). In 2012, KCS was on its way to being one of Kosovo’s success stories, and the Prisoner Escort Unit was one of the strongest parts of KCS. Progress was so good that EULEX relinquished its executive capacity (where we provided correctional officers with authority under Kosovo law to serve alongside local counterparts) and moved back to what we call MMA – Mentoring, Monitoring, and Advising. Unfortunately, KCS did not continue on its positive trajectory. Over the course of the past 18 months, there have been a number of incidents with KCS where procedures and institutions of democracy were disregarded in the service of informal power structures and political interests. Any one of these would have been a scandal nearly anywhere else, but in Kosovo, it seemed that most people shrugged, and things continued as they have always been.
EULEX has worked diligently to ensure that Kosovo has the means and the knowledge to move beyond informal power structures and embrace EU standards for rule of law. So, what happened, that those convicted in the Drenica trial are housed in a place where they seem to come and go as they please and can obtain a doctor’s order to go to UCCK as easily as you or I can buy an espresso?
I believe- I know- that Kosovo can do better than this. Kosovo has, in its hands, the key to its future EU perspective. Sometimes, such as last week, Kosovo uses that key, demonstrating its commitment to the rule of law, dealing with its past, and ensuring justice for victims of crimes that occurred during and immediately following the war. Still, in some areas of rule of law – not just KCS – Kosovo chooses to remain in the past, in a prison of informal power structures, accepting corruption and nepotism, and expecting change to come from outside.
We at EULEX are but guests in Kosovo, and as guests, we know that we cannot force change – Kosovo’s people must be the ones to decide that it is time that Kosovo send its criminals to prison and proves its rule of law institutions are ready to handle high-profile cases and prisoners without EULEX’s assistance. Only Kosovo’s citizens can decide to step forward and say that they are done – done with informal power structures, done with shady business deals that pilfer funding and authority from institutions and democracy, and done being the country that earns the rank of the least democratic in the Balkans.
Kosova meriton më shumë/
Gabriele Meucci, Shef i Misionit EULEX/
U zhgënjeva kur i pashë rezultatet e raportit të Freedom House për vitin 2015, të publikuara në qershor, lidhur me vendet në tranzicion. Sipas këtij studimi Kosova është klasifikuar si “regjim autoritar gjysmë i konsoliduar” dhe me këtë është klasifikuar si regjimi më së paku demokratik në Ballkan. Në fillim kjo më është dukur shumë tronditëse, madje edhe e padrejtë, por pastaj e lexova përkufizimin e raportit: “regjim autoritar gjysmë i konsoliduar” është regjimi i cili përpiqet “ta maskojë autoritarizmin ose mbështetet në strukturat joformale të pushtetit duke pasur respektim të kufizuar për institucionet dhe praktikat e demokracisë.”
Ky përkufizim më hidhëroi. Këshilltarët e EULEX-it janë në Kosovë prej vitit 2008 dhe suksesi ynë ka qenë i përzier. Suksesi më i madh është arritur në sektorët në të cilët kolegët dhe homologët e Kosovës janë motivuar të ecin përpara, ta pranojnë ndryshimin dhe t’ju rezistojnë strukturave të vjetra joformale të pushtetit që e komprometojnë sundimin e ligjit. Kjo nuk do të thotë që përmirësimi ka qenë i njëtrajtshëm – gjithmonë ekzistojnë pengesa dhe raste kur gjërat nuk bëhen mirë. Madje edhe institucionet më të mira të Kosovës e përjetojnë këtë ndonjëherë dhe institucionet e fuqishme i shohin pengesat si mundësi për identifikimin e të metave dhe bëjnë korrigjime për ta përmirësuar punën e tyre në të ardhmen.
Por në rastin e Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) nuk është duke ndodhur kështu. Më 2012, SHKK ishte në rrugë të mirë për t’u bërë njëri prej tregimeve të suksesshme të Kosovës dhe Njësia për Përcjelljen e të Burgosurve ishte pjesa më e fuqishme e SHKK-së. Ishte arritur përparim aq i mirë sa që EULEX-i hoqi dorë nga kapaciteti i tij ekzekutiv (sipas të cilit ne ofronim oficerë korrektues që kishin kompetenca sipas ligjit të Kosovës për të shërbyer përkrah homologëve të tyre vendas) dhe kaluam në atë që e quajmë MMK – Mentorim, Monitorim dhe Këshillim. Për fat të keq, SHKK nuk vazhdoi në trajektoren e tij pozitive. Gjatë tetëmbëdhjetë muajve të kaluar kanë ndodhur një mori incidentesh me SHKK-në, në të cilin rast procedurat dhe institucionet e demokracisë janë shpërfillur për t’ju shërbyer strukturave joformale të pushtetit dhe interesave politike. Pothuajse kudo tjetër kjo do të ishte skandal, por në Kosovë duket që pjesa më e madhe e njerëzve ngrinin supet dhe gjërat vazhdonin ashtu si gjithmonë.
EULEX-i ka punuar me zell për të siguruar që Kosova t’i ketë mjetet dhe njohurinë për të ecur përtej strukturave joformale të pushtetit dhe për t’i pranuar standardet e BE-së për sundimin e ligjit. Pra, çka ndodhi, kur personat e dënuar në gjykimin e rastit Drenica vendosen në një vend, ku duket se hyjnë dhe dalin sipas dëshirës, dhe mund ta marrin udhëzimin e mjekut për të shkuar në QKUK aq lehtë, si unë dhe ju mund ta blejmë një espreso?
Besoj – e di – që Kosova mund të arrijë më shumë se kaq. Kosova ka në duart e veta çelësin e perspektivës së saj të ardhme në BE. Nganjëherë, ashtu si javën e kaluar, Kosova e shfrytëzon atë çelës, duke e dëshmuar përkushtimin e saj ndaj sundimit të ligjit, ballafaqimi me të kaluarën e saj dhe sigurimin e drejtësisë për viktimat e krimeve, të cilat ndodhën gjatë luftës dhe menjëherë pas saj. Prapë se prapë, në disa fusha të sundimit të ligjit – jo vetëm në SHKK – Kosova preferon të mbesë në të kaluarën, në burgun e strukturave joformale të pushtetit, duke e pranuar korrupsionin dhe nepotizmin dhe duke pritur që ndryshimi të vijë nga jashtë.
Ne në EULEX nuk jemi tjetër veç mysafirë në Kosovë dhe, si mysafirë, e dimë që nuk mund ta imponojmë ndryshimin – është populli i Kosovës ai që duhet të vendosë se është koha që Kosova t’i dërgojë kriminelët e saj në burg dhe të vërtetojë që institucionet e saj për sundimin e ligjit janë të gatshme të merren me rastet e profilit të lartë dhe me të burgosurit pa ndihmën e EULEX-it. Vetëm qytetarët e Kosovës janë ata që vendosin se kur do të thonë mjaft – që janë ngopur me strukturat joformale të pushtetit, me marrëveshjet e dyshimta afariste, që vjelin fondet dhe pushtetin nga institucionet dhe nga demokracia, si dhe që janë ngopur së qeni një vend që renditet si vendi më së paku demokratik në Ballkan.
Kosova, promovime në DokuFest
-Ministria e Punëve të Jashtme promovon këta libra: “Kosova in UNESCO”, “Faith in photography” dhe “How we do soft power”/
Nga Behlul Jashari/ PRIZREN, 12 Gusht2015/ Në qytetin e Prizrenit, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, që është sponsorizuese e DokuFestit, të enjten promovon këta libra: “Kosova in UNESCO”, “Faith in photography” dhe “How we do soft power”.
Ky aktivitet i MPJ-së kosovare mbahet nesër, në “Kafe Theatre”, nga ora 19:00. Promovimi i këtyre librave bëhet në vazhdën e përpjekjeve institucionale për promovimin e Kosovës përmes strategjisë së përgjithshme të diplomacisë publike.
Libri “Kosovo in UNESCO” pasqyron veçoritë kulturore, sociale, shkencore e edukative të Kosovës, si dhe ofron një përmbledhje të detajuar të hapësirave të rëndësishme arkeologjike që tashmë janë të mbrojtura nga UNESCO, si dhe atyre të sugjeruara si trashëgimi shpirtërore, për të cilat kërkohet mbrojtje. Ky libër është përdorur si mjet lobues përgjatë një periudhe të gjatë dhe frytdhënëse lobimi të MPJ-së në Paris për pranimin e Kosovës në UNESCO.
Në fazën finale, pak para votimit të përgjithshëm dhe në pritje të pranimit të Kosovës nga UNESCO, MPJ dëshiron që t’i ndajë këto materiale me një audiencë më të gjerë. Me këtë rast, të pranishmëve me një fjalë pritet t’iu drejtohen zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, dhe zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi. Në mesin e folësve do të jenë edhe drejtoresha e British Council, Arjeta Emra, si dhe drejtori artistik i DokuFest-it, Veton Nurkollari.
Libri “Faith in Photogrpahy” është publikim i përbashkët i MPJ-së, ambasadës gjermane në Kosovë dhe dhjetëra fotografëve vendorë, të cilët kanë dokumentuar tiparet kulturore, fetare dhe ritet nga mbarë Kosova. Shumica e imazheve në “Faith in Photogrpahy” janë gjeneruar nga materiali i mbledhur fotografik nën thurjen #instakosova. Në të janë përfshirë edhe fotografitë pjesëmarrëse në garën për promovimin e diversitetit fetar në Kosovë, të organizuar nga ambasada gjermane, si dhe fotografitë e botuara në revistën spanjolle, “OjodePez”, me kurator fotografin Andrew Testa.
Ndërsa “How we do soft power” është publikim narrativ i zhvillimit të strategjisë dhe projekteve përmbajtjesore të diplomacisë dixhitale dhe asaj kulturore të MPJ-së, në bashkëpunim me British Council dhe ambasadën norvegjeze. Ky libër dokumenton aktivitete alternative diplomatike të Kosovës në vend dhe jashtë saj.
Mbrëmë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar DokuFest-in, ku është takuar me drejtorin ekzekutiv Eroll Bilibani dhe drejtorin artistik Veton Nurkollari si dhe pjesën tjetër të stafit. Më pas ka vizituar ambientet ku shfaqen filmat dokumentarë dhe të shkurtër si dhe pjesa tjetër e aktiviteteve në kuadër të DokuFest 2015.
Në një deklaratë për gazetarët, kryeministri Mustafa ka vlerësuar rëndësinë e madhe që ka për kulturën, për Prizrenin dhe për tërë Kosovën ky Festival. “Është një ngjarje shumë të rëndësishme kulturore, e cila ka zënë fill dhe po zhvillohet në mënyrë të mrekullueshme falë dy faktorëve. Së pari Prizrenit, si një qytet dhe një vend i cili është shumë sfidues jo vetëm për kosovarët por edhe për evropianët dhe qytetarët tjerë dhe një ekipi të mrekullueshëm të njerëzve të cilët po punojnë këtu, të cilët po japin kontributin dhe energjinë e tyre dhe kanë treguar një kreativitet të hatashëm dhe po i japin emër të mirë jo vetëm Prizrenit por edhe Kosovës, në një ngjarje të rëndësishme kulturore”, tha kryeministri Mustafa.
Ai theksoi se është detyrë e qeverisë dhe e Ministrisë së Kulturës, që të përkrah këtë ngjarje kulturore.
Kosova, përgatitje teknike dhe lobuese për procesin e anëtarësimit në UNESCO
– Thaçi u ka dërguar letra 195 homologëve të shteteve anëtare të UNESCO-s. Selimi takon ambasadorët e Kuintit-
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 11 Gusht 2015/ Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës po vazhdon me përgatitjet teknike dhe lobuese për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën e Kulturën (UNESCO).
Zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, është takuar sot me ambasadorët dhe përfaqësuesit e shteteve anëtare të Kuintit në Kosovë në vazhdën e konsultimeve gjithëpërfshirëse rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO si dhe në organizma të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë.
Në takim u diskutuan sfidat dhe strategjitë e përbashkëta të komunikimit, nevoja që Republika e Kosovës të vazhdojë të respektojë standardet më të larta të ruajtjes së trashëgimisë kulturore si dhe aspekte të tjera teknike të procesit të anëtarësimit.
Ambasadorët e Kuintit konfirmuan mbështetjen e tyre të plotë Kosovës në përpjekjet e saj për anëtarësim në UNESCO. Javën që shkoi zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u ka dërguar letra 195 homologëve të shteteve anëtare të UNESCO-s për t’i informuar rreth mbarëvajtjes së procesit dhe për të kërkuar votën e tyre në takimin e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s që do të zhvillojë punimet në tetor si dhe në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s në nëntor të këtij viti.
Kohë më parë, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në UNESCO ndërsa do të përmbyllë aplikimin në disa organizma të tjerë të rëndësishëm multilateralë deri në fund të këtij viti.
Në 17 korrik, MPJ kosovare bënte të ditur se, Kosova sapo kishte aplikuar për anëtarësim në UNESCO, agjencionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arsim, shkencë dhe kulturë, ndërsa anëtarësimi pritet në nëntor.
- « Previous Page
- 1
- …
- 89
- 90
- 91
- 92
- 93
- …
- 106
- Next Page »